Tag: pagesë

  • Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi, kush është kreu që njihet si mizor dhe i shumë i rrezikshëm

    Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi, kush është kreu që njihet si mizor dhe i shumë i rrezikshëm

    Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin edhe biznesmenin grek Giannis Lalas, u prangosën mëngjesin e së martës nga oficerët e Policisë greke..

    Sipas informacioneve që raportohen nga mediat fqinje, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë .
    Informacionet tregojnë se atentati ndaj Lalës, në maj 2025 në Liosia, u krye nga katër shqiptarë. Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën “Demos”, ishte akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate.
    Ai është një nga kriminelët më mizorë dhe të rrezikshëm dhe një hallkë shumë e rëndësishme në të ashtuquajturën Mafia Greke. Më pas, “Demos”, siç njihet në qarqet e krimit të organizuar, qëlloi nga një motoçikletë, dhjetëra herë në Mercedesin e zi në të cilin ndodhej Lalas, por makina e blinduar e shpëtoi.
     

    Top Channel

  • Berishës i dalin 80 mijë euro “tepër” nga Meta

    Berishës i dalin 80 mijë euro “tepër” nga Meta

    Në raportet e dorëzuara nga PD dhe Partia e Ilir Metës, bie në sy një mospërputhje prej 80 mijë eurosh.
    PL ka deklaruar se ka bërë vetëm një pagesë 70 mijë euro për Partinë Demokratike për mitingje të përbashkëta, si udhëheqëse e koalicionit, e kjo konfirmohet edhe në raportin e PD-së.   
    Kjo transfertë bankare është bërë më 7 maj, pak ditë para zgjedhjeve.  
    Por Report TV ka vënë re se PD, gjithashtu ka deklaruar edhe një pagesë tjetër, prej 80 mijë eurosh, nga partia e Metës, tek e Berishës.   
    Kjo pagesë është depozituar në bankë, më 7 gusht, pas zgjedhjeve.  
    Njëra prej partive, ose PD ose PL, rezulton se ka bërë një deklarim të rremë në KQZ.  
    Gjithësesi, PD ka mbledhur para nga të gjithë aleatët të cilët garantuan një mandat deputeti duke qenë në listat e sigurta (të mbyllura të koalicionit) plot 265 mijë euro.  
    Shumat që PD deklaron se ka mbledhur nga aleatët 
    PL (4 deputetë)     150 mijë euro 
    PAA (1 deputet)     50 mijë euro 
    PR (1 deputet)     50 mijë euro 
    PBDNJ (1 deputet) 15 mijë euro 
     

  • Kush gënjen për raportin financiar të 11 majit? PL: I dhamë Berishës 70 mijë euro! PD: I morëm 150 mijë euro

    Kush gënjen për raportin financiar të 11 majit? PL: I dhamë Berishës 70 mijë euro! PD: I morëm 150 mijë euro

    Në raportet e dorëzuara nga PD dhe Partia e Ilir Metës, bie në sy një mospërputhje prej 80 mijë eurosh. PL ka deklaruar se ka bërë vetëm një pagesë 70 mijë euro për Partinë Demokratike për mitingje të përbashkëta, si udhëheqëse e koalicionit, e kjo konfirmohet edhe në raportin e PD-së. Kjo transfertë bankare është bërë më 7 maj, pak ditë para zgjedhjeve.
    Por PD, gjithashtu ka deklaruar edhe një pagesë tjetër, prej 80 mijë eurosh, nga partia e Metës, tek e Berishës. Kjo pagesë është depozituar në bankë, më 7 gusht, pas zgjedhjeve.
    Njëra prej partive, ose PD ose PL, rezulton se ka bërë një deklarim të rremë në KQZ. Gjithësesi, PD ka mbledhur para nga të gjithë aleatët të cilët garantuan një mandat deputeti duke qenë në listat e sigurta (të mbyllura të koalicionit) plot 265 mijë euro.
    Shumat që PD deklaron se ka mbledhur nga aleatët
    PL (4 deputetë) 150 mijë euroPAA (1 deputet) 50 mijë euroPR (1 deputet) 50 mijë euroPBDNJ (1 deputet) 15 mijë euro

  • Memaliaj, 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët ‘vizitë’ me Whatsapp, s’i japin KEMP të plotë!

    Memaliaj, 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët ‘vizitë’ me Whatsapp, s’i japin KEMP të plotë!

    Enduela Mema, 26 vjeçe, që në foshnjëri ka kaluar temperaturë të lartë, çka i ka shkaktuar paralizë cerebrale. Në moshën 10-vjeçare ka dalë në KEMP dhe është trajtuar me pagesë të pjesshme invaliditeti, ndërsa pas moshës 20-vjeçare ka humbur çdo aftësi për të lëvizur dhe dergjet në shtrat.
    Për të kujdeset nëna, e cila nuk i mban lotët teksa rrëfen vuajtjet e mundimet e përditshme. Ndërsa kryefamiljari punon shofer për të siguruar të ardhura për familjen, të cilat janë të pamjaftueshme për shkak të shpenzimeve të shumta.
    “Vajza pas lindjes kaloi temperaturë të lartë, nuk eci si fëmijët e tjerë. Nuk pati shërim, 10 vjeç në Kemp që atë ditë e sot vajza siç është. 6 vjet nuk ecën fare. Deshëm ta nxjerrim në Kemp të plotë para një viti dhe na thanë jo”, tregon Anife Mema, nëna e Enduelës.
    Fati i keq ka shënjuar jo vetëm Enduelën, por edhe prindërit e saj, të cilët nuk kërkojnë lëmoshë, por vetëm atë që i takon së bijës.
    “Unë nuk kërkoj lëmoshë, kërkoj të drejtën e vajzës. Marrim 200 mijë lekë të vjetra, burri vetëm punon. Unë nuk punoj se i shërbej vajzës. 120 mijë korent, 80 mijë bebelina, ilaçe, ushqime, detergjentë”, thotë Anife Mema.
    Enduela merr aktualisht pagesë të pjesshme invaliditeti, në shumën e 20 mijë lekëve në muaj. Familja Mema nga qyteti i Memaliajt, ka aplikuar për KEMP të plotë dhe pagesë kujdestarie, por Komisioni Mjekësor në Tiranë e ka refuzuar kërkesën. Vendimi është marrë nga mjekët përmes një vlerësimi në distancë, pa parë nga afër gjendjen shëndetësore të vajzës që nuk mund të lëvizë nga krevati.
    “E panë në WhatsApp, në kamera, nuk erdhën ta shihnin vetë. E panë mjekët dhe thanë jo nuk I takon. Vajza është siç duket, në shtrat” thotë nëna.
    Familja kërkon që Komisioni Mjekësor i Paaftësisë (KEMP) ta rishikojë vendimin dhe të japë trajtim financiar të plotë, siç parashikohet për rastet e paralizës se plote qe kërkon kujdestari te vazhdueshme.
    “Ne kërkojmë rivlerësim të gjendjes së vajzës nga Komisioni Mjekësor”, thotë i ati, Enea Mema.
    Kryefamiljari e mbyll këtë apel për ndihme, duke shprehur pengun e tij më të madh
    “Kush do të kujdeset kur ne të dy të mos jemi më….?!” pyet i pikëlluar babai i vajzës.

  • Shtohen shërbimet elektronike në e-Albania, risi nënshkrimi elektronik me pagesë, bizneset me tarifa të reja të caktuara

    Shtohen shërbimet elektronike në e-Albania, risi nënshkrimi elektronik me pagesë, bizneset me tarifa të reja të caktuara

    Për të gjithë qytetarët të cilët nënshkrimet dorazi duan t’i kalojnë edhe eletronikisht, platforma qeveritare e-Albania do të ofrojë edhe këtë shërbim.

    Kundrejt një pagesë të gjithë individët që duan do të kenë një kod unik dixhital që lidhet me emrin dhe do të shërbejë për të firmosur dokumente, kërkesa deklarata etj.
    “Për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 2 000 lekë, me afat vlefshmërie 1 vit. Për nëpunësit e administratës në institucionet publike me vetëfinancim, ky shërbim ofrohet me tarifën 4 800 lekë, me afat vlefshmërie 1 vit”, thotë AKSH.
    Në vendimet e fundit të Këshillit të ministrave lidhur me pagesat ndaj shërbimeve të marra nga e-Albania janë përcaktuar edhe njëherë tarifat për shërbimet e avancuara për institucionet private.
    “Për subjektet private, shërbimet elektronike, 4 800 lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, 0 lekë, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion, 4 000 për certifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, 15 lekë, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit”, njofton AKSH.
    Portali e-Albania ka regjistruar rritje të aplikimeve muaj pas muaji ndërsa ka ofruar rreth 49 milionë shërbime online.
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     

    Top Channel

  • Nesër protesta për UÇK-në, Balluku: Rruga e Kombit pa pagesë!

    Nesër protesta për UÇK-në, Balluku: Rruga e Kombit pa pagesë!

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, ka reaguar paraditen e sotme, 16 tetor, në lidhje me protestën në mbështetje të UÇK-së që pritet të mbahet të premten.
    “Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor
    “Lira ka emër – Drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”, shkruan Balluku.

  • Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

    Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

    Durrësi ka 7 sheshe dhe 16 segmente rrugësh të destinuara për parkim me pagesë, por qyteti mbetet çdo ditë në kaos. Në buxhetin 2025 bashkia nuk kishte asnjë projekte për të zgjidhur këtë problematikë, ndërsa qytetarët përballen me mungesë hapësirash dhe betejën e pafundme për një vend parkimi bosh.

    Qyteti bregdetar përballet çdo ditë me kaos parkimesh: lagjet janë të mbushura me makina në të dy anët e rrugëve dhe qytetarët hasin vështirësi të gjejnë një vend parkimi bosh, pavarësisht se zyrtarisht ekzistojnë 7 sheshe dhe 16 segmente rrugësh të destinuara për parkim me pagesë, ndërsa parkimi pa pagesë aplikohet vetëm për rezidentët në hapësirat mes pallateve.

    “Në buxhetin e vitit 2025 nuk është parashikuar ndërtimi i parkimeve të reja”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Bashkisë Durrës për Median Amfora.

    Rrugët kryesore dhe lagjet janë të mbushura me automjete të parkuara në disa raste deri në trotuare, duke e kthyer gjetjen e një vendi parkimi në një sfidë të përditshme për çdo drejtues automjeti.

    Bashkia Durrës thekson se sistemi i parkimeve është i rregulluar me vendime të Këshillit Bashkiak, ku janë përcaktuar zonat e administrimit dhe tarifat për parkim me pagesë, si në sheshe ashtu edhe në rrugët e qytetit.

    “Me Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 66 të 25 qershorit 2024 ‘Për përcaktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe në territorin e Bashkisë Durrës’, dhe Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 113 të datës 24 dhjetor 2024 ‘Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2025’, janë të miratuara sheshet e destinuara për parkim me pagesë në rrugë me tarifat respektive për vendparkime në sheshe”, shpjegoi Bashkia e Durrësit.

    Megjithëse janë përcaktuar shtatë sheshe të destinuara për parkim me pagesë, numri i tyre mbetet shumë i vogël krahasuar me fluksin e përditshëm të automjeteve në Durrës, ndërsa situata bëhet edhe më kaotike gjatë sezonit veror, kur shtimi i numrit të automjeteve rritet ndjeshëm.

    Sipas Bashkisë së Durrësit, shtatë sheshet e përcaktuara për parkim me pagesë janë: Sheshi pranë Bar Portofino, sheshet në rrugën “Mars 91” (dy sheshe), sheshi poshtë Urës së Dajlanit, sheshi “Jorgji Ziu” tek Mauzoleumi i Dëshmorëve, sheshi në territorin e brendshëm të Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, sheshi pranë tregut industrial në rrugën “Hysen Myshketa” dhe sheshi Vollga pranë Autoritetit Portual Durrës.

    Edhe pse janë të ashtëquajturat Zona A dhe Zona B që përfshijnë 16 rrugë të qytetit, sistemi i parkimeve në Durrës mbetet larg funksionimit.

    Këshilli Bashkiak ka miratuar parkimin pa pagesë, por vetëm për rezidentët në hapësirat publike midis pallateve në të gjithë territorin administrativ të bashkisë Durrës përfshirë edhe zonën A dhe B.

    Mungesa e vendeve të parkimit ka hapur rrugë abuzimeve: qytetarëve iu është dashur madje të paguajnë edhe në hapësira ku parkimi është falas. Më 29 gusht 2024, Policia e Durrësit arrestoi dy persona të cilët i’u merrnin para qytetarëve në një vendparkim publik pranë stadiumit, i cili sipas Bashkisë ishte i destinuar si hapësirë pa pagesë.

    Nga vendimet e miratuara të Këshillit Bashkiak nuk rezulton të ketë asnjë hapësirë të dedikuar falas për parkim në qytet, përveçse rasteve të rezidentëve. Përjashtim bën vetëm qëndrimi deri në 5 minuta në sheshe, i cili është më shumë simbolik sesa një zgjidhje reale. Kjo do të thotë se çdo drejtues automjeti në Durrës duhet të paguajë për parkim, edhe pse hapësirat e ofruara janë të pamjaftueshme.

    Megjithëse qytetarët përballen çdo ditë me parkime të paligjshme dhe hapësira publike të zëna, Bashkia shprehet se situata është nën kontroll dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ndiqen procedurat ligjore ndaj abuzuesve.

    “Lidhur me çështjen e parkimeve të paligjshme Policia Bashkiake monitoron dhe kontrollon zënien e hapësirave publike, gjatë konstatimit të këtyre hapësirave nga subjekte apo individë në bashkëpunim me institucione të tjera si Policia e Shtetit kryejmë procedurat ligjore deri në ndjekje penale për subjektet apo individët”, tha Bashkia e Durrësit.

    Ndryshe nga sa deklaron Bashkia Durrës për kontrollin e parkimeve të paligjshme, qytetarët përballen ende me abuzime të hapura. Siç ka konstatuar Media Amfora në terren, qytetarët ende janë konfuzë në disa vende të dedikuara për parkime. Në rrugën e Currilave, afër Muzeut Arkeologjik, drejtuesit e automjeteve u është dashur të paguajnë në një parkim që ka qenë publik.

    Veç faktit që Bashkia e Durrësit ka dështuar të zgjidhë çështjen e parkimeve publike, institucionit i mungon edhe transparenca për mënyrën se si menaxhohen parkimet me pagesë. Media Amfora i kërkoi Bashkisë informacion mbi administrimin e parkimeve gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë bilancet vjetore dhe të ardhurat përkatëse, por nuk mori një përgjigje.

    Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, parkimi në sheshe është falas për 5 minutat e para, ndërsa më pas tarifa rritet sipas kohës së qëndrimit: 100 lekë deri në 2 orë, 200 lekë për 2-5 orë, 300 lekë për 5-8 orë, 400 lekë për 8-12 orë dhe maksimumi 500 lekë për një qëndrim deri në 24 orë.

    Tarifat për parkimin në rrugë ndryshojnë sipas sezonit dhe zonës. Nga 1 qershori deri më 30 shtator, parkimi me pagesë zbatohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa nga 1 tetori deri më 31 maj, parkimi paguhet nga ora 08:00 deri në 16:00, vetëm nga e hëna në të premte. Çmimi është 100 lekë/orë në Zonën A dhe 40 lekë/orë në Zonën B.

    Këshilli Bashkiak ka miratuar që prej vitit 20224 tarifën fikse vjetore prej 10.000 lekë përsa i përketë parkimit të rezidentëve në zonën A dhe B, për të drejtën e parkimit në rrugët e destinuara për parkim publik publik me pagesë brenda njësisë së banimit ku janë rezident, vetëm për një automjet.

    Për parkimin në ndërtim pranë Stacionit të Trenit, një nga zonat më problematike të qytetit, Bashkia Durrës duket se nuk ka marrë rol aktiv. Projekti nuk është hartuar apo ndjekur prej saj, por financohet dhe administrohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa Bashkia është vetëm përfituese e investimit.

    “Parkimi tek Stacioni i Trenit nuk është projekt i hartuar nga Bashkia Durrës, Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike dhe nuk ndiqet si investim nga Sektori i Ndjekjes së Investimeve Publike. Ky projekt financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili përgjigjet edhe për mbarëvajtjen e procedurave të tjera administrative, ndërsa Bashkia në këtë rast është vetëm përfituese e investimit,” tha Bashkia e qytetit bregdetar.

    Derisa Bashkia të hartojë një plan real për menaxhimin e parkimeve, qytetarët e Durrësit do të vijojnë të paguajnë çmimin e kaosit urban çdo ditë./Amfora.al

  • Ylli Manjani: Thirrini mor arsyes, se na bëtë njerëz me bisht

    Ylli Manjani: Thirrini mor arsyes, se na bëtë njerëz me bisht

    Ylli Manjani ka reaguar mbi komentet e shumta, pas rastit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. 
    “Të gjithë ata që janë në sherr të thellë me arsyen dhe, i kan hyp n’shpinë budallëkut, i ftoj të përpiqen të kuptojnë, pasi të kenë dëgjuar, analizën time mbi arsyet e mllefit të njerëzve me gjykatat. Përpara se të shajnë e shfryjnë përgjithë natën në rrjet. 
    Unë nuk e mbroj, por e kritikoj sistemin. Më shumë e më ashpër ndoshta se askush tjetër në hapësirën publike.  Por kjo nuk më fut në sherr me arsyen dhe të katandisem në absurdin se, kur skam ç’ti bëj sistemit hajde të vrasim punonjësit e tij! 
    Nuk e bëj këtë sepse kjo quhet vrasje, pavarësisht motiveve të kryerjes së saj. Nuk ka emër tjetër kjo gjë! 
    Tani, ju që keni gjetur “heroin” tek Elvis Shkambi, dua tu them mbajeni e vlerësojeni si hero. 
    Bëjini edhe bust dhe jeni në të drejtën tuaj. Ndërkohë përpiquni të kuptoni se duke i dhënë lekë nuk po e bëni hero por vrasës me pagesë. 
    Po mor po, jeni ju ata që po e shpallni vrasës. Me pagesë biles. Heronjtë nuk paguhen. Kjo është llogjika. 
    Ju po kërkoni në fakt një vrasës me pagesë për hallin tuaj, jo një hero që të ndryshojë sistemin e padrejtë. 
    Ndërkohë Elvisi e bëri atë gjest për hallin e vet, jo për tuajin. Të jeni të bindur se në atë moment juve as u kishte në refene fare, për fat të keq. Them për fat të keq se po tu kishte sjellë ndërmend juve do ishte stepur e s’do ta kishte bërë atë akt.  
    Se nuk mbyllet jeta për askënd sot. Aq më pak për ju, që jeni në sherr me arsyen. 
    Familjes Shkambi, shteti i ka boxh shërbimin e avokatisë,  nëse nuk arrijnë ta përballojnë vetë. Se edhe Elvisi ka të drejtë të ketë një avokat. Patjetër që po. 
    Thirrini mor arsyes se na bëtë njerëz me bisht! 
    Bahhhh.. 
    Bashkohem me thirrjen e Eduard Halimit për të mos i bërë asnjë publicitet asaj nisme për mbledhje fondesh. 
    ****
    Disa që janë ende miq në këtë faqe personale timen dhe, që, për faqen e tyre të zezë, shajnë nëpër faqe të tjera, i ftoj të largohen vetë që tani nga këtu. Shpejt madje”, shkruanManjani.