Tag: pagarusha

  • Nexhmije Pagarusha: Ti t’mos ishe, nuk do t’ishte as kjo kangë (teksti dhe kënga)

    Nexhmije Pagarusha: Ti t’mos ishe, nuk do t’ishte as kjo kangë (teksti dhe kënga)

    Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Dashuro”, kënduar nga Nexhmije Pagarusha.

    Ti – të mos ishe,nuk do t’ishte as kjo kangë.Ti – po t’mos ishe,unë as vujtjet s’kisha njoftë.Dritë – të mos kishte pasëE di -me sy mbyllur do t’kisha pa.N’mot – kam marrë rrugëne t’harroj për s’gjalli ty.Se edhe ty – urrejtja nji ditë ka për t’hy.M’dashuro – me zemër,rrjedh si lotPërqafo – tëre botën sot.M’dashuro – o çapkën i vendit timle t’ shpërthej çdo gja me gzim.

    E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmije Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare.

    Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm.

    Përveç këngëtare, ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

    Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes plot pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”.

    Ajo do të mbahet mend si një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare.

    Nexhmije Pagarusha mbylli sytë përgjithmonë më 7 shkurt të vitit 2020.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NEXHMIJE PAGARUSHA: E DEHUN JAM (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Panairi i librit në Ulqin/ Meliza Krasniqi nderohet me çmimin “Dega e ullirit”

    Autorja Meliza Krasniqi, është vlerësuar me çmimin “Dega e ullirit” në Panairin e Librit “Ulqini 2025”, për librin e saj më të fundit “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”, botuar nga ALBAS.Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë solemne të hapjes së edicionit të sivjetëm të panairit, në prani të përfaqësuesve të lartë të jetës kulturore e letrare në rajon. Juria, e kryesuar nga Liridon Mulaj dhe me pjesëmarrjen e Irena Tocit, Genci Nimanbegut dhe Čazim Hodžič, vlerësoi lart qasjen artistike dhe vlerat edukative të librit.Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Krasniqi e cilësoi këtë çmim si një nder të veçantë, duke theksuar: “Si degë ulliri që më kujton se fjala për fëmijë mbjell paqe, kujtesë dhe shpresë.”Libri “Më quajnë Nexhmije Pagarusha” i sjell lexuesve të vegjël portretin e një prej figurave më të dashura të muzikës shqiptare, “Bilbilit të Kosovës”, përmes një rrëfimi të ndjeshëm dhe të përshtatur për fëmijë. Vepra vlerësohet si një ndër kontributet më të suksesshme të Krasniqit për edukimin kulturor të brezave të rinj.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Autorja Meliza Krasniqi, është vlerësuar me çmimin “Dega e ullirit” në Panairin e Librit “Ulqini 2025”, për librin e saj më të fundit “Më quajnë Nexhmije Pagarusha”, botuar nga ALBAS.Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë solemne të hapjes së edicionit të sivjetëm të panairit, në prani të përfaqësuesve të lartë të jetës kulturore e letrare në rajon. Juria, e kryesuar nga Liridon Mulaj dhe me pjesëmarrjen e Irena Tocit, Genci Nimanbegut dhe Čazim Hodžič, vlerësoi lart qasjen artistike dhe vlerat edukative të librit.Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Krasniqi e cilësoi këtë çmim si një nder të veçantë, duke theksuar: “Si degë ulliri që më kujton se fjala për fëmijë mbjell paqe, kujtesë dhe shpresë.”Libri “Më quajnë Nexhmije Pagarusha” i sjell lexuesve të vegjël portretin e një prej figurave më të dashura të muzikës shqiptare, “Bilbilit të Kosovës”, përmes një rrëfimi të ndjeshëm dhe të përshtatur për fëmijë. Vepra vlerësohet si një ndër kontributet më të suksesshme të Krasniqit për edukimin kulturor të brezave të rinj.