Tag: paguar

  • Berisha: Jam paraqitur në prokurori sa herë më kanë kërkuar, sepse unë jam njeri i ligjit

    Berisha: Jam paraqitur në prokurori sa herë më kanë kërkuar, sepse unë jam njeri i ligjit

    Lideri dhe kryetari i demokratëve, Sali Berisha në deklaratën për mediat nga institucioni i SPAK, u shpreh se është paraqitur në Prokurori sa herë që e kanë thirrur, duke i qëndruar korrekt ligjit, si njeri që e respekton atë.

    Sipas Berishës, dosja ‘Partizani’ e iniciuar ndaj tij, është një dosje hapur mashtruese, duke shtuar se gjithçka ka qenë konform ligjit.

    Kryedemokrati theksoi gjithashtu se hetimet e nisura ndaj tim mbi dosjen Partizani, nuk e kanë dëmtuar aspak, madje përmes vetingut që i bënë, e ndihmuan më shumë atë.

    ‘Nxorën se akt korrupsioni pasiv për Sali Berishën, se vajza e tij i ka paguar një javë pushime, mua dhe nënës së vet. Apo se i ka paguar një shërbim shëndetësor. Ose ka paguar 3 familje në nevojë, fëmijët autikë, për ti trajtuar në qendrën ku bashkëshortja ime punon pa asnjë qindarkë prej 20 vitesh’, u shpreh Berisha.

    Në çdo fletë thirrje që mua të më bëhet për çdo gjë, dhe unë e kam faktuar këtë, se jam paraqitur në prokurori shumë herë, sa më kanë kërkuar, unë e kam ligj të paraqitem, nuk mund të kem, sepse kam konceptet e mia për shtetin dhe shoqërinë parashtetërore dhe pashtetërore. Nuk mund të më bëhet kjo pyetje.

    Unë jam shumë i hapur për çdo lloj, siç isha. Unë ua faktova ju. Këta ndërtuar një piramidë mashtrimi për dosjen ‘Partizani’. Ju e keni parë.

    Një dosje në të cilën thuhej se toka ishte publike, në kohën kur fletoret zyrtare faktonin se toka ishte private.

    Këta thonin se toka ishte e shpronësuar, fletoret zyrtare të kohës faktonin se toka nuk ishte e shpronësuar. Ishte e konfiskuar nga regjimi komunist. Apo se vendimi im për përdorimin e letrave me vlerë ishte bërë për të ndihmuar dhëndërrin tim. Në një kohë që Sali Berisha në jetën e tij, nuk kishte firmosur kurrë një vendim me emër. Nga ai vendim kishin përfituar dhjetëra mijëra shqiptarë, dhëndërri im kishte përfituar gjithsej 64 euro.

    Por a më dëmtoi kjo mua? Jo nuk më dëmtoi, sepse unë arrita të jem ky që jam. Bile më ndihmuan në vettingun, më ndihmuan shumë.

    Se çfarë nxorrën me vettingun. Nxorrën se akt korrupsioni pasiv për Sali Berishën, se vajza e tij i ka paguar një javë pushime, mua dhe nënës së vet. Apo se i ka paguar një shërbim shëndetësor. Ose ka paguar 3 familje në nevojë, fëmijët autikë, për ti trajtuar në qendrën ku bashkëshortja ime punon pa asnjë qindarkë prej 20 vitesh.

    Pra në këtë aspekt këta, mercenarë mua më ndihmuan. Se dua të jem realist, unë nuk kam të drejtë të ankohem. Ju garantoj se në çdo çështje do të dalë kështu siç ju them unë. Unë u rrethova ty, qëndrova para flamurit, mora të gjitha rrisqet e jetës time, nuk e lëshova zyrën, nuk ja mbatha. Nderova detyrën dhe flamurin.

  • Rama i prekur në homazhet për Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë që nuk ka të paguar!

    Rama i prekur në homazhet për Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë që nuk ka të paguar!

    Kryeministri Edi Rama po flet në ceremoninë shtetërore për përcjelljen e ish-kryeministrit Fatos Nano, duke shprehur trishtimin e tij për vdekjen e ish-liderit socialist.
    “I thonë një fjalë, vdis pa të të dua. Sa do të doja i dashur Fatos, të uleshim sonte, në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mesh nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarave dhe të personazheve të ndryshme, ca u tha për ty që kur doli lajmi që ti këtë herë ike përgjithnjë. Po sa të pashkan dashur morë burrë i dheut. Po edhe ata që nuk të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë në kurriz pa të hedhur mezi kishin pritur të tregonin dashurinë dhe adhurimin sapo ta merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë. Deri tek ata që të kallën në burg që të akuzuan si vjedhës dhe erdhën të të vrasin në zyrë dhe të lëshuan mbi fytyrë tërë të zezat e gjuhës shqipe vec ta shihje si ti kanë qëndisur aq bukur, fjalët e admiratës së tyre. Plasja me vjen që nuk do jemi sonte në një darke që nuk do kishte të paguar.
    Në vend që të qeshja ca me ty sonte mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire që nuk e imagjonova dot as kur miku ynë Solis që më shkroi se kishe hyrë në një koma të parezistueshme.
    Mendova gruan tënde Xhoin, por jo ty të shtrirë në një arkëmort për të ikur nga kjo jetë që e deshe dhe e jetove deri në fund”- tha Rama.

  • Gjykatësi federal urdhëron administratën Trump të paguajë të gjithë kuponat ushqimore

    Gjykatësi federal urdhëron administratën Trump të paguajë të gjithë kuponat ushqimore

    Një gjyqtar federal në Rhode Island urdhëroi të shtunën administratën Trump të paguajë shumën e plotë të kuponave ushqimore që miliona amerikanë marrin përmes programit SNAP.

    Padia është një nga dy të ngritura kundër Departamentit të Bujqësisë të SHBA-së për ta penguar atë të pezullojë programin SNAP, i cili ndihmon familjet me të ardhura të ulëta, për shkak të mbylljes së vazhdueshme të qeverisë federale.
    Në padinë e dytë, të ngritur në gjykatën federale në Kolumbia nga 25 shtete të udhëhequra nga demokratët, gjyqtarja Indira Talwani vendosi të premten se administrata po pretendon në mënyrë të rreme se pengesat ligjore e pengojnë atë të përdorë fondet e emergjencës për të financuar SNAP.
    Në vendimin e tij fillestar, të lëshuar të premten, gjyqtari John McConnell i Rhode Island hodhi poshtë argumentin e administratës se ajo nuk mund të financojë SNAP për shkak të mbylljes, e cila ka vazhduar që nga 1 tetori.
    Në vendimin e tij të djeshëm, McConnell i dha administratës Trump afat deri të hënën për të paraqitur një plan për të paguar shumën e plotë të këtij përfitimi në të njëjtën ditë, ose të paktën për të paguar një pjesë të tij deri të mërkurën.
    “Nuk ka dyshim se fondet e emergjencës të autorizuara nga Kongresi duhet të përdoren tani për shkak të mbylljes”, theksoi gjykatësi në vendimin e tij.
    Në një postim në Truth Social të premten, Trump shkroi: “NUK dua që amerikanët të vuajnë nga uria thjesht sepse Demokratët Radikalë refuzojnë të bëjnë gjënë e duhur dhe ta HAPIN PËRSËRI QEVERINË.”
    “Kjo është arsyeja pse i kam udhëzuar avokatët tanë që t’i kërkojnë Gjykatës të sqarojë se si mund ta financojmë ligjërisht SNAP sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.
    Vendimi i djeshëm i Gjykatës bën pikërisht këtë, shkroi McConnell në vendimin e tij, i cili u përmend edhe në postimin e presidentit amerikan.
    “Gjykata e vlerëson shumë përgjigjen e shpejtë dhe përfundimtare të Presidentit ndaj vendimit të tij dhe dëshirën e tij për të siguruar burimet e nevojshme për SNAP”, vuri në dukje gjyqtari.
    Ndihma ushqimore SNAP është në dispozicion të amerikanëve, të ardhurat e të cilëve janë në ose nën 130% të nivelit federal të varfërisë, që në shumë shtete është ekuivalente me 1,632 dollarë në muaj për një familje me një person dhe 2,215 dollarë për një familje me dy persona.
    Shtetet janë përgjegjëse për administrimin e këtyre përfitimeve, të cilat paguhen çdo muaj.
    Por mbyllja e zgjatur i ka vënë këto përfitime në rrezik. Departamenti Amerikan i Bujqësisë thotë se nuk ka burime të mjaftueshme për të paguar përfitimin për 42 milionë amerikanët që janë të kualifikuar, pasi kushton 8.5 deri në 9 miliardë dollarë në muaj. Qeveria vlerëson se nuk ka autoritetin për të paguar përfitimin derisa Kongresi të miratojë një buxhet dhe të hiqet paraliza fiskale.

    Top Channel

  • Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO

    Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO

    Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009
     
    Rrapo Gaci, një qytetar nga Delvina me aftësi të kufizuara, prej disa muajsh po endet nëpër zyrat e OSHEE-së për një faturë energjie elektrike të muajit mars 2009, e cila sipas dokumenteve që ai vetë disponon, është paguar që atëherë.
     

     
    Gaci tregon se në librezën e energjisë, të cilën e ruan ende sot, fatura e muajit mars 2009 rezulton e paguar në shumën 2,184 lekë, me firmë dhe vulë të OSHEE-së. Megjithatë, ky institucion e konsideron ende debitor për të njëjtin muaj me shumën 14,328 lekë, dhe pas shtimit të kamatës prej 100%, shuma që i kërkohet aktualisht arrin në 28,656 lekë.
     
    “Kam shkuar disa herë në zyrat e OSHEE-së për të sqaruar situatën, por çdo herë më thonë se fatura e 2009-s figuron e papaguar. Unë kam faturën me vulë, e cila provon të kundërtën,” shprehet Gaci.
    Problemi ka dalë në pah pas shitjes së banesës së tij. Edhe pse prona është kaluar ligjërisht te blerësi i ri, OSHEE refuzon të kalojë kontratën e energjisë elektrike, duke pretenduar se ekziston detyrimi i papaguar i vitit 2009.
     

     
    Në dëshminë e tij, Rrapo Gaci kujton se dikur ka qenë vetë punonjës i OSHEE-së, gjë që e bën edhe më të pabesueshme situatën:“Po të kisha pasur detyrime, ato do m’i kishin mbajtur nga paga ime. Kam qenë punonjës i institucionit, e di si funksionon sistemi. Kjo është një padrejtësi që më ka lodhur shpirtërisht.”
     
    Për muaj të tërë, qytetari kërkon zgjidhje për një gabim që, siç tregon ai, është i dokumentuar dhe i provuar me vulë zyrtare. Deri më sot, ai mbetet peng i një procedure të pakuptimtë, që e mban të lidhur me një faturë të paguar 16 vite më parë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Cristiano Ronaldo, për vitin e tretë radhazi, atleti më i paguar në botë!

    Cristiano Ronaldo, për vitin e tretë radhazi, atleti më i paguar në botë!

    Cristiano Ronaldo ka konfirmuar edhe një herë statusin e tij si superyll global, duke u renditur për vitin e tretë radhazi dhe të pestin në total si atleti më i paguar në botë. Megjithëse ka kaluar moshën 40-vjeçare, ylli portugez i futbollit vazhdon të thyejë rekorde, duke arritur fitime të jashtëzakonshme brenda dhe jashtë fushës së lojës.
    Gjatë 12 muajve të fundit, duke përfshirë pagën e tij si lojtar te Al-Nassr në Arabinë Saudite dhe fitimet nga bizneset personale, Ronaldo ka siguruar rreth 275 milionë dollarë. Në historikun e të gjitha kohërave, vetëm boksieri Floyd Mayweather ka fituar më shumë gjatë një viti të vetëm, me 300 milionë dollarë në 2015 dhe 285 milionë dollarë në 2018.
    Në renditjen e vitit 2025, Ronaldo ka një avantazh prej 119 milionë dollarësh ndaj atletit që renditet i dyti, mbrojtësit të Golden State Warriors, Stephen Curry. Në total, 10 atletët më të paguar të këtij viti fituan 1.4 miliardë dollarë, pak më shumë se 1.38 miliardë dollarë që ishte vitin e kaluar, duke shënuar totalin më të lartë që kur Forbes filloi listimin e atletëve në 1990.
    Ky vit shënon gjithashtu vetëm herën e dytë, pas 2024-ës, që secili prej 10 atletëve më të mirë fiton të paktën 100 milionë dollarë. Madje, kampioni i boksit Oleksandr Usyk (101 milionë dollarë) dhe lojtari i golfit Jon Rahm (100 milionë dollarë) arritën këtë shifër historike, edhe pse nuk u futën në listë.
    Lista e atletëve më të paguar për vitin 2025:
    Cristiano Ronaldo – 275 milionë dollarëSteph Curry – 156 milionë dollarëTyson Fury – 146 milionë dollarëDak Prescott – 137 milionë dollarëLionel Messi – 135 milionë dollarëLeBron James – 133.8 milionë dollarëJuan Soto – 114 milionë dollarëKarim Benzema – 104 milionë dollarëShoei Otani – 102.5 milionë dollarëKevin Durant – 101.4 milionë dollarë.

  • Efektivëve të FNSH në Tiranë nuk u janë paguar dietat që nga data 15 gusht

    Efektivëve të FNSH në Tiranë nuk u janë paguar dietat që nga data 15 gusht

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • ‘Mitër me qira’/ Midis dëshirës për fëmijë dhe krimit

    ‘Mitër me qira’/ Midis dëshirës për fëmijë dhe krimit

    Një çift gjerman ka paguar rreth 50,000 euro për të lindur fëmijën e tyre përmes një nëne zëvendësuese në Argjentinë, duke nxjerrë në pah një rrjet të dyshimtë agjencish dhe debatet ligjore mbi legalizimin apo ndalimin e praktikës së zëvendësimit kudo në botë.

    Në nëntor të vitit 2023, Heike dhe Claude udhëtuan për në Buenos Aires për të marrë fëmijën e tyre, Rabi, i cili lindi nga një nënë surrogate. Çifti kishte kontaktuar më parë një agjenci dhe kishte paguar pothuajse 50,000 euro për shërbimet. Por pas kthimit në Gjermani, foshnja u detyrua të shtrihesh në spital për probleme me frymëmarrjen, duke zbuluar se kishte vetëm dokumente argjentinase dhe që prindërit nuk ishin të përgatitur për trajtimin e saj.

    Shërbimet Sociale gjermane ndërhynë dhe morën Rabi-n nën kujdes, duke alarmuar autoritetet argjentinase. Hetimet e mëvonshme zbuluan një rrjet kompleks agjencish dhe individësh që shfrytëzonin gratë në disavantazh ekonomik, duke ngritur akuza për trafikim dhe shfrytëzim të nënave të surrogate.

    Shtatzënitë zëvendësuese janë të ndaluara në Gjermani, por kontraktimi jashtë vendit nuk ndëshkohet. Ekspertët vlerësojnë se tregu global i zëvendësimeve arrin afërsisht 19 miliardë euro dhe vazhdon të rritet, ndërkohë që mungon një legjislacion ndërkombëtar që e rregullon.

    Në Argjentinë, zëvendësimi nuk është ligjërisht i ndaluar, por gjithashtu nuk lejohet shprehimisht, duke krijuar një boshllëk që rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar për përfitime financiare. Carlos Leiva, një ndër të përfshirët, pranoi se kishte ndihmuar më shumë se 400 familje, por mohoi ekzistencën e kontratave komerciale, duke e quajtur pagesën “rimbursim shpenzimesh”.

    Çështja ka nxitur debate të ashpra në Gjermani rreth legalizimit të praktikës së zëvendësimit dhe rregullimit të agjencive, ndërsa fëmija Rabi vijon të rritet nën kujdesin e një nëne kujdestare. Hetimet në Argjentinë vazhdojnë, ndërsa Leiva ka paralajmëruar Kolumbinë si tregun e tij të ardhshëm.

  • Cristiano Ronaldo shpallet futbollisti më i paguar për vitin 2025, Messi i dyti

    Cristiano Ronaldo shpallet futbollisti më i paguar për vitin 2025, Messi i dyti

    Cristiano Ronaldo kryeson listën e “Forbes” për futbollistët më të paguar në vitin 2025, me 280 milionë dollarë (239 milionë euro). Sulmuesi 40-vjeçar i Al Nassr mbetet lojtari aktiv më i pasur në botë, falë kontratës së tij gjigante në Arabinë Saudite dhe marrëveshjeve të shumta komerciale.
    Në vend të dytë renditet Lionel Messi me 130 milionë dollarë (111 milionë euro), të ardhura të siguruara nga kontrata me Inter Miami dhe sponsorët globalë. Karim Benzema i Al Ittihad mbyll podiumin me 104 milionë dollarë (89 milionë euro), ndërsa pas tij vijnë Kylian Mbappé i Real Madridit me 95 milionë (81 milionë euro) dhe Erling Haaland i Manchester City me 80 milionë (68 milionë euro).
    Dhjetëshen e parë e plotësojnë: Vinicius Jr (60 milionë), Mohamed Salah (55 milionë), Sadio Mané (54 milionë), Jude Bellingham (44 milionë) dhe 18-vjeçari Lamine Yamal i Barcelonës (43 milionë), më i riu në histori që hyn në këtë listë.
    Top 10 lojtarët më të PAGUAR në vitin 2025, sipas “Forbes”:
    1. Cristiano Ronaldo: 239 milionë euro
    2. Lionel Messi: 111 milionë euro
    3. Karim Benzema: 89 milionë euro
    4. Kylian Mbappé: 81 milionë euro
    5. Erling Haaland: 68 milionë euro
    6. Vinicius Jr: 51 milionë euro
    7. Mohamed Salah: 47 milionë euro
    8. Sadio Mané: 46 milionë euro
    9. Jude Bellingham: 38 milionë euro
    10. Lamine Yamal: 37 milionë euro
     

  • Mattarella: Populli i Gazës ka paguar një kosto të madhe njerëzore

    Mattarella: Populli i Gazës ka paguar një kosto të madhe njerëzore

    Gaza ka nevojë për “paqe të vërtetë”, sepse çdo alternativë do të ishte “shkatërruese”, deklaroi presidenti italian, Sergio Mattarella në lidhje me marrëveshjen e arritur midis Izraelit dhe Hamasit.
    ‘’Armëpushimi është një gjë e mirë, sepse do të lehtësojë vuajtjet e palestinezëve dhe më në fund do të sjellë në shtëpi izraelitët e rrëmbyer më 7 tetor 2023’’, theksoi kreu i shtetit.
    ‘’Tani duhet të veprojmë shpejt dhe të mbështesim vendet që ndërmjetësojnë në Egjipt, për të ecur drejt paqes së vërtetë dhe për të siguruar që ndihma të mund të mbërrijë menjëherë dhe masivisht”, shtoi Mattarella.

    “Populli i Gazës ka paguar një ‘kosto të madhe njerëzore’, vuajtje që do të mbetet e gdhendur në ADN-në e brezave të ardhshëm dhe që rrezikon të minojë çdo mundësi për një të ardhme paqësore. Kjo është pasoja shkatërruese që vjen nëse palestinezët nuk përfshihen në një “iniciativë politike vërtet historike të aftë për të eliminuar “rrezikun e lartë të shpërthimeve të reja të dhunës, rezultat i masës së pakënaqësisë dhe mllefit të akumuluar gjatë kësaj periudhe tragjike”, përfundoi ai.

  • Pagat e CEO-ve rriten me 1,094% që nga 1978, ja drejtuesit më të paguar

    Pagat e CEO-ve rriten me 1,094% që nga 1978, ja drejtuesit më të paguar

    Pagat e drejtuesve amerikanë janë rritur me 1,094% që nga viti 1978, tani fitojnë gati 300 herë më shumë se punonjësitTë jesh CEO në SHBA vlen më shumë se kurrë. Drejtuesit ekzekutivë të 350 kompanive më të mëdha të listuara në bursë morën në vitin 2024 një pagë mesatare totale prej 22.98 milionë dollarësh, sipas një raporti të shtatorit nga Economic Policy Institute (EPI). Raporti përfshin pagat fikse dhe kompensimet në aksione të shitura gjatë vitit.Kjo përfaqëson një rritje prej 6% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe një rritje marramendëse prej 1,094% që nga viti 1978, kur paga mesatare e një CEO-je ishte vetëm 1.9 milionë dollarë.Sot, drejtuesit e kompanive fitojnë mesatarisht 281 herë më shumë se “punonjësi mesatar”, të cilin EPI e përcakton si punonjës me kohë të plotë në pozicione prodhimi apo jo-drejtues në të njëjtat sektorë ku operojnë 350 kompanitë më të mëdha.Ky raport është më i ulët se në vitin 2021, kur arrinte në 409 herë, por shumë më i lartë se 35 vite më parë, kur diferenca ishte vetëm 60 herë.Hendeku është zgjeruar kryesisht për shkak të paketave të kompensimit të bazuara në aksione, që e lidhin pagën e drejtuesve me performancën e kompanisë në tregjet publike.Për më tepër, raporti thekson se CEO-të kanë fituar më shumë fuqi për të vendosur vetë pagën e tyre, duke negociuar shpërblime gjithnjë e më të larta.Drejtuesit më të paguar të vitit 2024Raporti i qershorit nga firma e konsulencës Equilar përpiloi listën e 100 CEO-ve me pagesat më të larta në kompanitë publike amerikane me të ardhura mbi 1 miliard dollarë.Këta janë 10 drejtuesit më të paguar të vitit 2024:Rick Smith, Axon Enterprise – $164,525,721Jim Anderson, Coherent – $101,497,009Brian Niccol, Starbucks – $95,801,676Larry Culp, GE Aerospace – $87,393,875Michael Arougheti, Ares Management – $85,381,842Satya Nadella, Microsoft – $79,106,183Tim Cook, Apple – $74,609,802Greg Lehmkuhl, Lineage – $69,341,442David Gitlin, Carrier Global – $65,554,845Ted Sarandos, Netflix – $61,922,397Në krye të listës qëndron Rick Smith, drejtuesi i Axon Enterprise, kompania e armëve “Taser” dhe kamerave të policisë, me një pagesë që kaloi çdo rekord.Sipas ekonomistëve, kjo rritje e jashtëzakonshme e pagave të CEO-ve nuk është domosdoshmërisht rezultat i rritjes së produktivitetit apo fitimeve të kompanive, por një pasojë e ndryshimeve në mënyrën e kompensimit dhe në balancën e fuqisë brenda korporatave.Ndërkohë, pagat e punonjësve të zakonshëm kanë mbetur pothuajse të pandryshuara për dekada, duke thelluar ndjeshëm pabarazinë ekonomike në SHBA.Në një kohë kur fitimet e korporatave janë në nivele historike, hendeku mes drejtuesve dhe punonjësve po kthehet në një tregues simbolik të mënyrës se si shpërndahet pasuria dhe vlerësohet puna në ekonominë amerikane të viteve të fundit. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.