Lezha dhe Shkodra kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit, sipas të dhënave rajonale të INSTAT.
Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj. Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.
Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet.
Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana. Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.
Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit. Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.
Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.
Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati. Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.
Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.
Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë./Marrë nga Monitor
Tag: pagat
-

Raporti i INSTAT: Tirana kryeson me pagat, Lezha dhe Shkodra në fund të listës
-

Diferencë e theksuar, Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend
Lezha dhe Shkodra kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit, sipas të dhënave rajonale të INSTAT. Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj. Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.
Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet.
Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana. Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.
Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit. Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.
Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.
Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati. Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.
Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.
Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë./ Monitor
-

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend
Lezha dhe Shkodra kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit, sipas të dhënave rajonale të INSTAT.
Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj. Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.
Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet.
Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana. Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.
Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit. Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.
Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.
Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati. Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.
Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.
Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë./ Monitor
-

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend, Tirana me më të lartën
Lezha dhe Shkodra kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit, sipas të dhënave rajonale të INSTAT.Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj. Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet.Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana. Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit. Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati. Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Pagat në Serie A, ja klubi më i pasur dhe yjet që marrin miliona çdo vit
Sezoni 2025 i Serie A ka sjellë ndryshime të dukshme në strukturën e pagave të klubeve italiane, duke reflektuar strategjitë e tyre financiare dhe sportive.
Interi kryeson listën me 141 milionë euro të shpenzuara për paga, duke konfirmuar pozicionin si skuadra me buxhetin më të madh në kampionat.
Napoli ka regjistruar një rritje të ndjeshme prej 41 milionë eurosh, duke arritur në 82 milionë euro dhe duke ruajtur ekuilibrin financiar pa rritur borxhin.
Roma ndjek me 80 milionë euro, ndërsa Milani dhe Juventusi shpenzojnë respektivisht 77 dhe 72 milionë euro.
Ndër lojtarët më të paguar, Lautaro Martínez i Interit kryeson me 9 milionë euro, i ndjekur nga Paulo Dybala te Roma me 8 milionë dhe Kevin De Bruyne te Napoli me 6 milionë euro. -

BIRN: Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen
Rreth 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës janë ngritur në protestë prej tre ditësh, duke bojkotuar punën në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës dhe pagat minimale. Minatorët i kanë paraqitur një sërë kërkesash kompanisë koncesionare turke “Tete Albania”, por negociatat mes palëve kanë dështuar, duke thelluar tensionet në vendin e punës.
Një nga kërkesat kryesore të minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar në muajin gusht dhe nënshkrimi i një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në punë. Ata pretendojnë se kompania jo vetëm ka refuzuar dialogun, por ka ndërmarrë edhe masa ndëshkuese ndaj organizatorëve të protestës.
“Duke parë problemet e përditshme, e pamë të nevojshme të organizohemi në sindikatë për të mbrojtur të drejtat tona. Këtë lëvizje ata nuk e pranuan dhe madje më kanë larguar nga puna si organizator i saj,” thotë Albert Bushpreni, minatori i larguar nga puna.
Ai thotë se kompania ishte përpjekur të përçante lëvizjen, por nuk ia ka dalë dhe se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave. “Ndoshta pronari nuk na do as të gjallë, por ne kemi lindur në këto troje që ata po i shfrytëzojnë. Pagat janë minimale dhe kushtet e punës nëntokë janë tepër të vështira. Rrezikojmë shëndetin dhe jetën çdo ditë,” tha ai.
Punonjësit e tjerë ndajnë të njëjtat shqetësime, duke theksuar mungesën e kushteve bazë dhe pagat e ulëta në raport me rrezikun që përballen çdo ditë në nëntokë.
“Po punojmë në kushte të papërshtatshme, duke rrezikuar shëndetin çdo ditë. Pagat janë qesharake për punën që bëjmë nëntokë. Punojmë përtej orarit të përcaktuar, nuk kemi ditë pushimi dhe transporti është skandaloz. Nuk do të tërhiqemi deri në përmbushjen e kërkesave tona. Është e papranueshme të trajtohemi në këtë mënyrë, ndërsa kompania refuzon të na dëgjojë,” – thotë Kastriot Prenga, minator në Spaç.
Në mbështetje të protestës janë bashkuar edhe përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, të cilët kanë paralajmëruar një grevë urie pa afat, nëse kërkesat e minatorëve nuk merren në konsideratë.
“Kompania po pengon një të drejtë themelore të punëtorëve – organizimin sindikal. Kjo është e papranueshme,” deklaroi Klodian Islami, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Industrisë.
Islami tha se të hënën, në orën 07:00 të mëngjesit, do të nisë greva e urisë para ambienteve të kompanisë.
Më herët minatorët i kanë kërkuar ndërhyrje edhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit, e cila ka ndërmjetësuar një takim mes palëve, por pa rezultat konkret. Ndërkohë, kompania “Tete Albania”, e kontaktuar për këtë çështje, i ka cilësuar kërkesat e minatorëve si “antiligjore”, duke mohuar akuzat dhe pretendimet e ngritura ndaj saj.
Protesta në Spaç vjen në një sektor ku aksidentet në punë dhe pakënaqësitë e punëtorëve janë të përsëritura, ndërsa sindikatat kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për të garantuar respektimin e të drejtave të punonjësve në industri të rrezikshme si minierat.
Spaçi ka një histori të ngarkuar, pasi gjatë periudhës së diktaturës komuniste miniera në këtë zonë u përdor si kamp pune për të burgosurit politikë, të cilët punonin në kushte ekstreme dhe çnjerëzore./BIRN -

Pagat e CEO-ve rriten me 1,094% që nga 1978, ja drejtuesit më të paguar
Pagat e drejtuesve amerikanë janë rritur me 1,094% që nga viti 1978, tani fitojnë gati 300 herë më shumë se punonjësitTë jesh CEO në SHBA vlen më shumë se kurrë. Drejtuesit ekzekutivë të 350 kompanive më të mëdha të listuara në bursë morën në vitin 2024 një pagë mesatare totale prej 22.98 milionë dollarësh, sipas një raporti të shtatorit nga Economic Policy Institute (EPI). Raporti përfshin pagat fikse dhe kompensimet në aksione të shitura gjatë vitit.Kjo përfaqëson një rritje prej 6% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe një rritje marramendëse prej 1,094% që nga viti 1978, kur paga mesatare e një CEO-je ishte vetëm 1.9 milionë dollarë.Sot, drejtuesit e kompanive fitojnë mesatarisht 281 herë më shumë se “punonjësi mesatar”, të cilin EPI e përcakton si punonjës me kohë të plotë në pozicione prodhimi apo jo-drejtues në të njëjtat sektorë ku operojnë 350 kompanitë më të mëdha.Ky raport është më i ulët se në vitin 2021, kur arrinte në 409 herë, por shumë më i lartë se 35 vite më parë, kur diferenca ishte vetëm 60 herë.Hendeku është zgjeruar kryesisht për shkak të paketave të kompensimit të bazuara në aksione, që e lidhin pagën e drejtuesve me performancën e kompanisë në tregjet publike.Për më tepër, raporti thekson se CEO-të kanë fituar më shumë fuqi për të vendosur vetë pagën e tyre, duke negociuar shpërblime gjithnjë e më të larta.Drejtuesit më të paguar të vitit 2024Raporti i qershorit nga firma e konsulencës Equilar përpiloi listën e 100 CEO-ve me pagesat më të larta në kompanitë publike amerikane me të ardhura mbi 1 miliard dollarë.Këta janë 10 drejtuesit më të paguar të vitit 2024:Rick Smith, Axon Enterprise – $164,525,721Jim Anderson, Coherent – $101,497,009Brian Niccol, Starbucks – $95,801,676Larry Culp, GE Aerospace – $87,393,875Michael Arougheti, Ares Management – $85,381,842Satya Nadella, Microsoft – $79,106,183Tim Cook, Apple – $74,609,802Greg Lehmkuhl, Lineage – $69,341,442David Gitlin, Carrier Global – $65,554,845Ted Sarandos, Netflix – $61,922,397Në krye të listës qëndron Rick Smith, drejtuesi i Axon Enterprise, kompania e armëve “Taser” dhe kamerave të policisë, me një pagesë që kaloi çdo rekord.Sipas ekonomistëve, kjo rritje e jashtëzakonshme e pagave të CEO-ve nuk është domosdoshmërisht rezultat i rritjes së produktivitetit apo fitimeve të kompanive, por një pasojë e ndryshimeve në mënyrën e kompensimit dhe në balancën e fuqisë brenda korporatave.Ndërkohë, pagat e punonjësve të zakonshëm kanë mbetur pothuajse të pandryshuara për dekada, duke thelluar ndjeshëm pabarazinë ekonomike në SHBA.Në një kohë kur fitimet e korporatave janë në nivele historike, hendeku mes drejtuesve dhe punonjësve po kthehet në një tregues simbolik të mënyrës se si shpërndahet pasuria dhe vlerësohet puna në ekonominë amerikane të viteve të fundit. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shteti që kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro
Bota E Martë, 7 Tetor 2025 18:24
Nëse jeni pjesë e grupit që ankoheni për punë jo të paguar mjaftueshëm mirë, ky lajm për tu lexuar.
Lihtenshtejni, shteti i vogël i vendosur mes Zvicrës dhe Austrisë, po kërkon punëtorë nga vendet e Europës përmes rrjetit EURES (Shërbimi Europian i Punësimit). Me të ardhurat për frymë më të larta në botë, vendi po tërheq vëmendjen për pagat e larta dhe kushtet e favorshme të punës.Pagat mesatare variojnë nga 2.600 euro në muaj për punët bazike deri në 7.200-10.000 euro për pozicionet e kualifikuara. Në disa raste, kompanitë ofrojnë edhe akomodim falas për punonjësit.
Pozicionet përfshijnë profesione të ndryshme, nga punonjës pastrimi dhe parukierë, deri te punëtorë logjistike dhe profesionistë të sektorëve teknikë e financiarë. Kushti kryesor është njohja e gjuhës gjermane, megjithëse nuk është detyrim i plotë.
-

Programi i qeverisë “Rama 4″/ Ja sa do të rriten pagat, pensionet dhe bonusi i bebes muajt e ardhshëm
Partia Socialiste ka shpallur programin e ri ekonomik, ku parashikohen ndryshime të rëndësishme për pagat, pensionet dhe bonusin e bebes.
Që nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet nga 40 mijë në 50 mijë lekë në muaj.
Ndërkohë, për pensionistët po përgatitet një dokument i ri në bashkëpunim me Bankën Botërore, që do të çojë gradualisht pensionin minimal në 20 mijë lekë dhe mesatarin në 40 mijë lekë deri në vitin 2029.
Një tjetër vendim lidhet me nxitjen e lindshmërisë: nga janari 2026, bonusi i bebes do të pësojë një rritje të ndjeshme.
Për fëmijën e parë ai do të kalojë nga 40 mijë në 300 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë e të tretë do të arrijë respektivisht në 420 mijë dhe 600 mijë lekë. Pagesat do të shpërndahen në mënyrë të përmuajshme deri në moshën 5 vjeçare të fëmijës.
Këto vendime pritet të miratohen me nisjen e sesionit të ri parlamentar, duke ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve shqiptare -

Shpallet programi i ri/ Ja sa do të rriten pagat, pensionet dhe bonusi i bebes muajt e ardhshëm
Partia Socialiste ka shpallur programin e ri ekonomik, ku parashikohen ndryshime të rëndësishme për pagat, pensionet dhe bonusin e bebes.
Që nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet nga 40 mijë në 50 mijë lekë në muaj.
Ndërkohë, për pensionistët po përgatitet një dokument i ri në bashkëpunim me Bankën Botërore, që do të çojë gradualisht pensionin minimal në 20 mijë lekë dhe mesatarin në 40 mijë lekë deri në vitin 2029.
Një tjetër vendim lidhet me nxitjen e lindshmërisë: nga janari 2026, bonusi i bebes do të pësojë një rritje të ndjeshme.
Për fëmijën e parë ai do të kalojë nga 40 mijë në 300 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë e të tretë do të arrijë respektivisht në 420 mijë dhe 600 mijë lekë. Pagesat do të shpërndahen në mënyrë të përmuajshme deri në moshën 5 vjeçare të fëmijës.
Këto vendime pritet të miratohen me nisjen e sesionit të ri parlamentar, duke ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve shqiptare