Tag: osmanit

  • Arnaut Osmani dhe Huso Radoica (legjendë kreshnike)

    Arnaut Osmani dhe Huso Radoica (legjendë kreshnike)

    Marrë nga Majlinda Nikçi

    ARNAUT OSMANI DHE HUSO RADOICA (legjendë kreshnike)

    Ishin mbledhur tridhjetë kapidana, të cilët folën gjatë për Huso Radoicën. E pyetën: “Huso, pse nuk do të martohesh? A do të t’i paguajmë paratë për të marrë nusen? A do të t’a bëjmë dasmën?” Husi, me vendosmëri, u përgjigj se nuk donte as para e as dasmë, sepse besën e zotit e kishte dhënë: ai vendosi se nuk do të merrte nuse tjetër veçse nusen e Arnaut Osmanit në Udbinë dhe do të bëjë vetë martesën.
    Shokët e tij qeshën dhe i thanë se i kishte vu një borxh të madh vetes, sepse nuk mund të martohej me askënd nga Udbina, por tani që kishte vendosur të merrte nusen e Arnaut Osmanit, nuk do të kishte kthim pas. Pavarësisht nga rreziku dhe beteja që e prisnin, Husi ishte i vendosur: kur mbërriti pranvera, Husi doli nga ahëri dhe hipi mbi gjog, e udhëhoqi përmes gjelbërimit dhe livadheve, dhe e lëshoi disa ditë në kullotë gjersa të forcohej. Pastaj e zuri, hipi mbi të dhe mori rrugën për Udbinë. Aty, në çesmen e fshatit, gjeti tridhjetë vajza. Ai i përshëndeti dhe ato e udhëzuan për shtëpinë ku ndodhej kulla e Arnaut Osmanit. Husi nuk njihte nusen e Arnaut Osmanit, por vajzat i treguan se cila ishte: ajo më e bukura dhe më e gjata, e cila nuk i ngriste sytë për të parë dikë tjetër.

    Husi, i kërkoi ujë për të pirë dhe kur ajo i ofroi gotën me ujë, ai duke kapur nusen për duar, e hipi mbi gjog dhe u nis për në bjeshkë. Arnaut Osmani, kur e pa këtë, u zemërua, por Husi i kishte dërguar letër të hollë ku e shpjegonte situatën: besën e zotit ai e kishte dhënë se deri në mejdanin e ardhshëm nusen e rrëmbyer do ta konsideronte në vend të motrës. Letra u dërgua me shpejtësi dhe Arnaut Osmani e kuptoi vendosmërinë e Husit.
    Arnauti, të dielën që erdhi sipas fjalëve që kishin, i zemëruar, shkoi me gjogun e tij deri në Bjeshkën e Naltë. Aty u ndeshën në një duel të ashpër. Luftuan për tri orë, gjaku u derdh, dhe të dy u lodhën. Husi thirri: “Më jep ujë të lahem, se sytë më janë mbushur me gjak!” Arnauti pranoi, dhe pas pushimit, filluan përsëri të luftonin. Por Husi e ndaloi: “Më thuaj, a ke lënë robër në shtëpi? Kush është fisi yt?” Arnauti rrëfeu: “Jam nga Zaharja. Kur Muji pushtoi qytetin tonë, djegu gjithçka, më mori të vogël dhe më rriti, më dha pasuri dhe më martoi me këtë nuse.”
    Husi qau dhe bërtiti: “Jam vëllai yt i humbur! Edhe unë jam nga Zaharja, më mori krajli i shkijeve për borxhe!”

    Dy vëllezërit u përqafuan, dhe Husi e pranoi nusen si kunatë. Pastaj shkuan së bashku në Zaharje për ta gjetur nënën e tyre të moshuar. Kur e panë të varfër dhe të vetmuar, i thanë: “Ne jemi djemtë e tu!”
    Plaka, nga gëzimi, ra pa jetë. Vëllezërit e varrosën pranë kishës dhe u kthyen në Udbinë, ku Arnaut Osmani i gjeti Husit një vajzë të re për nuse nga Udbina, dhe bënë një dasmë të madhe për njëzet e një ditë, duke festuar ribashkimin e tyre.

    Dhe kështu, përmes guximit dhe besës, përfundoi legjenda e Huso Radoicës dhe Arnaut Osmanit.

    Foto: Arnauti dhe Husi me nënën

  • ”Ata donin Ledionin”, Ben Blushi për Arbana Osmanin: Ti je më e mira për Big Brother, unë vura veton për ty

    ”Ata donin Ledionin”, Ben Blushi për Arbana Osmanin: Ti je më e mira për Big Brother, unë vura veton për ty

    Showbiz E Enjte, 13 Nëntor 2025 20:49
    I ftuar këtë mbrëmje në ”Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi përballë pyetje të shumta, u ndal tek format i ”Big Brother Albania Vip”. Ai tha se është ai që e çeli si format dhe se këtë detyrë ja dha Arbana Osmanit.
    E pyetur nga vetë moderatorja se kë do të zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços, ai u shpreh ”Nëse unë nuk do të vija në Top Channel, nuk do të kishte Big Brother Vip dhe as ti nuk do ta prezantoje. Ti pate fat që unë erdha aty.
    Ti je më e mira për atë punë dhe gjynah që ti nuk e bën Bigun.më vjen shumë keq. Ata kërkuan që ta bënte Ledioni këtë punë, unë nuk e pranova dhe vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”.

  • U shfaq e tensionuar në emisionin e Arbana Osmanit, Elsa Lila thumbon moderatoren? Këngëtarja: Sjellja ime varet nga…

    U shfaq e tensionuar në emisionin e Arbana Osmanit, Elsa Lila thumbon moderatoren? Këngëtarja: Sjellja ime varet nga…

    Këngëtarja Elsa Lila është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas dy paraqitjeve të saj publike ditët e fundit, ku dhe ka folur në podcastin e Grida Dumës dhe emisionin Arbana Osmanit, për jetën personale, karrierën dhe sfidat që ka kaluar ndër vite. 
    Megjithatë, ajo që u vu re ishte ndryshimi i tonit dhe sjelljes së saj, veçanërisht në bisedën me Arbana Osmanin, ku ajo u shfaq më e tensionuar dhe më e rezervuar krahasuar me intervistën tek Grida Duma. 
    Në intervistën me Arbana Osmanin ajo komentoi Festivalin e Këngës në vitin 2023, ku nuk arrit të fitonte dhe të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision. 
    Elsa Lila pretendoi se rivalja në garë, Albina Kelmendi, e cila ka pjesë e skuadrës së saj në “The Voice of Albania” në 2014 ku zuri vendin e dytë, i kishte vjedhur votat e publikut. 
    “Unë jam Elsa, di të bëj atë që bëj, jam e ndershme dhe historiku e tregoi që unë nuk i vodha votat por dikush tjetër i bëri. Unë nuk e bëra skandalin, për të mos ta bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim, i njëjti person”, tha ajo. 
    Pas kësaj deklarate në komentet në rrjetet sociale nuk munguan krahasimet mes dy paraqitjeve të saj. 
    Në një video të Elsës shkëptur nga podcasti me Grida Dumën dikush shkrunte: “Elsa, te Grida u dukje më e vërtetë dhe më e qetë. Jo çdo ditë jemi në humor të mirë, plus që nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, duket sikur je munduar të vetë-korrigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme se në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë nga reagimet e tua. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar”. 
    Në vend që ta injoronte komentin, Elsa vendosi të përgjigjej vetë, duke sqaruar me qetësi situatën. Ajo u shpreh se dy podcastet nuk janë regjistruar njëra pas tjetrës, dhe se sjellja e saj varej nga personi që kishte përballë. 
    “Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë”, tha Elsa, duke lënë të kuptohet se sjellja e saj e tensionuar në emisionin e Arbana Osmanit, ka të bëjë edhe me këtë të fundit. 
    Kujtojmë se atë vit që Elsa ka qenë pjesë e Festivalit të Këngës, ai prezantohej nga Arbana Osmani. 

     

  • “Torollaqja e televizioneve”/ Reagimi i fortë i Arjan Konomit për Albana Osmanin

    “Torollaqja e televizioneve”/ Reagimi i fortë i Arjan Konomit për Albana Osmanin

    Debati i ashpër mes Xheni Karajt dhe Albana Osmanit në emisionin “Opinion”, mbi përdorimin e termit “burrneshë” dhe krahasimin e tij me identitetin transgjinor, ka ndezur diskutime të shumta në rrjet.
    Pas përplasjes në studio, reagimi më i fortë ka ardhur nga analisti Arjan Konomi, i cili përmes një komenti publik shpërtheu në tone ironike dhe të ashpra ndaj Albana Osmanit.
    “Moj Albana Osmani, sa u ‘gëzova’ që të pashë në ekran sërish, se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po pse të kanë mbajtur si më torollaqen e televizioneve që kanë ekzistuar ndonjëherë. Dhe ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë. Po ti nuk je idiote moj, siç të kemi menduar.”, shkroi Konomi.
    Ai e vijoi reagimin me tone edhe më të forta:“Pika u raftë atyre që të kanë ftuar ty, se je një burrneshë tropoje. Albana shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më kurrë me mendime të tilla.”
    Ky qëndrim i Konomit ka shkaktuar polemika të reja në rrjet, ku komentet janë ndarë mes atyre që e mbështesin për mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit dhe të tjerëve që e shohin si një reagim fyes ndaj Osmanit.

  • Një tjetër incident i nivelit të lartë me bllokim të GPS mbi Bullgari ngre alarmin! Rasti i Osmanit në 2023 u mbajt sekret

    Një tjetër incident i nivelit të lartë me bllokim të GPS mbi Bullgari ngre alarmin! Rasti i Osmanit në 2023 u mbajt sekret

    Ndërsa Evropa tronditet nga zbulimet se aeroplani i Ursula von der Leyen-it u detyrua të ulej manualisht për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse në sistemet GPS mbi hapësirën ajrore të Bullgarisë, ka dalë në dritë një informacion i papublikuar më parë: ky nuk ishte një rast i izoluar.
    Në fakt, i njëjti rrezik i madh kishte ndodhur më shumë se një vit më herët, me avionin zyrtar të atëhershëm Kryesuesit të OSBE-së, Bujar Osmani.

    Sipas burimeve të besueshme të njohura me rastin, avioni i Osmanit pësoi një ndërprerje të plotë të sinjalit GPS në hapësirën ajrore bullgare në shkurt të vitit 2023, teksa kthehej nga një mision zyrtar i OSBE-së në Moldavi.
    Pilotët u detyruan të përdornin mjetet tradicionale të navigimit dhe hartat e shtypura, duke ndjekur saktësisht të njëjtat protokolle emergjence të përdorura disa ditë më parë gjatë uljes së von der Leyen në Plovdiv.
    Ajo që bie në sy është se ky fakt nuk është bërë kurrë publik, as nga OSBE, as nga Bashkimi Evropian, e as nga autoritetet e NATO-s. Në kontrast me rastin e von der Leyen, i cili u trajtua hapur nga Komisioni Evropian, incidenti i vitit 2023 me Osmanin u menaxhua brenda strukturave dhe mbeti i fshehur deri më sot.
    Paralelizma alarmuese
    Ngjashmëritë mes dy rasteve janë tronditëse. Të dyja përfshijnë udhëheqës të nivelit të lartë, të dyja ndodhën mbi hapësirën ajrore bullgare, dhe në të dyja rastet u detyruan të hiqnin dorë nga teknologjia për t’iu kthyer navigimit manual për shkak të dyshimeve për bllokim të qëllimshëm të GPS-it.
    “Dy incidente të tilla, që prekin zyrtarë të lartë në të njëjtin korridor fluturimi, sugjerojnë qartë një cenueshmëri sistemike,” tha një analist evropian i sigurisë ajrore. “Në rastin më të mirë, është një dështim transparence. Në rastin më të keq, është një shenjë e komprometimit të thellë brenda institucioneve kyçe bullgare.”
    Pyetje të rënda për BullgarinëRasti von der Leyen tashmë ka detyruar autoritetet bullgare të aviacionit të pranojnë ndërhyrje GPS dhe të konfirmojnë aktivitet të dyshuar armiqësor nga Rusia. Por me zbulimin e rastit të Osmanit, panorama bëhet shumë më e zymtë. Tani shihet një model më i gjerë dhe më shqetësues, një në të cilin kufiri lindor i Evropës mund të jetë shumë më i depërtuar ose më pak i sigurt sesa mendohej.
    “Sikur kjo të ishte bërë publike në vitin 2023, do të kishte gjeneruar menjëherë një varg hetimesh diplomatike,” tha një zyrtar i lartë i sigurisë evropiane, i cili foli në kushte anonimiteti. “Që mbeti e pashpallur, është thjesht e pabesueshme.”
    Siguria ajrore bullgare nën lupë:
    Dy incidentet, të ndara vetëm nga një vit, hedhin hije të gjata mbi protokollet e sigurisë ajrore të Bullgarisë dhe mbi cenueshmërinë e saj ndaj operacioneve të inteligjencës ruse.Ekspertët prej kohësh kanë paralajmëruar për rrezikun e infiltrimit në vende ku pasiguria politike dhe ndërthurja e shërbimeve sekrete krijojnë terren pjellor për aktorë të jashtëm. Dështimi për të pranuar publikisht apo për të hetuar rastin e Osmanit ngre pyetje urgjente: a është komprometuar hapësira ajrore bullgare nga interesa të huaja të inteligjencës? Dhe, a mund të ishte shmangur incidenti i von der Leyen nëse alarmi do të ishte ngritur më herët?
    Një kambanë alarmi për sigurinë evropiane:
    Ndërsa BE zgjeron sistemet satelitore të mbrojtjes dhe rregullatorët e sigurisë ajrore përgatiten për më shumë raste të bllokimit apo mashtrimit të sinjaleve, këto ngjarje ekspozojnë brishtësinë e sovranitetit ajror evropian në epokën e luftës hibride.
    “Hartat në letër mund të funksionojnë ende, por ato nuk janë një strategji mbrojtëse afatgjatë,” vuri në dukje një analist i mbrojtjes me bazë në Bruksel. “Evropa ka nevojë jo vetëm për rezistencë teknologjike, por edhe për transparencë të plotë politike sa herë që ndodhin sulme të tilla.”
    Dështimi për të adresuar rastin e Osmanit kur ndodhi mund të shihet sot jo vetëm si një harresë, por si një mundësi e humbur për t’u përballur me një kërcënim që po rritet./Lexo.al