Projektbuxheti për vitin 2026, tregon se shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën e 140.1 miliard lekëve. Por si ka evoluar kjo tendencë krahasuar me buxhetet e mëparshme? Në buxhetin e vitit 2024, shpenzimet për pagat e administratës ishin planifikuar në masën e 119.7 miliardë lekëve, duke zënë 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas buxhetit të vitit aktual, shpenizmet e pagave për administratën janë 127.6 miliardë lekë. Ndërsa në projekt buxhetin e vitit 2026, shpenzimet e pagave të administratës janë shtuar, duke arritur në 5% të PBB. E kësisoj, duke ju referuar të dhënave, nga viti 2024, deri në 2026, pagat e administratës përbëjnë një rritje prej 20.4 miliardë lekësh. Rritja graduale e buxheteve për pagat reflekton synimin e qeverisë për të përmirësuar standardin e jetesës për punonjësit e administratës dhe për të ruajtur motivimin e tyre në të gjithë sektorët publikë. Ky proces prek të gjitha nivelet e administratës dhe sektorët kryesorë publikë. Por kujtojmë që nga 1 korriku i vitit 2024, qeveria shqiptare ndërmori nismën e rritjes së pagave të administratës shtetërore. Ku përfituan punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit, Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore. Konkretisht, ishin 14.720 specialistë të administratës që përfituan rritje, 36.570 punonjës mësimorë, 15 858 mjekë të përgjithshëm dhe infermierë dhe rreth 22 500 punonjës të sistemit me Grada.
Tag: pagat
-

Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë
Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë
Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023.
Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet OECD, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania si vendi i dytë me 12.7 emigrante për 1000 banorë, Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6) (shiko grafikun e mëposhtëm).
Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit.
Shqipëria, ndryshe nga vendet me konflikte apo kriza humanitare, si Siria apo Afganistani, po përjeton një emigracion të motivuar kryesisht nga faktorë ekonomikë dhe socialë të tilla si, mungesa e mundësive në tregun e punës, pagat e ulëta, rritja e kostove të jetesës dhe perceptimi i një të ardhmeje më të mirë jashtë vendit.
Në kontekstin europian, fakti që Shqipëria e tejkalon disa herë mesataren e rajonit dhe të BE-së tregon një boshatisje të vazhdueshme të popullsisë aktive po përkthehet në mungesë fuqie punëtore, plakje të shpejtë të shoqërisë dhe presion mbi sistemet e sigurimeve shoqërore.
Ndërsa vendet fqinje po arrijnë të ngadalësojnë ritmet e emigracionit përmes rritjes ekonomike, Shqipëria vazhdon të humbasë një pjesë të madhe të qytetarëve të saj drejt vendeve të OECD-së, kryesisht Italisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ky tregues e kthen emigracionin në një nga sfidat më të mëdha strukturore të ekonomisë shqiptare, me pasoja të drejtpërdrejta në produktivitet, konsum dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.
Motivi kryesor i emigracionit mbetet niveli i ulët ekonomik. Paga mesatare në Shqipëri është ende shumë më e ulët se në vendet e destinacionit të emigrantëve shqiptarë, veçanërisht në Itali, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe pse ekonomia ka pasur rritje të qëndrueshme në shifra, kjo nuk është përkthyer në një përmirësim të ndjeshëm të jetesës për shtresat e mesme dhe të ulëta. Çmimet e larta, qiratë e papërballueshme dhe mundësitë e kufizuara për punë të paguara mira kanë shtyrë shumë të rinj dhe profesionistë të kërkojnë një jetë më të qëndrueshme jashtë.
Një faktor tjetër i fortë është mungesa e perspektivës dhe besimit te institucionet. Shumë shqiptarë e shohin emigrimin si mënyrën e vetme për të pasur siguri ekonomike dhe sociale, për shkak të perceptimit të korrupsionit, mungesës së meritokracisë dhe pasigurisë politike. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë, të cilët ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja dhe mundësitë e zhvillimit profesional.
Gjithashtu shpopullimi strukturor lidhet me valët e mëparshme të emigracionit: shqiptarët që kanë emigruar vite më parë, tani po tërheqin familjarë të tjerë përmes bashkimit familjar apo kontratave të punës. Kjo po krijon një efekt zinxhir, ku çdo brez i ri e sheh emigrimin si rrugë të natyrshme jetese.
Nga ana tjetër shërbimet e dobëta publike, sidomos në arsim dhe shëndetësi po bëhet shkak për emigrimin e shumë familjeve të arsimuara, të cilat largohen për tu ofruar fëmijëve të tyre një arsim më cilësor dhe mundësi karriere në tregjet perëndimore.
Nëse këto tendenca vazhdojnë, Shqipëria rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në moshë pune, duke e bërë më të vështirë rritjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë./Monitor -

Shifra marramendëse, katër aktorët më të paguar në serialet turke
Në bazë të raportimeve të mediave turke, aktorët kryesorë të serialeve turke që marrin pagat më të larta janë Kenan Imirzalioglu, Afra Saraçoglu, Demet Ozdemir dhe Çagatay Ulusoy.
Këta aktorë janë bërë emra të njohur jo vetëm në Turqi, por edhe ndërkombëtarisht, falë projekteve të suksesshme dhe performancave të tyre të jashtëzakonshme.
Pagat për episod (në Euro):
Kenan Imirzalioglu: rreth 117.000 euro
Afra Saraçoglu: rreth 65.000 euro
Demet Ozdemir: rreth 52.000 euro
Çagatay Ulusoy: rreth 84.000 euro -

Civilëve amerikanë në Gjermani u rrezikohen pagat nga “ngrirja” e buxhetit të SHBA
Rreth 12.000 punonjësve civilë të ushtrisë amerikane në Gjermani u rrezikohen pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA. Berlini premton mbi 40 milionë euro për të mbuluar pagat.
Qeveria gjermane do të marrë përsipër pagesën e pagave të afërsisht 12.000 punonjësve civilë të Forcave të Armatosuratë SHBA në Gjermani, të cilët janë në rrezik të mos marrin pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA, të së ashtuquajturës “mbyllje”. “Nëse SHBA nuk i sigurojnë fondet në kohë, qeveria federale do të marrë përsipër fillimisht kostot e pagave të tetorit”, i njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Financave portalit online tagesschau.de.
Ministria “do të fillojë procesin për të autorizuar një shpenzim të jashtëzakonshëm prej afërsisht 43 milionë eurosh”. “Sapo SHBA t’ia paguajnë fondet zyrës së pagave, këto fonde do t’i kthehen qeverisë gjermane”, vazhdoi zëdhënësja.
“Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen”
Për momentin, mbetet të shihet nëse SHBA-të do të autorizojnë pagat e punonjësve në fusha jo ushtarake, siç janë logjistika, furnizimet, ushqimi ose siguria. “Në të kaluarën, këta punonjës civilë, të paguar sipas ‘marrëveshjes kolektive për punonjësit e forcave të armatosura të stacionuara në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë’, përjashtoheshin nga ngrirja e buxhetit (mbyllja) dhe i merrnin pagat e tyre”, deklaroi ministria.
Sidoqoftë, pagat tani janë të garantuara. “Në koordinim të ngushtë midis qeverisë federale dhe landit të Rheinland-Pfalz-it, për këtë po krijohen aktualisht kushtet e nevojshme.” Kjo është gjithashtu “një shenjë solidariteti me forcat e armatosura amerikane të stacionuara në Gjermani dhe punonjësit e tyre civilë”.
“Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen. Ministri i Financave Lars Klingbeil ka arritur të garantojë vazhdimin e pagesës së pagave. Falënderoj Ministrin Federal të Financave për veprimin e tij të shpejtë dhe vendimtar”, tha Alexander Schweitzer, kryeministër i landit të Renani-Pfalc-it, sipas një deklarate. Qeveria rajonale e landit ishte angazhuar fuqimisht për afërsisht 6.300 punonjësit civilë në bazat amerikane në Rheinland-Pfalz.
Ver.di mirëpret garancinë e pagave
Sindikata ver.di i kishte bërë më parë thirrje qeverisë federale të merrte përsipër pagesat nëse është e nevojshme. Prandaj, sindikata mbështet njoftimin e Ministrisë së Financave. “Ky është një lajm shumë i mirë për punonjësit, një shenjë pozitive politike e përgjegjësisë sociale dhe një sukses për punën tonë sindikale”, tha nënkryetarja e ver.dit, Christine Behle.
Në të njëjtën kohë, pala e punëdhënësve amerikanë mbetet një faktor pasigurie, përfshirë edhe për muajt e ardhshëm. “Prandaj, ne supozojmë se zgjidhja e gjetur tani do të jetë e vlefshme për të gjithë periudhën e ngrirjes së buxhetit (shutdown)”, deklaroi Behle. Situata do të konsiderohet përfundimisht e qetë vetëm kur të përfundojë mbyllja në Shtetet e Bashkuara.
Sipas sindikatës ver.di, pagat e punonjësve gjermanë zakonisht miratohen nga autoritetet amerikane dhe më pas paguhen përmes një autoriteti rajonal në Rheinland-Pfalz, Drejtorisë së Mbikëqyrjes dhe Shërbimeve (ADD). Megjithatë, ky miratim nuk është dhënë që nga fillimi i së ashtuquajturës mbyllje më 1 tetor – pavarësisht kërkesave të autoriteteve gjermane./DwTop Channel
-

Një profesion dikur me mik në Shqipëri, po tani?
Në një epokë ku teknologjia ndryshon gjithçka dhe profesionet po riformësohen me një ritëm që nuk mund ta ndjekim, ka ende vende pune që mbeten absolutisht të nevojshme. Dhe këto nuk kanë të bëjnë me specialitete dixhitale. Dhe sot, këto vende pune nuk janë vetëm të nevojshme; ato tani paguhen edhe me paga të arta.
Tregu evropian i transportit po përballet me një moment kritik. Mungesa e shoferëve profesionistë të kamionëve kërcënon të shkaktojë trazira të reja në zinxhirin e furnizimit. Problemi nuk është vetëm funksional, por tani po formëson ekuilibra të rinj në tregun e punës, duke rritur pagat e atyre që janë ende pas timonit.
Në të gjithë Evropën, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Rrugor regjistron më shumë se 3.6 milionë vende pune të lira për shoferë profesionistë. Ky numër mbetet vazhdimisht i lartë, ndërsa mosha mesatare e shoferëve aktivë vazhdon të rritet. Në Gjermani, mosha mesatare ka tejkaluar 48 vjeç e në Francë 47. Diku tjetër ka shkuar në mbi 50. Kjo do të thotë që në vitet e ardhshme, dhjetëra mijëra shoferë do të dalin në pension pa pasur mjaftueshëm të rinj për të mbushur boshllëkun. Rezultati është tashmë i dukshëm me kompanitë që po përpiqen të përmbushin kërkesën në rritje.
Ndaj dhe ky presion në tregun e punës ka sjellë një zhvillim të papritur: rritjen e shpejtë të pagave. Në shumë vende evropiane, pagat e shoferëve profesionistë të kamionëve janë rritur me 25% në dy vitet e fundit. Në Holandë dhe Belgjikë, pagat neto mujore kalojnë 3,500 euro, ndërsa në Gjermani tani arrijnë në 4,000 euro për transportin ndërkombëtar. Përkatësisht, në vendet skandinave, ku distancat janë të gjata dhe kushtet e motit janë të vështira, pagat i afrohen 5,000 eurove në muaj.
Pavarësisht përmirësimit të pagave, mungesa e interesit nga të rinjtë për shoferë maunesh mbetet. Kushtet e vështira të punës, periudhat e gjata larg shtëpisë dhe mjediset e kufizuara të parkimit dhe pushimit vazhdojnë t’i dekurajojnë të rinjtë të hyjnë në këtë profesion. Ekspertët paralajmërojnë se pa një strategji të koordinuar evropiane për rinovimin e burimeve njerëzore, problemi do të përkeqësohet në vitet e ardhshme.
Gjithsesi, e vërteta është se drejtimi i një kamioni në Evropë nuk është më sinonim i pagës së ulët. Shoferët me përvojë tani janë ndër profesionet teknike më të paguara në kontinent. Pyetja është nëse brezi i ri do të dëshirojë të marrë timonin, apo nëse Evropa do të duhet të përdorë migrimin masiv të punëtorëve nga vendet e treta për të mbajtur në punë zemrën e saj të logjistikës.
Në realitetin shqiptar nuk dihet nëse sot ka joshje të tilla nga të rinjtë, për për shoferë maunesh apo trajlerash, por dikur, në kohën e komunizmit, ishte një profesion me mik. Aq më shumë nëse do ishte shofer eksporti. Në këtë rast ishte “i lindur me këmishë”. /tesheshi.com/ -

Cilët janë dy qytetet me pagën mesatare më të ulët në vend
Sipas të dhënave rajonale të INSTAT, Lezha dhe Shkodra, kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit.
Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj.Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.
Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve, tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet.
Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana.
Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.
Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit.
Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.
Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.
Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati.
Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.
Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.
Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë. Monitor -

Dy qytetet me pagat mesatare më të ulëta në vend, Tirana me më të lartën
Lezha dhe Shkodra kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit, sipas të dhënave rajonale të INSTAT.
Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj. Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.
Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet
Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana. Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.
Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit. Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.
Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.
Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati. Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.
Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.
Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë./ Monitor


