Tag: padova

  • Historiani Drançolli kujton diskutimin për kontributin e arbërve në Universitetin e Padovës

    Historiani Drançolli kujton diskutimin për kontributin e arbërve në Universitetin e Padovës

    Nga: M.L.

    Më 6 dhjetor 2022, në kuadër të festimeve për 800-vjetorin e Universitetit të Padovës, në ambientet historike të Palazzo del Bo në Padova të Italisë, u trajtua edhe kontributi i arbërve në këtë universitet të lashtë. Historiani Jahja Drançolli rikujtoi ngjarjen, duke falënderuar Dr. Valdete Llumnica-Muçollin dhe Dr. Gëzim Muçollin për dhurimin e librit të tyre të dedikuar këtij jubileu.

    Pjesë e aktivitetit ishte edhe promovimi i veprës “Stranieri: Itinerare të jetës studentore midis shekujve 13 dhe 18” (Donzelli – Padova, 2022), botim i serisë “Patavina libertas”, e cila ndriçon historinë europiane të Universitetit të Padovës. Kjo seri përfshin studime të thelluara të bazuara në kërkim të gjerë arkivor, duke rivlerësuar jetën akademike paduane dhe rolin e saj në zhvillimin humanist e shkencor të kontinentit.

    Qendër e veçantë e eventit ishte “Sala dei Quaranta” (“Salla e të Dyzetëve”), e njohur për dyzet portretet e realizuara nga artisti Gian Giacomo dal Forno, që përfaqësojnë profesorë dhe studiues të shquar të huaj nga shekujt XIII–XVIII. Kjo sallë dëshmon traditën e Universitetit të Padovës si hapësirë e lirisë, shkëmbimit kulturor dhe avancimit të dijes.

    Portretet paraqesin figura nga vende të ndryshme, mes tyre Anglia, Arbëria, Armenia, Belgjika, Bohemia, Bosnja, Danimarka, Hungaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Hollanda, Irlanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Skocia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

    Në këtë kontekst, historiani Drançolli kujtoi edhe hulumtimet e tij të viteve 1986/87 në Arkivat e Antikiteteve të Universitetit të Padovës, ku evidentoi se numri i studentëve dhe studiuesve arbër ndër shekuj ishte i konsiderueshëm. Ndër figurat e paraqitura në “Sallën e të Dyzetëve” janë edhe dy personalitete të shquara arbërore: Marin Becichemi (Shkodër, 1468 – Padovë, 1526) dhe Nikollë Leonik Tomeu (Venedik, 1456 – Padovë, 1531), të cilët lanë gjurmë të rëndësishme në botën akademike europiane.

    Postimi i plotë:

    Ashtu si sot, më 6 dhjetor 2022, tre vjet më parë, në Arkivat e Lashta të Palazzo del Bo, Padova (Itali), si pjesë e festimit të 800-vjetorit të Universitetit të Padovës (1222-2022), u diskutua edhe kontributi i arbërve në Universitetin e Padovës. Falenderime veprimtareve tanë në Padova, Dr. Valdete Llumnica-Muçolli dhe Dr. Gëzim Muçolli për librin e dhuruar kushtuar 800-vjetorit të themelimit të Universitetit të Padoves!
    Eventi u shoqërua me promovimin e veprës “Stranieri: Itinerare të jetës studentore midis shekujve 13 dhe 18” (Donzelli – Padova, 2022), vepër që është pjesë e serisë “Patavina libertas. Historia europiane e Universitetit të Padovës”. Seria përfshin vëllime shumë të suksesshme, fryt i një kërkimi të gjerë arkivor të kryer nga historianë të Universitetit të Padovës, të cilët kanë riinterpretuar mënyrën e jetesës paduane nga një perspektivë europiane, duke eksploruar hapësirën dhe formën e lirive dhe rolin e saj në zhvillimin e njohurive humaniste dhe shkencore. Një vend qendror për këtë promovim jubilar ishte edhe “Sala dei Quaranta” (“Salla e të Dyzetëve”), e cila strehon dyzet portrete nga artisti Gian Giacomo dal Forno, ku paraqiten profesorë të shquar të huaj të Universitetit të Padovës gjatë shekujve. Kjo dhomë dokumenton rolin e Universitetit si një forcë kryesore lëvizëse për takimin, lirinë, shkëmbimin dhe përhapjen e kulturës.

    Vendet e origjinës së studiuesve të përfaqësuar në dyzet kanavacë janë: Anglia, Arbëria, Armenia, Belgjika, Bohemia, Bosnja, Danimarka, Hungaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Hollanda, Irlanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Skocia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

    Nga kërkimi im në Arkivat e Antikiteteve të Universitetit të Padovës me rastin e studimeve pasdoktorale përgjatë vitit akademik 1986/87, mësova se radhët e studentëve dhe studiuesve arbër që studiuan dhe punuan këtu janë mjaft të gjata. Megjithatë, në “Sallën e të Dyzetëve”, përkrah profesorëve dhe studiuesve të shquar europianë, u shfaqën dy profesorë dhe studiues të njohur arbër: Marin Becichemi (Marino Becichemo, Shkodër 1468–Padova 1526) dhe Nikollë Leonik Tomeu (Nicolò Tomeo Leonico, Venedik 1456–Padova 1531).

  • VIDEO-Shpëtoi punëdhënësin nga mbytja/Shqiptari “hero” rrëfen përpjekjet dhe minutat e tmerrit të ngjarjes në Padova

    VIDEO-Shpëtoi punëdhënësin nga mbytja/Shqiptari “hero” rrëfen përpjekjet dhe minutat e tmerrit të ngjarjes në Padova

    Një ngjarje dramatike është shënuar në Padova, ku një i ri shqiptar, Elton Zefi, u bë hero pasi shpëtoi nga mbytja një të moshuar, që më pas rezultoi të ishte ish-punëdhënësi i tij. 

    Sipas rrëfimit të Zefit në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, gjithçka ndodhi brenda pak minutash të mbushura me panik dhe vendosmëri, kur ai pa një makinë të fundosur në ujë dhe vendosi të ndërhynte pa hezitim. Ai tregoi se si u fut në automjetin që po zhytej, luftoi me vështirësitë dhe arriti të tërhiqte të moshuarin drejt shpëtimit, duke i shpëtuar jetën në momentet e fundit. 

    “Ngjarja ndodhi dje. Po kthehesha nga puna, pashë një makinë që ishte sipër ujit. Brenda ishte një person i madh në moshë, unë mendova të hyja direkt. U futëm brenda dhe tentuam ta shpëtonim, pamë që makina u zhyt poshtë krejtësisht. Isha poshtë pashë dorën e atij që pashë dorën e atij që po mbytej, e tërhoqa por ishte e vështirë. 

    Pastaj e kapa nga krahu e tërhoqa dhe arrita që ta nxjerr. E nxorëm jashtë. E pashë në spital dhe atëherë ia njoha nga fytyra. Kisha punuar një muaj më parë për pastrim tek vila e tij. Nuk ishte moti i keq. Në atë moment që po kalonte po shikonte vilën e tij dhe më pas i ka shkuar makina drejt, ishte një gabim që e çoi në atë situatë”, tregoi ai. 

     

     

     

     

     

     

     

  • Një pllakë varri i vitit 1531 për Leonik Nikollë Tomeun në Padova kushtim nga Pietro Bembo, poeti i madh venedikas i Rilindjes Europiane

    Një pllakë varri i vitit 1531 për Leonik Nikollë Tomeun në Padova kushtim nga Pietro Bembo, poeti i madh venedikas i Rilindjes Europiane

    Jahja Drancolli

    Nga vargu shumë i gjatë i gjurmëve të pashlyeshme të arbërve brenda dhe jashtë vendit, që mbajnë vulën e epokës së Skënderbeut, në këtë rast do të veçoja pllakën e varrit nga mermeri që ruan datën e vitit 1531 (datë e vdekjes së burrit dituror), kushtim ky i Pietro Bembos, Leonik Nikollë Tomeut, i cili edhe sot e gjithë ditën ruhet në kishën e Shën Françeskut në Padova, pothuajse ngjitur me pallatin Bo të Universitetit të Padovës. Përballë kishës së përmendur ndodhet edhe shtëpia e Leonik Nikollë Tomeut (In la contrada de S. Francesco in casa de M. Leonico Tomeo).Përmbajtja e gurit të varrit ruan disa rreshta në një gjuhë elegante latine që vetëm Pitro Bembo ka mundur të përmbledhë mrekullisht gjithë veprimtarinë, ndershmërinë dhe thjeshtësinë e jetës së mendimtarit dhe profesorit Leonik Tomeo. Dhe si përfundim i një përshkrimi të tillë mbi gurin e varrit, Bemboja dëshiron veçanërisht të shënojë vargje në gjuhën greke, të shkruara sa ishte gjallë vetë Nikollë LeonikTomeu.Kush ishte Nikollë Leonik Tomeo(1456 -1531)?! Dihet se babai i tij ka lindur në Arbëri (“Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii, quamobrem, prout occasio tulit, Epirotam se, Venetum, Patavnium, ex gente, ex natali solo, ex domicilio jactat.”). Ka migruar nga Atdheu në kohën e sulmeve osmane dhe u vendos në Venedik (shek. XV). Vitet e fëmijërisë së bashku me vëllezërit i kaloi në lagunat venedikase dhe në Padova. Fillimisht studioi greqisht në Padova, më pas në Firence dhe Milano. Dy letra të shkruara në greqisht vërtetojnë se Tomeu dhe vëllai i tij Bartolomeu (“orator e poeta”) kanë punuar në Roma dhe Firence gjatë viteve 1485-1488. Tomeu, kishte mbaruar studimet në Universitetin e Padovës (1485), ku u diplomua edhe për “in artibus” (“filozofi dhe mjekësi”). Shumë studiues mendojnë me të drejtë se origjina e familjes së Tomeu është nga zona bregdetare e Arbërisë, përkatësisht nga Durrësi. Studiuesi i madh M. E. Cosenza e shpjegon mbiemrin e Tomeu sipas malit të njohur Tomor (Tomarus), që përmendet në Epir (Arbrëri). Leonik, ndërkaq është një anagram jo i plotë i emrit Nicolò-Nikollë. Në Venecia, me sa duket, Tomeu ka kaluar edhe familjen e tij.Burimi: Rrasë varri (1531) kushtuar Nikollë Leonik Toemut në Chiesa di San Francesco Grande di Padova. Foto e realizuar nga unë në vitin 1987.

  • Mërgimtarët arbër të epokës së Skënderbeut në vendet e huaja lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtim të atdheut të pushtuar!

    Mërgimtarët arbër të epokës së Skënderbeut në vendet e huaja lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtim të atdheut të pushtuar!

    Jahja Drancolli

    Nga një seri shumë e gjatë gjurmësh të pashlyeshme arbërore brenda dhe jashtë vendit, që mbajnë vulën e epokës së Skënderbeut, në postimin e radhës do të veçoja një pllakë varri (pllakë mermeri) e vitit 1531, kushtim ky i Pietro Bembo-s (poet i madh venedikas i Rilindjes Europiane) kushtuar Leonik Nikollë Tomeut, e cila sot e gjithë ditën ruhet në Kishën e Shën Françeskut në Padova, në qendër të qytetit. Përballë kishës në fjalë ndodhet shtëpia e arbërit të ditur (In la contrada de S. Francesco in casa de M. Leonico Tomeo).

    Përmbajtja e lapidarit ruan disa rreshta në latinishtën elegante, të cilat vetëm Pietro Bembo arriti të përmbledhë në mënyrë të mrekullueshme të gjithë veprimtarinë, sinqeritetin dhe thjeshtësinë e jetës së mendimtarit Leonik Tomeut. Dhe si përfundim i një përshkrimi të tillë mbi gurin e varrit, Bemboja dëshiron veçanërisht të nxjerrë në pah vargjet në greqisht, të shkruara sa ishte gjallë vetë Leonik Tomeu.

    Kush ishte Leonik Nikollë Tomeu (1456 -1531)?! Dihet se babai i tij ka lindur në Arbëri (““Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii, quamobrem, prout occasio tulit, Epirotam se, Venetum, Patavnium, ex gente, ex natali solo, ex domicilio jactat”). Ai u shpërngul nga atdheu i tij në kohën e sulmeve osmane dhe u vendos në Venedik (shek. XV), Vitet e fëmijërisë së bashku më vëllezërit e tij i kaloi në lagunat venedikase dhe në Padova. Së pari kishte studjuar greqishtën në Padova, pastaj në Firence e Milano. Dy letra të shkruara me gjuhë greke dëshmojnë se Tomeu bashkë më vëllaun Bartolomeun (“orator e poeta”), vepruan në Roma e Firence gjatë viteve 1485-1488. Tomeu, i kishte mbaruar studimet në Universitetin e Padovës (1485), ku edhe u laurua për “in artibus” (“filozofi e mjekësi”). Shumë studiues mendojnë me të drejtë se origjina e familjës së Tomeut është nga zona bregdetare e Arbërisë, respektivisht nga Durrësi ose Shkodra. Studiuesi M. E. Cosenza, mbiemrin e Tomeut e shpjegon sipas malit të njohur Tomor (Tomarus), që është përmendur në Epir (Epirus). Leonik, ndërkaq është anagram jo e plotë i emrit Nicolò-Nikollë. Në Venedik, siç duket Tomeu kishte edhe familjën e tij!

    Burimi: Rrasë varri (1531) kushtuar Nikollë Leonik Toemut në Chiesa di San Francesco Grande di Padova. Foton e bëra në vitin 1987. /Trungu & InforCulture.info

  • Një pllakë varri i vitit 1531 për Leonik Nikollë Tomeun në Padova kushtim nga Pietro Bembo, poeti i madh venedikas i Rilindjes Europiane!

    Një pllakë varri i vitit 1531 për Leonik Nikollë Tomeun në Padova kushtim nga Pietro Bembo, poeti i madh venedikas i Rilindjes Europiane!

    Jahja Drancolli

    Nga vargu shumë i gjatë i gjurmëve të pashlyeshme të arbërve brenda dhe jashtë vendit, që mbajnë vulën e epokës së Skënderbeut, në këtë rast do të veçoja pllakën e varrit nga mermeri që ruan datën e vitit 1531 (datë e vdekjes), kushtim ky i Pietro Bembos, Leonik Nikollë Tomeut, i cili edhe sot e gjithë ditën ruhet në kishën e Shën Françeskut në Padova, pothuajse ngjitur me pallatin Bo të Universitetit të Padovës. Përballë kishës së përmendur ndodhet edhe shtëpia e Leonik Nikollë Tomeut (In la contrada de S. Francesco in casa de M. Leonico Tomeo).

    Përmbajtja e gurit të varrit ruan disa rreshta në një gjuhë elegante latine që vetëm Pitro Bembo ka mundur të përmbledhë mrekullisht gjithë veprimtarinë, ndershmërinë dhe thjeshtësinë e jetës së mendimtarit dhe profesorit Leonik Tomeo. Dhe si përfundim i një përshkrimi të tillë mbi gurin e varrit, Bemboja dëshiron veçanërisht të shënojë vargje në gjuhën greke, të shkruara sa ishte gjallë vetë Nikollë LeonikTomeu.

    Kush ishte Nikollë Leonik Tomeo(1456 -1531)?! Dihet se babai i tij ka lindur në Arbëri (“Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii, quamobrem, prout occasio tulit, Epirotam se, Venetum, Patavnium, ex gente, ex natali solo, ex domicilio jactat.”). Ka migruar nga Atdheu në kohën e sulmeve osmane dhe u vendos në Venedik (shek. XV). Vitet e fëmijërisë së bashku me vëllezërit i kaloi në lagunat venedikase dhe në Padova. Fillimisht studioi greqisht në Padova, më pas në Firence dhe Milano. Dy letra të shkruara në greqisht vërtetojnë se Tomeu dhe vëllai i tij Bartolomeu (“orator e poeta”) kanë punuar në Roma dhe Firence gjatë viteve 1485-1488. Tomeu, kishte mbaruar studimet në Universitetin e Padovës (1485), ku u diplomua edhe për “in artibus” (“filozofi dhe mjekësi”). Shumë studiues mendojnë me të drejtë se origjina e familjes së Tomeu është nga zona bregdetare e Arbërisë, përkatësisht nga Durrësi. Studiuesi i madh M. E. Cosenza e shpjegon mbiemrin e Tomeu sipas malit të njohur Tomor (Tomarus), që përmendet në Epir (Arbrëri). Leonik, ndërkaq është një anagram jo i plotë i emrit Nicolò-Nikollë. Në Venecia, me sa duket, Tomeu ka kaluar edhe familjen e tij.

    Foto e realizuar në vitin 1987!

  • Sekuestrohet drogë me vlerë 7 milionë euro, “kokat” e bandës një shqiptar dhe një italian

    Sekuestrohet drogë me vlerë 7 milionë euro, “kokat” e bandës një shqiptar dhe një italian

    Një operacioni antidrogë është zhvilluar në Padova. Policia ka sekuestruar mbi 100 kg lëndë narkotike kokainë, hashash dhe marihuanë, që nëse dilnin në treg sillnin të paktën 7 milionë euro në xhepat e trafikantëve.
    Dy persona të arrestuar, një shqiptar dhe një italian. Pakot ishin të shënjuara me numra dhe emra qytetesh apo zonash të koduara, dhe që simbolizonin porositësit e mallit apo blerësit. Shqiptari i arrestuar është një 36-vjeçar që jetonte në Padova.
    Hetimet kishin nisur që nga viti 2023, por vetëm së fundmi çoi në sekuestrimin masiv të kokainës, hashashit dhe marihuanës dhe arrestimin e një italiani.

    Bastisja u bë në banesën e të dyshuarve, në Legnaro. Oficerët e policisë të drejtuar nga zv/komisarja e policisë Immacolata Benvenuto kanë pritur që shqiptari të dalë nga shtëpia dhe e kanë ndaluar dhe më pas kanë hyrë brenda. I dyshuari u përpoq të kundërshtonte, por pa sukses.
    Fillimisht u gjetën 35 blloqe kokainë për një total prej 38 kilogramësh. Në këtë moment policia u zhvendos në lagjen Guizza në Padova, në shtëpinë e një italiani të lindur në Shqipëri.
    Në banesë nuk kishte drogë, por çelësat e një makine me qira, ku u gjetën edhe 2 kilogramë kokainë, 65 kilogramë hashash dhe një kilogram marijuanë, të fshehura në disa thasë, gjithashtu gati për dorëzim, informon ANSA. Në total janë 105 kg drogë.
    Në dorezën e makinës ata zbuluan edhe një armë bosh me disa fishekë. Të dy u arrestuan menjëherë, teksa besohet se janë pjesë drejtuese e organizatës së narkotrafikut.
    Gjithashtu janë kontrolluar edhe tre persona të tjerë shqiptarë, ndërsa janë në kërkim edhe tre tunizianë të pastrehë, të përfshirë në trafikun e drogës.

  • E rëndë në Itali! 36-vjeçari përdhunon me orë të tëra shqiptaren në Padova, si e zuri në pritë

    E rëndë në Itali! 36-vjeçari përdhunon me orë të tëra shqiptaren në Padova, si e zuri në pritë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Padova të Italisë, ku një shqiptar i Kosovës përdhunoi me orë të tëra një 37-vjeçare shqiptare.

    Siç bëjnë me dije mediat italiane, 36-vjeçari nga Kosova e zuri pritë duke e marrë në telefon shqiptaren dhe duke i thënë se djali i saj 18-vjeçar ishte në rrezik. Kur e takoi në rrugë, autori i tregoi armën dhe e rrëmbeu në shtëpinë e tij, ku e përdhunoi për dy orë radhazi, duke e kërcënuar se do e vriste.
    Gruaja arriti të shpëtonte nga banesa e 36-vjeçarit dhe menjëherë njoftoi policinë, e cila bëri të mundur arrestimin e tij.
    Kosovari, i cili qëndronte në mënyrë të parregullt në Itali, është kontrolluar disa herë që nga viti 2012, me precedentë të shumtë penal për vjedhje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe krime që lidhen me emigracionin e paligjshëm.
    Ai përfundoi në burg në Padova në vitin 2024 dhe pasi kreu një dënim 10-mujor dhe një ditë pasi u lirua, rrëmbeu 37-vjeçaren.

    Top Channel

  • E rëndë në Itali/ 36-vjeçari kosovar rrëmben shqiptaren dhe e p*rdhunon për orë të tëra, ja si e nxori në pritë

    E rëndë në Itali/ 36-vjeçari kosovar rrëmben shqiptaren dhe e p*rdhunon për orë të tëra, ja si e nxori në pritë

    Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar për rrëmbim dhe sulm seksual në Padova. Ai kishte më pak se 24 orë që kishte dalë nga burgu kur rrëmbeu një 37-vjeçare shqiptare, duke e kapur dhe përdhunuar për orë të tëra, raporton ANSA.
    Tmerrin e ka treguar vetë gruaja, e cila pas dy ditësh ka mundur të arratiset nga banesa e pabanuar ku e kishin mbyllur.
    Sipas raportimeve, 37-vjeçarja ishte kontaktuar me telefon nga i panjohuri, i cili me arsyetimin se duhej t’i tregonte një lajm shumë të rëndësishëm dhe duke lënë të kuptohet se djali i saj 18-vjeçar ishte në rrezik, e bëri atë të dilte në rrugë.
    Në atë moment ai e kërcënoi me armë dhe e detyroi ta ndiqte në banesën e parë, ku u rrëmbye për orë të tëra dhe më pas e transferoi në një shtëpi të dytë.
    Gruaja u detyrua të kryente marrëdhënie të përsëritura seksuale për orë të tëra, gjithmonë nën kërcënimin e armës dhe vetëm kur mori një telefonatë nga i biri në celular, duke zbuluar se nuk ishte në rrezik, arriti të çlirohej nga përdhunuesi dhe të arratisej në rrugë, duke thirrur policinë.
    36-vjeçari u arrestua pas dy ditësh kërkime intensive në Padova. Ai banonte ilegalisht në Itali dhe ka precedentë të shumtë penalë.