Tag: pagës

  • Paga minimale do të bëhet 500 euro/ Kategoritë që e përfitojnë dhe kur do hyjë në fuqi vendimi

    Paga minimale do të bëhet 500 euro/ Kategoritë që e përfitojnë dhe kur do hyjë në fuqi vendimi

    Nga 1 janari 2026, paga minimale në Shqipëri do të rritet nga 40 mijë në 50 mijë lekë, ose rreth 500 euro, duke përmbushur një nga premtimet kryesore elektorale të qeverisë socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
    Qeveria ka garantuar se për 18 muajt e parë do të mbulojë vetë kostot shtesë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që vijnë si pasojë e rritjes së pagës minimale, në mënyrë që as punëdhënësit e as punëmarrësit të mos rëndohen financiarisht. Pas kësaj periudhe, përgjegjësia i kalon plotësisht bizneseve, çka ka ngjallur shqetësim për rritje të kostove të operimit dhe rrezikun e shtimit të informalitetit.
    “Rritja e pagës minimale është një hap i rëndësishëm social që prek direkt shtresat më të brishta të tregut të punës, por duhet të shoqërohet me politika mbështetëse për biznesin e vogël”, u shpreh Erion Muça, ekspert i tregut të punës.
    Nga ana tjetër, Zef Preçi, analist i ekonomisë, e cilëson këtë masë si më shumë një veprim propagandistik sesa një politikë zhvillimi: “Pa analiza të plota mbi produktivitetin dhe kostot e biznesit, rritja e pagës minimale mund të sjellë pasoja negative, përfshirë mbylljen e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit informal”.
    Edhe sipërmarrësit shprehin shqetësime. Florian Zekja, pronar në sektorin e manifakturës, theksoi se pas mbarimit të periudhës së subvencionimit, kompanitë do të përballen me presion të lartë financiar dhe do të detyrohen të rishikojnë strategjitë e tyre të punësimit dhe investimit.
    Aktualisht, Shqipëria mbetet ndër vendet me pagën minimale më të ulët në rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën. Në krye të renditjes qëndron Mali i Zi me 670 euro, i ndjekur nga Serbia me 618 euro, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina pozicionohen në mes.

  • 35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë në 2026

    35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë në 2026

    Paga minimale pritet të arrijë në nivelin 50 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2026 sipas programit të qeverisë.Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2025 rreth 35% e të punësuarve kishin paga deri në këtë nivel.Ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025 ka ndryshime të dukshme në shpërndarjen e të punësuarve sipas nivelit të pagës, drejt niveleve më të larta. Pjesa e punonjësve që paguhen deri në pagën minimale (40 mijë lekë bruto në muaj) është përgjysmuar në harkun e një viti. Në vitin 2024, kjo kategori përfshinte mbi një të katërtën e të punësuarve, 25,3%, ndërsa në prill-qershor ajo ra në 12,4%. Zhvillimet në tregun e punës tregojnë se ka ardhur koha për rritjen e pagës minimale dhe se shumica e të punësuarve marrin më shumë se ky prag.Në të njëjtën kohë, është rritur përqindja e të punësuarve me paga mes 40 mijë dhe 50 mijë lekë, nga 20% në 22,2%. Në tremujorin e dytë 2024 rreth 45,3% e të punësuarve fitonin deri në 50 mijë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 kjo shifër është ulur ndjeshëm, në 34,6%. Pra, brenda një viti, pjesa e punonjësve që paguhen me paga të ulëta ka rënë me afro 11 pikë përqindje.Këto zhvillime tregojnë se struktura e tregut të punës është zhvendosur drejt niveleve më të larta të pagave, duke reflektuar një rritje të përgjithshme të të ardhurave për punonjësit. Si në sektorin privat dhe atë publik pagat janë rritur me ritme më të shpejta në tre vitet e e fundit.Zgjerimin më të fortë e kishin punonjësit në intervalin e pagës mujore bruto 95-12,000 lekë me rreth 5 pikë për qind në një vit, si rrjedhojë e pagave më të larta në sektorin publik. Pagat në sektorin publik ishin mesatarisht 16 për qind më të larta se vitin 2023. Duke qenë se sektorin publik ishin rreth 185 mijë të punësuar vitin e kaluar niveli më i lartë që nga viti 2022, rritja e pagave ndaj tyre ka ndikuar ri-kategorizimin e punonjësve sipas nivelit të pagesës.Kategoria me pagë mbi 120 lekë zuri 14.1 për qind të totali te të punësuarve në tremujorin e dytë nga 10.4 në të periudhë të 2024.Rritja e pagës minimale përgjatë 2022 -2023 në vend ka detyruar punëdhënësit të rrisin nivelin e pagesës edhe pjesën tjetër të fuqisë punëtore në mënyre për të ruajtur diferencat ndërmjet pozicioneve. Presionet e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në sektorë si ndërtimi, shërbimet dhe turizmi kanë detyruar bizneset të ofrojnë paga më konkurruese për të mbajtur dhe rekrutuar staf.Po inflacioni i lartë i viteve të fundit ka zbehur përfitimet nga paga, pasi INSTAT përllogariti se paga reale mujore bruto ishte rreth 70 mijë lekë në tremujorin e dytë 2025, teksa paga mesatare mujore bruto ka kaluar nivelin e 83 mijë lekëve./ B.HoxhaPaga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Paga minimale do të bëhet 500 euro, ja kur do hyjë në fuqi vendimi dhe  kategoritë që e përfitojnë (Detaje)

    Paga minimale do të bëhet 500 euro, ja kur do hyjë në fuqi vendimi dhe kategoritë që e përfitojnë (Detaje)

    Nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të bëhet 50 mijë lekë në vend të 40 mijë lekëve aktualisht. Qeveria zotohet të mbulojë efektet që do të prodhojë rritja e pagës minimale për 18 muajt e parë. Por bizneset janë të shqetësuara për kostot shtesë që do ju vinë në drejtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve pas kësaj periudhe.
    “Nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.” Nga punëtorët e fabrikave e rrobaqepëset te shitëset, kamerierët apo punëtorët e ndërtimit… cilido i punësuar në Shqipëri nga fillim-viti i ardhshëm do të paguhet me jo më pak se 50 mijë lekë. Paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë.
    Premtimi i qeverisë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit është përfshirë në programin qeverisës të socialistëve për t’u zbatuar nga 1 janari 2026.
    “Është një tregues pozitiv, sepse rritja e pagës minimale prek drejtpërdrejt shtresat më të brishta të tregut të punës. Nga ana tjetër, duhet parë me kujdes ndikimi që kjo rritje mund të ketë mbi bizneset e vogla, kostot e tyre dhe rrezikun për rritje të informalitetit. Pra, është një hap i rëndësishëm social, por duhet shoqëruar edhe me politika mbështetëse”, theksoi Erion Muça, pedagog, ekspert i tregut të punës.

    Për gjithë vitin 2026 dhe deri në gjysmën e 2027-s, do të jetë shteti që do të paguajë kontributet për diferencën mes 40 dhe 50 mijë lekë, në mënyrë që të mos rëndohet as punëdhënësi as punëmarrësi.
    “Kjo është më shumë pjesë e propagandës sesa një politikë e mirëfilltë zhvillimi. Rritja e pagës minimale pa një analizë të plotë të produktivitetit dhe të kostove të biznesit mund të sjellë pasoja të kundërta, si mbyllje vendesh pune apo shtim të punësimit informal. Pa reforma strukturore, një vend si Shqipëria e ka të vështirë të garojë me rajonin vetëm me vendime të tilla politike”, u shpreh Zef Preçi, ekspert për ekonominë.
    Megjithëse qeveria zotohet të mbulojë efektet që do të prodhojë rritja e pagës minimale për 18 muajt e parë, bizneset janë të shqetësuara për kostot shtesë që do ju vinë në drejtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve pas kësaj periudhe.

    “Rritja e pagës minimale ashtu edhe pagat e tjera në rrjedhë, dhe kjo rrit kostot e operimit për kompanitë si e imja. Për 18 muajt e parë, shteti mbulon kontributet, por pas kësaj periudhe ne do të ndjejmë presion mbi bilancin dhe do të duhet të rimendojmë strategjitë e punësimit dhe investimit”, tha Florian Zekja, sipërmarrës në sektorin e manifakturës.
    Aktualisht Shqipëria është vendi i parafundit në Ballkanin Perëndimor duke lënë pas vetëm Kosovën në drejtim të pagës minimale. Në Rajon kryesojë Mali i Zi dhe Serbia me respektivisht 670 dhe 618 euro, ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina./a2cnn

  • Administrata publike shtysë për rritjen e pagës mesatare me 11.7% në 3-mujorin e dytë

    Administrata publike shtysë për rritjen e pagës mesatare me 11.7% në 3-mujorin e dytë

    Rritja e pagave në administratën publike ndikoi ritmet mesatare të pagës bruto në të gjithë ekonominë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025.
    Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT gjatë tremujorit të prill-qershor 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 83.906 lekë, me një rritje prej 11,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2024 dhe 2% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025.
    Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja  kombëtare ishin Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, Informacioni dhe komunikacioni.
    Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024 rritja më e madhe e pagës, ishte në aktivitetin e Administratës publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale me një rritje prej 16,9%.
    Rritja më e vogël ishte në Aktivitetet financiare dhe të sigurimit me rreth 5,3%.
    Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin  Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë dhe specialistë me arsim të lartë (profesionistë).
    Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024 rritja më e madhe e pagës, ishte në profesionin e Forcave të armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë, me një rritje përkatësisht prej 23,2% dhe 13,6%.
    Rritja më e vogël ishte në profesionin e Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë me rreth 8,8%.
    Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta. Shpërndarja aktuale është më e balancuar dhe më e përqendruar në kategoritë mesatare dhe të larta të pagës.
    Në llogaritjen e pagës mesatare mujore bruto përfshihen vetëm numri i të punësuarve kontribuues me pagë të cilët punojnë 18 apo më shumë ditë gjatë muajit referencë. Këta kontribuues i përkasin të gjithë aktiviteteve ekonomike përfshi dhe aktivitetin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit që deklarohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
    Paga mesatare mujore bruto përbëhet nga shtesa mbi pagë për funksione drejtuese, shtesa mbi pagë për vjetërsi në punë, shtesa mbi pagë për vështirësi në punë.

    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
    Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Paga minimale 500 euro”, një premtim elektoral i pambajtur nga Edi Rama

    “Paga minimale 500 euro”, një premtim elektoral i pambajtur nga Edi Rama

    Një nga premtimet kryesore të fushatës zgjedhore të kryeministrit Edi Rama ishte rritja e pagës minimale në 500 euro deri në vitin 2026. Ai deklaroi se vendimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave në qershor, por sipas një verifikimi të bërë nga “Faktoje”, ky premtim nuk është mbajtur.
    Përmes një kërkese zyrtare drejtuar Këshillit të Ministrave, “Faktoje” kërkoi të dinte nëse vendimi ishte miratuar. Përgjigja ishte e qartë: “Deri tani nuk ka asnjë akt të miratuar lidhur me rritjen e pagës minimale në 500 euro”. Kjo përgjigje konfirmon se dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, premtimi mbetet vetëm në fjalimet elektorale.
    Rritja e pagës minimale nuk është premtim i ri nga kryeministri Rama. Para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, ai premtoi se paga minimale do të shkonte në 450 euro, një premtim që nuk u mbajt. Paga minimale sot është rreth 400 euro.
    Megjithëse afati i fundit për të përmbushur premtimin e fundit është janari i vitit 2026, mungesa e akteve zyrtare të premtuara për qershorin bën që ky të konsiderohet një premtim i pambajtur.

  • Qeveria hap thesin, 113 milionë lekë për komunitetet fetare

    Qeveria hap thesin, 113 milionë lekë për komunitetet fetare

    Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2025 për bashkësitë fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave Qeveria miratoi masën e financimit, prej 113 000 000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2025, për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare.
    Sipas këtij vendimi Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 33 840 000 (tridhjetë e tre milionë e tetëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në: 17 040 000 (shtatëmbëdhjetë milionë e dyzet mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 71 (shtatëdhjetë e një) punonjës të administratës; 16 800 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 (shtatëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind e mijë) lekë, të ndarë në 13 200 000 (trembëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 (pesëdhjetë e pesë) punonjës të administratës; 13 200 000 (trembëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 (pesëdhjetë e pesë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
    Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekë, të ndarë në: 9 600 000 (nëntë milionë e gjashtëqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 (dyzet) punonjës të administratës; 16 800 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 (shtatëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
    Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 26 360 000 (njëzet e gjashtë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të ndarë në: 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë për financimin, deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 25 (njëzet e pesë) punonjës të administratës; 13 360 000 (trembëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër; 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2025, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

  • 113 milionë lekë për komunitetet fetare! Qeveria miraton ndarjen e fondeve, 30% e buxhetit të shtetit për Komunitetin Mysliman

    113 milionë lekë për komunitetet fetare! Qeveria miraton ndarjen e fondeve, 30% e buxhetit të shtetit për Komunitetin Mysliman

    113 milionë lekë ka ndarë Këshilli i Ministrave, nga buxheti i shtetit për vitin 2025, për komunitetet fetare.

    Qeveria caktoi masën e financimit për bashkësitë fetare që kanë nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Ministrave.
    Pjesa më e madhe e fondit, rreth 30% e vlerës, shkon për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
    33 840 000 lekë ndahen në 17 040 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 71 punonjës të administratës; 16 800 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26 400 000 lekë, të ndarë në 13 200 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 punonjës të administratës; 13 200 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
    Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 26 400 000 lekë, të ndarë në 9 600 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të administratës; 16 800 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
    Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 26 360 000 lekë, të ndarë në 6 000 000 lekë për financimin, deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 25 punonjës të administratës; 13 360 000 lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër; 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2025, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

    Top Channel

  • SYRI TV/ Minatorët e Bulqizë sërish në protestë, kërkojnë rritjen e pagës me 10 për qind

    SYRI TV/ Minatorët e Bulqizë sërish në protestë, kërkojnë rritjen e pagës me 10 për qind

    Rritja e pagës me 10 për qind  ka rikthyer sërish në protestë minatorët e Bulqizës të kompanisë turke ‘Yldyrim Hollding’.

    Mos realizimi i kërkesave të tyre,  sërish këtë të premte ata kanë bojkotuar punën dhe nuk tërhiqen nga kërkesat pasi shprehen se kanë katër muaj që presin që t’u rritet paga, pasi me atë që marrin nuk ia dalin dot.

     

    Edhe pse në mënyrë paqësore minatorët nuk janë lejuar të protestojnë brenda ambienteve të minierës duke u bllokuar kartat e ‘chekin-it’.

     

  • Nëndeklarimi i pagave dhe puna e zezë godasin pensionet/ 317 mijë pensionistë nuk marrin pensionin e plotë

    Nëndeklarimi i pagave dhe puna e zezë godasin pensionet/ 317 mijë pensionistë nuk marrin pensionin e plotë

    Rreth 29 mijë pensione të reja u lidhën gjatë vitit të kaluar. Sipas shifrave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore vlera mesatare për këto kontrata të reja ishte 17 mijë lekë, me rritje prej 1.453 lekë krahasuar me pensionet e reja të lidhura në 2023-shin. Praktikisht pensionistët e rinjë kanë marrë vetëm 48 lekë në ditë më shumë se ata të vitit 2023.
    Puna në të zezë, e paregjistruar në organet tatimore dhe pa kontribute te derdhura, e fenomeni tjetër i dekadës së fundit ai i fshehjes së pagës reale po godasin moshën e tretë. Rezultati i këtyre abuzimeve, është pensione të ulta dhe pjesa dërrmuese të pjesshme.
    Bazuar në këtë raport vjetor të ISSH, pensionet e reja po dalin sa 42% e pagës minimale që ka vendi që është 40 mijë lekë. Norma e zëvendësimit të pagës mesatare me pensionin është edhe më e rëndë, pasi pensionet e reja janë vetëm sa 20.7% e pagës mesatare që ka vendi prej 82,210 lekë.
    Logjikisht pensionet e reja duhet të dalin më të larta, për shkak të rritjes së shpejtë të pagave në dekadën e fundit dhe detyrimit për t’i deklaruar të plota në bankë, e që duhet të sillte formalizim e pagesë të drejtë të kontributeve nga punëdhënësi, por në fakt nuk është dhënë efekti i pritshëm.
    Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit për qytetin me 1,268 lekë dhe për fshatin me 827 lekë në raport me vitin 2023.
    Por përtej këtyre shtesave që kanë ardhur prej indeksimit të bërë në tetor, më shumë se 60% e qytetarëve në pension nuk marrin pagesë mujore të plotë, për shkak të viteve të pakta të punës.
    Sipas përllogaritjeve 316 mijë qytetar nuk marrin pension të plotë pasi nuk kanë vitet e plota të punës, ku ndikimi më i madh jepet direkt nga mos-deklarimi i punësimit të tyre nga bizneset.
    Për të marrë pension të plotë vjet një grua apo burrë duhet të kishte 38 vite e 4 muaj punë, por shifrat e ISSH-së tregojnë se periudha mesatare kontributive për pensionet e reja te vitit 2024 ishte vetëm 26.6 vite punë.
    Përveç këtyre faktorëve një tjetër kërcenim për pensionet që vetëm rritet është demografia dhe emigrimi. Numri i ulët i kontribuuesve vijojnë ta mbajë skemën e pensioneve deficitare.

  • Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

    Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

    Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë.
    Ky përfitim bazohet në nenin 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, i cili në pjesën për pagesën kalimtare parashikon se pas largimit nga funksioni, një deputet përfiton dy paga mujore të plota dhe më pas 50% të pagës bruto referuese, për aq kohë sa ka ushtruar funksionin, por jo më shumë se tre vite.
    Aktualisht, paga mujore bruto e një deputeti është 310 mijë lekë, çka do të thotë se secili nga ish-deputetët do të përfitojë 155 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028.
    Sipas përllogaritjeve, përfituesit janë të shpërndarë në këtë mënyrë:
    45 deputetë të mazhorancës socialiste
    34 deputetë të opozitës
    3 deputetë të Partisë Socialdemokrate
    Ky trajtim financiar konsiderohet si një mbështetje për ish-funksionarët publikë në periudhën pas largimit nga detyra, megjithatë ka ngjallur debat në opinionin publik për shkak të kostos së lartë për buxhetin e shtetit.