Tag: pagat

  • “Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

    “Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

    Kryetari i  PD, Sali Berisha ka folur në konferencën për mediat për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore dhe detergjenteve.
    Kryedemorkati tha se çmimet në vendin tonë vijojnë të rriten, ndërsa pagat nuk ndryshojnë.
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka denoncuar çmimet e larta të produkteve që tregtohen në vend, ndërkohë që paga minimale është ende e pandryshuar.
    “Çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvise, shkon dhe blen ilaçe për lavatriçe, 35 euro pakoja, në një kohë kur në Gjermani  shitet me 17 euro, 18 euro. Shkoni blini djathin. Ju garantoj se më këto çmime do plas morri dhe zgjebja në të katërt anët e vendit. Është çmenduri. Nese e shet ilaçin me 35 euro, çfarë do hanë njërëzit  nëse blejnë në këtë mënyrë.
    Kthehemi në vitin 92, shqipëria përjtoj epideminë e zgjebes në mabrë vendin, nuk e blen dot më tani. Detergjenti pluhur, se të tjerat… Djathi tre herë me shtrenjtë se në SHBA, dy herë e gjys më shtrenjtë se në Greqi. Rroga minimale mbetet po në vend, ndërkohë që çmimet janë mbi mesataren e Evropës. Narkoeurot e shkatërruna ekonominë dhe godasin shumë rëndë ekonominë familjare, krijojnë papaunësi dhe qeveria, Edi Rama mendon se si e si të pasurohet çdo muaj edhe më shumë. Po e tregoj sërish atë që më tha pak vite më parë ambasadoi i SHBA në Vjenë.” – u shpreh kreu i PD-së, Berisha.

  • “Operatori i ujit, afera e radhës”, Berisha: Rama i la shqiptarët me pagat më të ulëta në Europë

    “Operatori i ujit, afera e radhës”, Berisha: Rama i la shqiptarët me pagat më të ulëta në Europë

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se krijoi Operatorin e Ujit për qëllime korruptive. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se lideri i mazhorancës synon të grumbullojë çdo pushtet në duart e tij.

    “A ka gjë më qesharake, më të turpshme që të dëgjosh një kryeministër se ujësjellësat, një kryeministër që ka 12 vjet që qeveris, se ujësjellësat janë mbushur me të paaftë dhe militantë. Kush ja mbushi me të paaftë dhe militantë? Opozita. Të mendosh se, tu heqësh bashkive atributet më themelore, furnizimin me ujë dhe pastrimin e qytetit, zgjidhjen e depozitave, do të thotë se je njeriu më i pangopur, që edhe pas çdo kilogrami pleh, sheh diçka të fusësh në xhep”, tha Berisha.Lexo edhe :Related Posts
    Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha shfrytëzoi të dhënat e Eurostat, për të akuzuar qeverinë se i ka lënë shqiptarët me pagat më të ulëta, në një kohë që çmimet janë më të larta se në vendet anëtare të BE.

    “Pyesni ju një amvisë, shkon dhe blen ilaçin për lavatriçe 35 euro pakon, në një kohë kur në Gjermani DASH shitet me 17-18 euro. Shkoni blini djathin. Jo, pse mora këtë, ju garantoj se me këto çmime, do plasë morri në të katër anët e vendit. Dhe zgjebja. Kush është ai që mund të lajë? Kjo është një çmenduri mo”, tha Berisha.
    Ndërkaq, Berisha shmangu komentet për takimet e drejtuesit të SPAK-ut në Departamentin Amerikan të Shtetit.
    “Nuk kam asnjë dijeni se kë ka takuar dhe kë nuk ka takuar. Ajo ç’ka mund të ju them mu, Altin, ti i thua Dumani, me njoftimin që i bëri Elvis Doçit, ai nuk quhet më Altin Dumani, por quhet Altin Troplini”, tha Berisha.
    Prej momentit që SPAK nisi hetimet ndaj liderit të opozitës, Altin Dumani ka qenë një prej njerëzve më të sulmuar nga Sali Berisha./vizionplus.tv

  • Cili është klubi që jep pagat më të larta në Europë? Zbulohet renditja

    Cili është klubi që jep pagat më të larta në Europë? Zbulohet renditja

    26 Gusht 2025

    16:40

    Telesport

    Klubi që ofron pagat më të larta është Real Madrid. Klubi madrilen kryeson listën e hartuar nga “L’Equipe”, e cila tregon mesataren e pagës vjetore për lojtar.
    Los Blancos janë në kuotën 11.2 milionë euro për lojtar, më pak se viti i kaluar. E dyta renditet Barcelona, me 7.91 milionë euro pagë mesatare për lojtar. Katalanasit vjet këtë shifër e kishin mbi 8,5 mln euro.
    Manchester City renditet i treti me 7.43 milionë euro, pasuar nga Bayern me 7,38 mln euro, ndjekur nga PSG dhe Arsenal me 7 mln euro.
    Në dhjetë vendet e para nuk gjendet asnjë klub italian. Kjo tregon se Serie A ka rënë shumë ekonomikisht.

  • Pagat reale në 2023-2024 u rritën me ritmet më të larta që nga viti 2007

    Pagat reale në 2023-2024 u rritën me ritmet më të larta që nga viti 2007

    Paga reale në ekonomi u rrit me ritme dyshifrore për të dytin vit radhazi në 2024, me 10%, por me ngadalësim të lehtë në raport me vitin 2023 ku ndryshimi ishte 11.7%.
    Paga reale (Rritja nominale duke zbritur inflacionin) në dy vitet e fundit shënoi ritmet më të larta që nga viti 2007.
    Pas qëndrimit në vendnumëro gjatë dekadës së kaluar, pagat u rimëkëmbën dy vitet e fundit, ndërkohë që në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta 16.9% në 2023  dhe 12.4% në 2024.
    Dy ishin shtysat për ndryshimin e pagave.
    E para lidhet me reformën e qeverisë për pagën mesatare sektorin publik 900 euro ndërmjet 2023-2025, dhe e dyta mungesa e punonjësve në sektorin privat ka ndikuar tek kompanitë që të rrisin fondet për personelin, si një mjet për mbajtjen e stafeve.
    Në fillim të viteve 2000, rritja e pagave reale ishte e fortë. Në vitin 2001 arriti në 17.7%, duke reflektuar një periudhë rigjallërimi ekonomik pas krizave të tranzicionit.
    Kjo rritje u shoqërua me një lëvizje të ngjashme edhe në pagat në sektorin shtetëror, që po atë vit shënuan një rritje prej 17.7%.
    Në vitet që pasuan ritmet e rritjes u zbutën ndjeshëm, duke zbritur nën 10% në mesin e dekadës.
    Në vitin 2007, si pagat reale në sektorin privat, ashtu edhe ato në sektorin shtetëror patën një ringritje, me rritje përkatësisht 13.8% dhe 17.1%, duke reflektuar rritjen ekonomike përpara se të fillonte krizës globale.
    Vitet e krizës 2008–2010 sollën ulje të ritmeve, ku paga reale mbeti në nivele modeste prej 6.0% në 2008 dhe vetëm 3.0% në 2010, ndërkohë që në sektorin shtetëror ritmet ishin pak më të larta, por sërish në rënie krahasuar me vitet e mëparshme.
    Periudha 2011–2016 përfaqëson një fazë qëndrimi në vendnumëro, ku ndryshimi i pagës reale zbriti në vlera minimale, madje edhe negative, si në vitin 2016, kur paga reale ra me 0.4%. Në të njëjtën kohë, rritja e pagës në sektorin shtetëror luhatej në nivele shumë të ulëta, shpesh midis 0–3%, duke reflektuar politikat shtrënguese buxhetore.
    Një kthesë më e dukshme vërehet pas vitit 2017. Në atë vit, paga reale u rrit me 7.8%, ndërsa pagat në sektorin shtetëror me 9.8%, duke sinjalizuar një rigjallërim të të ardhurave si në sektorin privat dhe atë shtetëror.
    Ndryshimi i pagës reale qëndroi pranë zeros dhe madje ra ndjeshëm në vitin 2022 me -4.3%, çka tregon se inflacioni i lartë pas pandemisë ka “ngrënë” rritjen e pagës nominale.
    Përkundrazi, paga në sektorin shtetëror u rrit me ritme të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe, sidomos në vitin 2021 (+6.4%) dhe 2023 (+16.9%), duke reflektuar ndërhyrjet e qeverisë për të amortizuar ndikimin e krizave te punonjësit e administratës.

  • Pagat reale në 2023-2024 u rriten me ritmet më të larta që nga 2007-a

    Pagat reale në 2023-2024 u rriten me ritmet më të larta që nga 2007-a

    Paga reale në ekonomi u rrit me ritme dyshifrore për të dytin vit radhazi në 2024, me 10 për qind, por me ngadalësim të lehtë në raport me vitin 2023 ku ndryshimi ishte 11.7%.Paga reale (Rritja nominale duke zbritur inflacionin) në dy vitet e fundit shënoi ritmet më të larta që nga viti 2007.Pas qëndrimit në vendnumëro gjatë dekadës së kaluar pagat u rimëkëmbën dy vitet e fundit, ndërkohë që në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta 16.9% në 2023  dhe 12.4% në 2024.Dy ishin shtysat për ndryshimin e pagave.E para lidhet me reformën e qeverisë për pagën mesatare sektorin publik 900 euro ndërmjet 2023-2025, dhe e dyta mungesa e punonjësve në sektorin privat ka ndikuar tek kompanitë që të rrisin fondet për personelin, si një mjet për mbajtjen e stafeve.Në fillim të viteve 2000, rritja e pagave reale ishte e fortë. Në vitin 2001 arriti në 17.7%, duke reflektuar një periudhë rigjallërimi ekonomik pas krizave të tranzicionit.Kjo rritje u shoqërua me një lëvizje të ngjashme edhe në pagat në sektorin shtetëror, që po atë vit shënuan një rritje prej 17.7%.Në vitet që pasuan ritmet e rritjes u zbutën ndjeshëm, duke zbritur nën 10% në mesin e dekadës.Në vitin 2007, si pagat reale në sektorin privat, ashtu edhe ato në sektorin shtetëror patën një ringritje, me rritje përkatësisht 13.8% dhe 17.1%, duke reflektuar rritjen ekonomike përpara se të fillonte krizës globale.Vitet e krizës 2008–2010 sollën ulje të ritmeve, ku paga reale mbeti në nivele modeste prej 6.0% në 2008 dhe vetëm 3.0% në 2010, ndërkohë që në sektorin shtetëror ritmet ishin pak më të larta, por sërish në rënie krahasuar me vitet e mëparshme.Periudha 2011–2016 përfaqëson një fazë qëndrimi në vendnumëro, ku ndryshimi i pagës reale zbriti në vlera minimale, madje edhe negative, si në vitin 2016, kur paga reale ra me 0.4%. Në të njëjtën kohë, rritja e pagës në sektorin shtetëror luhatej në nivele shumë të ulëta, shpesh midis 0–3%, duke reflektuar politikat shtrënguese buxhetore.Një kthesë më e dukshme vërehet pas vitit 2017. Në atë vit, paga reale u rrit me 7.8%, ndërsa pagat në sektorin shtetëror me 9.8%, duke sinjalizuar një rigjallërim të të ardhurave si në sektorin privat dhe atë shtetëror.Ndryshimi i pagës reale qëndroi pranë zeros dhe madje ra ndjeshëm në vitin 2022 me -4.3%, çka tregon se inflacioni i lartë pas pandemisë ka “ngrënë” rritjen e pagës nominale.Përkundrazi, paga në sektorin shtetëror u rrit me ritme të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe, sidomos në vitin 2021 (+6.4%) dhe 2023 (+16.9%), duke reflektuar ndërhyrjet e qeverisë për të amortizuar ndikimin e krizave te punonjësit e administratës.Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqiptarët paguan 482 milionë euro për 7 muaj, 3-fishohen të ardhurat nga tatimi i pagave

    Shqiptarët paguan 482 milionë euro për 7 muaj, 3-fishohen të ardhurat nga tatimi i pagave

    Qytetarët shqiptarë paguajnë një vlerë të konsiderueshme në formën e tatimit që u mbahet nga pagat apo nga transaksionet e pasurive të paluajtshme.
    Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave,  të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar – Korrik 2025, janë në shumën 48.2 miliardë lekë apo rreth 482 milionë euro.
    Nga ky burim, janë mbledhur 101 milionë euro ose 26.5% më shumë se 7 mujori i parë 2024,  duke e bërë zërin më rritjen më të madhe ndër të ardhurat e tjera që mbledh shteti.
    Nga ana tjetër nëse do të analizojmë të dhënat historike  të të ardhurave të gjeneruara për periudhën 7 mujore nga ky zë i buxhetit, vihet re një rritje progresive nga viti në vit.  Dhe në raport me vitin 2015 kur të  ardhurat e mbledhura regjistroheshin në 165 milionë euro, rritja është me 192 % apo 3 herë më të larta.
    Por cilët kanë qenë faktorët që kanë ndikuar në këtë trend?
    Përgjatë dy viteve të fundit është ndërmarrë reforma e rritjes së pagave në administratën publike ku paga mesatare kaloi nivelin e 900 eurove, duke bërë që edhe tatimi paguar mbi pagën që marrin të jetë më i lartë.
    Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat duke nxitur në mënyrë indirekte lëvizje në paga, çka ka sjellë dhe konsum të shtuar.
    Nga ana tjetër ndikim ka pasur fushata antiinformalitet e ndërmarrë nga qeveria lidhur me nëndeklarimin e pagave, duke bërë që vetëm gjatë muajit tetor 2024, mbi 9 mijë biznese të reagonin duke deklaruar me rritje pagat e punonjësve të tyre.  Ndërsa fushata vijoi edhe më pas me një raund të dytë tek ato biznese që nuk kishin reaguar.
    Rritje graduale e numrit të kontribuuesve në skemën e sigurimeve, kryesisht në subjektet private, gjë që mund të kenë ardhur edhe nga fushata antiinfomalitet, ka bërë që të rritet edhe vlera e paguar si tatim mbi pagat.
    Ndërkohë që dyfishimi i numrit të punonjësve që plotësuan gjatë këtij viti Deklaratën Individuale të të Ardhurave, për shkak të uljes së pragut të deklarimit në nivelin e të ardhurave në 1.2 milionë lekë në vit, ka pasur ndikim të konsiderueshëm.
    Në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale kontributin më të lartë e jep tatimi mbi pagat e punonjësve në sektorin privat dhe publik, e ndjekur nga tatimi i paguar nga shitja e pasurive të paluajtshme i cili është në nivelin 15 për qind si dhe tatimi mbi qiratë. Kjo tregon që veç pagave, ecuri pozitive ka pasur edhe sektori i pasurive të paluajtshme dhe finalizimi i transaksioneve, si dhe rritja e çmimit të qirave kryesisht në kryeqytet ka bërë që për ato qira të deklaruara, pagesa në tatime të jetë më e lartë.
    Po ashtu një hapësire të konsiderueshme zë tatimi mbi të ardhurat nga dividendët dhe si dhe tatimi mbi të ardhurat nga interesat.
    Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri më i dytë  me më ndikim në buxhetin vjetor të shtetit, pas TVSH-së  dhe përbën afro 26.7% të totalit të të  ardhurave tatimore.(Elisabeta Dosku)

  • Pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Europë, Shqipëria e fundit në listë për fuqinë blerëse

    Pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Europë, Shqipëria e fundit në listë për fuqinë blerëse

    Shqipëria ka fuqinë blerëse më të ulët në Europë, duke tejkaluar edhe Moldavine dhe Ukrainën, që dukshëm kanë pagën minimale më të ulët se vendi ynë.Miliona punëtorë në të gjithë Bashkimin Europian vazhdojnë të paguhen me pagë minimale. Këto pragje synojnë të sigurojnë një standard jetese bazë për punonjësit, megjithëse shpesh nuk kanë arritur të rriten në përputhje me inflacionin.Që nga korriku i vitit 2025, paga minimale mujore bruto në BE varionte nga 551 euro në Bullgari, deri në 2,704 euro në Luksemburg, sipas të dhënave të Eurostat.Nëse përfshihen edhe vendet kandidate për në BE, Ukraina ka pagën minimale më të ulët, me vetëm 164 euro në muaj.Pesë vende anëtare të BE-së—Italia, Danimarka, Suedia, Austria dhe Finlanda—nuk kanë fare një pagë minimale kombëtare.Kur pagat minimale krahasohen jo vetëm në vlerë nominale por edhe sipas fuqisë blerëse (PPS), diferencat mes vendeve europiane zvogëlohen ndjeshëm.Në këtë përllogaritje, Luksemburgu ruan pozicionin e parë me rreth 2,035 PPS, ndërsa vendi me fuqinë blerëse më të ulët është Estonia, me 886 PPS.Nga vendet kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria ka rezultuar me fuqinë blerëse më të ulët për pagën minimale, vetëm 566 PPS.Pagat minimale bruto në EuropëSiç tregon edhe grafiku më poshtë, ekzistojnë dallime të mëdha në pagat minimale në mbarë Europën, veçanërisht midis vendeve të Evropës Perëndimore dhe Lindore.Renditja e pagave minimale ndryshon kur llogaritet fuqia blerëseKur krahasohen pagat minimale mes vendeve, standardet e fuqisë blerëse (PPS) janë të rëndësishme, pasi kostoja e jetesës ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin.PPS siguron një krahasim më të drejtë duke përdorur një njësi monedhe artificiale që pasqyron atë që njerëzit realisht mund të blejnë në çdo vend. Një njësi PPS, sipas Eurostat, përfaqëson një vlerë që teorikisht blen të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në të gjitha vendet.Kur pagat minimale rregullohen sipas fuqisë blerëse, hendeku midis vendeve ngushtohet ndjeshëm. Për shembull, në Luksemburg paga minimale është 4.9 herë më e lartë se në Bullgari — që ka pagën më të ulët në BE.Por, sipas PPS, ky hendek zbret në 2.3 herë. Ndërsa Luksemburgu (2,035 PPS) vazhdon të kryesojë, Estonia ka pagën minimale më të ulët sipas PPS, me 886 PPS. Kur përfshihen edhe vendet kandidate për në BE, Shqipëria renditet në fund, me vetëm 566 PPS.Në krye të listës, pas Luksemburgut renditen Gjermania, Holanda dhe Belgjika. Më pas vijnë Irlanda dhe Franca.Ndërsa vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit shpesh renditen në fund sipas vlerës në euro, performanca e tyre përmirësohet ndjeshëm kur krahasimi bëhet sipas fuqisë blerëse (PPS).Vendet e Europës Perëndimore vijojnë të kryesojnë, por përparësia e tyre është më e vogël.Për shembull, shtatë shtete anëtare të BE-së renditen më poshtë se Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Mali i Zi, kur matet sipas PPS. Këto vende përfshijnë: Maltën, Hungarinë, Sllovakinë, Çekinë, Bullgarinë, Letoninë dhe Estoninë.Përveç Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rumania gjithashtu ka një renditje dukshëm më të mirë sipas PPS. Edhe Mali i Zi dhe Bullgaria mbajnë pozicione relativisht më të forta në këtë krahasim.Ndërkohë, Estonia dhe Çekia janë dy vendet që humbasin më shumë terren në renditje sipas PPS, krahasuar me pozicionin e tyre në renditjen sipas euros. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë? Ja ku renditet Shqipëria

    Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë? Ja ku renditet Shqipëria

    Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse nivelet shpesh nuk kanë arritur të rriten me inflacionin. Në një analizë të Euronews, i cili i referohet të dhënave të Eurostat, që nga korriku i vitit 2025, paga minimale mujore para zbritjeve në BE varionte nga 551 euro në Bullgari në 2,704 euro në Luksemburg.

    Kur përfshihen vendet kandidate për në BE, ku bën pjesë edhe Shqipëria, rezulton se Ukraina ka pagën minimale më të ulët, me vetëm 164 euro.

    Pesë vende të BE-së; Italia, Danimarka, Suedia, Austria dhe Finlanda, nuk kanë fare pagë minimale kombëtare.

    Edhe pse Luksemburgu renditet në krye dhe Ukraina në fund, kur rregullohet për fuqinë blerëse, si krahasohet paga minimale në të gjithë Evropën, vend pas vendi?

    Siç tregon grafiku më poshtë, ka dallime të konsiderueshme në pagat minimale në të gjithë Evropën, dhe Eurostat i grupon vendet në tre nivele page.

    Euronews ka shtuar një kategori të katërt që grupon vendet me paga minimale nën 600 euro dhe përfshin vendet kandidate për në BE.

    1- Grupi më i lartë: Mbi 1,500 €

    Përveç Francës, e cila ofron 1,802 euro, të gjitha vendet e tjera në grupin më të lartë paguajnë mbi 2,000 euro në pagë minimale mujore. Përveç Luksemburgut, këto përfshijnë Irlandën (2,282 euro), Holandën (2,246 euro), Gjermaninë (2,161 euro) dhe Belgjikën (2,112 euro).

    2- Grupi i mesëm: Midis 1,000 dhe 1,500 €.

    Disa vende në grupin e mesëm janë pak mbi pragun prej 1,000 eurosh.

    3- Grupi i ulët: Midis 600 dhe 999 €

    4-Grupi shumë i ulët: Nën 600 €

    Disa vende, përfshirë një anëtar të BE-së, kanë paga minimale nën 600 euro. Ky grup më i ulët përbëhet kryesisht nga vendet kandidate për në BE. Ai përfshin Maqedoninë e Veriut (584 euro), Turqinë (558 euro), Bullgarinë (551 euro), Shqipërinë (408 euro), Moldavinë (285 euro) dhe Ukrainën (164 euro).

    Pagat minimale pasqyrojnë ndarjen Lindje-Perëndim

    Siç tregon harta më poshtë, ekziston një ndarje e fortë gjeografike në pagat minimale nominale në të gjithë Evropën. Kjo është më e dukshme midis Evropës Perëndimore dhe Lindore. Në përgjithësi, katër grupet e pagave pasqyrojnë rajone të ndryshme të BE-së.

    Vendet në grupin më të lartë janë kryesisht në Evropën Perëndimore dhe Veriore. Grupi i mesëm përfshin disa vende nga Evropa Jugore dhe Qendrore. Grupet e ulëta dhe shumë të ulëta përbëhen kryesisht nga vendet e Evropës Lindore, Ballkanit dhe vendet kandidate për në BE.

  • Nga pagat e ulëta tek kushtet e këqija/ Përse nuk i do askush 5500 vende të lira pune në Shqipëri?

    Nga pagat e ulëta tek kushtet e këqija/ Përse nuk i do askush 5500 vende të lira pune në Shqipëri?

    Bizneset shqiptare po përballen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, ndërsa në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit janë shpallur mbi 5500 vende të lira pune.
    Në këtë sezon veror, kërkesat janë përqendruar kryesisht në sektorin e hotelerisë, bareve dhe restoranteve, veçanërisht në zonat bregdetare. Por nuk mungojnë as ofertat për punë në industrinë përpunuese, ndërtim dhe teknologji informacioni, me pozicione të shumta në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.
    Gjatë vitit të kaluar, përmes ndërmjetësimit të kësaj agjencie janë punësuar rreth 25 mijë persona, nga afro 70 mijë të regjistruar si punëkërkues, duke reflektuar një mospërputhje të ndjeshme mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës. Shkak për këtë, sipas ekspertëve, janë pagat e ulëta dhe kushtet e punës që ofrohen, të cilat shpesh nuk i përmbushin pritshmëritë e kandidatëve.
    Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë ka bërë një thirrje publike për regjistrim në portalin e punësimit, duke ftuar edhe emigrantët shqiptarë që të kthehen dhe të krijojnë mundësi të reja në vend.

  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Sindikatës së Mësuesve, për VKM që përcaktonte pagat sipas nivelit të diplomave

    Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Sindikatës së Mësuesve, për VKM që përcaktonte pagat sipas nivelit të diplomave

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Sindikatës së Mësuesve për VKM që përcaktonte pagat sipas nivelit të diplomave. Kushtetuesja është ndarë në barazim dhe nuk ka arritur dot shumicë, kështu që kërkesa për të shpallur antikushtetuese VKM-në u rrëzua.
    Me argumentin se vendimi krijon më së paku pabarazi dhe diskriminim, Sindikata e Mësuesve kërkoi shfuqizim të një pjesë të VKM-së e cila sipas tyre ul pagat për një kategori të caktuar arsimtarësh.
    Bëhet fjalë pikërisht për kategorinë 2 dhe 3 të nivelit të diplomave, që sipas lidhjes 4 të VKM-së, përcakton vlerë shtesë në pagë sipas kualifikimit 10 mijë dhe 12 mijë lekë shtesë, ndryshe nga një kategori më sipër, që shpërblehet 14 mijë lekë.