Strehimi zë një pjesë të konsiderueshme të buxheteve familjare, dhe kjo pjesë po rritet në të gjithë Europën, sipas Eurostat.Çmimet e larta të qirave në qendrat urbane shtojnë më shumë presion, veçanërisht për punonjësit me të ardhura të ulëta dhe për ata që punojnë me pagë minimale.Në disa shtete dhe qytete europiane, qiraja mund të jetë pothuajse sa e gjithë paga mujore. Në fakt, në disa raste, paga mesatare neto nuk mjafton për të mbuluar qiranë e një apartamenti me një dhomë gjumi në qendër të qytetit, sipas Institutit Kërkimor të Deutsche Bank.Po cilat janë vendet dhe qytetet në Europë me raportin më të mirë qira – pagë? Ku është qiraja e papërballueshme? Dhe si krahasohen qytetet europiane me ato globale për sa i përket kostove të banimit dhe pagave?Raporti “Mapping the World’s Prices” krahason pagat mujore neto dhe qiratë për apartamente me një dhomë gjumi në qendër të qytetit në 69 qytete anembanë botës. Euronews Business shqyrton nga afër 28 qytetet europiane të përfshira në raport, si dhe disa të tjera për krahasim më të gjerë.Ku janë pagat më të larta në Europë?Në vitin 2025, pagat mesatare mujore neto variojnë nga vetëm 151 euro në Kajro në 7,307 euro në Gjenevë, me Zyrihun të renditur menjëherë pas me 7,127 euro. Kjo e bën Zvicrën vendin me pagat më të larta në botë.Në Europë, Stambolli ka pagën më të ulët me 855 euro, i ndjekur nga Athina me 1,044 euro. Qytetet e Europës Veriore dhe Perëndimore kanë paga të larta. Pagat neto tejkalojnë 4,000 euro në Luksemburg, Amsterdam, Kopenhagen dhe Frankfurt.Roma ka pagën mesatare më të ulët ndër kryeqytetet e pesë ekonomive më të mëdha të Europës, me 2,046 euro. Madridi renditet pak më lart me 2,193 euro.Pagat janë dukshëm më të larta në Berlin (3,565 euro), Paris (3,630 euro) dhe Londër (3,637 euro), me diferenca minimale mes Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.Pagat janë gjithashtu të larta në qytetet amerikane, të cilat janë pesë nga 11 qytetet më të mira globalisht.Cilat qytete europiane kanë qiratë më të larta?Qiratë për apartamente me një dhomë gjumi në qendrat urbane ndryshojnë ndjeshëm, duke nisur nga vetëm 189 euro në Kajro deri në 3,792 euro (4,143 dollarë) në Nju Jork. Qytetet amerikane dominojnë në pjesën e sipërme të renditjes.Në Europë, qiraja më e lartë është në Londër me 2,732 euro (2,365 £), ndërsa më e ulëta është në Athinë, vetëm 595 euro.Në Zyrih, Dublin, Amsterdam dhe Gjenevë, qiratë gjithashtu tejkalojnë 2,000 euro, ndërsa në Stamboll dhe Budapest mbeten nën 900 euro.Lisbona dhe Stambolli: Paga nuk e mbulon qiranëPërqindja e pagës që shkon për qira është një tregues më domethënës. Ajo tregon sa të ardhura të disponueshme mbeten pas pagesës së banesës. Raporti qira – paga varion nga 24% në Bangalore deri në 125% në Kajro.Një raport 100% nënkupton se e gjithë paga shkon për qira. Çdo gjë mbi këtë nivel tregon se nuk mbetet asgjë në xhep ose nevojiten të ardhura shtesë për të mbuluar qiranë.Në Europë, raporti më i lartë është në Lisbonë me 116%, ndjekur nga Stambolli me 101%. Kjo do të thotë që paga mesatare neto nuk mjafton për të paguar qiranë në asnjë prej këtyre qyteteve.Punonjësit që jetojnë vetëm duhet të shpenzojnë tre të katërtat e pagës për qira në Londër (75%), si dhe në Barcelonë dhe Madrid (të dyja 74%). Në Milano, raporti është gjithashtu i lartë, 71%.Më shumë se gjysma e pagës mesatare shkon për qira në disa qytete të tjera: Roma (65%), Dublini (62%), Athina (57%), Varshava (56%), Praga (54%) dhe Budapesti (52%).Ku janë raportet më të ulëta qira – pagë?Gjeneva (29%) është i vetmi qytet europian ku raporti është nën 30%. Më pas vijnë pesë qytete të tjera europiane ku punonjësit shpenzojnë më pak se 40% të pagës për qira: Luksemburgu dhe Frankfurti (të dy me 34%), Zyrihu dhe Helsinki (të dy me 35%) dhe Vjena (38%).Përveç Helsinkit, këto raste nuk do të thonë se qiratë janë të ulëta, por se pagat janë më të larta, duke ulur përqindjen e të ardhurave që shkojn për shpenzimet e banimit.Ndër kryeqytetet e pesë ekonomive më të mëdha europiane, Berlini ka raportin më të ulët qira – pagë, me banorët që shpenzojnë 40% të të ardhurave. Parisi renditet pas me 45%. Londra ka raportin më të lartë (75%), ndjekur nga Madridi (74%) dhe Roma (65%).Raportet në qytete të tjera kryesore janë si më poshtë: Dublini (62%), Athina (57%), Amsterdami (49%), Stokholmi (46%), Edinburgu (44%), Kopenhagen (43%) dhe Oslo (42%).Në listën globale, qytete të tjera ku paga nuk mjafton për qiranë janë Bogotá (120%), Mexico City (118%) dhe São Paulo (102%).Në disa qytete, ndonëse qiraja mund të paguhet, nuk mbetet pothuajse asgjë nga paga — kjo ndodh në Rio de Janeiro (100%), Manila (94%), Buenos Aires (88%) dhe Mumbai (84%).Në Nju Jork, raporti qira – pagë është 81%, më i larti në SHBA.Sa mbetet pas pagesës së qirasë?Globalisht, të ardhurat më të larta të disponueshme pas pagesës së qirasë janë në dy qytete zvicerane: Gjenevë (5,174 euro) dhe Zyrih (4,638 euro).Më të ulëtat janë po në Europë, në Lisbonë 202 euro, që do të thotë se paga nuk mjafton për qira. Në Stamboll, një punonjësi të vetëm i duhen edhe 13 euro shtesë për të mbuluar qiranë.Përveç dy qyteteve zvicerane, të ardhurat e disponueshme pas pagesës së qirasë tejkalojnë 2,000 euro edhe në gjashtë qytete të tjera europiane: Luksemburg (3,725 euro), Frankfurt (2,726 euro), Kopenhagen (2,421 euro), Amsterdam (2,194 euro), Oslo (2,140 euro) dhe Helsinki (2,021 euro).Një raport i OECD tregon se qytetet e mëdha sjellin kosto më të larta për banesat. Shpenzimet për strehim dhe shërbime komunale janë rritur në dy dekadat e fundit në BE. / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: pagat
-

Kuvendi i bllokuar, pagat ecin: Deputetët e Kosovës morën mbi 1 mln euro për 4 orë punë
Paga bazë e një deputeti në Kuvendin e Kosovës është 1,859 euro. Kjo shumë rritet në bazë të viteve të shërbimit, dhe në muajin maj janë regjistruar raste kur deputetë kanë përfituar mbi 2,600 euro, përfshirë këtu edhe të hyrat retroaktive. Bllokada në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që tashmë ka hyrë në muajin e katërt po vazhdon të shkaktojë kosto të larta për buxhetin e shtetit, ndërsa reagimet nga shoqëria civile nuk mungojnë.Atlas Institute ka paraqitur edhe ka kritikuar ashpër këtë situatë, duke theksuar se deri tani janë harxhuar mbi 1 milion euro nga paratë e taksapaguesve për paga të deputetëve që nuk po kryejnë asnjë funksion parlamentar.“Tani që po përfundon edhe korriku pa u konstituuar Kuvendi, ne si taksapagues kemi shpenzuar mbi 1 milion euro për pagat e këtyre 120 të papunëve”.Aty janë publikuar edhe të dhëna specifike për shpenzimet mujore të Kuvendit.“Brenda muajit maj janë shpenzuar 235 mijë euro për pagat e 103 deputetëve të Kuvendit. Ndërkohë, 17 deputetë që vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë kanë zgjedhur t’u përkushtohen përfitimeve më të majme që ofron ekzekutivi”.Sipas Atlas, paga bazë e një deputeti është 1,859 euro, por ajo rritet në bazë të përvojës.“Për shembull, në muajin maj ka deputetë që i kanë marrë mbi 2,600 euro edhe për të ardhurat retroaktive”.Në të njëjtin postim, janë vë në pah absurditetin e situatës.“Një seancë parlamentare po zgjat mesatarisht rreth 5 minuta. Janë mbajtur 46 seanca të dështuara dhe, që nga prilli, deputetët kanë punuar në total jo më shumë se 4 orë. Për këto 4 orë pune, secili prej tyre ka përfituar rreth 7 mijë euro. Emrat nuk po i përmendim, sepse të gjithë i dini mirë kush janë deputetët dhe kë keni votuar.Tani, ti që merr pagë minimale dhe, për të njëjtën periudhë, ke qenë me fat nëse ke punuar 12 orë në ditë për të siguruar 1,000 euro, herën tjetër dil dhe votoji sërish të njëjtët”.235 mijë euro vetëm për muajin majVetëm gjatë muajit maj janë shpenzuar rreth 235 mijë euro për pagat e 103 deputetëve. Ndërkohë, 17 deputetë të tjerë, që aktualisht janë pjesë e Qeverisë, kanë zgjedhur të përfitojnë nga benefitet më të larta që ofron ekzekutivi.Mbi 1 milion euro për një Kuvend të bllokuarNga prilli e deri në korrik, pa u konstituuar Kuvendi, janë shpenzuar mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit për pagat e 120 deputetëve – pa ndonjë rezultat konkret nga puna e tyre.46 seanca të dështuara, vetëm 4 orë punëGjatë kësaj periudhe janë mbajtur 46 seanca të dështuara, me një kohëzgjatje mesatare prej vetëm 5 minutash për seancë. Në total, deputetët kanë punuar jo më shumë se 4 orë që nga muaji prill.7 mijë euro për 4 orë punëPër këtë kohë minimale pune, çdo deputet ka përfituar afërsisht 7 mijë euro – shumëfish më shumë se një qytetar me pagë minimale.1,000 euro për një muaj punë të rëndëKrahasimisht, një qytetar që punon 12 orë në ditë, për të njëjtën periudhë kohore, arrin të fitojë rreth 1,000 euro – nëse ka fat që është i punësuar.Kuvendi i Kosovës nuk është konsituuar as të dielën e 13 korrikut, dhe kështu deputetët kanë shënuar herën e 46-të që mblidhen, akuzojnë njëri-tjetrin dhe nuk e finalizojnë procesin.Pavarësisht që deputetët e secilës parti insistojë në rëndësinë e formimit të institucioneve të reja, ato prapëseprapë nuk lëkunden nga qëndrimet e kundërta që kanë.Në seancën e 13 korrikut kanë marrë pjesë 82 deputetë.Situata është bllokuar pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.Përndryshe, nga 26 qershori, deputetët i obligon edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese për ta konstituuar Kuvendin në një afat prej 30 ditësh, por, deri më tash, nuk duket se ka vullnet politik për ta zbatuar atë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Kriza politike në Kosovë, mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistentët e tyre po i kushtojnë buxhetit të shtetit qindra mijëra euro. Tashmë dyzet e tri përpjekje për të konstituar Kuvendin, kanë dështuar. Për disa deputetë të rinj, kjo situatë është shumë larg pritshmërive të tyre.
Nezir Krakit, bllokimi i konstituimit të Kuvendit po i vështirëson punën dhe angazhimin si ligjvënës. Ai u zgjodh për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit si deputet i partisë Guxo – pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën, që fitoi shumicën e votave.
Mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës thotë se e ka marrë për të kontribuar në jetën politike dhe parlamentare si ligjvënës, “e jo kot së koti”. Kraki dhe deputetët tjerë të zgjedhur – 120 gjithsej – marrin paga sikur Kuvendi të ishte funksional.
Që nga 15 prilli, kur ka filluar seanca konstituive, ata kanë përfituar dy paga e gjysmë, edhe pse shumica e 43 vazhdimeve kanë zgjatur vetëm disa minuta, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe mënyrën e votimit.
Deri tani, 103 deputetë kanë marrë dy paga e gjysmë, ndërsa 17 të tjerë, që kanë mandatin e deputetit, por vazhdojnë të mbajnë funksione në Qeverinë në detyrë të Kosovës, janë paguar nga ekzekutivi.
Kostoja totale për pagat e deputetëve, nga 15 prilli deri më 30 qershor, ka arritur në 478.692 euro.Përveç pagave të tyre, buxheti i shtetit mbulon edhe pagat e zyrtarëve të lartë personalë të deputetëve, që ndryshe njihen si asistentë.
“A e keni pritur ju, për shembull, që konstituimi i Kuvendit do të zgjasë gjashtë muaj?”
Radio Evropa e Lirë pyeti në Kuvendin e Kosovës se sa asistentë janë të angazhuar aktualisht dhe çfarë vlere kapin pagat e tyre, por që nuk nga fundi i javës së kaluar, nuk mori përgjigje. Në qershor, mediat në Kosovë raportuan se deputetët e zgjedhur kanë angazhuar deri në atë kohë 74 asistentë personalë.
Njëra prej tyre, deputetja Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky angazhim është bërë në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Sipas saj, asistentët janë emëruar me pritjen se Kuvendi do të konstituohej shpejt dhe se do të nisnin menjëherë punën e tyre parlamentare.
“A e keni pritur ju, për shembull, që konstituimi i Kuvendit do të zgjasë gjashtë muaj? Askush nuk e ka pritur. Duke menduar që si parti më e madhe, (Lëvizja vetëvendosje) do ta konstituojë Kuvendin shumë shpejt, ne i jemi përmbajtur rregullores së Kuvendit. Tash ne nuk mund t’u themi (asistentëve) të shkojnë në shtëpi se nuk është konstituuar Kuvendi. Nuk mund të bëjmë as shkelje të rregullores dhe as të ligjit”, thotë Kadrijaj. E pyetur se cili është roli i asistentit të saj në këtë situatë, Kadrijaj përgjigjet:
“Nëpër debate në televizione më nevojiten për shembull: statistika, data, materiale për aferat korruptive… më ndihmojnë. U them: më duhet kjo ose kjo, dhe më ndihmojnë”.
Kadrijaj thotë se nuk e di se sa është paga e asistentit të saj. Por, sipas Rregullores për shtesa mbi pagën bazë për deputetë dhe për klasifikimin e pagës për stafin mbështetës politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës, asistenti i deputetit ka pagë bazë me koeficient 5.8 dhe përfiton shtesë prej 30 % të kësaj page.
Kjo i bie që një asistent, në qershor për shembull, ka marrë pagë bazë prej 638 eurosh, ndërsa me shtesat e parashikuara në rregullore, kjo shumë ka shkuar në rreth 900 euro.
“Paga të pamerituara”
Deputeti Kraki thotë se ai dhe kolegët e tij kanë të drejtë ligjore në pagën e tyre, por thekson se ajo nuk e bën të ndihet mirë, derisa nuk e ushtron detyrën siç duhet.
“Është një shpenzim edhe i energjisë fizike prej nesh, por edhe në mënyrë financiare nga ana e Kuvendit, si kot së koti”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Pa dhënë shumë detaje, Kraki thotë se ka bërë përpjekje t’i bindë kolegët që të gjejnë zgjidhje dhe të tejkalojnë bllokadën që po e pengon konstituimin e Kuvendit, por pa sukses. Si Kraki, edhe Kosovare Murseli u zgjodh për herë të parë deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, por ajo vjen nga tabori tjetër – Partia Demokratike e Kosovës, që aktualisht është në opozitë.
Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se pamundësia për të ushtruar rolin e deputetes në mënyrë efektive, i ka shkaktuar ndjenjë të thellë zhgënjimi. Gjithashtu, tregon se për periudhën 15 prill – 30 qershor ka marrë dy paga e gjysmë si deputete.
“Në kushte normale, paga e një deputeti, e them me sinqeritetin më të madh, është përgjegjësi dhe jo privilegj – personalisht për mua. Mirëpo, në këto rrethana, kur Kuvendi nuk është konstituuar dhe nuk po na lejohet ta ushtrojmë mandatin që na e ka dhënë populli, kjo pagë është e pamerituar. Unë, personalisht, nuk ndihem mirë”, thotë Murseli.
“Paga edhe me rritje”
Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP në Prishtinë, thotë se pagat e deputetëve nuk mund të kontestohen ligjërisht. Megjithatë, ai vlerëson se kostoja e tyre është e lartë dhe moralisht e pajustifikueshme, pasi deputetët nuk kanë bërë përpjekje serioze për të tejkaluar bllokadën në konstituimin e Kuvendit.
“… sidomos kur disa nga ta nuk kanë hezituar të angazhojnë edhe asistentë, të cilët nuk e kryejnë asnjë funksion apo ndihmë për ta për momentin, marrë parasysh që vetë Kuvendi është i bllokuar dhe nuk është duke proceduar me leximin apo përgatitjen për trajtimin e ndonjë projektligji të ri”, thotë Hasaj për Radion Evropa e Lirë.
E, kostoja e shpenzimeve mujore për pagat e deputetëve dhe të asistentëve, nga korriku pritet të jetë edhe më e lartë. Kjo për shkak se Qeveria e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar, vendosi që pagat në sektorin publik të rriten për 55 euro nga janari i vitit 2025 dhe për 55 euro të tjera nga korriku.
“Ndonëse nuk janë duke kryer ndonjë punë – nuk mund të them funksion – në Kuvend, tash e marrin edhe pagën me rritje. Rritja e pagës në ekonomi duhet të pasqyrojë rritjen e produktivitetit, por në këtë rast nuk ndërlidhet…”, thotë Hasaj.
Në buxhetin e shtetit, nga i cili paguhen deputetët dhe asistentët e tyre, kontribuojnë edhe qytetarët me pagesën e taksave. Në disa anketa që ka zhvilluar Radio Evropa e Lirë, qytetarët kanë thënë se duan zgjidhje përmes dialogut politik. Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin.
Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare – përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë. Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara. Përndryshe, nga 26 qershori, deputetët i obligon edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese për ta konstituuar Kuvendin në një afat prej 30 ditësh, por, deri më tash, nuk duket se ka vullnet politik për ta zbatuar atë./REL -

Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Goditje informalitetit në turizëm – Inspektoriati i Punës del në terren, nisin kontrollet për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Me nisjen e sezonit turistik, Inspektorati Shtetëror i Punës ka ndërmarrë një plan të zgjeruar masash për të luftuar informalitetin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar kontrolle intensive në terren në të gjithë vendin.
Në qendër të inspektimeve do të jenë shkelje të zakonshme që lidhen me të drejtat e punonjësve: mungesa e kontratave të punës, mospagimi i kontributeve shoqërore, mosrespektimi i orëve shtesë dhe pushimeve javore, por edhe raste të punësimit të të miturve në kushte të ndaluara nga ligji.
“Qëllimi ynë është të garantojmë kushte të ndershme dhe të sigurta pune për çdo punonjës. Turizëm i suksesshëm do të thotë punë me dinjitet dhe në përputhje me ligjin,” thuhet në njoftimin zyrtar të Inspektoratit.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe punësimit të të rinjve nën 18 vjeç. Do të ndalohet rreptësisht angazhimi i tyre në punë të rënda apo në orare nate, ndërsa do të verifikohet respektimi i rregullave ligjore për këtë kategori.
Gjithashtu, një tjetër prioritet është edhe monitorimi i punonjësve të huaj, ku do të kontrollohet nëse ata janë të pajisur me dokumentacionin përkatës dhe nëse të drejtat e tyre respektohen nga punëdhënësit.
Inspektorati i Punës i bën thirrje qytetarëve dhe punonjësve që të denoncojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre në punë, duke e cilësuar bashkëpunimin me publikun si thelbësor për krijimin e një tregu pune të drejtë dhe të sigurt.
Paralelisht me Inspektoratin, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur të veprojë për frenimin e informalitetit në këtë sektor. Një nga masat kryesore është vendosja e pagave dysheme për profesionet më të përhapura në turizëm. Sipas tabelës së re, rojet duhet të paguhen minimalisht me 55 mijë lekë, sanitarët me 60 mijë, recepsionistët me 63 mijë, kamarierët me 70 mijë, ndërsa pagat për kuzhinierët dhe menaxherët variojnë nga 90 deri në 140 mijë lekë.
Tatimet do të krahasojnë këto paga minimale me ato që deklarojnë subjektet, për të identifikuar rastet e fshehjes së të ardhurave dhe mosdeklarimit të saktë të punonjësve.
Këto masa synojnë të vendosin rregull në një sektor kyç për ekonominë shqiptare, ku shpesh shkeljet ndaj punëtorëve dhe mungesa e transparencës kanë qenë të pranishme.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Kërkohen punonjës në bregdet, rroga deri në 2,5 mijë euro në muaj
Nga Shkëmbi i Kavajës, në Vlorë, Qeparo, Dhërmi e deri në Ksamil nga bizneset po ofrohen punë për pozicione të ndryshme në sektorin e shërbimit me paga që arrijnë deri në 250 mijë lekë në muaj, sipas një sërë njoftimesh të publikuar online nga Agjencia e Punësimit Interest Motivation Power (IPM).
Epiqendra e ofertës me rrogat më të larta për punësimin sezonal është Dhërmiu. Nga bizneset po kërkohen punëtore për pozicione të ndryshme me paga nga 120 mijë lekë deri në 250 mijë lekë në muaj.
Pozicioni më i paguar është për kuzhinierin e përgjithshëm dhe për kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi është shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë.
Oferta zgjerohet edhe më tej nga bizneset në Vlorë, Qeparo, Sarandë deri te Shkëmbi i Kavajës. Në Qeparo, një nga pagat më të larta është për picier, ku ofrohen 1,800 deri në 2,000 euro në muaj, ndërsa baristët përfitojnë deri në 150,000 lekë në muaj.
Në Vlorë, pagat për picierë arrijnë deri në 200,000 lekë në muaj, ndërsa në Sarandë, kuzhinierët përfitojnë deri në 200,000 lekë në muaj.
Në Ksamil dhe zona të tjera bregdetare si Himarë, Qerret apo Shkëmbi i Kavajës, pozicionet për kamarierë, sanitare dhe menaxherë hotelesh kanë gjithashtu pagesa që variojnë nga 60,000 deri në 200,000 lekë në muaj.
Për të gjitha pozicionet e punës përveç pagës ofrohet akomodim dhe ushqim.
Përfaqësues të Agjencisë së Punësimit IMP, prezentë prej disa vitesh në treg pohuan se pagat e ofruara këtë sezon turistik për punësime sezonale janë më të larta krahasuar me vjet.
Rritja e pagave sipas tyre është ndikuar nga oferta e larta për punësime sezonale krahasuar me kërkesën që është më e kufizuar.
“Ka interesim jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga persona në moshë më të madhe deri në 58 vjeç. Aplikimet janë të hapura dhe punësimi mund të ndodhë brenda 2 ditëve,” theksojnë nga agjencia IPM.
Edhe Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, më herët tha për Monitor se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante në bregdet ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%.
Sipas tij pagat në jug për pozicione pune si kamarier, banakier apo profesionist për përgatitje koktejesh variojnë nga 120 mijë deri 200 mijë lekë në muaj.
Jahja tha se kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është e ulët dhe në shumë raste pa trajnim profesional, ndërsa oferta është e lartë.
Po ashtu pagat e ofruara nga bizneset e zonave bregdetare janë më të larta se referencat e publikuara nga administrata tatimore.
Sipas listës së publikuar nga Tatimet paga minimale për kamerierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë në muaj. Për pozicionin e kuzhinierit/kryekuzhinierit paga referencë është 140 mijë lekë. Për menaxher restorante paga referencë është 100 mijë lekë dhe menaxher hoteli 110 mijë lekë.
Megjithëse rritjen e pagave, sektori i bareve dhe restoranteve vijon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Shumë prej bizneseve po shohin si zgjidhje punësimet e huaja, me punonjës nga Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani, edhe pse shumë prej tyre e shohin Shqipërinë si vend tranzit kalimit drejt vendeve të BE-së.
Në 2 -3 vitet e fundit sektori i bareve dhe restoranteve rezulton ndër më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore, referuar edhe të dhënave të indeksit të Çelësi për njoftimet e punës. Në 2022 rezultoi se pati 45,670 njoftime për vende të lira puna. Krahasuar me 2021 numri i tyre u rrit 14%.
Ndërsa në 2023 sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve industrisë i munguan përgjatë sezonit turistik 15 mijë punonjës. Kjo industri shënoi numrin më të lartë të vendeve vakante, pas sektorit fason për shkak të emigracionit./ D.Azo
Pagat e ofruara nga biznesi për punësime sezonale në bregdet
Dhërmi
-Kuzhinier për sushi: 200,000 – 220,000 lekë/muaj
-Picier: 150,000 – 200,000 lekë/muaj
-Shef salle: 120,000 – 150,000 lekë/muaj
-Kuzhinier: 150,000 – 250,000 lekë/muaj
Ksamil
Kamarier: 80,000 – 120,000 lekë/muaj
Vlorë
Picier: 200,000 lekë/muaj
Qeparo
Barist: 120,000 – 150,000 lekë/muaj
Picier: 1,800 – 2,000 euro/muaj
Sarandë
Kuzhinier: 200,000 lekë/muaj
Himarë
Sanitare: 80,000 – 100,000 lekë/muaj
Qerret
Kamarier bari: 60,000 – 70,000 lekë/muaj
Shkëmbi i Kavajës
Menaxher hoteli: 150,000 – 200,000 lekë/muaj. -

Nxehet punësimi sezonal në bregdet/ Kërkohen punonjës me paga deri në 250 mijë lekë
Nga Shkëmbi i Kavajës, në Vlorë, Qeparo, Dhërmi e deri në Ksamil nga bizneset po ofrohen punë për pozicione të ndryshme në sektorin e shërbimit me paga që arrijnë deri në 250 mijë lekë në muaj, sipas një sërë njoftimesh të publikuar online nga Agjencia e Punësimit Interest Motivation Power (IPM). Epiqendra e ofertës me rrogat më të larta për punësimin sezonal është Dhërmiu. Nga bizneset po kërkohen punëtore për pozicione të ndryshme me paga nga 120 mijë lekë deri në 250 mijë lekë në muaj.
Pozicioni më i paguar është për kuzhinierin e përgjithshëm dhe për kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi është shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë. Oferta zgjerohet edhe më tej nga bizneset në Vlorë, Qeparo, Sarandë deri te Shkëmbi i Kavajës. Në Qeparo, një nga pagat më të larta është për picier, ku ofrohen 1,800 deri në 2,000 euro në muaj, ndërsa baristët përfitojnë deri në 150,000 lekë në muaj.
Në Vlorë, pagat për picierë arrijnë deri në 200,000 lekë në muaj, ndërsa në Sarandë, kuzhinierët përfitojnë deri në 200,000 lekë në muaj. Në Ksamil dhe zona të tjera bregdetare si Himarë, Qerret apo Shkëmbi i Kavajës, pozicionet për kamarierë, sanitare dhe menaxherë hotelesh kanë gjithashtu pagesa që variojnë nga 60,000 deri në 200,000 lekë në muaj. Për të gjitha pozicionet e punës përveç pagës ofrohet akomodim dhe ushqim. Përfaqësues të Agjencisë së Punësimit IMP, prezentë prej disa vitesh në treg pohuan se pagat e ofruara këtë sezon turistik për punësime sezonale janë më të larta krahasuar me vjet. Rritja e pagave sipas tyre është ndikuar nga oferta e larta për punësime sezonale krahasuar me kërkesën që është më e kufizuar.
“Ka interesim jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga persona në moshë më të madhe deri në 58 vjeç. Aplikimet janë të hapura dhe punësimi mund të ndodhë brenda 2 ditëve,” theksojnë nga agjencia IPM.
Edhe Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, më herët tha për Monitor se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante në bregdet ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%. Sipas tij pagat në jug për pozicione pune si kamarier, banakier apo profesionist për përgatitje koktejesh variojnë nga 120 mijë deri 200 mijë lekë në muaj. Jahja tha se kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është e ulët dhe në shumë raste pa trajnim profesional, ndërsa oferta është e lartë.
Po ashtu pagat e ofruara nga bizneset e zonave bregdetare janë më të larta se referencat e publikuara nga administrata tatimore. Sipas listës së publikuar nga Tatimet paga minimale për kamerierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë në muaj. Për pozicionin e kuzhinierit/kryekuzhinierit paga referencë është 140 mijë lekë. Për menaxher restorante paga referencë është 100 mijë lekë dhe menaxher hoteli 110 mijë lekë. Megjithëse rritjen e pagave, sektori i bareve dhe restoranteve vijon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Shumë prej bizneseve po shohin si zgjidhje punësimet e huaja, me punonjës nga Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani, edhe pse shumë prej tyre e shohin Shqipërinë si vend tranzit kalimit drejt vendeve të BE-së.
Në 2 -3 vitet e fundit sektori i bareve dhe restoranteve rezulton ndër më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore, referuar edhe të dhënave të indeksit të Çelësi për njoftimet e punës. Në 2022 rezultoi se pati 45,670 njoftime për vende të lira puna. Krahasuar me 2021 numri i tyre u rrit 14%. Ndërsa në 2023 sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve industrisë i munguan përgjatë sezonit turistik 15 mijë punonjës. Kjo industri shënoi numrin më të lartë të vendeve vakante, pas sektorit fason për shkak të emigracionit.Pagat e ofruara nga biznesi për punësime sezonale në bregdet
-Kuzhinier për sushi: 200,000 – 220,000 lekë/muaj
-Picier: 150,000 – 200,000 lekë/muaj
-Shef salle: 120,000 – 150,000 lekë/muaj
-Kuzhinier: 150,000 – 250,000 lekë/muaj
Kamarier: 80,000 – 120,000 lekë/muaj
Barist: 120,000 – 150,000 lekë/muaj
Picier: 1,800 – 2,000 euro/muaj
Kuzhinier: 200,000 lekë/muaj
Sanitare: 80,000 – 100,000 lekë/muaj
Kamarier bari: 60,000 – 70,000 lekë/muaj
Menaxher hoteli: 150,000 – 200,000 lekë/muaj./MONITOR -

Nxehet punësimi sezonal në bregdet, kërkohen punonjës me paga deri në 250 mijë lekë
Nga Shkëmbi i Kavajës, në Vlorë, Qeparo, Dhërmi e deri në Ksamil nga bizneset po ofrohen punë për pozicione të ndryshme në sektorin e shërbimit me paga që arrijnë deri në 250 mijë lekë në muaj, sipas një sërë njoftimesh të publikuar online nga Agjencia e Punësimit Interest Motivation Power (IPM).Epiqendra e ofertës me rrogat më të larta për punësimin sezonal është Dhërmiu. Nga bizneset po kërkohen punëtore për pozicione të ndryshme me paga nga 120 mijë lekë deri në 250 mijë lekë në muaj.Pozicioni më i paguar është për kuzhinierin e përgjithshëm dhe për kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi është shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë.Oferta zgjerohet edhe më tej nga bizneset në Vlorë, Qeparo, Sarandë deri te Shkëmbi i Kavajës. Në Qeparo, një nga pagat më të larta është për picier, ku ofrohen 1,800 deri në 2,000 euro në muaj, ndërsa baristët përfitojnë deri në 150,000 lekë në muaj.Në Vlorë, pagat për picierë arrijnë deri në 200,000 lekë në muaj, ndërsa në Sarandë, kuzhinierët përfitojnë deri në 200,000 lekë në muaj.Në Ksamil dhe zona të tjera bregdetare si Himarë, Qerret apo Shkëmbi i Kavajës, pozicionet për kamarierë, sanitare dhe menaxherë hotelesh kanë gjithashtu pagesa që variojnë nga 60,000 deri në 200,000 lekë në muaj.Për të gjitha pozicionet e punës përveç pagës ofrohet akomodim dhe ushqim.Përfaqësues të Agjencisë së Punësimit IMP, prezentë prej disa vitesh në treg pohuan se pagat e ofruara këtë sezon turistik për punësime sezonale janë më të larta krahasuar me vjet.Rritja e pagave sipas tyre është ndikuar nga oferta e larta për punësime sezonale krahasuar me kërkesën që është më e kufizuar.“Ka interesim jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga persona në moshë më të madhe deri në 58 vjeç. Aplikimet janë të hapura dhe punësimi mund të ndodhë brenda 2 ditëve,” theksojnë nga agjencia IPM.Edhe Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, më herët tha për Monitor se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante në bregdet ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%.Sipas tij pagat në jug për pozicione pune si kamarier, banakier apo profesionist për përgatitje koktejesh variojnë nga 120 mijë deri 200 mijë lekë në muaj.Jahja tha se kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është e ulët dhe në shumë raste pa trajnim profesional, ndërsa oferta është e lartë.Po ashtu pagat e ofruara nga bizneset e zonave bregdetare janë më të larta se referencat e publikuara nga administrata tatimore.Sipas listës së publikuar nga Tatimet paga minimale për kamerierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë në muaj. Për pozicionin e kuzhinierit/kryekuzhinierit paga referencë është 140 mijë lekë. Për menaxher restorante paga referencë është 100 mijë lekë dhe menaxher hoteli 110 mijë lekë.Megjithëse rritjen e pagave, sektori i bareve dhe restoranteve vijon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Shumë prej bizneseve po shohin si zgjidhje punësimet e huaja, me punonjës nga Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani, edhe pse shumë prej tyre e shohin Shqipërinë si vend tranzit kalimit drejt vendeve të BE-së.Në 2 -3 vitet e fundit sektori i bareve dhe restoranteve rezulton ndër më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore, referuar edhe të dhënave të indeksit të Çelësi për njoftimet e punës. Në 2022 rezultoi se pati 45,670 njoftime për vende të lira puna. Krahasuar me 2021 numri i tyre u rrit 14%.Ndërsa në 2023 sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve industrisë i munguan përgjatë sezonit turistik 15 mijë punonjës. Kjo industri shënoi numrin më të lartë të vendeve vakante, pas sektorit fason për shkak të emigracionit./ D.Azo Pagat e ofruara nga biznesi për punësime sezonale në bregdet Dhërmi-Kuzhinier për sushi: 200,000 – 220,000 lekë/muaj-Picier: 150,000 – 200,000 lekë/muaj-Shef salle: 120,000 – 150,000 lekë/muaj-Kuzhinier: 150,000 – 250,000 lekë/muajKsamilKamarier: 80,000 – 120,000 lekë/muajVlorëPicier: 200,000 lekë/muajQeparoBarist: 120,000 – 150,000 lekë/muajPicier: 1,800 – 2,000 euro/muajSarandëKuzhinier: 200,000 lekë/muajHimarëSanitare: 80,000 – 100,000 lekë/muajQerretKamarier bari: 60,000 – 70,000 lekë/muajShkëmbi i KavajësMenaxher hoteli: 150,000 – 200,000 lekë/muaj.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Qeveria “zgjidh qesen”, ja kush përfiton nga rritja e pagës
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.
Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.
Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit. Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.
SHTESAT MBI PAGË
Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm. Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.
Kjo paraqet një rritje të ndjeshme në shtesën mbi pagë për këto pozicione kyçe drejtuese. Po ashtu, në vendimin e ri bëhet edhe një saktësim i pozicionit “koordinator”. Është ndryshuar edhe një nënndarje për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit pranë sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm.
Ky saktësim mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025 do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit.
Këto efekte do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve në pozicionet e prekura nga këto ndryshime. Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e një pjese të konsiderueshme të stafit drejtues dhe nëpunësve civilë në administratën publike shqiptare.
PREMTIMET
Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.
“Pagat e mësuesve, punonjëse të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet?
Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, – deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.
Paga mesatare pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit. -

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike. Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.
Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit. Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.
SHTESAT MBI PAGË
Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm. Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.
Kjo paraqet një rritje të ndjeshme në shtesën mbi pagë për këto pozicione kyçe drejtuese. Po ashtu, në vendimin e ri bëhet edhe një saktësim i pozicionit “koordinator”. Është ndryshuar edhe një nënndarje për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit pranë sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm.
Ky saktësim mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025 do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit.
Këto efekte do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve në pozicionet e prekura nga këto ndryshime. Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e një pjese të konsiderueshme të stafit drejtues dhe nëpunësve civilë në administratën publike shqiptare.
PREMTIMET
Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.
“Pagat e mësuesve, punonjëse të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet?
Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, – deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.
Paga mesatare pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit.(Gazeta Panorama)

