Tag: pagliuca

  • Sommer jashtë, Martinez titullar? Pagliuca paralajmëron Interin: Rotacioni i portierëve ‘djeg’ jo një, por dy lojtarë…

    Sommer jashtë, Martinez titullar? Pagliuca paralajmëron Interin: Rotacioni i portierëve ‘djeg’ jo një, por dy lojtarë…

    16 Shtator 2025

    10:46

    Alfred Lleshi

    Yann Sommer u kritikua pas paraqitjes jo të mirë në derbin ndaj Juventusit, por ish-portieri zikaltër, Gianluca Pagliuca, e mbrojti: “Është shumë e lehtë ta shpallësh fajtor Sommer. Interi ka pasur probleme në mbrojtje, humbja nuk është vetëm e portierit, edhe pse ai mund të bëjë më mirë”.
    Për golin e 4-3 nga Adzic, Pagliuca thotë se Sommer ka përgjegjësi: “Nuk më pëlqeu si u vendos, si reagoi”. Megjithatë, ai shton se portieri nuk ka qenë katastrofë, duke përmendur golin e Yildiz si veprim brilant.
    Duke folur për ndërrimin e portierit ndaj Ajax, Pagliuca këshillon Interin: “Nëse klubi dhe Chivu mendojnë se Martinez është më i besueshëm, le ta aktivizojnë. Nuk më pëlqen alternimi i portierëve ndeshje pas ndeshje. Kështu digjen dy lojtarë në vend të njërit”.

  • Pagliuca këshillon Donnarumma: Të shkojë tani te Guardiola, ose pas një viti tek Interi

    Pagliuca këshillon Donnarumma: Të shkojë tani te Guardiola, ose pas një viti tek Interi

    Krisje totale mes PSG-së dhe Gianluigi Donnarumma. Portieri dhe kapiteni i kombëtares italiane, pas refuzimit për rinovimin e kontratës, është përjashtuar nga lista e të grumbulluarve të klubit francez për Superkupën e Europës, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje kundër Tottenham.
    Një vendim që ka bërë shumë bujë dhe nëpërmjet “La Stampa” është komentuar nga një tjetër portier që ka shkruar faqe të rëndësishme me fanellën e Italisë, Gianluca Pagliuca: “Nuk e kuptoj pse kanë marrë Chevalier. Të gjithë e dinë se Donnarumma ka pasur shumë merita në fitimin e Champions-it. Ka qenë vendimtar pothuajse në të gjitha ndeshjet.
    Fatkeqësisht ka qenë pothuajse i papunë vetëm në finalen kundër Interit. Është më i forti në botë, besoj se vlen disa milionë më shumë në pagë. Mendoj se nuk janë marrë vesh mbi rinovimin për arsye ekonomike.
    Akuza se nuk di të luajë mirë me këmbë? Më kujtohen intervistat e Luis Enrique pas ndeshjeve me Liverpool, Aston Villa dhe Arsenal, e lavdëronte duke thënë se është një portier i jashtëzakonshëm. Do ta kuptoja një veprim të tillë në të kaluarën, kur pati disa probleme dhe kritikat nuk i falnin asgjë. Pas sezonit të fundit triumfal nuk ka kuptim, çështja është ekonomike”.
    Për të ardhmen e kapitenit axurr, Pagliuca nuk ka dyshime: “Po të isha në vendin e tij, do të shkoja menjëherë te Guardiola. Ose mund të qëndrojë i qetë edhe një vit tjetër te PSG, të provojë shanset e tij dhe pastaj të largohet me parametër zero pas një viti. Ndoshta tek Interi”.
     

  • Pagliuca: Sërish duel mes Interit dhe Napolit për titullin, por me shumë të panjohura

    Pagliuca: Sërish duel mes Interit dhe Napolit për titullin, por me shumë të panjohura

    8 Gusht 2025

    8:05

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për “Il Messaggero”, ish-portieri i Sampdorias dhe Interit, Gianluca Pagliuca, ka folur për garën e titullit në Serie A dhe situatën në portën e Interit mes Yann Sommer e Josep Martinez:
    “Kthehemi te diskutimi i ngjashëm me atë të Napolit, ku Meret dhe Milinkovic-Savic ndajnë rolet. Është e qartë që Yann Sommer mbetet titullar, por Cristian Chivu ka qenë shumë i qartë; do t’i japë më shumë hapësirë Josep Martinezit. Zvicerani është ende i pari, por Martinez mund të ketë disa mundësi, sidomos duke parë numrin e madh të ndeshjeve që do të luajë Interi”.
    Për sa i përket luftës për “Scudetton”, Pagliuca parashikon një skenar të ngjashëm me sezonin e kaluar: “Do të jetë sërish një duel mes Interit dhe Napolit, por me shumë variabla. Nëse Interi arrin të marrë Lookman, mund të ketë përparësi të madhe. Skuadra e Antonio Contes do të duhet të menaxhojë mirë energjitë, pasi Liga e Kampionëve do t’ia konsumojë shumë”.
    Ndërsa për zonën Champions: “Përveç Interit dhe Napolit, them se do të jenë edhe Milani e Juventusi, që do të sigurojnë një vend në Champions League”.