Rinumërimi i 338 kutive të votimit në qarkun e Tiranës ka zbuluar se dy partitë kryesore, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë përfituar padrejtësisht vota në zgjedhjet e 11 majit.
Pas dy ditësh numërimi të dytë, të kërkuar nga dy anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), është konstatuar se Partisë Demokratike i janë shtuar pa të drejtë 162 vota, ndërsa Partisë Socialiste 117 vota.
Në përmasa më të vogla, përfitime të padrejta janë konstatuar edhe për Lëvizjen Bashkë me 15 vota, koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 20 vota, PSD me 18 vota dhe Partinë Mundësia me 3 vota.
Nga ana tjetër, rinumërimi ka treguar se Partia e Lulzim Bashës ka humbur 16 vota dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit ka humbur 6 vota, duke rezultuar të penalizuara nga numërimi i parë.
Tag: padrejtësisht
-

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” 5 vota nga numëruesit
Rinumërimi i 269 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 141 vota, ndërsa PS-së 129 vota.
Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 5 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 12 vota, PSD 10 vota dhe Partia Mundësia 7 votë.
Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 5 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 3 vota, PAKSH 1 votë dhe Lëvizja Atdheu 2 vota.Top Channel
-

Rinumërohen 200 kuti në Tiranë/ Diferencat mes partive dhe kandidatëve mbeten të njëjta, ja shifrat përkatëse
200 kuti janë hapur dhe rinumëruar në qarkun e Tiranës nga 1282 që janë gjithsej. Bëher e ditur se nga rinumërimi i kutive kanë dalë disa parregullsi, ku rezulton se PS ka marrë padrejtësisht 96 vota. Ndërkohë Partisë Demokratike i janë hequr nga rinuëmrimi 66 vota që i ka marrë më shumë në numërimin e parë pas zgjedhjeve. Ndërsa “Lëvizja Bashkë” ka marrë 11 vota më shumë, koalicioni “Shqipëria Bëhet” 10 vota dhe PSD ka 4 vota më shumë nga sa i takojnë.
Po ashtu bëhet e ditur se “Koalicionit Euroatlantik” i janë hequr 8 vota dhe koalicionit “Djathtas për zhvillim” të Dash Shehit dhe Enkelejd Alibeajt me 3 vota. Sa i takon garës mes kandidatëve brenda partive Ilir Alimehmeti rezulton se i janë dhënë padrejtësisht 19 vota më shumë ndërsa Jorida Tabaku i janë dhënë 2 vota më tepër. Ndërsa nga PS Olta Xhaçka ka marrë 12 vota më shumë ndërsa Blerina Gjylametit i janë hequr padrejtësisht 4 vota. -

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” 6 vota nga numëruesit
Rinumërimi i 218 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët.Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 106 vota, ndërsa PS-së 108 vota. Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 9 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 11 vota, PSD 5 vota dhe Partia Mundësia 1 votë.
Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 6 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 3 vota, PAKSH 1 votë dhe Lëvizja Atdheu 1 votë.Top Channel
-

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës dhe Shehajt i janë “zhdukur” votat nga numëruesit
Rinumërimi i 85 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej ditës së djeshme, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët.
Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 19 vota, ndërsa PS-së 42 vota. Përfituese në një masë më të vogël kanë qenë edhe Lëvizja Bashkë, Aleanca Kombëtare, Aleanca Demokracia e Re dhe Partia Socialdemokrate.
Ndërkohë koalicionit Euroatlatik të Bashkës i janë hequr padrejtësisht 5 vota, Partisë Mundësia 3 dhe koalicionit Djathtas për Zhvillim 1.Top Channel
