Tag: pabesueshëm

  • “Do të ishte perfekt për United”, Cunha për yllin e rivalëve: Është i pabesueshëm

    “Do të ishte perfekt për United”, Cunha për yllin e rivalëve: Është i pabesueshëm

    24 Nëntor 2025

    14:07

    Telesport

    Sulmuesi i Manchester United, Matheus Cunha, ka shpjeguar se pse ylli i Ëolves, Joao Gomes, do të ishte perfekt për Djajtë e Kuq.
    “Mendoj se Joao mund të vijë. Ai është shumë i përulur dhe shumë punëtor. Skuadra e mira vijnë si dhuratë kur punon shumë. Ai është i pabesueshëm në fushë”, ka thënë Cunha. “Ka luajtur shumë mirë edhe me kombëtaren”.
    Nëse Wolves bien nga kategoria këtë sezon, Gomes do të mund të merrej me ulje. United mund ta marrë për 44 milionë sterlina, por ky çmim mund të ulet ndjeshëm nëse Wolves bie në Championship.

  • “Është i pabesueshëm”, Tchouameni: Mund të fitojmë shumë me atë

    “Është i pabesueshëm”, Tchouameni: Mund të fitojmë shumë me atë

    Në prag të ndeshjes hapëse të Champions League kundër Marseille, Aurelien Tchouameni foli nga Valdebebas me pjekurinë e tij karakteristike.
    Mesfushori francez i Real Madrid preku tema të nxehta, nga vendimet e diskutueshme të arbitrimit të ditëve të fundit deri te krahasimi midis Carlo Ancelottit dhe trajnerit të ri Xabi Alonso.
    “Arbitrat përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre, por ashtu si ne, ata mund të bëjnë gabime. Të gjithë e panë atë që ndodhi në San Sebastian; ne duhet të shohim përpara”, deklaroi ai me elegancë.
    Në lidhje me stolin, Tchouameni nuk ka dyshime: “Ne fituam shumë nën drejtimin e Carlos; ai është një nga më të mirët në histori. Xabi ka një metodologji të ndryshme; ai kërkon gjëra të ndryshme nga ne, dhe ekipi rritet ndeshje pas ndeshjeje. Gjëja e rëndësishme është të ndjekim idetë e tij dhe të vazhdojmë të fitojmë”.
    Francezi theksoi ambicien e ekipit: “Te Real Madrid, presioni është i përditshëm; nuk ndryshon nga një sezon në tjetrin. Ne duhet të synojmë të fitojmë gjithçka. Vitin e kaluar nuk arritëm shumë, tani duam ta përmbysim këtë situatë”.
    Është e pamundur të mos përmendet Kylian Mbappe: “Ai shënonte shumë edhe vitin e kaluar, dhe këtë vit po vazhdon kështu. Me të, kemi një shans më të mirë për të fituar; ai është në një nivel të pabesueshëm”.
    Tchouameni sapo ka arritur 150 paraqitje për Real Madrid: “Një ëndërr e bërë realitet. Shpresoj të luaj shumë më tepër dhe të fitoj më shumë trofe”.

  • “I pabesueshëm lajmi”/ Lulzim Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Një mik vërtet i rrallë

    “I pabesueshëm lajmi”/ Lulzim Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Një mik vërtet i rrallë

    Me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të vdekjes së parakohshme të gazetarit Artur Zheji.
    Basha e kujton Zhejin si një intelektual i shquar dhe erudit i pashoq, që do t’i mungojë publikun.
    Reagimi i plotë:
    I pabesueshëm lajmi për ndarjen e Artur Zhejit nga jeta, një mik vërtet i rrallë dhe i paharrueshëm.
    Intelektual i shquar dhe erudit i pashoq, me një formim kulturor unik që nuk mund ta prisje përveçse nga biri i vetëm i Petro Zhejit, jeta i fali Arturit një përvojë të pasur dhe të veçantë për brezin e tij, duke i fshirë çdo deprivim të zakonshëm për bashkëmoshatarët e tij të rritur pas perdes së hekurt dhe izolimit të gjithanshëm. E prapë brenda tij Turi mbante gjithmonë gjallë çunin e hedhur të Tiranës, luftëtar dhe gjuhëmprehtë.
    Me thellësinë e dramaturgut dhe bisturinë e mendjes politike, me patriotizëm të kulluar dhe sarkazëm të mprehtë kozmopoliti, Zheji provokonte gjithmonë një ndjesi të jashtëzakonshme mirëqenieje intelekti dhe shpirti të cilën, tani që ai nuk është më mes nesh, na mbetet ta ruajmë vetëm si një kujtim të çmuar.
    Fatet e kombit ishin përherë në zemër të jetës publike dhe publicistikës pa kompromis dhe me kurajo të Zhejit. Shqipëria dhe shqiptaria janë sot më të mpakur se dje.
    Mendimet dhe lutjet e mia dhe të Aurelës shkojnë së pari, për Klodin, bashkëudhëtaren e palodhshme të Turit, dhe për fëmijët e tij, Besianën, Patrikun dhe Gerin. Familja ishte dashuria e madhe e jetës së Turit.
    Do të mungosh shumë të gjithëve. U prehsh në paqe, mik i paharrueshëm!

  • Guardiola vlerëson talentin 19-vjeçar argjentinas: Lojtar i pabesueshëm, realizoi një gol fantastik në debutim

    Guardiola vlerëson talentin 19-vjeçar argjentinas: Lojtar i pabesueshëm, realizoi një gol fantastik në debutim

    4 Korrik 2025

    10:44

    Telesport

    Adoleshenti argjentinas i Manchester City, Claudio Echeverri, bëri debutimin e tij me “citizens” në Kupën e Botës për klube, duke shënuar në ndeshjen e tij të parë si titullar me këtë fanellë.
    Ai realizoi me një goditje dënimi në fitoren 6-0 që anglezët arritën ndaj Al Ain, ndërkohë që disa minuta në vonë ai u dëmtua. Pas eliminimit nga ky turne, trajneri spanjoll foli me superlativa për 19-vjeçarin argjentinas.
    Guardiola mendon se Echeverri është një “notë pozitive” e City në këtë turne. Ai pranon se 19-vjeçari kishte praktikuar goditjet e lira për muaj të tërë.
    “Që kur mbërriti dhe pas tre ose katër muajve me ne, në fund të seancave stërvitore ai ushtrohej me goditjet e lira me portierin, pranë murit dhe vetëm. Të tjerët nuk stërviteshin. Ai stërvitej e stërvitej dhe puna ia vlen”, tha Guardiola.
    “Ai realizoi një gol fantastik. Është një lojtar i pabesueshëm. Ai nuk mundi të vazhdonte pas pjesës së parë për shkak të një problemi me kyçin e këmbës, por goditja e lirë ishte vërtet e mirë“, u shpreh Pep Guardiola.

  • Sulmi ndaj Iranit, Vance: Operacion i pabesueshëm, dëshmi e fuqisë së ushtrisë amerikane

    Sulmi ndaj Iranit, Vance: Operacion i pabesueshëm, dëshmi e fuqisë së ushtrisë amerikane

    Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance vlerësoi pilotët amerikanë për goditjen e një objektivi me madhësinë e një ‘makine larëse’ gjatë sulmit ndaj vendeve bërthamore iraniane.

    “Është vërtet një operacion i pabesueshëm, një dëshmi e fuqisë së ushtrisë amerikane. Këta djem fluturuan nga Missouri. Ata nuk u ulën asnjë herë”, tha Vance në emisionin “Meet the Press” të NBC-së.
    Zëvendëspresidenti u shfaq në emisionin e mëngjesit të së dielës për të dhënë më shumë detaje rreth sulmeve ushtarake amerikane që synonin objektet bërthamore të Iranit, duke pohuar se nuk kishte interes për të vendosur trupa amerikane në tokë për një konflikt të zgjatur.
    Të shtunën në mbrëmje, Vance u pa duke qëndruar pas presidentit Donald Trump ndërsa ai njoftoi atë që u konsiderua një operacion “i suksesshëm”.
    Në sulmin përfshiheshin shtatë bombardues B-2 dhe një total prej 125 aeroplanësh ushtarakë, duke përfshirë aeroplanë luftarakë dhe cisterna furnizimi me karburant, konfirmuan zyrtarë të lartë të Pentagonit gjatë një informimi të së dielës në mëngjes.
    “Ata hodhën bomba 15 mijë tonëshe mbi një objektiv me madhësinë e një makine larëse, dhe pastaj u kthyen në shtëpi shëndoshë e mirë pa u ulur kurrë në Lindjen e Mesme ose pa u ndalur kurrë përveçse për t’u furnizuar shkurtimisht me karburant. Dhe, sigurisht, e bënë këtë në ajër”, vazhdoi zëvendëspresidenti.

    Top Channel

  • Ndahet nga jeta Artan Lame – Kryeministri Rama: “I pabesueshëm, por fatkeqësisht i vërtetë”

    Ndahet nga jeta Artan Lame – Kryeministri Rama: “I pabesueshëm, por fatkeqësisht i vërtetë”

    Tiranë – Një lajm i rëndë ka tronditur opinionin publik mëngjesin e sotëm: është ndarë nga jeta Artan Lame, një nga figurat më të njohura të administratës publike dhe jetës intelektuale në Shqipëri.Reklama në FieriWeb

    Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen për humbjen e mikut të tij:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.” – shkruan Rama.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Artan Lame ka qenë një zë i rëndësishëm në çështjet e trashëgimisë kulturore, urbanistikës dhe reformave në fushën e pronësisë. Ai ka drejtuar për vite Agjencinë e Legalizimit dhe më pas Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke qenë i pranishëm edhe në debatet publike me tone gjithnjë të moderuara dhe konstruktive. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Humbja e tij lë një boshllëk të madh në jetën intelektuale dhe institucionale të vendit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër./fieriweb.com

  • Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!

    Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes së befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës Artan Lame.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama i shpreh ngushëllime bashkëshortes, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.
    “I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames.
    Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan Rama.
    Kujtojmë se Lame është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare.
    Mësohet se ish-kreu i Kadastrës ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku ndodhej për kurim prej një jave, pas goditjes nga një ishemi cerebrale.