Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën një paketë të ndryshime rregullatore, që parashikon ulje të ndjeshme të komisioneve të pagesave për qytetarët.Sipas ndryshimeve të miratuara, pagesat elektronike deri në 40 mijë lekë do të jenë pa komision për qytetarët.Për pagesat elektronike në shumën deri në 10 milionë lekë, komisionet janë ulur gati me 10 herë.Për pagesat në Euro, komisionet minimale dhe përqindjet e aplikueshme janë ulur gjithashtu rreth 10 herë, duke ofruar kushte ndjeshëm më të favorshme për pagesat në euro brenda vendit, por duket krijuar dhe trajektoren e komisioneve të aplikuara në transfertat ndërkufitare SEPA.Sipas Bankës së Shqipërisë, këto ndryshime vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm të vendit në SEPA dhe për implementimin e projektit TIPS Clone për pagesat e shpejta (instant payments).Transfertat me e-banking, falas deri në 40 mijë lekëNë rregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime që parashikojnë që për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AECH, por që janë të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, nuk duhet të aplikohen komisione.Aktualisht, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) është 20 mijë lekë.Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.Rregullorja parashikon edhe ulje të komisioneve për transfertat në vlera më të mëdha, e përshkallëzuar në disa shuma. Çmimi i komisioneve të aplikuara nga institucionet financiare për klientët e tyre, për të gjitha urdhërpagesat në nisje nëpërmjet AECH me vlerë nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 100 lekë.Me rregulloren e mëparshme, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kishin një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking.Rregullorja e re parashikon që çmimi i komisioneve të aplikuara për transfertat në nisje me vlerë më shumë se 1 milion lekë deri në 5 milionë lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 500 lekë.Aktualisht, transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë mund të paguajnë një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).Për transfertat më të mëdha se 5 milionë lekë deri në vlerën e 10 milionë lekë, rregullorja përcakton një komision tavan prej 1 mijë lekësh.Ndërsa çmimi i komisioneve të aplikuara për pagesat më të mëdha se 10 milionë lekë deri në nivelin e 15 milionë lekëve nuk duhet të jetë më i lartë se 1400 lekë.Rregullorja e re ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar një nivel 50% të komisioneve për transfertat e kryera me internet banking.Për pagesat në nisje që janë të iniciuara në formë elektronike (e-banking), me vlerë më të madhe se 40 mijë lekë, komisionet nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë joelektronike.Për shembull, të gjitha transfertat e kryera me e-banking deri në vlerën e 1 milion lekëve nuk mund të ngarkohen nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.Ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në EuroNdryshime në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”, parashikojnë ulje të nivelit të komisioneve që klientët e sektorit financiar do të paguajnë për kryerjen e transfertave në Euro.Nivelet maksimale të parashikuara për komisionet e transfertave të brendshme do të jenë të vlefshme edhe për transfertat ndërkombëtare nëpërmjet SEPA.Rregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës” parashikon që tarifat e aplikuara nga Operatorët e Shërbimeve të Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka të pagesave dhe parasë elektronike) për pagesat SEPA dalëse nuk mund të tejkalojnë kufijtë e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë për vlerat korresponduese të pagesave vendase në Euro që procesohen përmes sistemeve të saj dhe përcaktohen në kuadrin rregullator të këtyre sistemeve.Rregullorja e re ul nivelin e komisionit minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat në sistemin AIPS Euro, në 4 euro, nga 6 euro që ishte më parë.Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.Gjithashtu, ky komision maksimal është i detyrueshëm vetëm për transfertat me vlerë më të ulët, deri në 10 mijë euro; për pagesat më të mëdha se 10 mijë euro, aktualisht nuk parashikohet një tavan për komisionin në përqindje, por vetëm një komision maksimal në vlerë, pavarësisht shumës së transferuar.Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro.Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.Sistemi i pagesave kombëtare AIPS Euro nisi funksionimin në fillim të vitit 2022, me qëllim lehtësimin e kryerjes së transfertave në Euro brenda vendit dhe uljen e kostos të tyre. Më parë, këto transferta kryeheshin nëpërmjet bankave të huaja korrespendente, rrugë që sillte komisione shumë më të larta dhe kohë më të gjatë për finalizimin e transaksionit.Ndërsa, për tarifat e pagesave SEPA hyrëse, nëse aplikohen nga institucioni i përfituesit të pagesës, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave. Këto tarifa, në asnjë rast nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.Duke filluar nga muaji tetor, pritet që bankat tregtare shqiptare të fillojnë kryerjen e transfertave nëpërmjet sistemeve të SEPA, çka do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për kryer transfertat në Euro jashtë vendit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: pagesave
-

65% e transfertave bankare kryhen nëpërmjet internetit
Tendenca e zhvendosjes së pagesave bankare drejt kanaleve elektronike është theksuar më tej në tremujorin e dytë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 4.4 milionë transferta kreditimi (pagesa) të kryera nga klientët e sektorit bankar për tremujorin e dytë 2025, 65% e tyre ose rreth 2.85 milionë veprime në total u kryen në formë jo-letër.Transfertat në formë jo-letër përfshijnë transferta që kryhen pa praninë fizike të klientit në bankë, kryesisht nëpërmjet shërbimeve të internet banking dhe mobile banking.Për të gjithë 6-mujorin 2025, pesha e veprimeve nga kanalet elektronike është rritur në 64% të totalit, ndërsa gjysmën e parë të vitit të kaluar ato përbënin rreth 59% të numrit të përgjithshëm të transfertave bankare.Transfertat elektronike kanë fituar një peshë të konsiderueshme edhe të matura në vlerë.Rreth 40% e vlerës së përgjithshme të transfertave për 6-mujorin 2025 u krye nëpërmjet internet banking/mobile banking, nga 39% e që kishte qenë pesha e tyre në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në fund të vitit 2024, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%. Tashmë 39% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 34% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023 dhe më pak se 20% që ishte në vitin 2020.Afërsisht 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin i takojnë individëve. Numri i llogarive të lidhura me internetin për individët u rrit me 23%, ndërsa për llogaritë e bizneseve rritje ishte edhe më e lartë, me 26% më shumë krahasuar me një vit më parë.Përdorimi i kanaleve online është i rëndësishëm për të kursyer kohë, por edhe për të mundësuar një shfrytëzim më eficient të sporteleve të bankave, duke i shfrytëzuar këto sportele vetëm për marrjen e atyre shërbimeve dhe produkteve ku prania fizike është ende e domosdoshme.Aktualisht, të gjitha bankat tregtare në Shqipëri e ofrojnë shërbimet e internet banking. Kjo nënkupton se çdo klient i sektorit bankar ka në dispozicion një kanal alternativ për kryerjen e pagesave dhe marrjen e shërbimeve të pagesave, pa qenë nevoja për shkuar domosdoshmërisht në degë.Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga lehtësitë tarifore të aplikuara me nismën e Bankës së Shqipërisë. Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision. Ndërkohë, për shumat më të mëdha, transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave. E njëjta politikë u ndoq edhe në rregulloren për transfertat kombëtare në Euro, ku komisionet për transfertat elektronike duhet të jetë maksimalisht sa 50% e komisioneve të pagesave që kryhen në degët e bankave.Ndërkohë, në projektrregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, që pritet të miratohet këtë viti, Banka e Shqipërisë parashikon dyfishimin e vlerës së transfertave të kryera nëpërmjet internetit që përjashtohet nga komisionet bankare, nga 20 mijë lekë në 40 mijë lekë.Projektrregullorja e re ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar një nivel 50% të komisioneve për transfertat e kryera me internet banking, por ndërkohë ul nivelin e tyre bazë në përqindje.Për shembull, të gjitha transfertat e kryera me e-banking deri në vlerën e 1 milion lekëve nuk mund të ngarkohen nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM, rritje me 42%
Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë të parë ato kanë kaluar në numër tërheqjet e parasë cash në ATM.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 52 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraja cash.
Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 48.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 17.4% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 16.3% i vitit të kaluar.
Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që vlera e pagesave për gjysmën e dytë të vitit të jetë më e lartë.
Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri.
Megjithatë, përveç ndikimit të ndjeshëm të turizmit, vlerësohet se edhe përdorimi i pagesave me kartë nga rezidentët është në rritje në vitet e fundit, sidomos pas periudhës së pandemisë.
Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe besohet se sektori i turizmit i ka dhënë një shtysë të konsiderueshme këtyre pagesave.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 27 969, në rritje të mëtejshme me 28.4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.
Një nga operatorët e mëdhenj globalë të pagesave me kartë, Mastercard, këtë vit po e mbështet zgjerimin e pagesave me kartë me një program të shtimit të pajisjeve POS me kushte lehtësuese për bizneset.
Rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi. Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2024 numri i kartave aktive arriti në 1.57 milionë, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë./Monitor -

Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM
Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë të parë ato kanë kaluar në numër tërheqjet e parasë cash në ATM.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 52 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraja cash.Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 48.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 17.4% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 16.3% i vitit të kaluar.Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që vlera e pagesave për gjysmën e dytë të vitit të jetë më e lartë.Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri.Megjithatë, përveç ndikimit të ndjeshëm të turizmit, vlerësohet se edhe përdorimi i pagesave me kartë nga rezidentët është në rritje në vitet e fundit, sidomos pas periudhës së pandemisë.Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe besohet se sektori i turizmit i ka dhënë një shtysë të konsiderueshme këtyre pagesave.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 27 969, në rritje të mëtejshme me 28.4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.Një nga operatorët e mëdhenj globalë të pagesave me kartë, Mastercard, këtë vit po e mbështet zgjerimin e pagesave me kartë me një program të shtimit të pajisjeve POS me kushte lehtësuese për bizneset.Rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi. Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2024 numri i kartave aktive arriti në 1.57 milionë, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë. / E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025
Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke reflektuar zhvillimin e teknologjisë financiare dhe rritjen e besimit ndaj shërbimeve digjitale. Sipas BSH-së, gjatë periudhës janar–qershor 2025, numri total i pagesave përmes sistemit bankar arriti në 27.9 milionë, një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera totale e pagesave kap shifrën e 3.475 miliardë lekëve, me një rritje prej 13% në terma vjetorë. Ndërkohë kartat bankare kanë qenë një tjetër instrument shumë i përdorur në këtë periudhë.
“Pagesat me kartë janë rritur me 30%, duke zënë 67% të totalit të pagesave, çka tregon adoptimin gjithnjë e më të gjerë të këtij instrumenti në jetën e përditshme. Ndërkohë, transfertat e kreditit online kanë shënuar rritje me 23%, dhe tani përbëjnë 19% të totalit të pagesave”, njofton BSH-ja. Referuar statistikave, numri i kartave të debitit dhe kreditit në qarkullim ka arritur në 1.572 milionë, duke shënuar një rritje vjetore prej 4.1%. Këto shifra tregojnë qartë zhvendosjen drejt një ekonomie gjithnjë e më digjitale dhe moderne, me qytetarë që po përqafojnë më shumë komoditetin dhe sigurinë që ofrojnë pagesat elektronike. Banka e Shqipërisë vijon të mbështesë këtë zhvillim përmes reformave dhe rregulloreve që rrisin aksesin, transparencën dhe sigurinë në tregun financiar.
-

BSH do të ndryshojë rregulloren për veprimet që regjistrohen në bilancin e pagesave
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren e saj “Për veprimtarinë valutore”. Objekti i rregullores në fjalë është përcaktimi i rregullave për kryerjen e veprimeve që regjistrohen në llogarinë korente dhe kapitale, në formën e pagesave dhe transfertave nga dhe në Republikën e Shqipërisë.Ato përfshijnë veprimet ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve nëpërmjet përdorimit të mjeteve të pagesës në valutë dhe transferimin e njëanshëm të aktiveve nga dhe në Republikën e Shqipërisë.Ndryshimet e propozuara në rregullore lidhen kryesisht me detajimin e përkufizimit të konceptit të rezidencës. Megjithëse në pamje të parë ndryshimet lidhen me teknikalitete, përkufizimi i rezidencës është element i rëndësishëm në llogaritjen e flukseve në bilancin e pagesave të vendit.Sipas projekt-rregullores, rezident klasifikohet çdo person fizik ose person juridik që e ka qendrën e interesit ekonomik në territorin e Republikës së Shqipërisë, zakonisht për një periudhë jo më të shkurtër se dymbëdhjetë muaj.Personi fizik konsiderohet rezident kur banon zakonisht në Republikën e Shqipërisë ose ushtron aty veprimtari ekonomike në mënyrë të qëndrueshme dhe nuk ndryshon rezidencën vetëm për arsye studimi, trajtimi shëndetësor, shërbimi të përkohshëm apo udhëtimi jashtë vendit.Me rregulloren aktuale, një person fizik konsiderohet rezident për sa kohë që është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit jashtë saj.Lidhur me personat juridikë, projekt-rregullorja përcakton se ata konsiderohet rezidentë kur: janë të inkorporuar ose regjistruar sipas legjislacionit shqiptar ose e kanë vendin e menaxhimit efektiv apo qendrën e operacioneve kryesore në Republikën e Shqipërisë.Degët e jorezidentëve në Republikën e Shqipërisë do të trajtohen si njësi rezidente, ndërsa degët e rezidentëve jashtë Republikës së Shqipërisë do të trajtohen si njësi jorezidente.Njësitë diplomatike dhe konsullore dhe kontingjentet ushtarake të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, konsiderohen rezidentë të Republikës së Shqipërisë, ndërsa organizatat ndërkombëtare të vendosura në Republikën e Shqipërisë konsiderohen jorezidente dhe personeli i huaj i akredituar konsiderohet jorezident.Njësitë jo-fitimprurëse do të njihen si rezidente në rastin kur veprojnë kryesisht në Republikën e Shqipërisë.Entitetet me qëllim të posaçëm, si shoqëritë zotëruese, fondet apo subjekte të ngjashme do të klasifikohen në varësi të inkorporimit ose menaxhimit efektiv.Klasifikimi i rezidencës për zbatimin e kësaj rregulloreje bazohet në parimet e Manualit të Bilancit të Pagesave (dokument i FMN) dhe rregulloret përkatëse të Bankës Qendrore Europiane.Të gjithë personat apo njësitë e tjera, që nuk përfshihen në kategorinë “rezidentë” sipas përcaktimeve të mësipërme, do të konsiderohen si “jorezidentë”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

BSH përcakton tarifat tavan për transfertat SEPA, ato hyrëse nuk mund të jenë më të larta se 3 Euro
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektrregulloren që vendos bazat për nivelin e tarifave që bankat dhe institucionet e pagesave do të aplikojnë, pas anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës” parashikon që tarifat e aplikuara nga Operatorët e Shërbimeve të Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka të pagesave dhe parasë elektronike) për pagesat SEPA dalëse nuk mund të tejkalojnë kufijtë e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë për vlerat korresponduese të pagesave vendase në Euro që procesohen përmes sistemeve të saj dhe përcaktohen në kuadrin rregullator të këtyre sistemeve.Sipas ndryshimeve të propozuara, “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”, të raportuara nga “Monitor” javën e kaluar, komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat në sistemin AIPS Euro, do të ulet nga 6 euro në 4 euro.Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar. Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.Këto nivele tavan do të aplikohen edhe për transfertat në nisje në zonën SEPA.Ndërsa, për tarifat e pagesave SEPA hyrëse, nëse aplikohen nga institucioni i përfituesit të pagesës, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave. Këto tarifa, në asnjë rast nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.Duke filluar nga muaji tetor, pritet që bankat tregtare shqiptare të fillojnë kryerjen e transfertave nëpërmjet sistemeve të SEPA, çka do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për kryer transfertat në Euro jashtë vendit.Aktualisht, sektori bankar në Shqipëri i ekzekuton transfertat ndërkombëtare nëpërmjet nëpërmjet bankave të huaja korrespondente. Një zgjidhje e tillë sjell komisione të larta dhe kohë relativisht të gjatë për kryerjen e transfertave.Sipas analizave të kryera nga Banka Botërore, aktualisht një pagesë nga Shqipëria drejt zonës SEPA sot kushton gati 10 herë më shumë se një pagesë brenda zonës SEPA.Transferta kërkon disa ditë pune, ndërsa me anëtarësimin në SEPA pritet që paratë të transferohen në llogarinë e përfituesit maksimalisht brenda një dite pune.Lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë, Bashkimin Europian, pritet të lehtësojë zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare.Bizneset shqiptare do të kenë akses në një treg të madh me mundësi për zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve dhe rritjen e konkurrencës.Pjesëmarrja në SEPA vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në sektorë strategjikë siç është turizmi dhe në rritjen flukseve të lidhura me investimet e huaja direkte. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Apple Pay tashmë i disponueshëm edhe në Kosovë, një hap i madh drejt digjitalizimit të pagesave
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar zyrtarisht se shërbimi global i pagesave Apple Pay është bërë i disponueshëm edhe në Kosovë, duke shënuar një arritje të rëndësishme në drejtim të modernizimit të sistemit financiar dhe rritjes së përfshirjes digjitale.
Përmes këtij shërbimi, qytetarët dhe bizneset në Kosovë do të mund të kryejnë pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt duke përdorur pajisjet Apple, si iPhone dhe Apple Watch. Kartelat bankare mund të lidhen me Apple Pay përmes bankave dhe institucioneve financiare në vend, në përputhje me marrëveshjet individuale dhe integrimet teknike që secila prej tyre kërkon, përcjellë KultPlus.
Sipas BQK-së, kjo nismë vjen si vazhdim i përpjekjeve për digjitalizimin e tregut financiar në Kosovë dhe ndjek integrimin e mëhershëm të Google Pay. Apple Pay konsiderohet një element kyç për përmbushjen e standardeve moderne evropiane për pagesa digjitale dhe zgjerimin e qasjes në shërbime financiare ndërkombëtare.
BQK ka theksuar se ky hap është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me sektorin bankar dhe partnerët ndërkombëtarë, me një mirënjohje të veçantë për mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të Planit Strategjik 2024–2028, BQK shprehet se do të vazhdojë të mbështesë transformimin digjital të sistemit financiar dhe të sigurojë kushte sa më të favorshme për përhapjen e teknologjive të avancuara në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë./KultPlus.com
-

Rruga drejt një ekonomie pa cash nuk varet vetëm nga sektori privat
EDITORIAL / Javën e kaluar, në një takim me përfaqësues të sektorit bankar dhe financiar, kryeministri shpalosi një synim më shumë se ambicioz: ta bëjë Shqipërinë një ekonomi cashless (që nuk përdor para fizike) deri në vitin 2030.Në rast se këtë deklaratë të kryeministrit e kuptojmë pa nuanca apo rezerva, reagimi i parë do të ishte skepticizmi, duke pasur parasysh se Shqipëria vlerësohet të jetë ende sot një ndër ekonomitë me shkallën më të lartë të përdorimit të parasë fizike.As vendet më të përparuara në dixhitalizimin e pagesave, për shembull, Suedia, nuk kanë shpalosur deri më sot objektiva për të pasur një ekonomi cashless.Megjithatë, në rast se deklaratën e kryeministrit do ta kuptojmë si një lloj hiperbole në shprehje të vullnetit për të nxitur një përdorim sa më të lartë të pagesave elektronike, duhet që ky vullnet të shoqërohet në vazhdim me më shumë veprime konkrete.Rritja e përdorimit të pagesave elektronike do të ofronte përfitime të shumta, si ulje të evazionit fiskal dhe të korrupsionit, rritje të të ardhurave buxhetore dhe mundësi të shtuara për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, ulje të kostove dhe rreziqeve të lidhura me prodhimin, ruajtjen dhe qarkullimin e parasë fizike, lehtësimin e transaksioneve ekonomike, etj.Shqipërisë nuk i mungojnë produktet dhe shërbimet që mundësojnë forma alternative të pagesave ndaj parasë fizike. Pagesat dhe transfertat në kanale elektronike janë në rritje të shpejtë. Madje, prej tre vitesh numri i transfertave bankare që kryhen nëpërmjet internetit është më i lartë se ato në degë.Edhe pagesat për transaksionet e shitblerjes në vlerë të vogël, kryesisht në pikat e shitjes, por edhe nëpërmjet internetit, janë në rritje. Zhvillimi i turizmit në vitet e fundit ka rritur kërkesën për pagesa me kartë dhe ka shtuar numrin e bizneseve që ofrojnë pagesa të këtij lloji.Një përdorim sa më i ulët i parasë cash është në interesin e plotë të bankave dhe institucioneve financiare, sepse mundëson uljen e kostos dhe rritjen e eficiencës së tyre operacionale.Në treg ka ambicie në rritje edhe prej institucioneve të parasë elektronike, që po investojnë në krijimin e portofolave dixhitalë, që synojnë të ofrojnë më shumë risi dhe fleksibilitet në pagesa.Nga ana tjetër, arsyet pse përdorimi i pagesave elektronike në Shqipëri është ende krahasimisht i ulët mund të identifikohet me probleme që kërkojnë një rol aktiv nga institucionet shtetërore.Përdorimi i formave të reja të pagesave është i lidhur direkt me rritjen e mirëqenies në përgjithësi.Në një ekonomi ku ka më shumë mirëqenie, është më e lehtë që kultura financiare e individëve dhe bizneseve të zhvillohet dhe ata të ndërgjegjësohen më lehtë për avantazhet e risive në produktet dhe shërbimet financiare.Faktor shumë i rëndësishëm frenues është informaliteti dhe evazioni fiskal. Pranimi i pagesave elektronike e bën të vështirë fshehjen e të ardhurave, ndaj ngelen një nga arsyet kryesore pse shumë biznese ende nuk ofrojnë mundësi pagesash të ndryshme nga ato cash.Një çështje tjetër është elementi kosto. Pranimi i pagesave elektronike, sidomos të atyre me kartë, shoqërohet me kosto që për bizneset e vogla mund të jenë të konsiderueshme, në raport me marzhet e tyre.Këto kosto rrjedhin sidomos nga kushtet e aplikuara nga operatorët globalë të pagesave, si Visa apo Mastercard.Përpjekjet në të shkuarën për të ngritur një skemë kombëtare të pagesave me kartë mundësonin një ulje të ndjeshme të këtyre kostove, por një projekt i tillë nuk gjeti shumë mbështetje nga palët e interesit.Tashmë, pritshmëritë janë nga gjenerata e re e pagesave nga llogaria në llogari, nëpërmjet QR code dhe ngritja e një sistemi të pagesave të shpejta.Megjithatë, këto projekte kërkojnë një rol aktiv nga institucionet shtetërore për të gjetur mënyra për uljen e kostove, në mënyrë që ky element të mos mbetet faktor frenues në zgjerimin e pagesave elektronike.Në vitet e fundit, Banka e Shqipërisë është shfaqur aktive në lehtësimin dhe promovimin e pagesave elektronike. Diferencimi i komisioneve për transfertat elektronike apo qasja lehtësuese ndaj konkurrencës, me licencimin e institucioneve të reja të parasë elektronike dhe me zbatimin e ligjit të ri për shërbimet e pagesave, janë shembuj pozitivë.Por, prej vitesh, sektori bankar kërkon me këmbëngulje kufizimin e vlerës së pagesave cash nga individët, marrjen e masave për kufizimin e përdorimit të Euros në transaksionet e brendshme ekonomike apo gjetjen e mënyrave për t’u ofruar konsumatorëve edhe një formë alternative pagese, veç parasë cash. Deri tani, këto kërkesa nuk kanë gjetur asnjë përgjigje nga Qeveria.Madje, vetë shteti nuk mund të quhet një shembull suksesi në dixhitalizimin e pagesave. Në institucionet publike ku kryhen pagesa ende sot është e rrallë të gjesh mundësinë për të paguar me kartë apo me forma të tjera jo cash.Vetë portali i qendërzuar i shërbimeve publike, e-Albania, ende nuk ofron mundësinë për të paguar online një numër shumë të madh shërbimesh.Edhe shpërndarja e pensioneve, në pjesën më të madhe, vazhdon të bëhet në formë cash, nëpërmjet sporteleve të Postës Shqiptare. Bizneset ende kanë vështirësi të dorëzojnë bilancet online, pasi rëndom sistemi bie në ditët e fundit për shkak të ngarkesës, siç po ndodh në këtë fund-korrik.Transformimi drejt një ekonomie pa pagesa cash duhet të fillojë nga shteti. Portali e-Albania duhet të integrohet plotësisht me sistemet bankare, institucionet e parasë elektronike dhe fintech-ët, për të mundësuar pagesa në kohë reale, të sigurta dhe me tarifa të ulëta.Gjithashtu, nevojitet një integrim funksional mes sistemit tatimor dhe platformave të pagesave elektronike.Çdo institucion publik duhet të pajiset me infrastrukturë të detyrueshme për pranimin e pagesave elektronike.Një element thelbësor për të garantuar besimin e publikut te pagesat elektronike është siguria e sistemeve.Rrjedhjet e përsëritura të të dhënave sensitive që administrohen nga institucionet shtetërore natyrisht që nuk ndihmojnë për të promovuar konceptin e një ekonomie pa para fizike. Institucionet shtetërore duhet të garantojnë sigurinë e të dhënave që administrohen në sistemet e tyre, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt për të kryer pagesa elektronike për shërbimet publike.Përtej aspekteve teknike dhe infrastrukturës që do të duhej të ngrihet dhe të funksionojë në një kohë rekord, barra më e lartë bie po tek institucionet shtetërore dhe autoritetet rregullatore për të zbutur hendekun mes mundësive teknologjike që tregu aktualisht ofron dhe përvetësimit real nga qytetarët.Njohuritë për menaxhimin e financave personale, përdorimin e kartave bankare apo aplikacioneve të portofolave elektronikë janë ende të kufizuara, veçanërisht në zonat jashtë qendrave urbane.Për më tepër, çdo strategji për dixhitalizimin e ekonomisë duhet të shoqërohet me politika për përfshirje financiare, mbështetje për akses në pajisje dhe internet, si dhe trajnime praktike për përdorimin e tyre, në të kundërt, një transformim i nxituar drejt një ekonomie pa cash, pa masa përfshirëse, mund të thellojë ndarjen dixhitale dhe sociale në vend.Një tranzicion i suksesshëm drejt një ekonomie më pak të varur nga paraja fizike nuk mund të mbështetet vetëm në presionin rregullator apo zhvillimet teknologjike, ose thjesht duke vendosur afate: ai duhet të ndërtohet mbi një aleancë interesash mes qytetarëve, shtetit dhe sektorit privat.Përpjekjet për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonomi janë më se të mirëpritura, por shteti duhet të kuptojë dhe të përmbushë më mirë rolin e vet në shërbim të këtij objektivi.Nëse Qeveria vërtet dëshiron të ndërtojë një ekonomi pa cash, ajo duhet ta udhëheqë këtë proces nëpërmjet shembullit të vet. TransformimiTransformimi drejt një ekonomie pa pagesa cash duhet të fillojë nga shteti. Portali e-Albania duhet të integrohet plotësisht me sistemet bankare, institucionet e parasë elektronike dhe fintech-ët, për të mundësuar pagesa në kohë reale, të sigurta dhe me tarifa të ulëta. Gjithashtu, nevojitet një integrim funksional mes sistemit tatimor dhe platformave të pagesave elektronike.TranzicioniNjë tranzicion i suksesshëm drejt një ekonomie më pak të varur nga paraja fizike nuk mund të mbështetet vetëm në presionin rregullator apo zhvillimet teknologjike, ose thjesht duke vendosur afate: ai duhet të ndërtohet mbi një aleancë interesash mes qytetarëve, shtetit dhe sektorit privat. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Ekonomia pa para cash”, Guvernatori ndan detaje për TCH: Si do të kryhet digjitalizimi dhe formalizimi i ekonomisë
Pa para në xhep, vetëm pagesa elektronike – kjo është forma e re e ekonomisë drejt së cilës synon të ecë Shqipëria deri në vitin 2030, përmes digjitalizimit dhe reformimit të sistemit të pagesave.
Qeveria është e angazhuar të ndërtojë kushtet infrastrukturore, ligjore dhe kulturore për të arritur këtë objektiv, në bashkëpunim me institucionet kryesore të vendit. Një rol kyç në këtë transformim do të ketë Banka e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko, në një intervistë për Top Channel, ndau detaje mbi hapat konkretë të kësaj nisme.
“Kryeministri ka pasur në fokus formalizimin e ekonomisë, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe digjitalizimin e tyre në Shqipëri, dhe Banka Qendrore është duke punuar intensivisht në këtë drejtim. Folëm për SEPA-n, që ecën paralelisht me objektivin për uljen e përdorimit të cash-it jashtë dhe brenda sistemit bankar. Një tjetër projekt madhor po zhvillohet në bashkëpunim me Bankën e Italisë, e cila ka marrë përsipër ta implementojë. Bëhet fjalë për një sistem transfertash të shpejta dhe të vogla, që do të mundësojë kryerjen e pagesave përmes celularit dhe kanaleve elektronike, në kohë reale. Kjo do të jetë një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të ekonomisë dhe modernizimit të sistemit të pagesave, në përputhje me objektivat e qeverisë.”, shprehet Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Projekti “Open Banking”, i cili tashmë ka përfunduar teknikisht, si dhe SEPA që pritet të bëhet operacional më 7 tetor 2025, së bashku me sistemin e pagesave të menjëhershme (“Instant Payment”), do të sjellin reduktimin e përdorimit të parasë fizike dhe rritjen e digjitalizimit në ekonominë shqiptare.
Guvernatori Sejko tregoj më tej se në çfarë faze ndodhen bankat shqiptare në përshtatje me SEPA-n dhe si do të nisë konkretisht zbatimi i skemës për pagesat në euro.
“Gjatë këtij viti, vëmendja është përqendruar në përgatitjen e bankave për të qenë funksionale dhe operacionale. Të gjitha bankat kanë aplikuar individualisht dhe janë pranuar. Konkretisht, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave, po punon për përgatitjen konkrete që më 7 tetor bankat të jenë gati për funksionimin e plotë në skemën SEPA. Vetëm në vitin e parë pas implementimit, ekonomia shqiptare pritet të përfitojë rreth 20 milionë euro në kursime, shifër që do të vijojë të rritet me kalimin e kohës.”, shtoi Sejko.
Përtej kursimeve, do të rritet edhe siguria e transaksioneve. Jetojmë në një kohë të ndjeshme, ku sulmet kibernetike janë një kërcënim real. Për më tepër, pjesëmarrja në SEPA është një kriter garancie – në aspektin e integrimit financiar, do të konsiderohemi si një vend i Bashkimit Evropian.”
Megjithëse këto reforma përbëjnë një hap përpara drejt integrimit europian dhe modernizimit të sistemit financiar, Guvernatori Sejko veçon edhe sfidën më të madhe që vendi po kalon.
“Sfida kryesore është formalizimi i ekonomisë. Në kuadër të integrimit të saj në BE, kemi ende shumë punë për të bërë. Banka e Shqipërisë po ndërmerr nisma që integrimi financiar të realizohet në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë. Formalizimi, ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformat strukturore në arsim dhe edukim janë thelbësore. Ne po përpiqemi të realizojmë të gjitha detyrat tona brenda kuadrit ligjor që të jemi në avangardë të këtij procesi.”, përfundoi guvernatori.
Top Channel
