Një 36-vjeçar, i cili tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë nëpërmejt Aeroportit të Rinasit, me 240 mijë euro të padeklaruara është proceduar penalisht.
Policia njofton se shtetasit G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tag: padeklaruara
-

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, kapet 36-vjeçari
-

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 22 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 54-vjeçari në Kakavijë
Policia kufitare e Kakavijës ka proceduar penalisht një 54-vjeçar, pai tentoi të nxirrte jashtë territorit të vendit 22 mijë euro, të cilat i kishte të padeklaruara.
Në një njoftim ëpr mediat, policia bën me dije se 54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
“Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D. H., ku u gjetën 22 250 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv -

36 vjeçari nga Fushë Kruja po hynte në Rinas me 240 mijë euro të padeklaruara
Një 36 vjeçar tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë me 240 000 euro të padeklaruara nga Rinasi.
Shuma e madhe e parave iu gjet një të riu nga Fushë Kruja.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-

‘Paqja fiskale’ e Ramës është e njëjta amnisti e parave të krimit dhe korrupsionit
Një projektligj i ri i propozuar nga kryeministri Edi Rama, aktualisht në procedurë parlamentare, rikthen të njëjtat ide, me mekanizma për amnisti fiskale të parave potencialisht kriminale, që disa vite më parë u bllokua nga kundërshtitë e Bashkimit Evropian.
Nga Gjergj Erebara, BIRN
Nëse disponon para të padeklaruara pranë autoriteteve, qofshin këto të fituara përmes evazionit fiskal, qoftë përmes kontrabandës apo aktiviteteve të tjera kriminale, do të kesh mundësi t’i deklarosh pranë tatimeve përkundrejt një tatimi minimal prej 5%, dhe askush nuk do t’ju inspektojë për të vërejtur se nga kanë ardhur paratë dhe as nuk do t’ju bëjë pyetje.
Ky është thelbi i të ashtuquajturës “paqe fiskale”, një projektligj i qeverisë “Rama” që, nën idetë tradicionale të fshirjes së detyrimeve tatimore të paarkëtueshme, krijon një kanal të gjerë përmes të cilit, çdo pronar i një kompanie të regjistruar, do të mund të deklarojë asetë që supozohet se aktualisht i mban jashtë bilanci, pa pasur nevojë të japë llogari mbi origjinën e këtyre aseteve. Detyrimi i vetëm është pagesa e një takse prej 15% nëse fitimi i rideklaruar është 18% më i lartë se sa ai i deklaruar në tre vitet e fundit, dhe 5% për fitime më të larta se kaq.
Ideja fillestare për një amnisti fiskale, qeverisë “Rama” i lindi në vitin 2020. Pas protestave të Bashkimit Evropian, planet për ta miratuar atë pa u vënë shumë re në parlament dështuan. Projektligji kaloi në një “proces rishikimi”, por dështoi sërish në vitin 2022 pas protestave nga Brukseli.
Projektligji i ri, i cili u miratua paraprakisht në parlament para se të shqyrtohet nen për nen së fundmi, është në thelb e njëjta gjë me përjashtim të titullit. Projektligji kësaj here nuk quhet “amnisti fiskale” por është maskuar nën nofkën “paqe fiskale”.
Të përbashkëtat e “paqes” me “amnistinë” janë masa e tatimit, 5% parashikohej se duhej të paguanin individët dhe bizneset që do të përfitonin nga procesi i amnistisë fiskale dhe 5% kërkohet edhe sot nga “paqja”. Ashtu si në rastin e amnistisë, subjektet përfituese të “paqes” do të kenë një vit kohë për të deklaruar paratë e padeklaruara apo asetet e tjera fizike.
Për shembull, një biznes që ka deklaruar, fjala vjen, 10 mijë euro fitime neto për tre vitet e fundit, do të ketë mundësinë të deklarojë 100 mijë apo 200 mijë apo praktikisht sa të dojë fitime të padeklaruara, për të cilat do të paguajë një shumë prej 5%.
Ashtu si në rastin e amnistisë, thelbi i projektligjit të ri do të jetë që tatimet, me të marrë kërkesën për marrëveshje, humbasin të drejtën për kontroll ndërsa procesi mbetet ngushtësisht konfidencial. Asnjë klauzolë për të verifikuar nëse paratë shtesë të vetëdeklaruar kanë ardhur nga evazioni i zakonshëm fiskal, apo janë siguruar nga trafiku i drogës, nga korrupsioni apo aktivitete të tjera të paligjshme nuk ekziston.
Ndryshe nga projektligji i amnistisë, në këtë rast, Personat e Ekspozuar Politikisht, të njohur në gjuhën teknike “PEP” janë përfitues të papërjashtuar.
-

Kapen 11 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, nën hetim 57-vjeçari
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 57 vjeç, banues në Greqi, pasi në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit në çantë iu gjetën 11 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Kapet në Kakavijë me 25,000 euro të padeklaruara, procedohet 65-vjeçarja që udhëtonte për në Greqi
Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë është proceduar penalisht pasi u kap në doganën e Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara.
Gjatë kontrollit rutinë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku është nisur procedimi penal për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shuma prej 25 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. -

Paratë e padeklaruara në kufi/ Arrestohet 65-vjeçarja me 25 mijë euro në çantë
Gjatë kontrollit rutinë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar.
Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku është nisur procedimi penal për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shuma prej 25 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. -

Mbi 74 mijë euro të padeklaruara, kapet në Kakavijë i moshuari grek
POLICIA E SHTETIT
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 29.05.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi i në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, ku janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, iu bëjmë me dije se, ditën e djeshme, në hyrje të RSH-së, shërbimet e PKK Kakavijë, kanë kapur shtetasin J. K.
Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

