Tag: pagës

  • Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

    Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

    Në tremujorin e parë të vitit të kaluar 25.8% e të punësuarve kishin paga deri në nivelin e pagës minimale, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2025 kjo përqindje ka rënë në 12.4%.Kjo rënie e konsiderueshme e punonjësve me paga të ulëta tregon rritje reale të pagës minimale dhe zhvendosje të punësuarve me paga zyrtare drejt niveleve më të larta, duke reflektuar dhe aksionin kundër informalitetit në paga që u ndërmor nga tatimet në fund të 2024-s.Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë një zhvendosje domethënëse në strukturën e pagave në Shqipëri gjatë vitit të fundit, me një prirje të qartë drejt daljes nga niveli minimal. Të dhënat mbi shpërndarjen e të punësuarve kontribuues sipas intervaleve të pagës tregon një rënie të ndjeshme të përqindjes së atyre që paguhen deri në nivelin e pagës minimale dhe një rritje të vazhdueshme të atyre që paguhen në intervalet më të larta.Ndërkohë që shtresat me paga të ulëta janë tkurrur, ka një rritje të qartë në grupet me paga më të larta.Grupi i punonjësve me paga nga 50.001 – 60.000 lekë është rritur nga 9.4% në tremujorin e parë 2024 në 12.8% të totalit te të punësuarve në të njëjtin tremujor të 2025.Grupi i punonjësve me paga 60.001 – 95.000 lekë u ul në 25.4 për qind në tremujorin e parë 2025 nga 27.0% në tremujorin e parë 2024. Punonjësit në këtë nivel page përfaqësojnë grupin më të madh të punonjësve me pagë zyrtare.Përqindja e të punësuarve me paga mbi 95.000 lekë ka pësuar gjithashtu rritje, nga 7.9% në tremujorin e parë 2024 në 13 për qind në janar-mars 2025. Ky grup pagash pësoi rritjen më të lartë vjetore 5.1 pikë % nga të gjitha grupet e tjera të pagave.Sektorët si bujqësia, ndërtimi dhe tregtia me pakicë vazhdojnë të jenë më pak të paguarit. Megjithëse edhe në këto fusha ka pasur rritje nominale të pagave, por diferenca me sektorët e teknologjisë dhe financës është e theksuar.Administrata publike dhe arsimi kanë përfituar rritje të pagave, kryesisht si rezultat i politikave buxhetore të qeverisë dhe reformave të shpallura për të mbajtur në vend profesionistët e arsimit dhe shëndetësisë.Teksa pagat po rriten, kjo nuk përkthehet automatikisht në rritje të standardeve të jetesës, pasi gati 30 për qind e punësimit në vend është informal që paguhen me paga minimale ose më pak dhe gjithashtu punësimi pa pagë në biznesin e familjes është një kategori e madhe te punësuarish në vendin tonë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Gjiknuri takim me banorë të Shushicës, kërkon votë masive për PS: Do të vijojmë punët e nisura

    Gjiknuri takim me banorë të Shushicës, kërkon votë masive për PS: Do të vijojmë punët e nisura

    Kandidati për deputet i PS, i cili është në listë të hapur në qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri ka vijuar me takimet. Ai zhvilloi një takim me banorë të Njësisë Administrative Shushicë në Bashkinë e Vlorës. Gjiknuri u kërkoi atyre votën për PS në zgjedhjet e 12 majit, pasi në këtë mënyrë votojnë për rritjen e pensionitm për rritjen e rrogës dhe pagës mesatare.
    ”Jam rikthyer dhe kam gjetur mirënjohjen tuaj. Në Njësinë Administrative Shushicë, së bashku do të vijojmë punët e nisura. Komunikimi ynë ka qenë i drejtpërdrejt, pasi unë kam qenë gjithmonë në dobi të komunitetit.

    Ka lista të hapura dhe keni mundësi zgjedhjeje, por mendoj se ata që duan votën për Partinë Socialiste, për të respektuar një njeri që ka bërë shumë për Vlorën dhe që ka një zë të fortë në parlament, mendoj që drejtimi është kandidatura ime. Ju keni nevojë për një zë të fortë, që t’ju përfaqësojë si duhet; një njeri që e di si bëhet politika vendimarrëse, që e ka treguar veten me punë konkrete.
    Nëse unë marr mbështetjen maksimale në njësinë tuaj, ju më jepni një kredi morale, jam në borxh moral për të bërë trefishin e asaj që duhet të bëj. Duke votuar për Partinë Socialiste, që ka bërë shumë për Vlorën, ju votoni edhe për rritjen e pensionit minimal, rritjen e pagës minimale, rritjen e pagës mesatare”.

  • Arsenal shpërblen xhevahirin e skuadrës, rritje të ndjeshme të pagës dhe kontratë të re për 18-vjeçarin

    Arsenal shpërblen xhevahirin e skuadrës, rritje të ndjeshme të pagës dhe kontratë të re për 18-vjeçarin

    11 Prill 2025

    9:48

    Telesport

    Arsenali do të shpërblejë zhvillimin dhe talentin e mesfushorit Ethan Nwaneri me një rritje të konsiderueshme të pagës. Kjo do të jetë pjesë e një marrëveshjeje të re afatgjatë me yllin e që ka ardhur nga Akademia e klubit londinez.
    Nwaneri, 18 vjeç, në 31 ndeshje ku është aktivizuar këtë sezon ka shënuar 8 gola, tri prej të cilave në Premier League. Duke reflektuar performancat e tij në fushë ai pritet të marrë një rritje të konsiderueshme të rrogës.
    Trajneri Mikel Arteta ka mbetur i kënaqur nga talenti, që është përgjigjur vazhdimisht me lojëra të mira kur është aktivizuar. Edhe drejtori sportiv i “topçinjve” Andrea Berta ka shprehur vendosmërinë për të mbajtur adoleshentin.
    Rritja e pagës shihet edhe si një lëvizje strategjike për të shmangur interesin nga klubet rivale. Arsenal i beson shumë xhevahirit të tij dhe kjo kontratë e re është një shenjë e qartë e besimit të vendosur tek ai.

  • Nga janari paga minimale 500 euro, eksperti i ekonomisë: Duhet model i balancuar për të gjitha qarqet në vend

    Nga janari paga minimale 500 euro, eksperti i ekonomisë: Duhet model i balancuar për të gjitha qarqet në vend

    Duke nisur nga janari i vitit 2026, paga minimale do të jetë 500 euro. Eksperti i ekonomisë, Flobenc Dilaveri tha në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH se ky është një lajm i mirë për të punësuarit, por një sfidë e madhe për disa biznese dhe sektorë të ekonomisë.
    Dilaveri theksoi se kjo rritje do të sjellë përfitime për ata që punojnë ligjërisht, por do të jetë një sfidë për bizneset informale, ku paga nuk deklarohet e plotë.
    “Ky standard nuk vendoset vetëm për pagën minimale në sektorin publik por është paga minimale në rang vendi, publik dhe privat. Bizneset do të jenë të detyruara që ta kenë pagën minimale 500 euro. Ky është një lajm i mirë për të punësuarit, por nuk është lajm i mirë për atë pjesë të ekonomisë që është informale dhe për një pjesë të biznesit që punon me paga pjesërisht të deklaruara. Nuk është një lajm i mirë edhe për një pjesë të bizneseve që edhe pse punojnë në formalitet total nuk e kanë fuqinë ekonomike për të shkuar në nivel të tillë të pagës minimale”, tha eksperti.
    Një nga shqetësimet kryesore të ekspertit është se rritja e pagës minimale do të sjellë pasoja për bizneset që nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar këtë nivel pagash. Ai argumentoi se një pjesë e madhe e bizneseve, sidomos ato më të vogla, mund të hasin vështirësi në arritjen e nivelit të pagës minimale duke çuar në rritje të çmimeve të produkteve apo shërbimeve në përpjekje për të mbuluar shpenzimet e rritura.
    “Sfida më e madhe për ta bërë reale pagën minimale është lufta kundër informalitetit dhe krijimi i një baze sa më të barabartë për bizneset që të kenë mundësi të aplikojnë këtë lloj skeme. Një pjesë e bizneseve është një sfidë e shtuar nga momenti që deklarojmë rritjen e pagës minimale pasi për ta do të rriten shpenzimet. Kur një biznes rrit pagën minimale  tej mundësive të tij, kjo çon në rritjen e çmimit të produkteve. Rritja e pagës minimale, por në varësi të çmimeve që ke krahasohet edhe me konsumin që ti mund të kryesh. Sfidë që me rritjen e pagës por edhe të sigurojmë uljen e çmime që kjo pagë të ofrojë një blerje më të madhe të produkteve pasi do të vijojmë të mbetemi në të njëjtin nivel minimal siç jemi sot”, u shpreh Dilaveri.
    Eksperti i ekonomisë theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria të marrë në konsideratë një model më të balancuar për pagën minimale, ku mund të merrte parasysh dallimet rajonale.
    “Vetëm 22 vende të BE ndjekin këtë model të një page minimale, por në Shqipëri do kishte një vlerë më shumë nëse ne do të ndiqnin një model page minimale rajonale dhe pastaj të kishim një standard për pagën minimale kombëtare. Të jemi koshient paga që aplikohet në Tiranë apo në një apo dy rrethe të mëdha nuk është e njëjtë me pagën që mund të aplikohet në qytete më të vogla. Nëse do vijmë në të njëjtin shtrat për të gjitha bizneset, normalisht që për ta do ketë një vështirësi. Kryesorja në ekonominë tonë është pjesa e ekonomisë informale e cila nuk arrin të lejojë që benefitet e saj të merren nga të gjithë të punësuarit në sektorin privat”, u shpreh ai.
    Një tjetër problem që eksperti vuri në dukje është ekonomia informale, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në kontribueshmërinë për sigurimet shoqërore dhe pensionet.
    “Nëse dikur kishim 11 individë që kontribuonin për pensionin e një qytetari sot raporti është 1 me 1.2 dhe këtu ka ndikuar informaliteti në bujqësi që ka qenë vitet e shkuara. Kemi të rinj që largohen në momentet kur duhet të fillojnë të kontribuar. Ka një përgatitje nga qeveria në momentin kur deklarohet rritja e pagës minimale dhe është programuar të përballohet. Bujqësia është sektori më informal në vend dhe do vijojë të jetë i tillë nëse nuk krijomë politika atraktive më shumë se sa detyruese ndaj fermerëve për t’i detyruar ata që të kuptojnë se e ardhmja e tyre është formaliteti dhe jo puna individualisht ku nuk paguajnë sigurime shoqërore dhe nuk mendojnë për të ardhmen e tyre, por vetëm për përfitimin e momentit”, përfundoi ai.

  • Rama vazhdon të kopjojë paturpësisht programin e opozitës, tani është radha e pensioneve dhe pagës mesatare

    Rama vazhdon të kopjojë paturpësisht programin e opozitës, tani është radha e pensioneve dhe pagës mesatare

    Një ditë më parë, Edi Rama u tha shqiptarëve se nuk ka program sepse ai i fiton zgjedhjet.

    Para disa ditësh u tha se nuk ka nevojë për program sepse programi i tij është integrimi në BE.

    Kurse sot u shfaq para shqiptarëve, duke vazhduar të kopjojë programin e opozitës.

    Pas premtimit për pagën mesatare 500 euro, tani ishte premtimi për pensionet dhe pagën mesatare.

    Kujtojmë se opozita ka premtuar vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro sapo të vijë në pushtet. Kjo do të thotë se ccdo pension do jetë së paku 200 euro. Ndërkohë paga minimale do jetë 500 euro dhe ajo mesatare 1200 euro.

    “Në janar 2026, paga minimale do të jetë 500 euro. Pensioni mesatar 400 euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota, ndërkohë pensioni minimal për të gjithë të tjerët 200 euro”, tha Rama.

    Ai u shpreh se në vitin 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro.

    “Sot, në vlerësimin e fundit të pavarur të bërë nga INSTAT-i të konfirmuar nga organizatat financiare ndërkombëtare, paga mesatare për vitin 2024 në sektorin publik u mbyll 1 mijë euro, ndërsa në Shqipërinë 2030, do të jetë të paktën 1200 euro.

    Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysmë dhe do ta rrisim të paktën 30% më shumë.

    Kjo ishte paga mesatare. Kjo është paga mesatare. Paga mesatare e sektorit publik dhe privat bashkë, pra paga mesatare në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të jetë paga mesatare të paktën 1 mijë euro.

    Vazhdojmë me pagën minimale në vitin 2013, kur ne e morëm detyrën, paga minimale ishte 157 euro. Sot, 2024 u mbyll me pagën minimale 400 euro dhe duke filluar nga janari 2026 me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur do të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro.

    Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t’u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh”, tha Rama.

  • “Paga minimale do jetë 500 euro”/ Rama premton: Sipërmarrësit për 18 muaj nuk do të kenë asnjë detyrim tatimor

    “Paga minimale do jetë 500 euro”/ Rama premton: Sipërmarrësit për 18 muaj nuk do të kenë asnjë detyrim tatimor

    Në fjalimin e tij, Kryeministri Edi Rama shprehu optimizmin dhe angazhimin duke theksuar se paga mesatare do të arrijë të paktën 1200 euro. Ai njoftoi një rritje të pagës minimale për të mbështetur punonjësit, duke zbuluar se nga janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 500 euro, si pjesë e një programi ambicioz për përmirësimin e kushteve të jetesës. Për të mbështetur sipërmarrësit në këtë kalim, qeveria ka parashikuar lehtësira fiskale, duke ofruar një periudhë 18-mujore pa detyrime tatimore për shtesën e pagës minimale, që do të kontribuonte në forcimin e ekonomisë dhe ngritjen e nivelit të jetesës.
    Edi Rama: Në Shqipëria 2030, paga mesatare do të jetë të paktën 1200 euro. Sot paga minimale është 440 euro dhe duke filluar nga janari 2026, e një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro. Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale, por do tu japim lehtësi, Gjatë 18 muajve pas pagës së parë shtetit nuk do ju kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 euro.