Gazetari Almer Toska ka bërë deklarata të forta në një emision televiziv, duke vënë në qendër të kritikave Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas Toskës, Balluku është e padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të disa aferave të dyshuara dhe nuk mund të udhëtojë drejt SHBA në cilësinë e zyrtares shtetërore.
“Belinda Balluku nuk e kalon dot oqeanin. Ajo ka cënuar interesat kombëtare,” u shpreh Toska, duke shtuar se ajo është non grata de facto në SHBA.Gazetari deklaroi se ka informacione të konfirmuara që Balluku nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-së në cilësinë e përfaqësueses së qeverisë shqiptare: “Unë e kam të konfirmuar që nuk shkon dot si zyrtare e shtetit shqiptar në SHBA, për një sërë aferash,” tha ai, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e këtyre aferave.
Toska gjithashtu ngriti akuza edhe ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara janë të tensionuara që prej ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump. “Edi Rama nuk ka marrëdhënie me Departamentin e Shtetit dhe administratën Trump që kur ai erdhi në pushtet”, theksoi ai.
Tag: padëshiruar
-

“E padëshiruar”,gazetari bën deklaratë e fortë:Balluku de facto non grata në SHBA, e ndaluar si përfaqësuese e qeverisë
-

Dy lojtarë “të padëshiruar”, Bayern ka gati goditjen dyshe për sulmin
22 Gusht 2025
19:14
Telesport
Pasi bisedimet me Stuttgart për Nico Woltemade, kanë ngecur në vend, Bayern Munich po shqyrton dy alternativa të tjera për sulmin.
I pari është Nicolas Jackson, senegalezi është jashtë planeve të Enzo Maresca për këtë sezon dhe i duhet të gjejë ekip të ri këto ditë të mbetura të merkatos. Fuqia, shpejtësia dhe aftësia e tij në sulm e bëjnë një alternative interesante për të qenë zëvendësuesi i Harry Kane, ose pse jo dhe të formuar dyshen e sulmit bashkë, varet nga sistemi i lojës që do përdorë Vincent Kompany.
Objektivi i dytë i Bayern është Jadon Sancho. Anglezi refuzoi së fundmi transferimin te Roma dhe duket se pas kësaj fshihet pikërisht interesimi i bavarezëve. Bayern i ofron Jadon Sancho-s, mundësinë për të rifituar rëndësinë në një klub që vlerëson aftësinë e tij për të luajtur në të dy krahët dhe në situatat një-me-një.
Edhe pse janë dy lojtarë “të padëshiruar” në ekipet e tyre respektive, Bayern nuk do e ketë aspak të lehtë transferimin e Nicolas Jackson dhe Jadon Sancho, pasi për të dy ka interes të madh, sidomos brenda Premier League, me ekipe si Newcastle, Aston Villa, Nottignham Forest etj. -

Të tepërt, të padëshiruar… Taremi dhe Asllani, dy pengesa të ndryshme për merkaton zikaltër
Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar nuk bëjnë pjesë në planet e klubit zikaltër. Gjithçka është e njohur dhe e shpallur hapur, por pozicionet e dy lojtarëve duken të ndryshme. Për Asllanin kanë ardhur oferta konkrete, më e rëndësishmja ishte ajo e Betis Sevilla, rreth 15 milionë euro.
Sidoqoftë, deri më tani ai i ka refuzuar të gjitha ofertat e marra, e fundit ajo nga Sassuolo. Asllani dëshiron të qëndrojë në Itali, por synon një klub të nivelit mesatar e lart, që luan në Kupat e Europës. Ja pse po pret ende që Bologna dhe Fiorentina të hedhin hapin përpara, duke konkretizuar interesimin e muajit të kaluar.
Megjithatë Interi, që synon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij, po frikësohet gjithnjë e më shumë se me kalimin e kohës nuk do të mund të arrihet veçse një marrëveshje për huazim me të drejtë blerjeje. Formulë, pikërisht, që nuk preferohet.
Nuk mund të thuhet se ka pakënaqësi, por padyshim situata po bëhet çdo ditë e më delicate. Eurot që klubi shpresonte të merrte nga shitja e Asllanit do të duheshin përdorur sa më parë për të rritur fondin e nevojshëm të operacioneve hyrëse, përfshirë atë që lidhet me Leoni.
Për Taremin, nga ana tjetër, situata është disi ndryshe. Më saktë, iraniani nuk do ta kishte refuzuar një ofertë si ajo spanjolle që erdhi për Asllanin. Në pritje të rikthimit në Itali, ai i ka bërë të ditur Interit se nuk do ta kundërshtojë largimin e tij, me të vetmin kusht që të vazhdojë të luajë në Europë, prej nga vijnë edhe refuzimet ndaj Flamengo dhe Botafogo.
Për momentin, përveç disa “sondazheve” nga Premier League, klubi që ka shfaqur më shumë interes për Taremin ka qenë Besiktas. Interi e vlerëson kartonin e tij ndërmjet 8 dhe 10 milionë euro, por ndryshe nga rasti i Asllanit, mund të bindet në fund edhe për një huazim, duke u liruar kështu gjithsesi nga barra e një page relativisht të lartë. -

Besiktas gati t’i bëjë nderin e madh Milanit, kërkon lojtarin e padëshiruar te kuqezinjtë
4 Gusht 2025
18:42
Telesport
Edhe pse dështoi në fund fare transferimi i Emerson Royal te Besiktas, pasi braziliani vendosi të transferohej te Flamengo, edhe pse palët kishin arritur marrëveshjen paraprake mes tyre, Besiktas kërkon një tjetër lojtar të padëshiruar te Milan.
Bëhet fjalë për Ismaël Bennacer, algjeriani është jashtë planeve të Max Allegri-t për sezonin e ri dhe duhet të largohet. Nicolo Schira raporton se Besiktas është shumë e interesuar për të transferuar mesfushorin algjerian, i cili ishte shumë pranë zyrtarizimit tek Al-Ittihad në Arabinë Saudite, por në fund marrëveshja dështoi.
Bennacer preferon një projekt ambicioz sportiv në Evropë dhe duket se Besiktas është destinacioni i duhur për të. Ende nuk dihet nëse do jetë një transferim përfundimtar, apo huazim me të drejtë ose detyrim blerjeje, gjë që do të mësohet ditët në vijim. -

Dy futbollistët e njohur janë të padëshiruar në PL, Napoli përgatit transferimin e tyre
23 Korrik 2025
18:47
Telesport
Pas suksesit që pati sezonin e kaluar me dy lojtarët e ardhur nga Premier League, Scott McTominay dhe Billy Gilmour, të cilët ishin të padëshiruar në klubet e tyre respektive, Man. United dhe Brighton, Napoli po përdor të njëjtën strategji edhe sivjet.
Pas transferimit të Kevin De Bruyne, kampioni në fuqi i Italisë po kërkon të transferojë një tjetër yll të madh të Man. City, i cili është jashtë planeve të Pep Guardiolës. Bëhet fjalë për Jack Grealish, i cili sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” është i hapur t’i bashkohet De Bruyne te Napoli.
Problemi i vetëm është paga e madhe e lojtarit, ndaj po konsiderohet edhe mundësia e huazimit, me kusht që Man. City të mbulojë pjesërisht rrogën e tij. Përveç Jack Grealish, Napoli po punon për të rikthyer në Itali, Federico Chiesa-n, i cili luajti vetëm 104 minuta në total në sezonin e shkuar në Premier League. Padyshim që ndikoi dhe dëmtimi i rëndë që pësoi dhe koha e gjatë që iu desh të rikuperohej, por italiani nuk bën pjesë në planet e Arne Slot dhe Liverpool është i gatshëm ta lërë të lirë për 15 milionë euro.
Vetë lojtari është i hapur për ritkhimin në Serie A, por ka mbetur të gjehet gjuha e përbashkët mes dy klubeve. -

Mourinho kërkesë klubit për të sjellë te Fenerbahce talentin anglez të padëshiruar nga United
25 Qershor 2025
13:35
Telesport
Jose Mourinho dëshiron që sulmuesi anglez Jadon Sancho të transferohet te Fenerbahce këtë verë. Skuadra turke është interesuar për nënshkrimin e tij, pasi konsiderohet i padëshiruar nga Manchester United.
Lajmi është konfirmuar sot nga “The Telegraph”, që nuk deklaron nëse turqit dëshirojnë ta blejnë kartonin e lojtarit, siç kërkojnë “djajtë e kuq”, apo do ta marrin në formë huazimi, siç ndodhi vjet kur luajti me Chelsea.
Manchester United po kërkon ta shesë lojtarin e ardhur për 73 milionë euro në vitin 2021, pikërisht në sezonin kur Jose Mourinho u largua nga ky klub. Vlera e tij është ulur ndjeshëm, ndaj mjaft klube “big” në Europë e duan.
Duket se vetë Mourinho është përfshirë në bisedime me lojtarin për ta bindur të transferohet në Turqi. Tashmë pritet që Fenerbahce dhe United të gjejnë gjuhën e përbashkët, por duhet plotësuar edhe kërkesat e lojtarit. -

Allegri mesazh klubit për Milanin e ri, Tare nis nga puna për të larguar lojtarët e padëshiruar
23 Qershor 2025
12:38
Telesport
Njëzet e tre lojtarë përfshirë portierët, jo më shumë.
Trajneri Massimiliano Allegri ia ka bërë të qartë klubit këtë kërkesë, por edhe drejtorit sportiv Igli Tare, se nuk dëshiron asnjë pakënaqësi në dhomat e zhveshjes.
Pa kupat evropiane në kalendar sezonin e ri, Milan duhet të përmirësojë skuadrën, duke larguar mjaft futbollistë të tepërt dhe të padëshiruar nga Allegri.
Sipas të përditshmes italiane “La Gazetta Dello sport”, mes lojtarëve që do të largohen, përveç Theo Hernandez, janë edhe Adli, Colombo, portieri Vasquez, Bennacer, Okafor dhe Pobega.
Situata është e ngjashme edhe për Musah, ndërkohë që pritet të thonë lamtumirë një mes Thiaw dhe Tomorit (ose edhe të dy) dhe Emerson Royal. Pra, për klubin do të nisë një punë e madhe për të larguar lojtarët e tepërt. -

“Rama i padëshiruar në SHBA”, Berisha: Donald Trump ia ka mbyllur dyert
Lideri i opozitës Sali Berisha është kthyer sot në vendlindjen e tij në Tropojë për të zhvilluar takimin e radhës elektoral në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Përpara tropojanëve, Berisha akuzoi Ramën se në 12 vite qeverisje ka patur shumë pak investime.
“Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës, kanë marrë në 12 vite më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit paratë e taksapaguesve shqiptarë. Në zona të tjera në jug, ai ka dërguar qindra e qindra milionë. Mos mendoni ju se përfituan banorët e jugut. Absolutisht, jo.”Berisha u ndal te vendimi i shpalljes së tij non grata, duke bërë një paralajmërim të fortë.
“Tani, dy fjalë do u them unë ju këtu. Ai që firmosi me lobimin e Sorosit dhe të Edi Ramës, ai bëri dy gabime të mëdha. E para gaboi, sepse ne shqiptarët, e kemi në kod dhe gene adhurimin për mikun, po e kemi dhe një fjalë: Zot, na ruaj nga miku, se nga armiku ruhem vet! Ai e bëri këtë gabim të madh. Mirëpo sot, ku është ky njeri? Sot, ky është në koshin e plehrave të historisë të vendit të tij. I padëshiruar në të gjitha ndërtesat federative të SHBA-ve. I shpallur nga presidenti Donald Trump. Edi Rama, të jap fjalën se do përfundosh më keq se ai.”
Për kreun e PD-së, çdo votë e dërguar për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën është tradhëti ndaj vendit.
/vizionplus.tv -

“Rama i padëshiruar në SHBA”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Donald Trump ia ka mbyllur dyert
Lideri i opozitës Sali Berisha është kthyer sot në vendlindjen e tij në Tropojë për të zhvilluar takimin e radhës elektoral në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Përpara tropojanëve, Berisha akuzoi Ramën se në 12 vite qeverisje ka patur shumë pak investime.
“Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës, kanë marrë në 12 vite më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit paratë e taksapaguesve shqiptarë. Në zona të tjera në jug, ai ka dërguar qindra e qindra milionë. Mos mendoni ju se përfituan banorët e jugut. Absolutisht, jo.”
Berisha u ndal te vendimi i shpalljes së tij non grata, duke bërë një paralajmërim të fortë.
“Tani, dy fjalë do u them unë ju këtu. Ai që firmosi me lobimin e Sorosit dhe të Edi Ramës, ai bëri dy gabime të mëdha. E para gaboi, sepse ne shqiptarët, e kemi në kod dhe gene adhurimin për mikun, po e kemi dhe një fjalë: Zot, na ruaj nga miku, se nga armiku ruhem vet! Ai e bëri këtë gabim të madh. Mirëpo sot, ku është ky njeri? Sot, ky është në koshin e plehrave të historisë të vendit të tij. I padëshiruar në të gjitha ndërtesat federative të SHBA-ve. I shpallur nga presidenti Donald Trump. Edi Rama, të jap fjalën se do përfundosh më keq se ai.”
Për kreun e PD-së, çdo votë e dërguar për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën është tradhëti ndaj vendit. -

Egnatia ëshë e pamëshirshme, mban Bylisin në vallen e padëshiruar dhe siguron vendin e parë
Egnatia ka luajtur në ditën e sotme kundër Bylisit në transfertë. Ekipi i drejtuar nga ana e Tetovës ka fituar në shifrat 0-2. Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Lushkja në minutën e 48, ndërkohë në minutën e 73 ishte Guindo që i mbylli të gjitha llogaritë, Bylis-Egnatia 0-2.
Sulmuesi gënjeu bukur portierin pasi u gjend i vetëm para tij dhe me portën bosh, nuk e kishte të vështirë të shënonte. Bylis kërkonte të merrte pikë në këtë takim ndaj një Egnatia më pak të motivuar, për të dalë sa më shpejt nga vallja e padëshiruar e vendeve të rënies. Megjithatë ballshiotët nuk ia dolën dot, ndërsa Egnatia me këtë fitore shkëputet 4 pikë larg Dinamos ndjekëse. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/