Tag: pagat

  • Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

    Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

    Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse.

    Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025.

    Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. ironikisht, paga është më e lartë në euro se në gjysmën e dytë 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse në atë periudhë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).

    Edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se Serbia, që e ka çuar në nivelin e 619 euro dhe Malit të Zi prej 670 euro. Për Maqedoninë e Veriut raportimi i fundit është 6 mujori i parë 2021, në 360 euro.

    Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Grafiku i Eurostat (në fund) tregon se bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale ishte më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.

    Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse PPP, tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme.

    Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale, standardi i fuqisë blerëse (PPS), eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës.

    Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.

    Europa

    Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet e BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Ka 5 vende të BE-së pa një pagë minimale kombëtare: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnë shumë në BE: nga 551 € në Bullgari në 2 638 € në Luksemburg.

    Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale [1], 7 kanë një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina) ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova jo.

    Bazuar në pagat e tyre minimale mujore bruto kombëtare të zbatueshme më 1 janar 2025, të shprehura në euro (€), vendet e BE-së në fjalë mund të klasifikohen në 3 grupe të ndryshme (shih Figurën 1, vendet jo anëtare të BE-së tregohen veçmas):

    Mbi 1 500 euro në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 1 802 € në Francë në 2 638 € në Luksemburg.

    Nga 1 000 € në 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Spanjën, Slloveninë, Poloninë, Lituaninë, Portugalinë dhe Qipron. Pagat e tyre minimale kombëtare ishin midis 1 000 € në Qipro dhe 1 381 € në Spanjë.

    Nën 1000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.

    Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 551 euro në Bullgari në 970 euro në Kroaci.

    Për referencë, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj.

  • Sezoni i ri turistik/ “Problematikë fuqia punëtore”, Çerenishti: Pagat në turizëm janë rritur

    Sezoni i ri turistik/ “Problematikë fuqia punëtore”, Çerenishti: Pagat në turizëm janë rritur

    Për Fatos Çerenishtin, do të ishte sukses nëse sezoni turistik do të ishte 6 muaj. Sipas tij, pagat në turizëm janë rritur goxha dhe interesi i tyre është t’i mbajnë punonjësit. Në strategjinë e turizmit 2030, është inkurajues fakti që për 6 muja punonjësit do të paguhen nga shteti me pagë minimale dhe siguracione.
    “Ende jemi larg prishtmërisë sepse ne presim që sezoni të kaloj pesë muaj, sidomos nëse shkon 6 muaj do të jetë sukses. Të gjitha hotelet janë ‘booked’, por për jashtë sezonit ka një kërkesë të shtuar për të vizituar Shqipërinë për bukuritë dhe për klimën.
    2024 menduam që nuk do kishte atë arritje në përqindje dhe arritën 12 milionë turistë që është shifër e jashtëzakonshëm. Problematikat në turizëm janë me qindra, por problematikë mbetet fuqia punëtore të cilën ende nuk po e zgjidhim sepse të rinjtë ‘nuk bëjnë dot karrierë’ pasi është punë sezonale. Pagat në turizëm janë rritur goxha, ne kemi interes që punonjësit t’i mbjmë gjatë gjithë vitit pasi hotelet zbrazen. Tek ne ata vijnë të patrajnuar dhe shiten më shtrenjtë në hotele të tjera. Gjëja pozitive është që në strategjinë e turizimit 2030 na gëzon fakti që 6 muaj të punonjëvse do t’i paguajmë ne dhe 6 muaj të tjerë me sigurimet dhe rrogë minimale do t’i paguaj shteti.”

  • Rama në Durrës takim me përfaqësues të turizmit: Shqipëria ka paga më të mira se sa Greqia!

    Rama në Durrës takim me përfaqësues të turizmit: Shqipëria ka paga më të mira se sa Greqia!

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me përfaqësues të sektorit të turizmit në Durrës.  Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se sot sektori i turizmit në vendin tonë ka regjistruar një zhvillim të dukshëm.Keu i qeverisë tha se pagat e punonjësve janë rritur ndjeshëm në sektorin e turizmit, ku sipas tij pagat e Shqipërisë  janë njësoj ose më të mira se sa ato të Greqisë, në një nivel të caktuar të hotelerisë.
    Pjesë nga fjala e Edi Ramës: Pagat janë rritur në mënyrë të ndjeshme në sektorin e turizmit. Tani të gjithë e kanë kuptuar se krahu i lirë i punës nuk mund të jetë një avantazh konkurruese. Ne kemi paga njësoj ose më të mira se sa në Greqi në një nivel të caktuar të hotelerisë tonë.
    Kemi një volum projektesh në vazhdim që janë vërtet një gjeneratë tjetër e turizmit, e arkitekturës e të kuptuarit të cilësisë dhe gjeneratë tjetër e volumit financiar.
    Besoj që edhe volumi i investimeve të qeverisë dhe të bashkive është rritur ai asnjëherë më përpara në funksion të turizmit dhe do vazhdojë të rritet.
    Sipas Organizaëts Botërore të Rurizmit ne jemi vendi me rritje më të lartë në Europë, gjithmonë rritje në raport me vetveten dhe në pesçen e parë në botë për rritje të vazhdueshme çdo vit në këtë sektor. Këto janë të dhëna që gjenden fare lehtë në klasifikimin e Organizatës Botërore të Turizmit.
     

  • ‘Sektori privat të rrisë cilësinë dhe pagat në turizëm’, Rama: Investimet e qeverisë do të vijojnë

    ‘Sektori privat të rrisë cilësinë dhe pagat në turizëm’, Rama: Investimet e qeverisë do të vijojnë

    Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për një rritje të cilësisë në sektorin e turizmit, me qëllim që numri i turistëve të huaj të vijë në rritje. Gjatë një deklarate nga Durrësi, ai theksoi se qeveria dhe bashkitë do të vazhdojnë të rrisin investimet në këtë sektor, por edhe sektori privat ka përgjegjësinë për të kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve për punonjësit.
    “Besoj që volumi i investimeve nga qeveria dhe bashkitë është rritur dhe do vazhdojë të rritet. Jemi akoma në një moment të brishtë, dhe nëse nuk investojmë akoma më shumë, mund ta humbim këtë volum turistik. Për ta mbajtur këtë volum, duhet të rritim numrin e turistëve në mënyrë të qëndrueshme,” u shpreh Rama.
    Ai theksoi rëndësinë që sektori privat të investojë gjithashtu në cilësinë e shërbimit dhe të rrisë pagat për punonjësit, si pjesë e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e turizmit.
    “Duhet të jemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjë sektori privat dhe publik. Është koha që çdo qindarkë e investuar të jetë në cilësinë e shërbimit të të gjithë zinxhirëve. Ju inkurajoj të mos hezitoni të rrisni pagat edhe më shumë,” tha Rama.

  • “Investimet e qeverisë dhe bashkive do të vijojnë të rriten në turizëm”, Rama thirrje sektorit privat: Rrisni pagat për punonjësit!

    “Investimet e qeverisë dhe bashkive do të vijojnë të rriten në turizëm”, Rama thirrje sektorit privat: Rrisni pagat për punonjësit!

    Kryeministri Edi Rama nga Durrësi i ka bërë thirrje operatorëve turistikë të rritin cilësinë me qëllim që numri i turistëve të huaj të vijë në rritje.
    Rama tha se nga ana e qeverisë dhe bashkisë do të vijnë duke u shtuar, por nga ana tjetër edhe sektori privat duhet të rritë pagat për punonjësit.
    “Besoj që dhe volumi i investimeve të qeverisë dhe bashkisë është rritur në funksion të turizmit dhe do vazhdojë të rritet.
    Jemi akoma në një moment të brishtë, nëse nuk investojmë akoma më shumë në drejtimet eduhura, mund ta humbim këtë volum dhe për ta mbajtur këtë volum duhet të rritim numrin e turistëve në mënyrë të qëndrueshme.
    Duhet të jemi shumë të qartë cfarë duhet të bëjë sektori privat dhe publik.
    Është koha që cdo qindarkë e investuar të jetë në cilësinë e të gjithë shërbimit të zinxhirëve.
    Ju inkurajoj të mos hezitoni të rritni pagat edhe më shumë”, tha Rama.

  • Xhixho te Medreseja: Do t’i japim frymëmarrje ekonomisë, do të rrisim pagat dhe pensionet

    Xhixho te Medreseja: Do t’i japim frymëmarrje ekonomisë, do të rrisim pagat dhe pensionet

    Zv/presidentja e Partisë së Lirisë dhe kandidate për deputete, Erisa Xhixho zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e Medresesë, ku ka shpalosur programin e koalicionit. Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan se PL premton rritje të pagave dhe pensioneve, duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë shqiptare.
    ”Sot në Medrese, aty ku çdo ditë ndihen gjithnjë e më shumë pasojat e mungesës së fuqisë blerëse, fuqisë punëtore dhe vështirësitë që përballen bizneset e vogla.

    Pas 11 majit, do të rikthejmë shpresën me një model të ri ekonomik që u shërben çdo qytetari dhe biznesi: ulim taksat, çmimin e naftës dhe të energjisë elektrike.
    Taksat lokale nuk do të kalojnë 1% të xhiros vjetore. Do të rrisim pagat dhe pensionet, duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë shqiptare. Është koha për të votuar për ndryshim”,-shkruan Xhixho.

  • Nga 2026, në Shqipëri pagat e atyre që punojnë në shtet do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet

    Nga 2026, në Shqipëri pagat e atyre që punojnë në shtet do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet

    Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti 2026 do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria ka parashikuar një fond prej 4.3 miliardë lekësh.
    Kjo shumë është sa 0.2 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
    “Pra duhet parë inflacioni në vitin2025, ai inflacion do të merret për bazë për indeksimin e pagave në sektorin publik në vitin 2026. Sigurisht që kjo është një shifër minimale dhe në parim fuqi blerëse mbetet po e njëjtë. Pra një punonjës i administratës publike, pas indeksimit merr të njëjtën gjë”, tha për A2 CNN, eksperti për ekonominë, Eduart Gjokutaj.
    Ndërkohë pas objektivit për “pagë mesatare 900 euro”, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme. Për vitet 2025 dhe 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika të reja pagash nga 11 miliardë lek lekë këtë vit.

    “Në radhë të parë pagat duhet të rriten çdo vit, pra jo të grumbullohet rritja dhe të bëhet në një vit të caktuar kur vjen situata ekonomike apo njerëzit largohen. Nuk duhen bërë ndryshimet kur jemi keq. Ndryshimet duhet të bëhen paraprakisht”, nënvizoi Gjokutaj.
    Me gjithë retorikën e madhe për rrite pagash, një shqiptar pavarësisht nëse është rrogëtar në shtet apo privat, merr mesatarisht 3.6 euro në orë. Një orë punë në Shqipëri vlerësohet më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.
    “Paga jepet për sa paguhet një punë në treg. Nëse një punë në treg paguhet X, aq duhet të paguhen edhe punët e ngjashme me të. Kush pastaj ka performancë më të lartë, do të duhet të marrë diçka më shumë”.
    Kriza e veçanërisht tre viteve të fundit, ktheu vëmendjen e bizneseve dhe qeverisë si kurrë më parë te punonjës. Për të frenuar disi emigracionin, qeveria nisi vitin e shkuar reformën e pagave në administratën publike.

  • Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët thirrje bizneseve: Rrisni rrogat, ose…

    Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët thirrje bizneseve: Rrisni rrogat, ose…

    Krahu i punës në zonat rurale tashmë është bërë një sfidë për bizneset bujqësore dhe ato blegtoriale, sepse pagat në bujqësi ofrohet me bazë ditore për shkak të natyrës sezonale të punës. Përballë këtyre kushteve, shumë të rinj kanë preferuar të largohen përgjithnjë nga jeta e fshatit.
    Duke pasur këtë nivel page ka pak mundësi dhe hapësira që një i ri të zhvillohet profesionalisht në zonat ruralë, bën që shumë prej tyre të zgjedhin zbritjen në qytet e kthehen në darkë në shtëpi , apo të shohin një rrugë zgjidhje emigracionin që bëjnë të njëjtën proces punë por kanë tjetër vlerësim në pagë“-shprehet Erion Muça, ekspert punësimi.
     
    Sipas ekspertit të punësimit, Erion Mucca, një pjesë e fajit se përse fshati ka mbet pa punëtor e kanë vetë bizneset pasi nuk ofrojnë kushte të mira punë duke filluar që nga pagesa e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, e deri tek ditët e pushimit.
     
    “Janë shumë pak ato sipërmarrje apo ferma agroturistike që i sigurojnë punonjësit për nevojat që kanë gjë që bën që mënyra se si trajtohet marrëdhënia e punës në këtë sektor është më para në dorë”, deklaroi për Top Channel.
    Në zonat e Lushnjës dhe Fierit aty ku zhvillohet bujqësia intensive dita e punës në sera kap vlerën e 1500-2000 lekë të reja, bujqit paralajmërojnë se sezonin e ardhëm ata do të kërkojnë rritje page pasi punë në bujqësi është tepër e vështirë.

  • Rriten pagat, këto janë pozicionet e punës me rrogë më të madhe

    Rriten pagat, këto janë pozicionet e punës me rrogë më të madhe

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024, arriti në 83,401 lekë lekë ose 11.2% më e lartë se në të njqjtën periudhë të vitit 2023. Ndërkohë, përgjatë të gjithë vitit 2024 paga mesatare mund të vlerësohet pranë 77,450 lekë. Rritja e pagave në tremujorin e fundit mund të jetë e ndikuar edhe nga bonuset apo shpërblimet e fundvitit.
    Nëse analizojmë pagat sipas sektorit rezulton se paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin shtetëror ishte 100,437 lekë, ndërsa paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin privat ishte 76 mijë lekë.
    Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagat në shtet u rritën me 14.3% ndërsa në privat brenda vitit pagat e punonjësve u rritën me 9.5%. Pavarësisht se rritja e pagave në sektorin privat është nxitur edhe nga mungesa e fuqisë punëtore shohim se rritja e pagave në shtet ka një hendek të konsiderueshëm. Megjithatë, krahasuar me tremujorin e tretë sektori privat nxiti rritjen.
    Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë “Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit” dhe “Informacioni dhe Komunikacioni”.
    Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin “Ndërtimi” ka rritjen më të madhe me 14.9%, pasuar nga “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, me 14.7%. Ndërkohë, nga ana tjetër, rritjen më të ulët e regjistruan informacioni dhe komunikacioni.
    Nga ana tjetër, nëse analizojmë shifrat e pagës mesatare mujore bruto sipas grup-profesioneve ekonomike, rezulton se grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.
    Konkretisht, menaxherët kanë një pagë mesatare bruto prej 130,859 lekë në muaj. Më pas renditen specialistët me arsim të lartë të cilët marrin një pagë bruto prej rreth 111 mijë lekë në muaj. /Scan