Tag: paguani

  • Kryeministri Rama: Nga sot mund t’i paguani taksat e makinave online

    Kryeministri Rama: Nga sot mund t’i paguani taksat e makinave online

    Kryeministri Edi Rama bën me dije se nga sot, qytetarët shqiptarë mund t’i paguajnë taksat e mjeteve të tyre përmes platformës e-Albania, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele.
    Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë një video udhëzuese se si mund të kryehet pagesa e taksave online dhe thotë se ky është një tjetër hap përpara në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.

  • Trump paralajmëron Venezuelën: Ktheni të burgosurit ose do të paguani një çmim të pallogaritshëm

    Trump paralajmëron Venezuelën: Ktheni të burgosurit ose do të paguani një çmim të pallogaritshëm

    Bota E Shtunë, 20 Shtator 2025 21:32
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Venezuelës, duke e akuzuar qeverinë në Karakas se ka detyruar të burgosur dhe persona nga institucione psikiatrike të hyjnë në SHBA.
    Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Trump tha se mes të ardhurve ndodheshin edhe individë “nga institucionet më të rënda psikiatrike në botë”, të cilët, sipas tij, kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në territorin amerikan.

    “Ne duam që Venezuela të pranojë menjëherë të gjithë të burgosurit dhe njerëzit nga institucionet psikiatrike që ka detyruar të hyjnë në vendin tonë. Përndryshe, çmimi që do të paguani do të jetë i paparashikueshëm”, shkroi presidenti amerikan.

    Trump nuk specifikoi se cilat masa do të ndërmerren nëse Karakasi nuk i përgjigjet kërkesës së tij.

  • “Turpi i radhës”, Brisida Shehaj sulmon vendimin për dhënien e Pallatit të Koncerteve:Faturë që do e paguani shtrenjtë…

    “Turpi i radhës”, Brisida Shehaj sulmon vendimin për dhënien e Pallatit të Koncerteve:Faturë që do e paguani shtrenjtë…

    Një turp të radhës, e ka cilësuar ekspertja e ekonomisë, Brisida Sheja, vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për kalimin e pronësisë së Pallatit të Koncerteve për rijetëzimin e tij nga qeveria.
    Përmes një reagimi ën rrjetet sociale, Shehaj kritikat nuk i kurse as për ata ‘pseudo-opozitare’ siç i cilëson ajo, disa prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, të cilët bashkuan votat me mazhorancën në këshill për një vendim të tillë.
    Sipas Shehajt,  të shkatërrosh historinë e një kombi me vendime të tilla, është një faturë që herët a vonë do e paguani shtrenjtë, dhe historia jonë ka shembuj që mund t’i shihni. Askujt s’do i vi keq për ju.

    Vendimi i djeshëm i Këshillit Bashkiak Tirane është turpi i radhës.
    Por nuk habitem më me Edi Ramën dhe shpurën e tij, ajo cka më habit janë firmëtarët e atij vendimi.
    Të shkatërrosh historinë e një kombi me vendime të tilla, është një faturë që herët a vonë do e paguani shtrenjtë, dhe historia jonë ka shembuj që mund t’i shihni. Askujt s’do i vi keq për ju.
    Pushime të mbara firmëtarëve
    Rilindas dhe pseudo-opozitarë të bukës së gojës.

  • Balluku thirrje qytetarëve: Mos paguani asnjë zyrë avokatie apo noterie për shërbimet e e-Albania, ata do të penalizohen

    Balluku thirrje qytetarëve: Mos paguani asnjë zyrë avokatie apo noterie për shërbimet e e-Albania, ata do të penalizohen

    Ofrimi i shërbimit të e-Albania me pagesë në zyra jo ligjore, për zv/kryeministren dhe ministren Belinda Balluku është në shkelje.
    Ajo ka një thirrje për të gjithë qytetarët, ku shprehet se ”Mos paguani asnjë zyrë avokatie apo noterie për shërbimet e e-Albania, ata po shkelin ligjin dhe do penalizohen”. Sakaq, në një vizitë në Fier, Balluku u ndal në shërbimin e Zyrës me një Ndalesë.

    ‘‘Fier, për të promovuar shërbimin e Zyrës me një Ndalesë, aty ku të gjithë qytetarët, sidomos të moshuarit, mund të asistohen për shërbimet e e-Albania pa pagesë. Mos paguani asnjë zyrë avokatie apo noterie për shërbimet e e-Albania, ata po shkelin ligjin dhe do të penalizohen. Gjithashtu, së bashku me Armando Subashi inspektuam hapësirat publike që duhen çliruar, ashtu siç po ndodh në të gjithë vendin”,-shkruan Balluku.

  • Leao pranon kalimin te Bayern. Igli Tare:  Paguani 100 mln euro, s’ka rrugë tjetër.

    Leao pranon kalimin te Bayern. Igli Tare: Paguani 100 mln euro, s’ka rrugë tjetër.

    6 Qershor 2025

    18:44

    Telesport

    Rafael Leao ka thënë “po” për kalimin e mundshëm te Bayern.
    Klubi bavarez ka rreth dy javë që po ndjek disa pista për rolin e sulmuesit të majtë, pas refuzimit që mori nga Florian Wirtz. “Do të doja të rritem te një klub që luan në Champions League”, mësohet se është shprehur Leao.
    Problemi që ka hasur Bayern për portugezin është shifra e transferimit. Milani do të kërkonte 100 mln euro për sulmuesin anësor, i cili nuk dallohet për paraqitje konstante, por është një nga profilet më premtuese në Europë.
    Igli Tare dhe trajneri Allegri besojnë te Leao. Ata duan ta kenë në qendër të projektit të ri te Milani, por mund të tundohen vetëm nëse Bayern pranon shifrën 100 mln euro.

  • Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

    Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

    Gazetarja Desada Metaj ka reaguar me ironi pas publikimit të poezisë “Pëshpërima e Bufit”, nga strategjisti elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita.
    Përmes një reagimi në facebook, Metaj shkruan se bufi dhe gomari nuk kanë asnjë perceptim pozitiv në folklorin shqiptar, teksa shton ”shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi “pozitive” për bufin veç se i jep kredite Ramës ta perdore si epitet negativ”.
    “Bufi do harrohet në 12 maj dhe do ju duhet të paguani gomarin e radhës”, paralajmëroi Metaj, duke thumbuar fushatën e opozitës që po fundoset në “delirin e fitores imagjinare”,
    Reagimi i plotë:
    Bufi dhe gomari nuk kanë asnjë perceptim pozitiv në folklorin shqiptar. Ndaj shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi “pozitive” për bufin veç se i jep kredite Ramës ta perdore si epitet negativ.
    Perndryshe bufi do harrohet në 12 maj dhe ju do ju duhet të paguani gomarin e radhës që si zakonisht ju zhyt më thelle ne delirin e fitores imagjinare.
    Me nje kerkim te thjeshtë, mund te gjeni pak ose aspak poezi për bufin në folklor ose nga poetë shqiptarë. Ajo që gjeta pas një kerkimi të detajuar ishte sa më poshtë:
    Bufi
    Koka autoritare
    I rëndon plot mençuri
    Po ta shohësh gjatë
    Thua “s’ka si ai”
    Por bufi eshtë buf
    Këtë gjithkush e di