Tag: padovës

  • Historiani Drançolli kujton diskutimin për kontributin e arbërve në Universitetin e Padovës

    Historiani Drançolli kujton diskutimin për kontributin e arbërve në Universitetin e Padovës

    Nga: M.L.

    Më 6 dhjetor 2022, në kuadër të festimeve për 800-vjetorin e Universitetit të Padovës, në ambientet historike të Palazzo del Bo në Padova të Italisë, u trajtua edhe kontributi i arbërve në këtë universitet të lashtë. Historiani Jahja Drançolli rikujtoi ngjarjen, duke falënderuar Dr. Valdete Llumnica-Muçollin dhe Dr. Gëzim Muçollin për dhurimin e librit të tyre të dedikuar këtij jubileu.

    Pjesë e aktivitetit ishte edhe promovimi i veprës “Stranieri: Itinerare të jetës studentore midis shekujve 13 dhe 18” (Donzelli – Padova, 2022), botim i serisë “Patavina libertas”, e cila ndriçon historinë europiane të Universitetit të Padovës. Kjo seri përfshin studime të thelluara të bazuara në kërkim të gjerë arkivor, duke rivlerësuar jetën akademike paduane dhe rolin e saj në zhvillimin humanist e shkencor të kontinentit.

    Qendër e veçantë e eventit ishte “Sala dei Quaranta” (“Salla e të Dyzetëve”), e njohur për dyzet portretet e realizuara nga artisti Gian Giacomo dal Forno, që përfaqësojnë profesorë dhe studiues të shquar të huaj nga shekujt XIII–XVIII. Kjo sallë dëshmon traditën e Universitetit të Padovës si hapësirë e lirisë, shkëmbimit kulturor dhe avancimit të dijes.

    Portretet paraqesin figura nga vende të ndryshme, mes tyre Anglia, Arbëria, Armenia, Belgjika, Bohemia, Bosnja, Danimarka, Hungaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Hollanda, Irlanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Skocia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

    Në këtë kontekst, historiani Drançolli kujtoi edhe hulumtimet e tij të viteve 1986/87 në Arkivat e Antikiteteve të Universitetit të Padovës, ku evidentoi se numri i studentëve dhe studiuesve arbër ndër shekuj ishte i konsiderueshëm. Ndër figurat e paraqitura në “Sallën e të Dyzetëve” janë edhe dy personalitete të shquara arbërore: Marin Becichemi (Shkodër, 1468 – Padovë, 1526) dhe Nikollë Leonik Tomeu (Venedik, 1456 – Padovë, 1531), të cilët lanë gjurmë të rëndësishme në botën akademike europiane.

    Postimi i plotë:

    Ashtu si sot, më 6 dhjetor 2022, tre vjet më parë, në Arkivat e Lashta të Palazzo del Bo, Padova (Itali), si pjesë e festimit të 800-vjetorit të Universitetit të Padovës (1222-2022), u diskutua edhe kontributi i arbërve në Universitetin e Padovës. Falenderime veprimtareve tanë në Padova, Dr. Valdete Llumnica-Muçolli dhe Dr. Gëzim Muçolli për librin e dhuruar kushtuar 800-vjetorit të themelimit të Universitetit të Padoves!
    Eventi u shoqërua me promovimin e veprës “Stranieri: Itinerare të jetës studentore midis shekujve 13 dhe 18” (Donzelli – Padova, 2022), vepër që është pjesë e serisë “Patavina libertas. Historia europiane e Universitetit të Padovës”. Seria përfshin vëllime shumë të suksesshme, fryt i një kërkimi të gjerë arkivor të kryer nga historianë të Universitetit të Padovës, të cilët kanë riinterpretuar mënyrën e jetesës paduane nga një perspektivë europiane, duke eksploruar hapësirën dhe formën e lirive dhe rolin e saj në zhvillimin e njohurive humaniste dhe shkencore. Një vend qendror për këtë promovim jubilar ishte edhe “Sala dei Quaranta” (“Salla e të Dyzetëve”), e cila strehon dyzet portrete nga artisti Gian Giacomo dal Forno, ku paraqiten profesorë të shquar të huaj të Universitetit të Padovës gjatë shekujve. Kjo dhomë dokumenton rolin e Universitetit si një forcë kryesore lëvizëse për takimin, lirinë, shkëmbimin dhe përhapjen e kulturës.

    Vendet e origjinës së studiuesve të përfaqësuar në dyzet kanavacë janë: Anglia, Arbëria, Armenia, Belgjika, Bohemia, Bosnja, Danimarka, Hungaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Hollanda, Irlanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Skocia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

    Nga kërkimi im në Arkivat e Antikiteteve të Universitetit të Padovës me rastin e studimeve pasdoktorale përgjatë vitit akademik 1986/87, mësova se radhët e studentëve dhe studiuesve arbër që studiuan dhe punuan këtu janë mjaft të gjata. Megjithatë, në “Sallën e të Dyzetëve”, përkrah profesorëve dhe studiuesve të shquar europianë, u shfaqën dy profesorë dhe studiues të njohur arbër: Marin Becichemi (Marino Becichemo, Shkodër 1468–Padova 1526) dhe Nikollë Leonik Tomeu (Nicolò Tomeo Leonico, Venedik 1456–Padova 1531).

  • Gjergj Spani (mjek i Skënderbeut), pjesëtar i familjes së njohur bujare dhe princërore të Arbërisë

    Gjergj Spani (mjek i Skënderbeut), pjesëtar i familjes së njohur bujare dhe princërore të Arbërisë

    Jahja Drancolli

    Gjergj Spani (mjek i Skënderbeut), pjesëtar i familjes së njohur bujare dhe princërore të Arbërisë, pasi mori doktoraturën në shkencat mjekësore në Universitetin e Padovës, u bë i njohur si mjek dhe bibliofil mjekësor jo vetëm në Padova. Dokumentet zyrtare të ruajtura në Arkivin Shtetëror të Padovës hedhin dritë mbi kontributin e tij, përveç në Padova dhe në qendra të tjera, edhe në Piove di Sacco Torren Sancti Martini, pranë Padovës, një qendër e njohur edhe sot për mjekësinë moderne!

  • Kush ishte Elena Peshkopia,shqiptarja e parë me doktoraturë në Filozofi

    Kush ishte Elena Peshkopia,shqiptarja e parë me doktoraturë në Filozofi

    Elena Lucrezia Peshkopia është e para grua shqiptare në botë që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në filozofi. Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Europë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një prej universiteteve më të vjetër dhe ndër më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e arritjeve të jetës së saj. Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson” në kolegjin Vassar të Nju Jorkut në SHBA ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.

    Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646, ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia (Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi), shkruan “ATA”.

    Shkolla ku Elena mësoi është themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë në 22 tetor 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve deri në fund të shekullit të 18-të. Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku, institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët. Në detyrimet përfshiheshin edhe gratë por ato edhe do të mund të përfitonin. Godina e shkollës ishte dizenjuar nga shqiptari Viktor Karpaçi, artist i njohur gjatë periudhës së Rilindjes Europiane, ai mbikëqyri ndërtimin e ndërtesës dhe dekorin e fasadave të shkollës, pikturat e tij janë gjetur në galeritë e Venedikut, Milanos, Parisit (Luvër), Vjenë, Londër.

    Prezenca e madhe e shqiptarëve në Republikën e Venecias është lidhur me zhvendosjet e tyre sa më shumë drejt perëndimit si pasojë e pushtimit osman.

    Elena, e talentuar edhe në muzikë vazhdoi studimet në filozofi dhe astronomi duke ndjekur edhe programin e doktoraturës në Universitetin e Padovës. Ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës në 25 qershor 1678 para profesorëve të filozofisë dhe logjikës, mjekësisë dhe teologjisë. Ajo u bë një lektore në matematikë në Universitetin e Padovës ku qëndroi deri në fund të jetës së saj së shkurtër.

    Elena Peshkopia ndërroi jetë nga tuberkulozi në 26 korrik të vitit 1684 në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeç. Ajo prehet në kishën e Shën Lukës në Padova të Italisë./KultPlus.com

  • Rihapet pas 17 vitesh çështja mbi vrasjen e një mësuese në Itali, dyshohet se e kreu një 47-vjeçare shqiptare

    Rihapet pas 17 vitesh çështja mbi vrasjen e një mësuese në Itali, dyshohet se e kreu një 47-vjeçare shqiptare

    Përparimi i teknologjisë mjeko-ligjore po rihap çështjen e një krimi të pazgjidhur që ndodhi në Padova 17 vjet më parë, por që ishte mbyllur pa gjetur një fajtor të supozuar.
    Historia është ajo e vrasjes së Maria Pellegrinit, një mësuese e moshuar në pension, e cila u gjet e mbytur me një qese celofani të mbështjellë rreth fytyrës në shtrat në shtëpinë e saj në Casalserugo, në provincën e Padovës, në dhjetor 2008.
    Prokuroria Publike e Padovës ka futur në rreth një shtetase 47-vjeçare shqiptare në regjistrin e të dyshuarve për krimin e vrasjes, e cila aktualisht është në burg për vjedhje.
    Hetimet u rihapën
    Hetimet për “rastin e ftohtë” u rihapën me anë të teknikave më të përparuara të analizës së ADN-së të mbledhura në atë kohë nga një shirit ngjitës i përdorur nga vrasësi i dyshuar për të siguruar qesen e celofanit te gruaja, e cila mund të korrespondonte me atë të të dyshuarës.
    Gjykata e Padovës ka kërkuar që të kryhet një raport ekspertize për të kryer hetime të mëtejshme. Hetimet do të kryhen në prani të këshilltarëve të palëve: të afërmve të viktimës dhe të dyshuarës.
    Mësuesja vritet në shtëpi, testi i ADN-së për 50 të dyshuar për krimin
    Maria Pellegrini, 78 vjeç, kishte një pasuri personale prej disa milionë eurosh në pasuri të paluajtshme që i menaxhonte personalisht. Në atë kohë, hetimet u përqendruan në armiqësitë e dyshuara në botën e biznesit. Ndër pistat hetimore, megjithatë, ajo e një grabitjeje që shkoi keq mbeti në plan të parë.
    Megjithatë, gruaja nuk e kishte shfaqur pasurinë e saj, nuk mbajti bizhuteri apo shuma të mëdha parash në shtëpi. Me kalimin e viteve, të afërmit kanë nisur shumë thirrje për këdo që kishte prova ose elementë, i fundit në vitin 2021 në programin “Chi l’ha visto”. Tani një përgjigje mund të vijë nga përparimi i teknologjisë.

  • Itali/ ‘Kimisti’ shqiptar kapet me laborator modern heroine në banesë

    Itali/ ‘Kimisti’ shqiptar kapet me laborator modern heroine në banesë

    Policia italiane ka goditur një bazë të përgatitjes, prodhimit dhe trafikimit të drogës.
    Një shqiptar i dyshuar si kimist i organizatës është arrestuar. Operacioni është finalizuar nga Guardia di Financa së Padovës.
    Të paktën 60 kilogramë heroinë u sekuestruan, pajisje bashkëkohore prodhimi në laboratorin e heroinës, ndërsa i arrestuari është një 44-vjeçar shqiptar.
    Gjatë një shërbimi patrullimi në zonën e Guizzës, oficerët kontrolluan të dyshuarin që po lëvizte në një mënyrë të dyshimtë. Dokumentet që ai u dha agjentëve ishin të dyshuara. Ishte një dokument i Republikës Çeke, qartësisht i falsifikuar. Nervozizmi i shqiptarit dhe përgjigjet e paqarta shtynë oficerët për kontroll fizik të thelluar, deri edhe në shtëpinë e tij, pranë pikës së kontrollit.
    Dhe surpriza erdhi nga brenda ambienteve, ku GdF u përball me një rafineri të vërtetë droge, duke gjetur në dy çanta gjithsej 60 kilogramë heroinë, mjete dhe produkte të destinuara për përgatitjen dhe paketimin e drogës dhe 25 mijë euro në para të gatshme.
    Në përfundim të procedurave formale, shqiptari u shoqërua në burgun e Padovës dhe u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se për kë ishte destinuar heroina dhe mbi të gjitha për të rindërtuar zinxhirin e trafikut të drogës, informon media italiane.
    Nëse malli do të pritej një me tre, sipas hetuesve do siguronte rreth 200 kg drogë të ndarë në doza, me vlerë mbi 1 milion euro.