Tag: pacientëve

  • I merrte para pacientëve për ekot, arrestohet mjeku në Fier,  i gjenden miliona lekë dhe mijëra euro

    I merrte para pacientëve për ekot, arrestohet mjeku në Fier, i gjenden miliona lekë dhe mijëra euro

    PAMJE NGA ARRESTIMI

    FIER-Gëzim Taullaj, një mjek imazherist në spitalin e Fierit u arrestua pasi iu merrte rryshfet pacientëve për të kryer ekot.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, operacioni policor i koduar “Imazheria”. I merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot, vihet në pranga mjeku imazherist në spitalin rajonal Fier.
    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve se mjeku imazherist në spitalin e Fierit iu merrte para pacientëve për të kryer ekot, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan punën në bashkëpunim me Prokurorinë Fier.
    Për këtë rast, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025, për veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajësh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier.
    Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.
    Gjithashtu, ky shtetas, shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.
    Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • U merrte para pacientëve për ekot, kapet në flagrancë mjeku në Fier! I gjenden edhe miliona lekë në banesë

    U merrte para pacientëve për ekot, kapet në flagrancë mjeku në Fier! I gjenden edhe miliona lekë në banesë

    Një mjek i spitalit të Fierit përfundoi në prangat e policisë pasi i merrte para pacientëve për të kryer ekot. Mjeku imazherist Gëzim Taullaj u kap në flagrancë teksa i merrte lekë pacientit që do të kryente ekon abdominale. Siç njoftoi policia, hetimet për të zgjatën 4 muaj.
    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025, për veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajsh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier. Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale”, njoftoi policia.
    Gjithashtu, mjeku në fjalë shpërdoronte detyrën. Gjatë orarit zyrtar të punës ai vizitonte pacientë edhe në dy klinika private në Fier.
    Po ashtu janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash që ai i mbante në banesë. Bëhet fjalë për mbi 1.8 milionë lekë të reja, mbi 39 mijë euro, mbi 2 mijë paund dhe 75 dollarë.

  • OBSH: 15 mijë pacientë në Gaza kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor

    OBSH: 15 mijë pacientë në Gaza kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor

    Në pavionet e spitalit “Nasser” në Gaza, jeta vazhdon të endet mes dhimbjes dhe shpresës.
    Në dy shtretër të ndryshëm, qëndrojnë dy fëmijë 10-vjeçarë, njëri i qëlluar nga plumbat izraelitë dhe i paralizuar nga qafa e poshtë, tjetri me një tumor në tru. Të dy janë pjesë e rreth 15 mijë pacientëve që, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor jashtë Gazës.
    Ola Abu Said ledhaton flokët e djalit të saj, Amar.
    Familja thotë se ai u plagos ndërsa ndodhej në tendën e tyre në jug të Gazës, kur një plumb e goditi në qafë. “Tani plumbi qëndron mes dy rruazave të shtyllës kurrizore”, thotë ajo me zë të ulët.
    “Mjekët na thanë se çdo ndërhyrje është e rrezikshme, mund t’i shkaktojë vdekje, hemorragji cerebrale apo paralizë të plotë. Ai ka nevojë për një operacion në një vend të pajisur mirë.” Por Gaza sot është gjithçka tjetër, veçse një vend i pajisur mirë. Pas 2 vitesh lufte, spitalet janë kthyer në rrënoja.
    Në një dhomë tjetër, Shahd al-Jadd qëndron pranë të vëllait të saj 10-vjeçar, Ahmedit. Ai ka një tumor në tru. “Kur situata u përkeqësua, dilte në rrugë e shiste ujë për të na ndihmuar”, thotë ajo.
    “Një ditë fytyra iu drodh, e më pas krahu i djathtë i pushoi. Tani mezi flet.”
    Shahd, dikur studente, lutet që të vëllai të mund të dalë jashtë Gazës për t’u operuar.
    “Ne humbëm babanë, shtëpinë dhe ëndrrat. S’mund ta humbasim edhe atë. Armëpushimi na dha pak shpresë, ndoshta 1% që Ahmedi të mund të kurohet.”
    Më 10 tetor, me nisjen e armëpushimit të brishtë, OBSH organizoi konvoin e parë mjekësor për evakuimin e 41 pacientëve dhe 145 familjarëve drejt Jordanisë, përmes pikës kufitare Kerem Shalom në Izrael.
    Agjencia e OKB-së kërkon që numri i evakuimeve të rritet ndjeshëm, pasi mijëra të plagosur e të sëmurë presin çdo ditë. Por kufiri me Egjiptin, në Rafah, vijon të qëndrojë i mbyllur nga Izraeli, derisa, siç thonë autoritetet izraelite, Hamas të përmbushë detyrimet e marrëveshjes së armëpushimit, duke kthyer trupat e pengjeve të vrarë. Izraeli e mori nën kontroll këtë zonë në maj të vitit 2024 dhe që atëherë nuk ka lejuar kalime.
    Në një konferencë shtypi, drejtori i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se masa më e ndjeshme do të ishte lejimi i trajtimit të pacientëve të Gazës në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, siç ndodhte para luftës. Edhe BE dhe mbi 20 shtete, përfshirë Britaninë, kanë ofruar ndihmë financiare e staf mjekësor për të mundësuar këtë.
    “Ne mund të trajtojmë mbi 50 pacientë në ditë me kimioterapi dhe rrezatim”, shpjegon Dr. Fadi Atrash, drejtues i spitalit “Augusta Victoria” në malin e Ullinjve, Jeruzalem. “Kemi të dhëna mjekësore për shumë prej tyre, flasim të njëjtën gjuhë dhe ndajmë të njëjtën kulturë. Ky do të ishte trajtimi më i afërt dhe më efikas.”
    Por autoritetet izraelite refuzojnë.
    Trupat e mbrojtjes (Cogat) thonë për BBC se vendimi është politik dhe i takon qeverisë. Pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, Izraeli përmendi arsye sigurie për moslejimin e pacientëve palestinezë të kalonin në territore të tjera, sidomos pasi pika kufitare në Erez u godit gjatë sulmeve.
    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, vetëm deri në gusht 2025 kanë vdekur 740 persona, përfshirë gati 140 fëmijë, ndërsa prisnin në listën e evakuuimit.
    Drejtori i pediatrisë në spitalin “Nasser”, Dr. Ahmed al-Farra, shprehet i dëshpëruar:
    Është ndjesia më e rëndë për një mjek, ta diagnostikosh një fëmijë, por të mos kesh as testet, as trajtimet e nevojshme. Çdo ditë humbasim jetë për shkak të mungesës së pajisjeve.
    Në oborrin e spitalit, dhimbja përsëritet.
    Vetëm këtë javë, u varros Saadi Abu Taha, 8 vjeç, që vdiq nga kanceri në zorrë. Një ditë më pas, Zain Tafesh, 3 vjeç, dhe Luay Dweik, 8 vjeç, humbën jetën nga hepatiti.
    Armëpushimi mund të ketë sjellë heshtje nga armët, por jo paqe për ata që luftojnë mes jetës e vdekjes në shtretërit e spitaleve të Gazës.

  • Rritet numri i të sëmurëve nga zemra dhe ata me probleme të shëndetit mendor

    Rritet numri i të sëmurëve nga zemra dhe ata me probleme të shëndetit mendor

    Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 09:27
    Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025. Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.
    Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia. Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.

    Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.

    “Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.

    Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.
    Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.
    Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.
    Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
    Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.
    “Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.
    Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.
    Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%
    Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%. Monitor

  • Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike! Faktorët që po ndikojnë

    Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike! Faktorët që po ndikojnë

    Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025.
    Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.
    Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia.
    Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.
    Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.
    “Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.
    Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.
    Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.
    Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.
    Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
    Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.
    “Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.
    Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.
    Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%
    Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%./ Monitor

  • Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike

    Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike

    Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025.Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia.Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.“Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.“Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Pazare me jetën e pacientëve”, gazetari zbulon sa i kushton shqiptarëve kimioterapia

    “Pazare me jetën e pacientëve”, gazetari zbulon sa i kushton shqiptarëve kimioterapia

    Gazetari Osman Stafa ka shprehur shqetësimin për situatën në spitalin Onkologjik, ku sipas tij përveç aferave korruptive, qytetarët zhvaten nga mjekët dhe infermierët për të përfituar shërbimin e kimioterapisë.
    Sipas tij kostoja e një kimioterapie është tepër e lartë dhe thuajse rrënon ekonominë e një pacienti.
    “Shkon aq shumë saqë i shkatërron ata familjarë. Ta nisa nga 20-30 mijë lekë për vendin atje. 50-100 i merr mjeku, se secili mjek ka pazarin e vetë. Infermieret e kanë 5-10 mijë lekë. Sanitaret nuk i di. Po të flas me përgjegjësi të plotë nuk po tallem. Infermier, mjekë dhe ça janë aty të tjerët, 100 mijë lekë të ikin vetëm me terapinë ditore. Ti do shkosh 11 herë dhe sa herë do shkosh do japësh para. Po pastaj ato medikamentet që ti do blesh për të njëanësuar çështjen e efekteve anësore të kimioterapisë. I shkonte  një gruaje, këtej nga Lezha, 400 mijë lekë në muaj dhe kemp nuk merrte. Mbahej me pensionin e nënës së saj dhe dashamirësinë e farmacistes që i kishte dhënë ilaçe. Shpresë që fëmijë e deri në 60 vjeç e kanë për të ikur në Itali për t’u mjekuar se këtu shpresë nuk kanë. Atë që ka bërë mjekësia italiane, e meritojnë ti bëjmë një bust, sepse kanë marrë shqiptarë dhe i kanë futur në sistem pa të drejtë për t’i ndihmuar se e kuptojnë se çfarë kalojnë pacientët shqiptarë”, zbuloi gazetari.
    Sipas tij ka një anë të errët të shëndetësisë shqiptare, të cilën Stafa e quajti si “trafikim i pacientëve”. Ai tha se me jetë njerëzish bëhen pazare dhe vendosen çmime që shkojnë nga 5 deri në 8 mije euro për një operacion në Kardiologji apo Spitalin e Traumës.
    “Te kardio-kirurgjia ta kërkon mjeku 4-5 mijë euro, se nuk ke shans për të hyrë, se ndryshe do presësh në radhë. Kjo është shumë e shëmtuar. Operacioni kushton kaq, ky mjek e ka pazarin kaq, do apo s’do. Për shembull të ka vajtur dy vite ty radha tek Spitali Traumës për pacientët që duan të vendosin proteza në trup. Ama nëse ti do e zgjidh ndryshe, jep këtej 600-800 mijë lekë atij doktorit dhe e kryen në shtet. Ka dhe forma të tjera ku thonë situata është shumë e keqe dhe hajde më mirë e bëjmë në privat dhe shkon atje 8 mijë euro”, tha gazetari Osman Stafa në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN.

  • ‘Protesta te Onkologjiku’, Aktivistja: Nuk keni shpërdoruar vetëm detyrën. Ju jeni bashkëpunëtorë në vrasjen e pacientëve

    ‘Protesta te Onkologjiku’, Aktivistja: Nuk keni shpërdoruar vetëm detyrën. Ju jeni bashkëpunëtorë në vrasjen e pacientëve

    Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Shëndetësisë, në mbështetje të pacientëve onkologjikë dhe në reagim ndaj krizës së thelluar në sistemin publik shëndetësor, aktivistja Sidorela Vatnikaj mbajti një fjalë të fortë, emocionale dhe të drejtpërdrejtë.

    E rikthyer për herë të dytë brenda një viti në të njëjtin vend, ajo dëshmoi me dëshpërim se situata në spitalin onkologjik jo vetëm që nuk ka njohur përmirësim, por vijon të jetë alarmante dhe çnjerëzore për mijëra pacientë që vuajnë nga kanceri.

    Me tone të ashpra dhe një thirrje të qartë për përgjegjësi institucionale, Vatnikaj denoncoi mungesën e barnave jetike, aparaturave diagnostike dhe kushteve minimale për trajtim, duke e quajtur sistemin aktual një “vrasje me neglizhencë”, të ushtruar mbi njerëzit më të pambrojtur të shoqërisë. Ajo vuri në qendër të fjalës së saj kontrastin e dhimbshëm mes propagandës qeveritare për shëndetësi “të reformuar” dhe realitetit të dhunshëm që përjetojnë çdo ditë pacientët në Onkologjik.

    Duke e kthyer fjalën e saj në një akt të fuqishëm publik ndëshkimi moral dhe politik ndaj autoriteteve përgjegjëse, ajo kërkoi hetim, ndëshkim dhe mbi të gjitha: trajtim dinjitoz për çdo të sëmurë. Më poshtë përmbledhja e pikave kryesore nga fjala e saj.

    Pjesë nga deklarata:

    “Jemi rikthyer përballë Ministrisë së Shëndetësisë pas një viti dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Ndryshimi i vetëm është emri i ministres. Situata në Onkologjik është dramatike: nuk ka ilaçe, nuk ka poltrona, mamografia nuk punon.

    Gratë që shohin fushatat për “Tetorin Rozë”, në realitet përballen me një sistem të falimentuar. Shëndeti është kthyer në treg, jo e drejtë njerëzore. Pacientët udhëtojnë nga rrethet, qëndrojnë në radhë, dhe kthehen pa u trajtuar. I thuhet: “S’ka ilaçe, kthehu nesër”.

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dokumentuar dhjetëra shkelje: barna të skaduara, mungesë pajisjesh, trajtime në kushte çnjerëzore. Shumë pacientë trajtohen nëpër korridore, në stola, jo si njerëz, por si “kafshë në fund të jetës”. Shteti nuk është kujdesur për të sëmurët me kancer. Të mbijetuarit dhe familjarët kërkojnë drejtësi dhe dinjitet.

    Spitali publik onkologjik i vetmi në Shqipëri është kthyer në simbolin e neglizhencës totale. Propaganda për reformën në shëndetësi bie ndesh me realitetin. Mosfunksionimi i sistemit nuk është më vetëm neglizhencë është bashkëpunim në krim. Shpërdorimi i detyrës ka bërë që shumë pacientë të humbasin jetën.

    Aktivistja kërkon që drejtësia të veprojë ndaj çdo zyrtari përgjegjës – nga kryeministri, ministrat, deri te drejtuesit e QSUT dhe farmaceutikës. Mesazhi final: “Nuk keni shpërdoruar vetëm detyrën. Ju jeni bashkëpunëtorë në vrasjen e pacientëve”.

  • Raporti nga KLSH/ Spitali onkologjik, fundi i tmerrshëm i të sëmurëve me kancer

    Raporti nga KLSH/ Spitali onkologjik, fundi i tmerrshëm i të sëmurëve me kancer

    Raporti nga KLSH/ Spitali onkologjik, fundi i tmerrshëm i të sëmurëve me kancerNjë vit pas raportit tronditës që nxori në pah mangësitë në trajtimin e pacientëve me kancer, Kontrolli i Lartë i Shtetit rikthehet me një auditim po aq shqetësues. Shumica e rekomandimeve të dhëna nga KLSH vijojnë të jenë të pazbatuara plotësisht ose të mbetura përgjysmë. Kjo situatë, sipas audituesve shtetërorë, sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e pacientëve me kancer dhe minon besueshmërinë e institucioneve.
    Esmeralda Topi
    Në Shqipëri, protokollet klinike të kujdesit paliativ për pacientët me kancer janë të vitit 2014. Trajtimi i të prekurve nga tumoret në fazën më të vështirë të sëmundjes është i njëjtë me atë të një dekade më parë. Kohë kur lista e barnave ishte shumë më e kufizuar, kur mjekësia onkologjike nuk kishte hyrë në fazën e imunoterapive dhe trajtimeve të kombinuara.
    Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë nuk ka miratuar ende një rregullore bazike, që përcakton kriteret dhe normat shëndetësore për pacientët onkologjikë në burgje.
    Këto janë dy nga rekomandimet që Kontrolli i Lartë i Shtetit i kishte adresuar autoriteteve përgjegjëse si masa urgjente për tu zbatuar një vit më parë, por që sot e kësaj dite rezultojnë të pazbatuara.
    Kjo është vetëm maja e ajsbergut nga raporti i ri tronditës që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar mbi situatën e trajtimit të pacientëve me sëmundje tumorale në Shqipëri. Shumica e rekomandimeve të dhëna një vit më parë janë vonuar.
    Raporti verën se në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë mungojnë raportet e monitorimit. Drejtoria e Përgjithshme e spitalit nuk ka prodhuar asnjë dokument që të masë cilësinë e shërbimit, asnjë analizë mbi efektivitetin e trajtimit, asnjë tregues që të ndihmojë mjekët dhe pacientët të kuptojnë ku janë dhe ku duhet të shkojnë.
    Programi i patronazhit ndërspitalor, i menduar për të përhapur njohuri nga Tirana drejt spitaleve rajonale, nuk ka funksionuar. Raportimi i detyrueshëm dy herë në vit pranë Ministrisë nuk është bërë.
    19 poltrona për 80 pacientë në ditë
    Referuar raportit, spitali Onkologjik nuk ka rritur buxhetin përballë një fluksi të pandalshëm pacientësh.
    Shpenzimet kanë mbetur të njëjtat, ndërsa numri i të diagnostikuarve dhe të trajtuarve është rritur. Ka mungesa të stafit me burime njerëzore, për rrjedhojë shtohen ditët e gjata të pritjes për pacientët, duke ulur efektivitetin e shërbimit të trajtimit si dhe duke shtuar kostot financiare të pacientëve dhe familjarëve.
    Vetëm 19 poltrona përballë 80 pacientëve që bëjnë kimioterapi në ditë. Një llogari e thjeshtë që tregon ngarkesën e rëndë mbi çdo pacient dhe çdo familje që udhëton nga rrethet për të marrë kimioterapi.
    Shumica e pacientëve nuk kanë as mundësinë e shtrimit, sepse spitali nuk i ka shtretërit. KLSH nxjerr në pah se spitali Onkologjik e ka të pamundur të krijojë kushte shtrimi për të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë, pasi shërbimi me radioterapi është i centralizuar. Vetëm 9% e të sëmurëve me tumor përfitojnë hospitalizim. 91% të tjerët detyrohen të shkojnë e të vijnë, çdo ditë, me kosto financiare dhe fizike.
    Po kështu, pranë Spitalit Onkologjik, mungon njësia palliative një strukturë që duhet të ofronte kujdes të specializuar për pacientët në fazat terminale. Sot, pacientët në fund të jetës vazhdojnë të vuajnë në shtëpitë e tyre, pa mbështetje mjekësore të specializuar dhe pa infrastrukturë që të lehtësojë dhimbjen, duke u lënë ata dhe familjarët e tyre të përballojnë një vuajtje fizike dhe emocionale të paimagjinueshme.
    Në pavijone mungon ajri i kondicionuar, lagështira gërryen muret e disa dhomave dhe bodrumi është kthyer në një depo të pistë pajisjesh të amortizuara.
    Dezinfektimi e pastrimi i këtyre ambienteve ishte një tjetër rekomandim i “menjëhershëm”, por që rezulton vetëm pjesërisht i zbatuar.
    Spitalet rajonale me mungesaEdhe në spitalet rajonale situata mbetet problematike. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se në Lezhë, njësia e kimioterapisë nuk funksionon fare, ndërsa në Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Berat, njësitë ekzistojnë, por nuk ofrojnë shërbimin e plotë që kërkon një trajtim cilësor. Detyrat funksionale të këtyre njësive nuk pasqyrohen në rregulloret e brendshme të spitaleve, stafi është i pamjaftueshëm, mungojnë mjekët onkologë, pajisjet dhe materialet mjekësore, dhe nuk ka shtretër të dedikuar për të përballuar skemat e trajtimit të kimioterapisë.
    Mungojnë sistemet e informatizuara, regjistrat mbahen manualisht dhe nuk rakordohen me të dhënat e Spitalit Onkologjik në Tiranë. Në Shkodër, Elbasan dhe Berat, stafi nuk harton plane kujdesi për pacientët paliativë, ndërsa spitalet nuk mund të planifikojnë numrin e pacientëve të rinj apo skemat e trajtimit të deleguara nga Tirana.
    Audituesit e KLSH-së rekomandojnë që spitalet rajonale të pasqyrojnë detyrat funksionale të njësive të kimioterapisë në rregulloret e brendshme dhe të përgatisin plane të kujdesit paliativ për pacientët. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë duhet të bashkëpunojë me spitalet rajonale për plotësimin e vendeve të punës me mjekë dhe infermierë, shtretërve të dedikuar dhe të krijojë një sistem informatizimi online për të monitoruar në kohë reale ecurinë e pacientëve me sëmundje tumorale.
    PërfundimNga 12 rekomandime të dhëna një vit më parë, KLSH thotë se janë zbatuar plotësisht vetëm 4. Të tjerat janë të zvarritura ose të lëna pas dore. Disa nuk kanë nisur fare. Kontrolli i lrtë i Shtetit i ka dhënë afat institucioneve deri në fund të këtij viti për t’i përmbushur rekomandimet. Por koha nuk është një luks që e kanë pacientët me tumor, pasi ata jetojnë me diagnozën e një sëmundjeje që përparon çdo ditë./Faktoje.al
    Në Shqipëri, protokollet klinike të kujdesit paliativ për pacientët me kancer janë të vitit 2014. Trajtimi i të prekurve nga tumoret në fazën më të vështirë të sëmundjes është i njëjtë me atë të një dekade më parë. Kohë kur lista e barnave ishte shumë më e kufizuar, kur mjekësia onkologjike nuk kishte hyrë në fazën e imunoterapive dhe trajtimeve të kombinuara.
    Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë nuk ka miratuar ende një rregullore bazike, që përcakton kriteret dhe normat shëndetësore për pacientët onkologjikë në burgje.
    Këto janë dy nga rekomandimet që Kontrolli i Lartë i Shtetit i kishte adresuar autoriteteve përgjegjëse si masa urgjente për tu zbatuar një vit më parë, por që sot e kësaj dite rezultojnë të pazbatuara.
    Kjo është vetëm maja e ajsbergut nga raporti i ri tronditës që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar mbi situatën e trajtimit të pacientëve me sëmundje tumorale në Shqipëri. Shumica e rekomandimeve të dhëna një vit më parë janë vonuar.
    Raporti verën se në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë mungojnë raportet e monitorimit. Drejtoria e Përgjithshme e spitalit nuk ka prodhuar asnjë dokument që të masë cilësinë e shërbimit, asnjë analizë mbi efektivitetin e trajtimit, asnjë tregues që të ndihmojë mjekët dhe pacientët të kuptojnë ku janë dhe ku duhet të shkojnë.
    Programi i patronazhit ndërspitalor, i menduar për të përhapur njohuri nga Tirana drejt spitaleve rajonale, nuk ka funksionuar. Raportimi i detyrueshëm dy herë në vit pranë Ministrisë nuk është bërë.
    19 poltrona për 80 pacientë në ditë
    Referuar raportit, spitali Onkologjik nuk ka rritur buxhetin përballë një fluksi të pandalshëm pacientësh.
    Shpenzimet kanë mbetur të njëjtat, ndërsa numri i të diagnostikuarve dhe të trajtuarve është rritur. Ka mungesa të stafit me burime njerëzore, për rrjedhojë shtohen ditët e gjata të pritjes për pacientët, duke ulur efektivitetin e shërbimit të trajtimit si dhe duke shtuar kostot financiare të pacientëve dhe familjarëve.

    Vetëm 19 poltrona përballë 80 pacientëve që bëjnë kimioterapi në ditë. Një llogari e thjeshtë që tregon ngarkesën e rëndë mbi çdo pacient dhe çdo familje që udhëton nga rrethet për të marrë kimioterapi.
    Shumica e pacientëve nuk kanë as mundësinë e shtrimit, sepse spitali nuk i ka shtretërit. KLSH nxjerr në pah se spitali Onkologjik e ka të pamundur të krijojë kushte shtrimi për të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë, pasi shërbimi me radioterapi është i centralizuar. Vetëm 9% e të sëmurëve me tumor përfitojnë hospitalizim. 91% të tjerët detyrohen të shkojnë e të vijnë, çdo ditë, me kosto financiare dhe fizike.
    Po kështu, pranë Spitalit Onkologjik, mungon njësia palliative një strukturë që duhet të ofronte kujdes të specializuar për pacientët në fazat terminale. Sot, pacientët në fund të jetës vazhdojnë të vuajnë në shtëpitë e tyre, pa mbështetje mjekësore të specializuar dhe pa infrastrukturë që të lehtësojë dhimbjen, duke u lënë ata dhe familjarët e tyre të përballojnë një vuajtje fizike dhe emocionale të paimagjinueshme.
    Në pavijone mungon ajri i kondicionuar, lagështira gërryen muret e disa dhomave dhe bodrumi është kthyer në një depo të pistë pajisjesh të amortizuara.

    Dezinfektimi e pastrimi i këtyre ambienteve ishte një tjetër rekomandim i “menjëhershëm”, por që rezulton vetëm pjesërisht i zbatuar.
    Spitalet rajonale me mungesa
    Edhe në spitalet rajonale situata mbetet problematike. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se në Lezhë, njësia e kimioterapisë nuk funksionon fare, ndërsa në Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Berat, njësitë ekzistojnë, por nuk ofrojnë shërbimin e plotë që kërkon një trajtim cilësor. Detyrat funksionale të këtyre njësive nuk pasqyrohen në rregulloret e brendshme të spitaleve, stafi është i pamjaftueshëm, mungojnë mjekët onkologë, pajisjet dhe materialet mjekësore, dhe nuk ka shtretër të dedikuar për të përballuar skemat e trajtimit të kimioterapisë.
    Mungojnë sistemet e informatizuara, regjistrat mbahen manualisht dhe nuk rakordohen me të dhënat e Spitalit Onkologjik në Tiranë. Në Shkodër, Elbasan dhe Berat, stafi nuk harton plane kujdesi për pacientët paliativë, ndërsa spitalet nuk mund të planifikojnë numrin e pacientëve të rinj apo skemat e trajtimit të deleguara nga Tirana.

    Audituesit e KLSH-së rekomandojnë që spitalet rajonale të pasqyrojnë detyrat funksionale të njësive të kimioterapisë në rregulloret e brendshme dhe të përgatisin plane të kujdesit paliativ për pacientët. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë duhet të bashkëpunojë me spitalet rajonale për plotësimin e vendeve të punës me mjekë dhe infermierë, shtretërve të dedikuar dhe të krijojë një sistem informatizimi online për të monitoruar në kohë reale ecurinë e pacientëve me sëmundje tumorale.
    Përfundim 
    Nga 12 rekomandime të dhëna një vit më parë, KLSH thotë se janë zbatuar plotësisht vetëm 4. Të tjerat janë të zvarritura ose të lëna pas dore. Disa nuk kanë nisur fare. Kontrolli i lrtë i Shtetit i ka dhënë afat institucioneve deri në fund të këtij viti për t’i përmbushur rekomandimet. Por koha nuk është një luks që e kanë pacientët me tumor, pasi ata jetojnë me diagnozën e një sëmundjeje që përparon çdo ditë./Faktoje.al

  • Rritet numri i pacientëve me sëmundje të zemrës, apeli i mjekut që mund të ndryshojë jetën tuaj

    Rritet numri i pacientëve me sëmundje të zemrës, apeli i mjekut që mund të ndryshojë jetën tuaj

    Sëmundjet e zemrës vijojnë të rrisin numrin e pacientëve në spitalet shqiptare.
    Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, dr. Altin Veshti, në një intervistë televizive, theksoi se stresi është kthyer në një nga faktorët kryesorë të rrezikut.
    “Infarktet tek të rriturit janë shtuar dukshëm. Nëse në Itali mosha mesatare për këto raste është 70-80 vjeç, tek ne ajo është 50-60 vjeç. Faktorët kryesorë që ndikojnë janë stili i jetesës, ushqimi i pashëndetshëm dhe obeziteti. Një faktor që ne e nënvlerësojmë totalisht, por që unë mendoj se në Shqipëri po bëhet një nga më kryesorët, është stresi,” – u shpreh dr. Veshti.
    Ai shtoi se kontrollet kardiake duhet të nisin që në lindje, me një ekzaminim të thjeshtë nga pediatri:
    “Të gjithë fëmijët kur lindin duhet t’u dëgjohet të paktën një zhurmë në zemër. Këtë duhet ta bëjë pediatri, duke kontrolluar, nuk ka nevojë për teknologji të avancuar; mjafton një stetoskop dhe dy duar,” thotë ai.
    Mjeku kritikoi ashpër mungesën e vëmendjes ndaj kontrolleve mjekësore, veçanërisht tek fëmijët që ushtrojnë sporte.
    “Kam pasur rastin e një djali që luante futboll për pesë vjet. Kur i bëmë një EKO në Padova, profesori më tha se kishte një vrimë në zemër prej 2.5 cm. Ky fëmijë luante futboll, por nuk duhej të luante,” tha mjeku.
    Dr. Veshti apeloi për rritjen e ndërgjegjësimit, duke theksuar se zemra ka nevojë për kujdes që nga dita e parë e jetës dhe gjatë gjithë jetës.