Tag: pagat

  • Rriten presionet mbi tregun e punës, kompanitë pezullojnë planet e zgjerimit

    Rriten presionet mbi tregun e punës, kompanitë pezullojnë planet e zgjerimit

    Të dhënat e fundit nga tregu i punës tregojnë se bizneset kanë ezauruar pagën si mjet për të rekrutuar punonjës. Pritshmëritë për rritjen e pagave në maj u ulën në krahasim me janarin 2025. Të ardhurat e bizneseve po rriten më pak se shpenzimet për pagat dhe kostot e tjera në proceset e prodhimit. Pezullimi i planeve të zgjerimit, furnizimi me punonjës nga jashtë dhe investimet në teknologji po shikohen zi zgjidhje për të përballuar situatën. Të dhënat nga agjencitë private të punësimit tregojnë se kërkesat më të mëdha nga bizneset janë në sektorin e shitjeve, ndërsa 30% e kërkesave nga punëmarrësit janë për ekonomistë dhe inxhinierë Blerina HoxhaPresionet në tregun e punës janë shtuar më tej këtë vit, nga mungesat e fuqisë punëtore, zgjerimi e kërkesës nga jashtë për punonjës shqiptarë, por nga ana tjetër, bizneset po përdorin më pak pagën si mjet joshjeje.Kërkesa vijon të jetë e lartë për punonjës në sektorin e tregtisë, shërbimeve dhe ndërtimit, teksa bizneset po tregohen më të kujdesshme në ofertat e pagave.“Tani presionet ‘më rrit pagën ose iki’ marrin përgjigjen ‘shumë mirë, ik’” – pohoi Erald Pashaj, i cili drejton EPPC Albania & Kosovo, një nga kompanitë më të mëdha të Konsulencës për Burimet Njerëzore.Kjo sjellje e bizneseve ka frenuar dukshëm rritjen e pagave në sektorin privat në tremujorin e parë në krahasim me pritshmëritë e janarit 2025, tha ai. Edhe për periudhën në vijim, ritmet e rritjes së pagave në biznese do të frenohen.Bizneset po u thonë “stop” kërkesave për paga më të larta. Ajo që në gjuhën ekonomike quhet produktivitet i ulët, për bizneset është rritje e kostove, pa mundur të rrisin të ardhurat nga shitja e mallrave dhe shërbimeve.Informacioni i fundit ekonomik zyrtar mbi ndërmarrjet tregon se në vitin 2023, shpenzimet e bizneseve përpara janë rritur shumë më tepër se të ardhurat.Të ardhurat totale të të gjitha bizneseve shënuan rritje vjetore me vetëm 0.7% në vitin 2023, teksa shpenzimet për paga u rritën me 17% në një kohë që numri i të punësuarve me pagë u rrit me vetëm 2.1%.Vitin e kaluar, pagat në sektorin privat u rritën më pak se në atë shtetëror. Paga në sektorin privat arriti në 71,162 lekë në muaj bruto, me rritje 5% nga viti 2023, ndërsa paga mesatare në sektorin shtetëror arriti në mbi 92 mijë lekë, me rritje vjetore 12%.Diferenca ndërmjet pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror u thellua më tej, pasi politika e qeverisë për të nxitur pagat në privat duke rritur pagat e administratës nuk funksionoi.Paga mesatare në sektorin privat ishte sa 77% e pagës mesatare në shtet nga 80% që ishte ky raport më 2023.Kërkesa e ulët nga jashtë për mallra shqiptare dhe zhvillimi i ekonomisë drejt sektorëve me vlerë të ulët po kufizojnë mundësitë e bizneseve për të përdorur pagat si mjet për të plotësuar nevojat për punonjës.Në këtë situatë, shumë biznese po qëndrojnë në vendnumëro dhe të tjerë po plotësojnë nevojat me punonjës të huaj. Të tjera biznese po mundohen të shfrytëzojnë avantazhet e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale.Agjencitë e punësimit që sjellin punonjës nga jashtë kanë ankesa ndaj bizneseve shqiptare, pasi shumica e tyre nuk kanë njohuri për burimet njerëzore, kontratat dhe detyrimet.P.sh. disa kompani ndërtimi marrin punonjës turq dhe indianë, që fillimisht i joshin me kushte të mira dhe paga të larta, por që nuk i respektojnë më pas.Pasi kalon një muaj ose dy, grupet e punonjësve ikin dhe vijnë të tjerë, që largohen sërish, por ndërkohë kompania (në këtë rast ndërtuesi) ka arritur të kryejë volumet e punës.Ekspertët e burimeve njerëzore janë të shqetësuar për këtë sjellje të kompanive shqiptare, e cila ndikon shumë negativisht në vendet e origjinës ku Shqipëria synon të sjellë punonjës të huaj.  Pagat, rritje më pak se pritshmëritëEkspertët e burimeve njerëzore parashikuan në janar të vitit 2025 se rritja mesatare e pagave këtë vit do të ishte rreth 7%.Zoti Pashaj e dha këtë parashikim, pasi analizoi buxhetet e kompanive për vitin 2025, ku vërejti se në kompani të ndryshme, rritja minimale do të ishte 4% dhe maksimale deri në 12%, për sektorë dhe pozicione të caktuara, por norma mediane do të ishte rreth 7%.Por zhvillimet në tregun e punës nga janari në maj 2025 tregojnë se rritja e pagave do të jetë më e ulët, në kufijtë e inflacionit, sipas z. Pashaj.“Mesa duket, volumet në shitje dhe rritja në biznes nuk është e tillë sa të motivojë rritje kostosh të tjera”, tha ai. Ndërkohë cilësia e punës nuk po ecën në proporcion të njëjtë me rritjen e pagave.Dy vitet e fundit, shumë biznese kanë menduar se duke rritur pagat do të kenë më shumë të ardhura, (punë më cilësore, etj.), por nuk ka ndodhur kështu.Pas pandemisë, pagat janë rritur vetëm nga presioni i tregut, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore dhe konkurrencës ndërmjet punëdhënësve, sepse dikush ofron më shumë dhe e merr nga dikush tjetër që nuk ofron aq shumë, etj.Kjo rritje pagash, e cila nuk është shoqëruar me rritje të produktivitetit, duket se është ezauruar. Z. Pashaj tha se pritshmëritë për rritjen e pagave janë rishikuar me ulje të fortë në 4-mujorin e parë 2025. Burimi: INSTAT Irida Vela, një tjetër eksperte e burimeve njerëzore, tha se në Shqipëri, pagat po rriten ngadalë, më së shumti në sektorët e IT-së, bankave dhe prodhimit.Jashtë vendit, pagat për profesionet e përmendura janë shumë konkurruese dhe shpesh shoqërohen me përfitime të tjera.Ajo tha se profesionet me perspektivë janë ato në teknologji, analiza të të dhënave, kujdes shëndetësor dhe menaxhim projektesh.Prej gati dy vitesh ka vështirësi në analizimin e të dhënave zyrtare mbi punësimin, për shkak se INSTAT nuk ka harmonizuar popullsinë zyrtare me të dhënat e Censit 2023.Banka e Shqipërisë, në vrojtimet e saj për 3-mujorin e parë 2025, referoi se rritja e kërkesës për mallra e shërbime do të shoqërohet me krijim të vendeve të reja të punës dhe rritje të mëtejshme të pagave.Megjithatë, kërkesa për punë në 6-mujorin e dytë 2024 është rritur më ngadalë dhe pritjet për krijimin e vendeve të punës janë më të ulëta.Treguesit e tërthortë tregojnë se punësimi është rritur, teksa bizneset vijojnë të hasin vështirësi në plotësimin e vendeve të lira. Banka e Shqipërisë pohoi se pagat në sektorin privat vijuan rritjen, por me ritme më të ulëta, duke zbutur presionin mbi kostot e punës për njësi.Rezultatet e Vrojtimit të Besimit të Bizneseve në industri, ndërtim dhe shërbime treguan si faktor kufizues në aktivitetin e firmave “mungesën në forcën e punës”.Treguesit e vrojtimeve dëshmojnë për pritje më të ulëta të bizneseve për punësimin dhe për papunësi më të lartë nga konsumatorët, gjatë tremujorit të katërt 2024. Burimi: INSTAT Punonjësit e huaj, nuk ka stabilitetShumë biznese, që janë duke tentuar të plotësojnë nevojat me punonjës të huaj, po eksperimentojnë me vende dhe agjenci të ndryshme. Burimet nga tregu pohojnë se punonjësit e ndërtimit po vijnë nga Turqia, ndërsa punonjësit e pastrimit dhe prodhimit në fabrika, nga Azia.“Tendenca e punësimit të të huajve është në rritje dhe kështu do të vijojë, pasi nuk ka mënyrë tjetër. Por punonjësit e huaj ende janë shumë pak, 10-12 mijë leje pune në total. Ky treg konsiderohet vunerabël si në klientë vendas dhe në ata që vijnë”, tha z. Pashaj.Bizneset shqiptare ende nuk kanë përqafuar teknikat e kohës në trajtimin e burimeve njerëzore, si në paga edhe në politika. Për shkak të kësaj mangësie, një pjesë e madhe e të rinjve ikin nga Shqipëria.Në sektorin e prodhimit (fabrika dhe ndërtim) punonjësit e huaj zënë 5-10% të totalit të punonjësve. Paga e tyre është mesatarisht 500 euro në muaj, teksa sigurohet fjetja dhe një bonus për ushqimin.Punonjësit e huaj shpesh trajtohen më mirë se ata shqiptarë, edhe pse janë më pak frytdhënës në punë. Njëkohësisht po përdoren si “mjet” për të kërcënuar punonjësit shqiptarë, me idenë që të mos kërkojnë paga më të larta se janë të zëvendësueshëm.Z.Aliaj, një djalë në të 30-tat, i cili punon në një kompani ndërtimi në Tiranë tha se gati 30% e kolegëve janë nga Turqia.“Edhe pse i marrin me kushte më të mira se ne (70 euro dita) kur vjen puna te pagesat dhe qiraja, pronari nuk e mban fjalën.Kemi ndërruar tre ekipe me punonjës nga Turqia për një vit. Turqit ikën se nuk morën pagat e premtuara, por ndërkohë pronari i mbaroi punimet”, tha Aliaj. Burimi: INSTAT Rriten kërkesat nga jashtë për punonjës shqiptarëKërkesat nga jashtë për punonjës nga Shqipëria si me kualifikim, ashtu edhe pa kualifikim, po rriten, ndërsa është zgjeruar edhe gjeografia e vendeve europiane që po synojnë tregun shqiptar të burimeve njerëzore.Kërkesat për punonjës shqiptarë të përqendruara kryesisht në Gjermani, tani po shtrihen edhe në vende të Europës së Veriut, gjithashtu, edhe gama e profesioneve që po kërkohen po zgjerohet.Irida Vela, profesioniste me përvojë të gjatë në menaxhimin e burimeve njerëzore, pohoi se ka rritje të qëndrueshme për punonjës shqiptarë, sidomos nga Gjermania, Italia dhe vendet nordike. Shqipëria po shihet si një burim i rëndësishëm i fuqisë punëtore të përgatitur mirë, veçanërisht në shëndetësi, teknologji dhe profesione të kualifikuara.Kjo prirje, sipas saj, pritet të vazhdojë, por rrezikon të përkeqësojë mungesën e profesionistëve brenda vendit. Infermierët, mjekët, IT specialistët, ndihmësit socialë dhe punëtorët sezonalë (në ndërtim, bujqësi, turizëm) janë më të kërkuarit.Vendet që kërkojnë më shumë punonjës shqiptarë janë Gjermania, Austria, Italia, Suedia.Të dhëna nga agjencitë e punësimit referojnë se po rritet kërkesa për dentistët shqiptarë dhe profesione me më pak aftësi, të tilla si punonjës ndërtimi, kujdestarë për të moshuar etj.Nga përpunimi i të dhënave të “Pantheon”, një agjenci private punësimi, rezulton se nga 160 vende pune të lira, rreth 60% i takojnë tregut të huaj dhe 40%, tregut shqiptar. Ofertat më të mëdha për punësim jashtë i takojnë Gjermanisë, Italisë dhe Zvicrës.Paga në tregun e huaj për punonjës shqiptarë variojnë nga 1000 euro për pastrues në Gjermani deri në 4000 euro për shef kuzhine në Itali.Të dhënat tregojnë se në tregjet jashtë ka kërkesë për sanitare, kujdestare, personel bari dhe restoranti, ndërsa edhe në Shqipëri, kërkesa më e lartë për punonjës shihet në sektorin e bareve dhe restoranteve, punonjës supermarketesh dhe sanitare biznesesh, punonjës ndërtimi etj.Jashtë vendit dominon pagesa fikse mujore, përfshirë akomodimin falas, ndërsa brenda vendit shpesh përdoret pagesa ditore (2000 – 3 000 lekë / ditë) ose pagesë bazë + bakshish, ndërsa për punonjësit e ndërtimit, pagat variojnë 4500-5000 lekë në ditë.Kërkesa e madhe për punonjës nga vendet e Europës po nxit më tej emigracionin. Të dhënat e Eurostat treguan se gjatë 2022 dhe 2023 kanë emigruar në vendet e Europës rreth 100 mijë shqiptarë, të cilët më së shumti ikin me kontrata pune dhe jo si azilkërkues. Burimi: INSTAT Profesionet, trendet dhe disbalancat e vitit 2025Të dhënat e përditësuara deri në maj 2025 nga platforma Duapune.com  tregojnë një tablo interesante të tregut shqiptar të punës, ku punëdhënësit vazhdojnë të kërkojnë profile të lidhura me shitjet dhe shërbimin ndaj klientit, ndërsa punëkërkuesit orientohen kryesisht drejt financës dhe profesioneve inxhinierike.Të dhënat tregojnë një hendek midis kërkesës dhe ofertës së aftësive.Sipas indeksit Duapune.com, në muajin maj 2025, sektori i shitjeve (Agjent shitje, Menaxher shitjesh, Shitës) përbën 13 % të të gjitha njoftimeve në listën e 20 punëve me të ofruara në Duapune.com.Sektori i financës (me profesione si financier, ekonomist, analist kredie, etj.) zënë 12.5 % të totalit të ofertave dhe teknologjia (informaticien dhe të tjera nga IT) zunë 4.1 % të ofertës, teksa mbi 6% e ofertave ishin për punonjës në sektorin e ndërtimit.Nga ana tjetër, kërkesat nga punëkërkuesit në 20 kategoritë kryesore, rreth 20% ishin për profesione që kishin lidhje me ekonominë dhe financën, 15% e kërkesave u përkisnin profesioneve që kishin lidhje me inxhinierinë dhe profesionet kreative (montazhier, dizajner, balerin, kostumograf) përbënin 7.5 %, ndonëse oferta e punëdhënësve mungon pothuajse tërësisht për këto profesione.Rreth 41% e punëkërkuesve ishin të grupmoshës 34-44 vjeç, 24% të kërkesave për punë ishin të moshës 35-44 vjeç dhe grupmosha 25-34 përbënte 24% kërkesës për punë. Të rinjtë nën 25 vjeç përbënin vetëm 3% të punëkërkuesve dhe 7% ishin në moshën 45-54 vjeç.Nga të dhënat e Duapunë.com shihet se oferta e punëdhënësve për sektorin e shitjeve është shumë më e madhe se kërkesa e punëmarrësve për këto profesione.Për profesionet e financës kërkesa dhe oferta janë më të balancuara, ndërsa ka një hendek në aftësitë dixhitale. Punëdhënësit kanë vështirësi të gjejnë punonjës shitjesh dhe IT, ndërsa një numër i madh kandidatësh financiarë dhe punonjës të dizanjit konkurrojnë për shumë pak vende të lira pune.Të dhënat sugjerojnë se bizneset duhet të përmirësojnë pagat dhe kushtet e punës për profesionet në mungesa, ndërsa sistemet arsimore në vend duhen të përshtatin ciklet e studimet me nevojat e tregut të punës.Më 2025, pagat më të lara jepen për pozicione më të rralla. Menaxherët dhe profesionet e specializuara në financë, IT dhe inxhinieri përbëjnë 7% të njoftimeve të biznesit, por ofrojnë 30-60% mbi pagën mesatare kombëtare.Gati 78% e njoftimeve janë në kryeqytet dhe kjo shton konkurrencën, por dhe potencialin për pagë më të lartë. Burimi: Duapune.com

  • Evropa nuk do t’i njohë zgjedhjet e vjedhura, Vuçiç merr një “shuplakë” paraprake nga Parisi dhe Berlini

    Evropa nuk do t’i njohë zgjedhjet e vjedhura, Vuçiç merr një “shuplakë” paraprake nga Parisi dhe Berlini

    Marsela SHYTIA
    “Nova.rs”, media serbe që nuk e kursen aspak presidentin Aleksandër Vuçiç, ka mësuar se nga Parisi dhe Berlini i janë dërguar paralajmërime se nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme nëse ka vjedhje. Mesazhi iu dërgua atij nëpërmjet deputetëve pranë Friedrich Mertz dhe njerëzve pranë Emmanuel Macron, gjë që ia ngushton më tej hapësirën për të votuar një po në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme të kërkuara nga studentët. “Nga disa vende është dërguar një mesazh se Evropa, nëse zgjedhjet vidhen, nuk do t’i njohë zgjedhje të tilla, edhe pse ekzistojnë interesa të caktuara. Nuk përjashtohet as distanca e mundshme e PPE-së nga SNS-ja, megjithëse rregulli midis progresistëve evropianë është që ata të mos i përjashtojnë partitë që janë në pushtet nga grupimi”, thotë burimi i “Nova.rs”.
    Paralajmërimi i Parisit dhe Berlinit
    Është e qartë se në derën e administratës së Brukselit është çështja e zgjedhjes midis vlerave që shpall Evropa dhe interesave në lidhje me çështjen e shfrytëzimit të litiumit ose interesave të Francës në lidhje me blerjen e “shpërthimeve”. Njëkohësisht, në fushën vendase, lind pyetja nëse lista e studentëve mund të fitojë në kushtet ekzistuese. “Zgjedhjet tani janë fokusi kryesor. Kjo është një shëtitje pas një kohe pak më të gjatë, po përqendrohemi më shumë te zgjedhjet dhe në atë proces parazgjedhor, për të parë se çfarë mund të bëjmë”, tha një student i Fakultetit të Farmacisë për N1 gjatë protestës së djeshme. Ai tha se bisedat për zgjedhjet u japin një frymëmarrje të fortë, si dhe se tani e shohin qëllimin e madh drejt të cilit po shkojnë dhe për të cilin po luftojnë.
    Vlerësimi në rënie
    Dushan Spasojeviç, nga Fakulteti i Shkencave Politike, deklaron se është e sigurt që kushtet nuk do të ndryshojnë ndjeshëm para zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai deklaron se hulumtimi i Crta-s ka treguar se ka pakënaqësi dhe se përqindjet janë të afërta. Nuk e di nëse fitorja e studentëve është e sigurt apo e mundshme, por është padyshim e mundur. “Vlerësimi i SNS është në rënie dhe nuk mund të kthehet në periudhën para 1 nëntorit”, thotë ai. Bashkëbiseduesi i “Nova.rs” deklaroi se rreziku më i madh për opozitën është nëse ajo nuk arrin të pozicionohet, kështu që disa shkojnë në zgjedhje, disa jo. Gjorgj Vukadinoviç, redaktori i New Serbian Political Thought, thotë se studentët kanë treguar forcë dhe organizim të madh në gjashtë muajt e fundit. “Megjithatë, pyetja e madhe është nëse ajo organizim dhe ajo energji janë të mjaftueshme për t’u përballur me makinerinë e partisë në pushtet”, vlerëson ai.
    Premtimet e Vuçiçit
    Vuçiç tha se paga minimale në tetor do të jetë 500, ndërsa nga viti i ardhshëm do të jetë 550 euro. Ai njoftoi gjithashtu një rritje të pensioneve. “Paga minimale u rrit në fillim të vitit. Kur rrit pagën minimale, rrit vazhdimisht edhe pagat e tjera. Kjo është arsyeja pse të ardhurat në buxhet nga taksat dhe kontributet janë rritur, por janë ulur nga fitimet, dhe kompanitë nuk kanë fitim. Në vendin tonë, pagat u rritën më shpejt se produktiviteti, gjë që është një anomali. Nëse nuk ke rritje të produktivitetit, dhe pagat rriten, kjo ushtron presion mbi punëdhënësin që të paguajë më shumë sesa mundet, dhe kjo ndodh masivisht. Dhe kështu siç janë, pagat tona janë ndër më të ulëtat në Evropë”, tha Biljana Stepanoviç, redaktore e “Nova ekonomija”, duke shtuar se një sistem i tillë është i paqëndrueshëm. Ajo tha se “Vuçiç duhet të thërrasë zgjedhje”. “Ai padyshim po përgatitet për këtë me këto premtime», përfundoi Biljana Stepanoviç, redaktore e “Nova ekonomija” për N1.  “Presioni nuk mund të ndalet, sepse vetëm atëherë do të lindë kaosi. Vuçiç është, para së gjithash, një njeri jashtëzakonisht hakmarrës dhe nuk mund ta imagjinojmë se për çfarë do të ishte i gatshëm”, tha Stepanoviç.

  • Shkolla ‘nuk po vlen më’/ Në bare dhe restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj

    Shkolla ‘nuk po vlen më’/ Në bare dhe restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj

    Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të mungesës për gjetjen e fuqisë punëtore.
    Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%.
    Në Tiranë, sipas tij, pagat për pozicionin e kamarierit nisin nga 50 mijë lekë në muaj dhe mund të arrijnë deri në 120 mijë lekë, në varësi të lokalit. Për banakierët, pagat variojnë nga 60 mijë deri në 120 mijë lekë në muaj, ndërsa për profesionistët e përgatitjes së kokteileve, pagat arrijnë deri në 200 mijë lekë në muaj.
    Rritje të ndjeshme pagash ka pasur edhe për punonjësit e bareve dhe restoranteve në zonat bregdetare. Për pozicionet e kamarierit, banakierit dhe ndihmës kuzhinierit, pagat lëvizin nga 80 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj për një orar pune 8-orësh. Ndërsa për punonjësit me orar të zgjatur, minimalisht 12 orë në ditë, paga mujore arrin deri në 200 mijë lekë.
    Sipas Jahjes, kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është shumë e lartë, ndërsa oferta është e ulët dhe shpesh pa trajnimin e duhur.
    Megjithëse rritjen e pagave, sektori vazhdon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Jahja pohon se punësimi i punonjësve të huaj po vazhdon, kryesisht nga vende si Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani.
    “Edhe pse vendi ynë shihet si trampolin për kalimin në vendet europiane dhe burokracitë për pajisjen e dokumentacionit të punësimit zgjasin deri në dy muaj, janë hapur shumë agjenci të huaja për rekrutimin e punonjësve të huaj. Personeli i huaj po rezulton se është më i trajnuar dhe më i menaxhueshëm”, pohon ai.
    Në 2 -3 vitet e fundit sektori i bareve dhe restoranteve rezulton ndër më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore, referuar edhe të dhënave të indeksit të Çelësi për njoftimet e punës. Në 2022 rezultoi se pati 45,670 njoftime për vende të lira puna. Krahasuar me 2021 numri i tyre u rrit 14%.
    Ndërsa në 2023 sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve industrisë i munguan përgjatë sezonit turistik 15 mijë punonjës. Kjo industri shënoi numrin më të lartë të vendeve vakante, pas sektorit fason për shkak të emigracionit.
    Për zgjidhjen e krizës së fuqisë punëtore në tërësi sektori nisi të ndryshojë sjellje ndaj punonjësve si për oraret e punës, ofrimin e ushqimit ndaj personelit, si dhe të rishikojë në mënyrë të vazhdueshme pagat.
    Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë. Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës./Monitor

  • Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë

    Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë

  • Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

    Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

    Niveli i pagave mesatare në Evropë tregon ndryshime të konsiderueshme midis vendeve, të cilat pasqyrojnë qartë hendekun ekonomik midis veriut të zhvilluar dhe jugut e lindjes më pak të zhvilluar të kontinentit.
    Dhe ndërsa disa qytetarë fitojnë disa mijëra euro në muaj, të tjerë jetojnë me vetëm disa qindra.
    Në krye të listës është Zvicra, ku paga mesatare neto mujore tejkalon 4,500 euro. Pas saj vijnë Luksemburgu, Danimarka, Norvegjia dhe Islanda, vende të njohura për standardin e lartë të jetesës, ekonomitë e zhvilluara dhe sistemet e qëndrueshme sociale. Megjithatë, pagat e larta në ato vende shpesh shoqërohen me kosto të larta jetese, kështu për shembull, strehimi, kujdesi shëndetësor dhe nevojat themelore në qytete si Zyrihu, Oslo ose Kopenhageni arrijnë çmime që i duken pothuajse të pabesueshme personit mesatar të Ballkanit.
    Nga ana tjetër, në disa pjesë të Evropës Juglindore dhe Lindore, situata është dukshëm e ndryshme. Në Moldavi, Ukrainë, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, pagat mesatare neto variojnë midis 350 dhe 450 euro në muaj. Këto shifra tregojnë një standard të ulët jetese, por edhe një kosto më të ulët të nevojave themelore, gjë që e zbut disi ndryshimin. Megjithatë, shumë nga këto vende shkojnë në Evropën Perëndimore në kërkim të të ardhurave më të mira, kushteve më të qëndrueshme të punës dhe sigurisë më të madhe.
    Sipas të dhënave të paraqitura, paga mesatare vjetore në Evropë është pak më shumë se 28,000 euro, por është e qartë se shumica e vendeve janë shumë prapa kësaj shifre. Ndërsa qytetarët e vendeve më të pasura kanë mundësinë të kursejnë, të investojnë dhe të jetojnë më rehat, ata në vendet më pak të zhvilluara shpesh përballen me çështje themelore ekzistenciale.
    Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se niveli i pagës nuk pasqyron gjithmonë fuqinë blerëse reale. Në disa raste, edhe një sasi më e vogël mund të thotë më shumë nëse kostot e strehimit, ushqimit dhe shërbimeve janë më të ulëta. Kjo është arsyeja pse, kur zhvendosen, shumë njerëz nuk shikojnë vetëm shumën që do të marrin, por edhe sa do t’u kushtojë në të vërtetë të jetojnë në mjedisin e tyre të ri.
    Në fund të fundit, paga është e rëndësishme, por jo treguesi i vetëm i cilësisë së jetës. Stabiliteti ekonomik, siguria, disponueshmëria e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbrojtjes sociale janë gjithashtu faktorë kyç që përcaktojnë se ku në Evropë është vërtet “më mirë për të jetuar”. /tesheshi.com/

  • Mashtrimet e Ramës me pagat, u frynë me rënien e euros: Shqipëria e fundit, rajoni mbi 1000-euro në muaj

    Mashtrimet e Ramës me pagat, u frynë me rënien e euros: Shqipëria e fundit, rajoni mbi 1000-euro në muaj

    Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.

    Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale, ndërsa rritja reale, e indeksuar me inflacionin ishte 7.6%.

    Në krahasim me vitin 2014 (viti më i hershëm që ka informacion INSTAT), kur ishte 40.5 mijë lekë, paga në vlerë nominale është rritur me 70%, ndërsa e indeksuar me inflacionin, rritja reduktohet në 42.4%.

    Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës, pas politikës së qeverisë që përdori buxhetin për të ndryshuar strukturën e pagave në administratën publike, në një garë për të barazuar pagat me rajonit.

    Pavarësisht kësaj lëvizjeje, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave, sipas të dhënave që Monitor përpunoi bazuar në instituteve statistikore përkatëse. Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

    Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

    Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.

    Të dhënat e ndara për sektorin privat dhe shtetëror janë të disponueshme vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë. Ato tregojnë “shtrembërimin” e tregut në Shqipëri, me një diferencë prej 30%, ndërsa në Serbi, si shteti dhe privati, kanë “fuqi” të paguajnë njësoj.

    Në Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri 690 euro, për vitin 2024.

    Në Shqipëri, në fillim të vitit 2022, administrata paguhej mesatarisht 20% më shumë se privati, ndërsa në tremujorin e fundit 2024, diferenca në paga arriti në 30%. Edhe një aksion i tatimeve në muajt e fundit 2024 për të luftuar informalitetin e pagave të privati nuk arriti që të nxiste sipërmarrjet që të paguanin më shumë punonjësit.

    Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ është e destinuar të jetë një praktikë e dështuar. Forma më e mirë për rritjen e pagave në ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.

    Kjo do të thotë se pagat rriten në përputhje me përmirësimin e aftësive dhe efikasitetit të punonjësve, duke sjellë përfitime reale në prodhim dhe fitime më të larta për kompani, në vend që të rriten administrativisht pa asnjë përmirësim në performancë./ MONITOR, Titulli  origjinal i shkrimit: Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muaj

  • Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muaj

    Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muaj

    Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.

    Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale, ndërsa rritja reale, e indeksuar me inflacionin ishte 7.6%.

    Në krahasim me vitin 2014 (viti më i hershëm që ka informacion INSTAT), kur ishte 40.5 mijë lekë, paga në vlerë nominale është rritur me 70%, ndërsa e indeksuar me inflacionin, rritja reduktohet në 42.4%.

    Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës, pas politikës së qeverisë që përdori buxhetin për të ndryshuar strukturën e pagave në administratën publike, në një garë për të barazuar pagat me rajonit.

    Pavarësisht kësaj lëvizjeje, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave, sipas të dhënave që Monitor përpunoi bazuar në instituteve statistikore përkatëse. Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

    Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

    Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.

    Të dhënat e ndara për sektorin privat dhe shtetëror janë të disponueshme vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë. Ato tregojnë “shtrembërimin” e tregut në Shqipëri, me një diferencë prej 30%, ndërsa në Serbi, si shteti dhe privati, kanë “fuqi” të paguajnë njësoj.

    Në Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri 690 euro, për vitin 2024.

    Në Shqipëri, në fillim të vitit 2022, administrata paguhej mesatarisht 20% më shumë se privati, ndërsa në tremujorin e fundit 2024, diferenca në paga arriti në 30%. Edhe një aksion i tatimeve në muajt e fundit 2024 për të luftuar informalitetin e pagave të privati nuk arriti që të nxiste sipërmarrjet që të paguanin më shumë punonjësit.

    Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ është e destinuar të jetë një praktikë e dështuar. Forma më e mirë për rritjen e pagave në ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.

    Kjo do të thotë se pagat rriten në përputhje me përmirësimin e aftësive dhe efikasitetit të punonjësve, duke sjellë përfitime reale në prodhim dhe fitime më të larta për kompani, në vend që të rriten administrativisht pa asnjë përmirësim në performancë./ MONITOR

  • Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muaj

    Gara e pagave e humbur, në Shqipëri arrin 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro/muaj

    Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale, ndërsa rritja reale, e indeksuar me inflacionin ishte 7.6%. Në krahasim me vitin 2014 (viti më i hershëm që ka informacion INSTAT), kur ishte 40.5 mijë lekë, paga në vlerë nominale është rritur me 70%, ndërsa e indeksuar me inflacionin, rritja reduktohet në 42.4%.
    Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës, pas politikës së qeverisë që përdori buxhetin për të ndryshuar strukturën e pagave në administratën publike, në një garë për të barazuar pagat me rajonit. Pavarësisht kësaj lëvizjeje, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave, sipas të dhënave që Monitor përpunoi bazuar në instituteve statistikore përkatëse. Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.
    Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.
    Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.
    Të dhënat e ndara për sektorin privat dhe shtetëror janë të disponueshme vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë. Ato tregojnë “shtrembërimin” e tregut në Shqipëri, me një diferencë prej 30%, ndërsa në Serbi, si shteti dhe privati, kanë “fuqi” të paguajnë njësoj. Në Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri 690 euro, për vitin 2024.
    Në Shqipëri, në fillim të vitit 2022, administrata paguhej mesatarisht 20% më shumë se privati, ndërsa në tremujorin e fundit 2024, diferenca në paga arriti në 30%. Edhe një aksion i tatimeve në muajt e fundit 2024 për të luftuar informalitetin e pagave të privati nuk arriti që të nxiste sipërmarrjet që të paguanin më shumë punonjësit. Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ është e destinuar të jetë një praktikë e dështuar. Forma më e mirë për rritjen e pagave në ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.
    Kjo do të thotë se pagat rriten në përputhje me përmirësimin e aftësive dhe efikasitetit të punonjësve, duke sjellë përfitime reale në prodhim dhe fitime më të larta për kompani, në vend që të rriten administrativisht pa asnjë përmirësim në performancë./ Monitor

  • Gara e humbur për pagat/ Në Shqipëri arrin 770 euro, por në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

    Gara e humbur për pagat/ Në Shqipëri arrin 770 euro, por në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

    Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.
    Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale, ndërsa rritja reale, e indeksuar me inflacionin ishte 7.6%.
    Në krahasim me vitin 2014 (viti më i hershëm që ka informacion INSTAT), kur ishte 40.5 mijë lekë, paga në vlerë nominale është rritur me 70%, ndërsa e indeksuar me inflacionin, rritja reduktohet në 42.4%.
    Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës, pas politikës së qeverisë që përdori buxhetin për të ndryshuar strukturën e pagave në administratën publike, në një garë për të barazuar pagat me rajonit.
    Pavarësisht kësaj lëvizjeje, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave, sipas të dhënave që Monitor përpunoi bazuar në instituteve statistikore përkatëse. Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.
    Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.
    Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.
    Të dhënat e ndara për sektorin privat dhe shtetëror janë të disponueshme vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë. Ato tregojnë “shtrembërimin” e tregut në Shqipëri, me një diferencë prej 30%, ndërsa në Serbi, si shteti dhe privati, kanë “fuqi” të paguajnë njësoj.
    Në Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri 690 euro, për vitin 2024.
    Në Shqipëri, në fillim të vitit 2022, administrata paguhej mesatarisht 20% më shumë se privati, ndërsa në tremujorin e fundit 2024, diferenca në paga arriti në 30%. Edhe një aksion i tatimeve në muajt e fundit 2024 për të luftuar informalitetin e pagave të privati nuk arriti që të nxiste sipërmarrjet që të paguanin më shumë punonjësit.
    Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ është e destinuar të jetë një praktikë e dështuar. Forma më e mirë për rritjen e pagave në ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.
    Kjo do të thotë se pagat rriten në përputhje me përmirësimin e aftësive dhe efikasitetit të punonjësve, duke sjellë përfitime reale në prodhim dhe fitime më të larta për kompani, në vend që të rriten administrativisht pa asnjë përmirësim në performancë./ Monitor
      
  • Pagat/ Në Shqipëri arriti 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

    Pagat/ Në Shqipëri arriti 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

    Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.
    Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale, ndërsa rritja reale, e indeksuar me inflacionin ishte 7.6%.
    Në krahasim me vitin 2014 (viti më i hershëm që ka informacion INSTAT), kur ishte 40.5 mijë lekë, paga në vlerë nominale është rritur me 70%, ndërsa e indeksuar me inflacionin, rritja reduktohet në 42.4%.
    Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës, pas politikës së qeverisë që përdori buxhetin për të ndryshuar strukturën e pagave në administratën publike, në një garë për të barazuar pagat me rajonit.
    Pavarësisht kësaj lëvizjeje, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave, sipas të dhënave që Monitor përpunoi bazuar në instituteve statistikore përkatëse. Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.
    Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.
    Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.
    Të dhënat e ndara për sektorin privat dhe shtetëror janë të disponueshme vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë. Ato tregojnë “shtrembërimin” e tregut në Shqipëri, me një diferencë prej 30%, ndërsa në Serbi, si shteti dhe privati, kanë “fuqi” të paguajnë njësoj.
    Në Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri 690 euro, për vitin 2024.
    Në Shqipëri, në fillim të vitit 2022, administrata paguhej mesatarisht 20% më shumë se privati, ndërsa në tremujorin e fundit 2024, diferenca në paga arriti në 30%. Edhe një aksion i tatimeve në muajt e fundit 2024 për të luftuar informalitetin e pagave të privati nuk arriti që të nxiste sipërmarrjet që të paguanin më shumë punonjësit.
    Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ është e destinuar të jetë një praktikë e dështuar. Forma më e mirë për rritjen e pagave në ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.
    Kjo do të thotë se pagat rriten në përputhje me përmirësimin e aftësive dhe efikasitetit të punonjësve, duke sjellë përfitime reale në prodhim dhe fitime më të larta për kompani, në vend që të rriten administrativisht pa asnjë përmirësim në performancë./Monitor