Tag: pabesueshme

  • E pabesueshme/ Ekipi bie nga kategoria, tifozët i vënë flakën stadiumit (VIDEO)

    E pabesueshme/ Ekipi bie nga kategoria, tifozët i vënë flakën stadiumit (VIDEO)

    Futbolli finlandez nuk shquhet për skena të huliganizmit ekstrem. Por ajo që ka ndodhur këtë javë në Finlandë po bën xhiron e rrjetit.
    Klubi i FC Haka, një nga më të njohurit në vend me 9 tituj kampion dhe me prani të vazhdueshme në Europë, ka rënë nga kategoria pas një sezoni katastrofë, duke marrë vetëm 17 pikë. Ultrasit e kësaj skuadre kanë qenë shumë të inatosur, por ajo që ka ndodhur në natën e 7 dhjetorit, kalon ccdo limit.
    Disa prej tyre i kanë vënë flakën stadiumit  “Tehtaan Kenta”. Flaka është përhapur me shpëjtësi duke shkatërruar thuajse gjithë impiantin dhe fushën e lojës, teksa zjarrfikësit e kishin të vështirë të kontrollonin situatën.
    Megjithatë, policia ka identifikuar edhe shkaktarët e ngjarjes në një kohë të shkurtër, pasi ka arrestuar një 15-vjeçar, i cili më pas ka pranuar fajësinë dhe ka përfshirë edhe dy bashkëmoshatarë. Stadiumi i qytetit të vogël prej pak më shumë se 20 mijë banorësh, kishte 3500 vende dhe ishte inauguruar në vitin e largët 1934.

  • VIDEO/ E pabesueshme! Minutat e fundit të ndeshjes, shihni se çfarë ndodh me Anis Mehmetin te Bristol City

    VIDEO/ E pabesueshme! Minutat e fundit të ndeshjes, shihni se çfarë ndodh me Anis Mehmetin te Bristol City

    Anis Mehmeti është kthyer në liderin kryesor të Bristol City në këtë sezon të Championship dhe njëkohësisht është lojtari më produktiv në këtë kampionat me golat e përfshirë. Pra duke llogaritur golat e shënuara dhe asist e dhëna, shqiptari kryeson mbi të gjithë në kampionatin anglez.
    Mehmeti kishte një shans të artë për të marrë sërish rolin e heroit në ditën e djeshme ku Preston ka barazuar në shifrat 0-0 ndaj Bristol City. Në minutat e fundit të takimit, Mehmeti kishte një shans të artë për të vendosur ndeshjen. Pasi e mori bukur topin duke lënë mbrapa kundërshtarin, Mehmeti ka zvarritur në fushë dhe një tjetër mbrojtës, por më pas i vetëm para portierit ka gabuar duke mos arritur dot që të shënojë. Një pritje e pabesueshme e portierit kundërshtar që i heq golin Mehmetit, por padyshim për t’u vlerësuar është edhe vallëzimi i tij me topin në fushë. /Sport Ekspres/
     

  • “Berisha e ka futur PD në një marrëzi”/ Zgjedhjet në Tiranë, reagon analisti: E ka bërë partinë të pabesueshme

    “Berisha e ka futur PD në një marrëzi”/ Zgjedhjet në Tiranë, reagon analisti: E ka bërë partinë të pabesueshme

    Qeveria vendosi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Vendimi u mor ne mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që miratoi propozimin e mbërritur nga këshilli bashkiak.
    Partia Socialiste do të kandidojë me Ogerta Manastirliun. Kurse Sali Berisha nuk ka ende një kandidat për Tiranën dhe nuk është gati për këtë garë të rëndësishme, vazhdon të bëjë avokatin e Veliajt.
    Analisti i njohur Ergys Mërtiri, u shpreh se kryetari i Partisë Demokratike është gati të mbrojë cilindo person, i cili ka probleme me SPAK. Sipas tij, Sali Berisha “luftën” kryesore e ka me drejtësinë dhe në këto rrethana kërkon të shtojë aleatë, të cilët preken nga SPAK.
    Ai theksoi se Sali Berisha në vetvete nuk dëshiron të ketë zgjedhje në Tiranë pasi e di shumë mirë se do t’i humbasë ato.Gjatë diskutimit në studio, Mërtiri pohoi se demokratët janë lodhur me Sali Berishën, sepse e ka kthyer PD në një parti të pabesueshme.
    “Berisha gjen aleatë dhe mbron këdo, i cili është duke u hetuar nga SPAK. Berisha është bërë avokat it ë gjithë të korruptuarve. Berisha do donte që këto zgjedhje jo vetëm të shtyhen, por të mos bëhen fare. E di që i ka të humbura, prandaj nuk nxjerr kandidat. Berisha e ka bërë PD parti të pabesueshme dhe zgjedhjet në Tiranë do t’i humbasë. prandaj kandidatët nuk duan të kandidojnë. Demokratët e kanë humbur besimi te Partia Demokratike. Berisha e ka futur Partinë Demokratike në një marrëzi”, tha Mërtiri.
    Analisti u shpreh se nëse opozita e ka seriozisht garën për Bashkinë e Tiranës, emrin sfidues përballë Ogerta Manastirliut duhet ta zgjedhë përtej “hijes” së Sali Berishës.
    “Duhet kërkuar jashtë PD. Nëse e ka seriozisht betejën me Ramën, do duhet të gjejë një kandidat që është jashtë sferës së ndikimit nga Berisha. Por, Berisha nuk do ta bëjë këtë, sepse ai nuk po bën politikë për të mundur Ramën, por interesi i tij është thjesht të qëndrojë aty”, tha ai.

  • Dembele mbytet nga lotët: “Topi i Artë” nuk ishte objektivi im. Jam pa fjalë, e pabesueshme…

    Dembele mbytet nga lotët: “Topi i Artë” nuk ishte objektivi im. Jam pa fjalë, e pabesueshme…

    23 Shtator 2025

    8:17

    Alfred Lleshi

    “Topi i Artë” 2025 shkoi për Ousmane Dembélé. Në “Théàtre du Châtelet”, sulmuesi i PSG u shpall fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll, duke marrë trofeun nga Ronaldinho. Tejet i emocionuar, francezi tha: “Është e pabesueshme ajo që më ka ndodhur, jam pa fjalë. Sezoni me PSG ka qenë i jashtëzakonshëm. Jam pak nervoz, nuk është e lehtë të flas këtu, por ta marr këtë trofe është diçka speciale”.
    Më pas erdhën falënderimet: “Jam krenar për gjithçka që kam arritur. Falenderoj PSG-në që më mori më 2023, presidentin, trajnerin Luis Enrique, stafin, bashkëlojtarët dhe familjen. Skuadra ime ka qenë fantastike, kemi fituar pothuajse gjithçka dhe ky çmim është për të gjithë ne. Dua të falenderoj edhe Barcelonën, ku nisa të realizoj ëndrrat e mia. ‘Topi i Artë’ nuk ishte objektiv i karrierës sime, por ta fitoj është e pabesueshme”.

  • E PABESUESHME/ Po barazonin deri në minutën e 90, Vllaznia i shënon 3 gola Partizanit në minutat shtesë

    E PABESUESHME/ Po barazonin deri në minutën e 90, Vllaznia i shënon 3 gola Partizanit në minutat shtesë

    E pabesueshme, por e vërtetë. Partizani humbi me shifrat 4-1 një ndeshje që ishte në baraspeshë deri në minutën e 91-të. Të kuqtë kaluan të parët në epërsi në “Loro Boriçi” falë golit të shënuar nga Gudjufi në minutën e 26.  Vetëm 10 minuta më vonë Balaj barazoi shifrat në 1-1, të cilat mbetën të pandryshuara deri në momentet e fundit të lojës.
    Gjatë kohës së shtuar ndodhi ajo që më pak pritej. Balaj në minutën e 91-të, Hakaj në të 93-tën dhe Bismarku në minutën e 97 përmbysën Partizanin me rezultatin përfundimtar 4-1. Kjo është fitorja e dytë në po aq ndeshje për shkodranët, që tashmë udhëheqin përkohësisht tabelën e renditjes./Sport Ekspres/

  • Marquinhos: E pabesueshme ta fitosh një finale kështu. Donnarumma? E duam shumë!

    Marquinhos: E pabesueshme ta fitosh një finale kështu. Donnarumma? E duam shumë!

    Marquinhos, kapiteni i PSG, foli për “Sky Sport” pas fitores me përmbysje (edhe me penallti) ndaj Tottenham në finalen e Superkupës së Europës, të luajtur në Udine: “E pabesueshme të fitosh në këtë mënyrë. Kjo skuadër tregoi edhe një herë personalitet, edhe pse nuk jemi ende në formën tonë maksimale fizike. Arritëm të shënonim golat e nevojshëm falë zëvendësimeve, te penalltitë kemi lojtarë që godasin mirë dhe një portier që na ndihmoi”.
    Për meritat e Donnarumma: “Gigi, të duam shumë, një puthje për ty”.
    Më pas tregoi si erdhi përmbysja: “Kur rezultati ishte 2-0 për kundërshtarin, Tottenham u tërhoq shumë prapa. Kjo është e rrezikshme kur e pret PSG-në në këtë mënyrë. Bëmë disa zëvendësime që na dhanë diçka më shumë. Gonçalo (Ramos) hyri shumë mirë, kishim nevojë për një numër 9 që ta fuste topin në rrjetë”.
    Për momentin vendimtar të penalltive, kapiteni shtoi: “I besuam Lucas (Chevalier), e njohim, sapo ka ardhur, por ishte momenti për të treguar veten. Jemi shumë të lumtur, sepse ia doli. Edhe ekzekutuesit tanë të penalltive bënë një punë të shkëlqyer. Kjo është PSG-ja, duhet të dish ta përballosh presionin. Lucas është një portier i nivelit të lartë, e përballoi dhe bëri detyrën. I them: Mirë se erdhe me një trofe! Askush nuk e ka vendin e sigurt te PSG-ja, duhet të jesh gjithmonë në nivelin më të lartë për ta mbajtur atë”.

  • “Fiziologjia e Luka Modriç ishte e pabesueshme”! Shoku i ekipit te Real Madrid flet për kroatin: Nuk është rastësi që luan në nivelin më të lartë

    “Fiziologjia e Luka Modriç ishte e pabesueshme”! Shoku i ekipit te Real Madrid flet për kroatin: Nuk është rastësi që luan në nivelin më të lartë

    Shumë njerëz pyesin veten se cili është sekreti i Modri? për të luajtur në nivelin më të lartë edhe në këtë moshë, dhe shoku i tij i ekipit te Real Madrid, Jesus Vallejo, foli gjithashtu për këtë temë. Vallejo gjithashtu u largua nga Reali këtë verë në fund të kontratës së tij dhe shkoi te skuadra e ligës më të ulët Albacete, gjë që i habiti të gjithë. Ai dha një intervistë për mediat spanjolle, dhe një nga temat ishte pikërisht Modri?.
    Mbrojtësi spanjoll tha se Modri? është një shembull i vërtetë se si duhet të sillet një futbollist, dhe se ai është i vetmi në Real që arriti të impresionojë të gjithë, edhe trajnerin që merrej me gjendjen fizike të lojtarëve, Pintus.
    “Luka Modri?? Ai është një shembull i vërtetë për të gjithë futbollistët se si duhet të sillen. Antonio Pintus shpesh thoshte se nuk mund ta besonte kur shihte se si Luka stërvitet dhe konkurron me lojtarë dy herë më të rinj se ai”, thotë Vallejo dhe vazhdon.
    “Aftësitë e tij fizike dhe parametrat që ai vendos janë të pabesueshme. Pintus tha se fiziologjia e Lukës është diçka e pabesueshme. Ai ishte gjithmonë i pari që vinte në stërvitje në Valdebebas. Ai kujdeset shumë për formën e tij fizike dhe nuk është rastësi që ai është ende në nivelin më të lartë në këtë moshë”, tha Vallejo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • “Ishte e pabesueshme kur e lexova”, De Biasi reagon për spekulimet e fundit

    “Ishte e pabesueshme kur e lexova”, De Biasi reagon për spekulimet e fundit

    12 Qershor 2025

    16:40

    Telesport

    Gianni De Biasi ka mohuar kategorikisht lajmet e përhapura së fundmi në media për një kalim të mundshëm te klubi i Flamurtarit. I kontaktuar nga Euronews Albania, tekniku italian u shpreh i habitur nga spekulimet dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me klubin vlonjat.
    “Është diçka e pabesueshme… Nuk kam folur kurrë me dikë nga Flamurtari… dhe shumë gazetarë më telefonojnë për këtë,”- deklaroi De Biasi në një përgjigje për gazetarin Enriko Gabaj.
    Gianni De Biasi mbetet një figurë ikonike në futbollin shqiptar, pasi është trajneri i parë që udhëhoqi Shqipërinë drejt një kualifikimi historik në një kampionat europian, Euro 2016.
    Aty, kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje dinjitoze, duke fituar ndaj Rumanisë dhe lënë një gjurmë të fortë në memorien kolektive të tifozëve shqiptarë.
    Pas asaj eksperience, ai ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë, ku është nderuar me tituj të ndryshëm dhe mban pasaportë shqiptare.

  • “Ia kaloi dhe Enver Hoxhës”, Manjani për Ilir Metën: E pabesueshme, nuk kishte pse të katandisej kështu

    “Ia kaloi dhe Enver Hoxhës”, Manjani për Ilir Metën: E pabesueshme, nuk kishte pse të katandisej kështu

    Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e Ilir Metës, që ka gjetur një tjetër armik të brendshëm në partinë e tij.
    “Ueeee, e pabesueshme!
    Prap ka zbulu një “armik të brendshëm”…
    Megjithëse në ditën e vet më të keqe, prapë thotë se ka zbuluar një “maskara” të brendshëm që e ka shitur…
    Se di, po praktikisht për nga sasia, Enver Hoxha është i dyti politikan pas Ilir Metës që ka zbuluar grupe armiqësore të brendshme.
    Sinqerisht jam i keqardhur për këtë njeri. Nuk kishte pse të katandisej kështu…”, shkruan Manjani.
    Meta deklaroi këtë të martë, se një maskara brenda partisë së tij, që donte të zinte vendin e Tedi Blushit si sekretar i Partisë së Lirisë, ka shitur 12 mijë vota tek PS.

  • E pabesueshme!!! Në Portugali vidhet gjatë festimeve trofeu i Champions League

    E pabesueshme!!! Në Portugali vidhet gjatë festimeve trofeu i Champions League

    21 Maj 2025

    8:58

    Telesport

    Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur fundjavën e kaluar në Lisbonë, por që është bërë e ditur për mediat vetëm orët e fundit.
    Gëzimi i shfrenuar dhe festimet për titullin e fituar nga Sporting Lisbonë rrezikuan një incident diplomatik me UEFA-n. Sipas njoftimeve të shtypit portugez, trofeu i Champions League për femra është vjedhur nga stadiumi Alvalade.
    Pikërisht në këtë stadium, më 24 maj, ditën e shtunë, do të luhet finalja e Champions për femra mes Arsenal dhe Barcelona (ora 17:00). Trofeu ishte ekspozuar aty prej disa ditësh.
    Trofeu u zhduk gjatë festimeve të tifozëve zikaltër, por tashmë policia portugeze e ka gjetur atë. Nuk dihen ende shumë detaje në lidhje me zhdukjen dhe më pas gjetjen e trofeut nga policia.