Tag: pacolli

  • VIDEO/ Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës, biznesmeni: Aeroporti i Vlorës do bëhet, do jetë më i bukuri

    VIDEO/ Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës, biznesmeni: Aeroporti i Vlorës do bëhet, do jetë më i bukuri

    Pasa disa orësh i marrë në pyetje si deklarues, biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës.

    “E kam lënë në dorë të drejtësisë, besoj shumë në drejtësi, do veproj ashtu siç do pasojë vendimet, aeroporti do të bëhet, do jetë aeroporti më i bukur”, tha ai para gazetarëve.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bëri me dije se Pacolli u thirr nga prokurori Ndini Tavani dhe oficeri Andri Dervishi, për t’u pyetur si deklarues për 47 për qind të aksioneve të aeroportit dhe mosmarrëveshjen me Valdon Ademin.

    Marrja në pyetje e Pacollit u krye si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valdon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka.

    Pacolli u pyet jo vetëm për kallëzimin e aksionerit Valdon Ademi por edhe për kallëzimin që ka bërë Emin Pacolli në prokurorinë e Tiranës për tre personat si noteren Valbona Selimi, aksionerin në minorancë Valdon Ademi dhe ish-administratorin Valon Lluka.

    Por si ka nisur konflikti?

    Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim. Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.

    Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

    Ndërkohë, kompania 2A Group e Ademit kërkon të njihet zyrtarisht si pronare e 47 për qind të aksioneve, duke u mbështetur në kontratën noteriale dhe dokumentacionin e plotë të investimeve të realizuara gjatë dy viteve të fundit. Nga ana tjetër, Mabco e Pacollit kundërshton këtë pretendim dhe, si aksionere kryesore e konsorciumit, ka marrë vendim të mos lejojë ndryshimin e strukturës së aksioneve.

    Përplasja mes tyre ka çuar edhe në shkarkimin e administratorit të parë të kompanisë së aeroportit të Vlorës, ndërsa i dyti ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.

    Pas akuzave mes aksionarëve, Valon Ademi ka bërë kallëzim ndaj Pacollit dhe gjykata ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

    Gjithashtu është pezulluar edhe e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, e Pacollit deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

    Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.

    Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

  • Pacolli flet pas daljes nga Prokuroria e Tiranës: Aeroporti i Vlorës do bëhet më i bukur! Do veproj sipas vendimeve gjyqësore

    Pacolli flet pas daljes nga Prokuroria e Tiranës: Aeroporti i Vlorës do bëhet më i bukur! Do veproj sipas vendimeve gjyqësore

    Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli foli për mediat në një prononcim të shkurtër pas daljes nga prokuroria e Tiranës, ku qëndroi për më shumë se 3 orë.
    Pacolli u shpreh se e ka lënë çështjen “në dorë të drejtësisë” dhe se beson shumë te vendimet gjyqësore, sipas të cilave theksoi se do të veprojë në vijim.
    Ai u shpreh se aeroporti i Vlorës do të bëhet, duke theksuar se do të jetë “ndoshta më i bukuri”.
    Sipas burimeve mediatike, Pacolli u thirr për të dhënë shpjegime në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
    Në javët e fundit, Pacolli ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po zhvillon projektin e aeroportit

  • Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli thirret në Prokurorinë e Tiranës

    Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli thirret në Prokurorinë e Tiranës

    Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës.

    Burime për Top News bëjnë me dije se konflikti mes aksionarëve për Aeroportin e Vlorës, është arsyeja për të cilën ai është thirrur në Prokurori.
    Po ashtu mësohet se Pacolli është edhe kallëzues por edhe i kallëzuar nga Valon Ademi.
    Ndërkohë gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Pacolli është thirrur nga prokurori Ndini Tavani dhe oficeri Andri Dervishi, për t’u pyetur si deklarues për 47 për qind të aksioneve të aeroportit dhe mosmarrëveshjen me Valdon Ademin.
    Marrja në pyetje e Pacollit po kryet si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valdon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka.
    Pacolli po pyetet jo vetëm për kallëzimin e aksionerit Valdon Ademi por edhe për kallëzimin që ka bërë Emin Pacolli në prokurorinë e Tiranës për tre personat si noteren Valbona Selimi, aksionerin në minorancë Valdon Ademi dhe ish-administratorin Valon Lluka.
    Por si ka nisur konflikti?
    Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim. Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.
    Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
    Ndërkohë, kompania 2A Group e Ademit kërkon të njihet zyrtarisht si pronare e 47 për qind të aksioneve, duke u mbështetur në kontratën noteriale dhe dokumentacionin e plotë të investimeve të realizuara gjatë dy viteve të fundit. Nga ana tjetër, Mabco e Pacollit kundërshton këtë pretendim dhe, si aksionere kryesore e konsorciumit, ka marrë vendim të mos lejojë ndryshimin e strukturës së aksioneve.
    Përplasja mes tyre ka çuar edhe në shkarkimin e administratorit të parë të kompanisë së aeroportit të Vlorës, ndërsa i dyti ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.
    Pas akuzave mes aksionarëve, Valon Ademi ka bërë kallëzim ndaj Pacollit dhe gjykata ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.
    Gjithashtu është pezulluar edhe e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, e Pacollit deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.
    Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.
    Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

    Top Channel

  • Hetimi për Aeroportin e Vlorës, Pacolli paraqitet në Prokurori

    Hetimi për Aeroportin e Vlorës, Pacolli paraqitet në Prokurori

    Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës.
    Bëhet me dije se dyshohet se Pacolli do pyetet për një çështje në hetim, atë të Aeroportit të Vlorës.
    Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin.
    Aktualisht kjo prokurori po heton kallëzime të bëra nga biznesmeni Pacolli dhe biznesmeni Valon Ademi në lidhje me kuotat takuese në Aeroportin e Vlorës.

  • Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

    Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

    Biznesmeni dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.
    Lajmin e kanë konfirmuar burime për A2 CNN, të cilat bëjnë me dije se dyshohet se Pacolli do pyetet për një çështje në hetim, atë të Aeroportit të Vlorës.
    Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin.
    Aktualisht kjo prokurori po heton kallëzime të bëra nga biznesmeni Pacolli dhe biznesmeni Valon Ademi në lidhje me kuotat takuese në Aeroportin e Vlorës.

  • EKSKLUZIVE/ Pacollët hidhen në sulm, padisin në prokurori Valon Llukën, noteren Bona Selimi dhe aksionerin Valdon Ademi

    EKSKLUZIVE/ Pacollët hidhen në sulm, padisin në prokurori Valon Llukën, noteren Bona Selimi dhe aksionerin Valdon Ademi

    Elton Qyno – Syri.net/

    Teksa prokuroria e Tiranës, ka intesifikuar veprimet hetimore për të hedhur dritë mbi përplasjen e aksionerëve të “Vlora International Airport – VIA”, një e papritur e re ka ndodhur mesditën e djeshme, kur në prokurori, ka mbëritur një kallëzim i ri për çështjen në fjalë.

    Kallëzimi është bërë nga Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit të njohur kosovar, Behgjet Pacolli, i cili rezulton të ketë 98 për qind të aksioneve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

    Lëvizja juridike e vëllezërve Pacolli, është kryer menjëherë pasi në prokurorinë e Tiranës është paraqitur dhe marë në pyetje, Emin Pacolli.

    Ndërsa tashmë fletë-thirje, për tu paraqitur dhe pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes i është dërguar dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.

    Prej gati dy muaj vëllezërit Pacolli e kanë parë veten nën sulm, por tashmë kanë vendosur të ndryshojnë pozitën, duke kaluar në kundërsulm ndaj personave që kanë kryer veprime arbitrare dhe antiligjore.

    Lajmin për kallëzimin penal të depozituar në prokurori nga Emin Pacolli, konfirmohet nga gazetari Elton Qyno, i cili ka mësuar se tre njerëzit që ka kallëzuar Pacolli, janë aksioneri në minorancë me 2 për qind të aksioneve në “Vlora International Airport – VIA”, Valdon Ademi, noterja ku është nënshkruar kontrata Valbona Selimi dhe ish-administratori i kompanisë, Valon Lluka.

    Në 1 shtator 2025, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme, Valon Lluka është shkarkuar nga administrimi i kompanisë “Vlora International Airport – VIA” dhe në vend të tij është emëruar administrator i ri, Mentor Hajdaraj.

    Arsyet e shkarkimit janë motivuar për kryerjen e veprimeve të fshehta që ai ka kryer pa autorizim të aksionerëve kryesorë të kompanisë që po ndërton aeroportin e Vlorës.

    Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valdon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumentave me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.

    Pacollët pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qënë prezent palët.

    Mësohet se tashmë, ky kallëzim do bashkohet me dosjen hetimore që është rregjistruar në muajin shtator 2025 në prokurorinë e Tiranës, e cila ka marë spunto nga një kallëzim të depozituar në muajin Gusht-Shtator 2025, nga aksioneri në minorancë, Valdon Ademi.

    Pacollët, kërkojnë fillimin e ndjekjes penale për Ademin, noteren Valbona Selimi dhe ish-administratorin Valon Lluka, pasi me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.

    Ndërkohë për të njëjtin fakt por duke ngritur pretendime të ndryshme ka bërë kallëzim dhe Valdon Ademi. Ky i fundit është marë në pyetje në prokurori, dhe pas tij kanë shkuar dhe dëshmuar Emin Pacolli, Valon Lluka, Valbona Selimi, Nelson Çela dhe disa persona të tjerë.

    Në ditët në vijim pritet që në prokurorinë e Tiranës të paraqitet për të dëshmuar dhe biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli. Gazetari Qyno ka mësuar se veç deklarimeve për rrathanat e konfliktit, prokurorët u kanë marë të gjithë personave që kanë pyetur formate shkrimi dhe firme.

    Kjo metodë është kryer me qëllim kryerjen e ekspertimit grafik të shkrimit dhe firmave të protagonistëve që kanë firmosur kontratën e shitjes së 47 për qind të aksioneve nga Pacollët tek kompania “2A Group”, e Valdon Ademit.

    Dy vëllezërit kosovarë, Emin dhe Behgjet Pacolli, që përmes kompanisë së tyre kompania “Mabco Constructions SA” zotërojnë 98 për qind të aksioneve “Vlora International Airport – VIA”, pranojnë konfliktin me Valdon Ademin, por ky konflikt sipas tyre ka lindur si pasojë e veprimeve mashtruese të ish-administratorit, Valon Llukës dhe noteres Valbona Selimi.

    Nga ana tjetër Valdon Ademi, pretendon se ka blerë 47 për qind të aksioneve tek “Vlora International Airport – VIA” dhe për këtë blerje pretendon se ka kryer dhe pagesën në adresë të kompanisë që zotërohet nga Pacollët, “Mabco Constructions SA”.

    Pavarësisht këtyre pretendimeve tashmë prokuroria pritet të kryejë marjen në pyetje të disa personave dhe më pas të kërkojë ekspertimin grafik të kontratës së noteres Valbona Selimi.

    Gjithashtu hetimet tashmë janë shtrirë tek verifikimi i dokumentacionit dhe pyetjes së disa personave të tjerë, përfshirë zyrtarëve të bankës BKT-ë (ku është marë një kredi 56 milion euro), disa kontraktorëve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.

    Ndërkohë nga ana tjetër gjykata administrative e Tiranës ka pranuar një kërkesë civile për marjen e një sigurim padie, ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

    Gjithashtu, në bazë të vendimit, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49 për qind të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

  • Konflikti për kontrollin e Aeroportit të Vlorës! Gjykata: Pacollit i hiqet e drejta e votës (VENDIMI)

    Konflikti për kontrollin e Aeroportit të Vlorës! Gjykata: Pacollit i hiqet e drejta e votës (VENDIMI)

    Behgjet Pacolli

    TIRANË-Biznesmeni Behgjet Pacolli është kthyer në kryefjalën e mediave pas raportimeve të ditëve të fundit lidhur me aksionet e shoqërisë koncesionare dhe me një hetim lidhur me Aeroportin e Vlorës. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me një vendim të fundit, zbardhur nga WebLajm i ka hequr të drejtën e votës shoqërisë “Mabco Construction SA” e Behgjet Pacollit, e cila zotëron shumicën dërrmuese të aksioneve të “VIA”-s. Sipas vendimit të Gjykatës Pacolli nuk ka të drejtë vote deri në përfundim të hetimit.
    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur:1- Pranimin e kërkesës, lidhur me marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar marrjen e çdo vendimi në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve të shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., të njoftuar për t’u mbajtur më datën 20.10.2025, sipas atij rendi dite, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, si dhe pezullimin e të drejtës së votës të ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Construction SA” deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së kuotave të datës 03.04.2025.

    49 për qind e aksioneve ‘përplasi’ Valon Ademi dhe Behgjet Pacollin
    Një konflikt tashmë i bërë publik ka nisur prej dy javësh mes biznesmenit Valon Ademi dhe Behgjet Pacollit për kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Gjithçka rrotullohet rreth shitjes së 49 për qind të aksioneve. Dy biznesmenët akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjeve dhe tentativë për përvetësim të padrejtë të aksioneve në kompaninë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., që po ndërton aeroportin strategjik në jug të vendit.

    Sipas Valon Ademit, kompania e tij “2A Group” është lënë jashtë vendimmarrjes, ndonëse ka kontribuar me investime të mëdha në projekt. Ai e ka akuzuar publikisht Pacollin dhe kompaninë e tij “Mabco Construction SA” për “mashtrim dhe manipulim të të drejtave të ortakëve”, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të garantuar transparencë dhe respektim të kontratave të nënshkruara.
    Në anën tjetër, Behgjet Pacolli dhe përfaqësuesit e “Mabco Construction SA”, që zotëron shumicën dërrmuese të aksioneve të “VIA”-s, kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se çdo veprim është kryer në përputhje me ligjin dhe me marrëveshjet e regjistruara në qendrat përkatëse.

  • Nga pagesat e hoteleve, te përdorimi i avionit të Behgjet Pacollit si taksi nga njerëzit e Edi Ramës, Kulla nxjerr…

    Nga pagesat e hoteleve, te përdorimi i avionit të Behgjet Pacollit si taksi nga njerëzit e Edi Ramës, Kulla nxjerr…

    Analisti dhe eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, i është përgjigjur përmes rrjeteve sociale miliarderit dhe pronarit të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli, pasi ky i fundit i tha se po përbuz konakun ku është ulur, duke nënkuptuar që kanë patur një marrëdhënie të afërt më herët e ndërsa së fundmi nuk po i kursente akuzat ndaj tij. Ilir Kulla shkruan në “Facebook” se konakut Pacollit ia ka shkelur dy herë me dikë tjetër, ndërsa shton më tej se në hotel ka paguar gjithmonë. Sakaq, Ilir Kulla i thotë Pacollit se hallet i ka nga ata që i kanë përdorur avionin si taksi. “Konakun dy herë ta kam shkelur me dikë tjetër, në hotel kam paguar çdo herë, hallet i ke nga ata që ta kanë përdorur avionin si taksi”, shkroi këtë fundjavë Kulla në rrjete sociale.
    Por çfarë deklaroi Ilir Kulla dhe si nisi përplasja në rrjete sociale me Behgjet Pacollin?
    Ndërkohë kujtojmë se Ilir Kulla në një studio televizive tha se SPAK ka nisur një hetim për aeroportin në ndërtim prej tre muajsh. Kulla u shpreh se ka shumë probleme ndërsa shtoi se kompania turke e përfshirë në aeroport ka qenë fiktive dhe se nga kjo histori do të priten shumë koka sepse dëmi është shumë i madh si në besueshmëri dhe në pjesën financiare. “Ka filluar që para 3 muajsh nga SPAK një hetim për aeroportin e Vlorës. Kur t’i futet SPAK zyrtarëve të nivelit të dytë e tretë dhe gjërave që kanë firmosur do të kenë probleme. Transferimet mes aksionerëve, nuk janë regjistruar në QKB. Janë letra private dhe nëpër noterë. Këta kanë detyrim, në bazë të kontratës së koncesionit me partnerin që është shteti shqiptar që është përfaqësuar nga qeveria. Se kush ka hedhur firmën do i zbardhë hetimet. Pacolli thotë do të shkoj dhe në arbitrazh.
    Për të operuar një aeroport, përveç pistës, ndërtesës ke nevojë për Drejtorinë e Aviacionit Civil dhe Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror që varen nga MIE. Nëse ata nuk japin autorizim, aeroporti nuk do të funksionojë kurrë. Nga kjo histori do të priten shumë koka sepse dëmi edhe në imazh, edhe në besueshmëri por edhe në financë është shumë i madh”, ka thënë Kulla disa ditë më parë për “MCNTV”. Por mesa duket këto deklarata akuzuese kanë “nervozuar” Pacollin, i cili i thotë Ilir Kullës se po përbuz konakun ku është ulur, duke nënkuptuar që kanë patur një marrëdhënie të afërt më herët. Behgjet Pacolli thekson në statusin e tij ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij dhe gjithmonë së bashku me vëllezërit e kanë trajtuar si një njeri dinjitoz. Me tone ironie, Behgjet Pacolli i drejtohet Ilir Kullës në rrjete sociale se mikpritja paska kujtime më të shkurtra se darka vetë ndërsa lutet që zoti ta ruaj nga njerëz si ai. “Zotni Kulla,Mbrëmë, nga sa dëgjova, nuk paske lënë gjë pa thënë për mua. A të ka shkuar ndërmend, vallë, se ndoshta po e përbuz atë konak ku je ulur, e atë bukë që ke ngrënë (jo një herë të vetme)? Të kemi pritur dhe trajtuar gjithmonë, unë, vëllezërit e mi dhe stafi,  si një njeri dinjitoz. Duket se, ndonjëherë, mikpritja paska kujtime më të shkurtra se darka vetë. Zoti na ruajt nga njerëzit si ju”, shkroi disa ditë më parë në rrjetet sociale Pacolli.

  • “Hallet i ke nga ata që ta kanë përdorur avionin si taksi”, Ilir Kulla i përgjigjet Behgjet Pacollit (FOTO)

    “Hallet i ke nga ata që ta kanë përdorur avionin si taksi”, Ilir Kulla i përgjigjet Behgjet Pacollit (FOTO)

    Behgjet Pacolli dhe Ilir Kulla

    TIRANE- Përplasja në distancë mes Ilir Kullës dhe Behgjet Pacollit në lidhje me përplasjen për aeroportin e Vlorës, ka vijuar edhe këtë fundjavë. Pasi Pacolli e quajti Kullën, një njeri që nuk ka respekt për bukën e ngrënë në shtëpinë e tij, ka ardhur reagimi dhe nga ky i fundit. 
    “Konakun dy herë ta kam shkelur me dikë tjetër, në hotel kam paguar çdo herë, hallet i ke nga ata që ta kanë përdorur avionin si taksi.”-shkruan Kulla në rrjete sociale.

    Postimi ne FB

    Por çfarë tha Kulla? I ftuar te Arjan çani në “Zonë e Lirë” në MCN TV, Kulla tha se për këtë çështje do të priten koka. Kulla u shpreh se ka shumë probleme ndërsa shtoi se kompania turke e përfshirë në aeroport ka qenë fiktive.
    “Ka filluar që para 3 muajsh nga SPAK një hetim për aeroportin e Vlorës. Kur t’i futet SPAK zyrtarëve të nivelit të dytë e tretë dhe gjërave që kanë firmosur do të kenë probleme. Transferimet mes aksionerëve, nuk janë regjistruar në QKB. Janë letra private dhe nëpër noterë. Këta kanë detyrim, në bazë të kontratës së koncesionit me partnerin që është shteti shqiptar që është përfaqësuar nga qeveria. Se kush ka hedhur firmën do i zbardhë hetimet. Pacolli thotë do të shkoj dhe në arbitrazh. Për të operuar një aeroport, përveç pistës, ndërtesës ke nevojë për Drejtorinë e Aviacionit Civil dhe Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror që varen nga MIE. Nëse ata nuk japin autorizim, aeroporti nuk do të funksionojë kurrë. Nga kjo histori do të priten shumë koka sepse dëmi edhe në imazh, edhe në besueshmëri por edhe në financë është shumë i madh”, ka thënë Kulla.
     
    Këto deklarata nervozuan Pacollin i cili i tha Kullës se ka përbuzur konakun ku ka ngrënë, duke deklaruar se kanë patur afrimitet në të shkuarën.
    “Zotni Kulla,Mbrëmë, nga sa dëgjova, nuk paske lënë gjë pa thënë për mua. A të ka shkuar ndërmend, vallë, se ndoshta po e përbuz atë konak ku je ulur, e atë bukë që ke ngrënë (jo një herë të vetme)? Të kemi pritur dhe trajtuar gjithmonë, unë, vëllezërit e mi dhe stafi,  si një njeri dinjitoz. Duket se, ndonjëherë, mikpritja paska kujtime më të shkurtra se darka vetë. Zoti na ruajt nga njerzit si ju!”-shkroi Pacolli dy ditë më parë. /ZËRI