Tag: pagës

  • “Rritje të reja pagash në shtet”/ Buxheti 2026, Rama “nuk kursehet”: Ja cilat kategori preken

    “Rritje të reja pagash në shtet”/ Buxheti 2026, Rama “nuk kursehet”: Ja cilat kategori preken

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër lajm të mirë në lidhje me projektbuxhetin 2026. Përmes një videomesazhi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama njofton fillimin e indeksimit të pagave në sektorin publik, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët.
    “Pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, ja çfarë ka në Projekt-Buxhetin 2026 edhe për RRITJEN E RE TË PAGAVE nga PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË”, shkruan Rama krahas videos.
    Kreu i qeverisë theksoi se edhe kategoritë që preken dhe sa do të jetë rritja për secilën prej tyre. 
    “Ka një tjetër lajm të mirë në projektbuxhetin 2026. Është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel vendor, do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një politikë e re pagash, e cila e kombinuar me rritjen e përgjithshme, si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë, i shton 100 milionë euro, shumës që mandati i 4 do vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore. Konkretisht 10.600 punonjës shërbimi, shoferë, sanitarë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 1-0 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja. Mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekëtë reja më shumë në muaj. Për herë të parë në shëndetësi do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë”, tha Rama. 

  • Ligj i ri për nëpunësit/ Deri 50% do merren nga jashtë shërbimit civil! Shpërblehen në bazë të performancës!

    Ligj i ri për nëpunësit/ Deri 50% do merren nga jashtë shërbimit civil! Shpërblehen në bazë të performancës!

    Pas 12 vitesh në fuqi, qeveria po rishikon ligjin “Për Nëpunësin Civil” duke krijuar më shumë hapësira për të rekrutuar punonjës të kualifikuar nga sektori privat, rishikohet formula e testimit për punonjësit e administratës si dhe ndryshon struktura e pagës.
    Për shkak edhe të mungesës së punonjësve sidomos të kualifikuar, në projektligjin e hedhur për konsultim parashikohet që 1 në 2 punonjës të administratës të rekrutohet nga jashtë shërbimit civil, ndryshe nga sa ndodh aktualisht. Pra do shtohet rekrutimi i të kualifikuarve nga sektori privat.
    “Kufiri prej 20% i kandidatëve për pranim nga jashtë shërbimit civil, i vendosur si kufi limit dhe i miratuar çdo vit nga qeveria është propozuar të rritet deri në 50%. Praktikisht 1 në 2 pozicione vakante do të ketë mundësinë të presë kandidatë nga jashtë shërbimit civil në procedurat e pranimit për të gjitha pozicionet menaxheriale”, thuhet në relacion.
    Po ashtu do të ndryshojë mënyra e testimit. Nuk do të jetë më proces që kryhet nga DAP-i, por do të ngrihet komisioni kombëtar për testimin me 7 anëtarë, me mandat 5-vjeçar, me përfaqësim nga qeveria, institucionet e pavarura dhe qeverisja vendore.
    Ndryshe nga ligji aktual, me ndryshimet e reja nëpunësi do të jetë i mbrojtur edhe kur u ka shkaktuar një dëm personave të tretë, jo për faj të tij. Përveç rasteve ku veprimi i nëpunësit është personal, në rastet e tjera përgjegjësia e dëmit mbahet nga institucionit.
    “Në rast se një nëpunës dënohet nga organet gjyqësore për një veprim të kryer gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, dhe kur nuk është vënë re një veprim apo akt përtej funksioneve të tij normale, institucioni publik do të jetë përgjegjës për pagesën e dëmit me të cilin është dënuar nëpunësi”, thuhet në nenin 33 të rishikuar.
    Kurse sa i takon pagës, shtohet elementi i vjetërsisë së përgjithshme në punë (deri tani ishte vjetërsia në shërbim civil), që nuk është i parashikuar aktualisht, si dhe vendoset shpërblimi vjetor mbi bazën e vlerësimit të performancës.
    Po ashtu lehtësohen kushtet për të transferuar nëpunësin civil për një periudhë edhe më të gjatë se 2 vjet për nevojat e institucionit apo shtetit, në një organizatë ndërkombëtare, në të cilën Republika e Shqipërisë është anëtare, qeveri të huaj, në një institucion kombëtar jashtë Shqipërisë apo institucion ndërkombëtar. Ky ndryshim bëhet duke pasur parasysh perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
    Rregulla të reja janë parashikuar edhe në aspektin e zbatimit të vendimeve gjyqësore për largimet e padrejta nga puna në rastet kur gjyqi fitohet nga nëpunësi. Me ndryshimet e reja përcaktohet se nuk do të merret pëlqimin i nëpunësit që ka fituar gjyqin, për pozicionin e ri që do të ketë në administratë. Ky ndryshim thuhet në relacion bëhet për shkak se: “ata nuk kanë pranuar të emërohen as në pozicione të tjera, duke pretenduar pozicionin e mëparshëm, pavarësisht se ai pozicion nuk ekziston, dhe pavarësisht se pozicioni që ju është ofruar ka qenë i të njëjtit nivel me atë që ka pasur më parë”.
    Gjithashtu në projektligj theksohet se në rastet kur nëpunësi ka vijuar të punojë në një pozicion tjetër në administratë deri në momentin e rikthimit në detyrë, ai do të përfitojë vetëm diferencën ndërmjet pagës së pozicionit të fundit me pagën aktuale.
    “Kjo diferencë i paguhet gjyqfituesit vetëm kur paga e fundit si nëpunës civil është më e lartë sesa paga që ka përfituar apo po përfiton nëpunësi në institucione të tjera”, thuhet në relacion.
    Shtohen edhe masat disiplinore që do të vendosen para së të largohen nëpunës nga puna. Nëse aktualisht një nëpunës largohet nga puna pasi merr vërejtje, i mbahet 1/3 e pagës deri në gjashtë muaj, pezullohet ngritja në detyrë dhe largimi më pas, ndërsa me ndryshimet e propozuar shtohet edhe dhënia e paralajmërimit, më pas largimi.

  • Qeveria reformë të thellë në administratë/ Nga shpërblimet tek rekrutimi nga sektori privat, ja çfarë parashikohet

    Qeveria reformë të thellë në administratë/ Nga shpërblimet tek rekrutimi nga sektori privat, ja çfarë parashikohet

    Pas 12 vitesh në fuqi, qeveria po rishikon ligjin “Për Nëpunësin Civil” duke krijuar më shumë hapësira për të rekrutuar punonjës të kualifikuar nga sektori privat, rishikohet formula e testimit për punonjësit e administratës si dhe ndryshon struktura e pagës.
    Për shkak edhe të mungesës së punonjësve sidomos të kualifikuar, në projektligjin e hedhur për konsultim parashikohet që 1 në 2 punonjës të administratës të rekrutohet nga jashtë shërbimit civil, ndryshe nga sa ndodh aktualisht. Pra do shtohet rekrutimi i të kualifikuarve nga sektori privat.
    “Kufiri prej 20% i kandidatëve për pranim nga jashtë shërbimit civil, i vendosur si kufi limit dhe i miratuar çdo vit nga qeveria është propozuar të rritet deri në 50%. Praktikisht 1 në 2 pozicione vakante do të ketë mundësinë të presë kandidatë nga jashtë shërbimit civil në procedurat e pranimit për të gjitha pozicionet menaxheriale”, thuhet në relacion.
    Po ashtu do të ndryshojë mënyra e testimit. Nuk do të jetë më proces që kryhet nga DAP-i, por do të ngrihet komisioni kombëtar për testimin me 7 anëtarë, me mandat 5-vjeçar, me përfaqësim nga qeveria, institucionet e pavarura dhe qeverisja vendore.
    Ndryshe nga ligji aktual, me ndryshimet e reja nëpunësi do të jetë i mbrojtur edhe kur u ka shkaktuar një dëm personave të tretë, jo për faj të tij. Përveç rasteve ku veprimi i nëpunësit është personal, në rastet e tjera përgjegjësia e dëmit mbahet nga institucionit.
    “Në rast se një nëpunës dënohet nga organet gjyqësore për një veprim të kryer gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, dhe kur nuk është vënë re një veprim apo akt përtej funksioneve të tij normale, institucioni publik do të jetë përgjegjës për pagesën e dëmit me të cilin është dënuar nëpunësi”, thuhet në nenin 33 të rishikuar.
    Kurse sa i takon pagës, shtohet elementi i vjetërsisë së përgjithshme në punë (deri tani ishte vjetërsia në shërbim civil), që nuk është i parashikuar aktualisht, si dhe vendoset shpërblimi vjetor mbi bazën e vlerësimit të performancës.
    Po ashtu lehtësohen kushtet për të transferuar nëpunësin civil për një periudhë edhe më të gjatë se 2 vjet për nevojat e institucionit apo shtetit, në një organizatë ndërkombëtare, në të cilën Republika e Shqipërisë është anëtare, qeveri të huaj, në një institucion kombëtar jashtë Shqipërisë apo institucion ndërkombëtar. Ky ndryshim bëhet duke pasur parasysh perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
    Rregulla të reja janë parashikuar edhe në aspektin e zbatimit të vendimeve gjyqësore për largimet e padrejta nga puna në rastet kur gjyqi fitohet nga nëpunësi. Me ndryshimet e reja përcaktohet se nuk do të merret pëlqimin i nëpunësit që ka fituar gjyqin, për pozicionin e ri që do të ketë në administratë. Ky ndryshim thuhet në relacion bëhet për shkak se: “ata nuk kanë pranuar të emërohen as në pozicione të tjera, duke pretenduar pozicionin e mëparshëm, pavarësisht se ai pozicion nuk ekziston, dhe pavarësisht se pozicioni që ju është ofruar ka qenë i të njëjtit nivel me atë që ka pasur më parë”.
    Gjithashtu në projektligj theksohet se në rastet kur nëpunësi ka vijuar të punojë në një pozicion tjetër në administratë deri në momentin e rikthimit në detyrë, ai do të përfitojë vetëm diferencën ndërmjet pagës së pozicionit të fundit me pagën aktuale.
    “Kjo diferencë i paguhet gjyqfituesit vetëm kur paga e fundit si nëpunës civil është më e lartë sesa paga që ka përfituar apo po përfiton nëpunësi në institucione të tjera”, thuhet në relacion.
    Shtohen edhe masat disiplinore që do të vendosen para së të largohen nëpunës nga puna. Nëse aktualisht një nëpunës largohet nga puna pasi merr vërejtje, i mbahet 1/3 e pagës deri në gjashtë muaj, pezullohet ngritja në detyrë dhe largimi më pas, ndërsa me ndryshimet e propozuar shtohet edhe dhënia e paralajmërimit, më pas largimi.

  • Qeveria e Kosovës miraton buxhetin 4 mld euro; paga minimale 425 euro nga janari, 500 nga korriku

    Qeveria e Kosovës miraton buxhetin 4 mld euro; paga minimale 425 euro nga janari, 500 nga korriku

    Qeveria në detyrë ka miratuar Projektbuxhetin prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026, i cili parashikon paga të 13-ta, rritje të shtesave e të pensioneve, si edhe rritje të pagës minimale. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vlerësuar “me shumë risi” buxhetin për vitin 2026. Ai ka paraqitur para kabinetit planet për ndarjet buxhetore.Ai ka thënë se buxheti do të jetë në vlerë 4 miliardë euro.“Edhe ky buxhet do të ketë shumë risi. Së pari, është buxhet në vlerë 4 miliardë euro ku ¼ apo rreth 1 miliard janë buxhetuar për investime kapitale. Një risi do jetë dhënia e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik. Është i përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë më 0.5% për çdo vit përvojë pune për dallim nga ajo që kemi pasur më herët ku zbatohej rritja vetëm 0.25% për 15 vjetët e para”.Kurti ka shtuar se buxheti 2026 përfshin edhe rritjen e pensioneve, shtesat për fëmijë, lehona, pagesa për të rritur dhe gra që angazhohen me Superpunë, si dhe kompletim i reformës së asistencës sociale e mbështetje të tjera.“Me këtë buxhet rritet mbështetja për barna esenciale por edhe mbështetjka për kulturën dhe sportin”.Kurti ka thënë se do të ketë ndryshime edhe për sektorin privat e pensionistët.“Kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat. Kemi propozim për rritje të pagës minimale që do ndikoj te 150 mijë të punësuar. Ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse nga 120 pensioni do bëhet 150. Kam premtuar që do të ketë lajm të mirë edhe për nëna. Nga muaji nëntor shtesat për të gjithë fëmijët do të rriten për 50 për qind. Meqë kemi Kuvend të konstituuar sot do ta dërgojmë në Kuvend edhe buxhetin për komunat Prishtinë, Gjilan, Zubin-Potok”.Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, i pyetur se pse i mori katër vendime sot, të cilat i kishte prezantuar në ekspozenë e javën e së kaluar në Kuvend për qeverinë e re, tha se “fëmijët nuk presin”.“Pse s’kemi pritur ta bëjmë më vonë? Nëse 200 mijë pensionistë, nëse 150 mijë punëtorë që preken dhe pritet të ndikohen nga rritja e pagës minimale, nëse 400 mijë fëmijë do të ishin dakord që ne këtë ta shtyjmë për më vonë, edhe unë do ta shtyja. Por jam i bindur që ata presin që prej momentin kur ka folur kryeministri, është e rëndësishme që një ditë e më parë të kalohet në realizimin e atyre. E kemi lexuar dhe rilexuar ligjin dhe kemi ardhur në përfundim se mund ta bëjmë”, u shpreh Kurti.Duke folur për konsensusin partiak në kuvend për kalimin e Buxhetit, ai tha: “i thërras logjikës dhe racionalitetit”.“Koncensusi nënkupton logjikë ku vlejnë aspektet universale të të menduarit, dhe në anën tjetër racionalitetit, ku unë shpresoj që bashkërisht në kuvend, ky buxhet i rritur dhe i mirë do të kalojë në legjislaturën e nëntë. Prandaj, nuk kam armë tjetër për të arritur koncensus përveç logjikës dhe racionalitetit”.Qeveria në detyrë e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve për rritjen e pagës minimale në 500 euro, duke filluar nga janari i vitit 2026.Ministri në detyrë, Hekuran Murati, sqaroi se rritja është paraparë të bëhet në dy shkallë, ashtu sikurse ishin rritur pagat vjet.425 euro do të jetë nga 1 janari, teksa 500 do të bëhet nga 1 korriku.“Pas diskutimeve dhe propozimeve që kemi marrë edhe nga sindikatat, propozimi është që paga minimale për vitin e ardhshëm të bëhet 500 euro, apo 3 euro për orë punë. Rritjen e kemi paraparë të bëhet në dy faza”, deklaroi Murati.Ai shtoi se ky vendim prek rreth 150 mijë të punësuar në sektorin privat. Vendimi tha se është marrë pas diskutimeve edhe propozimeve të sindikatave dhe përfaqësuesve të bizneseve.“Duke filluar nga 1 janari, propozimi i Ministrisë është që paga minimale për orë punë të jetë 2.50 centë apo 425 euro në muaj për orar të plotë ndërkaq duke filluar nga 1 korriku është faza e dytë, në nivelin 3 euro për orë punë apo nëse përkthehet në 500 euro për orar të rregullt pune”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Qeveria sllovene konfirmon: Do të futet bonusi i detyrueshëm i Krishtlindjes

    Qeveria sllovene konfirmon: Do të futet bonusi i detyrueshëm i Krishtlindjes

    Qeveria sllovene ka miratuar një projektligj për pagesën e ndihmës dimërore, një e drejtë e re për punonjësit që parashikon një pagesë në shumën e gjysmës së pagës minimale.

    Në rast të vështirësive të likuiditetit, kompanitë do të jenë në gjendje të paguajnë ndihmën jo më vonë se 31 marsi i vitit të ardhshëm.

    Shuma e bonusit të Krishtlindjes do të jetë gjysma e pagës minimale bruto, që do të thotë se punëtorët do të marrin 639 euro këtë vit. Ligji rregullon gjithashtu pagesën e një ndihme dimërore për pensionistët, në shumën prej 150 eurosh.

    “Ne duam t’u ofrojmë të gjithë punëtorëve të ardhura shtesë që do të kontribuojnë në kënaqësinë dhe motivimin e tyre. Kjo do t’i bëjë format standarde të punësimit më tërheqëse”, tha Ministria e Financave e Sllovenisë, raporton KosovaPress.

    Punëdhënësit duhet të paguajnë bonusin e dimrit jo më vonë se 18 ditë pas pagesës së pagës së nëntorit. Në rast të falimentimit, afati mund të zgjatet deri më 31 mars të vitit të ardhshëm, por kjo nuk vlen për sektorin publik.

    Bonusi i dimrit do të jetë i përjashtuar nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe pa taksa brenda limitit ekzistues për shpërblimet bazuar në suksesin e biznesit. Gjithashtu nuk do të llogaritet si të ardhura kur ushtrohen të drejtat nga fondet publike.

    Përjashtime janë planifikuar për 2025: kompanitë me probleme likuiditeti mund të paguajnë të paktën një të katërtën e ndihmës deri më 18 dhjetor 2025 dhe pjesën tjetër deri më 31 mars 2026.

    Meqenëse ndryshimet në Ligjin e Sigurimit të Pensioneve dhe Invaliditetit ende nuk kanë hyrë në fuqi, ky ligj rregullon përkohësisht pagesën e ndihmës dimërore për pensionistët.

    Ndihma do të merret nga të gjithë përfituesit e pensioneve dhe përfitimeve të sigurimit të invaliditetit që kanë të drejtë për një ndihmë të rregullt vjetore. Pagesa është planifikuar për 19 dhjetor 2025, dhe në rastin e të drejtave të njohura më pas, më së voni me pagesën e pensionit të majit 2026.

    Shuma e shtesës do të jetë 150 euro. Pensionistët me pension të pjesshëm ose punë me kohë të pjesshme do të marrin një shumë proporcionale, si dhe përfituesit e ndihmës për invaliditet që punojnë me kohë të pjesshme.

  • “Paga minimale të bëhet 600 euro”, Oda Ekonomike bojkoton takimin me Ministrinë e Financave

    “Paga minimale të bëhet 600 euro”, Oda Ekonomike bojkoton takimin me Ministrinë e Financave

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se kryeministri dhe ministri i Financave e kanë kërkesën e punëtorëve që nga marsi, dhe aty bëhet qartë se paga minimale duhet të jetë 600 euro. Oda Ekonomike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Ministria e Financave për çështjen e rritjes së pagës minimale të enjten.Nga OEK-u këtë takim e kanë quajtur fushatë politike, ndërsa kanë kërkuar takime të nivelit të lartë.“OEK thekson se në katër vitet e fundit nuk ka pasur asnjë dialog të mirëfilltë e gjithëpërfshirës ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit të biznesit, ndonëse një proces i tillë është thelbësor për adresimin e sfidave ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”.Nga OEK-u thuhet tutje se bizneset janë përballur me një sërë vendimesh të njëanshme, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e tregut dhe klimën e investimeve.Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ka theksuar se proceset që prekin bizneset, siç është edhe çështja e pagës minimale, kërkojnë qasje serioze, analiza të mirëfillta dhe konsultim të gjerë me sektorin privat.“Oda Ekonomike e Kosovës është pjesë e Këshillit Ekonomiko-Social me dy anëtarë dhe gjithmonë ka qenë e gatshme për dialog të hapur e konstruktiv. Megjithatë, një qeverisje legjitime dhe e votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës duhet të tregojë përgjegjësi institucionale, duke dëgjuar dhe përfshirë partnerët ekonomikë në proceset e vendimmarrjes”.Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi, ka folur para takimit të sotëm me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ku do të diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale.“Ne do të marrim pjesë në këtë takim. Nuk dimë asgjë, dimë vetëm se do të bisedohet për pagën minimale. A do të jenë akterët kryesorë, nuk e di,” ka thënë Azemi.Ai ka theksuar se qëndrimi i sindikatës, i cili është mbajtur edhe ndaj Ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë që nga marsi i këtij viti, është se paga minimale e punëtorëve në sektorin privat duhet të jetë 600 euro.“Qeveria mund të marrë vendim për 500 euro, ne e vlerësojmë edhe këtë lëvizje, por ne ia lëmë vetit dyert hapur sepse normalisht që të gjitha ato kompani që nuk përkrahin këtë pagë kemi të drejtën e grevave,” ka shtuar Azemi.Sipas tij, një analizë e bazuar në shportën e një familjeje katër anëtarëshe tregon se një anëtar i familjes ka nevojë për rreth 2.80 euro brenda ditës për ushqim, transport, cigare, shkollim etj.“Sa mund të kryej punë një person me 2.80 euro brenda ditës, mund ta vlerësojë secili për vete,” ka thënë Azemi.Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e drejtuar nga Hekuran Murati ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të ndryshme në një takim të rëndësishëm për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së pagës minimale në vend.Takimi është paraparë të mbahet për sot prej orës 10:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj thekson se procesi për caktimin e pagës minimale në Kosovë mund të nisë vetëm pasi të jetë konstituuar Këshilli Ekonomiko-Social (KES) dhe të ketë një Qeveri funksionale, sipas procedurave të përcaktuara me ligj. Sipas tij, çdo konsultim apo vendim jashtë kësaj procedure, nuk do të ketë fuqi ligjore, bëjnë të ditur burime nga institucionet përkatëse.Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto.Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euroNë kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.Paga e re minimale do t’i prekë rreth 150.000 të punësuar, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rusia rrit bonuset e regjistrimit ushtarak për të joshur më shumë rekrutë për të luftuar në Ukrainë

    Rusia rrit bonuset e regjistrimit ushtarak për të joshur më shumë rekrutë për të luftuar në Ukrainë

    Rajonet ruse po e rrisin ndjeshëm sasinë e parave që u paguajnë rekrutëve të rinj ushtarakë, pasi analistët thonë se fushatat e rekrutimit “ideologjik” nuk janë më të mjaftueshme për të motivuar njerëzit të luftojnë në Ukrainë.
    Disa rajone njoftuan ditët e fundit se do të katërfishonin bonuset e regjistrimit në një përpjekje për të rritur numrin e rekrutimeve.
    Rusia ka pësuar viktima të mëdha në luftën e saj në Ukrainë, me rreth 1 milion ushtarë rusë të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë tre vjet e gjysmë më parë.
    Ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov, e bëri rekrutimin një nga prioritetet kryesore të ushtrisë gjatë një takimi të nivelit të lartë të mbrojtjes në gusht, duke theksuar se fuqia punëtore ishte “çelësi për mbështetjen e operacioneve ofensive”. Grupi monitorues thotë se avancimi rus në Ukrainë u ngadalësua në shtator.
    Por, ndërsa Belousov pretendoi se objektivat e rekrutimit po përmbusheshin, portali i pavarur hetimor rus IStories raportoi të kundërtën.
    Sipas të dhënave zyrtare të shpenzimeve buxhetore, rreth 37,900 persona nënshkruan kontrata me ministrinë e mbrojtjes në tremujorin e dytë të vitit 2025 – dy herë e gjysmë më pak se një vit më parë.
    Instituti për Studimin e Luftës (ISW), një monitorues konfliktesh me bazë në SHBA, tha se përpjekjet ruse për gjenerimin e forcave “po i ngjanin gjithnjë e më shumë modeleve komplekse të biznesit sesa një fushate rekrutimi të nxitur ideologjikisht”.
    Në një shënim analisti në shtator, ISW tha se autoritetet ruse dhe rekrutuesit informalë “vazhdojnë të përdorin stimuj financiarë, mashtrimi dhe shtrëngimi” për të forcuar rekrutimin.
    Katërfishi i pagës vjetore
    Qeveria e rajonit Tyumen në Siberi tha të hënën se do t’u paguante rekrutëve të rinj një shumë të përgjithshme prej 3 milionë rublash (36,560 dollarë), përveç 400,000 rublave që marrin nga qeveria federale – për sa kohë që rekrutët regjistrohen para fundit të nëntorit.
    Pagesa e re rajonale është një rritje e konsiderueshme nga 1.9 milion rubla që rekrutët në Tyumen kanë marrë deri më tani dhe ekuivalente me tre vjet të plota të pagës mesatare atje, sipas Rosstat, Shërbimit Federal të Statistikave Ruse.
    Në mënyrë të ngjashme, guvernatori i rajonit Voronezh në Rusinë jugperëndimore njoftoi në Telegram javën e kaluar se pagesa e regjistrimit nga rajoni do të katërfishohej në 2.1 milion rubla.
    Qeveria lokale e Voronezhit tha se, për të marrë pagesën, rekrutët nuk kanë nevojë të jenë nga rajoni, për sa kohë që është vendi ku ata i nënshkruajnë dokumentet.
    Rajonet Tambov, Krasnodar, Kurgan dhe Altai, si dhe republika e Tatarstanit, njoftuan gjithashtu rritje të ndjeshme të pagesave, të cilat vijnë përveç pagës mujore për ushtarët me kontratë që luftojnë në Ukrainë. Kjo shumë fillon nga afërsisht 210,000 rubla (2,600 dollarë), më shumë se dyfishi i pagës mesatare ruse.

  • Paga nga papunësia nga 1 janari 2026 rritet në 25 mijë lekë

    Paga nga papunësia nga 1 janari 2026 rritet në 25 mijë lekë

    Sipas programit të qeverisë “Rama 4”, i cili parashikon rritjen e pagës minimale nga janari i vitit që vjen, pritet që të ndryshojë edhe paga nga papunësia në 25 mijë lekë nga 20 mijë që është  aktualisht.  
    “Është një lajm i mirë për të gjithë ata persona që ndodhen në situatën e papunësisë. Është një ndihmë mujore në vlerën 50 për qind të pagës minimale në nivel vendi. Sot është 200 mijë lekë të vjetër dhe pas 1 janarit 2026 do të bëhet 250 mijë lekë të vjetër,” tregon avokatja Elona Berki. 
    Por cilat janë kriteret dhe kush përfiton pagën nga papunësia? 
    “Personat që përfitojnë të ardhura nga papunësia janë ata që arrijnë të aplikojnë brenda 60 ditëve duke bërë një kërkesë në zyrën e punës apo në e-Albania. [Personi] nuk duhet të ketë ikur me dëshirë, por duhet të jetë hequr për arsye të brendshme të institucionit apo të biznesit. Kjo duhet të reflektohet nëpërmjet njoftimit apo urdhrit të largimit nga puna, dhe në librezën e punës të jetë e shkruar arsyeja e shkarkimit. Minimalisht duhet të ketë 12 muaj kontribute, jo të gjitha bashkë, në kohë të ndryshme, por të jenë derdhur minimalisht 12 kontribute,” thotë avokatja. 
    Koha maksimale e përfitimit të pagës si i papunë është 12 muaj. 

  • BQE: Punë nga shtëpia, por jo pagë më e ulët për europianët

    BQE: Punë nga shtëpia, por jo pagë më e ulët për europianët

    Shumica e europianëve nuk do të pranonin një ulje të ndjeshme të pagës vetëm për të punuar disa ditë nga shtëpia, sipas Bankës Qendrore Europiane (BQE).Mesatarisht, punonjësit do të toleronin një reduktim prej vetëm 2.6% të pagës për të punuar dy ose tre ditë në javë nga shtëpia, thuhet në një raport të publikuar së fundmi.Punë nga shtëpia, pa kompromis financiar për europianëtBurimi: ECBTë dhënat, të mbledhura nga Anketa mujore e Pritshmërive të Konsumatorit të BQE-së, tregojnë se 70% e të anketuarve nuk do të pranonin asnjë ulje të pagës për të punuar nga shtëpia. Rreth 13% do të pranonin një reduktim nga 1%-5%, ndërsa 8% do të pranonin një ulje nga 6%-10%.Megjithë përpjekjet e kompanive për t’i kthyer punonjësit në zyrë pesë ditë në javë, prania në ambiente pune mbetet më e ulët se nivelet para pandemisë.Të dhënat e Eurostat tregojnë se pjesa e punonjësve 20-64 vjeç, që punuan të paktën një herë nga shtëpia në vitin 2024 ishte 22.4%, gati dyfishi krahasuar me vitin 2019.“Ne gjejmë një variacion të madh në gatishmërinë për të pranuar ulje page mes modeleve të ndryshme të punës nga shtëpia,” shkruajnë ekonomistët António Dias da Silva dhe Marco Weissler në raport.Sipas tyre, ata që aktualisht punojnë nga shtëpia më shpesh janë më të prirë të pranojnë një ulje më të lartë të pagës për të ruajtur këtë mënyrë pune – mesatarisht deri në 4.6%.“Ndërsa ata që punojnë nga shtëpia vetëm një ditë në javë do të pranonin një ulje prej vetëm 1.6%,” theksohet në raport. / Bloomberg, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.