Tag: pagesave

  • Institucionet e pagesave fituan 17 milionë euro vitin e kaluar

    Institucionet e pagesave fituan 17 milionë euro vitin e kaluar

    Institucionet financiare të pagesave dhe transfertave fituan pothuajse 17 milionë euro vitin e kaluar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rezultati financiar i këtyre operatorëve u përmirësua për të dytin vit radhazi. Fitimi neto arriti në 1.66 miliardë lekë, në rritje me 28% krahasuar me një vit më parë.Banka e Shqipërisë vlerëson se rezultati neto i institucioneve të pagesave dhe të parasë elektronike ka shfaqur rrite, si rezultat i njëkohshëm i rritjes së të ardhurave nga komisionet dhe uljes së shpenzimeve të përgjithshme të veprimtarisë.Ky rezultat përfshin fitimet e realizuara nga institucionet financiare të parasë elektronike dhe ato të pagesave dhe të transfertave të parave. Sipas Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2024 në Shqipëri ishin të licencuar gjithsej 15 operatorë pagesash, nga të cilët 10 me licencë si institucione të parasë elektronike dhe pesë të tjerë për shërbime të pagesave dhe të transferimit të parave.Megjithëse rezultati i sektorit në tërësi është në rritje, vlerësohet se kontributin kryesor në fitimin e tregut e japin kryesisht institucionet më të konsoliduara të pagesave dhe transfertave.Gjithnjë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar operatorët e këtij sektori raportonin gjithsej aktive totale në vlerën e 15.2 miliardë lekëve, në rritje me 6%(0.87 mld lekë) krahasuar me një vit më parë. Banka e Shqipërisë raporton se në përgjithësi, aktiviteti i subjekteve të tregut ka ardhur në rritje, por efektin kryesor e ka dhënë zgjerimi i subjekteve Rubicon dhe IutePay.Në vitin 2020, Shqipëria miratoi ligjin e ri për Shërbimet e Pagesave. Ai është përshtatur në frymën e Direktivës II të Pagesave të Bashkimi Europian, për të krijuar hapësirat e një konkurrencë më të madhe në tregun e shërbimeve të pagesave dhe për një zhvillim më të madh të institucioneve financiare që ofrojnë pagesa elektronike.Kjo solli një rritje të ndjeshme të numrit të institucioneve të licencuara të parasë elektronike, me synimin për të ndërtuar edhe në Shqipëri modelin e operatorëve të pagesave fintech. Megjithatë, ky model në Shqipëri është ende në një stad fillestar zhvillimi dhe të ardhurat e operatorëve të tregut vijnë ende kryesisht nga komisionet e shërbimeve që ofrohen fizikisht në sportelet e agjentëve.Deri tani, fokusi kryesor i institucioneve të reja të pagesave fintech ka qenë kryesisht krijimi i portofolave elektronike nëpërmjet të cilave klientët mund të kryejnë një spektër të gjerë pagesash, të qendërzuara në aplikacionet e tyre. Shërbimet e pagesave përfshijnë pagesën e faturave dhe utiliteteve, transfertat e parave, blerjet online ose në pikat e shitjes, etj.Disa prej institucioneve të parasë elektronike po e gërshetojnë konceptin e fintech edhe me instrumentet më klasike të pagesave, si kartat, për të krijuar një urë me infrastrukturën e sektorit bankar dhe operatorëve globalë të sistemeve të pagesave, si Visa apo Mastercard.Sidoqoftë, deri tani, institucionet fintech po e gjejnë të vështirë të sigurojnë avantazhe konkurruese të tilla që të bëjnë diferencën ndaj produkteve dhe shërbimeve të pagesave të sektorit bankar. / E.Shehu  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bilanci i pagesave, T I 2025

    Bilanci i pagesave, T I 2025

    Investimet e huaja direkte në vend po mbahen në këmbë vetëm nga blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt, që në fakt, përveç valutës që sjellin në Shqipëri nuk ndikojnë në krijimin e vendeve të punës apo në vlerën e shtuar të ekonomisë.Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit të pas…

  • Bien transaksionet bankare! Pagesat me sistemin AIPS arrijnë në 922 miliardë lekë, rënie edhe në euro

    Bien transaksionet bankare! Pagesat me sistemin AIPS arrijnë në 922 miliardë lekë, rënie edhe në euro

    Digjitalizimi i sistemit të pagesave, efikasiteti në shërbime, si dhe më pak kosto nuk i ka nxitur individët dhe bizneset të kryejnë më shumë transaksione nëpërmjet sektorit bankar në muajin qershor.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përmes sistemeve AIPS dhe AIPS EURO numri i transaksioneve ka rënë në 14 mijë e 728 ndërsa vlera ka arritur në 922 mld lekë, 3.27% se një muaj më parë.
    “Rritja e transaksioneve tregon një përdorim më masiv të kartave dhe një pajisje të gjitha pikave tregtare me pose bankare që e bëjnë më të mundur dhe individët që kërkojnë të kenë të kanalizuar në rrugë zyrtare kjo për të evituar abuzimet e tregtare”, tha Violdi Danaj-ekspert ekonomie.
    Ndonëse në monedhën euro trasaksionet janë më të shumta në numër, në vlerë janë më pakta se në lekë. Ky tregues ka arritur në 34 mijë e 534 transaksione por ndërsa janë qarkulluar 510 mln euro në muajin qershor. Sipas ekspertëve kjo lidhet ndjeshëm me cilësinë e turistëve që vijnë.
    “Rritja në euro ka ardhur si pasojë e rritjes së turizmit të huajë në numër më te lartë dhe emigrantë që rikthehen. Ndërsa vlera e ulët e tyre shpjegohet pasi turistët shpenzojnë e blejnë më pak. Transaksionet bankare indikatori kryesore për ecuri drejt formalizimit. Politika nxitëse nga qeveria për ta orientuar biznesin drejt tyre komplet”.
    Qëllimi kryesor i krijimit të sistemit AIPS Euro është kryerja e pagesave në Euro brenda vendit me kosto më të ulët dhe me një periudhë kohore më të shkurtër. Ndërsa sipas ekspertëve modernizimi I sistemit të pagesave do zgjerohet edhe më tej me hyrjen në funksion edhe të SEPA.

    Top Channel

  • Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të

    Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të

    Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rëndon mbi financat publike.
    Ky projekt, i cili prej kohësh është përballur me akuza të rënda për korrupsion, vazhdon të financohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që objekti fizik nuk është ndërtuar dhe nuk ekziston në terren.
    Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për vitin 2025 janë planifikuar rreth 13.98 miliardë lekë për mbështetjen e kontratave koncesionare me PPP, nga të cilat 5.59 miliardë lekë janë investime dhe 8.39 miliardë lekë shpenzime korente.
    “Krahasuar me një vit më parë, kjo përfaqëson një rritje prej 683.8 milionë lekësh, ose 5.14% më shumë, e nxitur kryesisht nga rritja e planit të pagesave për kontratën e inceneratorit të Tiranës, si dhe për projektin e skanimit të kontejnerëve”, sqaron ministria e Financave në lidhje me zhvillimet në buxhetin 2025.
    Financat sqarojnë se për incineratorin e Tiranës, rritja e planit të pagesave për vitin 2025 është një pasojë direkte e mosrealizimit të pagesave në vitin 2024, por ajo që bie në sy është fakti se, pavarësisht pagesave të vazhdueshme buxhetore, objekti nuk është ndërtuar dhe nuk ka prodhuar asnjë shërbim për qytetarët.
    Në total, në pesë-mujorin e parë të vitit 2025, pagesat faktike për të gjitha kontratat koncesionare me mbështetje buxhetore kanë arritur në 4.24 miliardë lekë, ose 30.3% e planit vjetor, ndërsa për muajin maj janë realizuar 749.1 milionë lekë, ku projekti më i financuar ishte ai për shërbimet laboratorike mjekësore.
    Skandali i inceneratorëve, që ka përfshirë figura të njohura politike dhe biznesi, përfshin pikërisht këtë projekt në krye të listës, duke e kthyer atë në një simbol të shpërdorimit të fondeve publike dhe mosndëshkimit institucional.
    Ministria e Financave thekson se monitorimi i kontratave PPP kryhet mbi bazë mujore, me qëllim kontrollin e rreziqeve dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.
    Por në rastin e inceneratorit të Tiranës, ky monitorim duket më shumë formal se real, pasi pagesat vijojnë pa asnjë rezultat konkret në terren, duke thelluar mosbesimin qytetar dhe rritur presionin ndaj buxhetit të shtetit në mënyrë të pajustifikueshme.
    Projekti i Ndërtimit i Landfillit, incineratorit dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike do të financohet këtë vit 12,7 miliardë lekë rreth 13 milionë euro.
    Sipas buxhetit 2025, ky projekt merr 9% të totalit të pagesave për koncesionet PPP financim nga buxheti.
    Siç tregojnë faturat e detajuara të thesarit pagesat bëhen ndaj Integrated Energy, e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive.
    Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e inceneratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar.
    Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare.

  • Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera

    Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera

    Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rëndon mbi financat publike.
    Ky projekt, i cili prej kohësh është përballur me akuza të rënda për korrupsion, vazhdon të financohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që objekti fizik nuk është ndërtuar dhe nuk ekziston në terren.
    Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për vitin 2025 janë planifikuar rreth 13.98 miliardë lekë për mbështetjen e kontratave koncesionare me PPP, nga të cilat 5.59 miliardë lekë janë investime dhe 8.39 miliardë lekë shpenzime korente.
    “Krahasuar me një vit më parë, kjo përfaqëson një rritje prej 683.8 milionë lekësh, ose 5.14% më shumë, e nxitur kryesisht nga rritja e planit të pagesave për kontratën e inceneratorit të Tiranës, si dhe për projektin e skanimit të kontejnerëve”, sqaron ministria e Financave në lidhje me zhvillimet në buxhetin 2025.
    Financat sqarojnë se për incineratorin e Tiranës, rritja e planit të pagesave për vitin 2025 është një pasojë direkte e mosrealizimit të pagesave në vitin 2024, por ajo që bie në sy është fakti se, pavarësisht pagesave të vazhdueshme buxhetore, objekti nuk është ndërtuar dhe nuk ka prodhuar asnjë shërbim për qytetarët.
    Në total, në pesë-mujorin e parë të vitit 2025, pagesat faktike për të gjitha kontratat koncesionare me mbështetje buxhetore kanë arritur në 4.24 miliardë lekë, ose 30.3% e planit vjetor, ndërsa për muajin maj janë realizuar 749.1 milionë lekë, ku projekti më i financuar ishte ai për shërbimet laboratorike mjekësore.
    Skandali i inceneratorëve, që ka përfshirë figura të njohura politike dhe biznesi, përfshin pikërisht këtë projekt në krye të listës, duke e kthyer atë në një simbol të shpërdorimit të fondeve publike dhe mosndëshkimit institucional.
    Ministria e Financave thekson se monitorimi i kontratave PPP kryhet mbi bazë mujore, me qëllim kontrollin e rreziqeve dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.
    Por në rastin e inceneratorit të Tiranës, ky monitorim duket më shumë formal se real, pasi pagesat vijojnë pa asnjë rezultat konkret në terren, duke thelluar mosbesimin qytetar dhe rritur presionin ndaj buxhetit të shtetit në mënyrë të pajustifikueshme.
    Projekti i Ndërtimit i Landfillit, incineratorit dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike do të financohet këtë vit 12,7 miliardë lekë rreth 13 milionë euro.
    Sipas buxhetit 2025, ky projekt merr 9% të totalit të pagesave për koncesionet PPP financim nga buxheti.
    Siç tregojnë faturat e detajuara të thesarit pagesat bëhen ndaj Integrated Energy, e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive.
    Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e inceneratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar.
    Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare.

  • Financat: Pagesat për PPP janë rritur më 2025, nga shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës

    Financat: Pagesat për PPP janë rritur më 2025, nga shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës

    Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rëndon mbi financat publike.Ky projekt, i cili prej kohësh është përballur me akuza të rënda për korrupsion, vazhdon të financohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që objekti fizik nuk është ndërtuar dhe nuk ekziston në terren.Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për vitin 2025 janë planifikuar rreth 13.98 miliardë lekë për mbështetjen e kontratave koncesionare me PPP, nga të cilat 5.59 miliardë lekë janë investime dhe 8.39 miliardë lekë shpenzime korente.“Krahasuar me një vit më parë, kjo përfaqëson një rritje prej 683.8 milionë lekësh, ose 5.14% më shumë, e nxitur kryesisht nga rritja e planit të pagesave për kontratën e inceneratorit të Tiranës, si dhe për projektin e skanimit të kontejnerëve”, sqaron ministria e Financave në lidhje me zhvillimet në buxhetin 2025.Financat sqarojnë se për incineratorin e Tiranës, rritja e planit të pagesave për vitin 2025 është një pasojë direkte e mosrealizimit të pagesave në vitin 2024, por ajo që bie në sy është fakti se, pavarësisht pagesave të vazhdueshme buxhetore, objekti nuk është ndërtuar dhe nuk ka prodhuar asnjë shërbim për qytetarët.Në total, në pesë-mujorin e parë të vitit 2025, pagesat faktike për të gjitha kontratat koncesionare me mbështetje buxhetore kanë arritur në 4.24 miliardë lekë, ose 30.3% e planit vjetor, ndërsa për muajin maj janë realizuar 749.1 milionë lekë, ku projekti më i financuar ishte ai për shërbimet laboratorike mjekësore.Skandali i inceneratorëve, që ka përfshirë figura të njohura politike dhe biznesi, përfshin pikërisht këtë projekt në krye të listës, duke e kthyer atë në një simbol të shpërdorimit të fondeve publike dhe mosndëshkimit institucional.Ministria e Financave thekson se monitorimi i kontratave PPP kryhet mbi bazë mujore, me qëllim kontrollin e rreziqeve dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.Por në rastin e inceneratorit të Tiranës, ky monitorim duket më shumë formal se real, pasi pagesat vijojnë pa asnjë rezultat konkret në terren, duke thelluar mosbesimin qytetar dhe rritur presionin ndaj buxhetit të shtetit në mënyrë të pajustifikueshme.Projekti i Ndërtimit i Landfillit, incineratorit dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike do të financohet këtë vit 12,7 miliardë lekë rreth 13 milionë euro.Sipas buxhetit 2025, ky projekt merr 9% të totalit të pagesave për koncesionet PPP financim nga buxheti.Siç tregojnë faturat e detajuara të thesarit pagesat bëhen ndaj Integrated Energy, e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive.Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e inceneratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar.Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • UPay, urë lidhëse mes teknologjisë dhe bankingut tradicional

    UPay, urë lidhëse mes teknologjisë dhe bankingut tradicional

    Intervistë me Elton Çollaku, Administrator i Union Financiar Tiranë (UFT) Shërbimet e institucioneve të parasë elektronike do të jenë një urë lidhëse mes teknologjive të reja të pagesave dhe shërbimeve të bankingut tradicional.Elton Çollaku, Administrator i Union Financiar Tiranë (UFT), thotë në një intervistë për “Monitor” se institucionet fintech mund të jenë në një pozicion të favorshëm për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe për të sjellë novacion edhe në segmente që shpesh nuk përfshihen ose nuk mbulohen plotësisht nga bankat.Z. Çollaku mendon se kategoritë më premtuese të shërbimeve përfshijnë pagesat e mikrotransaksioneve në shërbimet e përditshmërisë, tregtinë elektronike, mikrokreditë dhe produkte të kombinuara me pagesat, si dhe ofrimin e shërbimeve për SME-të dhe kategoritë e popullsisë që nuk janë të mbuluara në mënyrë të përshtatshme nga sistemi bankar tradicional.Ai gjithashtu mendon se ka potencial të madh në ofrimin e shërbimeve të personalizuara financiare nëpërmjet analizës së të dhënave, si dhe në bashkëpunimet me sektorin publik për dixhitalizimin e shërbimeve. Cilat janë produktet dhe shërbimet kryesore të pagesave elektronike që keni zhvilluar deri më sot?Union Financiar Tiranë (UFT) ka një përvojë 30-vjeçare me zhvillime dhe inovacion të vazhdueshëm në përshtatje me kërkesat e klientëve dhe zhvillimet teknologjike ndërkombëtare. Që prej fillimit të operacioneve jemi fokusuar në përmbushjen e nevojave të klientëve tanë, duke u paraprirë edhe inovacioneve në fushën e shërbimeve të pagesave.Pagesat elektronike kanë një vend të rëndësishëm në gamën e gjerë të shërbimeve tona, sidomos gjatë viteve të fundit. Si një fintech lider në fushën e shërbimeve të pagesave, ne jemi të fokusuar edhe në inovacionin dixhital.UFT ka zhvilluar platformën UPay, një ekosistem i integruar pagesash që përfshin: portofol dixhital për përdoruesit fundorë dhe klientët biznes, zgjidhje për pagesa me kartë, QR Kod, NFC, API për pagesa të integruara për e-commerce, pagesa të faturave dhe transferta parash të menjëhershme, e të tjera zhvillime që i shtohen vazhdimisht platformës.Në këtë kuadër, dua të ndalem te risitë e fundit që UPay ka hedhur në treg:– Transfertat Ndërkombëtare të parave Western Union tashmë janë të disponueshme edhe nga celulari, nëpërmjet aplikacionit UPay. Çdo përdorues i UPay mund të dërgojë apo të marrë para në çdo cep të botës ku operon Western Union. Ky zhvillim në UPay është edhe një risi për rajonin e më gjerë. UPay bëhet portofoli i parë elektronik në Europë që ofron shërbimin e transfertave të parave Western Union, si Dërgesa në mbi 200 shtete dhe territore, ashtu edhe Tërheqje direkt në llogarinë e tyre UPay.– Karta UPay, Mastercard që zgjeron funksionalitetin e aplikacionit UPay duke rritur mundësitë e blerjeve dhe transaksioneve për përdoruesit. Karta UPay është një kartë debiti që lidhet direkt me aplikacionin UPay të kartëmbajtësit dhe i jep mundësinë të përdorë fondet e disponueshme në llogarinë UPay. Aplikimi dhe aktivizimi kryhen tërësisht online, direkt në aplikacion. Karta UPay është një partner i zgjuar në menaxhimin e parave dhe financave personale, me mundësi pafund përdorimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si në blerje online, në dyqane fizike, pagesa me Google Pay nëpërmjet integrimit me Google Wallet, e të tjera përdorime si çdo kartë tjetër Mastercard.Më shumë se një portofol, UPay ofron edhe zgjidhje unike për bizneset, nëpërmjet integrimeve të shpejta dhe sigurisë maksimale sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, duke i ndihmuar të dixhitalizojnë proceset e tyre të pagesave dhe sistemet e raportimit në kohë reale. Në çfarë faze është zhvillimi i portofolave dixhitalë dhe cilat janë rezultatet e deritanishme në përdorimin e këtyre portofolave nga klientët tuaj?Portofoli dixhital UPay është funksional prej disa vitesh tashmë, por evoluimi i tij si platformë është në progres të vazhdueshëm. Kemi një bazë të mirë aktive përdoruesish që përdorin shërbimet që ne ofrojmë për pagesa utilitetesh, transfertat e parave, pagesa online e shumë të tjera.Të dhënat tona tregojnë rritje të qëndrueshme të përfshirjes dixhitale, veçanërisht te të rinjtë dhe përdoruesit që më parë nuk kishin akses në produktet financiare tradicionale.Përdoruesit e kanë mirëpritur veçanërisht lehtësinë e regjistrimit dhe aktivizimit të llogarisë së tyre “Full Digital Onboard”, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, përvojën intuitive të përdorimit dhe sigurinë e transaksioneve.Thjeshtësia dhe shpejtësia janë patjetër avantazhe të tjera që klientët tanë i kanë gjetur tek UPay dhe kanë ndikuar si në rritjen e vazhdueshme të përdoruesve, ashtu edhe të numrit të transaksioneve dhe kategorive të shërbimeve të kryera. Cilat janë rezultatet e para të bërjes operacional të konceptit të Open Banking dhe të shërbimeve të lidhura me të?Open Banking është një realitet tashmë dhe UFT është angazhuar maksimalisht me të gjitha bankat e nivelit të dytë për t’i bërë pjesë së skemës së përdorimit në UPay.Integrimet janë përfunduar me pjesën më të madhe të bankave të nivelit të dytë dhe po vijojmë finalizimin e integrimit edhe me bankat e tjera, që për momentin kanë kufizime në zgjidhjet e tyre teknike.Gjatë këtij procesi ka pasur bashkëpunim të ngushtë midis stafit tonë teknik dhe atij të bankave duke dhënë sugjerimet tona dhe duke rrahur idetë për të lehtësuar këtë zhvillim e për ta bërë operacional në një kohë sa më të shkurtër.Ne kemi zhvilluar produkte të reja, të cilat mbështeten në infrastrukturën e Open Banking për t’u ofruar klientëve një përvojë “Pay by Bank” me zero kosto.Me përfundimin e procesit të integrimeve ne do të ofrojmë një eksperiencë “multi-bank” për të gjithë përdoruesit e UPay, duke përfshirë kontrollin e llogarive dhe inicimin e pagesave.Kjo do të përmirësojë ndjeshëm përvojën e përdoruesit dhe do të rrisë transparencën në menaxhimin e financave personale. Cilat vlerësoni se janë pengesat kryesore për masivizimin e pagesave elektronike në Shqipëri?Deri tani ka pasur një mungesë të produkteve dixhitale në kategorinë e pagesave të menjëhershme, gjë që nuk stimulonte përdorimin e kanaleve dixhitale në raport me CASH-in.Vitet e fundit, për shkak edhe të rritjes së aktivitetit të turizmit, pagesat elektronike kanë shënuar rritje të ndjeshme. Nëse para disa vitesh, bizneset nuk e konsideronin pajisjen me një instrument për pagesa elektronike, sot jemi në një tjetër situatë.Bizneset, të ndërgjegjësuar gjithnjë e më shumë për avantazhet e pagesave elektronike dhe sigurisht edhe të nxitur nga kërkesat e klientëve për mundësinë e pagesës elektronike, kanë shtuar interesin në këtë drejtim.Pra, kemi tregues të qartë që biznesi është gati për të përqafuar produktet e reja dixhitale.Zhvillimi i produkteve të reja si “instant payment” dhe “QR të standardizuar”, të dy projekte që po zhvillohen nga Banka e Shqipërisë, do të bëjnë të mundur masivizimin e pagesave elektronike dhe Union Financiar synon të jetë një driving forcë në këtë proces. Cila mund të jetë vlera e shtuar e institucioneve të parasë elektronike (IPE) në tregun e pagesave dhe avantazhet konkurruese ndaj bankave?Personalisht shoh hapësira ku IPE mund të shërbejnë si lojtarë komplementarë të tregut të shërbimeve financiare e bankare, madje ka shumë hapësira ku Bankat e Nivelit të Dytë dhe IPE/Fintech mund të bashkëpunojnë mjaft mirë mes tyre. Në këtë linjë, UFT ka disa histori suksesi në treg, në bashkëpunim me disa banka të nivelit të dytë, e jo vetëm.Bazuar në eksperiencën tonë disavjeçare në tregun e pagesave dixhitale, ne kemi ndërtuar një strukturë fleksibël dhe dinamike që na mundëson të fokusohemi tërësisht në zhvillimin teknologjik.Si institucion i parasë elektronike, nuk synojmë të zëvendësojmë shërbimet bankare tradicionale, por t’i plotësojmë ato me zgjidhje të thjeshta, të shpejta dhe të aksesueshme për një bazë të gjerë përdoruesish duke kontribuar në përfshirjen financiare, sidomos të segmenteve më pak të mbuluara nga sistemi bankar.Në këtë mënyrë, UPay funksionon si një hallkë plotësuese në zinxhirin e shërbimeve financiare, duke krijuar ura të reja lidhjeje midis teknologjisë dhe bankingut tradicional. Çfarë ndikimi mund të ketë implementimi i sistemit të instant payments në tregun e pagesave elektronike dhe veçanërisht në aktivitetin e institucioneve të e-money?Implementimi i sistemit të pagesave të menjëhershme (instant payments) do të transformojë tregun e pagesave elektronike në Shqipëri. Ndërsa përdorimi i parasë fizike mbetet ende i lartë, ky zhvillim do të krijojë mundësi reale për të përshpejtuar kalimin drejt një ekonomie më moderne dhe të dixhitalizuar.Për ne në UPay, ky përbën një hap strategjik që përputhet në mënyrë të natyrshme me misionin tonë: të ofrojmë shërbime financiare të aksesueshme, të shpejta dhe të orientuara drejt përdoruesit fundor.Sistemi i instant payments do të na lejojë të ofrojmë transaksione në kohë reale, 24/7, me ndërveprim të menjëhershëm dhe kosto më të ulët, duke rritur kështu vlerën e shërbimit që u ofrojmë klientëve tanë.Ne jemi të angazhuar për të qenë pjesë aktive e këtij transformimi duke ofruar zgjidhje që e bëjnë përditshmërinë financiare më të thjeshtë, më të sigurt dhe më “smart” për të gjithë. Në cilat segmente të tregut të pagesave shihni më shumë potenciale për depërtimin e institucioneve fintech?Penetrimi i fintech është një proces në zhvillim që po ndryshon thelbësisht mënyrën si kryhen pagesat dhe transfertat e parave. Në Shqipëri, potenciali është i lartë, por kërkon edukim të tregut, mbështetje rregullatore dhe bashkëpunim ndërinstitucional.Shpesh krijohet përshtypja se produktet e institucioneve fintech kanë mbivendosje me produktet bankare (ndoshta kjo dhe prej faktit të një numri të madh institucionesh të parasë elektronike të licencuara, ku një pjesë e tyre me sa duket kanë paqartësi në modelin e biznesit dhe tregun e synuar), dhe po ofrojnë të njëjtat alternativa që tradicionalisht ofroheshin nga sistemi bankar, por në fakt, target grupet tona janë shumë të ndryshme.Teorikisht fintech-et duhet të jenë në një pozicion të favorshëm për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe për të sjellë novacion edhe në segmente që shpesh nuk përfshihen ose nuk mbulohen plotësisht në bankingun tradicional.Kategoritë më premtuese përfshijnë pagesat e mikrotransaksioneve në shërbimet e përditshmërisë, tregtinë elektronike / e-commerce, mikrokredi dhe produkte të kombinuara me pagesat, si dhe ofrimin e shërbimeve për SME-të dhe kategoritë e popullsisë që nuk janë të mbuluara në mënyrë të përshtatshme nga sistemi bankar tradicional.Gjithashtu, ka potencial të madh në ofrimin e shërbimeve të personalizuara financiare nëpërmjet analizës së të dhënave, si dhe në bashkëpunimet me sektorin publik për dixhitalizimin e shërbimeve.     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kush e “dogji dyshekun”?

    Kush e “dogji dyshekun”?

    Institucionet financiare po përpiqen të sjellin në Shqipëri modelin fintech, me ndërtimin e portofolave virtualë që synojnë ofrimin e një spektri të gjerë të pagesave elektronike. Megjithatë, deri tani, sektori bankar mbetet dominues dhe në vitet e fundit ka një zhvendosje të ndjeshme drejt përdorimit të kanaleve dixhitale për kryerjen e pagesave dhe transfertave.  Ersuin ShehuNë vitin 2020, u miratua ligji i ri për shërbimet e pagesave. Ligji i ri solli fenomenin e “kërpudhave pas shiut” në tregun e institucioneve financiare të pagesave, kryesisht atyre të parasë elektronike. Një numër i madh i institucioneve të këtij lloji u licencuan, me pritshmëri të mëdha për hapësirat që do të krijonte ligji i ri.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se aktualisht në vend veprojnë 10 institucione të licencuara të parasë elektronike. Shumica e tyre janë licencuar pas vitit 2021.Megjithatë, pesë vjet pas miratimit të ligjit të ri, roli i institucioneve financiare jobankare fintech në tregun e pagesave duket se është ende modest.Banka e Shqipërisë nuk mundëson statistika specifike lidhur me numrin dhe volumin e pagesave që kryhen nëpërmjet portofolave elektronikë të këtyre operatorëve për të blerë produkte apo shërbime direkt nga përdoruesit fundorë.Përdorimi i shërbimeve të institucioneve të parasë elektronike dominohet kryesisht nga pagesat e shërbimeve utilitare dhe periodike, por edhe këto pagesa, në shumicën e rasteve, bëhen në formë cash pranë agjentëve të këtyre institucioneve financiare, ndërsa pjesa tjetër është realisht një transaksion elektronik, që krediton një llogari të një kompanie që pret pagesën nga individi pagues.Megjithëse, disa prej operatorëve janë përpjekur të integrojnë në portofolat e tyre dixhitalë edhe platforma të e-commerce krahas me shërbimet në sportel. Ndikimi i këtyre portofolave në treg për aq sa mund të gjykohet në një mungesë të dhënash, është ende modest, ndonëse në rritje.Nga ana tjetër, pothuajse asgjëkund në njësitë e shitjeve me pakicë apo portalet e shitjes online nuk ofrohet mundësia e të paguarit nëpërmjet aplikacioneve/portofolave të këtyre institucioneve.Duhet vënë në dukje këtu, se një arsye madhore për këtë është informaliteti i gjerë në shitjet në retail dhe kjo e zbeh edhe mundësinë për të kryer pagesë me zgjidhje teknologjike të avancuara që gjithsesi këto fintech në treg kanë ofruar për klientin.Bankat vazhdojnë të jenë në avantazh të dukshëm në garën e pagesave elektronike, falë një baze më të gjerë klientele dhe një depërtimi më të madh në treg me instrumentet e tyre të pagesave.Për një individ që zotëron një llogari bankare dhe një kartë pagese, duket ende e vështirë që institucionet e parasë elektronike mund të ofrojnë ndonjë shërbim që në thelb bankat nuk e ofrojnë dhe me kushte më të leverdishme.Megjithatë, nga përvoja europiane, një avantazh potencial i institucioneve fintech mund të jetë pikërisht fokusi i plotë në produktet dhe shërbimet e pagesave, ndërkohë që biznesi i bankave shpesh u jep përparësi segmenteve të tjera, që sjellin më shumë të ardhura.Gjithashtu, institucionet fintech janë më të vogla, më pak të burokratizuara dhe më fleksibël në vendimmarrje. Këto avantazhe mund të shfrytëzohen për të qenë më krijuese dhe më të orientuara drejt inovacionit, duke ndërtuar pozitat e një poli komplementar me bankat tregtare, ku të ketë simbiozë dhe interes të ndërsjellë. 70% e shqiptarëve kanë llogari bankareTë dhënat tregojnë se depërtimi i shërbimeve bankare në shoqërinë shqiptare është në rritje në vitet e fundit, si një proces i lidhur me formalizimin e ekonomisë dhe me përmirësimin e edukimit financiar.Numri i llogarive u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i llogarive bankare në fund të vitit të kaluar arriti në më shumë se 3.45 milionë, me një rritje prej 6.7% krahasuar me një vit më parë.Vitin e kaluar, hyri në fuqi ligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”. Vlerësohet se ligji i ri i ka dhënë një shtysë të mëtejshme përdorimit të llogarive bankare nga shqiptarët.Në analizat e fundit, Banka e Shqipërisë vlerëson se numri i individëve në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare ka arritur në 70%, nga rreth 40% që vlerësohej ky tregues në vitin 2017. Paralelisht me rritjen e numrit të llogarive bankare, është zgjeruar edhe aksesimi i tyre nëpërmjet internetit.Në fund të vitit 2024, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%.Vlerësohet se tashmë, 39% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 34% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023 dhe më pak se 20% në vitin 2020.Afërsisht 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin u takojnë individëve.Numri i llogarive të lidhura me internetin për individët u rrit me 23%, ndërsa për llogaritë e bizneseve, rritja ishte edhe më e lartë, me 26% më shumë krahasuar me një vit më parë.Për çdo individ apo subjekt që zotëron një llogari bankare, pjesa dërrmuese e pagesave dhe transfertave mund të kryhet nëpërmjet internetit, pa qenë nevoja për të shkuar fizikisht në bankë. 64% e transfertave bankare bëhen nga internetiQë prej vitit 2022, pagesat bankare që klientët kryejnë nga llogaritë e tyre (duke përjashtuar pagesat me kartë) po dominohen nga kanalet elektronike të internet banking. Kjo do të thotë se sot, vetëm një pakicë e veprimeve kryhen duke u paraqitur fizikisht në mjediset e bankave.Vitin e kaluar, më shumë se 61% e transfertave bankare u kryen nëpërmjet kanaleve elektronike të internet banking, nga 57% që ishte pesha e tyre një vit më parë. Ndërkohë, të dhënat e tremujorit të parë 2025 tregojnë se përqindja e pagesave që kryhen nëpërmjet internetit ka arritur në 64%.Në numër, përdorimi i pagesave bankare në distancë (home banking) u rrit për të 14-in vit radhazi në 2024. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22%, ose me 1.7 milionë veprime më shumë. Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i transaksioneve të home banking është rritur me pothuajse 160%.Ndërsa vlera totale e veprimeve të bankingut në distancë për 2024 arriti në 2.39 trilionë lekë, në rritje me 19% krahasuar me një vit më parë.Veprimet bankare në distancë janë transaksionet bankare që kryhen nëpërmjet internetit dhe aplikacioneve në telefonat smart. Pandemia solli një moment kthese në përdorimin e kanaleve në distancë, për shkak të kufizimeve të vendosura dhe ngarkesës që u krijua në degët e bankave.Kjo situatë solli vëmendje më të madhe drejt mundësive të pagesave në distancë dhe ishte një moment shtyse të mëtejshme drejt pagesave elektronike. Shifrat tregojnë se tendenca rritëse e veprimeve nëpërmjet kanaleve dixhitale ka vijuar e qëndrueshme në të gjithë periudhën pas pandemisë.Shërbimi i internet banking ofrohet tashmë nga të gjitha bankat tregtare në Shqipëri dhe numri i përdoruesve të shërbimit po rritet me ritme të shpejta.Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë. Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve, që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike, duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision.Ndërkohë, për shumat më të mëdha, transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave.E njëjta politikë u ndoq edhe në rregulloren për transfertat kombëtare në Euro, ku komisionet për transfertat elektronike duhet të jenë maksimalisht sa 50% e komisioneve të pagesave që kryhen në degët e bankave. Burimi: Banka e Shqipërisë Pagesat me kartë janë katërfishuar në pesë vitet e funditPagesat me kartë bankare regjistruan përsëri rritje të fortë vitin e kaluar dhe prekën vlerat më të larta historike në numër dhe në vlerë transaksionesh.Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024, pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me rritje 35% krahasuar me një vit më parë.Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë arritën në 64.1 miliardë lekë vitin e kaluar, 30% më shumë krahasuar me vitin 2023.Për vitin 2024, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 16% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 14.5% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë.Numri i pagesave elektronike me kartë është rritur me pothuajse katër herë në pesë vitet e fundit, ndërsa krahasuar me një dekadë më parë, numri i tyre është dhjetëfishuar.Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga shtimi i numrit të turistëve të huaj. Kërkesa nga turistët e huaj për të paguar me kartë ka shtyrë një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente.Në total, sektori bankar raportoi gjithsej 43.4 milionë veprime të kryera me karta bankare në rrjetin e ATM-ve dhe POS-eve në Shqipëri, shifër kjo që përfshin edhe pagesat e kryera nga mbajtësit e kartave të lëshuara nga bankat dhe institucionet e pagesave jashtë vendit.Numri i veprimeve me kartë u rrit me 16% krahasuar me një vit më parë. Këto veprime vazhdojnë të dominohen nga veprimet me cash në ATM (tërheqje dhe depozitime), që përbëjnë rreth 52% të numrit total të transaksioneve.Megjithatë, pesha e pagesave me kartë në terminalet POS është në rritje dhe për 2024 arriti në 45.2%, nga 38.7% një vit më parë. Edhe në këtë aspekt, duhet thënë se Shqipëria është pas rajonit në përdorimin e kartës bankare si kartë për pagesa dhe arsyeja kryesore për këtë është informaliteti i sektorit retail, më shumë se sa penetrimi i terminaleve të pagesave.Numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti në 1.51 milionë, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të debitit arriti në 1.32 milionë, në rritje vjetore me 6.7%.Ky produkt mbetet dominues dhe përbën pothuajse 88% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazë pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve. Burimi: Banka e Shqipërisë Pagesat me para elektronike, sa janë vërtet “elektronike”?Të dhënat tregojnë se bankat ngelen qartësisht dominuese në tregun e pagesave dhe përdorimi i instrumenteve të tyre të pagesave dixhitale është në rritje.Nga ana tjetër, statistikat që disponon dhe publikon aktualisht Banka e Shqipërisë nuk mundësojnë një ndarje të mirëfilltë të volumeve të pagesave të kryera nga institucionet e parasë elektronike sipas llojit të tyre.Në fakt, vlerësohet se pjesa dërrmuese e veprimeve me para elektronike mbeten të lidhura me veprime fundore në para cash, siç mund të jenë format e ndryshme të pagesave që qytetarët kryejnë nëpërmjet sporteleve fizike të parasë elektronike në formë cash, por që më tej ekzekutohen nga agjentët e këtyre institucioneve nëpërmjet llogarive të tyre të parasë elektronike.Për të dhënë një shembull të thjeshtë, nëse paguani një faturë pranë një institucioni pagesash (për shembull, UnionNet/Western Union, AK-Invest ose Easypay), veprimi klasifikohet si pagesë me para elektronike, megjithëse konsumatori e kryen atë në formë cash.Pra, në këtë rast, megjithëse shlyerja për përfituesin bëhet nëpërmjet llogarive të parasë elektronike, pagesa nga konsumatori fundor bëhet në para fizike, ndaj nuk mund të flitet për një cikël të mirëfilltë pagese dixhitale.Pagesa me para elektronike në sportelet e Institucioneve Financiare të Parasë Elektronike është një formë pagese e ngjashme me pagesën me kartë bankare, por ndryshimi kryesor është se këto transaksione nuk kryhen nëpërmjet kartave dhe POS-eve të sektorit bankar, por nëpërmjet infrastrukturës së institucioneve të licencuara të parasë elektronike.Kjo në vetvete përbën një hap pozitiv krahasuar me situatën përpara zhvillimit të kësaj forme pagese, pasi të paktën tani klienti ka mundësinë që të shkojë në një sportel dhe të kryejë pothuaj të gjithë pagesat për shërbime apo për produkte për të cilat më parë do të duhet të shkonte në pikat e secilit operator për të bërë pagesën përkatëse.Megjithatë, duhet thënë se këto institucione ofrojnë tashmë edhe pagesa të mirëfillta elektronike nëpërmjet aplikacioneve të tyre, që realisht japin mundësi për klientin që të kryejë pagesa në çast për të gjitha shërbimet që ato ofrojnë në sportelet e tyre.Për më tepër, shumica e këtyre pagesave ekzekutohen dhe shlyhen menjëherë (pagesa në çast). Duke qenë të integruara me shërbimin e kompanive të cilat paguhen, edhe shërbimi përfitohet po ashtu në çast.Për shembull, klienti mund të paguajë online për rinovimin e abonimit në Digitalb dhe përfiton menjëherë hapjen e shërbimit sapo mbaron pagesën, sepse ekziston një integrim mes institucionit të pagesës elektronike dhe operatorit – në këtë rast DigitAlb – që e mundëson këtë.Në këtë aspekt, pagesat mes aplikacionit apo në sportelet e këtyre institucioneve të parasë elektronike kanë një avantazh për klientin, krahasuar me pagesën me anë të llogarisë bankare, nëpërmjet aplikacionit të bankës së klientit.Disa prej institucioneve të reja të parasë elektronike, si për shembull IutePay, e lidhin hapjen e llogarive të parasë elektronike me disbursimin e kredive të kompanisë simotër IuteCredit, që është edhe subjekti më i madh i mikrokredive konsumatore në vend.Në fakt, nëse dikush do të marrë një kredi në IuteCredit, ai duhet të hapë një llogari në IutePay, nëpërmjet së cilës bëhet disbursimi i kredisë. Edhe ky disbursim nuk është plotësisht elektronik, sepse në fakt klienti duhet të shkojë në zyrat e institucioneve financiare ose ATM-të e Iute për të përfituar fondet.Për shkak të bazës së gjerë të klientëve që ka IuteCredit në kredidhënien konsumatore, ky mekanizëm “disbursimi” ndikon edhe në rritjen e numrit të llogarive në IutePay. Por, realisht kjo rritje i detyrohet në thelb produktit të kredisë dhe jo shërbimit të pagesës.Në të vërtetë kemi të bëjmë me një mënyrë të brendshme të mbajtjes së llogarisë së klientit, se sa përfitimin e një klienti të ri për shërbime të pagesave elektronike.Për këtë arsye, një pjesë e rritjes që tregojnë shifrat është e lidhur me faktorë anësorë dhe që nuk përfaqësojnë në vetvete një depërtim direkt të formave fintech të pagesave.Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, numri i veprimeve me para elektronike shënoi rritje më të ngadaltë krahasuar me vitet e mëparshme. Ai arriti në 14.8 milionë, në rritje me 5% krahasuar me një vit më parë.Përfaqësuesit e sektorit shprehen se ka qartazi edhe një zhvendosje të klientëve nga shërbimi në sportelet e këtyre operatorëve drejt aplikacioneve smart përkatës, por, pikërisht për shkak të mungesës së statistikave, kjo tendencë nuk mund të ilustrohet me shifra të sakta. Burimi: Banka e Shqipërisë Madje, në vlerë, pagesat me para elektronike pësuan rënie në 86.9 miliardë lekë, në rritje me 5% më pak krahasuar me vitin 2023. Burimi: Banka e Shqipërisë Ndërkohë, numri i llogarive të parasë elektronike shënoi rritje, në afërsisht 270 mijë, me rritje prej 70% krahasuar me një vit më parë. Sipas operatorëve të tregut, rritja e numrit të llogarive i detyrohet kryesisht aktivitetit kreditues të IuteCredit, që u kërkon klientëve hapjen e llogarive në IutePay për disbursimin e kredive të saj. Burimi: Banka e Shqipërisë Fintech “i pastër” pagesash, ende model i paqëndrueshëmDeri tani, fokusi kryesor i institucioneve të reja të pagesave fintech ka qenë kryesisht krijimi i aplikacioneve/portofolave elektronikë nëpërmjet të cilëve klientët mund të kryejnë një spektër të gjerë pagesash, të qendërzuara në aplikacionet e tyre. Shërbimet e pagesave përfshijnë pagesën e faturave dhe utiliteteve, transfertat e parave, blerjet online ose në pikat e shitjes, etj.Në përgjithësi, synimi është krijimi i të ashtuquajturave super-apps, ku klientët mund të kryejnë blerje apo pagesa për shumicën e nevojave të zakonshme konsumatore.Megjithatë, disa prej institucioneve të parasë elektronike po e gërshetojnë konceptin e fintech edhe me instrumentet më klasike të pagesave, si kartat, për të krijuar një urë me infrastrukturën e sektorit bankar dhe operatorëve globalë të sistemeve të pagesave, si Visa apo Mastercard.Sidoqoftë, deri tani, institucionet fintech po e gjejnë të vështirë të sigurojnë avantazhe konkurruese të tilla që të bëjnë diferencën ndaj produkteve dhe shërbimeve të pagesave të sektorit bankar, që ka një depërtim shumë më të madh në treg dhe që i ofron prej vitesh shumicën e këtyre shërbimeve, nëpërmjet aplikacioneve të internet banking apo kartave bankare.Të vetmet institucione financiare që kanë arritur të ndërtojnë një model biznesi të qëndrueshëm janë ato që kombinojnë në fakt të ardhurat, që i sigurojnë kryesisht nga shërbimet fundore në cash, si dërgesat e emigrantëve apo pagesat e shërbimeve utilitare me një aplikacion që është i integruar me operatorin e shërbimit që paguhet.Një model tjetër është ai i IutePay, që në fakt subvencionohet duke ofruar shërbime për kompaninë simotër IuteCredit, me komisione për disbursimin e kredive në skemën që përshkruam më sipër.Në mungesë të aktiviteteve të tjera mbështetëse, vështirë se ndonjë institucion i mirëfilltë fintech, sot për sot, do të ishte ekonomikisht i qëndrueshëm. Produktet, nga baza e utiliteteve, drejt e-wallets dhe super-appsNë thelb të konceptit të operatorëve të parasë elektronike qëndron krijimi i një portofoli virtual (e-wallet), që klienti mund ta përdorë për të kryer pagesa dhe për të blerë produkte ose shërbime. Portofoli bazohet zakonisht në një llogari që aksesohet nëpërmjet internetit, ose një aplikacioni për telefona celularë.Shërbimi është i ngjashëm me atë të internet banking të bankave, por me ambicien për të ofruar një numër më të madh shërbimesh dhe me arritjen reale të integrimit të pagesës me ofruesin e shërbimit, në mënyrë që klienti pagues të përfitojë benefitet e pagesës menjëherë.Kjo përbën diferencën kryesore me pagesën nëpërmjet aplikacionit bankar, që zakonisht e lidh ofrimin e shërbimit pas rakordimit të pagesës së klientit fundor nga ana e operatorit.Në terma realë, në rastin më të mirë, kjo ndodh me një ditë vonese.Megjithatë, ende jo të gjithë institucionet e parasë elektronike kanë integrimet e nevojshme që të ofrojnë sa më sipër dhe nuk shkojnë përtej ofrimit të pagesës së faturave të detyrimeve utilitare ose kryerjes së abonimeve të shërbimeve të komunikimit online.Union Financiar Tiranë (UFT) është institucioni më i madh i parasë elektronike në vend.Administratori Elton Çollaku, thotë për “Monitor” se ky institucion prej vitesh ofron portofolin dixhital Upay dhe evoluimi i tij si platformë është në progres të vazhdueshëm.“Si një fintech lider në fushën e shërbimeve të pagesave, ne jemi të fokusuar edhe në inovacionin dixhital. UFT ka zhvilluar platformën UPay, një ekosistem të integruar pagesash që përfshin: portofol dixhital për përdoruesit fundorë dhe klientët biznes, zgjidhje për pagesa me kartë MasterCard, QR Kod, NFC, API për pagesa të integruara për e-commerce, pagesa të faturave dhe transferta parash ndërkombëtare të menjëhershme me Western Union, e të tjera zhvillime që i shtohen vazhdimisht platformës.Kemi një bazë të mirë aktive përdoruesish që përdorin shërbimet që ne ofrojmë për pagesa utilitetesh, transfertat e parave, pagesa online e shumë të tjera. Të dhënat tona tregojnë rritje të qëndrueshme të përfshirjes dixhitale, veçanërisht te të rinjtë dhe përdoruesit që më parë nuk kishin akses në produktet financiare tradicionale. Përdoruesit e kanë mirëpritur veçanërisht lehtësinë e regjistrimit dhe aktivizimit të llogarisë së tyre ‘Full Digital Onboard’, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, përvojën intuitive të përdorimit dhe sigurinë e transaksioneve”, – thotë z. Çollaku.Linda Shomo, drejtore e përgjithshme e Easypay, thotë se ky institucion financiar deri tani është fokusuar kryesisht në pagesat e shërbimeve utilitare dhe periodike.“Ne si Easypay jemi munduar në gjithë këto vite të shtojmë portofolin e shërbimeve, sepse ky është parakushti kryesor për rritjen e përdorimit të llogarisë dhe e-wallet. Disa operatorë kanë hyrë vetëm me e-money, vetëm me shërbime nga celulari, por ne jemi përpjekur të ndjekim stadin e zhvillimit të tregut.Ne kemi ndjekur modelin e biznesit të konvertimit. Aktualisht, pagesat me para cash ngelen dominuese, por gjithsesi ka një tendencë në rritje të e-wallet.Mendojmë se kjo ka qenë strategjia e duhur për të krijuar një masë kritike klientësh dhe për t’i edukuar gradualisht, përveç faktit që tashmë brezat po ndryshojnë dhe më të rinjtë janë të orientuar te shërbimet dixhitale, kryesisht nga celulari. Deri tani, ne jemi mbështetur tek ato shërbime dixhitale me të cilat mund të sigurosh numra të mëdhenj, tregun e gjerë.E kam fjalën kryesisht për shërbimet utilitare, pra pagesat e energjisë, ujit, shërbimeve të komunikimit etj., sepse këto janë shërbime që i shërbejnë çdo familjeje në fund të muajit.Ndryshe nga bankat, ne nuk kemi burime të tjera të ardhurash veç shërbimeve të pagesave, ndaj është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm në investime, me fokus drejt atyre shërbimeve që kanë potenciale për të krijuar të ardhura. Pjesë e rëndësishme e strategjisë sonë ka qenë të veprojmë që në fillim me pagesa në kohë reale.Kjo nënkupton integrimin e plotë me sistemet e operatorëve të shërbimeve, për të kryer dhe për të pasqyruar pagesat menjëherë, online. Kemi investuar edhe në pjesën e dixhitalizimit të dërgesave të parave, pavarësisht se kanalet tradicionale mbeten ende dominuese”, – thotë znj. Shomo.Disa operatorë të tjerë po përpiqen të ndërtojnë modele të super-apps, ku klienti mund të blejë direkt online shumëllojshmëri produktesh ose shërbimesh. Megjithatë, edhe këta operatorë po tentojnë të krijojnë ura lidhëse me infrastrukturën tradicionale të pagesave me kartë.Akil Rajdho, drejtor i përgjithshëm i Rpay (POK), thotë se ky institucion e ka nisur aktivitetin me transferta parash dhe pagesa utilitetesh, ndërsa gradualisht po tenton ta zgjerojë aplikacionin me një gamë më të gjerë shërbimesh.“Kemi shtuar pagesa siguracionesh, utilitete, marketplace të integruar, kemi futur kartat dixhitale Visa, që mund t’i shtosh edhe në Google Pay, ndërsa shumë shpejt, nga korriku, do të kemi edhe Apple Pay për Shqipërinë.Së shpejti, do të nxjerrim edhe Visa Direct, një program për transferim parash, brenda dhe jashtë vendit. Është një shërbim që i ofron klientit mundësinë që nga një portofol dixhital të transferojë para në një kartë Visa ose nga një kartë Visa drejt një karte tjetër Visa kudo në botë.Lidhur me përdorimin e shërbimeve, ka shumë interes për shërbimin e blerjes së biletave për evente, për pagesën e gjobave, për kartat dixhitale, pra, për rimbushjen e kartave dixhitale dhe pagesa me to, por edhe transferta parash.Për sa i takon marketplace, mund të them se ende nuk ka volume të mëdha, edhe për shkak të konkurrencës së fortë nga operatorë globalë, si Temu”, – thotë ai.Z.Rajdho thotë se përdorimi i produkteve dhe infrastrukturës së kartave të pagesave është i domosdoshëm për disa arsye.“Përdoruesit tanë janë persona që kryejnë udhëtime të shpeshta jashtë vendit, ku nuk mund të japësh ende zgjidhje vetëm me pagesa me QR Code dhe kështu ngelesh mbrapa. Një avantazh tjetër është mundësia për të pajisur me karta dixhitale fëmijët nën 18 vjeç dhe për të pasur kontroll mbi blerjet e tyre. Gjithashtu, ne kemi edhe kartën njëpërdorimshe, që ofron siguri më të lartë në blerjet online”, – thotë ai.Aktorë të veçantë, si IutePay, e kanë ndërtuar konceptin e shërbimit të pagesës të lidhur me aktivitetin kreditues të shoqërisë simotër IuteCredit. Klientëve u ofrohet mundësia e aplikimit dhe përfitimit të financimeve direkt në aplikacion dhe më tej, përdorimi i fondeve për blerje online, ose në pika fizike me QR Code.  Fintechs, nga konkurrentë në plotësues me bankat?Institucionet fintech të pagesave po përpiqen të faktorizohen në një treg ku, nga njëra anë përdorimi i parasë cash vazhdon të jetë masiv dhe nga ana tjetër, bankat janë dominuese në segmentin (sidoqoftë në rritje të shpejtë) të pagesave elektronike.Pavarësisht se bankat kanë një depërtim shumë më të madh dhe një fuqi më të madhe ekonomike, përvoja e ekonomive më të zhvilluara ka dëshmuar se institucionet fintech mund të jenë aktorë shumë të rëndësishëm në tregun e pagesave.Elton Çollaku nga UFT mendon se institucionet e parasë elektronike mund të shërbejnë si lojtarë komplementarë të tregut të shërbimeve financiare e bankare, madje ka shumë hapësira ku Bankat e Nivelit të Dytë dhe IPE/Fintech mund të bashkëpunojnë mjaft mirë mes tyre.“Në këtë linjë UFT ka disa histori suksesi në treg, në bashkëpunim me disa banka të nivelit të dytë, e jo vetëm. Bazuar në përvojën tonë disavjeçare në tregun e pagesave dixhitale, ne kemi ndërtuar një strukturë fleksibël dhe dinamike që na mundëson të fokusohemi tërësisht në zhvillimin teknologjik.Si institucion i parasë elektronike, nuk synojmë të zëvendësojmë shërbimet bankare tradicionale, por t’i plotësojmë ato me zgjidhje të thjeshta, të shpejta të aksesueshme dhe të përshtatshme për një bazë të gjerë përdoruesish duke kontribuar në përfshirjen financiare, sidomos të segmenteve më pak të mbuluara nga sistemi bankar.Në këtë mënyrë, UPay funksionon si një hallkë plotësuese në zinxhirin e shërbimeve financiare, duke krijuar ura të reja lidhjeje midis teknologjisë dhe bankingut tradicional”, – thotë ai.Akil Rajdho, nga RPay, mendon se “çelësi” për suksesin e institucioneve të reja të parasë elektronike do të jetë specializimi, që paralelisht do të krijojë edhe potenciale bashkëpunimi me bankat tregtare.“Mendoj se perspektiva do të jetë te specializimi dhe diversifikimi. Nuk duhet të luftojmë të gjithë për të njëjtat shërbime, por të përpiqemi të jemi komplementarë me njëri-tjetrin dhe me sektorin bankar.Kam qenë ndër të parët që kam kërkuar bashkëpunim nga bankat, që do të kishin përfitimet e veta, sepse do të mund të përdornin fondet e gjeneruara nga klientët tanë. Problemi zakonisht është mungesa e bashkëpunimit nga strukturat e nivelit më të ulët të bankave, që nuk tregojnë bashkëpunim të mjaftueshëm.Deri tani, ne kemi arritur të ndërtojmë bashkëpunim kryesisht me disa banka lokale, edhe sepse ato kanë më shumë pavarësi në vendimmarrje.Disa banka kanë ngritur institucionet e tyre të e-money, por për mendimin tim, duke parë edhe tendencën globale, mendoj se është më e leverdishme të blesh një strukturë të ngritur, se sa ta ndërtosh vetë nga e para. Në të ardhmen mendoj se mund të ketë edhe shitblerje apo bashkime”, – thotë z. Rajdho.Ai mendon se për institucionet fintech në të ardhmen e afërt ka potenciale të mëdha për të zgjeruar bazën e të ardhurave, veçanërisht te shërbimet për biznesin.“Për ne, pritshmëritë më të mëdha janë te shërbimet për bizneset (B2B), si, për shembull, në ofrimin e shërbimeve të e-commerce. Kemi investuar shumë në zgjidhje për këto shërbime, sepse besojmë se ka potenciale për të ardhura, por natyrisht edhe këtu duhet bashkëpunim me një bankë”, – shton ai.Në të njëjtën linjë shprehet edhe Linda Shomo, nga Easypay, që mendon se segmenti i biznesit ka potenciale të mëdha, sidomos në shërbimet e reja që lidhen me open banking.“Në fund të fundit, potencialet dhe të ardhurat kryesore janë në shërbimet biznes me biznes.Oportunitete janë, por secili nga aktorët duhet të bëjë rolin e vet. Veçanërisht për tregtinë elektronike, sot ekzistojnë mundësi për të kryer pagesat direkt nga llogaria dhe jo vetëm me kartë. Kjo është një nga mundësitë kryesore që të jep open banking.Të jep mundësinë menaxhimit të riskut në kohë reale, duke pasur informacion të qendërzuar në kohë reale për të gjitha llogaritë, mund të bëhet scoring (pikëzimi) i klientëve, pra, ka mundësi të mëdha biznesi.Ne që tani kemi marrë kërkesa nga korporatat për të bashkëpunuar me shërbimet e open banking. Fakti që shumë korporata janë ndërgjegjësuar dhe i kuptojnë pak a shumë përfitimet, edhe nga përvoja e kompanive mëmë jashtë vendit, është inkurajues”, – thotë znj. Shomo. Pritshmëritë nga projekti i instant paymentsNë fillim të këtij viti, Banka e Shqipërisë njoftoi se ka nisur punën për ngritjen e një sistemi kombëtar të pagesave të shpejta (instant payments), që do të klonojë sistemin homolog TIPS të përdorur nga Banka e Italisë.Administratori i UFT, Elton Çollaku, thotë se implementimi i këtij sistemi do të transformojë tregun e pagesave elektronike në Shqipëri.“Ndërsa përdorimi i parasë fizike mbetet ende i lartë, ky zhvillim do të krijojë mundësi reale për të përshpejtuar kalimin drejt një ekonomie më moderne dhe të dixhitalizuar. Për ne në UPay, ky përbën një hap strategjik që përputhet në mënyrë të natyrshme me misionin tonë: të ofrojmë shërbime financiare të aksesueshme, të shpejta dhe të orientuara drejt përdoruesit fundor.Sistemi i instant payments do të na lejojë të ofrojmë transaksione në kohë reale, 24/7, me ndërveprim të menjëhershëm dhe kosto më të ulët, duke rritur kështu vlerën e shërbimit që u ofrojmë klientëve tanë.Ne jemi të angazhuar për të qenë pjesë aktive e këtij transformimi, duke ofruar zgjidhje që e bëjnë përditshmërinë financiare më të thjeshtë, më të sigurt dhe më ‘smart’ për të gjithë” thotë z. Çollaku.Linda Shomo, nga Easypay, thotë se instant payments është një projekt me shumë interes për institucionet e parasë elektronike. Sipas saj, nëse paraja fizike do të lëvizë në kohë reale, ky do të jetë një potencial shumë i madh për institucionet e parasë elektronike.“Deri më sot, institucionet e parasë elektronike nuk kanë pasur mundësi të jenë pjesë e infrastrukturës kombëtare të pagesave. Ne mund të jemi pjesëmarrës indirekt, që do të thotë se ne mund të marrim pjesë vetëm nëpërmjet bankave.Kjo krijon që në fillim një dizavantazh, duke e bërë të pamundur që ne të konkurrojmë me bankat. Me projektin e ri të TIPS, mendojmë se mund të bëhemi pjesëmarrës direktë, megjithëse ende nuk ka një rregullore për këtë gjë.Nëse do të na mundësohej një pjesëmarrje direkte, kjo do të ndryshonte në mënyrë thelbësore mjedisin e biznesit dhe hapësirat që ne kemi për të konkurruar me bankat”, – thotë ajo.“Instant payments sigurisht që shtron potenciale të rëndësishme për ne, sepse institucionet fintech kanë prioritet shpejtësinë dhe përdorimin e avantazheve teknologjike.Ngritja e një sistemi të tillë gjithashtu na jep mundësi të anashkalojmë kostot e Visa dhe Mastercard, që janë të konsiderueshme”, – shprehet Akil Rajdho nga RPay.Një tjetër projekt me ndikim të rëndësishëm për këtë segment të tregut financiar është edhe SEPA.“Edhe këtu kuptohet që bankat janë të avantazhuara dhe kanë aplikuar të parat, duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet ekzistuese me bankat korrespondente europiane. Edhe ne po punojmë, por jemi ende pak më mbrapa, sepse nuk kemi infrastrukturën e bankave”, – thotë znj. Shomo nga Easypay.      Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Numri i kartave të pagesave u rrit më tej në tremujorin I

    Numri i kartave të pagesave u rrit më tej në tremujorin I

    Biznesi i kartave të pagesave shënoi rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti, si në numrin e tyre, ashtu edhe në volumin e përdorimit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit mars numri i kartave aktive arriti në 1.54 milionë, në rritje me 2.2% që nga fillimi i vitit.Rritja është mbështetur në masën dërrmuese nga zgjerimi i vazhdueshëm në segmentin më të madh atë të kartave të debitit, por edhe tendencat pozitive në numrin e kartave të kredititi dhe pjesërisht edhe të kartave me funksion paraje elektronike.Numri i kartave të debitit në fund të 3-mujorit 2025 arriti në 1.35 milionë, në rritje me 2.1% që nga fillimi i vitit. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën pothuajse 88% të numrit të përgjithshëm të kartave të pagesave.Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve. Rritja e numrit të tyre tregon njëkohësisht përmirësim të përfshirjes financiare dhe zgjerim të përdorimit të prdukteve bankare nga publiku.Vitin e kaluar, hyri në fuqi ligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”. Vlerësohet se ligji i ri ka dhënë një shtysë të mëtejshme përdorimit të llogarive bankare ngë shqiptarët, por edhe kartave të debitit, si një instrument i lidhur me llogarinë e pagesës.Sipas ligjit, llogaria e pagesave me shërbime bazike u ofrohet konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhehistorikut të aftësisë paguese. Për mbajtësit e kësaj llogarie, bankat duhet të ofrojnë disa shërbime bazike të pagesave pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme.Ndërkohë, produkti tjetër konsumator, ai i kartave të kredititi, ka shfaqur një ecuri pozitive.Në fund të marsit, sektori financiar raportonte më shumë se 117 mijë karta krediti aktive, me një rritje me 3% që nga fillimi i vitit.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 3-mujorin 2025, pagesat me kartë në terminalet POS arritën vlerën e 22.8 miliardë lekëve, ose 10% më shumë krahasuar me mesataren tremujore të vitit të kaluar.Veprimet me karta janë në rritje edhe në numër transaksionesh. Për 3 muajt e vitit 2025, klientët e sektorit bankar kanë kryer rreth 5.85 milionë pagesa me kartë, shifër kjo 19% më e lartë krahasuar me mesataren tremujore të vitit të kaluar.Pesha e veprimeve me kartë në terminalet POS për 3-mujorin 2025 përbënte rreth 17% të totalit të veprimeve karta bankare, nga 16% që ishte ky raport për vitin 2024.Megjithëse veprimet me karta vazhdojnë të dominohen nga tërheqjet cash në ATM, pesha e pagesave elektronike në vitet e fundit është në rritje dhe për 3-mujorin I 2025 ka prekur nivelin më të lartë historik./ E.ShehuBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Transaksione 1.8 miliardë euro, zgjerohen pagesat me aips, ekspertët: ndikuan zgjedhjet dhe turizmi

    Transaksione 1.8 miliardë euro, zgjerohen pagesat me aips, ekspertët: ndikuan zgjedhjet dhe turizmi

    Digjitalizimi i sistemit të pagesave, efikasiteti dhe siguria në shërbime, pro dhe më pak kosto i ka nxitur individët dhe bizneset të kryejnë më shumë transaksione në euro nëpërmjet sektorit bankar.

    Të dhënat e  Bankës së Shqipërisë tregojnë ecurinë e pagesave të cilat deri në muajin prill në vlerë arritën në 1.8 miliardë euro. Ndërsa numri i tyre u rrit me 19%.
    Është ecuria e ekonomisë ndikuar përdorimi i gjerë i euros si pasojë e prurjeve nga turizmi, remitancave por dhe zgjedhjeve.
    Një tregues kryesor i rritjes së përdorimit të këtyre pagesave janë edhe blerjet që individët apo bizneset kryejnë në shuma të mëdha, pronat, automjetet, apo dhe lëvizjet ndërmjet bankave.
    Qëllimi kryesor i krijimit të sistemit AIPS Euro është kryerja e pagesave në Euro brenda vendit me kosto më të ulët dhe me një periudhë kohore më të shkurtër. Ndërsa sipas ekspertëve modernizimi i sistemit të pagesave do zgjerohet edhe më tej me hyrjen në funksion edhe të SEPA.
     
    TRANSAKSIONET NË VLERË (mln euro)
     
    Vlerë:                            1.8 mld euro
    Numër:                           114 mijë e 298
     
    NUMRI I TRANSAKSIONEVE NË EURO
    Janar 2025            25,865
    Shkurt 2025          27,147
    Mars 2025             27,948
    Prill 2025               33,338
    Totali                     114,298
     

    Top Channel