Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë pranimin e kërkesës për shkeljen disiplinore dhe caktimin ndaj magjistrates B.S. të masës disiplinore “Vërejtje publike”.
ILD ndërkohë, ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates B. S., me detyrë Prokurore në Prokurorinë në Sarandë, për shkeljen disiplinore.
Nga analiza e fakteve edhe pas ankimit të prokurorisë, rezulton se veprimet e magjistrates B. S. janë në kundërshtim me Standardet e Etikës, janë sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia në marrëdhënie me drejtuesin dhe personel të administratës gjyqësore.
Sipas ILD, shkeljet e konstatuara nuk lidhen me veprimtarinë e saj profesionale, por janë të natyrës, që magjistratja duhet të mbajë përgjegjësi disiplinore.
Duke pasur parasysh natyrën e shkeljes disiplinore dhe ekzistencën e rrethanës lehtësuese, ILD konkludon se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates B. S., përbëjnë “Shkelje të lehtë disiplinore”.
Tag: pahijshme
-

Sjellje të pahijshme dhe të papërshtatshme, ILD kërkon masë për magjistraten e Sarandës
-

“Do bëj tifo për Hajdukun e Splitit”, reagimi zyrtar i Dinamos për Bulkun: Fjalë të pahijshme!
Deklarata e Ervin Bulkut për mediet kroate ku shprehej se do mbështesë Hajdukun e Splitit ndaj Dinamos në turin e 3-të të Conference League ka shkaktuar bujë të madhe. Vetë Dinamo, në një reagim të bërë së fundmi në rrjetet sociale është shprehur se fjalë të tilla të thëna nga zëvëndëstrajneri i Shqipërisë, janë të pahijshme dhe të turpshme.
Postimi:Klubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City. Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt.
Img 7087
Deklarata e Ervin Bulkut për mediet kroate ku shprehej se do mbështesë Hajdukun e Splitit ndaj Dinamos në turin e 3-të të Conference League ka shkaktuar bujë të madhe. Vetë Dinamo, në një reagim të bërë së fundmi në rrjetet sociale është shprehur se fjalë të tilla të thëna nga zëvëndëstrajneri i Shqipërisë, janë të pahijshme dhe të turpshme.
Postimi:
ReagimKlubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City.Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt.
-

“E pahijshme”,Hasimja kritikon draftin e ri penal:Ndëshkimi i tepërt për shkelje të vogla është i padrejtë dhe i gabuar
Në një emision televiziv ishte i ftuar pedagogu dhe opinionisti Ermal Hasimja i cili diskutoi edhe për draftin e Kodit Penal i cili u vendos pak ditë më parë në Shqipëri.Ai tha se aktualisht ka disa rëndime në dënimet e kodit të ri penal.Hasimja shtoi më tej se për shkeljet penale të lehta aktualisht kemi dënime të rënda duke i cilësuar ato si të pahijshme.
“Unë i kam ndjekur këto zhvillime me një lloj shqetësimi pasi mund të shikosh edhe vendosjen e disa penaliteteve dhe mund të them se kemi edhe disa rendime. Për shkelje penale të lehta , kemi dënime të rënda dhe them se kjo është e pahijshme”, përfundoi Hasimja.