Kombëtarja ka nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që luhet më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, si edhe për miqësoren me Jordaninë, që luhet më datë 14 tetor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ka qenë pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj do bashkohen me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.
Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.
Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh.
Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida.
Në seancën e radhës stërvitore, që zhvillohet të martën në ora 16:00 në Shtëpinë e Futbollit, grupi do të jetë i plotë.
Tag: pajaziti
-

Ismajli dhe Pajaziti humbasin sfidën me Serbinë, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit
-

Me apo pa mirëkuptim, Kukësi heq Pajazitin
Kukësi pas humbjes në shtëpi me Pogradecin 1-3 ndan rrugët me trajnerin Sedat Pajaziti. Ish tekniku i Apolonisë nuk do të jetë më trajneri i verilindorëve.
Kukësi ndodhet në zonën e poshtme të renditjes së Kategorisë së Parë vetëm 5 javë pas nisjes së kampionatit ndërsa tani duhet të zgjdhë edhe një ‘hall’ tjetër, emërimin e trajnerit të ri.
Njoftimi i Kukësit:
Futboll Klub Kukësi njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Sedat Pajaziti.
Klubi shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së angazhimit të tij me skuadrën tonë.
Administratori dhe Presidenti i FK Kukësit falënderojnë trajnerin Pajaziti dhe i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë dhe gëzojnë respektin maksimal për punën e kryer deri më tani.
Vazhdo leximin
-

E papritur para Skënderbeu-Kukësi, shkarkohet trajneri
Kukësi ka njoftuar largimin e trajnerit Sedat Pajaziti, pas pesë javëve kampionat në Kategorinë e Parë.
Shkak u bënë rezultatet nën pritshmëri, sidomos pas humbjes së fundit ndaj Pogradecit. Pajaziti mori drejtimin e skuadrës në korrik, por aventura e tij zgjati vetëm dy muaj. Verilindorët e nisën sezonin me fitore ndaj Apolonisë, por më pas pësuan tre humbje dhe një barazim.
Klubi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme, duke falënderuar trajnerin për kontributin dhe profesionalizmin. Kukësi ka nisur menjëherë punën për të gjetur pasuesin e tij, duke shqyrtuar disa alternativa.
Ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë, pasi skuadra do të përballet me Skënderbeun kryesues, që deri tani nuk ka pësuar humbje. -

LAJM I FUNDIT/ Publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Gjibraltarit! Kacurri dhe Broja titullar, luan edhe Pajaziti me Berishën
Shqipëria do të përballet sot në orën 18:00 kundër Gjibraltarit në miqësore. Një ndeshje testuese ku Silvinjo ka bërë disa ndryshime në formacion. Trajneri ka vendosur Armando Brojën në sulmin e krahut të majtë, ndërsa në të djathin, Jasir Asanin, në qendër do të luajë Mirlind Daku. Kumbulla dhe Kacurri do të mbajnë qendrën e mbrojtjes, ndërsa në mesfushë do të jetë Bajrami, Pajaziti dhe Medon Berisha. /Sport Ekspres/
E FUNDIT/ Me falni, e di qe jeni kurioz shume per te pare vendosjen e Gjibraltarit, por nuk e kemi ende…
Kacurri, Pajaziti dhe Medon Berisha titullar
Sulmi Broja-Daku-Asani pic.twitter.com/MhZsV1BPbI
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) September 4, 2025 -

Viti i ri shkollor, shënon incidentin e parë/ Sherr me thika mes nxënësve në Kosovë, plagoset adoleshenti, në gjendje..
Një incident i rëndë është shënuar sot rreth orës 15:00 në qytetin e Podujevës, konkretisht në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku një person ka pësuar lëndime serioze si pasojë e një sulmi me thikë. Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin për këtë akt. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë me dije se rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse dhe se hetimet kanë filluar në koordinim me Prokurorinë.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informacionin për një lëndim trupor të shkaktuar nga një mjet i mprehtë në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti,” ka deklaruar Ahmeti.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini”, ku i plagosuri ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është e rënduar dhe jo stabile.
“Pacienti është sjellë nga Podujeva me plagë të shkaktuara nga një mjet i ftohtë. Janë realizuar të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe ai është dërguar menjëherë në sallën e operacionit. Në ndërhyrje janë përfshirë ekipet e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe asaj torakale. Gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe jo stabile,” ka deklaruar Syla.
Autoritetet janë duke e trajtuar rastin me seriozitet të lartë dhe pritet të publikohen më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve fillestare. -

Luan me Hajdukun, por nuk hedhin poshtë origjinën! Adrion Pajaziti para ndeshjes me Dinamon: Ne shqiptarët jemi patriotë dhe krenar
Një ndeshje shumë e veçantë është kjo e sotmja për Adrion Pajazitin. Ylli i ri i Shqipërisë duhet t’i shkaktojë pak dëm vendit të tij pasi është pjesë e Hajduk Split dhe kroatët do të përballen në turin e tretë të Conference League kundër Dinamos.
Dinamo është një prej ekipeve që ka më shumë pritshmëri për të shkuar larg nga Shqipëria, e vetmja bashkë me Egnatian, ndërsa Pajaziti është një prej lojtarëve më të rëndësishëm te Hajduk.
Pas fitores 2-1 të Hajduk në ndeshjen e parë, gjithcka do të zgjidhet sot në ndeshjen e kthimit. Pajaziti ka dalë në konferencën për shtyp me trajnerin Garcia, atje ku nuk i hodhi poshtë shqiptarët e tij për hir të klubit. “Unë do luaj në shtëpi, familja ime do të jetë aty. Kam luajtur mirë në ndeshjet e fundit, por janë edhe disa gjëra që duhet t’i përmirësojë. Do të luajmë në një stadium të madh, tifozët janë të mrekullueshëm. Ne shqiptarët jemi shumë patriotë, jam krenar që luaj në Air Albania me Shqipërinë”, tha Pajaziti. /Sport Ekspres/ -

I ka luajtur të gjitha ndeshjet për 90 minuta, Adrion Pajaziti është kthyer në idhullin e tifozëve të Hajduk
Adrion Pajaziti e ka shtuar ritmin dhe po performon në nivel të lartë te Hajduk Split. Mesfushori shqiptar ka zhvilluar performanca të nivelit të lartë në Kroaci me Hajdukun e Splitit.
Pas një sezoni fantastik me Goricën, erdhi kalimi te Hajduk. Shumë pikëpyetje kishte nëse Pajaziti ishte një zgjedhje e duhur nga ana e drejtuesëve të klubit, por vetëm në pak ndeshje, shqiptari i tregoi cilësitë e tij.
120 minuta në ndeshjen kundër Zirës në Europë, pas 4 ditësh luajti për 90 minuta kundër Istrës në kampionat dhe 4 ditë më vonë, po 90 minuta në fitoren kundër Dinamos në shifrat 2-1. Pajaziti është mesfushori më i përdorur nga ana e trajnerit të Hajduk Split, që tani po mbështet projektin e këtij sezoni në këmbët e 22 vjecarit të Shqipërisë. /Sport Ekspres/
-

Talenti i Shqipërisë i lë pa fjalë të gjithë në Kroaci, 120 minuta në Europë, lider dhe shumë shpresë mbi Adrion Pajazitin
Adrion Pajaziti është një prej talenteve të dalë nga shkolla angleze e futbollit. Futbollisti shqiptar ishte pjesë e moshave të Fulham dhe luajti disa miqësore me ekipin e parë, ndërsa më pas u huazua te Gorica.Një ekip që militonte në elitën e Kroacisë, por në vendet e fundit. Atje Pajaziti shkëlqeu dhe u shndërrua në lojtarin kryesor, ndërsa më pas zgjodhi që të kalonte te Hajduku. Një ekip me profil tjetër në Kroaci pasi Hajduku i Splitit lufton për titullin kampion dhe doli në zonën europiane.
Në fillim tifozët ishin skeptik dhe kundër transferimit të shqiptarit pasi vinte nga vendet e fundit të Kroacisë. Por mjaftoi vetëm një ndeshje zyrtare dhe gjithçka ndryshoi. Ishte ndeshja e parë në Conference League Zira-Hajduk. Pjesa e parë u mbyll 1-0, Pajaziti u hodh në minutën e 46 dhe gjithë loja e Hajdukut ndryshoi. Në fund Hajduku barazoi 1-1 dhe të gjithë u habitën kur mesfushori 22-vjeçar mori frenat e lojës në dorë.
Në ndeshjen e kthimit, Hajduku i Splitit e kaloi turin në shtesë, pas 120 minutave, duke mundur 2-1 Ziran. Këtë herë Pajaziti u hodh në fushë nga minuta e parë dhe ishte i vetmi mesfushor që nuk doli nga fusha, por luajti për 120 minuta. Shqiptari ishte më i miri i takimit dhe vlerësimet për të kanë qenë të pafundme mes tifozëve të Hajduk Splitit. Problemi qëndron në faktin se në turin e tretë të Conference League, Hajduku do të përballet me Dinamon dhe rreziku i vetëm i madh për Ilir Dajën do të kalojë pikërisht nga këmbët e një shqiptari, Pajaziti është lideri i lojës së Hajduk Splitit. /Sport Ekspres/ -

‘Takimi special’ i Pajazitit me Laert Haxhiun fut në skaner eskortat, si e celebruan modelen nga Kosova me Kurtin
Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për aktivitetet e dyshimta që janë zhvilluar në burgun e sigurisë së lartë në Drenivë të Korçës. Vetëm dy ditë pas publikimit të lajmit për ‘takimin special’ të modeles nga Kosova Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews, se prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti.
Për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, prokuroria ka kërkuar të administrojë praktikën dhe rregulloren e burgut, për sa i përket takimeve që zhvillojnë të dënuarit e burgut me persona të jashtëm. Rregullorja parashikon që në takime private me të dënuarin nuk mund të hyjë asnjë person, që nuk është zyrtarisht e martuar ose i martuar me të dënuarin ose të dënuarën.
Ndaj në këtë rast, po verifikohet se me çfarë statusi është pranuar kërkesa e të dënuarit me burg përjetë Vladimir Kurti, për të planifikuar një takim special me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.
Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i prokurorisë, dyshimet janë se njerëz nga jashtë burgut, duke përfshirë dhe noterë kanë falsifikuar dokumenta, të cilat paraqesnin një situatë fiktive se mes Vladimir Kurtit dhe Ziza Pajazitit, ishte celebruar një martesë.
Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e Burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.
Një taktikë e tillë është përsëritur disa herë në burgun e Korçës, ndaj prokuroria tashmë ka nisur një hetim për të bërë “skanerin” e disa dosjeve të personave të dënuar, për të mësuar rreth takimeve private që ata kanë pasur dhe nëse vajzat ishin personat e lidhur në bashkëmartesë apo ishin të jashtme. Qyno shton se në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShoëBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë.
Por ngjarja me Pajazitin ka bërë që të nisë një procedim penal të hapur për “Shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.
Të dy zyrtarët e lartë të burgut Drenovë, një javë më parë u larguan nga puna si dhe u bë sekuestrimi i 4 aparateve telefonikë “Iphone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit si Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi./ZËRI/ -

Pas burgosjes së modeles për Laert Haxhiun, vazhdojnë hetime për rrjetin e eskortave
Vetëm dy ditë pasi u publikua skandali i hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti.
Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.
Të dy zyrtarët e lartë të burgut Drenovë, një javë më parë u larguan nga puna, për shkak të daljes në media të këtij skandali dhe sekuestrimit të 4 aparateve telefonikë “iPhone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit së Laert Haxhiut, si Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi dhe vetë Haxhiu.
Për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, prokuroria ka kërkuar të administrojë praktikën dhe rregulloren e burgut, për sa i përket takimeve që zhvillojnë të dënuarit e burgut me persona të jashtëm.
Rregullorja parashikon që në takime private me të dënuarin nuk mund të hyjë asnjë person, që nuk është zyrtarisht e martuar ose i martuar me të dënuarin ose të dënuarën.
Ndaj në këtë rast, po verifikohet se me çfarë statusi është pranuar kërkesa e të dënuarit me burg përjetë Vladimir Kurti, për të planifikuar një takim special me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.
Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i prokurorisë, dyshimet janë se njerëz nga jashtë burgut, duke përfshirë dhe noterë, kanë falsifikuar dokumenta, të cilat paraqesin një situatë fiktive se mes Vladimir Kurtit dhe Ziza Pajazitit, ishte celebruar një martesë.
Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, Policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.
Një taktikë e tillë është përsëritur disa herë në burgun e Korçës, ndaj prokuroria tashmë ka nisur një hetim për të bërë “skanerin” e disa dosjeve të personave të dënuar, për të mësuar rreth takimeve private që ata kanë pasur dhe nëse femrat ishin personat e lidhur në bashkëmartesë apo ishin të jashtme.
Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.
Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShoëBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë.