Tag: pagesë

  • OpenAI shtyn debutimin e gjenerimit të imazheve në ChatGPT për përdoruesit pa pagesë

    OpenAI shtyn debutimin e gjenerimit të imazheve në ChatGPT për përdoruesit pa pagesë

    Përdoruesit pa pagesë të ChatGPT duhet të presin pak më gjatë për të përdorur mjetin e integruar të gjenerimit të imazheve.

    OpenAI lançoi një funksionalitet ku përdoruesit mund të gjenerojë imazhe direkt në ChatGPT dhe supozohej se do të lançohej për të gjithë përdoruesit me dhe pa pagesë.
    Por sipas CEOs të kompanisë Sam Altman, mjeti ka provuar shumë më popullor sesa pritej dhe për këtë arsye do të shtyhet debutimi i tij për përdoruesit pa pagesë.

    Njerëzit filluan të postonin imazhet e gjeneruara nga ChatGPT në rrjet sociale. Një stil i quajtur Ghibli u popullarizua, ku edhe Altman vetë postoi një foto të tillë në profilin e tij në X.
    Altman nuk dha detaje se kur funksionaliteti do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit pa pagesë. Aktualisht ata që dëshirojnë të përdorin gjeneruesin e imazheve duhet të kyçen në llogaritë e tyre Plus, Pro ose Teams dhe të zgjedhin GPT-4o si modelin e tyre AI. /PCWorld Albanian

  • Vivaldi integron Proton VPN në shfletuesin desktop

    Vivaldi integron Proton VPN në shfletuesin desktop

    Vivaldi dhe Proton kanë bashkëpunuar për ta bërë më të lehtë për përdoruesit e shfletuesit të navigojnë në internet në mënyrë private pa pasur nevojë të shkarkojnë dhe instalojnë një VPN.

    Prej ditës së sotme, versioni pa pagesë i Proton VPN është integruar direkt në shfletuesin Vivaldi dhe mund të aksesohet duke u kyçur në një llogari Vivaldi.
    Aktualisht funksionaliteti është i disponueshëm vetëm në versionin desktop të Vivaldi. Versioni pa pagesë i Proton VPN lejon përdoruesit të lidhen me serverët në pesë shtete të ndryshme dhe ofron shpejtësi mesatare VPN-je.

    Përdoruesit e Vivaldi mund të kalojnë në versionin me pagesë të Proton VPN për 10 dollarë në muaj. Në këmbim ata marrin shpejtësi më të lartë interneti dhe mundësinë për të zgjedhur serverë në 110 shtete të ndryshme.

    Nuk është diçka unike për një shfletues të integrojë veçoritë e një VPN-je. Microsoft bën të njëjtën gjë me shfletuesin Edge me Edge Secure Network VPN.
    Nga ana tjetër Proton VPN mund të integrohet në shfletuesit e tjerë të uebit si Chrome dhe Firefox përmes shtojcave. /PCWorld Albanian

  • Chatboti AI Claude tashmë mund të kërkojë në ueb

    Chatboti AI Claude tashmë mund të kërkojë në ueb

    Në fund të muajit Shkurt, Anthropic lançoi Claude 3.7 Sonnet. Si modeli i parë hibrid arsyetues, ishte një arritje e madhe për kompaninë.

    Për të mos detyruar përdoruesit të zgjedhë mes versioneve të Claude për të marrë përgjigje të menjëhershme ose për të zgjidhur një problem me hapa, Claude ka një buton të thjeshtë për të ndryshuar modalitetet.
    Me 3.7 Sonnet, Claude tashmë mund të kërkojë në ueb. Aktualisht funksionaliteti është i disponueshëm vetëm në SHBA dhe për përdoruesit me pagesë. Anthropic tha se do ta ofrojë veçorinë edhe për përdoruesit pa pagesë dhe në më shumë vende të botës.

    Lançimi i ditës së sotme e afron Anthropic një hap më pranë liderit të industrisë OpenAI. Ky i fundit lançoi ChatGPT Search në Vjeshtën e 2024 dhe sot mund të përdoret edhe nga përdoruesit pa pagesë. /PCWorld Albanian