Nga raporti 6-mujor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në tregun e përgjithshëm Jetë dhe Jo Jetë, SIGAL Insurance Group-i mbajti edhe këtë herë vendin e parë me 28% të vëllimit të tregut shqiptar.
Industria e sigurimeve në 6-mujorin e parë të vitit
Industria e sigurimeve të Jo Jetës, shënoi 7.59% prime të shkruara bruto më tepër, 1.27% më tepër pagesa dëmesh, 7.18% numër kontratash më tepër në gjysëmvitin e parë 2025. Këto janë përqindjet rritëse, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit paraardhës.https://youtu.be/kWMakHLE0OQ
Ndërsa, sa u takon sigurimeve të Jetës, 12.33% u rrit në drejtim të primeve të shkruara bruto sektori i sigurime, pagesa e dëmeve ra me 1.91% ndërsa numri i kontratave të sigurimeve u rrit me 15.49%.
SIGAL, mbi 9 milionë euro dëme të paguara
Në drejtime të veçanta, në industrinë e sigurimeve, SIGAL kryeson në sigurimet e pronës, aksidenteve dhe shëndetit, shëndetit privat, shëndetit në udhëtim, në TPL, kartonin jeshil, policat kufitare dhe sigurimet motorike në tërësi.
Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, SIGAL ka paguar 926,281,000 Lekë,
Kjo shifër, mbi 9 milionë euro të paguara, shifra më e lartë në treg, nënkupton më shumë pagesa se kushdo tjetër në industri.
CEO I SIGAL, z. Ponari
CEO i SIGAL, z. Avni Ponari, në lidhje me pozitat e kompanisë së tij, i pyetur nga TOP News dha këtë qëndrim:
“Sot, Sigal është një brand i njohur dhe një nga brandet më të mbështetura nga tregjet ndërkombëtare. Sigal ka partner kompanitë më të mëdha në Evropë dhe në botë. Portofoli i saj është i siguruar dhe risiguruar në kompani me emër si Hannover Re, Swiss Re, Munich Re, Allianz Re dhe plot kompani të tjera evropiane. Sigal ndodhet në këtë pozitë për shkak të menaxhimit të kujdesshëm prej 27 vjetësh dhe njerëzve të kualifikuar që e drejtojnë në të gjithë rajonin.
Sot, Sigal ka mbi 1.5 milionë klientë të cilët ia kanë besuar pasurinë, jetën, shëndetin dhe gjithçka tjetër që ata kanë krijuar.”
Klima e besimit
Tag: pagesa
-

Në Shqipëri SIGAL paguan 9 milionë euro dëme në 6 muaj
-

Rruga drejt një ekonomie pa cash nuk varet vetëm nga sektori privat
EDITORIAL / Javën e kaluar, në një takim me përfaqësues të sektorit bankar dhe financiar, kryeministri shpalosi një synim më shumë se ambicioz: ta bëjë Shqipërinë një ekonomi cashless (që nuk përdor para fizike) deri në vitin 2030.Në rast se këtë deklaratë të kryeministrit e kuptojmë pa nuanca apo rezerva, reagimi i parë do të ishte skepticizmi, duke pasur parasysh se Shqipëria vlerësohet të jetë ende sot një ndër ekonomitë me shkallën më të lartë të përdorimit të parasë fizike.As vendet më të përparuara në dixhitalizimin e pagesave, për shembull, Suedia, nuk kanë shpalosur deri më sot objektiva për të pasur një ekonomi cashless.Megjithatë, në rast se deklaratën e kryeministrit do ta kuptojmë si një lloj hiperbole në shprehje të vullnetit për të nxitur një përdorim sa më të lartë të pagesave elektronike, duhet që ky vullnet të shoqërohet në vazhdim me më shumë veprime konkrete.Rritja e përdorimit të pagesave elektronike do të ofronte përfitime të shumta, si ulje të evazionit fiskal dhe të korrupsionit, rritje të të ardhurave buxhetore dhe mundësi të shtuara për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, ulje të kostove dhe rreziqeve të lidhura me prodhimin, ruajtjen dhe qarkullimin e parasë fizike, lehtësimin e transaksioneve ekonomike, etj.Shqipërisë nuk i mungojnë produktet dhe shërbimet që mundësojnë forma alternative të pagesave ndaj parasë fizike. Pagesat dhe transfertat në kanale elektronike janë në rritje të shpejtë. Madje, prej tre vitesh numri i transfertave bankare që kryhen nëpërmjet internetit është më i lartë se ato në degë.Edhe pagesat për transaksionet e shitblerjes në vlerë të vogël, kryesisht në pikat e shitjes, por edhe nëpërmjet internetit, janë në rritje. Zhvillimi i turizmit në vitet e fundit ka rritur kërkesën për pagesa me kartë dhe ka shtuar numrin e bizneseve që ofrojnë pagesa të këtij lloji.Një përdorim sa më i ulët i parasë cash është në interesin e plotë të bankave dhe institucioneve financiare, sepse mundëson uljen e kostos dhe rritjen e eficiencës së tyre operacionale.Në treg ka ambicie në rritje edhe prej institucioneve të parasë elektronike, që po investojnë në krijimin e portofolave dixhitalë, që synojnë të ofrojnë më shumë risi dhe fleksibilitet në pagesa.Nga ana tjetër, arsyet pse përdorimi i pagesave elektronike në Shqipëri është ende krahasimisht i ulët mund të identifikohet me probleme që kërkojnë një rol aktiv nga institucionet shtetërore.Përdorimi i formave të reja të pagesave është i lidhur direkt me rritjen e mirëqenies në përgjithësi.Në një ekonomi ku ka më shumë mirëqenie, është më e lehtë që kultura financiare e individëve dhe bizneseve të zhvillohet dhe ata të ndërgjegjësohen më lehtë për avantazhet e risive në produktet dhe shërbimet financiare.Faktor shumë i rëndësishëm frenues është informaliteti dhe evazioni fiskal. Pranimi i pagesave elektronike e bën të vështirë fshehjen e të ardhurave, ndaj ngelen një nga arsyet kryesore pse shumë biznese ende nuk ofrojnë mundësi pagesash të ndryshme nga ato cash.Një çështje tjetër është elementi kosto. Pranimi i pagesave elektronike, sidomos të atyre me kartë, shoqërohet me kosto që për bizneset e vogla mund të jenë të konsiderueshme, në raport me marzhet e tyre.Këto kosto rrjedhin sidomos nga kushtet e aplikuara nga operatorët globalë të pagesave, si Visa apo Mastercard.Përpjekjet në të shkuarën për të ngritur një skemë kombëtare të pagesave me kartë mundësonin një ulje të ndjeshme të këtyre kostove, por një projekt i tillë nuk gjeti shumë mbështetje nga palët e interesit.Tashmë, pritshmëritë janë nga gjenerata e re e pagesave nga llogaria në llogari, nëpërmjet QR code dhe ngritja e një sistemi të pagesave të shpejta.Megjithatë, këto projekte kërkojnë një rol aktiv nga institucionet shtetërore për të gjetur mënyra për uljen e kostove, në mënyrë që ky element të mos mbetet faktor frenues në zgjerimin e pagesave elektronike.Në vitet e fundit, Banka e Shqipërisë është shfaqur aktive në lehtësimin dhe promovimin e pagesave elektronike. Diferencimi i komisioneve për transfertat elektronike apo qasja lehtësuese ndaj konkurrencës, me licencimin e institucioneve të reja të parasë elektronike dhe me zbatimin e ligjit të ri për shërbimet e pagesave, janë shembuj pozitivë.Por, prej vitesh, sektori bankar kërkon me këmbëngulje kufizimin e vlerës së pagesave cash nga individët, marrjen e masave për kufizimin e përdorimit të Euros në transaksionet e brendshme ekonomike apo gjetjen e mënyrave për t’u ofruar konsumatorëve edhe një formë alternative pagese, veç parasë cash. Deri tani, këto kërkesa nuk kanë gjetur asnjë përgjigje nga Qeveria.Madje, vetë shteti nuk mund të quhet një shembull suksesi në dixhitalizimin e pagesave. Në institucionet publike ku kryhen pagesa ende sot është e rrallë të gjesh mundësinë për të paguar me kartë apo me forma të tjera jo cash.Vetë portali i qendërzuar i shërbimeve publike, e-Albania, ende nuk ofron mundësinë për të paguar online një numër shumë të madh shërbimesh.Edhe shpërndarja e pensioneve, në pjesën më të madhe, vazhdon të bëhet në formë cash, nëpërmjet sporteleve të Postës Shqiptare. Bizneset ende kanë vështirësi të dorëzojnë bilancet online, pasi rëndom sistemi bie në ditët e fundit për shkak të ngarkesës, siç po ndodh në këtë fund-korrik.Transformimi drejt një ekonomie pa pagesa cash duhet të fillojë nga shteti. Portali e-Albania duhet të integrohet plotësisht me sistemet bankare, institucionet e parasë elektronike dhe fintech-ët, për të mundësuar pagesa në kohë reale, të sigurta dhe me tarifa të ulëta.Gjithashtu, nevojitet një integrim funksional mes sistemit tatimor dhe platformave të pagesave elektronike.Çdo institucion publik duhet të pajiset me infrastrukturë të detyrueshme për pranimin e pagesave elektronike.Një element thelbësor për të garantuar besimin e publikut te pagesat elektronike është siguria e sistemeve.Rrjedhjet e përsëritura të të dhënave sensitive që administrohen nga institucionet shtetërore natyrisht që nuk ndihmojnë për të promovuar konceptin e një ekonomie pa para fizike. Institucionet shtetërore duhet të garantojnë sigurinë e të dhënave që administrohen në sistemet e tyre, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt për të kryer pagesa elektronike për shërbimet publike.Përtej aspekteve teknike dhe infrastrukturës që do të duhej të ngrihet dhe të funksionojë në një kohë rekord, barra më e lartë bie po tek institucionet shtetërore dhe autoritetet rregullatore për të zbutur hendekun mes mundësive teknologjike që tregu aktualisht ofron dhe përvetësimit real nga qytetarët.Njohuritë për menaxhimin e financave personale, përdorimin e kartave bankare apo aplikacioneve të portofolave elektronikë janë ende të kufizuara, veçanërisht në zonat jashtë qendrave urbane.Për më tepër, çdo strategji për dixhitalizimin e ekonomisë duhet të shoqërohet me politika për përfshirje financiare, mbështetje për akses në pajisje dhe internet, si dhe trajnime praktike për përdorimin e tyre, në të kundërt, një transformim i nxituar drejt një ekonomie pa cash, pa masa përfshirëse, mund të thellojë ndarjen dixhitale dhe sociale në vend.Një tranzicion i suksesshëm drejt një ekonomie më pak të varur nga paraja fizike nuk mund të mbështetet vetëm në presionin rregullator apo zhvillimet teknologjike, ose thjesht duke vendosur afate: ai duhet të ndërtohet mbi një aleancë interesash mes qytetarëve, shtetit dhe sektorit privat.Përpjekjet për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonomi janë më se të mirëpritura, por shteti duhet të kuptojë dhe të përmbushë më mirë rolin e vet në shërbim të këtij objektivi.Nëse Qeveria vërtet dëshiron të ndërtojë një ekonomi pa cash, ajo duhet ta udhëheqë këtë proces nëpërmjet shembullit të vet. TransformimiTransformimi drejt një ekonomie pa pagesa cash duhet të fillojë nga shteti. Portali e-Albania duhet të integrohet plotësisht me sistemet bankare, institucionet e parasë elektronike dhe fintech-ët, për të mundësuar pagesa në kohë reale, të sigurta dhe me tarifa të ulëta. Gjithashtu, nevojitet një integrim funksional mes sistemit tatimor dhe platformave të pagesave elektronike.TranzicioniNjë tranzicion i suksesshëm drejt një ekonomie më pak të varur nga paraja fizike nuk mund të mbështetet vetëm në presionin rregullator apo zhvillimet teknologjike, ose thjesht duke vendosur afate: ai duhet të ndërtohet mbi një aleancë interesash mes qytetarëve, shtetit dhe sektorit privat. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Nga 2026-ta s’ka më çek lindjeje për bebet! Qeveria me skemë të re, pagesë çdo muaj deri në moshën 5 vjeç
Foto ilustruese
TIRANË- Nuk do të ketë më bonus për bebet! Pas 6 vitesh në fuqi të çekut menjëherë pas lindjes, tani do të ketë një skemë të re. Sipas “Report TV”, nga janari i vitit 2026, nuk do të ketë një pagesë në momentin kur fëmija vjen në jetë. Përkundrazi do të ketë një pagesë mujore nga mosha 0 deri në 5 vjeç.Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual.
Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj, që përllogaritet në 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë çdo muaj, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes.
SKEMA E RE:
SKEMA E RE BONUSIT TË BEBESËshtë Bëhet
Fëmija 1 40 mijë lekë- 5,000 lekë/muajFëmija 2 80 mijë lekë-7,000 lekë/muajFëmija 3 120 mijë lekë- 10,000 lekë/muaj
Lajmin për ndryshimin e skemës e dha kryeministrit Edi Rama.
“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve,”- tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve. Sipas shifrave, numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografike dhe ushte sociale dhe ekonomike në vend. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2024 në vendin tonë kanë lindur vetëm 22,425 bebe ose 5 për qind më pak se vitin 2023. Më 2024, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,425 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934./ZËRI -

Nga 2026 nuk do ketë më “çek bebe”/ Qeveria e zëvendëson me pagesë mujore deri në moshën…
“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale.
Pas 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria ka gati skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë. Raportohet se mbështetja financiare nga 1 janari 2026 nuk do të jetë vetëm një page në momentin kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim
Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në moshën 5-vjeçare ose 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes. Kurse bonusi sot për beben e tretë është 120 mijë lekë.
Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.
Nga rënia e lindshmërisë buxheti i shtetit ka kursyer para, pasi në gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonusin e bebeve nga 900 milionë lekë në të njëjtën periudhë vjet.
Rënia e lindjeve e shoqëruar me emigrim po dëmton ekonominë e vendit, pasi mungon fuqia punëtore dhe nga ana tjetër mosha mesatare e vendit po rritet me ritme të shpejta.
-

Skandal me prokurimet në Bashkinë Sarandë/ KLSH zbulon shkelje të rënda financiare
Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar një sërë shkeljesh serioze në procedurat e prokurimit të ndjekura nga Bashkia Sarandë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi transparencën dhe ligjshmërinë e menaxhimit të fondeve publike në këtë institucion.
Gjatë auditimit janë shqyrtuar 12 procedura, kryesisht të realizuara gjatë vitit 2023 me një fond limit mbi 219 milionë lekë, si dhe dy të tjera të nisura në 2022 dhe përfunduar një vit më vonë me një vlerë totale mbi 59 milionë lekë.
Sipas konstatimeve, prokurimet janë kryer në shkelje të qarta të legjislacionit përkatës, me mungesa në dokumentacionin teknik, parregullsi në përzgjedhjen e operatorëve dhe probleme në zbatimin e kontratave. Pasojat financiare janë të konsiderueshme dhe kanë goditur drejtpërdrejt buxhetin e bashkisë, duke minuar konkurrencën dhe transparencën në shpërndarjen e parave publike.
Një nga rastet më flagrante lidhet me kontratën për pastrimin e mbetjeve urbane në Sarandë, ku është përfshirë dy herë kostoja për mbështetje infrastrukturore në llogaritjen e çmimit total. Për më tepër, janë kryer pagesa për shërbime përpara nënshkrimit zyrtar të kontratës, për një vlerë prej mbi 1 milion lekësh pa TVSh.
Në tenderin për asfaltimin e rrugëve në Gjashtë, auditi vërejti kërkesa për punonjës të specializuar (saldator), edhe pse në projekt nuk kishte punime që kërkonin saldim, duke ngritur dyshime për manipulim të kritereve teknike.
Ndërkohë, në projektin për furnizimin me ujë në “Baba Rexhepi” dhe “Lugu i Dardhës”, mungesa e dokumentacionit të nevojshëm për garanci dhe kolaudim solli një dëm ekonomik mbi 1.8 milion lekë pa TVSh.
Për rikualifikimin e rrugëve në zonat Metoq, Berdenesh, Çukë dhe Manastir, raporti tregon se janë bërë pagesa për punime që nuk janë realizuar në terren, duke i shkaktuar buxhetit një humbje mbi 1.2 milion lekë.
Në një tjetër rast, për rikonstruksionin e shkollës “Adem Sheme”, janë evidentuar punime të papërfunduara dhe pagesa mbi situacione të pasakta, me një efekt financiar negativ prej mbi 4.6 milion lekësh.
Shkelje të rënda janë zbuluar edhe në tenderin për rrjetin rrugor në Ksamil, ku është shpallur fitues një operator që nuk përmbushte kriteret, ndërkohë që një tjetër ofertë më e lirë dhe e kualifikuar u skualifikua padrejtësisht. Diferenca e pashpjeguar mes ofertave shkaktoi një humbje shtesë prej mbi 1.5 milion lekë.
KLSH thekson se administrimi i fondeve publike nga Bashkia Sarandë ka qenë joefikas dhe në kundërshtim me rregullat ligjore. Shkeljet variojnë nga përfshirja e padrejtë e kostove shtesë, te mungesa e dokumenteve të detyrueshme dhe pagesa për punime fiktive, duke theksuar nevojën për rritje të kontrollit të brendshëm dhe përgjegjshmërisë institucionale në pushtetin vendor. -

Prova të reja nga SPAK: Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit! Pagesa për veshje e udhëtime
Për një periudhë 3-vjeçare, nga dhjetori 2014 deri në nëntor 2017, SPAK dyshon se çifti Meta-Kryemadhi kanë shpenzuar 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku (kushëri i Monika Kryemadhit).
Bëhet fjalë për episodin e ri të dyshuar të korrupsionit që SPAK ka zbuluar dhe ishte një ndër provat që përdori në seancën ku u paraqit informacioni dy mujor për çështjen e Metës, i cili u la sërish në qeli.
Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri më tani, pasi dyshohet se vlera mund të jetë më e lartë dhe për këtë priten të tjera letërporosi. SPAK ka administruar disa letër porosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare.
Në raportin dy mujor të SPAK për çështjen e Metës, thuhet se kjo shumë është përdorur për të bërë pagesa për veshje nga Kryemadhi në Londër, Vjenë, Las Vegas e Beverly Hills, por edhe për pagesat për qëndrimet në hotele apo biletat e avionit.
Nga ana tjetër më herët Meta ka mohuar të jetë përdorues i kësaj karte bankare duke ia lënë përgjegjësinë ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
“Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXXS-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nentor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD, bën me dije Report TV.
Sipas përshkrimit të llojit të shërbimit, pagesat e kryera nga Monika Kryemadhi jane kryesisht për blerje ne dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotel në Londër, New York dhe Las Vegas si dhe bileta avjoni për udhëtimet”, thuhet në raportimin dymujor të SPAK për çështjen e Ilir Metës. -

Në 4 muaj, rreth 1.8 miliardë euro pagesa në vend! BSH: Vetëm në Prill, mbi 33 mijë transaksione
Transaksionet dhe pagesat në AIPS/EURO kanë pësuar vetëm rritje gjatë vitit 2025, sipas Departamentit të Sistemit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë.
Më konkretisht, vetëm gjatë muajit Prill të këtij viti në total janë kryer 33.338 pagesa në Euro ose mbi 5390 pagesa më shumë se në muajin Mars apo rreth 7500 pagesa më shumë krahasuar me Janarin e 2025 referuar të dhënave zyrtare.
Nga ana tjetër, edhe vlera e transaksioneve dhe pagesave në Euro ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë 4 muajve të parë të vitit aktual, ku vetëm në muajin Prill rezultuan transaksione në shifrën e 536 milionë Eurove.
Ndërsa në total gjatë periudhës Janar-Prill 2025 u regjistruan rreth 1.8 miliardë Euro pagesa të tilla, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Referuar këtij institucioni pagesat bankare në distancë “home banking” po shënojnë gjithnjë e më tepër vitet e fundit, ku vetëm për vitin 2024 numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë të tilla, ndërsa në fund të vitit të shkuar, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%. -

Në 4 muaj, rreth 1.8 mld Euro pagesa në vend/ BSH: Në Prill mbi 33 mijë transaksione
Transaksionet dhe pagesat në AIPS/EURO kanë pësuar vetëm rritje gjatë vitit 2025, sipas Departamentit të Sistemit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë.
Më konkretisht, vetëm gjatë muajit Prill të këtij viti në total janë kryer 33.338 pagesa në Euro ose mbi 5390 pagesa më shumë se në muajin Mars apo rreth 7500 pagesa më shumë krahasuar me Janarin e 2025 referuar të dhënave zyrtare.
Nga ana tjetër, edhe vlera e transaksioneve dhe pagesave në Euro ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë 4 muajve të parë të vitit aktual, ku vetëm në muajin Prill rezultuan transaksione në shifrën e 536 milionë Eurove.
Ndërsa në total gjatë periudhës Janar-Prill 2025 u regjistruan rreth 1.8 miliardë Euro pagesa të tilla, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Referuar këtij institucioni pagesat bankare në distancë “home banking” po shënojnë gjithnjë e më tepër vitet e fundit, ku vetëm për vitin 2024 numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë të tilla, ndërsa në fund të vitit të shkuar, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%. Klan News -

Një shqiptar mes të ndaluarve për komplotin kundër zgjedhjeve në Venezuelë, akuzohet për pagesa nga SHBA
Ministri i Brendshëm, i Drejtësisë dhe Paqes në Venezuelë, Diosdado Cabello, denoncoi një tjetër përpjekje për sulm të organizuar nga opozita ekstremiste venezueliane, me synim destabilizimin e vendit dhe sabotimin e zgjedhjeve të planifikuara për të dielën, më 25 maj. Sipas tij, tentativa është udhëhequr nga Iván Simonovis, ish-oficeri i Forcave të Armatosura (FANB), Arturo José Gómez Morante dhe opozitarja María Corina Machado.
Gjatë një konference për shtyp, Cabello theksoi se plani përfshinte vendosjen e mjeteve shpërthyese dhe detonatorëve elektronikë në ambasada, komisariate policie, spitale, shërbime publike dhe ndaj personaliteteve të shtetit venezuelian, raportohet në mediat vendase.
Ai bëri me dije se janë arrestuar gjithsej 38 persona të tjerë ndër ta specialistë të eksplozivëve, kontrabandistë njerëzish (“coyotes”) dhe mercenarë – nga të cilët 17 janë të huaj, përfshirë disa ukrainas, dhe 21 janë me shtetësi venezueliane.
Ministri sqaroi gjithashtu se Arturo José Gómez Morante ndodhet nën mbrojtjen e qeverisë amerikane dhe ka lidhje direkte me grupet konspirative të drejtuara nga Simonovis dhe Machado.
Ndër të ndaluarit, Cabello njoftoi se është edhe një shtetas shqiptar me shtetësi kolumbiane, i quajtur Enid Kasmi, i cili, sipas të dhënave të përftuara nga pajisjet mobile që kishte në zotërim, ka marrë pagesa nga Shtetet e Bashkuara për të ndërmarrë veprime destabilizuese dhe të dhunshme në Venezuelë.

