Belinda Balluku, e pandehur dhe me akuzë zyrtare nga SPAK vazhdon që ti shmanget debatit parlamentar. Në Komisionin e Ekonomisë, ku diskutohet për buxhetin e ministrisë së Infrastrukturës Balluku nuk ishte prezente.
Deputetët demokratë kërkuan që kjo mbledhje të shtyhet deri në momentin që të paraqitet Belinda Balluku. Eno Bozdo u shpreh se ministrja prej kohësh ka ikur në drejtim të paditur, por prezenca e saj është e rëndësishme për të diskutuar për fondet që ajo do të marrë.
Edhe deputeti tjetër demokrat Igli Cara tha se ndaj saj rëndojnë akuza të rëndë dhe duhet të jetë e pranishme për të dhënë sqarime për fondet që ka shpenzuar me dy projektet më të mëdha, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës.
Eno Bozdo: Unë nuk e di ku ndodhet ministrja, ministrja ka kohë që ndodhet në drejtim të paditur, por këtij komisioni prezenca e saj është e detyrueshme, sepse kështu e kërkon rregullorja e Kuvendit. Ne kërkojmë që këtu të jetë ministrja, sepse është e rëndësishme që të flasim për buxhetin, por edhe për çështje të nxehta që kanë lidhje me transparencën e publikut, me përdorimin e fondeve publike, kanë lidhje me projektet e mëdha infrastrukturore, ku ministrja prej kohësh ndodhet nën situatë aspak të këndshme. Nuk kërkojmë gjëra të jashtëzakonshme, por atë që na njeh rregullaorja. Duam të mësojmë se cfarë ndodh me fondet tona. Mendoj që prezenca e ministres është e domosdoshme.
Igli Cara: Është ministria më e rëndësishme, ka pjesën më të madhe financiare. Këtu duhet të diskutojmë shumë çështje të rëndësishme, jo vetëm për akuzat e rëndë. Ne jemi të gatshëm që këtë komision ta shtyjmë derisa të vijë zonja Balluku.
Tag: paditur
-

“Ka ikur në drejtim të paditur”/ Balluku e pandehur, shmang përballjen në Kuvend, deputetët: Mbi të ka akuza të rënda
-

Berisha: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë dhe u dërgua në drejtim të paditur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është nxjerrë nga burgu tre netë më parë dhe është dërguar në drejtim të paditur.
Sipas Berishës, urdhri është dhënë nga kryeministri Edi Rama, për shkak thekson kryedemokrati “se është i tmerruar nga Erion Veliaj.
Kreu i PD-së shtoi se “ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën”, duke ngritur pikëpyetje se ku u dërgua dhe a kishte autorizim për nxjerrjen e tij nga qelia.
Pjesë nga deklarata:
I gjithë qëndrimi ynë për Lali Vjedhësin ka qenë dhe është shumë i qartë.Ne protestuam ndaj një njeriu që ka firmën e tij në projektin prej 130 milionë euro dhe drejtësia shqiptare heshti, siç e dini.Dënoi dy anëtarë të KVO-së.Sepse ky akt i pashembullt është në bashkëautorësi me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Janë të tre.Ne protestuam 46 javë për sipërmarrjen 5D. Mirëpo hoteli prej 20 katesh i qelqtë thuhet se ai Tivari është një prestanome, por familja Rama, sipas qytetarëve dixhitalë, është share-holder kryesor me familjen Veliaj. Në hotel. Për dijeni, hoteli nuk është sekuestruar, nuk është prekur.Për dijeni, Erion Veliaj nuk ka një akuzë të vetme për 5D, ndonëse është në disa akte kryetar i autoritetit kontraktues.Ndonëse i ka dalë emri se hoteli është i tij.Hoteli nuk është vetëm i tij.Asokohe u tha se aksioner është Olsi Rama. Tani ç’është e vërteta, hoteli shtrihet në familje.Ajo që ka rëndësi është që Skapi i partisë nuk e heton dot.Hoteli mund të shkojë në total 100 milionë euro kur të përfundojë. Gjer tani është 60-70 milionë.Mund të jetë hoteli i dytë më i shtrenjtë pas atij të Artan Dulakut, Melia.Ky hotel pra mbetet pa hetim.Kështu që Erion Veliaj u akuzua me dokumente për devijime të parave të taksapaguesve të Tiranës në familjen e tij, Velicën, vëllain etj, çka përbëjnë vepra penale.Por, duke thënë këto, del e qartë si drita e diellit se Erion Veliajn e arrestoi Edi Rama për ta hequr qafe.E arrestoi me një letër të Anesti Angonit, që ishte një pamflet që mund ta shkruante çdo njeri.E arrestoi dhe e trajtoi në mënyrën më çnjerëzore.Imagjinoni ju, të çojë policin pranë tavolinës ku operohej. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë në botë këtë.Në diktaturën më të zezë, ndodhte që armiqtë më të egër të partisë edhe operoheshin, por policë në sallë të operacionit nuk mund të kishte. Rrinin diku jashtë, po në sallë të operacionit nuk kishte, siç futi ky policë në sallën e operacionit të Veliajt.Tani, i tmerruar prej tij, pasi i ka mohuar, e shkarkoi se sa vlente Erion Veliaj, Erion Veliaj, domethënë krahasoni Rexhë Byberajn me Erion Veliajn.Rexhë Byberaj qëndroi 11 muaj në arrest shtëpie dhe doli e shkoi në punë. As nuk e shkarkoi Edi Rama.Kurse Erion Veliajn në një afat kohor minimal e shkarkoi, sipas ekspertëve, në kundërshtim absolutisht me ligjet si e si t’i japë duart sa më parë.Ku qëndron PD?PD qëndron se pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, Erion Veliaj është hajduti më i madh i shqiptarëve në histori.Por, nga ana tjetër, asnjë njeriu, cilido qoftë ai, kurrë nuk mund t’i mohohen ato të drejta që i garanton ligji dhe Kushtetuta.Ky është qëndrimi ynë.Tani, kanë qarkulluar shumë, të themi gosipe. Njëri prej tyre është se burgu ka lajme dhe gosipe. Njëri prej tyre është se para tre netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Të kalamendur.Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë.Por e vërteta është se gosipi i asaj ndërtesë këtë thotë.E thashë këtë se Edi Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj dhe do ta shohë me çdo kusht të asgjësuar. Politikisht të paktën, mos edhe për atë tjetrën, por atë nuk e di.Por ta nxjerrësh atë tjetrin në orën 12 të natës të kalamendur dhe ta nisësh në drejtim të paditur, kjo absolutisht është një aktakuzë direkt për Ramën.Ku shkoi ai? Ku e çoi atë?Mori autorizim apo nuk mori autorizim? Apo përdori vetëm këtë papagallin e Ulsiut, Lamallarin, për të urdhëruar nxjerrjen e tij në 12 të natës, këtë nuk e dimë.Megjithatë, ajo që ne qëndrojmë është respektimi i të drejtave të çdo njeriu kudo që ndodhet. -

“E çuan në drejtim të paditur”! Habit Berisha: Veliajn e kanë nxjerrë nga burgu para tre netësh
Në konferencën e së premtes për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me urdhër të tij, tre netë më parë ka dalë nga burgu i Durrësit, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas kreut të PD, ky informacion ka rrjedhur nga IEPV e qytetit bregdetar, ku Veliaj qëndron i paraburgosur prej muajit shkurt, pasi SPAK e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash.
“Tani, kanë qarkulluar shumë, të themi gosipe. Njëri prej tyre është se burgu ka lajme dhe gosipe. Njëri prej tyre është se para tre netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Të kalamendur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë. Por e vërteta është se gosipi i asaj ndërtesë këtë thotë. E thashë këtë se Edi Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj dhe do ta shohë me çdo kusht të asgjësuar. Politikisht të paktën, mos edhe për atë tjetrën, por atë nuk e di. Por ta nxjerrësh atë tjetrin në orën 12 të natës të kalamendur dhe ta nisësh në drejtim të paditur, kjo absolutisht është një aktakuzë direkt për Ramën”, tha Berisha në konferencë për mediat.
Më tej Berisha ngriti disa pyetje për destinacionin e Veliajt dhe tha se urdhri i dhënë nga Rama është zbatuar nga ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.
“Ku shkoi ai? Ku e çoi atë? Mori autorizim apo nuk mori autorizim? Apo përdori vetëm këtë papagallin e Ulsiut, Lamallarin, për të urdhëruar nxjerrjen e tij në 12 të natës, këtë nuk e dimë. Megjithatë, ajo që ne qëndrojmë është respektimi i të drejtave të çdo njeriu kudo që ndodhet”, u shpreh kreu i PD.
Sipas Berishës në gjykimin e Partisë Demokratike, “Erion Veliaj është hajduti i tretë më i madh i shqiptarëve në histori”, por siç lideri i opozitës thekson “asnjë njeriu, cilido qoftë ai, kurrë nuk mund t’i mohohen ato të drejta që i garanton ligji dhe Kushtetuta”. -

“Janë turrur për të blerë votat e PS”/PD padit ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka njoftuar se Partia Demokratike ka paditur ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë, Besa Spaho për ‘shkelje të rënda të ligjit zgjedhor’.
Kaso njofton se PD ka paditur në SPAK kandidaten Besa Spaho, së bashku me drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave, pasi sipas tij “janë turrur për të blerë votat e PS”.
“I kemi paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet, drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për t’iu bërë presion dhe shantazh bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon.
Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj përveçse me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar, do të ruhet dhe do të mbrohet.
PD është në krye të detyrës, është duke monitoruar gjithçka dhe duke ia referuar SPAK sikundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht numrin 1. Të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin”, tha Kaso. -

”Po blejnë vota”, PD padit në SPAK ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Korçës, Ivi Kaso thotë se kanë paditur në SPAK, ish-nënkryetaren e bashkisë juglindore, Besa Spaho, për shkelje të rënda të ligjit zgjedhor. Për të Spaho dhe stafi i saj i ngushtë janë përfshirë në blerjen e votave për Partinë Socialiste si edhe kanë shantazhuar qytetarë e biznese.
”E kemi paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet, drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për t’iu bërë presion dhe shantazh bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon.Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj përveçse me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë.
I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar, do të ruhet dhe do të mbrohet. PD është në krye të detyrës, është duke monitoruar gjithçka dhe duke ia referuar SPAK sikundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht numrin 1. Të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin”, tha Kaso. -

PD padit në SPAK nënkryetaren e Bashkisë Korçë: Po shantazhojnë bizneset dhe qytetarët për vota
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka njoftuar se Partia Demokratike ka paditur dje penalisht ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë, Besa Spaho për ‘shkelje të rënda të ligjit zgjedhor’.
PD ka bërë padinë në SPAK, edhe për drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, Tatim Taksave të cilët, sipas demokratëve ‘janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për tu bërë presion dhe shantazh, bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon’.Deklarata e Kasos
PD ka paditur dje penalisht ish nënkryetaren e bashkisë Korçë dhe kandidaten e preferuar të Niko Peleshit, Besa Spahon për shkelje të rënda të ligjit zgjedhor.E ka paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet, drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për tu bërë presion dhe shantazh, bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon.
Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë,duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj përveç me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë.
I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar,do të ruhet dhe do të mbrohet.
PD është në krye të detyrës,është duke monitoruar gjithçka dhe duke ja referuar SPAK sikundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë.
Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht nr 1,të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin. -

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta divorchen zyrtarisht
Ditën e sotme është zgjidhur përfundimisht martesa e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.
“Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e martesës midis paditësit I.M dhe te paditurës M.K”, njoftoi Gjykata e Tiranës. -

Nuk ka kthim pas për çiftin Meta-Kryemadhi! Prej ditës së sotme të divorcuar zyrtarisht
Njoftimi i Gjykatës:
Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi :
Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K.Top Channel