Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e pagave indikative për sektorin e turizmit, teksa i bëri thirrje tatimpaguesve të deklarojnë saktësisht pagat e punonjësve për të shmangur kontrollet e thelluara.
Në listën e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve jepen pagat indikative për profesione si kamarier, menaxher, roje, pastrues, kuzhinier, picierë, punëtor pastrimi dhe të tjerë.
Pagat e referencës fillojnë nga 55,000 lekë për rojen e parkimit dhe punëtorët e pastrimit të plazhit. Për pozicionet e kamarierëve, pagat variojnë nga 70,000 – 80,000 lekë, ndërsa arrijnë në 130,000 – 140,000 lekë për kryekuzhinierët, shefat e pastiçerive dhe pozicione të tjera të larta në zinxhirin e shërbimit.
Sipas Drejtorisë së Tatimeve, bizneset që deklarojnë pagën e punonjësve në sektorin e turizmit nën nivelin e pagës indikative do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt i verifikimeve të thelluara. Ky hap është marrë për të shmangur informalitetin e pagave në këtë sektor.Formalizimi i sektorit të turizmit, si dhe rritja e numrit të punonjësve të deklaruar me pagat dhe pozicionet e punës reale, janë objektivat e Administratës Tatimore.
Klan News
Tag: pagat
-

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
-

Ylli Manjani: Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje!
Nga Ylli Manjani
I hodha një sy sistemit të pagave në nënpunësve të të gjithë niveleve e pushteteve dhe më ngjau me një hartë ndërtimesh pa leje kuturu. Pagat brenda sistemit të drejtësisë veçanërisht ngjanin si shtesa anësore, shtesa katesh apo mbyllje ballkonesh. Krejt pa sens e pa një llogjikë shtetërore. Po e lë mënjanë llogjikën ekonomike dhe ngarkesën në punë të secilit. Tani, kërkesat për ngritje page janë legjitime, por ky legjitimitet duhet të jetë në harmoni me sistemin e pagave sipas hierarkisë së shtetit. Ky i fundit të parë ka Presidentin e Republikës e jo Altin Dumanin, as Gent Sejkon.Se në hierakinë e shtetit sipas pagave aktuale del që: Gent Sejko është kryetar shteti. ALTIN Dumani dhe gjykatësit e Apelit të GJKKO janë parlamenti, Olta Zaçe është kryeministre, Sokol Sadushi Zvkryeministër. Esi Rama Sekretar i Përgjithshëm, Elisa Spiropali drejtore e DAP. Të tjerët janë punonjës…
Kjo është hierakia sipas sistemit i pagave. Absurde, absurde, absurde. Padyshim që ministri i financave në bashkëpunim me DAP dhe protokollin e shtetit do të duhet të vendosin një sistem unik e hierakik pagash. Duhet një grup i mirë pune ku të analizohet hierakia, funksionet dhe ngarkesa në punë. Pastaj bëhen hesapet mbi pagat dhe rritjen e tyre sipas një llogjike proporcionale mbi kontribuesit në sistem dhe, jo duke deformuar llogjikën bazë të pagës së funksionit publik në hieraki.
Asnjëherë, nuk e kemi parë punën e pagave si hieraki por kemi ndërhyrë në mënyrë të pjeshme dhe përntë zgjidhur hallin e momentit. Ndaj duhet një zgjidhje e drejtë, afatgjatë dhe sipas llogjikës së piramidës shtetërore.
Varianti që gjykatësit vendosin për vete por në qesen e përbashkët nuk ka kuptim. Se pastaj mund që edhe parlamenti që del nga vota vendos për vete. Qeveria që administron qesen/buxhetin, po po. E ku shkojmë pastaj? Pa bërë këtë reformë të harmonisë së pagave sipas fuksioneve në hierarkinë e shtetit nuk ka kuptim asnjë diskutim tjetër.
Më vjen mirë që edhe PD u shpreh kundër rritjeve si ndërtime pa leje të pagave të gjykatësve. Edhe në gjyqsor ka absurditete hierakike. GjKKO e Apelit paguhet gati dy herë më shumë se superiorët e tyre në Gjykatën e Lartë! Ska asnjë llogjikë që e justifikon. Nuk jam për ulje pagash, por për harmonizim hierakik llogjik. -

Publikohet lista, ja sa janë pagat në sektorin e turizmit në Shqipëri
Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin e turizmit. Sipas listës, paga minimale për kamarierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70 000 lekë në muaj.
Pagat referencë fillojnë nga 55 000 lekë për pozicione si punëtor pastrimi plazhi apo roje parkimi dhe arrijnë 130 000 deri në 140 000 lekë për kryekuzhinierët, shefat e pastiçerive apo pozicioneve të tjera të larta në zinxhirin e shërbimit, shkruan A2.
Profesionet e përfshira në listë përfshijnë: arkëtarë, banakierë, kamarierë, pastiçierë, roje plazhi, ndihmës kuzhinierë, punonjës mirëmbajtjeje dhe shumë të tjerë.
Sipas Tatimeve, tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin referencë për profesionin përkatës do të konsiderohen me risk të lartë dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve të thelluara nga Administrata Tatimore. -

Tatimet vendosin paga referencë për turizmin, rroga e kamerierit jo më pak se 70 mijë lekë
Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave referencë për 45 profesione në sektorin e turizmit, për sezonin turistik 2025.Sipas listës së publikuar paga minimale për kamerierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë në muaj.Pagat referencë fillojnë nga 55,000 lekë për pozicione si punëtor pastrimi plazhi apo roje parkimi dhe arrijnë 130,000 deri në 140,000 lekë për kryekuzhinierët, shefat e pastiçerive apo pozicioneve të tjera të larta në zinxhirin e shërbimit.Profesionet e përfshira në listë përfshijnë: arkëtarë, banakierë, kamerierë, pastiçierë, roje plazhi, ndihmëskuzhinierë, punonjës mirëmbajtjeje dhe shumë të tjerë.Sipas Tatimeve, tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin referencë për profesionin përkatës do të konsiderohen me risk të lartë dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve të thelluara nga Administrata Tatimore.Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit 2025 dhe uljes së informalitetit të pagave, Administrata Tatimore thekson se do të kontrollojë të gjithë ata tatimpagues të cilët pagat e deklaruara i kanë nën pagat indikative të publikuara në faqen zyrtare të administratës tatimore.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Tatimet vendosin paga referencë për turizmin, rroga e kamarierit jo më pak se 70 mijë lekë
Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave referencë për 45 profesione në sektorin e turizmit, për sezonin turistik 2025.Sipas listës së publikuar paga minimale për kamarierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë në muaj.Pagat referencë fillojnë nga 55,000 lekë për pozicione si punëtor pastrimi plazhi apo roje parkimi dhe arrijnë 130,000 deri në 140,000 lekë për kryekuzhinierët, shefat e pastiçerive apo pozicioneve të tjera të larta në zinxhirin e shërbimit.Profesionet e përfshira në listë përfshijnë: arkëtarë, banakierë, kamarierë, pastiçierë, roje plazhi, ndihmës kuzhinierë, punonjës mirëmbajtjeje, dhe shumë të tjerë.Sipas Tatimeve, tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin referencë për profesionin përkatës do të konsiderohen me risk të lartë dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve të thelluara nga Administrata Tatimore.Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit 2025 dhe uljes së informalitetit të pagave, Administrata Tatimore thekson se do të kontrollojë të gjithë ata tatimpagues të cilët pagat e deklaruara i kanë nën pagat indikative të publikuara në faqen zyrtare të administratës tatimore.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Beteja” për pagat e gjyqtarëve, reagojnë drejtuesit e Kushtetueses dhe KLGJ
Nga dhoma e këshillimit Gjykata Kushtetuese e ka kaluar në seancë plenare padinë e unionit të gjyqtarëve, të cilët kërkojnë të respektohet ligji i reformës në drejtësi i vitit 2016 për pagat e tyre.
Gjyqtarët insistojnë në kushtetuese shfuqizim të një neni të një ligji tjetër të 2023 i cili rishikoi pagat e administratës, por kjo nuk solli ngritje të rrogave të tyre mbasi ata u riklasifikuan në një kategori tjetër ku paga llogaritet duke u shumëzuar me koeficientin 0/36 të pagës së presidentit.
Gjyqtarët e konsiderojnë këtë lëvizje si prekje e pavarësisë financiare, por kryeministri e konsideroi ndryshe duke i dhënë me këtë rast paralajmërimin e tij kushtetueses. Zonja Holta Zaçaj që drejton gjykatën kushtetuese interpretoi mesazhin e kryeministrit.
Me një gjyqësor të prekur nga stoku i dosjeve, të cilit nuk i shpëtoi as kreu i qeverisë me padinë e tij ndaj Lulëzim Bashës për shpifje, përfaqësuesit e ILD dhe KLGJ nuk patën komente ndaj deklaratave të Edi Ramës se ata duhet të zgjohen dhe të inspektojnë vendimet gjyqësore.
Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka dale ende me një deklaratë mbi etiketimet ndaj gjyqtares së çështjes Engjëllushe Tahiri, e cila dha vendim në padinë e Ramës ndaj Bashës.Top Channel
-

Berisha “mbështet” Edi Ramën, kryetari i PD kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pozicionuar kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve e prokurorëve. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha komentoi kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se, pavarësisht se ata kanë sot pagat më të larta, fenomeni i korrupsionit në gjyqësor vetëm është rritur.
“Prokurorë dhe gjykatës në Shqipëri, paguhen më shumë se çdo gjykatës dhe prokuror në gjithë gadishullin e Ballkanit dhe baras me disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin.”
Sipas Berishës, korrupsioni në sistemin e drejtësisë është në nivelin më të lartë se asnjëherë më parë.“Nuk është vendi për 7 mijë euro për ata që flenë mbi dosje krimi, siç fle Altin Troplini.”
Berisha shfrytëzoi konferencën me gazetarët për të rikthyer akuzat ndaj ish-presidentit Bamir Topi dhe ish-nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, si njerëzit që u morën para gjyqtarëve për transferimet në detyrë.
“Ky çakalli që del çdo natë dhe flet nga Shallvaret apo nga Berlini thotë, bashkë me bosin e tij, Komisioni Europian në një raport investigativ, i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë.”
Sipas Berishës, pagat në sistemin e drejtësisë duhet të jenë në proporcion me pagat e funksionarëve të tjerë publikë.
/vizionplus.tv -

Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë, por niveli i tyre mbetet poshtë mesatares
Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesës për punonjës në sektorë si ndërtimi dhe tregtia dhe turizmi.Edhe ketë vit ndër sektorët me ritmin më të lartë të rritjes së pagës janë ndërtimi, tregtia, hotelet dhe restorantet. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, paga në ndërtim nga 58.706 lekë në 3-mujorin e parë 2024 arriti në 68.221 lekë, me rritje prej 16.2% , më e larta ndër të gjitha aktivitetet. Po ashtu, sektori i tregtisë dhe akomodimit ka shënuar një rritje me 15.3%, duke u ngjitur nga 58.506 lekë në janar-mars 2024 në 67.485 lekë.Kjo rritje vjen në një kohë kur të dy sektorët kanë një kërkesë gjithnjë e më të lartë për fuqi punëtore, të nxitur nga zgjerimi i sektorit të ndërtimit dhe rritja e aktivitetit turistik në vend. Megjithatë, pavarësisht kërkesës në rritje, pagat në këto sektorë mbeten nën mesataren kombëtare, duke reflektuar një mospërputhje mes nevojave të tregut dhe shpërblimit financiar për punonjësit. Në tremujorin e parë të vitit 2025 paga mesatare në ndërtim ishte 17 % më e ulët se mesatarja. Ndërsa pagat në bizneset e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve ishin 18 % më të ulëta se mesatarja kombëtare.Të dhënat e fundit të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2025 tregojnë se paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka arritur në 82.210 lekë, duke u rritur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (73.641 lekë). Kjo rritje është pjesë e një tendence në të gjitha sektorët ekonomikë, megjithatë, pabarazitë midis tyre mbeten të mëdha.Në krye të listës mbeten aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me një pagë mesatare prej 142.435 lekë, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni 121.465 lekë, si dhe administrata publike dhe shërbimet sociale 98.505 lekë. Këto fusha jo vetëm që ofrojnë paga të larta, por gjithashtu kanë ruajtur një ritëm rritje rritjeje gjatë gjithë vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025 në 10-12%.Përtej rritjes së përgjithshme të pagave, të dhënat nxjerrin në pah një pabarazi të theksuar ndërmjet sektorëve. Bujqësia, për shembull, mbetet sektori me pagën më të ulët, vetëm 44.598 lekë në muaj, pavarësisht se një pjesë e madhe e popullsisë aktive ekonomike është ende e angazhuar në këtë fushë. Më tej sektorët e ndërtimit dhe industria kanë pagë më të ulët se mesatarja kombëtare.Rritja e pagave ishte e pranishme në të gjithë sektorët, duke reflektuar presionet nga mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë dhe konkurrencën e nga rritja e pagave në sektorin publik. / B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Edhe sanitaret marrin 700 euro”,Dredha zbulon pagat në sektorin e turizmit në Vlorë
“Turistët e kanë pushtuar qytetin që në muajin prill”, kështu deklaroi për Klan News, kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha.
Duke qenë se ka fluks turistësh, patjetër që edhe mundësitë për punë janë të larta gjatë sezonit veror. Pikërisht për këtë, gazetari Besard Jacaj se a është e vërtetë që rrogat janë shumë të larta në sektorin e turizmit.
“Sektori i turizmit, restorantet apo pjesa menaxheriale ka nevojë për profesionistë të kualifikuar, për t’ju bashkuar shërbimit. Kemi të rinj që janë edhe me studime dhe që punojnë gjatë sezonit, pagat janë goxha, janë optimale. Janë 1 mijë euro e lart, mund të ketë edhe më shumë, varet edhe nga vendi ku punon. Por janë rroga që konkurrojnë denjësisht, dhe janë më lart se sektori publik. Edhe sanitaret marrin 700 euro, imagjino të tjerët…”, u përgjigj Dredha./tvklan.al -

“Edhe sanitaret marrin 700 euro”, kryebashkiaku i Vlorës: Pagat janë optimale në turizëm
“Turistët e kanë pushtuar qytetin që në muajin prill”, kështu deklaroi për Klan News, kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha.
Duke qenë se ka fluks turistësh, patjetër që edhe mundësitë për punë janë të larta gjatë sezonit veror. Pikërisht për këtë, gazetari Besard Jacaj se a është e vërtetë që rrogat janë shumë të larta në sektorin e turizmit.
“Sektori i turizmit, restorantet apo pjesa menaxheriale ka nevojë për profesionistë të kualifikuar, për t’ju bashkuar shërbimit. Kemi të rinj që janë edhe me studime dhe që punojnë gjatë sezonit, pagat janë goxha, janë optimale. Janë 1 mijë euro e lart, mund të ketë edhe më shumë, varet edhe nga vendi ku punon. Por janë rroga që konkurrojnë denjësisht, dhe janë më lart se sektori publik. Edhe sanitaret marrin 700 euro, imagjino të tjerët…”, u përgjigj Dredha.