Tag: pafajshëm

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin…

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin…

    Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e prokurorisë për gjyqtarin e lartë Admir Thanza dhe la në fuqi vendimin e apelit që e ka shpallur të pafajshëm. Gazetarja Anila Hoxha raporton se vendimi u dha nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë . Ish gjyqtari Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit.
    Por Apeli nuk e gjeti të provuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm duke hedhur poshtë hetimet e akuzës. Pafajësia u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë qe çmoi të pafajshëm ish gjyqtarin që u hetua për mos deklarim të një vendimi të gjykatës italiane.

  • Gjykata e Lartë konfirmon vendimin e Apelit, ish- gjyqtari shkodran Admir Thanza shpallet i pafajshëm

    Gjykata e Lartë konfirmon vendimin e Apelit, ish- gjyqtari shkodran Admir Thanza shpallet i pafajshëm

    Ish- gjyqtari shkodran Admir Thanza, shpallet i pafajshëm edhe nga Gjykata e Lartë. Kjo gjykatë, rrëzoi rekursin e prokurorisë për ish- gjyqtarin e lartë Admir Thanza dhe la në fuqi vendimin e apelit që e ka shpallur të pafajshëm.
    Mësohet se vendimi u dha nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë . Ish- gjyqtari Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit.
    Por Gjykata e Apelit nuk e gjeti të provuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm, duke hedhur poshtë hetimet e akuzës. Vendimi i pafajësisë u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë që çmoi të pafajshëm ish- gjyqtarin që u hetua për mosdeklarim të një vendimi të gjykatës italiane.

    LEXONI EDHE MË SHUMË PËR KËTË ÇESHTJE: Ish- gjykatësi shkodran merr pafajësinë, Admir Thanza lirohet nga akuzat për fshehje dënimi për vjedhje…Ish- gjykatësi i lartë shkodran do të dalë para ish- kolegëve, Admir Thanza kalohet në gjykim për të kaluarën në Itali…

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • U shpall i pafajshëm, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Admir Thanzën

    U shpall i pafajshëm, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Admir Thanzën

    admir thanza

    TIRANË- Gjykata e Lartë ka rërzuar kërkesën e Prokurorisë për gjyqtarin Admir Thanza, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit, që e shpalli atë të pafajshëm.
    Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit.
    Por Apeli nuk e gjeti të paprovuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm duke hedhur poshtë hetimet e akuzës.
    Pafajësia u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë qe çmoi të pafajshëm ish gjyqtarin që u hetua për mos deklarim të një vendimi të gjykatës italiane.
    Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestruan dhe 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij, dyqani dhe apartamenti. Në vitin 2018 Thanza u rrëzua nga procesi i Vettingut. Ai u gjet me probleme në të tria kriteret e rivlerësimit, përfshirë atë të pasurisë, e cila, sipas përfundimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk justifikohej me burime të ligjshme.
    Thanza u akuzua se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por ish-gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike./ZËRI

  • Dibër/ GJKKO jep vendimin: Dy policë dënohen për korrupsion, një i pafajshëm

    Dibër/ GJKKO jep vendimin: Dy policë dënohen për korrupsion, një i pafajshëm

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për tre persona, mes tyre dy zyrtarë policie, pasi akuzohen se favorizuan autorin e një plagosjeje në Dibër.
    Sipas vendimit, Shuip Cami ish oficer i Policisë Gjyqësore u shpall fajtor për korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Ai u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite burgim. Gjykata vendosi gjithashtu ndaj tij heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
    Ndërkohë, Flamur Kurti u deklarua fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj burgim pas uljes me 1/3. Megjithatë, gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vendosur Kurtin në provë për një periudhë 16-mujore, gjatë së cilës ai duhet të qëndrojë në kontakt me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
    Në të njëjtën çështje, Fluturim Bajrami u shpall i pafajshëm, pasi sipas gjykatës “fakti nuk përbën vepër penale”, në lidhje me akuzën e korrupsionit aktiv ndaj personave me funksione publik.

    Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e masave të sigurimit për të pandehurit, kthimin e disa provave materiale pasi vendimi të marrë formë të prerë, si dhe ngarkimin e shpenzimeve të hetimit dhe atyre gjyqësore ndaj Shuip Camit dhe Flamur Kurtit.

  • GJKKO merr vendim për grupin kriminal prej 23 personash në Malësi të Madhe, 2 të pafajshëm/ Kultivuan 23 mijë rrënjë kanabis dhe iu gjetën..

    GJKKO merr vendim për grupin kriminal prej 23 personash në Malësi të Madhe, 2 të pafajshëm/ Kultivuan 23 mijë rrënjë kanabis dhe iu gjetën..

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimin përfundimtar ndaj 23 të pandehurve të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal që, sipas hetimeve, më 17 qershor 2022 kultivoi 23 mijë rrënjë kanabis në zonat malore të Malësisë së Madhe dhe kishte në posedim 246 kilogramë kanabis të paketuar në thasë. Dosja e SPAK dokumentonte se grupi operonte prej kohësh në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke organizuar punëtorë, transport dhe depozitimin e drogës. Procesi u gjykua me procedurë të shkurtuar, çka solli ulje me 1/3 të dënimeve. 
    Dënimet e dhëna nga Gjykata 
    Të dënuarit që do të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë 
    Pjetër Gjoni – 7 vite e 4 muaj burgim 
    Danjela Hasani – 6 vite e 8 muaj burgim 
    Arian Popa – 8 vite burgim 
    Arben Uruçi – 6 vite e 8 muaj burgim 
    Ardjan Tahiri – 6 vite e 8 muaj burgim 
    Samet Dahati – 6 vite burgim 
    Izmir Dahati – 6 vite burgim 
    Ermis Sela – 6 vite burgim 
    Afrim Dahati – 6 vite burgim 
    Të gjithë këta të pandehur do të vuajnë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë. 
    Të dënuarit me pezullim dënimi dhe vënie në provë 
    Të gjithë këta persona u dënuan me 4 vite e 8 muaj burgim, por dënimi u pezullua sipas nenit 59 të Kodit Penal dhe ata u vendosën në provë për 3 vite, me detyrimin për të mos kryer vepra penale dhe për të qëndruar në kontakt me Shërbimin e Provës: 
    Valbona Haka 
    Mimoza Hoti 
    Elida Doku 
    Hurme Baftaj 
    Frange Gjini 
    Fatime Baftaj 
    Drita Çuni 
    Dorontina Hoxha 
    Blerina Meta 
    Liljana Çopani 
    Vajdie Allamani 
    Të shpallurit të pafajshëm 
    Roland Gjoni – i pafajshëm për të gjitha akuzat; masa “arrest në shtëpi” u shua 
    Besar Lejthiza – i pafajshëm për të tre akuzat 

  • “Metamorfoza”, GJKKO jep vendimin për të dënuarit, Oltion Bistri del i pafajshëm, sa vite burg do vuaj Behar Bajri

    “Metamorfoza”, GJKKO jep vendimin për të dënuarit, Oltion Bistri del i pafajshëm, sa vite burg do vuaj Behar Bajri

    GJKKO ka marrë vendimin për “krimet e programeve” të dosjeve “Metamorfoza”, hetimet për të cilat janë të lidhura me komunikimet në aplikacionet e SKY ECC.

    Trupa e gjykueseve të gjykatësve Etleva Deda, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka qëndrojnë 4 orë në dhomën e keshillit mori vendimin për të dënuar:

    Edmond Preka- 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar në 7 vite, burg i shoqërisë së lartë

    Behar Brajovic (Bajri)- 13 vite burg me gjykim të shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i amerikanëve të lartë

    Astmer Bilali- 8 vite e 6 muaj, 5.8 me gjykim të shkurtuar, burg i amerikanëve të lartë

    Xhevair Lita- 5 vite burgim, me gjykim të shkurtuar zbret në 3.4, shlyrjes e masave arrest në burg, në mejehershëm për shkak se ka shlyer fajin.

    Oltian Bistri- i pafajshëm për korrupsionin , fajtor për zbulim të akteve ose të të dhënave sekrete, i pafajshëm për pastrimin e parash nuk ka fakte e prova, dënohet 2 vite. Por për Bistrin është shuarje e madhe për dhe lirim i menjehershëm. Po ashtu, GJKKO ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e 1.3 mln euro, kjo masë që ishte vendosur nga SPAK për Bistrin.

    Ndërsa për Ardit Hasanbegajn dhe Pëllumb Gjokën, vendimi do të jepet në datën 2 dhjetor, pasi për të dy personat nuk kanë bërë mbrojtjen e avokatëve të tire mbrojtës.

  • Nën akuzë për korrupsion, shpallet i pafajshëm vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani

    Nën akuzë për korrupsion, shpallet i pafajshëm vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani

    Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Ilir Nishanin vëllain e ish-presidentit, Bujar Nishani, i cili akuzohej për korrupsion, pasi dyshohej se kishte marrë ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
    Bashkë me të kaluan në gjykim, po për korrupsion, dy ish-zyrtarët e së njëjtës agjenci, Genci Hicka dhe Gerson Tafa, si edhe mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Boçi.
    Sipas SPAK, në vitin 2020 tre zyrtarët e Mjedisit kanë marrë një ryshfet prej 30 mijë lekë nga dy mjekët Balloma e Boçi, në këmbim të mos gjobitjes për trajtimin e mbetjeve spitalore. Hetimi ndaj zyrtarëve të Mjedisit, nisi pas kallëzimit të mjekëve, të cilët përfunduan të pandehur në të njëjtën dosje më pas.
    I pafajshëm është shpallur edhe i pandehuri Genci Hicka. Por, GJKKO këtë të martë ka shpallur fajtor të pandehurin tjetër, Gerson Tafa, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 2 vjet burg.
    Por sipas vendimit Tafa nuk do të qëndrojë në qeli por do të duhet të kryejë 24 muaj shërbim prove, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij. Tafës po ashtu i ndalohet që të ushtrojë funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

  • Nën akuzë për korrupsion, shpalle i pafajshëm vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani

    Nën akuzë për korrupsion, shpalle i pafajshëm vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani

    Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Ilir Nishanin vëllain e ish-presidentit, Bujar Nishani, i cili akuzohej për korrupsion, pasi dyshohej se kishte marrë ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
    Bashkë me të kaluan në gjykim, po për korrupsion, dy ish-zyrtarët e së njëjtës agjenci, Genci Hicka dhe Gerson Tafa, si edhe mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Boçi.
    Sipas SPAK, në vitin 2020 tre zyrtarët e Mjedisit kanë marrë një ryshfet prej 30 mijë lekë nga dy mjekët Balloma e Boçi, në këmbim të mos gjobitjes për trajtimin e mbetjeve spitalore. Hetimi ndaj zyrtarëve të Mjedisit, nisi pas kallëzimit të mjekëve, të cilët përfunduan të pandehur në të njëjtën dosje më pas.
    I pafajshëm është shpallur edhe i pandehuri Genci Hicka. Por, GJKKO këtë të martë ka shpallur fajtor të pandehurin tjetër, Gerson Tafa, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 2 vjet burg.
    Por sipas vendimit Tafa nuk do të qëndrojë në qeli por do të duhet të kryejë 24 muaj shërbim prove, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij. Tafës po ashtu i ndalohet që të ushtrojë funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

  • “Veliaj i pafajshëm, s’ka pse jep dorëheqjen, Kushtetuesja veproi e pavarur”

    “Veliaj i pafajshëm, s’ka pse jep dorëheqjen, Kushtetuesja veproi e pavarur”

    Për politikanin Faik Basha, Erion Veliaj është i pafajshëm dhe nuk duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend. 
    I ftuar në “Off the Record”, Basha e cilësoi lajm të mirë vendimin e Kushtetueses që tregoi se institucionet nuk janë të kapura nga Edi Rama. 
    “Është një kryetar në burg, një bashki pa drejtim. Nuk drejtohet vendi me nënkryetarë. Qytetarët kanë mandatuar një kryetar. Në kohët kur bëhesh fajtor një person pa u gjykuar ishin të lashta. Jo përse ta japë dorëheqjen. Përse duhet të bëjë burg. Akuzat nuk do të thonë asgjë nëse nuk faktohen. Ai është i pafajshëm dhe nuk ka përse e jep dorëheqjen. Lajmi i mirë është që nuk jemi në regjim. Gjykata Kushtetuese vendosi e pavarur, ky është lajm i mirë. Duket se institucionet nuk i ka kapur qeveria”, u shpreh Faik Basha në A2 CNN. 

  • Basha: Veliaj i pafajshëm, s’ka pse jep dorëheqjen. Kushtetuesja veproi e pavarur

    Basha: Veliaj i pafajshëm, s’ka pse jep dorëheqjen. Kushtetuesja veproi e pavarur

    Për politikanin Faik Basha, Erion Veliaj është i pafajshëm dhe nuk duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend. Ai e cilësoi lajm të mirë vendimin e Kushtetueses që tregoi se institucionet nuk janë të kapura nga Edi Rama.
    “Është një kryetar në burg, një bashki pa drejtim. Nuk drejtohet vendi me nënkryetarë. Qytetarët kanë mandatuar një kryetar. Në kohët kur bëhesh fajtor një person pa u gjykuar ishin të lashta. Jo përse ta japë dorëheqjen. Përse duhet të bëjë burg.
    Akuzat nuk do të thonë asgjë nëse nuk faktohen. Ai është i pafajshëm dhe nuk ka përse e jep dorëheqjen. Lajmi i mirë është që nuk jemi në regjim. Gjykata Kushtetuese vendosi e pavarur, ky është lajm i mirë. Duket se institucionet nuk i ka kapur qeveria”.