Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka paralajmëruar protestën e ardhshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ai ka thënë e protesta e ardhshme, pas Prishtinës, Hagës, Tiranës e Strasburgut, do të mbahet në Shkup.
“Më 13 dhjetor, në orën 13:00, do të organizohet demonstratë në përkrahje të luftëtarëve të lirisë që padrejtësisht mbahen në burgjet e Hagës. Demonstrata do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Shkup”, ka thënë Ahmeti.
Ish-krerët e UÇK-së tash e pesë vjet po mbahen padrejtësisht në paraburgim.
Tag: padrejtësisht
-

Më 13 dhjetor në Shkup, mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së
-

Starmer: Shqipëria është fyer padrejtësisht – Britania kërkon bashkëpunim
Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 14:27
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor janë fyer padrejtësisht në diskursin publik, duke theksuar nevojën për të vlerësuar bashkëpunimin me to në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.
Deklarata e tij u publikua nga tabloidi britanik “The Sun”, në prag të konferencës së Procesit të Berlinit që po zhvillohet sot në Londër.Starmer paralajmëroi se trafikantët kanë ndërtuar një “perandori kriminale” që shtrihet në të gjithë Evropën, me një “autostradë kriminale” që kalon përmes Ballkanit Perëndimor dhe çon emigrantët e paligjshëm drejt Britanisë së Madhe.
“Detyra jonë është ta mbyllim dhe të shkatërrojmë bandat që e drejtojnë atë,” tha Starmer.
Ai njoftoi se Britania po vendos dronë në pikat e kontrollit në rajon për të ndaluar kontrabandistët të hyjnë në vend.
-

“Po dëbohen padrejtësisht nga pronat e tyre”/ Reagon banori i revoltuar: Mungesë transparence nga shteti
Isuf Idrizi, banor i zonës së Durrësit, i ftuar mëngjesin e sotëm në një emision televiziv, tha se banorët autoktonë dhe bizneset familjare po përballen me një situatë të paprecedentë për shkak të projekteve të mëdha ndërtimore që po zhvillohen në qytet.
Ai shpjegoi se pjesa e tij e pronës është ndërtuar në vitin 1997 me leje ndërtimi, ndërsa ngjitur ndodhet shtëpia e prindërve të tij, një ndërtesë historike mbi 200-vjeçare, e cila nuk ka dalë në listat e shpronësimeve dhe nuk do të prishet.
Isuf Idrizi theksoi se situata është selektive dhe padrejtësisht disa pronarë, si ai, po përfshihen në programin e shpronësimeve, ndërkohë që shtëpi të tjera që ndodhen në të njëjtën zonë, përfshirë banesa të njohura, nuk preken.
Ai shtoi se nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet dhe informacionin për shpronësimin e ka mësuar vetëm përmes rrjeteve sociale, duke theksuar mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë nga autoritetet lokale. -

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit
FOTO ILUSTRUESE
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parasheh shpalljen e shteteve që ndalojnë padrejtësisht shtetas amerikanë, si sponsore shtetërore të terrorizmit, përfshirë Iranin, Afganistanin, Rusinë dhe Kinën. Zyrtarë të lartë të administratës kanë thënë para gazetarëve më 5 shtator se Uashingtoni do t’i shënjestrojë shtetet që mbajnë padrejtësisht amerikanë, si dhe ata që përfshihen në “diplomaci pengjesh”.
“Sikurse me listën e sponsorëve shtetërorë të terrorizmit, asnjë shtet nuk do të ketë dëshirë të përfundojë në këtë listë”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio përmes një deklarate.
Urdhri parasheh masa të ashpra, përfshirë sanksionet, ndaj shteteve që Uashingtoni beson se po mbajnë gabimisht amerikanë.
Një zyrtar tjetër i lartë i administratës amerikane u ka thënë gazetarëve se masat ndëshkuese do të jenë të ngjashme me ato që vendosen ndaj organizatave që shpallen terroriste.
“Sot ndryshon gjithçka sa u përket regjimeve mashtruese dhe regjimeve që mendojnë se amerikanët mund të trajtohen si pengje”, ka thënë një zyrtar tjetër i administratës, në kushte anonimiteti.
Administrata amerikane ka thënë se ka siguruar lirimin e 72 shtetasve amerikanë, përfshirë prej vendeve sikurse Rusia dhe Afganistani.
“Kemi nxjerrë shumë njerëz dhe do të vazhdojmë”, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump më 5 shtator.
Sipas politikës së re, Uashingtoni do t’i paralajmërojë shtetet që mund të futen në listën e re dhe ato do të kenë një periudhë kohore që të veprojnë para se të vendosen sanksionet.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se besojnë që Rusia është duke mbajtur padrejtësisht nëntë amerikanë, ndërsa Irani tetë.
Rusia është nën sanksione tjera amerikane dhe evropiane lidhur me nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Irani është shpallur shtet sponsor i terrorizmit nga Shtetet e Bashkuara dhe është nën sanksione amerikane.
Organizatat që lobojnë për lirimin e shtetasve amerikanë, që mbahen si pengje apo burgosen nëpër botë, e kanë mirëpritur vendimin e administratës Trump./REL -

Ahmeti: Ish-krerët e luftës po mbahen padrejtësisht në Hagë!
Si një prej ish-themeluesve të UÇK-së, Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, për ish krerët e UÇK-së.
Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së, kreu i BDE-së, Ali Ahmeti tha se kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar, kur i është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti.
Sipas Ahmetit, UÇK-ja është e përmbajtur ndaj ligjeve të luftës, duke shtuar se qëllimi i saj ka qenë i karakterit çlirimtar.
“UÇK-ja është e përmbajtur në ligjet e luftës. Është e përkushtuar për mbrojtjen e komuniteteve nga gjenocidi, qëllimi i UÇK-së ka qenë çlirimtar,” tha ai.
“UÇK-ja asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit, asnjëherë nuk ka vrarë fëmijë e pleq. Lufta e saj ishte vetëm dhe vetëm për çlirim,” u shpreh ai para mijëra qytetarëve të mbledhur.
Duke nënvizuar mbështetjen masive të shqiptarëve nga të gjitha trojet, Ahmeti tha se “shqiptarët nga Struga, Gostivari, Shkupi e Kumanova vërshuan rrugët për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët”, duke shtuar se nderi dhe dinjiteti i tyre po rrezikohet padrejtësisht nga Gjykata Speciale.
Ai kujtoi se që nga viti 1994, UÇK-ja i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare dhe Konventës së Gjenevës, ndërsa lufta e saj kurrë nuk ka pasur karakter të ndonjë lufte kundër popujve të tjerë.
“Nuk është luftë tradhtare e as terroriste. UÇK-ja me udhëheqësit e saj solli ndryshime pozitive gjeostrategjike, duke sjellë Perëndimin, Amerikën dhe Evropën në Ballkan,” theksoi Ahmeti, duke kërkuar lirimin e çlirimtarëve që po përballen me akuza në Hagë.
Protesta u mbajt për të kundërshtuar padrejtësitë që, sipas OVL-UÇK-së dhe përkrahësve të saj, po u bëhen figurave kryesore të luftës për çlirim të Kosovës.
-

Vijon rinumërimi në Tiranë. PD ka fituar më shumë vota padrejtësisht, Bashës e Dash Shehit u janë “zhdukur” votat
Vijon rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit në Tiranë. Deri më tani janë rinumëruar 464, dhe ky proces ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por ky proces po tregon atë që nuk e prisnin aspak demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 241 vota, ndërsa PS-së 194 vota.
Në vend të tretë për numrin e votave të padrejta renditet koalicioni Shqipëria Bëhet që ka 28 vota, të cilat do t’i hiqen pas rinumërimit, ndërsa PSD-ja ka 22 vota.
Dy subjektet e vetme që pritet t’u shtohen votat pas rinumërimit, janë koalicioni i Bashës që i mungojnë 10 vota dhe koalicioni i Dashamir Shehit 7 vota. -

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti,Bashës i janë “zhdukur” 15 vota nga numëruesit
Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj. Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 177 vota, ndërsa PS-së 170 vota. Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 15 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 20 vota, PSD 18 vota dhe Partia Mundësia 3 votë. Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 15 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 6 vota.g -

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” 15 vota nga numëruesit
Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 177 vota, ndërsa PS-së 170 vota.
Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 15 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 20 vota, PSD 18 vota dhe Partia Mundësia 3 votë.
Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 15 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 6 vota.Top Channel
-

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 162 vota, ndërsa PS-së 117 vota.
Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 15 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 20 vota, PSD 18 vota dhe Partia Mundësia 3 votë.
Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 16 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 6 vota. -

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” 16 vota nga numëruesit
Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 162 vota, ndërsa PS-së 117 vota.
Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 15 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 20 vota, PSD 18 vota dhe Partia Mundësia 3 votë.
Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 16 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 6 vota.Top Channel