Tag: pagat

  • Tatimi mbi pagat mbush arkën/ Të ardhurat 1.8 miliardë euro në 3 muaj, 211 milionë janë vetëm nga pagat

    Tatimi mbi pagat mbush arkën/ Të ardhurat 1.8 miliardë euro në 3 muaj, 211 milionë janë vetëm nga pagat

    Reforma e rritjes së pagave por dhe ajo antiinformalitet e ndërmarrë në vitin 2024, e kanë ndihmuar buxhetin e shtetit të arkëtojë më shumë para.

    Në 181.1 miliardë lekë ose 1.84 miliardë euro, ka arritur vlera e përllogaritur në 3 muajt e parë të vitit sipas Ministrisë Financave, ose thënë ndryshe 10.2% më shumë se e njëjta periudhë të një viti më parë.
    Është tatimi mbi të ardhurat personale që ka shënuar rritjen më të lartë për këtë 3 mujor të parë i cili është arkëtuar në 20.7 miliardë lekë ose 211 milionë euro. Dhe me tejkalim të planit në 18.5%.
    Ndërsa ndalur tek TVSH-ja të ardhurat nga ky zë arritën në  vlerën e 56.6 miliardë lekëve, me një kapërcim prej 4.8 miliardë lekësh në raport më një vit më parë.
    Me rritje 11.9% ka qenë edhe të ardhurat  sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat u realizuan në 43.9 miliardë lekë, apo afro 4.7 miliardë lekë më të larta se marsi 2024.
    Por më shumë të ardhura nga njëra anë dhe më pak investime nga ana tjetër. Shpenzimet kapitale, për periudhën 3 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 8.2 miliardë lekë, ndërsa një vit më parë ky zë ka qenë 1.9 miliardë lekë më shumë ose rreth 31 % më i lartë.

    Top Channel

  • Rama nga Shkodra niset drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

    Rama nga Shkodra niset drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

    Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot nga Shkodra se nëse Shqipëria do të ishte e ngjashme me atë që thotë “këneta” vendi nuk do të ishte sot në tryezë me Bashkimin Europian për të negociuar anëtarësimin  në BE.

     
    Në një takim elektoral në qytetin e Shkodrës, ku prezantoi investimet 10-vjeçare për këtë qark, Rama nënvizoi se Bashkimi Europian në këtë proces analizon dhe mbikëqyr çdo detaj të ecurisë së vendit.
    “Nëse ne nuk do të kishim bërë këto që kemi bërë dhe Shqipëria do të ishte 25% e ngjashme me si e përshkruan këneta, ne nuk do ishim dot sot në tryezë me BE për të negociuar anëtarësimin”, tha Rama.
    Kryeministri theksoi se është e vërtetë se BE ka vizionin e vetë gjeopolitik dhe strategjinë gjeopolitike por kur vjen puna te negociatat nuk merret me politikë fare.
    “BE shikon e ke bërë Reformën në Drejtësi apo jo, e ke korrupsionin apo nuk e ke. Ata kanë skuadër të supestazhionuar burokratësh që merren 24/7 me të gjitha vendet, jemi nën mbikëqyrje. Ata merren me çdo detaj, studiojnë çdo sektor”, shtoi Rama.
    Kryeministri theksoi se me BE-në po negociohen mbi 250 mijë faqe, mbi çerek milioni fletë që nuk janë fletë shënimesh.
    “Nuk është çështje pusullash, janë kuadër rregullator i përgjithshëm, ligje, vendime, masa, standarde, kritere në çdo sektor dhe në negociata janë 1 mijë nëpunës të shërbimit civil ose institucioneve të tjera. Janë të gjitha institucionet e shtetit nga ato të drejtësisë, të pavarurat, rregullatorët. Janë gjithë ministritë, afro 40 grupe me negociatorët përkatës dhe 1 mijë janë nga krahu tjetër”, tha Rama.
    Kryeministri theksoi se BE është makina më e madhe burokratike e botës.
    “BE merret me çdo sektor, çdo detaj, çdo produkt. Do të negociosh çdo produkt dhe si do t’i hedhës ti hapat për të përmbushur x gjëra. Tani, si mundet që ata të pranojnë të negociojnë me një vend që nuk ka ujë, drita, bukë. Natyrisht ne kemi probleme në të gjitha këto drejtime, por janë shumë më të reduktuara se sa kanë qenë”, shtoi Rama.
    “Kur ne morëm detyrën paguanin të gjithë njësoj, 10%. Këtu hynin pagat e sanitareve, pagat e ministrave, pagat e deputetëve. Të gjithë këtu dhe të gjithë jepnin 10% nga paga që është sistemi më i poshtër dhe më i padrejtë, sepse 10% nga një pagë e lartë, nuk të vret aq sa të vret 10% nga një pagë e ulët kur ty ta merr shteti. Dhe ne kaluam te sistemi i taksimit të ndershëm. Kush fiton më shumë, do paguajë më shumë, kush fiton më pak do paguajë më pak dhe bëmë që 57% e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë mos paguajnë taksë mbi pagën’, tha Rama.
    Sipas tij, 93% e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë dhe këtu janë në publik dhe në privat, të paguajnë më pak se 10% që paguanin dikur. Vetëm 7% e të punësuarve në Shqipëri paguajnë më shumë se 10% dhe ata që fitojnë më shumë, patjetër.
    “Biznesi i vogël konsiderohej biznesi që merrte deri në 55 mijë euro, kishin dy fasha 35 mijë euro xhiro në vit dhe 55 mijë euro xhiro në vit. Sot, ne e kemi rritur tavanin në 100 mijë euro dhe 140 mijë euro. Me zero tatimfitim”, tha Rama.
    “Çfarë ka sjellë kjo? Kjo ka sjellë që nga biznesi i vogël 100 mijë euro xhiro në vit, pa TVSH dhe pa tatimfitimin, kanë përfituar 98 mijë subjekte dhe shteti, qeveria ka vendosur vullnetarisht që 66 milion euro mos t’i marrë taksë në vit, por t’ua u lerë atyre që krijojnë një biznes, vetëpunësohen, punësojnë të tjerë dhe 66 milion euro në vit, kam përshtypjen se janë 660 në 1 dekadë, milion, apo jo, vetëm nga këta që ja kemi hequr arkës së shtetit. Pastaj vjen fasha tjetër që është biznesi deri në 140 mijë euro xhiro që ka marrë 58 milion euro, që janë 580 në mos gabohem në 1 dekadë. Pra, 660, 580 kapërcejmë miliardin e të ardhurave që në vend t’i merrte qeveria, i kanë marrë njerëzit’, vijoi Rama
    Shkalla e papunësisë për gratë, vijoi Rama, ka rënë nën 10% ndërsa pjesëmarrja e grave në forcën e punës ka arritur në 70%.
    “Pagat e mjekëve, sot janë 1670 euro mesatarja, ka edhe më shumë, 2000 euro do të jenë në Shqipërinë 2030, mesatare”, vijoi Rama.
    Rama u ndal edhe tek shërbimet për personat me nevojat e veçanta, të cilët kanë marrë paketën e tyre të trajtimit të veçantë siç e kërkonin vetë.
    “Kemi pothuajse përgjysmuar numrin e familjeve me ndihmë ekonomike dhe kemi trefishuar buxhetin për pjesën që është sot në ndihmë ekonomike”, tha Rama.
    Ai vuri në dukje se për 9200 nëna në Shqipëri që janë të papuna dhe që kanë tre ose më shumë fëmijë qeveria jep 25 milion euro për t’iu paguar sigurimet shëndetësore dhe shoqërore që do të thotë që për shkak se ato nuk shkojnë në punë, se kanë shumë fëmijë nuk mund të mbeten pa pension dhe kur të dalin në pension, do të keni pension dinjitoz të mbuluar nga qeveria shqiptare.
    “ Janë 227 mijë bebe që kanë marrë bonusin. ju e dini që bonusin e kemi rritur 400 euro për fëmijën e parë, 800 euro për të dytin, 1200 për tretin. Duke filluar nga viti i ardhshëm, do të ndryshojmë skemën, nuk do të jetë më një çek menjëherë në maternitet, por do të jetë një pagesë e shtrirë çdo muaj sipas numrit të fëmijëve për të ndihmuar në mënyrë sistematike familjet e reja për rritjen e fëmijëve të tyre’, tha Rama.
    Kryeministri shtoi se për mësuesit paga ka shkuar në 950 euro dhe do të shkojë në 1250 euro në Shqipërinë 2030.

  • Gara e (keq)qeverisjes/ Edhe sot të varfër, me pagat e pensionet 30% më të ulëta se rajoni

    Gara e (keq)qeverisjes/ Edhe sot të varfër, me pagat e pensionet 30% më të ulëta se rajoni

    Si ka qenë ecuria e ekonomisë në tri dekadat e fundit, sipas “ngjyrave” të partive që kanë qeverisur. Kush e ka fituar garën për pagat, pensionet, investimet. Ndërsa secila palë politike mund të “deklarojë” fitoren, humbësit më të mëdhenj kanë qenë shqiptarët, që edhe sot janë jo vetëm të fundit në rajon, me paga 30% më të ulëta, por dhe ndër më të varfrit e Europës dhe ende 35 vjet pas shpalljes së demokracisë po e kërkojnë zgjidhjen tek emigrimi, që është rekord në botë, në raport me popullsinë.Fasadat që lartësohen çdo ditë nuk e fshehin faktin që modeli ekonomik i tranzicionit ka shtuar pabarazinë, ka favorizuar korrupsionin, nuk ka mundësuar tërheqjen e investimeve me vlerë të shtuar dhe ka “zhvlerësuar” kapitalin human. Me aq para sa janë derdhur në vend nga qeveria dhe privatët, Shqipëria sot mund të kishte qenë shumë më ndryshe.

    Pagë minimale 500 euro/muaj, pagë mesatare mbi 1000 euro/muaj, dyfishim pensionesh etj., janë baza e programeve të partive politike, që do të kërkojnë votën e elektoratit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Ende pas 35 vitesh tranzicion, ata po e bazojnë fushatën në premtime, që në fund të fundit garantojnë jetesën minimale të një individi, apo pensionisti, dhe as që duhet të viheshin në diskutim sot!

    Partia Socialiste është në pushtet që prej vitit 2013 dhe synon për një mandat të katërt radhazi, teksa dhe më parë ka qenë në fuqi nga 1997-a në 2009-n.

    Partia Demokratike ka qeverisur vendin në 2005-2013, ndërsa më herët ishte forca që udhëhoqi në fillim të viteve ’90 në kalimin nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut. Partitë e vogla nuk kanë arritur të gjejnë terren, duke u bërë shpesh një elektron i lirë që kalon majtas apo djathtas, pa qenë faktorë vendimtarë në qeverisje.

    Partia Socialiste ka qeverisur për 20 vjet dhe ajo Demokratike për 13 vjet. Shqipëria, pa dyshim, sot është shumë më mirë sesa në fillim të viteve ’90. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) arriti në 25 miliardë euro në 2024-n, nga rreth 2.2 miliardë dollarë në vitin 1995.

    Të ardhurat për frymë kanë arritur në 9600 dollarë në 2024-n, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nga 250 dollarë në vitin 1992 dhe 900 dollarë në vitin 1995.

    Por a është aty ku duhet të ishte?! Të dhënat krahasuese me rajonin dhe Europën tregojnë që jo.

    Ndarja e pushtetit majtas apo djathtas nuk ka arritur ta nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve më të varfra e të korruptuara të Europës, të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse janë sa një e treta e Bashkimit Europian, pagat janë 30% më të ulëta se mesatarja e rajonit (pa Kosovën), ndërsa qytetarët e saj vijojnë të jenë më të palumturit në Europë (me përjashtim të Turqisë) dhe ende po ikin në emigracion me ritme të ngjashme me fillimin e viteve ’90 dhe më të lartat në botë, në raport me popullsinë.

    “Monitor” sjell një panoramë të performancës ekonomike të tri dekadave të fundit. Partia Demokratike ka “shansin” që nuk është në pushtet prej vitit 2005, duke shmangur përgjegjësitë, ndërsa ajo Socialiste ka barrën e dështimeve, apo meritën e arritjeve të 12 viteve të fundit.

    “Të fundit”

    Ndarja e pushtetit majtas apo djathtas nuk ka arritur ta nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve më të varfra e të korruptuara të Europës, të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse janë sa një e treta e Bashkimit Europian, pagat janë 30% më të ulëta se mesatarja e rajonit (pa Kosovën), ndërsa qytetarët e saj vijojnë të jenë më të palumturit në Europë (me përjashtim të Turqisë) dhe ende po ikin në emigracion me ritme të ngjashme me fillimin e viteve ’90 dhe më të lartat në botë, në raport me popullsinë.”

    GARA E PAGAVE E HUMBUR, EDHE SOT JANË 30% MË TË ULËTA SE RAJONI

    Pagat në Shqipëri historikisht kanë qenë më të ulëtat në Europë dhe rajon (përjashtuar Kosovën), një reflektim i modelit ekonomik të paorientuar drejt produktivitetit dhe nivelit të lartë të informalitetit në sektorin privat.

    INSTAT e raporton pagën mesatare në ekonomi vetëm nga viti 2014. Deri në vitin 2021, niveli i tyre mbeti i pandryshuar, madje në ndonjë vit edhe negative, nëse indeksohet me inflacionin.

    Rreth tre vjet më parë, Kryeministri Rama nisi një garë të ethshme për të barazuar pagat me vendet e rajonit, që në atë kohë ishin 30-40% më të larta.

    Forma e zgjedhur ishte më e lehta, duke përdorur buxhetin për të ndryshuar strukturën e pagave në administratën publike.

    Me këtë lëvizje, kryeministri synonte që sektori privat të nxitej të vepronte dhe ai. Ajo që ndodhi realisht ishte që pagat në shtet u rritën me ritme më të shpejta sesa në sektorin privat.

    Edhe reagimi i këtij të fundit më shumë ishte si rrjedhojë e presonit të mungesës së fuqisë punëtore, emigracionit të forcës së kualifikuar, apo formalizimit pas aksionit të nisur nga Tatimet.

    Në fund të vitit 2024, paga në shtet e kaloi për herë të parë kufirin e 100 mijë lekëve në muaj (rreth 1 mijë euro), duke qenë 30% më të larta se në privat (76 mijë lekë), nga 20% që ishte diferenca në fillim të vitit 2022.

    A përparuam në garën tonë me rajonin? Të dhënat e vitit 2024 tregojnë që jo. Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit, të cilët nuk qëndruan në vend gjatë kësaj kohe.

    Në Shqipëri, paga mesatare mujore për vitin 2024, sipas INSTAT, ishte 77 mijë lekë (rreth 770 euro), përkundrejt 1020 euro në Maqedoninë e Veriut, 1083 euro në Mal të Zi, 1090 euro në Bosnjë-Hercegovinë dhe 1155 euro në Serbi, sipas të dhënave që “Monitor” përpunoi nga agjencitë statistikore përkatëse.

    Madje nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.

    Të dhënat e ndara për sektorin privat dhe shtetëror janë të disponueshme vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë. Ato tregojnë “shtrembërimin” e tregut në Shqipëri, me një diferencë prej 30%, ndërsa në Serbi, si shteti dhe privati, kanë “fuqi” të paguajnë njësoj.

    Në Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri 690 euro, për vitin 2024.

    Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ është e destinuar të jetë një praktikë e dështuar. Forma më e mirë për rritjen e pagave në ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.

    Kjo do të thotë se pagat rriten në përputhje me përmirësimin e aftësive dhe efikasitetit të punonjësve, duke sjellë përfitime reale në prodhim dhe fitime më të larta për kompani, në vend që të rriten administrativisht pa asnjë përmirësim në performancë.

    Modeli ekonomik që nxit këtë rritje të qëndrueshme të pagave bazohet në produktivitet dhe zhvillimin gjithëpërfshirës.

    Në këtë model, investimet në teknologji, edukim dhe inovacion çojnë në rritjen e efikasitetit të punonjësve dhe përmirësimin e proceseve prodhuese, gjë që krijon më shumë vlerë të shtuar dhe fitime më të larta për kompani, të cilat më pas shpërndahen në formë të pagave më të mira.

    Në Shqipërinë e orientuar nga ndërtimi dhe shërbimet kjo nuk po ndodh, duke na lënë sërish të fundit në rajon.

    EDHE PENSIONET, MË TË ULËTAT NË RAJON

    Jo vetëm pagat, edhe pensionet janë më të ulëtat në rajon. Në vitin 2024, një pensionist merrte mesatarisht 180 euro, më pak se gjysma e vendeve të rajonit, me rekordin që e mban Mali i Zi, me 450 euro në muaj.

    Sipas Eurostat, fuqia blerëse për një pensionist shqiptar është më e ulëta në Europë. Pensionistët shqiptarë renditen ndër të fundit në Europë edhe sa i përket raportit të pensionist me të ardhurat në fund të karrierës.

    Kjo do të thotë se nëse një individ në moshën 50-59 vjeç ka fituar 500 euro, në pension do të marrë vetëm 37% të asaj pagese.

    Pensionet e pleqërisë janë rritur me ritme më të ngadalta sesa pagat, duke thelluar diferencën çdo vit e më shumë. Vitin e kaluar, pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pagës mesatare mujore bruto. Dhjetë vite më parë, pensioni mesatar ishte sa 32% e pagës mesatare mujore bruto.

    Politikat e rritjes së pensioneve janë të ndryshme nga pagat. Ligji për sigurimet shoqërore lejon vetëm indeksim të pensioneve me inflacionin për të mbajtur nën kontroll deficitin e skemës së sigurimeve shoqërorë publike që financohet nga taksat.

    Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej edhe nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve. Rritja e hendekut ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë.

    Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore 590,649 persona morën pension pleqërie në vitin 2023, me rritje vjetore 3,1%.

    Në vitin 2023, për çdo pensionist kishte 1.17 kontribuues, nga 1.3 në 2009-n. Kur raporti bie nën 2:1, skema fillon të përballet me presion serioz financiar, siç ndodh aktualisht në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

    Rënia e këtij raporti ndodh zakonisht për shkak të plakjes së popullsisë, emigracionit dhe punës informale dhe e vë sistemin e pensioneve në rrezik pa reforma strukturore.

     

    Për momentin, shpenzimet qeveritare i ka “shpëtuar” fakti që pjesa më e madhe e atyre që po dalin në pension nuk i plotësojnë kushtet për pagesa të plota, si rrjedhojë e informalitetit të lartë në tregun e punës. Pensionet e reja të vitit 2023 ishin ndjeshëm më të ulëta se pensioni mesatar.

    Të dhënat zyrtare nga ISSH referojnë se ata që dolën në pension vitin e kaluar morën mesatarisht 15,560 lekë në muaj, vlerë kjo të paktën 15% më e ulët se pensioni mesatar në shkallë vendi mbi 18,300 lekë në muaj.

    Në anën tjetër, rritja e pagës minimale dhe pagave në tërësi në sektorin publik dhe atë privat kanë ndikuar pozitivisht të ardhurat nga kontributet.

    Rritja e të ardhurave dhe frenimi i shpenzimeve bënë që subvencioni i buxhetit për skemën e sigurimeve të zbresë në 14,6 miliardë lekë në vitin 2023, vetëm 0.8% e PBB-së, nga 23 miliardë lekë që ishte në vitin 2022.

    Buxheti i shtetit subvencionon shpenzimet e skemës publike të pensioneve që nuk mbulohen nga sigurimet. Por duke qenë se pensionet e reja po dalin më të ulëta se pensioni mesatar në vend, subvencionet e buxhetit për skemën e pensioneve po ulen.

    Ky shpëtim i momentit nuk është zgjidhje në afatin e gjatë, teksa popullsia po plaket me shpejtësi dhe mosha mesatare sipas Censit të fundit ka arritur në 42.5 vjeç (nga 31.5 vjeç në 2011-n) dhe popullsia në moshë të re po vijon të largohet.

    Raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i numrit të individëve mbi 65 vjeç me numrin e individëve në moshë pune, 15-64 vjeç), u rrit në 30.4% nga 16.7% në 2011.

    Shqipëria sot bazohet në kolonën e parë të pensioneve, asaj me kontribute të detyrueshme, (pay as you go – pensionet për të moshuarit dhe personat e paaftë për punë varen nga kontributet e brezit aktiv në tregun e punës), ndërkohë që nuk kanë gjetur zhvillim shtylla e dytë (një kontribut të detyrueshëm me ligj në një fond privat pensioni të zgjedhur nga vetë kontribuuesi – që nuk ka ende kuadër ligjor) dhe e tretë (kontributin në një fond privat pensioni, por mbi baza vullnetare të sistemit, që është në nivele shumë të ulëta) ose skemat e sigurimit suplementar të detyruara dhe vullnetare.

    Qeveria aktuale ka nisur ndërkohë një reformë të re për skemën e pensioneve, ku po diskutohet që dalja në pension 67 vjeç do të ndodhë para afatit aktual 2056, të zhvillohet kolona e dytë; formulës së përllogaritjes së përfitimeve për një përfitim sa më të drejtë në raport me jetën kontributive të zhvilluar nga individi në kuadër të përfitimit të një niveli të mjaftueshëm të të ardhurave; nivelit të kontributit për kategoritë punëmarrës apo punëdhënës.

    VENDI KA NGECUR NË PROCESIN E KONVERGJENCËS, MBETET NDËR MË TË VARFRIT E EUROPËS

    Në vitin 1990, Shqipëria ishte më e varfra e Europës, sipas të dhënave të FMN-së për të ardhurat për frymë të matura sipas fuqisë blerëse, me 2948 dollarë ndërkombëtare* (njësia që bën krahasime më të drejta të standardit të jetesës dhe të performancës ekonomike midis vendeve, duke marrë parasysh ndryshimet në çmime dhe fuqinë blerëse).

    E parafundit ishte Polonia (6687 dollarë ndërkombëtarë), më pas Rumania (8134) dhe Bullgaria (9434). Për shtetet e ish-Jugosllavisë, të dhënat janë më të vonshme, nga viti 1997, por dhe ato ishin pak a shumë në të njëjtat nivele.

    Më se tri dekada më pas, zhvillimi në vendet që kaluan nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut të lirë janë shumë të ndryshme, siç duket dhe në grafikun e mëposhtëm.

    Polonia u rrit me shpejtësi, e ndihmuar si nga vendndodhja strategjike afër shteteve perëndimore, ashtu dhe anëtarësimi më i shpejtë në Bashkimin Europian. Bullgaria dhe Rumania gjithashtu u favorizuan nga anëtarësimi në BE.

    Në vitin 1990, të ardhurat e Polonisë, sipas fuqisë blerëse ishin sa 37% të mesatares së Bashkimit Europian të atëhershëm, ndërsa në 2024-n sa 82% e tyre, ose 90% të mesatares së Europës. Të ardhurat e Bullgarisë janë sa 62% e mesatares së BE-së.

    Shqipëria dukshëm ka mbetur në procesin e konvergjencës, që nënkupton një rritje më të shpejtë se vendet e zhvilluara, me synim për të kapur mesataren e Europës brenda një periudhe kohore.

    Në vitin 1990, të ardhurat për frymë, të matura sipas fuqisë blerëse ishin 16% e Bashkimit Europian dhe në vitin 2024, ato nuk janë më shumë se 37% e asaj që siguron mesatarisht një qytetar i Europës dhe 34% të Bashkimit Europian.

    Ndërsa vendet e Europës Lindore kishin avantazhin gjeografik dhe të anëtarësimit në BE, Shqipëria ka mbetur pas edhe në raport me Ballkanin Perëndimor, duke u renditur e parafundit, teksa ia kalon vetëm Kosovës.

    Mali i Zi ka të ardhurat më të larta, me 50% të BE-së, i ndjekur nga Serbia (46%), Maqedonia e Veriut (42.9%), Bosnjë- Hercegovina në pothuajse të njëjtin nivel me Shqipërinë (34.3%) dhe e fundit Kosova, me 27%.

    Vendet e Europës Lindore kanë përmirësuar performancën ekonomike falë reformave strukturore të thelluara, investimeve të mëdha të huaja dhe integrimit të shpejtë në tregjet europiane, duke rritur produktivitetin dhe zhvillimin e infrastrukturës.

    Nga ana tjetër, Ballkani Perëndimor përballet me sfida institucionale, korrupsion dhe pabarazi strukturore, të cilat kanë penguar rritjen e tyre ekonomike. Modele të suksesshme në Ballkan janë Kroacia dhe Sllovenia, që kanë të ardhura përkatësisht sa 78% dhe 88% e mesatares së BE-së.

    Këto shtete, që janë “shkëputur” prej kohësh nga Ballkani kanë ecur më mirë sepse, duke qenë se janë bërë pjesë e strukturave europiane më herët, kanë përfituar nga investimet e huaja, reformat institucionale dhe zhvillimi i infrastrukturës, të cilat kanë krijuar një klimë më të favorshme për zhvillim ekonomik.

    Gjithashtu, baza industriale më e zhvilluar dhe një fokus më i fortë në diversifikimin ekonomik dhe turizmin kanë kontribuar në rritjen e tyre krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Për vitin 2024, të dhënat e FMN-së për të ardhurat për frymë e rendisin Shqipërinë përpara Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë Hercegovinës, me një kërcim të fortë në 9598 dollarë/frymë, nga 8,299 USD në 2023 dhe 6,870 në vitin 2022.

    Maqedonia e Veriut dhe Bosnja mbetën pas në 2024-n, me përkatësisht 8.6 dhe 8.2 mijë dollarë për frymë.

    Por, më shumë sesa rritje e mirëqenies së çdo shqiptari ky është një përmirësim statistikor për dy faktorë, së pari rënia e valutave që automatikisht shton të ardhurat e konvertuara në dollar dhe së dyti, tkurrja e popullsisë pas të dhënave të Censit të Ri.

    Këtë e vërteton dhe fakti se në të ardhurat për frymë, të matura sipas fuqisë blerëse, Shqipëria vijon të jetë ndër të fundit në Europë dhe në 2024-n, duke lënë pas vetëm Ukrainën, Moldavinë dhe Kosovën. (shiko grafikun: Të ardhurat për frymë, sipas fuqisë blerëse, 2024).

    /MONITOR/

    *“Njësia ‘international dollars per capita’ përfaqëson mesataren e të ardhurave ose prodhimit ekonomik në dollarë ndërkombëtarë për çdo individ në një vend. Dollarët ndërkombëtarë përcaktohen sipas paritetit të fuqisë blerëse (PPP), që do të thotë se një dollar ndërkombëtar blen të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend, sikur të ishte një dollar amerikan në Shtetet e Bashkuara. Kjo njësi përdoret për të bërë krahasime më të drejta të standardit të jetesës dhe të performancës ekonomike midis vendeve, duke marrë parasysh ndryshimet në çmime dhe fuqinë blerëse.

     

  • “Shqipëria drejt pavarësisë energjitike”, Rama: Investimet me strandarde evropiane, edhe pagat duhet të jenë si në Evropë

    “Shqipëria drejt pavarësisë energjitike”, Rama: Investimet me strandarde evropiane, edhe pagat duhet të jenë si në Evropë

    Kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Fier, ku prezantoi arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, investimet e realizuara në këtë sektor dhe objektivat afatgjata për zhvillim të qëndrueshëm brenda vitit 2030.
    Kryeministri vlerësoi zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Shqipëri, duke e cilësuar transformimin e këtij sektori si një ndër arritjet më të rëndësishme drejt integrimit europian. Rama theksoi se vendi është shumë pranë arritjes së pavarësisë energjetike, falë rritjes së prodhimit, diversifikimit të burimeve dhe investimeve strategjike në infrastrukturën e transmetimit dhe shpërndarjes.
    Ai nënvizoi se Shqipëria po kalon nga një vend me vështirësi të mëdha në energji në një eksportues neto të saj, duke e cilësuar marrëveshjen me Italinë si një nga momentet kyçe të këtij progresi.

    Rama: Vetë panorama e kësaj tryezë flet më shumë se sa 100 fjalë për ecurinë e sektorit dhe praninë e aktorit të rëndësishëm në të gjitha zonat e kësaj fushe. Për më tepër që ne sot jemi aq pranë anëtarësimit në BE, ku nuk mendohej që të ishim nëse do kishim sektorin e energjisë ashtu siç ishte para këtij transformimi. Janë fakte që na bëjnë mjaft optimistë për të nesërmen e këtij sektori. Fakti që sot ne flasim për një prodhim të brendshëm thuajse të dyfishuar është shumë domethënës. Për më tepër që u kthyem nga komunizmi dhe hidrocentralet iu hoqën shtetit dhe iu dhanë privati, që është një vepër penale e pastër. Sot kemi dyfishin e prodhimit nga u nisëm. Nuk është vetëm rritja e prodhimit, por dhe diversifikimin e bazës. Diversifikimi i prodhimit që sot vjen nga dielli, me fillimin e disa projekteve të erës dhe me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi në Shqipëri.
    Kemi të gjitha arsyet që të mendojmë se jemi afër pavarësisë së plotë të energjetikës së Shqipërisë. Nga një vend me hall të madh energjinë në një transferues neto të energjisë është afër. Nëse të gjitha shkojnë sipas planeve dhe kërkesave që kemi nga investitorët, brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjitikisht e pavarur dhe do të kalojë në eksport neto. Nuk është vetëm prodhimi, por dhe transmetimi që ka njohur një proces të rëndësishëm. Ku qershia mbi tortë është marrëveshja me Italinë për lidhjen e konfeksionet në anën tjetër të botës. Sa i përket pjesës së shpërndarjes dhe transmetimit, është një monument i sektorit të gjallë. Jemi në parametrat normalë të një vendi europian, ndërkohë që ishim një fenomen jashtë Evropës.
    Kryeministri theksoi se vendi tashmë ndodhet në një fazë të re dhe është e rëndësishme që të gjenden rrugët për të rritur cilësinë e burimeve njerëzore.  Ai theksoi se paralelisht me investimet me standarde evropiane duhet të jenë edhe pagat, njësoj si në Evropë.
    Rama: Jemi në një fazë të re të vendit. Dhe është shumë e rëndësishme që të gjejmë rrugët për të rritur cilësinë e burimeve tona njerëzore. Pikërisht me shembuj si shembulli i Akademisë së OSHEE, që ka dhënë shumë rezultate pozitive që ka treguar se mund të rrisësh kapacitetet. Janë edhe mundësitë për të bërë bashkëpunime. Edhe pagat janë një pjesë e rëndësishme…Një pjesë e meritës i takon edhe sektorit privat. U besua nga sipërmarrja shqiptare se krahu i lirë i punës do të mbetej një avantazh, sepse u ec për një kohë të gjatë se mund ta mësoje pa ngrënë. Por sot shohim që pagat nuk janë më problemi kryesor… Në këto kushte duhet të gjejmë rrugët e bashkëpunimit edhe për të fuqizuar bazën e arsimit profesional gjë që në këtë sektor ka nisur. Ju bëni investime që janë 100 % standarde europiane. Sot kur vijmë në derën tuaj sikur jemi në Europë, duhet ta kuptoni që edhe burimet njerëzore duhet t’i paguani sikur jeni në Europë sepse ndryshe nuk i ke./vizionplus.tv 

  • Meta bën bilancin e arsimit dhe tregon çfarë ofron PL: Pagat e mësuesve i çojmë në 1500 euro

    Meta bën bilancin e arsimit dhe tregon çfarë ofron PL: Pagat e mësuesve i çojmë në 1500 euro

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta edhe pse në burg, në Facebook-un e tij aktiviteti zgjedhor vijon. Këtë herë është folur për situatën e arsimit në vend dhe se çfarë ofron Partia e Lirisë. ”Pagat e mësuesve do të shkojnë në 1500 euro në krye të mandatit. Pagat për pedagogët do të shkojnë në 2000 euro. Numri i nxënësve në klasa do të reduktohet në 25, nga 40 që është sot në shumë shkolla. Do të dixhitalizohet thellësisht sistemi arsimor”,-janë disa nga pikat që premton PL-ja.
    Postimi i plotë

    Arsimi shqiptar po përjeton ditët më të këqia të tij për shkak të narkoqeverisjes, që ka bërë gjithçka për të shembur themelet e tij dhe për të instaluar padijen dhe injorancën me qëllimin e vetëm të mbajtjes së pushtetit. Analfabetizmi qoftë i plotë, qoftë ai funksinal, pra i mijra të rinjve që marrin dëftesa por që realisht nuk kanë as njohuritë minimale është shtuar në mënyrë kritike.
    Qeveria e Edi Ramës e ka rrënuar arsimin, sepse e ka përbuzur gjatë tre mandateve qeverisëse. Nga premtimi i 2013-s për buxhetimin e arsimit në mesataren e BE-së, sot jemi ende në nivelin 2.4%, më i ulëti në rajon. Jemi të fundit pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Mësuesit sot janë të keqpaguar dhe shkolla po braktiset. Mësuesia sot nuk shihet si një profesion që të garanton një jetë dinjitoze. Degët e mësuesisë tkurren me shpejtësi dhe vendi rrezikon të mbetet pa mësues brenda pak vitesh.
    Dhjetra shkolla mbyllen çdo fillim viti shkollor nëpër rrethe, ndërsa në Tiranë mësimi bëhet ende me turne. Nuk mbështetet kërkimi shkencor dhe nuk incentivohen talentet. Arsimi është në gjëndjen më të mjeruar që ka njohur ndonjëherë vendi. Dinjiteti i mësuesit është nëpërkëmbur nga qeveria e Edi Ramës, duke mos u vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e brezit të ri e duke u kthyer në një ushtar që shpërndan postimet e Kryeministrit. Një situatë e tillë dramatike mund ta ndryshojë vetëm opozita shqiptare dhe me “PD-ASHM”:
    -Buxheti i arsimit do të dyfishohet për të shkuar në 5% të PBB.
    ● Pagat e mësuesve do të shkojnë në 1500 euro në krye të mandatit.● Pagat për pedagogët do të shkojnë në 2000 euro● Numri i nxënësve në klasa do të reduktohet në 25, nga 40 që është sot në shumë shkolla● Do të dixhitalizohet thellësisht sistemi arsimor● Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.● Do të shpërndahen kupona 250 euro për çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re.● Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.● Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit.● Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.● Kurrikulat do t’i nënshtrohen një reformimi të thellë nga ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik, për të formuar të rinj me mendim kritik.● Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.● Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave në bizneset start-upVOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

  • “Uzina e Bakrit në Rubik do kthehet në fabrikë armësh”, Rama: Synojmë të rrisim pagat çdo vit për Forcat e Armatosura

    “Uzina e Bakrit në Rubik do kthehet në fabrikë armësh”, Rama: Synojmë të rrisim pagat çdo vit për Forcat e Armatosura

    “Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe për eksport. Do të thotë një front i ri punësimi, se këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve, punë e cila do të jetë e mirëpaguar dhe e treta shumë e rëndësishme, që duke zhvilluar këtë industri ne nuk rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por rrisim ekonominë tonë vendore dhe kombëtare
    Synojmë të rrisim pagat çdo vit, kjo ka sjelle një rritje të interest për tu bërë pjesë e Forcat Armatosura. Kemi investuar në disa gjëra bazike por filozofia jonë tani është investojmë për të fituar dhe për të riinvestuar
    Dronë inteligjentë, fjala e fundit e shkencës dhe janë risia më e madhe sot në sektorin e mbrojtjes. Tjetra që është shumë e rëndësishme, këto qendra te industrisë ushtarake do jenë të ndara sipas kapaciteteve dhe profileve”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • EUROSTAT:Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

    EUROSTAT:Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

    EUROSTAT:Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

    Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse. Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025. Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. ironikisht, paga është më e lartë në euro se në gjysmën e dytë 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse në atë periudhë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).

    Edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se Serbia, që e ka çuar në nivelin e 619 euro dhe Malit të Zi prej 670 euro. për Maqedoninë e Veriut raportimi i fundit është 6 mujori i parë 2021, në 360 euro. Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale ishte më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.

    Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse PPP, tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme. Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale, standardi i fuqisë blerëse (PPS), eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës.

    Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.

    EuropaMë 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet e BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Ka 5 vende të BE-së pa një pagë minimale kombëtare: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnë shumë në BE: nga 551 € në Bullgari në 2 638 € në Luksemburg. Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, 7 kanë një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina) ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova jo.

    Bazuar në pagat e tyre minimale mujore bruto kombëtare të zbatueshme më 1 janar 2025, të shprehura në euro (€), vendet e BE-së në fjalë mund të klasifikohen në 3 grupe të ndryshme.

    Mbi 1 500 euro në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 1 802 € në Francë në 2 638 € në Luksemburg.

    Nga 1 000 € në 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Spanjën, Slloveninë, Poloninë, Lituaninë, Portugalinë dhe Qipron. Pagat e tyre minimale kombëtare ishin midis 1 000 € në Qipro dhe 1 381 € në Spanjë.Nën 1000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.

    Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 551 euro në Bullgari në 970 euro në Kroaci. Për referencë, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj./Monitor.al

  • Raporti i Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

    Raporti i Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

    Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse. Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025. Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. ironikisht, paga është më e lartë në euro se në gjysmën e dytë 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse në atë periudhë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).
    Edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se Serbia, që e ka çuar në nivelin e 619 euro dhe Malit të Zi prej 670 euro. për Maqedoninë e Veriut raportimi i fundit është 6 mujori i parë 2021, në 360 euro. Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Grafiku i Eurostat (në fund) tregon se bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale ishte më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.
    Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse PPP, tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme. Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale, standardi i fuqisë blerëse (PPS), eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës. Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.
    Europa
    Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet e BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Ka 5 vende të BE-së pa një pagë minimale kombëtare: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnë shumë në BE: nga 551 € në Bullgari në 2 638 € në Luksemburg. Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale [1], 7 kanë një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina) ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova jo.
    Bazuar në pagat e tyre minimale mujore bruto kombëtare të zbatueshme më 1 janar 2025, të shprehura në euro (€), vendet e BE-së në fjalë mund të klasifikohen në 3 grupe të ndryshme (shih Figurën 1, vendet jo anëtare të BE-së tregohen veçmas): Mbi 1 500 euro në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 1 802 € në Francë në 2 638 € në Luksemburg.
    Nga 1 000 € në 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Spanjën, Slloveninë, Poloninë, Lituaninë, Portugalinë dhe Qipron. Pagat e tyre minimale kombëtare ishin midis 1 000 € në Qipro dhe 1 381 € në Spanjë.Nën 1000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 551 euro në Bullgari në 970 euro në Kroaci. Për referencë, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj./Monitor

  • Raporti i Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë, sipas fuqisë blerëse

    Raporti i Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë, sipas fuqisë blerëse

    Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse.
    Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025.
    Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. ironikisht, paga është më e lartë në euro se në gjysmën e dytë 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse në atë periudhë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).
    Edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se Serbia, që e ka çuar në nivelin e 619 euro dhe Malit të Zi prej 670 euro. për Maqedoninë e Veriut raportimi i fundit është 6 mujori i parë 2021, në 360 euro.
    Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Grafiku i Eurostat (në fund) tregon se bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale ishte më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.
    Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse PPP, tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme.
    Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale, standardi i fuqisë blerëse (PPS), eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës.
    Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.
    EuropaMë 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet e BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Ka 5 vende të BE-së pa një pagë minimale kombëtare: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnë shumë në BE: nga 551 € në Bullgari në 2 638 € në Luksemburg.
    Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale [1], 7 kanë një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina) ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova jo.
    Bazuar në pagat e tyre minimale mujore bruto kombëtare të zbatueshme më 1 janar 2025, të shprehura në euro (€), vendet e BE-së në fjalë mund të klasifikohen në 3 grupe të ndryshme (shih Figurën 1, vendet jo anëtare të BE-së tregohen veçmas):
    Mbi 1 500 euro në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 1 802 € në Francë në 2 638 € në Luksemburg.
    Nga 1 000 € në 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Spanjën, Slloveninë, Poloninë, Lituaninë, Portugalinë dhe Qipron. Pagat e tyre minimale kombëtare ishin midis 1 000 € në Qipro dhe 1 381 € në Spanjë.Nën 1000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.
    Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 551 euro në Bullgari në 970 euro në Kroaci.
    Për referencë, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj.

    /Monitor.al/

  • Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

    Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

    Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse.

    Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025.

    Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. ironikisht, paga është më e lartë në euro se në gjysmën e dytë 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse në atë periudhë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).

    Edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se Serbia, që e ka çuar në nivelin e 619 euro dhe Malit të Zi prej 670 euro. për Maqedoninë e Veriut raportimi i fundit është 6 mujori i parë 2021, në 360 euro.

    Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Grafiku i Eurostat (në fund) tregon se bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale ishte më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.

    Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse PPP, tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme.

    Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale, standardi i fuqisë blerëse (PPS), eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës.

    Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.

    Europa
    Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet e BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Ka 5 vende të BE-së pa një pagë minimale kombëtare: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnë shumë në BE: nga 551 € në Bullgari në 2 638 € në Luksemburg.

    Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale [1], 7 kanë një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina) ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova jo.

    Bazuar në pagat e tyre minimale mujore bruto kombëtare të zbatueshme më 1 janar 2025, të shprehura në euro (€), vendet e BE-së në fjalë mund të klasifikohen në 3 grupe të ndryshme (shih Figurën 1, vendet jo anëtare të BE-së tregohen veçmas):

    Mbi 1 500 euro në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 1 802 € në Francë në 2 638 € në Luksemburg.

    Nga 1 000 € në 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Spanjën, Slloveninë, Poloninë, Lituaninë, Portugalinë dhe Qipron. Pagat e tyre minimale kombëtare ishin midis 1 000 € në Qipro dhe 1 381 € në Spanjë.

    Nën 1000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.

    Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 551 euro në Bullgari në 970 euro në Kroaci.

    Për referencë, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj./Monitor