Tag: ostren

  • ”Babi i kandidatit të PS dhunoi kreun e PD-së në degën Bulqizë”, Përparim Spahiu nxjerr videon: SPAK të veprojë

    ”Babi i kandidatit të PS dhunoi kreun e PD-së në degën Bulqizë”, Përparim Spahiu nxjerr videon: SPAK të veprojë

    Kandidati për deputet i Partisë së Lirisë, Përparim Spahiu ka publikuar pamjet e përplasjes në Ostren të Bulqizës gjatë një takimi elektoral. Ai ka deklaruar se babai i kandidatit të PS-së ka dhunuar kryetarin e PD-së në degën Bulqizë, Shaqir Manjani. “Shfaqjet e dhunës në Ostren nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën se si duhet bërë fushatë, jo vetëm aty, por kudo”, shkruan Spahiu duke kërkuar nga SPAK të hetojë ngjarjen.
    Postimi i plotë

    Babi i kandidatit të PS në Bulqizë ka dhënë shembullin më të keq dhe më të papranueshëm për djalin e tij me aktin e dhunimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Shaqir Manjani. Shfaqjet e dhunës në Ostren nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën se si duhet bërë fushatë, jo vetëm aty, por kudo.
    Në asnjë rast apo rrethanë nuk do t’i lejoja vetes kredo politike nëpërmjet dhunës. Nuk e kam bërë asnjëherë në 12 vite angazhim politik.
    Shaqir Manjani, përveçse është kryetar i partisë që drejton fushatën time, me profesion është avokat dhe ka zgjedhur mënyrën më të mirë, dhe të vetmen që duhet ndjekur: denoncimin në organet ligjzbatuese.
    I bëj thirrje SPAK të veprojnë shpejt dhe drejt, si një mesazh i qartë se hetimi dhe gjykimi i ngjarjeve të tilla bëhet vetëm prej tyre, dhe jo nga unë, rrjetet sociale apo mediat.
    Partia Demokratike dhe unë do të dalim fitues në Bulqizë, me votën dhe mbështetjen e qytetarëve që duan ndryshim dhe dinjitet. Fitorja jonë është e sigurt sepse është ndërtuar mbi punë, respekt dhe besim.

  • VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu dhe nipi i tij, dhunuan 33-vjeçarin në Ostren

    VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu dhe nipi i tij, dhunuan 33-vjeçarin në Ostren

    Një incident është shënuar në mbyllje të takimit elektoral të Partisë Demokratike në Ostren, teksa raportohet se drejtuesi politik i Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij, kanë dhunuar një 33-vjeçar.

    Momenti i sherrit është filmuar nga kamerat në zonë.
    Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për Xhelal Mziun, 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë.
    Sipas policisë rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Kalosh Murra, 33 vjeç, punonjës i njësisë administrative Ostren, banues në Shupenzë.
    Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

    Top Channel

  • Xhelal Mziu kërkon votat mbi kalë: Derë më derë si në kohën e Skënderbeut

    Xhelal Mziu kërkon votat mbi kalë: Derë më derë si në kohën e Skënderbeut

    Pas incidentit të dhunshëm në Ostren të Bulqizës, drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu, i cili kandidon edhe për deputet në këtë qark, është shfaqur mbi kalë.
    Me dy gishtat lart, Mziu shprehet se me kalë po shkon derë më derë për të kërkuar votën.
    “Në kërkim të çdo vote, derë më derë si në kohën e Skënderbeut”, shkruan ai.

    Një sherr është regjistruar ditën e djeshme në njësinë administratove Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve.
    Në lidhje me këtë, Policia njoftoi sot se kishte nisour procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
    Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenzë, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.
    Në reagimin e tij, Xhelal Mziu pretendoi se Kalosh Murra po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë ishin larguar pas kërcënimeve dhe një pjesë tjetër i kanlë shprehur shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.
    “Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka  konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.
    Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.” – shprehej në reagimin e tij Xhelal Mziu.
     

  • Video/ Pas incidentit të dhunshëm në Dibër, Xhelal Mziu del dhe kërkon votat mbi kalë

    Video/ Pas incidentit të dhunshëm në Dibër, Xhelal Mziu del dhe kërkon votat mbi kalë

    Me dy gishtat lart, Mziu shprehet se me kalë po shkon derë më derë për të kërkuar votën.
    “Në kërkim të çdo vote, derë më derë si në kohën e Skënderbeut”, shkruan ai.

    Incidenti i dhunshëm në Bulqizë
    Një incident ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Deputet demokrat Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një person, duke e goditur atë me grusht.
    Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren, në ambientet e jashtme të njësisë administrative.
    Mësohet se personi i dhunuar është  Kalosh Murra, zyrtar i njësisë administrative. Policia ka referuar materialet ne SPAK për deputetin e PD, Xhelal Mziu dhe nipin e tij.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, thotë policia.

  • Akuzohet se bashkë me nipin dhunoi zyrtarin në fshatin Ostren, reagon Xhelal Mziu

    Akuzohet se bashkë me nipin dhunoi zyrtarin në fshatin Ostren, reagon Xhelal Mziu

    Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka reaguar pas lajmit se ai së bashku me nipin e tij kanë dhunuar një person pas takimit elektoral, në fshatin Ostren.
    Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Mziu ka paraqitur versionin e tij për ngjarjen.
    Ai ka mohuar përfshirjen në ndonjë incident, duke e cilësuar ngjarjen si një inskenim të organizuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste.
    Mziu dhe nipi i tij me inicialet E.M, dyshohet se kanë dhunuar 33-vjeçarin Kalosh Murra, banues në Shupenzë dhe punonjës i Njësisë Administrative Ostren, pas një takimi elektoral në zonën e Bulqizës.
    Reagimi:
    Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia.
    Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime. Janë me dhjetra qytetarë të kësaj që jo vetëm si kandidat i opozitës, por edhe si deputet më kanë shprehur këto shqetësime.
    Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30.
    Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.
    Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike.
    Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori. Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.
    Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.
    Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë.
    I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.Bërja palë e Policisë në ngjarjen kriminale të goditjes së opozitës, shtohet edhe më shumë për faktin se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste.
    I bëjmë thirrje punonjësve të bashkive dhe policisë që të mos intimidoni dhe kërcënoni qytetarët.
    Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin.

  • “Më rrahën para zyrës”/ Reagon Xhelal Mziu: Zyrtarin s’e godita unë, por nipi im

    “Më rrahën para zyrës”/ Reagon Xhelal Mziu: Zyrtarin s’e godita unë, por nipi im

    Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu që është edhe drejtues politik i qarkut të Dibrës po përballet me drejtësinë bashkë me nipin me akuzën e dhunës ndaj një zyrtari në Ostren.
    Policia thotë se dy të akuzuarit, xhaxha dhe nip, banues në Tiranë, dyshohet se rreth orës 13:00 të datës 24 prill 2025, kanë goditur me grushte 33-vjeçarin Kalosh Murra, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, pas përfundimit të një aktiviteti elektoral të Partisë Demokratike.
    33-vjeçari Kalosh Murra është një zyrtar vendor në fshatin Ostren ndërsa incidenti ka ndodhur para ambienteve të kësaj njësie.
    Kalosh Murra pretendon se ka qenë para zyrës së tij, kur Mziu dhe të tjerë kanë dalë nga një lokal, kanë kaluar para zyrës së tij dhe më pas janë kthyer mbrapsht dhe e kanë dhunuar.
    Por Mziu ka dhënë një tjetër version. “Nuk e godita unë por nipi, ai e bëri për vetëmbrojtje” tha ai. Tani është SPAK-u që do të zbardhë ngjarjen.

  • Ostren/ Xhaxha e nip dhunojnë një 33-vjeçar me grushte, pas takimit elektoral të PD

    Ostren/ Xhaxha e nip dhunojnë një 33-vjeçar me grushte, pas takimit elektoral të PD

    Një incident ka ndodhur pas takimit elektoral të Partisë Demokratike të zhvilluar në fshatin Ostren, ku dy shtetas xhaxha e nip kanë dhunuar një 33-vjeçar me grushte.
    Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, njofton policia.

  • Incidenti në Ostren/Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahën zyrtarin,çështja shkon në SPAK

    Incidenti në Ostren/Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahën zyrtarin,çështja shkon në SPAK

    Janë zbardhur detaje nga incidenti i ndodhur në fshatin Ostren, pas takimit elektoral të Partisë Demokratike, ku dy shtetas xhaxha e nip kanë dhunuar një 33-vjeçar me grushte.
    Mësohet se ka qenë deputeti demokrat Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj një zyrtari të quajtur Kalosh Murra.
    Rastin që raportohet të ketë ndodhur në fshatin Ostren të Bulqizës ditën e djeshme, Policia e ka referuar në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK).
    Mziu është aktualisht drejtuesi i PD-së për qarkun e Dibrës, njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, pjesë e listës së mbyllur.
    Kujtojnë se ai është paraqitur për herë të fundit në ambientet e SPAK, në Qershor të vitit të shkuar ku u pyet për më shumë se 1 orë në kuadrin e një hetimi për tenderat e pastrimit dhënë në kohën kur ai ishte kryebashkiak i Kamzës.
    Ndërsa në 2022-in, demokrati dha deklarime për një tjetër hetim.

  • Xhelal Mziu dhe nipi i tij godasin me grushte një 33-vjeçar në Dibër

    Xhelal Mziu dhe nipi i tij godasin me grushte një 33-vjeçar në Dibër

    Drejtues politik i qarkut Dibër, Partia Demokratike, Xhelal Mziu dhe nipi i tij akuzohen se kanë goditur me grushte një 33-vjeçar.
    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:00 pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren.
    Hetimi i ka kaluar SPAK.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, njoftoi policia./vizionplus.tv 

  • Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë 33-vjeçarin pas takimit elektoral të PD në Ostren, hetimet i kalojnë SPAK

    Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë 33-vjeçarin pas takimit elektoral të PD në Ostren, hetimet i kalojnë SPAK

    Një incident është shënuar në mbyllje të takimit elektoral të Partisë Demokratike në Ostren, teksa raportohet se drejtuesi politik i Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij, kanë dhunuar një 33-vjeçar.

    Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për Xhelal Mziun, 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë.
    Sipas policisë rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Kalosh Murra, 33 vjeç, punonjës i njësisë administrative Ostren, banues në Shupenzë.
    Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
     
     

    Top Channel