Kryeministri Edi Rama ka kritikuar përsëri kërkesën për rritje të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale ka publikuar shifrat se sa e kanë pagën gjyqtarët dhe prokurorët si dhe se sa është shuma që ata kërkojnë që të shtohet mbi pagën e tyre.
Sipas tij,një kërkesë e tillë ndodh për sa kohë një vendim gjykate merr kompetencat e kryeministrit, duke iu referuar rastit të Belinda Ballukut.
Më tej, Rama shkruan se ai nuk e “hallin” te një ministër por te rreziku që i përmbysjes së demokracisë në vendin tonë.
“S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen! Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh!
Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj. Si ka mundësi?!
Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?!
Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!
Tag: pagën
-

“Nuk e kam hallin te një ministër”, Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët duan rritje page
-

Tatimet vendosin pragun: Pagat në ndërtim s’duhen deklaruar nën 80 mijë lekë
Administrata Tatimore ka vendosur një masë të re për të luftuar nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit, duke caktuar një dysheme minimale prej 80 mijë lekësh në muaj për çdo punonjës të këtij sektori. Çdo deklarim pagash nën këtë nivel do të konsiderohet automatikisht me risk dhe subjektet do të jenë objekt kontrolli.
Sipas njoftimit zyrtar, Tatimet kanë publikuar edhe një listë të detajuar me pagat dysheme për çdo pozicion pune në ndërtim, duke paralajmëruar se çdo ndryshim artificial i profesionit për të ulur pagën e deklaruar do të përbëjë shkak për verifikim të menjëhershëm.
“Çdo tatimpagues që deklaron pagën e punonjësit për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme nën nivelin indikativ, apo që ndryshon profesionin për t’u futur në kategori me pagë më të ulët, do të konsiderohet me risk dhe do të kontrollohet nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore”, thekson institucioni.
Kjo masë synon të frenojë praktikën e përhapur të deklarimit të rrogave të ulëta, fenomen që dëmton si punonjësit ashtu edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit.Administrata Tatimore ka vendosur një masë të re për të luftuar nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit, duke caktuar një dysheme minimale prej 80 mijë lekësh në muaj për çdo punonjës të këtij sektori. Çdo deklarim pagash nën këtë nivel do të konsiderohet automatikisht me risk dhe subjektet do të jenë objekt kontrolli.

Kjo masë synon të frenojë praktikën e përhapur të deklarimit të rrogave të ulëta, fenomen që dëmton si punonjësit ashtu edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit. -

Buxheti 2026/ Rama: Sigurimet e punonjësve me pagën nën 500 euro do paguhen nga qeveria
Kryeministri Edi Rama ndodhet në njësinë 5 në Tiranë, ku po flet për buxhetin e qytetarëve në vitin 2026.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se paga minimale do të jetë 500 euro, teksa shtoi se në nëntë muajt e parë për punonjësit me pagën nën 500 euro, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore do të paguhen nga qeveria.Lexo edhe :Related Posts
Rama: Paga minimale do jetë 500 euro. Në nëntë muajt e parë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro do paguhen nga qeveria. Përtej pagës minimale do të rriten edhe pagat e tjera, do vazhdojnë të rriten pagat për të gjithë punonjësit e shtetit.Por siç ka ndodhur në të kaluarën, rritja e pagës minimale të rrisë më lartë edhe të tjerat në sektorin privat. Do të përfitojnë punonjësit shëndetësisë, mësuesit, të policisë, që për hirë të së vërtetës kanë pasur disa problematika që më në fund marrin zgjidhje sepse do përfitojnë edhe vjetërsinë në punë. Vetëm kjo përkthehet në 50 euro plus për gradat e ulëta.
/vizionplus.tv -

Kroacia rrit pagën minimale
Qeveria kroate ka miratuar një rregullore të re që përcakton pagën minimale të vendit për vitin 2026 në 1,050 € bruto në muaj. Ky vendim përfaqëson një rritje prej 80 € krahasuar me pagën minimale të vitit 2025. Sipas qeverisë, ky ndryshim reflekton rritjen e vazhdueshme ekonomike, zgjerimin e punësimit dhe ngritjen e qëndrueshme të pagave mesatare në Kroaci.
Që nga viti 2016, kur paga minimale bruto ishte 414 €, shuma është zgjeruar me 153%. Rritja ka qenë veçanërisht e dukshme gjatë tre viteve të fundit, kur paga minimale është shtuar me 50%, nga 700 € në 1,050 € bruto.
“Ne konsiderojmë se shuma e përshtatshme për pagën minimale bruto në vitin 2026 është 1,050 €. Kjo do të thotë se nga viti 2016, kur mandatin tonë të parë, deri në vitin 2026, shuma bruto e pagës minimale do të ketë rritur me 153 për qind,” theksoi qeveria.Sipas zyrtarëve, tarifa e re përputhet me qëllimin më të gjerë të Kroacisë për të ngushtuar hendekun me shtetet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, që u anëtarësuan më herët në BE.
Të dhënat e fundit nga Zyra Kroate e Statistikave treguan se paga mesatare neto mujore në gusht ishte 1,446 €, duke shënuar një rritje prej 9.2% nominalisht dhe 4.9% në terma realë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Me pagën aktuale minimale prej 970 € bruto, Kroacia qëndron në 75% të mesatares së BE-së për pagat minimale, ndërsa rritja e ardhshme pritet ta afrojë edhe më shumë ndaj këtij standardi.
Qeveria ka theksuar se vendimi balancon nevojat e punonjësve dhe të punëdhënësve. Ndërsa rritja synon përmirësimin e standardit të jetesës për ata që fitojnë më pak, gjithashtu do të merren masa për të mbështetur bizneset e prekura nga kostot më të larta. -

Bayern shet Coman për të kursyer pagën e tij, por tifozët nuk durojnë: Frikacakë!
11 Gusht 2025
16:25
Telesport
Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton se transferimi do të kryhet për 30 mln euro plus 5 mln euro të tjera në formë bonusesh.
“Klub frikacak!” “Klub i mbaruar!” “Drejtues pa plan, pa logjikë!” – ishin disa nga komentet e ndjekësve të faqeve zyrtare të Bayern në rrjetet sociale. Me siguri, ata e kujtojnë Coman për golin e tij në finalen e Champions League 2020.
Pse po e shet Bayern francezin? Kryesisht sepse do të kursejë pagën e tij të lartë prej 8,5 mln eurosh neto në vit. Një shifër marramendëse për një lojtar i cili ka dy sezone që luan shumë pak. -

500 euro në lajme, jo në xhepa/ Qeveria ende pa vendim për pagën minimale
Në fushatën zgjedhore të 11 majit, kryeministri Edi Rama e nisi garën me një shifër premtuese për qytetarët: 500 euro. Kaq do të bëhet paga minimale në Shqipëri, sipas tij, deri në vitin 2026.
Hapi i parë drejt përmbushjes së këtij premtimi, miratimi i vendimit nga Këshilli i Ministrave.
“Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro dhe do të hyjë në efekt nga janari i 2026-ës”, njoftoi kryeministri Rama pak përpara zgjedhjeve, duke shtuar se kjo rritje do të ndodhë pa vendosur “asnjë taksë shtesë” për biznesin në 18 muajt e parë. Një premtim i lehtë dhe i kuptueshëm për të gjithë votuesit.
Por dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, kur tymi i fishekzjarreve elektoralë është shuar, Faktoje vendosi të verifikojë nëse është hedhur ndonjë hap konkret drejt realizimit të këtij premtimi.
Për të marrë përgjigje, dërguam një kërkesë për informacion pranë Këshillit të Ministrave, për të kuptuar nëse vendimi, i njoftuar se do të merrej në qershor, është miratuar.
Përgjigjja erdhi qartë dhe shkurt: “Deri tani nuk ka asnjë akt të miratuar lidhur me rritjen e pagës minimale në 500 euro”
Pra deri në fund të korrikut premtimi mbetet vetëm në arkivin e fjalimeve të kryeministrit.
Rritja e pagës minimale është premtim i përsëritur i kryeministrit, i cili përpara zgjedhjeve vendore 2023 tha se paga minimale do të shkonte 450 euro. Ky premtim nuk u mbajt dhe paga minimale ende sot është rreth 400 euro.
Zgjedhjet parlamentare të 2025-ës sollën një rast të ri për ta përdorur pagën minimale si kartë elektorale. Premtimi, këtë herë për 500 euro deri tani ka mbetur, (siç ndodh shpesh në politikën shqiptare), një kapitull entuziast i fushatës zgjedhore, që duket se nuk ka kaluar ende në letrat e administratës.
Afati i përmendur nga kryeministri, (janari i vitit 2026), ende mund të përmbushet. Por deri tani, aktet zyrtare të premtuara mungojnë. Për këtë arsye premtimin e kryeministrit për miratimin në qershor të vendimit për pagën minimale 500 euro e konsiderojmë të pambajtur.
-

Gjermania planifikon rritjen e pagës minimale në 14.60 euro për orë
Gjermania pritet të rrisë gradualisht pagën minimale në 14.60 euro deri në vitin 2027, nga niveli aktual prej 12.82 eurosh, sipas një propozimi të një komisioni qeveritar të publikuar të shtunën.
Sipas planit, paga minimale do të rritet fillimisht në 13.90 euro në fillim të vitit 2026.Që nga viti i kaluar, Gjermania ka pasur pagën minimale të dytë më të lartë në Bashkimin Evropian, pas Luksemburgut, ku paga minimale mujore është 2,638 euro.
Sipas agjencisë Reuters, tre vende të tjera të BE-së kanë paga minimale mbi 2,000 euro në muaj – Belgjika, Holanda dhe Irlanda.
Propozimi është hartuar nga një komision i përbërë nga përfaqësues të punëdhënësve dhe sindikatave, dhe tani duhet të zbatohet nga Ministria gjermane e Punës.