Tag: paguhet

  • Specialistja e punësimit: Ne marrim staf të huaj dhe u paguajmë benefitet, por shqiptarëve nuk ua japim

    Specialistja e punësimit: Ne marrim staf të huaj dhe u paguajmë benefitet, por shqiptarëve nuk ua japim

    Specialistja e punësimit Eni Kasmi e ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ me Klaudja Karabollin në SYRI TV, ka treguar se, për punonjësit e huaj që vijnë në Shqipëri, paguhet fjetja, ushqimi dhe orët shtesë.

    Por sipas saj, për stafin shqiptar nuk paguhet asnjë nga këto benefite që i përfitojnë të huaj.

    ‘Ne këto kritere i kërkojmë, jemi duke i kërkuar tashmë tek stafi i huaj që po rekrutohet në Shqipëri. Pra vijnë ëh, pikërisht për atë pozicion pune. Pra jemi shumë të kujdesshëm, ne dimë, nuk është se nuk dimë. Thjesht brenda nesh e kemi shumë të vështirë për t’u ëh, për t’u përshtatur.

    Folësi 2: Respektojnë më mirë rregullat, është çështje… Patjetër. Tani çfarë ndodh? Ndodh që ne marrim staf të huaj nga, nga larg. Okay? Nga çdo shtet, po themi nga ato shtete që ne bashkëpunojmë. Marrim staf të huaj, bëhet një kontratë pune shumë e rregullt sepse sigurisht që ata vijnë nga një shtet që respektohet. Ne i paguajmë, jo jo, respektohen…

    Brenda kontratës së punës janë të vendosura dhe orët shtesë, të cilat ato i marrin një më një. Kemi pastaj që do t’ju paguhet fjetja, akomodimi, do t’ju paguhet dhe ushqimi. Pse nuk marrim neve një person nga ëh, po themi nga Burreli, ta sjellim në Tiranë me të njëjtat kushte? Pse nuk e merr thotë?

    Po sepse s’ia japim. Çfarë argumenti do, nuk ia japim’, tha ndër të tjera, ekspertja Eni Kasmi në SYRI TV.

  • Ishte pjesë e një organizate kriminale, ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari

    Ishte pjesë e një organizate kriminale, ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari

    Një 55-vjeçar është ekstraduar nga Kroacia në Shqipëri pasi ishte pjesëtar i një organizate kriminale.

    Policia e shtetit bën me dije se Emin Shabani, 55-vjeçi lindur në Maqedoninë e Veriut është ekstraduar pasi ishte pjesë e një grupi kriminal që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderueshëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
    Shabani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të.
    Njoftimi i policisë:
    Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
    Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Kroaci, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit:

    Sh., 55 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    Shtetasi E. Sh. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë. Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë.
    Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

    Top Channel

  • I akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një organizate kriminale, ekstradohet 55-vjeçari nga Kroacia (EMRI)

    I akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një organizate kriminale, ekstradohet 55-vjeçari nga Kroacia (EMRI)

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një 55-vjeçar, i shpallur në kërkim nga GJKKO-ja është ekstraduar nga Kroacia. Mësohet se Emin Shabani ishte shpallur në kërkim për kontrabandë me mallra dhe grup të strukturual kriminal, për të cilat gjykata i kishte caktuar masën “arrest me burg”. 55-vjeçari akuzohet se ka kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë, duke i shkaktuar shtetit dëm ekonomik.
    Njoftimi:
    Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Kroaci, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit:
    E. Sh., 55 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    Shtetasi E. Sh. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë. Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë.
    Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

  • Akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një organizate kriminale, 55-vjeçari ekstradohet nga Kroacia

    Akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një organizate kriminale, 55-vjeçari ekstradohet nga Kroacia

    Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
    Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Kroaci, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit:
    E. Sh., 55 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
     
    Shtetasi E. Sh. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë. Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë.
    Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë

  • “Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara”- Paqja fiskale, Rama: Ja se si do të realizohet procesi

    “Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara”- Paqja fiskale, Rama: Ja se si do të realizohet procesi

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paketa e Paqes fiskale është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, teksa theksoi se është konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes.
    Kreu i qeverisë theksoi se ky proces do të realizohet në dy forma kryesore, ndërsa paketa e paqes fiskale do të përfshirë falje për të gjitha sipërmarrjet me detyrime të prapambetura.
    Sipas Kryeministrit, sipërmarrjet do të përfitojnë:
    Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite, të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve.Fshirje 50 % e detyrimeve për periudha 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherë brenda një afati të përcaktuar, së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave.Fshirje 25% e detyrimeve për të njëjtën periudhe nëse shuma paguhet me këste brenda 1 viti, gjithashtu edhe kjo me fshirje të gjobave dhe interesave.Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tarifa, tatimi ose kontributi i të njëjtës periudhë.Edi Rama: Paqja fiskale është një paketë e shkruar, e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes, epo ashtu anasjelltas. Do mbyllim çështjet e vjetra për të forcuar këtë bashkëpunim. Por si do të bëhet, procesi do të realizohet në dy forma kryesore, së pari do të ofrohet falje për të gjitha sipërmarrjet me detyrime të prapambetura.
    Si do të jetë kjo falje?
    Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite, të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve.Fshirje 50 % e detyrimeve për periudha 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherë brenda një afati të përcaktuar, së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave.Fshirje 25% e detyrimeve për të njëjtën periudhe nëse shuma paguhet me këste brenda 1 viti, gjithashtu edhe kjo me fshirje të gjobave dhe interesave.Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tarifa, tatimi ose kontributi i të njëjtës periudhë.Do tu jepet mundësia të gjitha sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësitë në deklarimet e mëparshme në pasqyrat e tyre financiare.
    Do t’u jepet mundësia të gjitha sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësitë në deklarimet e mëparshme në pasqyrat e tyre financiare. Për ndryshimet mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut, pra të vëtëkorrigjuarit, do të paguhet vetëm 5% tatim mbi fitimin.
    Por nuk mbaron me kaq, si do të krijojmë ne një marrëdhënie të re besimi dhe bashkëpunimi mes administratës dhe sipërmarrjes në të ardhmen.
    Për një periudhë që shtrihet deri në 3 vite, sipërmarrjet mund të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore ku të pranojnë të rrisin me 18% fitimin e tatueshëm, krahasuar me vitin e kaluar, që do të thotë se ky fitim tatohet sipas ligjit në fuqi, ndërsa për çdo shtesë mbi këtë fitim tatimi do të jetë vetëm 5%.
    Gjatë kohës që është në fuqi marrëveshja e paqes fiskale, sipërmarrjet nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin.
    Është një paqe e shkruar e cila do të diskutohet në Kuvend dhe jo më një paqe thjesht e propozuar në një program elektoral.

  • Çmimi i energjisë më i shtrenjtë për taksitë elektrike! Vendimi i ERE, ja sa do paguhet nga 1 nëntori

    Të gjithë ata që kanë një taksi elektrike do të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë që përdorin për karkimin e tyre. 

    Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë ku u caktua që çmimi i ri që do të paguhet nga 1 nëntori të jetë 22 lekë për kilovat nga 14 lekë që ishte më herët. Ndërsa në orar pik çmimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e taksiva elektrike stacionet e karikimit do të jetë 25.3 lekë. 

    “U miratua çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 22 lekë/kwh si dhe 25.3 lekë/kwh orar pik për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11kw të lidhura në nivelin e tensionit 0.4kV, që do të aplikohet nga data 1 nëntor 2025. Fashat orare në të cilat do të aplikohet çmimi i energjisë aktive në pik janë si më poshtë: • Për periudhën 1 nëntor – 31 mars: Ora 18:00 – 22:00. • Për periudhën 1 prill – 31 tetor: Ora 19:00 – 23:00”, thuhet në vendimin e ERE. 

    Aktualisht në vend janë të regjistruara mbi 7 mijë makina elektrike në vend, si dhe janë 4300 te tjera hibride benzinë-elektrike dhe gati 2300 mjete naftë-elektrike. 

  • Kreu i grupit të PD i përgjigjet Begajt, nxjerr dokumentet: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

    Kreu i grupit të PD i përgjigjet Begajt, nxjerr dokumentet: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

    Pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj për kërkesën e PD-së që kërkon shkarkimin e tij, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

    Bardhi ka publikuar dokumentet, ku pretendon se e djali i presidentit Bajram Begaj, paguhet 30 mijë euro në vit nga kompania ku sigurohet Presidenca.
    “Si gjithmonë, Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë! Çfarë e pengoi Presidentin të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit!
    Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit. Një shpjegim i shkurtër i tyre: I biri i Presidentit jeton në Gjermani, ku paguhet nga një spital si mjek. Por, 6 muaj pas emërimit të babait president, paguhet edhe në Shqipëri nga kompania e sigurimeve, me të cilën ka kontratë prokurimi presidenca. Pagesa është 30 mijë euro në vit.
    Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit”-thuhet në reagimin e Bardhit.

    Top Channel

  • Reagimi i Presidentit pas kërkesës së PD-së për shkarkimin/ Bardhi publikon dokumentet e bujshme: I biri merr 30 mijë..

    Reagimi i Presidentit pas kërkesës së PD-së për shkarkimin/ Bardhi publikon dokumentet e bujshme: I biri merr 30 mijë..

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së shpërndarë nga Presidenca, mbi kërkesën e grupit të PD për shkarkimin e kreut të shtetit.
    Reagimi i plotë:
    Si gjithmonë, Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë!Çfarë e pengoi “Doktorin e Mrekullive”, njëherazi Presidenti, të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit!Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit. Një shpjegim i shkurtër i tyre: I biri i Presidentit jeton në Gjermani, ku paguhet nga një spital si mjek. Por, 6 muaj pas emërimit të babait president, paguhet edhe në Shqipëri nga kompania e sigurimeve, me të cilën ka kontratë prokurimi presidenca. Pagesa është 30 mijë euro në vit.Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit.

  • Begaj e mohoi, PD publikon dokumentet: I biri paguhet 30 mijë euro nga kompania e Presidencës

    Begaj e mohoi, PD publikon dokumentet: I biri paguhet 30 mijë euro nga kompania e Presidencës

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe përfitim të paligjshëm.
    Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Presidenti vazhdon të “flasë, por të mos thotë asgjë”, duke iu referuar qëndrimit të kreut të shtetit ndaj akuzave të ngritura për përfshirjen e të birit në një konflikt të pastër interesi.

    “Çfarë e pengoi ‘Doktorin e Mrekullive’, njëherazi Presidentin, të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit?”, shkruan Bardhi.

    Sipas tij, i biri i Presidentit jeton dhe punon si mjek në Gjermani, por pavarësisht kësaj, ka marrë pagesa në Shqipëri nga një kompani sigurimesh, e cila ka kontratë prokurimi me Presidencën. Bardhi pretendon se pagesa vjetore arrin në 30 mijë euro, dhe se ky fakt është i dokumentuar përmes deklaratave zyrtare të pasurisë dhe të dhënave nga Thesari i Shtetit.
    “Sado të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigjja është vetëm një: korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit”, thekson Bardhi, duke paralajmëruar se kjo është vetëm një pjesë e rastit të skandaleve që, sipas tij, justifikojnë kërkesën për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.
    Ai i bën thirrje Kuvendit të mos mbyllë sytë, duke nënvizuar se korrupsioni ka prekur majat e shtetit.
    Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Presidenca mbi këto akuza të reja.

  • Begaj mohoi akuzat e PD/ Bardhi publikon dokumentin: I biri merr 30 mijë euro në vit…

    Begaj mohoi akuzat e PD/ Bardhi publikon dokumentin: I biri merr 30 mijë euro në vit…