Takimi i paralajmëruar i Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit në Durrës, duket se ka alarmuar edhe krerët e PD-së lokale.
Pas deklaratës së Berishës se takimi ishte për interesa personale, dy kryetarët e degëve në Durrës, Ard Muka dhe Osman Stafa kanë nxituar të dërgojnë një sms automatike për rreth 5 mijë anëtarë të kësaj force politike.
Ata thonë se Salianji dhe Alimehmeti janë persona të paautorizuar dhe se analiza do të bëhet brenda forumeve të partisë.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një prej anëtarëve, i cili i kërkon dy krerëve lokale të mos i bien më numrit të tij.
SMS automatik i krerëve të PD:
I nderuar anëtar i PD, dega Durrës!
Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.
Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë.
Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara për nesër, datë 3 Dhjetor.
Me respekt,
Kryetarët e degëve Durrës 1 dhe 2,
Ard Muka dhe Osman Stafa
Përgjigjja e qytetarit:
Zotri mose mi bjerni me kti numri jam larguar me kohe nga kjo parti qe i thone Berishizem ok
Tag: paautorizuar
-

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
-

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma ka bërë një denoncim nga qendra e votimit në Dhemblan, ku ka ngritur shqetësime për përfshirjen e personave të paautorizuar në procesin zgjedhor.
“Më kanë ardhur informacione që njerëz të paautorizuar dhe që nuk janë fare nga Tepelena, po merren me organizimin, me makinat, duke i bërë njerëzit të mos jenë të lirë në zgjedhjet e tyre,” është shprehur kandidati.
Ai theksoi se gjithmonë ka kërkuar që zgjedhjet të jenë sa më demokratike, por sipas tij, “si gjithmonë, vazhdojmë me të njëjtin rrugëtim”.
“Sipas informacioneve që më kanë ardhur, janë përpiluar edhe të dhëna në vende të tjera, por këtu në Dhemblan ka pasur konstatime dhe raste të shumta. Janë njerëz që mbështesin kandidatin rival dhe janë tepër të organizuar për mekanizma jo demokratikë,” deklaroi ai. -

Kandidati i pavarur Guma i shqetësuar: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma ka bërë një denoncim nga qendra e votimit në Dhemblan, ku ka ngritur shqetësime për përfshirjen e personave të paautorizuar në procesin zgjedhor.
“Më kanë ardhur informacione që njerëz të paautorizuar dhe që nuk janë fare nga Tepelena, po merren me organizimin, me makinat, duke i bërë njerëzit të mos jenë të lirë në zgjedhjet e tyre,” është shprehur kandidati.
Ai theksoi se gjithmonë ka kërkuar që zgjedhjet të jenë sa më demokratike, por sipas tij, “si gjithmonë, vazhdojmë me të njëjtin rrugëtim”.
“Sipas informacioneve që më kanë ardhur, janë përpiluar edhe të dhëna në vende të tjera, por këtu në Dhemblan ka pasur konstatime dhe raste të shumta. Janë njerëz që mbështesin kandidatin rival dhe janë tepër të organizuar për mekanizma jo demokratikë,” deklaroi ai -
Zgjedhjet e pjesshme, Celibashi: Policia të verifikojë pretendimet për personat e paautorizuar pranë QV-ve
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha në një konferencë për mediat se KQZ-ja ka komunikuar me policinë për të verifikuar pretendimet kur dyshohet se rreth qendrave të votimit ka persona të paautorizuar.
Deklaratën ai e bëri pas denoncimit që bëri deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, sipas të cilës janë intimiduar zgjedhësit. Ai tha se lokalet që janë filmuar në Mat nuk kanë lidhje me ndonjë parti politike.
“Me përjashtim një apo dy rasteve nuk na rezulton të ketë pasur problematika të tjera në lidhje me këtë çështje. Nga informacionet që ka marrë KQZ, nuk kemi, të paktën për momentin raportime të tilla, pra për prani të personave të paautorizuar pranë ambienteve të qendrave të votimit. Ishte një diskutim për në Mat për disa lokale që janë hapur rreth e përqark. Ato janë bare që nuk kanë lidhje me ndonjë parti politike, nuk janë zyra të ndonjë partie politike. E kemi sqaruar këtë situatë edhe me përfaqësues politikë që e kanë ngritur këtë shqetësim. Nuk kemi marrë ndonjë shqetësim nga partitë politike në lidhje me këtë çështje apo edhe problematika të tjera”, tha Celibashi.
Ai komentoi edhe deklaratat e politikanëve që kanë thyer heshtjen zgjedhore.
“Nuk ka nevojë që besoj unë sidomos për kategorinë e politikanëve apo funksionarëve të ndryshëm publikë që në ditën e votimit apo edhe në periudhën e heshtjes zgjedhore e kanë të ndaluar që të bëjnë thirrje elektorale. Mund të bëjnë thirrje për të nxitur qytetarët të votojnë. Nuk do duhet ta bëjnë. Çfarë do duhet të bëjë KQZ do e shikojmë në çdo rast. Shpresoj që kjo thirrje e kësaj problematike të dëgjohet nga të gjithë”, tha Celibashi. -

‘Vuçiç abuzoi me pushtetet kushtetuese, u përpoq të ushtronte ndikim të papërshtatshëm dhe të paautorizuar mbi prokurorinë’
Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar ka reaguar ashpër pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të bëra gjatë paraqitjes së tij si mysafir në emisionin “Cirilica” të Milomir Mariç, transmetuar në TV Prva. Në deklaratën zyrtare, Prokuroria njofton se Vuçiç ka tejkaluar dhe abuzuar me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, duke tentuar të ushtrojë ndikim të papërshtatshëm dhe të paautorizuar në hetimet penale që janë në zhvillim.
“Me deklarata fyese dhe të pavërteta, Aleksandar Vuçiç po i shënjestron sërish prokurorët në detyrë dhe po përpiqet të ushtrojë ndikim të paautorizuar në rezultatin e procedurave nga pozicioni i autoritetit dhe pushtetit të Presidentit të Republikës, duke pretenduar se këto janë ‘raste të sajuara’”, thuhet në reagim.
Sipas Prokurorisë, deklaratat e tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë përpjekje për të krijuar një atmosferë linçimi ndaj mbajtësve të funksioneve gjyqësore, duke penguar drejtësinë dhe dëmtuar rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit.
Presidenti serb, gjatë intervistës, foli për procedurat që po zhvillohen kundër disa zyrtarëve për dyshimin e falsifikimit të dokumentacionit gjatë heqjes së mbrojtjes së pronës kulturore nga kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm, duke i cilësuar disa prokurorë të Zyrës për Krimin e Organizuar si “kriminelë” dhe “një bandë të korruptuar”. “Ja ku po ju them se jeni një bandë e korruptuar në prokurori, në shumicën e prokurorive, se keni nën kontrollin tuaj aq gjyqtarë të korruptuar sa të doni, por gjithashtu mendoj se shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se “ajo bandë e korruptuar” ka sajuar rastin e rinovimit të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa akuzoi gjithashtu gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë se po lirojnë çdo ditë persona të dhunshëm. “Prokurorët ndonjëherë nuk duan të ndjekin penalisht dikë, por edhe më shpesh gjyqtarët duan të tregojnë se janë bllokues, mendoj se kështu e vërtetojnë veten para dikujt jashtë”, tha ai.
Vuçiç pohoi se 10 për qind e njerëzve në Serbi “nuk mund ta durojnë” atë për shkak të qëndrimit të tij ndaj “gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar”, duke shtuar se “falë bandës së korruptuar që merr para dhe është mbajtur për vete për 20 vjet si mafia më e keqe e mundshme, ata punojnë drejtpërdrejt kundër shtetit”.
Reagimi i fortë i Prokurorisë për Krimin e Organizuar e cilëson sjelljen e Presidentit si një përpjekje të rrezikshme për të minuar pavarësinë e drejtësisë dhe për të ndikuar në opinionin publik përmes deklaratave politike që cenojnë integritetin e institucioneve të drejtësisë.
-

Kosovë/ Arrestohet një person për kontrabandë dhe hyrje të paligjshme nga Serbia
Një rast i kontrabandës dhe hyrjes së paautorizuar në territorin e Republikës së Kosovës u regjistrua të shtunën rreth orës 16:30 në fshatin Joshanicë, në komunën e Leposaviqit.Sipas Policisë së Kosovës, është ndaluar një automjet i tipit VW Sharan, ngjyrë e kuqe, me targa serbe (NP), i drejtuar nga një person me inicialet M.B., i lindur në vitin 1980. Dyshohet se i njëjti ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë, duke shmangur vendkalimet kufitare zyrtare.Gjatë kontrollit të automjetit dhe të dyshuarit, policia ka sekuestruar 13,992 euro në para të gatshme, 17,880 dinarë serbë dhe materiale për mobilje me vlerë prej 600 euro.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal me emërtimin “Kalim i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare”. Automjeti, mjetet financiare dhe mallrat e kontrabanduara janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejshme ligjore nga njësitë përkatëse të Policisë dhe Doganës së Kosovës.Hetimet për rastin janë në zhvillim e sipër, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një rast i kontrabandës dhe hyrjes së paautorizuar në territorin e Republikës së Kosovës u regjistrua të shtunën rreth orës 16:30 në fshatin Joshanicë, në komunën e Leposaviqit.Sipas Policisë së Kosovës, është ndaluar një automjet i tipit VW Sharan, ngjyrë e kuqe, me targa serbe (NP), i drejtuar nga një person me inicialet M.B., i lindur në vitin 1980. Dyshohet se i njëjti ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë, duke shmangur vendkalimet kufitare zyrtare.Gjatë kontrollit të automjetit dhe të dyshuarit, policia ka sekuestruar 13,992 euro në para të gatshme, 17,880 dinarë serbë dhe materiale për mobilje me vlerë prej 600 euro.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal me emërtimin “Kalim i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare”. Automjeti, mjetet financiare dhe mallrat e kontrabanduara janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejshme ligjore nga njësitë përkatëse të Policisë dhe Doganës së Kosovës.Hetimet për rastin janë në zhvillim e sipër, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë.
-

Dënohet me gati 5 vjet burg serbi që sulmoi KFOR-in në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë shtetasin serb Millosh Antoviq, i cili pranoi fajësinë për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 në komunën e Zveçanit.Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Antoviq dhe prokuroria kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë, e cila është aprovuar nga trupi gjykues më 4 gusht.Përveç dënimit me burg, Antoviq është gjobitur me 20 mijë euro, të cilat do t’i paguajë me këste brenda një afati dyvjeçar.Antoviq përballej me disa akuza të rënda, përfshirë:Sulm ndaj personit zyrtarPjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëmBlerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëvePosedim të paautorizuar të armëveAktakuza ndaj tij ishte ngritur më 30 korrik 2024.Ngjarja për të cilën Antoviq u dënua lidhet me përplasjet e dhunshme që ndodhën më 29 maj 2023 në Zveçan, kur protestues serbë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore. Nga përleshjet u plagosën dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it dhe policisë.Deri tani, institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë ngritur disa aktakuza për personat e përfshirë në dhunën në veri.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë shtetasin serb Millosh Antoviq, i cili pranoi fajësinë për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 në komunën e Zveçanit.Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Antoviq dhe prokuroria kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë, e cila është aprovuar nga trupi gjykues më 4 gusht.Përveç dënimit me burg, Antoviq është gjobitur me 20 mijë euro, të cilat do t’i paguajë me këste brenda një afati dyvjeçar.Antoviq përballej me disa akuza të rënda, përfshirë:Sulm ndaj personit zyrtarPjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëmBlerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëvePosedim të paautorizuar të armëveAktakuza ndaj tij ishte ngritur më 30 korrik 2024.Ngjarja për të cilën Antoviq u dënua lidhet me përplasjet e dhunshme që ndodhën më 29 maj 2023 në Zveçan, kur protestues serbë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore. Nga përleshjet u plagosën dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it dhe policisë.Deri tani, institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë ngritur disa aktakuza për personat e përfshirë në dhunën në veri.
-

Raporti i organizatave/ Votimet u bënë nën patronazhim politik
Në një deklaratë e përbashkët, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve Politike dhe Qëndresa Qytetare thanë të hënën se klima e zgjedhjeve ishte e polarizuar dhe se vëzhguesit vërejtën presione apo survejim të votuesve nga persona të paautorizuar jashtë qendrave të votimit.
Një humbje të shansit të Shqipërisë për të treguar një proces zgjedhor me standarde europiane i konsideroi zgjedhjet Afrim Krasniqi, drejtor i ISP-së.
“Kemi parë përfshirjen e grupeve të ndryshme informale në fushatë,” tha ai duke shtuar një sërë me problematika të ngjashme nga proceset e mëparshme, që nga listat e kandidatëve për deputetë me probleme me drejtësinë, përdorimin e burimeve publike në fushatë, patronazhimin e votës, etj…
Sipas Krasniqit, “incidentët në ditët e votimit ishin tregues i tensionit të madh politik dhe se partitë në vend të ndihmonin në integritetin e zgjedhjeve krijuan gati-gati struktura paralele”.
Kryetarja e KSHH-së, Erida Skëndaj, rreshtoi një sërë problemesh të raportuara nga 60 vëzhguesit e kësaj organizate në ditën e votimit, ndërsa shtoi se klima e përgjithshme e zgjedhjeve ishte shumë e polarizuar.
Një ndër qendrat e vëzhguara ishte dhe ajo e burgut 313 në Tiranë ku raportohet se të burgosurit porosisnin njëri-tjetrin për të votuar.
“Raportohen raste sporadike të perceptimeve nga Komisionerë në IEVP 313 se të dënuarit janë dëgjuar që porosisin njëri tjetrin për të votuar. Në QV të vendosur pranë IEVP Durrës (në ambientet e xhamisë së institucionit), u vërejt mbipopullim në korridorin që të çonte drejt kësaj QV, çka krijonte premisa që të dënuarit në bashkëbisedim të ndikonin tek njëri -tjetri”- thuhet në raportin paraprak të KSHH-së.
Personat e paautorizuar dhe sjellja e vëzhguesve partiakë shihet si një ndër shqetësimet kryesore të procesit të votimit.
KSHH ka vërejtur, sipas raportit, se “në disa nga QV të monitoruara është vërejtur prezencë e personave të paautorizuar brenda perimetrit 150 m të QV, sjellje të papërshtatshme me elementë diktues dhe që krijojnë premisa për intimidimin e zgjedhësve nga vëzhguesit partiakë si dhe persona që qëndrojnë jashtë perimetrit 150 m por vëzhgojnë në mënyrë sistematike zgjedhësit që hyjnë e dalin nga QV”.
Veprat penale që prekin zgjedhjet e lira, si shit-blerja e votës, vijon të jetë një problem edhe në këto zgjedhje bazuar në denoncimet që janë bërë.
“Angazhimi solemn i kryetarëve të partive, sipas nenit 64 të Kodit Zgjedhor, mbetet formal dhe shitblerja e votave mbetet një fenomen i cili nuk dënohet në mënyrë serioze, publikisht prej tyre”- thekson KSHH-ja.
KSHH vlerëson se pavarësisht denoncimeve krimet zgjedhore vijojnë të mbeten të paraportuara nga qytetarët për shkak të frikës nga hakmarrja apo viktimizimi dhe se në këto kushtet hetimet proaktive të prokurorsë duhej të ishin më të larta. “Pro-aktiviteti i organit të prokurorisë në nisjen me iniciativë të rasteve duhet të ishte më i lartë, duke patur parasysh edhe komunikimet e mëhershme që monitorohej në terren fushata zgjedhore”- thekson deklarata e tre organizatave.
/Reporter.al/ -

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës, ja si kriminelët “monitoruan” nga afër procesin zgjedhor, makina…
Procesi i votimit në Durrës nisi i qetë dje në orët e para të mëngjesit në Qendrat e Votimit (QV) të vendosura në qytet, duke pësuar rritje të ndjeshme rreth mesditës dhe me prani të reduktuar të personave të paautorizuar. Fillimisht disa qendra votimi u hapën me vonesë dhe qytetarët nisën të votojnë pas orës 7, ndërsa në disa prej Qendrave të Votimit vëzhguesit e Shoqërisë Civile raportuan se ende nuk ishin ndezur kamerat.
Në Qendrën e Votimit të vendosur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, e njohur përgjithësisht si e qetë, u regjistrua një tension midis komisionerëve dhe medias, që u shuajt pas sqarimit në detaje, pasi fillimisht ata u ndaluan të vendosnin kamerën për të filmuar brenda QV-së. Komisionerët e forcave politike nuk kanë qenë në raport të barabartë në të gjithë territorin, pasi në KZAZ-ja numër 22 në qytetin e Durrësit numëron 50 qendra dhe procesi aty nisi me disa parregullsi. Kryetari i saj, Krenar Hasanaj, tregoi për BIRN mëngjesin e djeshëm se vetëm në një QV procesi nisi me 30 minuta vonesë sepse ishin 4 nga 7 komisonerë, duke vijuar pas plotësimit të numrit të tyre. Ndërsa mungesa e operatorit të pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve solli vonesa për disa minuta në një QV. Në 2 qendra të tjera procesi vijoi me 6 nga 7 komisionerë.
Detajet
Parregullsitë e vogla brenda qytetit kontrastonin me radhët prej disa metrash të automjeteve të parkuara jashtë QV-ve në periferi. Në Shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, një varg njerëzish në të majtë dhe një në të djathtë, gati i hoqën frymëmarrjen qytetarëve që ngjesheshin për të kaluar midis trotuarit të ngushtë. Djemtë si fotokopje e njëri-tjetrit, shoqëronin me sy zgjedhësit që i prisnin “djem bujarë” të tjerë brenda QV-ve, e duke i orientuar se ku të drejtoheshin për të votuar. Prania e personave të paautorizuar krijoi dendësi burrash që rrinin në korridore dhe pranë QV-ve. Disa minuta nga aty, në Shkollën Dom Nikoll Kaçorri në Ish-Kënetë, situata përsëritej në miniaturë, ku automjetet luksoze dhe me xhama të zinj kufizonin një grusht djemsh që rrinin ulur në një bar-kafe, tepër të zellshëm për të ndjekur ecurinë e procesit.
Por për banorët e zonës kjo nuk dukej një sjellje e re. Dod Prendi vendosi në momentin e fundit që të dilte për të votuar. Së bashku me bashkëshorten dhe vajzën ata lanë banesën e tyre aty pranë, për të votuar së bashku. “Ne jemi të gëzuar që po votojmë për njerëzit që duam të zgjedhim për 4 vitet e ardhshme”, tregoi 80 vjeçari, duke kujtuar shpresat për rritjen e pensionit. “Urojmë që ajo parti që do të zgjidhet të na japi diçka më shumë, për pensionin e kemi hallin”, tregoi burri. Megjithëse diaspora kishte mundësinë që të votonte në këto zgjedhje, fëmijët e tij në SHBA nuk e kishin ushtruar të drejtën e votës.
Ndërhyrja e krimit
Ish-Këneta njihet edhe për atë që fillimisht ishte “Paraburgimi i Durrësit” dhe ku tashmë presin gjykimin apo vuajnë dënimin emra të njohur të politikës vendase. Erion Veliaj, Ilir Beqja, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja nuk kishin shkuar për të votuar deri në mesditën e 11 majit, në QV-në që deri në orën 11, nga 200 votues kishte parë të hidhnin fletën në kuti vetëm 75 prej tyre. Edhe më në periferi të Durrësit, ata që nuk i ka kapur ende rrjeta e drejtësisë, kishin rrethuar QV-të në Shkollën “Isuf Ferra” në Nishtulla, ku persona të paautorizuar qëndronin në të gjitha hyrje-daljet e objektit dhe të oborrit. Të pajisur me çanta të vogla krahu dhe në koordinim me njëri-tjetrin, “djemtë taksistë” të QV-ve sillnin aty dhe dërgonin votues, duke e orientuar menjëherë edhe një pjesë të atyre që mbërrinin. Një proces i stukturuar që reflektonte përkatësinë e tyre, që njihen si pjesë e krimit të organizuar lokal.
Krerët e tyre, të pajisur me automjete të blinduara gjithashtu vizituan qendrën e votimit dhe duke parë nga afër ecurinë e procesit. Prezenca e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR aty, nuk i shqetësoi aspak personat e paautorizuar që po menaxhonin “De facto” procesin zgjedhor. Në QV-në me numër 1424/1, votues të ndryshëm pas votimit në dhomën e fshehtë, e palosnin fletën e votimit para komisionerëve, duke e demonstruar si provë për subjektin që kishin votuar. Ndërsa në QV-në me numër 1424/2, u konstatua votimi familjar dhe një grua votoi paralelisht më shumë se një herë, duke votuar për veten dhe për një të moshuar me të cilën shoqërohej. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, pasi vizitoi Prokurorinë e Fierit pasditen e së dielës, pranoi për gazetarët se ishte paradite në Durrës pas informacioneve për përfshirjen e krimit të organizuar. “Isha në Durrës sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu”, u shpreh Gonzato për mediat. Ndërsa lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat mbrëmjen e 11 majit, identifikoi edhe emra konkretë si të përfshirë në intimidimin e votuesve në Durrës.
“Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhërin nga Edi Rama, se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zona të tjera Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve”, u shpreh Berisha për gazetarët. Ai premtoi se nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore krijon qeverinë, do t’i shpalli ato banda terroriste dhe se do të marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Periferia e Durrësit pati një sërë problemesh të tjera me procesin e votimit, ku në Qendrat e Votimit në Shkollën e Mesme të Bashkuar në fshatin Kullë në Sukth, kutia e fshehtë e votimit qëndronte para një dritareje që mundësonte pamje të plotë nga kati i parë i shkollës. Kutia e fshehtë e votimit nuk garantonte fshehtësinë e votës në Qendrat e Votimit me numër 1365/00 dhe 1365/01, duke ulur besimin tek ruajtja e privatësisë së zgjedhësve -

BIRN: Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës
Procesi i votimit në Durrës nisi i qetë në orët e para të mëngjesit në Qendrat e Votimit (QV) të vendosura në qytet, duke pësuar rritje të ndjeshme rreth mesditës dhe me prani të reduktuar të personave të paautorizuar.
Fillimisht disa qendra votimi u hapën me vonesë dhe qytetarët nisën të votojnë pas orës 7, ndërsa në disa prej Qendrave të Votimit vëzhguesit e Shoqërisë Civile raportuan se ende nuk ishin ndezur kamerat.Në Qendrën e Votimit të vendosur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, e njohur përgjithësisht si e qetë, u regjistrua një tension midis komisionerëve dhe medias, që u shuajt pas sqarimit në detaje, pasi fillimisht ata u ndaluan të vendosnin kamerën për të filmuar brenda QV-së.
Komisionerët e forcave politike nuk kanë qenë në raport të barabartë në të gjithë territorin, pasi në KZAZ-ja numër 22 në qytetin e Durrësit numëron 50 qendra dhe procesi aty nisi me disa parregullsi. Kryetari i saj, Krenar Hasanaj, tregoi për BIRN mëngjesin e së dielës se vetëm në një QV procesi nisi me 30 minuta vonesë sepse ishin 4 nga 7 komisonerë, duke vijuar pas plotësimit të numrit të tyre. Ndërsa mugesa e operatorit të pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve solli vonesa për disa minuta në një QV. Në 2 qendra të tjera procesi vijoi me 6 nga 7 komisionerë.Parregullsitë e vogla brenda qytetit kontrastonin me radhët prej disa metrash të automjeteve të parkuara jashtë QV-ve në periferi. Në Shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, një varg njerëzish në të majtë dhe një në të djathtë, gati i hoqën frymëmarrjen qytetarëve që ngjesheshin për të kaluar midis trotuarit të ngushtë.
Djemtë si fotokopje e njëri-tjetrit, shoqëronin me sy zgjedhësit që i prisnin “djem bujarë” të tjerë brenda QV-ve, e duke i orientuar se ku të drejtoheshin për të votuar. Prania e personave të paautorizuar krijoi dendësi burrash që rrinin në korridore dhe pranë QV-ve.
Disa minuta nga aty, në Shkollën Dom Nikoll Kaçorri në Ish-Kënetë, situata përsëritej në miniaturë, ku automjetet luksoze dhe me xhama të zinj kufizonin një grusht djemsh që rrinin ulur në një bar-kafe, tepër të zellshëm për të ndjekur ecurinë e procesit.
Por për banorët e zonës kjo nuk dukej një sjellje e re. Dod Prendi vendosi në momentin e fundit që të dilte për të votuar. Së bashku me bashkëshorten dhe vajzën ata lanë banesën e tyre aty pranë, për të votuar së bashku.
“Ne jemi të gëzuar që po votojmë për njerëzit që duam të zgjedhim për 4 vitet e ardhshme”, tregoi 80 vjeçari, duke kujtuar shpresat për rritjen e pensionit.
“Urojmë që ajo parti që do të zgjidhet të na japi diçka më shumë, për pensionin e kemi hallin”, tregoi burri.
Megjithëse diaspora kishte mundësinë që të votonte në këto zgjedhje, fëmijët e tij në SHBA nuk e kishin ushtruar të drejtën e votës.
Dod Prendi me bashkëshorten dhe vajzën në Ish-Kënetë. Foto: Geri Emiri/BIRNIsh-Këneta njihet edhe për atë që fillimisht ishte “Paraburgimi i Durrësit” dhe ku tashmë presin gjykimin apo vuajnë dënimin emra të njohur të politikës vendase. Erion Veliaj, Ilir Beqja, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja nuk kishin shkuar për të votuar deri në mesditën e 11 majit, në QV-në që deri në orën 11, nga 200 votues kishte parë të hidhnin fletën në kuti vetëm 75 prej tyre.
Edhe më në periferi të Durrësit, ata që nuk i ka kapur ende rrjeta e drejtësisë, kishin rrethuar QV-të në Shkollën “Isuf Ferra” në Nishtulla, ku persona të paautorizuar qëndronin në të gjitha hyrje-daljet e objektit dhe të oborrit.
Të pajisur me çanta të vogla krahu dhe në koordinim me njëri-tjetrin, “djemtë taksistë” të QV-ve sillnin aty dhe dërgonin votues, duke e orientuar menjëherë edhe një pjesë të atyre që mbërrinin.
Një proces i stukturuar që reflektonte përkatësinë e tyre, që njihen si pjesë e krimit të organizuar lokal. Krerët e tyre, të pajisur me automjete të blinduara gjithashtu vizituan qendrën e votimit dhe duke parë nga afër ecurinë e procesit.
Prezenca e vëzhguesve ndëkombëtarë të OSBE/ODIHR aty, nuk i shqetësoi aspak personat e paautorizuar që po menaxhonin “De facto” procesin zgjedhor.
Në QV-në me numër 1424/1, votues të ndryshëm pas votimit në dhomën e fshehtë, e palosnin fletën e votimit para komisionerëve, duke e demostruar si provë për subjektin që kishin votuar.
Ndërsa në QV-në me numër 1424/2, u konstatua votimi familjar dhe një grua votoi paralelisht më shumë se një herë, duke votuar për veten dhe për një të moshuar me të cilën shoqërohej.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, pasi vizitoi Prokurorinë e Fierit pasditen e së dielës, pranoi për gazetarët se ishte paradite në Durrës pas informacioneve për përfshirjen e krimit të organizuar.
“Isha në Durrës sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu”, u shpreh Gonzato për mediat.
Ndërsa lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat mbrëmjen e 11 majit, identifikoi edhe emra konkretë si të përfshirë në intimidimin e votuesve në Durrës.
” Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhërin nga Edi Rama, se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zona të tjera Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve”, u shpreh Berisha për gazetarët.
Ai premtoi se nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore krijon qeverinë, do t’i shpalli ato banda terroriste dhe se do të marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla.
Periferia e Durrësit pati një sërë problemesh të tjera me procesin e votimit, ku në Qendrat e Votimit në Shkollën e Mesme të Bashkuar në fshatin Kullë në Sukth, kutia e fshehtë e votimit qëndronte para një dritareje që mundësonte pamje të plotë nga kati i parë i shkollës. Kutia e fshehtë e votimit nuk garantonte fshehtësinë e votës në Qendrat e Votimit me numër 1365/00 dhe 1365/01, duke ulur besimin tek ruajtja e privatësisë së zgjedhësve.