Tag: pafajësi

  • Dosja ‘Toyota Yaris’/ Ish-kryeprokurori Zarka kërkon pafajësi në Apel: Nuk kam përdorur SkyECC

    Dosja ‘Toyota Yaris’/ Ish-kryeprokurori Zarka kërkon pafajësi në Apel: Nuk kam përdorur SkyECC

    Ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka kërkoi pafajësi në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë në Apelin e Posaçëm. Mbrojtësi i tij ligjor Julian Mërtiri mbajti të njëjtin qëndrim duke thënë se klienti i tij nuk ka qenë përdorues i aplikacionit SkyECC dhe se Aurel Zarka punonte në Vlorë dhe nuk mund të ndikonte në një çështje që ishte në Tiranë.
    Përfshirja e tij në këtë çështje ishte artificiale, sipas Mërtirit, pasi të gjitha bisedat janë bërë nga të tjerët dhe nuk kishte përse ai të përfshihej në ketë marrëdhënie.
    Zarka ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion që e dënoi atë me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Yaris”, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Apeli i Posaçëm dëgjoi pretendimet e mbrojtësit të Zarkës dhe u tërhoq për të shpallur vendimin në datë 12 nëntor. Vendimi për dënim në shkallë të parë u dha nga treshja e gjyqtarëve Erjon Çela, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, teksa Zarka u hetua nga prokurori Klodian Braho.

  • Vettingu dështim, Malaj: Dhashë dorëheqjen sepse s’mund të më gjykonin ata që dje qanin para meje për pafajësi

    Vettingu dështim, Malaj: Dhashë dorëheqjen sepse s’mund të më gjykonin ata që dje qanin para meje për pafajësi

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj e ka cilësuar alarmante situatën në sistemin e drejtësisë pas ngjarjes së një dite më parë, ku pas një sulmi me armë u vra gjyqtari Astrit Kalaja.
    I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Malaj tha se ai dha dorëheqjen para se të hynte në vetting, pasi ata që do e gjykonin kishin qenë të pandehurit e tij dhe qanin për pafajësi.
    Pjesë nga biseda:

    Malaj: Përfaqësimi që i bëri përfaqësimin të shtetit anëtarët e KPK-së. Gjkysma e tyre kanë qenë të pandehurit e mi. I kam dhënë pafajësinë se më qanin para syve. Këta do më gjykonin mua, prandaj nuk e pranova. Ose ajo ish-kryeprokurorja e famshme që lutej për të filluar punë gjyqtare dhe i hoqi gjithë gjyqtarët dhe prokurorët nga puna. Në fund të fundit njerëzit që marrin detyra të larta duhet të ruajnë integritet moral. Do një integritet njeriu.
    Bozheku: Kjo pjesa e vettingut u nis mirë, dhe përfundoi beterr.
    Malaj: Para një muaji doli kryeministri sulm gjyqtarit të Gjykatës Adminstrative, pse kishte kthyer në punë një polic të AMP-së.  Sistemi i drejtësisë këtu është për të ulëritur.

  • Ish kryebashkiaku i Kukësit kërkoi pafajësi, Gjykatën e Lartë i rrëzon rekursin Safet Gjicit

    Ish kryebashkiaku i Kukësit kërkoi pafajësi, Gjykatën e Lartë i rrëzon rekursin Safet Gjicit

    Gjykata e Lartë  ka rrëzuar rekursin e ish kryebashkiakut të  Kukësit, Safet Gjici për pafajësi.

    Gjici kërkoi prishje të  vendimit të  Apelit të  Posaçëm, të  datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

    Gjici u dënua nga shkalla e dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së  Bashkisë  Kukës me Alma Kaçin. Për shkak të  gjykimit të  shkurtuar ai përfitoi ulje të  dënimi me 3 vite, ndërsa Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.

    Më  19 maj të  kë tij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të  problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 8 muajsh në  masë sigurie “arrest në shtëpi”.

  • “Nëse do të kishte pafajësi, do të kishte fituar opozita”/ Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

    “Nëse do të kishte pafajësi, do të kishte fituar opozita”/ Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

    Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u soll mirë.
    Në një intervistë televizive analisti Artur Nura foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Në fokus të bisedës ishte edhe lirimi me kusht i ish-deputetit të PD Ervin Salianji.
    “Kemi një lirim me kusht që të mos përsërisë fajin. Dhe këtu mbaron filmi dhe sigurisht nuk do të kishte ndonjë gjë të madhe, por nëse do të kishte pafajësi këtu do të kishte fituar opozita”, tha ai.
    Vendimi për Salianjin u dha këtë të martë në gjykatën e Fierit, ku trupa gjykuese vendosi në favor të lirimit me kusht të ish-deputetit të PD, pasi Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv ndërsa edhe prokuroria dha dakordësinë. I pranishëm në seancë ishte edhe vetë ish-deputeti.
    Prokurori Genci Mane ra dakord me kërkesën e bërë nga i dënuari dhe gjyqtari Noel Veizaj vendosi që Ervin Salianji të lirohet nga burgu me kushtin e paraqitjes pranë inspektorëve të Shërbimit të Provës deri në përfundimin e dënimit prej një viti burg.
    Lirimi me kusht parashikon gjithashtu që i dënuari të mos kryejë vepër tjetër penale të njëjtë me atë për të cilën është dënuar, në të kundërt burgoset menjëherë pa kaluar në procedurat standard të arrestimit.
    Vepra penale për të cilën u dënua Salianji ishte kallëzimi i rremë në atë që u quajt “Dosja Babale”. Ish deputeti nisi vuajtjen e dënimit në tetor të vitit të kaluar.

  • Kërkon pafajësi në Apel, shtyhet për të disatën herë seanca për Vangjush Dakon

    Kërkon pafajësi në Apel, shtyhet për të disatën herë seanca për Vangjush Dakon

    Seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, është shtyrë sërish. Dako nuk është paraqitur personalisht në gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati, Kameleon Salillari. Ndryshe nga herët e kaluara, ai ka dërguar për mbrojtje një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes së Petrit Ismailit, i cili ishte avokati i tij deri më sot. Ky ndryshim në mbrojtje u cilësua si një nga arsyet e shtyrjes së seancës, pasi mbrojtja kërkoi kohë për të njohur aktet e çështjes.
    Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, deklaroi se procesi është ngritur pas ankimit të të pandehurit dhe theksoi rëndësinë e respektimit të afateve ligjore për gjykimin në Apel. Ai shtoi gjithashtu se mungesa e avokatëve të tjerë në seancë u konsiderua e pajustifikuar. Trupa gjykuese caktoi datën e radhës për seancën e Apelit më 11 korrik në orën 13:00.
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka gjetur fajtor Vangjush Dakon për shpërdorim detyre në dy raste, duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata ka vendosur gjithashtu dënimin plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Tre të pandehurit e tjerë në këtë çështje, akuzuar për falsifikim dokumentesh, u dënuan me nga dy vite burgim, por masat ndëshkimore u pezulluan dhe ata u vendosën në shërbim prove.
    Dako, i cili prej shkurtit 2024 ndodhet në arrest shtëpie, ka ankimuar vendimin në Apel, duke kërkuar pafajësi. Hetimi i SPAK ndaj Dakos lidhet me dy çështje kryesore. E para ka të bëjë me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k.”, ku sipas prokurorisë, leja u përpilua dy vjet pas përfundimit të ndërtimit dhe pasi banorët tashmë banonin në objekt. Hetimi konkludon se bëhet fjalë për legalizimin e një objekti shumëkatësh, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me projektin e miratuar nga bashkia.
    Akuzat e dyta lidhen me një procedurë prokurimi për shërbim konsulence në projektin “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. SPAK ka konstatuar se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos ka bërë gabime në llogaritjen e fondit limit, duke e tejkaluar atë gati dhjetë herë në krahasim me vlerën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Megjithë evidentimin e dëmeve financiare nga dy institucione dhe njoftimin e Bashkisë së Durrësit, pagesat për projektin kanë vazhduar. Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua pas tetë muajsh nga qelia, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afateve të përcaktuara nga gjykata.

  • CEZ-DIA/ I dënuari i vetëm, Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi në Kushtetuese, Meta pritet të gjykohet nga SPAK

    CEZ-DIA/ I dënuari i vetëm, Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi në Kushtetuese, Meta pritet të gjykohet nga SPAK

    Kastriot Ismailaj, i dënuari i vetëm deri më tani në aferën e bujshme CEZ-DIA, vazhdon betejën me drejtësinë edhe pse ka përfunduar së vuajturi dënimin. Pasi Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e tij një vit më parë, ai tashmë ka depozituar një kërkesë për pafajësi në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit ka vendosur të shqyrtojë çështjen në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, më 19 qershor.
    Ismailaj u dënua me 11 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash, ndërsa iu konfiskuan afro 4.5 milionë euro në pesë llogari të ndryshme bankare. Ai u arrestua më 12 maj 2015, pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës që e akuzuan për përfitimin e 6.5 milionë dollarëve nga CEZ-DIA, për një shërbim që nuk e kishte ofruar.
    Ndërkohë që Ismailaj kërkon pafajësi, hetimet për këtë aferë kanë avancuar në një tjetër drejtim, duke përfshirë emra të mëdhenj të politikës shqiptare. Ish-presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur nga SPAK, i cili në dosjen hetimore e përshkruan Ismailajn si “njeriun e Metës” në këtë skemë të dyshuar korruptive.
    Sipas SPAK, historia nis me krijimin e kompanisë “Debt International Advisory” në ishujt “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndërsa dega shqiptare u regjistrua më 4 gusht po atë vit. Më pak se një muaj më pas, më 1 shtator, kompania nënshkroi marrëveshjen me CEZ, çka ka shtuar dyshimet për qëllim të paracaktuar të themelimit të saj.
    SPAK evidenton se gjatë kësaj periudhe, Meta dhe Ismailaj kanë komunikuar 115 herë në vetëm 5 muaj, përmes telefonatave apo mesazheve. Madje, Meta e përfshinte Ismailajn në mbledhjet e CEZ në Pragë dhe në forume si Këshilli Mbikëqyrës i CEZ-DIA dhe ai i OSHEE-së, edhe pse ky i fundit nuk kishte asnjë funksion zyrtar.
    Prokuroria e Posaçme thekson se Ilir Meta kishte si objektiv përfitimin e 10 milionë eurove nga marrëveshja CEZ-DIA, dhe për këtë shfrytëzoi pozitat politike dhe ndikimin institucional për të avancuar interesat e tij përmes Ismailajt.
    Tashmë, ndërsa Ismailaj pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pafajësi, SPAK pritet të çojë për gjykim çështjen kundër Ilir Metës, duke e thelluar më tej hetimin mbi një nga skandalet më të përfolura të tranzicionit energjetik në Shqipëri.