Tag: pagat

  • Tatimet publikojnë pagat referencë për sektorin e ndërtimit, jo më pak se…

    Tatimet publikojnë pagat referencë për sektorin e ndërtimit, jo më pak se…

    Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit e këtij sektori se do të analizohen pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesat e këtij sektori.
    Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës bashkëlidhur këtij njoftimi.Kujdes.
    Çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, dhe që ndryshon profesionin me qëllim kategorizimin në pagën më të vogël do të konsiderohet me risk dhe do të jetë objekt kontrolli nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.
    Sipas tabelës së publikuar nga tatimet, në sektorin e ndërtimit nuk do të ketë pagë më të ulët se 80 mijë lekë në muaj, që do të jetë për punonjësit mbështetës në ndërtim, riparuesit, punëtor llaç, dur alumini etj.
    Vetëm sanitarët do të mund të paguhen me të paktën 60 mijë lekë në muaj,Teknikët nuk do të kenë paga më të ulëta se 100 mijë lekë.
    Referenca më e lartë është për operatorin e vinët prej 160 mijë lekë.Inxhinierët do të paguhen mes 115 dhe 150 mijë lekë në muaj, sipas tabelës së publikuar nga tatimet./Monitor

  • Tatimet publikojnë pagat orientuese: Jo më pak se 80 mijë lekë në sektorin e ndërtimit!

    Tatimet publikojnë pagat orientuese: Jo më pak se 80 mijë lekë në sektorin e ndërtimit!

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar sot, 1 dhjetor, pagat indikative (orientuese) për sektorin e ndërtimit.
    Përmes një postimi në faqen zyrtare, u bëhet apel tatimpaguesve që të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji.
    “Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, fokusi i Administratës Tatimore nga dhjetori 2025 e në vijim do të jetë ndërtimi, kryesisht në: Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet dhe subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pages”, bën me dije Drejtoria, krahas një tabele ku radhiten profesionet në këtë sektor paralelisht me pagën që duhet të marrin.

    Ajo që vihet re në këtë tabelë është se nuk ka pagë poshtë 80 mijë lekëve në këtë sektor.
    “Çdo deklarim nën pagën indikative, e kategorizon tatimpaguesin deklarues si subjekt me risk”, paralajmëron Drejtoria e Tatimeve.
    Zhvillimi i sektorit të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet ka nxitur shtimin e punësimeve në dekadën e fundit. Deri në muajin qershor 2025 në këtë sektor janë të punësuar rreth 63 mijë persona, ku peshën më të madhe për numrin e tyre e mban Tirana.

  • Gjyqtarët futen në betejë me qeverinë, Kushtetuesja pranon kërkesën për pagat e tyre

    Gjyqtarët futen në betejë me qeverinë, Kushtetuesja pranon kërkesën për pagat e tyre

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gjyqtarëve për t’u bashkuar në betejën që ka nisur të zhvillohet mes tyre dhe qeverisë e Kuvendit për kapitullin e rishikimit të pagave të tyre, një përplasje që i ka përballur palët edhe më herët, duke u mbyllur në favor të gjyqësorit gjatë 2022.

    Gjyqtarët shfaqen njëzëri kur thonë se me ndryshimin në sistemin e pagave të nëpunësve, në fakt është prekur siguria financiare e tyre, duke cenuar kështu pavarësinë që ua garanton reforma dhe Kushtetuta.
    Edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Gjykatës Kushtetuese të bëhet palë në procesin për pagat që është në Kushtetuese.
    Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve kërkojnë shpalljen antikushtetuese të nenit që cakton pagën referuese të magjistratëve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Shoqata shton detaje të reja në padinë që TCH disponon.
    Aty argumentohet se edhe pse me miratimin e strukturës dhe nivelit të ri të pagave të magjistratëve si pjesë e paketës së reformës në drejtësi u prish hierarkia e pagave në vend, si një normë duke tejkaluar pagat e magjistratëve ato të funksionarëve më të lartë në vend, si Presidenti i Republikës dhe Kryeministri, kjo mund të ndreqej duke rritur pagat e këtyre të fundit dhe jo duke ulur de facto pagat e magjistratëve, raporti i të cilave, pavarësisht formulës së përdorur, duhet të ruajë të njëjtën diferencë me pagat e shërbimit civil.
    Rritja e madhe e pagave në sektorin publik, me përjashtim të magjistratëve, u bë për dy arsye, përmendet më tej: “Së pari, rritja e lartë e shkallës së inflacionit për shkak të ngjarjeve ndërkombëtare që përbëjnë fakte të njohura botërisht, si pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, si dhe rritja e ndjeshme e ekonomisë me reflektim në rritjen e buxhetit të shtetit.” Megjithatë, këto dy arsye nuk u reflektuan në rritjen e pagave të magjistratëve, denoncojnë gjyqtarët.
    Jo pa qëllim, kushtetutëbërësi dhe ligjvënësi kanë parashikuar që paga e magjistratit duhet të reflektojë dinamikën e pagave në shërbimin civil, duke përfshirë jo vetëm rastin e uljes në situatë krize por edhe rritjen në situatë lulëzimi ekonomik, si dhe indeksin e çmimeve të konsumatorit, u deklarohet gjyqtarëve kushtetues. Pra, thonë gjyqtarët, pavarësisht formulës që zgjedh ligjvënësi në përcaktimin e pagave të magjistratëve, e cila është në diskrecionin e tij, sikurse edhe Gjykata Kushtetuese e ka cituar në vendimin e saj nr. 35, datë 22.11.2022, ai duhet në çdo rast të reflektojë këto dy kritere, çka nuk e ka bërë në situatën konkrete.
    Duke bërë llogaritë, gjyqtarët deklarojnë se paga referuese e gjyqtarëve është e përafërt me kategorinë II, çka është shumë më e ulët se referenca e mëparshme tek kategoria I, tek sistemi i pagave të nëpunësve civilë.

  • Beteja e gjyqtarëve për pagat/ Shoqata thotë se cenohet pavarësia financiare, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën

    Beteja e gjyqtarëve për pagat/ Shoqata thotë se cenohet pavarësia financiare, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gjyqtarëve për t’u bashkuar në betejën që ka nisur të zhvillohet mes tyre dhe qeverisë e Kuvendit për kapitullin e rishikimit të pagave të tyre, një përplasje që i ka përballur palët edhe më herët, duke u mbyllur në favor të gjyqësorit gjatë 2022.

    Gjyqtarët shfaqen njëzëri kur thonë se me ndryshimin në sistemin e pagave të nëpunësve, në fakt është prekur siguria financiare e tyre, duke cenuar kështu pavarësinë që ua garanton reforma dhe Kushtetuta.
    Edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Gjykatës Kushtetuese të bëhet palë në procesin për pagat që është në Kushtetuese.
    Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve kërkojnë shpalljen antikushtetuese të nenit që cakton pagën referuese të magjistratëve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Shoqata shton detaje të reja në padinë që TCH disponon.
    Aty argumentohet se edhe pse me miratimin e strukturës dhe nivelit të ri të pagave të magjistratëve si pjesë e paketës së reformës në drejtësi u prish hierarkia e pagave në vend, si një normë duke tejkaluar pagat e magjistratëve ato të funksionarëve më të lartë në vend, si Presidenti i Republikës dhe Kryeministri, kjo mund të ndreqej duke rritur pagat e këtyre të fundit dhe jo duke ulur de facto pagat e magjistratëve, raporti i të cilave, pavarësisht formulës së përdorur, duhet të ruajë të njëjtën diferencë me pagat e shërbimit civil.
    Rritja e madhe e pagave në sektorin publik, me përjashtim të magjistratëve, u bë për dy arsye, përmendet më tej: “Së pari, rritja e lartë e shkallës së inflacionit për shkak të ngjarjeve ndërkombëtare që përbëjnë fakte të njohura botërisht, si pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, si dhe rritja e ndjeshme e ekonomisë me reflektim në rritjen e buxhetit të shtetit.” Megjithatë, këto dy arsye nuk u reflektuan në rritjen e pagave të magjistratëve, denoncojnë gjyqtarët.
    Jo pa qëllim, kushtetutëbërësi dhe ligjvënësi kanë parashikuar që paga e magjistratit duhet të reflektojë dinamikën e pagave në shërbimin civil, duke përfshirë jo vetëm rastin e uljes në situatë krize por edhe rritjen në situatë lulëzimi ekonomik, si dhe indeksin e çmimeve të konsumatorit, u deklarohet gjyqtarëve kushtetues. Pra, thonë gjyqtarët, pavarësisht formulës që zgjedh ligjvënësi në përcaktimin e pagave të magjistratëve, e cila është në diskrecionin e tij, sikurse edhe Gjykata Kushtetuese e ka cituar në vendimin e saj nr. 35, datë 22.11.2022, ai duhet në çdo rast të reflektojë këto dy kritere, çka nuk e ka bërë në situatën konkrete.
    Duke bërë llogaritë, gjyqtarët deklarojnë se paga referuese e gjyqtarëve është e përafërt me kategorinë II, çka është shumë më e ulët se referenca e mëparshme tek kategoria I, tek sistemi i pagave të nëpunësve civilë.

    Top Channel

  • ‘Keni rritur pagat vetëm për veten tuaj’, Rama i përgjigjet komentuesve: Do vazhdojmë…

    ‘Keni rritur pagat vetëm për veten tuaj’, Rama i përgjigjet komentuesve: Do vazhdojmë…

    Gjatë dëgjesave publike për buxhetin e qytetarëve në Njësinë 3 në Tiranë, Kryeministri Rama iu përgjigj komenteve të mbërritura nga takimi i një dite më parë, ku qytetarë shprehën kritika lidhur me rritjen e pagave.
    Rama theksoi se qeveria nuk ka rritur vetëm pagat për administratën, por ka ndërmarrë rritjen më të madhe të përgjithshme të pagave ndonjëherë. Ai u shpreh se rritja e pagave do të ndikohet gjithashtu nga rritja e pagës minimale.
    Ai shtoi se mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj. Ndërkohë në sektorin e shëndetësisë dhe policisë, pagat do të rriten duke llogaritur edhe vjetërsinë në punë.
    Rama: Kam disa komente këtu nga dëgjesa e djeshme, shkuan: “keni patur rritje rrogë vetëm për veten tuaj, prandaj shtyje dhe tre vjet të tjera, se 2030 keni ju, jo më përpara”.
    Ndërkohë që ne i kemi rritur rrogat si asnjëherë më parë dhe edhe në buxhetin e 2026 do të vazhdojmë t’i rrisim rrogat. Po dua t’ju them vetëm këtë, që ashtu si për pensionistët, rritja e çdo viti do të jetë veç dhe indeksimi do të jetë veç, nuk është se do rrisnim nga në anë dhe do heqim nga ana tjetër. Për çdo vit, vetëm për indeksimin do jetë 50 milionë euro. Edhe për pagat do të ketë rritja për shkak të pagës minimale.
    Mësuesit do të kenë 3 mijë leke të reja më shumë në muaj, në shëndetësi në do të fusim edhe llogaritjen ne vjetërsisë në punë. Nga janari i vitit të ardhshëm për mjekët e përgjithshëm, paga sot është 131 000 lekë të reja do të shkoj, 143 000 mijë lekë të reja. Për mjekët në spitale është 174 mijë lekë do të shkoj 186 mijë lekë të reja, për infermierët është 87 000 do të shkoj 92 500 lekë të reja. Po ashtu, edhe për punonjësit e policisë do të futet vjetërsia në punë, që për gradat më të ulta, përkthehet në 5 mijë lekë të reja plus në muaj.

  • Rama: Nga viti 2026 rroga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit do të shkojë 700

    Rama: Nga viti 2026 rroga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit do të shkojë 700

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë numër 3 në Tiranë.  Ai foli për projekt-buxhetin e PS-së, duke u shprehur se ka si kryefjalë pensionistët, ndërsa gjithashtu u ndal dhe te pagat e personave që punojnë. 
    “Edhe pse është një ditë pushimi, jemi mbledhur për të ndarë së bashku disa momente dhe për të diskutuar për disa linja kryesore të buxhetit te bashkisë, por edhe buxhetit të shtetit për vitin që troket. Më vjen shumë mirë që kemi një projekt-buxhet të qeverisë të PS-së, që ka si kryefjalë pensionistët. 
    Pas një përpjekje të gjatë ne kemi arritur të krijojmë kushtet financiare falë rritjes së ekonomisë, falë reformave që nxitën rritjen e ekonomisë dhe falë mbështetjes së palëkundur të shqiptarëve që na dhanë mundësinë të krijojmë një projekt afatgjatë për Shqipërinë në BE. Ne kemi angazhuar në dispozicion të pensionistëve 1.7 miliardë euro plus që do të disbursohen gjatë mandatit tonë të katërt duke nisur nga janari i vitit që vjen. 
    Çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm. Çfarë pensionistët do të marrin në 2026-ën do të dyfishohet në 2027, do trefishohet në 2028, do katërfishohet në 2029 dhe do të pesëfishohet në 2030-ëm. Është një sforco shumë e madhe nga pikëpamja financiare, por është një sforco që më në fund mund të bëjmë, sepse jo vetëm që është një gjë që e kemi synuar dhe dëshiruar, por nga ana tjetër mund ta bëjmë pa cenuar pjesën tjetër, rritjen ekonomike, të ardhurat që duhet të vendosim për të gjitha ato aspektet që lidhen me fëmijët, kopshtet, çerdhet, shkollat, që nga kujdesi shëndetësor te ai social. 
    Në buxhetin e vitit që po troket, që nga janari, paga minimale, për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punë, ata që e kanë 400 euro do të shkojë 500 euro. Nuk do të jetë vetëm për ata që punojnë në sektorin publik, por për të gjithë ata që punojnë. Deri në fund të mandatit të katërt do e çojmë pagën minimale 700 euro. Për shkak të pagës minimale do të rriten dhe pagat e tjera. Do të rriten pagat për mësuesit, mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, ushtarakët dhe gjithë të tjerët”, tha ndër të tjera Rama. 
     

  • “Do rriten pagat edhe në sektorin privat”, Rama: Nuk do rrisim asnjë taksë

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur dëgjesat publike për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë, ku gjatë një takimi me banorët e njësisë 2 në kryeqytet, rikonfirmoi se nga 1 janari rroga minimale do të ndryshojë dhe do jetë 500 euro, kurse deri në fund të mandatit do shkojë deri në 700 euro. Kreu i qeverisë deklaroi po ashtu se pagat do të rriten jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat. Rama siguroi qytetarët se nuk do të ketë rritje të taksave dhe deri në vitin 2029 biznesi i vogël do të ketë zero tatim mbi fitimin.
    “Nga janari paga minimale rritet në 500 euro, nuk do jetë rritja e parë, do jetë një rritje siç e kemi të thënë para se të merrnim besimin dhe 83 mandate për të çuar pagën minimale 700 euro brenda mandatit 4. Do rriten pagat edhe në sektorin privat, pavarësisht se pagat në sektorin privat nuk i rrit qeveri,. Ka ndodhur më parë dhe do të ndodhë përsëri, se paga minimale do ti shtyjë më lart pagat e tjera. Të gjitha këto do bëhen pa prekur asnjë taksë, pa rritur asnjë taksë. Ne kemi marrë një zotim dhe do ti qëndrojmë atij zotimi, jemi i vetmi vend në të gjitha rajonin tonë, ku nuk ka tatim fitimi për biznesin e vogël. Biznesi i vogël deri në vitin 2029 do ta ketë zero tatimin mbi fitimin dhe të vetëm kontribute që do vazhdojë të paguajë janë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”, tha Rama.

  • Rama “hap thesin” e premtimeve për pensionistët dhe pagat

    Rama “hap thesin” e premtimeve për pensionistët dhe pagat

    Gjatë një takimi me banorë të në Njësinë 2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se do të ketë rritje pagash duke nisur nga viti i ardhshëm.,
    “Kjo rritje nuk lidhje me indeksimin. Nëse indeksimi është bërë në mënyrë të përvitshme do të bëhet në mënyrë të përvitshme.
    Indeksimi për pensionet është një masë tjetër për buxhetin e shtetit me shumë 50 milionë euro.
    Paga minimale do të jetë 500 euro nga janarit. Pas fitores me 83 mandate, në mandatin e katërt paga minimale do të jetë 700 euro. Do të rriten pagat me të gjithë punonjësit. Do të rriten pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve”, tha Rama.

  • Rritja e pensioneve, sa shtohet çdo muaj dhe kush përfiton më shumë, eksperti zbulon prapaskenat e buxhetit dhe…

    Rritja e pensioneve, sa shtohet çdo muaj dhe kush përfiton më shumë, eksperti zbulon prapaskenat e buxhetit dhe…

    Eksperti i ekonomisë, Kujtim Hoxha, ka komentuar në një studio televizive vendimin e qeverisë për rritjen e pensioneve dhe pagave që pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe në vitet pasuese. Sipas tij, ndryshimet e parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2026 nuk përbëjnë një rritje reale të të ardhurave për qytetarët, por një shtesë fikse që nuk lidhet me indeksimin e pensioneve. Hoxha thekson se shtesa mujore prej 600 deri në 1800 lekësh për pensionistët nuk mjafton për të përblekëuar inflacionin apo koston në rritje të jetesës. Ai e cilëson këtë masë më shumë si një veprim simbolik sesa si një zgjidhje afatgjatë për shtresat në nevojë. Ndërkohë, eksperti thekson se rritja e pagës minimale në 500 euro është një hap i nevojshëm, por që mund të sjellë sfida për bizneset private. Sipas Hoxhës, qeveria duhet të ndërhyjë në mënyrë më të thelluar në skemën e sigurimeve shoqërore për ta bërë atë më të drejtë dhe më efikase. Ai paralajmëron se pa reforma strukturore, as pensionet dhe as pagat nuk do të mund të përmirësojnë realisht jetesën e qytetarëve shqiptarë.
    –Zoti Hoxha, do të doja që ne të shpjegojmë me terma të thjeshtë se çfarë është indeksimi i pagave. Indeksim vjetor në të gjitha nivelet e ka shprehur Kryeministri Edi Rama.
    Duhet t’i përmbahemi kryesisht projektbuxhetit të vitit 2026, i cili është futur në komisionin parlamentar dhe pritet të kalojë në parlament gjatë fillimit të muajit dhjetor. Aty janë parashikuar shpërndarja e buxhetit, e cila në vitin 2026 parashikohet rreth 8.44 miliardë euro. Është një shifër e rritur në krahasim me vitin 2025 dhe për këtë, sipas degëve të ekonomisë, qeveria ka parashikuar rishpërndarjen e kësaj, se si do të zbatohet ky buxhet në sektorë të ndryshëm të vendit. Këtu veçanërisht janë parashikuar edhe projektbuxheti për sigurimet shoqërore, që parashikon indeksimet dhe një bonus, e cila nuk është në kuptimin e atyre bonuseve që kanë ndodhur më përpara. Përjashtimisht, viti 2026 do të ketë një shpërndarje nëpër pensionet sipas llojit të pensionit: pensioni i pleqërisë, pension familjar dhe pension invaliditeti. Këto të ndara në zonat urbane dhe në zonat rurale.
    Gjithashtu, ka një ndarje për pensionet e plota dhe pensionet e pjesshme. Pra, ka një ndarje ndryshe nga ato të ndarjeve të mëparshme që i kishte në dy shklekëë. Pensionet që trajtoheshin deri në 200.000 lekë trajtoheshin më shumë se pensionet mbi 200.000 lekë, kështu ishte ndarë. Viti 2026 do të ketë një risi tjetër, sepse kjo dhënie shtesë në pension do të jetë e përmuajshme, pra do të jetë fikse sipas këtyre kategorive të cilat përfshihen nga 600 LEKË deri në 1800 lekë. Kjo nuk përbën ndonjë risi. Këtu lexohet që s’ka folur askush nga ata që kam ndjekur unë në studio se ç’bëhet me skemën e sigurimeve shoqërore.
    Kryeministri tha që nuk do të ketë skemë. Kush e kupton? Unë po e shpjegoj çfarë tha, duke thënë që do të ketë një shtesë sipas këtyre kategorive në mënyrë fikse çdo muaj. Përmendi që viti 2026 do ta ketë, 2027 do të dyfishohet, 2028 me radhë. Është kjo skemë, s’ka tjetër, e tha. Tani diskutojmë nëse kjo plotëson kërkesat e pensionistëve apo jo. Unë do ta bëj pak më konkrete për ta përmbledhur, sepse do të jemi të fokusuar te pagat. Këto kanë lidhje, ka një lidhje shkak-pasojë. Po them se nëse nuk ka të ardhura nga rritja e pagave, s’do të ketë as… Prandaj, këtu nuk ka ndonjë zhvillim.
    Kryeministri e ka thënë para dy muajsh, por e ka thënë në forma të tjera. Plani i Shqipërisë për vitet 2030 e tha atë. Tani e hodhi si ide dhe e futi në parlament të paktën për vitin 2026. Kjo është ndryshimi. A i zgjidh problemet kjo? Jo. Pse nuk i zgjidhi? Sepse marrim invalidët. Janë 600 LEKË do t’i shtohet vitin 2026. 2027 do të bëhet 1200, 1800 vitin tjetër dhe me radhë. 24.000 LEKË për katër vjet. Me 24.000 LEKË, një invalid që merr 200.000 LEKË, do të ketë 22.400 LEKË (shënim: burimi thotë 224, ndoshta duke nënkuptuar 224.000). Ka ndonjë ndryshim thelbësor kur nuk dihet sa do të jetë inflacioni? S’ka. Nuk është zgjidhje. Zgjidhje do të ishte nëse Kryeministri—unë prisja shumë prej tij—të nxirrte minimumin etik. Kjo ishte sfida e qeverisë dhe e të gjithë faktorëve që mund të ndikojnë në financat shqipe.
    -A kemi kusht nga Bashkimi Europian që ta kemi të përcaktuar me ligj minimumin etik për t’u integruar, për t’u anëtarësuar?
    Po, patjetër. Duhet ta kemi patjetër. Në kapitullin e dytë ka thënë për konkurrueshmërinë: A jemi konkurrentë neve me këto pensione në Europë? S’jemi. Jemi vendi i fundit, dhe në Blekëkan po mbetemi vendi i fundit për pensionin minimal. Me pensionin mesatar spekullojnë të gjithë që dalin atje, sepse s’e njohin skemën e sigurimeve shoqërore dhe thonë: “Pensioni do të vijë 400 euro”. Çfarë nënkupton pension mesatar? Ti ke në skemë aktualisht 721.000 pensionistë që marrin. Këta ndahen: 537.000 prej tyre marrin një pension nën 200€. Dhe vetëm pjesa që është mbi 237.000 e kalon kufirin e 200 euro, kështu që mesatarisht thonë mbani një pension 180-190€. Atëherë, cilat janë problemet që shqetësojnë? Jep ndonjëri zgjidhje për këto probleme?
    Kjo është e rëndësishme, sepse edhe kjo formë, kjo metodë për rishpërndarje, në koncept, tregon që: “Atë që kisha për t’jua dhënë në një vit, po jua jap muaj për muaj”. Kjo do të thotë për mua, ju u jepni idenë pensionistëve që këta nuk i administrojnë mirë këto para dhe po jua jap muaj për muaj që t’i rezervojnë. Ndryshon ndonjë gjë nëse merr një pension 100.000 LEKË? Kaq është pensioni prej 120.000 qytetarë shqiptarë. Zgjidhin gjë nga kjo? Këtë duhet të zgjidhë qeveria, qeveritë në përgjithësi, kushdo që të jetë, për ndryshimin e gjendjes sidomos për shtresat në nevojë. Me këtë, Kryeministri tha që unë nuk kam ndërmend të merrem me pension troç, sepse atë ide e kishte hedhur më përpara. Pra, nuk ka zgjidhje. Rritje? Jo. Indeksim?
    Jo. Rritje s’është. Kjo është pjesë fikse që do të merret së bashku me pensionin dhe nuk është pjesë e indeksimit. Pensioni që merr sot pensionisti do marrë atë shtesën. Kur do vijë 1 tetori, do marrë indeksimin vetëm pensioni, jo kjo pjesë shtesë. Vetëm pensioni. Kjo është ajo që duhet theksuar dhe duhet ta kuptojmë. Është e rëndësishme sepse, nëse do ta thoshte Kryeministri, ishte më kollaj të thoshte: “Të gjitha pensionet, për invaliditetit në pensionin e tyre, ishte kaq. Shtohet edhe 6.000 LEKË dhe është pjesë përbërëse e kësaj.” S’e tha. Pra, është jashtë kësaj dhe ka kuptimin e vet kjo, pse? Sepse kjo është shtesë që u bëhet në të ardhurat shtesë. Faktikisht, sepse pensionistët do ta marrin këtë, por është nga buxheti i shtetit. Nuk mund të bëhen politika. Pra, nuk është nga skema e sigurimeve shoqërore. Skema e sigurimeve shoqërore bazohet në kontributet, dhe kjo është edhe arsyeja që kur indeksohen, indeksohen me përqindje fikse, sepse ka kontribuar si ai që ka kontribuar për një pension të ulët, ashtu edhe ai për pension të madh.
    -Tani hidhemi tek pagat. Edhe për pagat, Kryeministri ka hedhur idenë më përpara, që në fushatë elektorale, që paga minimale do të rritet. Dhe 2026 parashikohet dhe do futet, se kështu është në politikat ekonomike të qeverisë. Paga minimale do të jetë 500 euro. Si ndërtohen pagat?
    Duhet ta kenë konceptin. Kjo është dyshemeja. Fillimisht përcaktohet paga e Presidentit me vendim dhe pastaj fillon ajo që quhet piramida. Ndërtohet paga për Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Avokatin e Shtetit; e kanë njëlloj, 95% të pagës së Presidentit. Pastaj fillojnë shklekëët e tjera duke zbritur në të gjithë administratën shtetërore. Aty është hedhur ideja që do të ketë rritje pagash, të cilat në vitin 2029 do të kenë një pagë që do të jetë 1300-1400 euro. Kjo është parashikim, duhet të themi, sepse nuk është parashikuar në buxhet. Në buxhet është parashikuar vetëm viti 2026.
    Çfarë anë të mirë ka kjo dhe çfarë ndikon për keq në disa sektorë të ekonomisë? Rritja e pagës është domosdoshmëri në fakt, sepse ne kërkojmë të aderojmë në vendet ku kanë paga të larta. Dhe pa plotësuar disa standarde ekonomike nuk mund të quhesh konkurrues për aty. Nuk diskutohet që ne asnjëherë nuk do të jemi të barabartë për pagat dhe për mënyrën e jetesës me ata qytetarë europianë ku ne duhet të jemi pjesë e Europës. Sidoqoftë, duhet të ketë rritje pak më të shpejtë në mënyrë që pagat të afrohen. Kjo ishte edhe shkaku i frenimit të lëvizjes së njerëzve nga Shqipëria në vende të tjera, sepse do ta ndiejnë veten më mirë këtu, do të kontribuojnë këtu.
    Ndërkohë, ka anë pozitive, sepse kontributet do të derdhen mbi bazën e kësaj page. Nuk mund të lejohet që nën 500 euro të derdhen kontributet. Ky do të jetë dyshemeja. Ndërkohë, edhe pagat e tjera, duke qenë të rritura, do të derdhin kontribute më shumë se sa derdhin tani.
    –Ku do ta godiste kjo sektorin privat?
    Pjesa tjetër është mbi bazën e kontratave private, midis kontratave që lidh punëdhënësi dhe punëmarrësi. Faktikisht, në përbërje të kostos, të asaj që quhet shpenzimet që duhet të përblekëojë një biznes, qoftë i vogël, qoftë edhe biznes që është në fusha të tjera, siç janë subjektet SHPK, SHA, me numër fuqie punëtore të lartë, duke rritur pagat, rriten shpenzimet. Dhe diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve, që do të thotë fitimi bruto, do të jetë më i vogël për këta qytetarët.
    Në këto raste çfarë bëhet? Shumë vende, edhe qeveria jonë e mëparshme, që nga ’93-shi kur ka filluar kjo skemë e sigurimeve shoqërore, ka ndjekur politika për atë përqindje e vjeljes së detyrimeve sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, e cila ka filluar me 41.9%. Ka filluar në vitet ’94-’95. Në vitet 2000 kjo përqindje ka zbritur dhe ka vajtur 31.5%. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që pagat rriten, stimulohen. Në një anë tjetër, shteti ju grumbullon këtyre me një tarifë më të vogël, duke i favorizuar, duke i mbështetur në lidhje me aktivitetin e këtyre firmave. Për t’i stimuluar të mos bëhen sebep themi që: “Nëse unë kam 100 punëtorë dhe shteti më kërkon që të paguaj për 500 euro, atëherë mua më rriten shpenzimet,” dhe thotë: “10 nga këta unë do t’i heq”. Të mos bëhet pengesë në angazhimet që ka subjekti për të zhvilluar aktivitet normalisht, të jetë stimulues.
    Ndërkohë, efektet e rritjes së pagave do të jenë edhe derdhje e kontributit, do të ketë më shumë të ardhura. Sigurimi i më shumë të ardhurave do të thotë që shteti të ketë mundësi të bëjë politika pastaj edhe për rritjen e pensioneve të jenë më dinjitoze. Por është për të njëjtin numër të punësuarve. Nuk është se do të ketë shtim të numrit të të punësuarve.
    Ka një kompleksitet problemesh në skemën e sigurimeve shoqërore, për të cilën unë prisja dhe pres, nëse do të ketë një reflektim, që të ketë një ndryshim thelbësor në skemën e sigurimeve shoqërore, se vetë skema e sigurimeve shoqërore është frenuese për derdhjen e kontributeve. Po them dy gjëra të vogla. Për ta përmbyllur, themi për shembull që pensionet do të llogariten mbi bazën e koefiçientëve të indeksimit të pagave për efekt të llogaritjes së pensionit fillestar. Dalin çdo vit ato, duke marrë parasysh inflacionin. Sot është 13.327 për periudhat para ’94-ës dhe vjen duke u zvogëluar, duke qenë një në tre vitet e fundit: 2023, 2024, 2025. Si është e ndarë kjo? Kjo vërtetë i lexon këto zhvleftësimin e parasë dhe për efekt të llogaritjes së pensionit i merr këto të diferencuara dhe pastaj indekson që t’i bëjë të krahasueshme këto të dhëna.
    Por ç’ndodh me ata që derdhin maksimalisht? Ata që derdhin maksimalisht me këto koefiçientë pothuajse nuk përfshihen fare. I ka vënë tavanin. Që do të thotë, ai që e kupton këtë problem thotë: “Unë që derdh sot 176.416 LEKË, kaq është paga maksimale mbi të cilën derdhet kontributi. Pse duhet të derdh kaq, që kur të vijë që të më rikthejë shteti, më zë prapë siç i kisha?” Ndërkohë, një që derdh mbi bazën e 80.000 LEKË-ve e merr atë koefiçientin, i zier atij deri në kufirin maksimal. Pra, si ai që derdh 80.000 LEKË, si ky që e ka pagën 176.000 LEKË, do dalin atje, do t’i llogaritet njëlloj pensioni. Pra, e frenon këtë.
    Realisht, shteti duhet të marrë parasysh pikërisht faktorët që ndikojnë negativisht, sepse këto që ndikojnë pozitivisht duhet t’i ketë përparësi për t’i stimuluar, për të zhvilluar. Ndërsa ato probleme që reflektohen në skemën e sigurimeve shoqërore duhet t’i ndreqë. Gjë që unë nuk shikoj një përmirësim.
    Nuk mund t’i thuhet një invalidi që do ta shtojë pensionin me 600 LEKË. Është për të tlekëur. Në një farë mënyre Kryeministri po i jep nga buxheti i shtetit ato 100.000 euro. Po i jep të ndara që askush nga ata që flasin për këto punë nuk e kupton. Po marrin shembuj hipotetikë dhe thonë: “Njeri që ka 40.000 LEKË…” Ç’do bëhet me këta 537.000 qytetarë që marrin nën 20.000 LEKË? Shtrohet pyetja: Jetohet me 100€ apo jo? Janë 120.000 qytetarë që marrin 120€. Si do bëhet me këtë? Ke mundësi ti, ke ndonjë plan emergjent për të ndryshuar këtë gjendje, apo nuk ke? Këto gjëra kërkojnë një zgjidhje.
    Unë po e shpreh si shqetësim shoqëror. Në çdo vend të botës universitetet janë parësore për zgjidhjen e problemeve ekonomike. Cili universitet në Shqipëri, qoftë ai shtetëror ose privat, ka studime në lidhje me sigurimet shoqërore? Një doktoraturë, një gjë për të nxjerrë këtë gjendje? S’ka. Thjesht për të lexuar ca libra, për të marrë ca diploma. Ku ishim? Asgjëkundi. Çfarë bëjmë? Asgjë.