Tag: osmane

  • Deri në ç’masë ishte kujdesi ndaj kafshëve në Perandorinë Osmane?

    Deri në ç’masë ishte kujdesi ndaj kafshëve në Perandorinë Osmane?

    E dukshme përmes kioskave të shpendëve, lugëve të ujit dhe madje edhe strehës së lejlekëve, osmanët e merrnin gjithmonë seriozisht mirëqenien e kafshëve.

    Këtu është një vështrim në disa nga mënyrat e shumta në të cilat Perandoria Osmane kujdesej për kafshët:

    Nga: TRT Balkan Albania

  • 10 sekretet e errëta të Perandorisë Osmane

    10 sekretet e errëta të Perandorisë Osmane

    Për gati 400 vite, Perandoria Osmane dominoi Evropën Juglindore, Turqinë, Shqipërinë dhe Lindjen e Mesme. E themeluar nga kalorësit  turq, perandoria e humbi shpejt vitalitetin e saj origjinal. Shteti perandorak osman kishte një lloj mosfunksionimi të çuditshëm, duke u fshehur brenda të gjitha llojet e sekreteve më të errëta. Nga vëllavrasja, haremi, ekzekutimet e deri te Ali Pashë Tepelena, njihuni me sekretet e errëta të perandorisë osmane që praktikisht drejtohej nga shqiptarët dhe grekët.

    10 – Vëllavrasja

    Sulltanët e hershëm osmanë nuk e praktikonin parimin e të drejtës së lindjes, ku djali i madh trashëgon gjithçka. Si rezultat, vëllezërit e ndryshëm nganjëherë pretendonin fronin dhe që ditët e para të saj, perandoria u mbush me pretendues, të cilët tentonin të gjenin strehë në shtetet e armikut dhe t’i shkaktonin probleme për vite me rradhë.

    Kur Mehmet Pushtuesi rrethoi Kostandinopojën, xhaxhai i tij luftoi kundër tij që nga muret. Mehmeti e zgjidhi problemin me mizorinë e tij të zakonshme.

    Kur mori fronin, ai ekzekutoi pjesën më të madhe të të afërmve meshkuj, duke përfshirë edhe një vëlla foshnjë që e mbyti në djep. Më pas, ai nxorri ligjin famëkeq: “Dhe cilitdo prej bijve të mi që do të marrë Sulltanatin, për hir të rregullit të botës, do i duhet të vrasë vëllezërit e tij. Shumica e Ulemave e lejojnë këtë. Pra, le të veprojë në këtë mënyrë”. Nga kjo pikë e tutje, çdo sulltan i ri duhej ta merrte fronin, duke vrarë të gjithë të afërmit e tij meshkuj.

    Edhe pas raundit të parë të vrasjeve, të afërmit e sulltanit nuk ishin të sigurt. Sulejmani i Madhërishëm shikonte në heshtje nga prapa një dritareje, ndërsa djali i tij mbytej me një tel harku; djali ishte bërë shumë popullor mes ushtrisë dhe sulltani nuk ndihej i sigurt.

    9 – Kafazi

    Politika e vëllavrasjes në Perandorinë Osmane nuk ishte popullore mes publikut apo klerit fetar, kështu që kjo politikë u braktis në heshtje kur Ahmedi I vdiq papritmas në vitin 1617. Në vend të kësaj, trashëgimtarët e mundshëm për fronin u mbyllën në Pallatin Topkapi në Stamboll, në apartamente që njiheshin si kafazet. Një princ i Perandorisë Osmane mund të kalonte tërë jetën e tij i burgosur në kafaz, i monitoruar vazhdimisht nga rojet.

    Burgimi ishte zakonisht luksoz, por i zbatuar në mënyrë rigoroze, dhe shumë princa u çmendën nga mërzia ose u bënë të varur nga alkooli.

    Kërcënimi i ekzekutimit ishte konstant. Në vitin 1621, Myftiu i Madh refuzoi të lejojë Osmanin II që të mbyste vëllanë e tij. Por kryegjykatësi i Ballkanit dha një kundëropinion, dhe princi u mbyt gjithsesi. Vetë Osmani u përmbys më pas nga ushtria, të cilës iu desh më pas që të nxjerrë vëllain e tij të mbijetuar nga kafazi, duke hequr çatinë dhe duke e ngritur me një litar. I gjori kishte qëndruar dy ditë pa ushqim dhe ujë dhe ndoshta ishte shumë i çmendur për të vënë re se ishte bërë sulltan.

    8 – Pallati ishte një ferr i heshtur

    Edhe për sulltanin, jeta në pallatin Topkapi mund të ishte mbytëse deri në ekstrem. Konsiderohej e pahijshme për sulltanin që të fliste shumë, kështu që u fut një formë e gjuhës së shenjave dhe sundimtari e kalonte shumicën e kohës, i rrethuar nga një heshtje e plotë.

    Intrigat në pallat ishin të zakonshme, teksa vezirët, oborrtarët, eunukët luftonin për pushtet. Për 130 vjet, gratë e haremit fituan një ndikim të madh dhe kjo periudhë u bë e njohur si “sulltanati i grave.” Dragomani (shefi i përkthyesve) ishte gjithmonë i pushtetshëm dhe gjithmonë ai ishte grek. Eunukët ndaheshin përgjatë linjave racore, dhe Krye-eunuku i Zi dhe Krye-eunuku i Bardhë ishin rivalë.

    I zënë shpesh në mes të kësaj çmendurie, sulltani ndiqej kudo ku shkonte, kështu që Ahmeti III i shkroi vezirit të tij të madh, duke u ankuar se: “Nëse unë shkoj në një nga dhomat, 40 njerëz janë vënë rresht; nëse më duhet të vesh pantallonat, nuk ndihem aspak rehat, kështu që shpata-mbajtësi duhet t’i lërë të largohen, mbani vetëm tre apo katër burra që të jem rehat”.

    Për shkak se i kalonin ditët e tyre në heshtje totale, vazhdimisht të ruajtur, në një atmosferë helmuese, një numër i sulltanëve osmanë u sëmurën mendërisht.

    7 – Ekzekutimet

    Qeveria osmane e mbante shpatën mbi jetën dhe vdekjen banorëve të perandorisë dhe nuk kishte frikë ta përdorte atë. Gjykata e parë e Pallatit Topkapi, ku mblidheshin kërkuesit dhe vizitorët, ishte një vend i tmerrshëm.

    Aty spikasnin dy shtylla ku ekspozoheshin kokat e prera dhe një burim i veçantë vetëm për ekzekutuesit, që të lanin duart.

    Osmanët as nuk e morën mundimin që të krijonin një trupë xhelatësh. Në vend të kësaj, kjo detyrë u ra kopshtarëve të pallatit, të cilët e ndanin kohën e tyre, mes vrasjeve dhe krijimit të shumë prej luleve të bukura, që ne njohim sot.

    Shumicës së viktimave të tyre thjesht u pritej koka. Por ishte e ndaluar që të derdhej gjaku i familjes mbretërore dhe zyrtarëve të nivelit të lartë, kështu që ata mbyteshin në vend.

    Veziri i famshëm, Kara Mustafai, u bë shumë i respektuar për shkak se e përshëndeti ekzekutuesin e tij me një “Ashtu qoftë!” të përulur. Më pas, u ul në gjunjë që ai t’i vendoste telin përreth qafës.

    Por në vitet e mëvonshme, standardet ranë.

    Në fakt, guvernatorin e shekullit të 19, Ali Pashë Tepelenën, i cili luftoi aq shumë kundër ushtrisë të Sulltanit, e vranë me tradhti duke e qëlluar me plumba nga poshtë dyshemesë së shtëpisë së tij. Ndërsa disa variante të tjera thonë se ai u tradhtua nga njerëzit e tij.

    6 – Gara e vdekjes

    Në Perandorinë osmane, kishte një mënyrë për një zyrtar besnik, që t’i shpëtonte zemërimit të sulltanit. Duke filluar në fund të shekullit të 18-të, u bë zakon që një vezir i madh i dënuar, mund t’i shpëtonte fatit tragjik, duke mundur një kopshtar në një garë vrapimi nëpër kopshtet e pallatit.

    Zyrtari thirrej në një takim me krye-kopshtarin dhe pas shkëmbimit të përshëndetjeve, vezirit do t’i dorëzohej një gotë sherbet e mbuluar me akull. Në qoftë se ajo ishte e bardhë, sulltani i kishte ofruar atij edhe një shans. Në qoftë se ajo ishte e kuqe, ai do të ekzekutohej. Sapo shihte sherbetin, veziri duhej të niste vrapin menjëherë.

    Ai vraponte nëpër kopshtet e pallatit, nëpër hijet e selvive, i ndjekur nga sytë e fshehur prapa portave dhe dritareve të haremit. Gara përfundonte tek Porta e Tregut të Peshkut, në anën tjetër të pallatit. Nëse veziri mbërrinte te porta përpara kryekopshtarit, ai thjesht dërgohej në mërgim.

    Por kryekopshtari ishte më i ri dhe më i fortë, dhe shpesh ndodhte që ai e priste me litarin e tij të mëndafshtë. Kështu që, shumë pak vezirë ia dolën.

    5 – Turmat

    Vezirët e mëdhenj ekzekutoheshin ose i hidheshin turmës sa herë që diçka shkonte keq.

    Sulltani Selim Grim kishte ekzekutuar aq shumë vezirë të mëdhenj sa  që ata filluan të kishin gjithnjë një dëshirë me vete sa herë e takonin. Dikush iu lut Selimit t’i tregonte nëse do të ekzekutohej. Vezirët gjithashtu duhet të qetësonin popullin e Stambollit, të cilët mblidheshin në pallatin ku bëheshin ekzekutimet. Një vizitor britanik i shekullit të 18, pa se kur një ministër nuk pëlqehej nga njerëzit, brenda tre orëve ai tërhiqej zvarrë dhe i priteshin duart, koka e këmbët.

    Turmat e njerëzve nuk kishin frikë të sulmonin pallatin nëse nuk i plotësoheshin kërkesat e tyre.

    Në vitin 1730 një ushtar i quajtur Patrona Ali udhëhoqi turmën në pallat dhe arriti të merrte kontrollin e perandorisë për disa muaj. Ai u godit me thikë për vdekje nga një kasap, të cilit i kishte besuar paratë Vllahisë.

    4 – Haremi

    Ndoshta funksioni më i tmerrshëm në pallatin Topkapi ishte Haremi Perandorak.

    Ishte i përbërë nga 2000 femra, shumica e tyre të blera ose të rrëmbyera si skllave, që shërbyen si gratë e Sulltanit.

    Ato u mbajtën të mbyllura për një kohë të gjatë. Haremi ruhej dhe menaxhohej nga i ashtuquajturi Shefi Enuk i Zi, i cili mbante postin në një nga zyrat më të pushtetshme në perandori.

    Kushtet në harem ndryshonin në varësi të rastit. Por një nga perandorët i quajtur Sulejmani i Madhërishëm ra në dashuri me një nga gratë e haremit të tij, e quajtur Rokselana dhe u martua me te. Gjithashtu e bëri atë këshilltare kyçe. Ndikimi i Rokselanës ishte shumë i madh.

    Por ishte Sulltanesha Kosem që pati ndikim më të madh se Rokselana. Por fati i saj i zi qëlloi me vajzën e bashkëshortit të saj, që e mbyti me perde.

    3 – Shfrytëzimi i djemve të rinj

    Një nga karakteristikat më famëkeqe të sundimit të hershëm osman ishte “koleksionimi”, kontributi i disa djemve të rinj nga vendet e krishtera të Perandorisë.

    Shumica e djemve ishin të regjistruar në korpusin e jeniçerëve, ushtria e skllevërve-ushtarë që ishin pjesë e pushtimeve osmane.

    Djemtë u morën kur perandoria e ndjeu se kishte nevojë për fuqi ushtarake dhe shënjestrën e drejtoi tek djemtë e moshës 12-14 vjeç nga Greqia, Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit. Zyrtarët osmanë thërrisnin të gjithë djemtë në fshat dhe kontrollonin emrat e tyre nga kishat lokale. Ata pastaj zgjidhnin më të fortët, dhe merrnin një djalë nga çdo 40 familje. Djemtë më pas grupoheshin së bashku dhe marshonin në Stamboll, më të dobëtit i linin të vdekur gjatë rrugës.

    Osmanët jepnin një përshkrim të detajuar për çdo djalë në mënyrë që ata të vendosnin në fund se kë të zgjidhnin.

    Në Stamboll, ata konvertoheshin me forcë në Islam.

    Djemtë më të pashëm dhe më inteligjentë dërgoheshin në pallat, ku trajnoheshin për t’iu bashkuar elitës perandorake. Këta djem mund të aspironin për të arritur gradat më të larta, shpesh duke u bërë pashallarë ose vezirë.

    2 – Skllavëria

    Edhe pse koleksionimi i jeniçerëve ishte mbyllur si proces në shekullin e 17, skllavëria mbeti një tipar kyç në sistemin otoman deri në fund të shekullit të 19.

    Koha kalonte dhe më shumë skllevër vinin nga Afrika apo nga Kaukazi, ndërsa kishte dhe një kapje të vazhdueshme skllevërish nga rusët, ukrainasit dhe madje edhe polakët. Ata që nuk ishin myslimanë detyroheshin të konvertoheshin.

    Studiuesi Bernard Levis argumentoi se skllavëria islamike ishte zhvilluar në masë të madhe në mënyrë të pavarur nga skllavëria perëndimore edhe për këtë arsye kishte një numër dallimesh të rëndësishme. Ishte më e lehtë për skllevërit osmanë për të fituar lirinë e tyre ose të arrinin pozita të larta të pushtetit. Pra, turqit ishin më pak racistë për sa i përket trajtimit të skllevërve të të bardhëve dhe të atyre me ngjyrë. Por nuk ka asnjë dyshim se skllavëria osmane ndiqte një sistem brutal. Miliona njerëz vdiqën në sulmet e skllevërve.

    1 – Masakrat

    Në përgjithësi, osmanët ishin një perandori tolerante. Në fakt ata pritën krahëhapur hebrenjtë pasi këta të fundit u përzunë nga Spanja.

    Ata nuk diskriminonin popujt e ndryshëm në rrugën e pushtetit, dhe perandoria praktikisht drejtohej nga shqiptarët dhe grekët.

    Por kur vetë osmanët ndiheshin të kërcënuar, ata bëheshin shumë të këqij. Selim Grim, për shembull, ishte shumë i alarmuar nga shiitët, të cilët mohonin autoritetin e tij si mbrojtës i Islamit dhe mund të ishin agjentë të dyfishtë të Persisë. Si rezultat ai marshoi nëpër lindje të perandorisë, duke vrarë të paktën 40 mijë shiitë dhe duke shkaktuar dëme të panumërta në shtëpitë e tyre.

    Teksa perandoria ishte drejt rënies, humbi shumë nga tolerance e saj e vjetër, duke u bërë gjithnjë e më shumë e egër ndaj minoriteteve. Në vitin 1915, kur perandoria ishte vetëm dy vite larg nga kolapsi, orkestroi masakrën e më shumë se 750 000njerëzve të popullsisë së saj armene.

    Rreth 1.5 mln njerëz vdiqën nga gjenocidi armen, një mizori që Turqia ende refuzon ta njohë plotësisht.

  • Harta e Kosovës nga koha e inkursioneve të para osmane në Gadishullin Ballkanik!

    Harta e Kosovës nga koha e inkursioneve të para osmane në Gadishullin Ballkanik!

    Jahja Drancolli

    Aty shohim edhe qytetet e njohura të Kosovës, Prizrenin, Pejën, Mitrovicën dhe Prishtinën. Tërheq vëmendjen këtu fakti që vendin tonë e ndeshim sipas apelativit (konceptit) Kossova, pra Kosova dhe jo Kosovo (dhe Metohija)!

    Burimi: Herbert Adams Gibbons, London-New York, The century co., 1916!

  • Dallimi i bukurisë shqiptare në Perandorinë Osmane sipas etnografit francez

    Dallimi i bukurisë shqiptare në Perandorinë Osmane sipas etnografit francez

    Ndër studiuesit e rëndësishëm të huaj të Ballkanit në shekullin e 19-të përfshihet edhe etnografi dhe gjeologu francez Bue Ami.

    Në udhëtimet e tij të gjata në Ballkan dhe Shqipëri në veçanti gjatë o kupimit osman, ai ka publikuar studime të rëndësishme ndonëse edhe në disa raste k ontroverse, përfshirë për Shqipërinë. Përtej këtij fakti, në sytë e Bue Ami, duke parë shqiptarët e perandorisë osmane, i konsideron ata si r aca më e bukur në Perandori.

  • Orhan Gazi 1281 – 1362, sulltani i dytë në Perandorinë Osmane

    Orhan Gazi 1281 – 1362, sulltani i dytë në Perandorinë Osmane

    ORHAN GAZI

    Ishte sulltani i dytë në perandorinë osmane. Ai ishte djali i Osman Gazit dhe Mallhun Hatunit.

    Ai ishte i njohur për veprat e tij bamirëse dhe shpërndarjen e një sasie të madhe të pasurisë së tij mes të varfërve.

    Sipas studiuesit mysliman Ibn Battuta, Orhani ishte “më i madhi i mbretërve turkmen dhe më i pasuri në pasuri, me tokë dhe forca ushtarake”.

    Ashtu si babai i tij, Orhani bëri shumë beteja gjatë gjithë jetës së tij dhe pushtoi shumë vende. Në 1326 ai pushtoi Bursën dhe e bëri atë kryeqytet të Perandorisë së tij.

    Më pas ai pushtoi Iznikun në 1330, Mudurnu në 1331, Gemlik në 1333, Izmit në 1337, Ankaranë dhe Galipolin – Dardanelet në 1354 dhe më 1355 zgjeroi Perandorinë Osmane deri në brigjet aziatike të Bosforit.

    Vezirin e tij të madh e bëri të vëllanë Alaeddin Pashën. Në vitin 1359 ai dha dorëheqjen duke ia lënë fronin djalit të tij, Muratit I dhe u tërhoq në Bursa derisa vdiq në 1362.

    Pasi u bë sundimtar i osmanëve, ai mori shumë tituj të mrekullueshëm. Ai quhej gjithashtu Sucaeddin, Ihtiyareddin dhe Seyfeddin.

    Adhurim Kosova

  • Osmanët në Luftën e Parë Botërore dhe rreshtimi i shqiptarëve krah tyre

    Osmanët në Luftën e Parë Botërore dhe rreshtimi i shqiptarëve krah tyre

    Nga: Agron Islami Njëra ndër ngjarjet më të përfolura, por më të pa trajtuara profesionalisht në histori-shkrimin shqiptar, është edhe pjesëmarrja e shqiptarëve në frontin osman gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-‘18). Me shumë të drejtë, shtrohet pyetja pse ndien nevojë shqiptarët të marrin pjesë në një luftë që në kushtet e logjikës së sotme mund të konsiderohet një “luftë e huaj”. Aq më shumë që, në narrativen e opinionit të përgjithshëm, osmanët janë pushtuesit pesëshekullorë
    Si nisi Lufta e Parë Botërore?

    Vrasja e princit të kurorës austro-hungareze dhe gruas së tij nga një nacionalist serb në Sarajevë, më 28 qershor 1914, është vetëm njëri nga shkaqet që justifikon hapjen de facto të një lufte zinxhirore, që në historiografi njihet si Lufta e Parë Botërore. Kjo sepse arsyeja e vërtetë e kësaj ngjarje lidhet me luftën për dominim ekonomik dhe politik të Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë. Kështu, më 1879 Gjermania me Austro-Hungarinë krijuan Aleancën e Dyfishtë dhe, më 1882, këtij blloku iu bashkua edhe Italia. Synimi ishte që të shtronin ndikimin në rajonet përreth dhe të krijonin koloni jashtë kontinenteve të Evropës dhe Amerikës. Tendencën e këtyre të fundit e kundërshtuan Britania, Franca dhe Rusia, të cilat në një mënyrë ishin pajtuar për ndarjen e resurseve të botës. Franca, më 1893, kishte bërë marrëveshje me Rusinë. Kjo marrëveshje u pasua edhe me Anglinë (më 1904), ndërsa më 1907 Britania nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë. Kështu, natyrshëm u formua Aleanca e Trefishtë midis Anglisë, Francës dhe Rusisë, e cila njihet si blloku i Antantës. Dhe, kur ndodhi atentati në Sarajevë, palët ishin të gatshme për luftë. Si rrjedhojë e eliminimit të princit të kurorës austro-hungareze dhe gruas së tij, më 28 korrik 1914 Austro-Hungaria hyri në luftë kundër Serbisë dhe Gjermania i shpalli luftë Rusisë më 1 gusht, Francës më 3 gusht dhe Belgjikës më 4 gusht. Më 4 gusht 1914, Britania i shpalli luftë Gjermanisë si pjesë e traktateve. Më vonë, pjesë e kësaj lufte u bënë edhe Japonia, Perandoria Osmane, Italia, Bullgaria, Rumania, Shtetet e Bashkuara dhe Greqia. Lufta u zhvillua në frontet e Evropës perëndimore, lindore, galiciane, ballkanike dhe jugore. Me pjesëmarrjen e Perandorisë Osmane, pati beteja të vazhdueshme në Kaukaz, Palestinë, Irak dhe në Dardanele. Nga lufta nuk shpëtoi as Azia dhe Afrika. Lufta përfundoi me fitoren e bllokut të Antantës e përbërë nga Britania, Franca dhe Rusia, kundrejt bllokut qendror të përbërë nga Gjermania, Austro-Hungari, Perandoria Osmane dhe Bullgaria.

    Pse hyri Perandoria Osmane në luftë?
    Në kohën kur frynin erërat e fillimit të Luftës së Parë Botërore, Perandoria Osmane sapo kishte dalë nga Luftërat Ballkanike, ku, me përjashtim të rajonit të Edirnesë, kishte humbur të gjitha tokat në Rumeli (Ballkan i sotëm). Kështu, qeveria e Turqve të Rinj (xhonturqve), të cilët më 1909 kishin rrëmbyer fronin nga Sulltan Abdylhamiti II (1876-1909), ishin të vetëdijshëm se, edhe ruajtja e neutralitetit në luftën që po vjen, nuk do t’i shpëtonte nga copëtimi i tokave që akoma ishin në juridiksionin osman. Madje, më vonë këta mësuan për nenet e fshehura të marrëveshjes Franko-Ruse (1907), që parashihnin lënien e Stambollit dhe të ngushticave nën sundimin e Rusisë. Në këto kushte medoemos duhej rreshtuar krah një fuqie, e cila do të ishte garanci për ruajtjen e territoreve. Aq më shumë që në atë kohë, mendohej se ishte e pamundur që të krijohej një miqësi me shtetet e vogla të Ballkanit të cilat pak kohë më parë kishin fituar pavarësinë nga osmanët.

    Mbi këtë koncept, qeveria osmane, qysh në vitin 1911 vuri komunikim me Winston Churchillin, i cili ishte ministër përgjegjës për Marinën Mbretërore, ku i shprehen kërkesat e tyre për të lidhur aleancën osmano-angleze. Përkundër refuzimit, insistimi i osmanëve vazhdoi edhe në vitet në vazhdim. Madje, këtë aleancë synonin ta arrinin duke bërë koncesione ekonomike në favor të Anglisë. Në korrik të vitit 1913, Anglia dhe osmanët nënshkruan një marrëveshje lehtësuese ekonomike në rajonin e Kuvajtit, pastaj ndërtimi i hekurudhës Bagdad-Basra iu dha kompanive angleze. Njëherësh, anglezëve iu dha edhe e drejta për kërkime të naftës në treva të Lindjes së Mesme. Pas gjithë këtij bashkëpunimi,  qeveria angleze refuzoi (janar 1914) propozimin e ministrit osman të Financës dhe ambasadorit osman në Londër, Haki Pasha, për pranimin e tyre në aleancën trepalëshe. Osmanët provuan të ofrohen edhe me francezët, por këta refuzuan edhe takimin (korrik 1914).

    Fuqitë e Antantës nga osmanët kërkuan që të qëndronin neutralë. Por, këta të fundit ishin të vetëdijshëm se anglezët në Lindje dhe rusët në Veri përbënin një rrezik serioz për Perandorinë Osmane. Kështu, u synua që të bëhet një afri me Greqinë dhe Bullgarinë, që dikur ishin sanxhaqe osmane, por kontestet e hapura me Greqinë për ishujt në Egje, si dhe pretendimet të Bullgarisë për trevat e Edirnesë, nuk sollën ndonjë marrëveshje.
    Pas gjithë këtyre tentativave, qeverisë osmane nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’i nënshtrohej presionit për t’iu bashkuar frontit gjermano-austro-hungarez, që ishin bashkuar karshi Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë. Ishte diplomati austriak Johann von Pallavicini, ai i cili realizoi takimin me osmanët disa ditë pas fillimit të luftës (18 korrik); një ditë më vonë edhe diplomati gjerman Hans von Wangenheim realizoi një takim me Talat Pashën.

    Austriakët, përveç osmanëve, synonin që në anën e tyre të tërhiqnin edhe bullgarët, në mënyrë që të pengohej bashkimi i botës sllave dhe në rast se kjo nuk arrihej, atëherë pjesërisht kjo do të bëhej nëpërmjet osmanëve të cilët akoma kishin ndikim pozitiv te myslimanët e Ballkanit – shqiptarët dhe boshnjakët. Me 22 korrik 1914, kryeministri osman, Said Halimi, u takua me ambasadorët e Gjermanisë dhe të Austrisë të cilët kërkuan bashkimin e fronteve. Më datë 2 gusht 1914, në ora 16, u arrit marrëveshja gjermano-osmane, e cila kishte validitet deri më 31 dhjetor 1918.
    Pse morën pjesë shqiptarët dhe myslimanët e Ballkanit në fronin osman?

    Grushti më i madh për qenësinë osmane në Ballkan ishte humbja e territoreve shqiptare dhe boshnjake, të cilat kishin një shumicë myslimane që përbënte edhe një burim të madh njerëzor për ushtrinë osmane. Kjo mungesë u bë edhe më e ndjeshme në kohën e Luftës së Parë Botërore, kur qeveria osmane nuk arrinte të mbulonte frontet e veta me burime njerëzore, përkundër shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm. Kështu, në koordinim të plotë me aleatin, sulltani më 21 nëntor 1914 lëshoi fermanin për Xhihadin e Madh (Cihad-i ekber) dhe brenda pak ditësh myslimanët e Ballkanit u vunë në lëvizje për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje. Krahas sulltanit, edhe liderët shqiptarë, sikur Hasan Prishtina dhe Ferhat Draga, ishin angazhuar në rekrutimin e shqiptarëve për frontin Austro-Hungarez. Oficerët osmanë po ashtu kishin ardhur drejt tokave shqiptare që në atë kohë ishin nën okupimin bullgar dhe austro-hungarez për të tërhequr burrat shqiptarë për luftë.

    Ajo çfarë shpërfaq dokumentacioni osman i kohës është se, numri më i madh i vullnetarëve myslimanë të njohur si Gynyly, duke përfshirë edhe shqiptarët që kishin marrë rrugën për Stamboll, ishin nga trevat e Kosovës së sotme, pastaj Jeni Pazarit, Prijepolit, Kumanovës, Shkupit, Manastirit, Kavallës , Dramës, Serezit, Plevlës etj., zona të cilat pas rënies së Perandorisë Osmane mbeten nën okupimin serb, bullgar, malazeze e grek.
    Thirrja e Sulltanit për Luftën e Shenjtë përbënte mesazhin politik për myslimanët që t’i dalin në mbrojtje shtetit osman që zyrtarisht drejtohej nga sulltani, i cili ishte edhe kalif, apo përfaqësues i të gjithë myslimanëve në rruzullin tokësor. Në anën tjetër, si rezultat i bashkimit të osmanëve me paktin trepalësh, ku bënin pjesë edhe dy fuqitë që kishin nën okupim ish-trevat e Rumelisë osmane të banuara me element mysliman, inteligjencës osmane dhe ushtarake i kishte krijuar mundësi që të angazhohej direkt në rekrutimin e myslimanëve të këtyre trevave.

    Në Prizren, Mitrovicë, Tetovë e gjetiu ishin hapur zyre të veçanta ku bëhej regjistrimi dhe më pas niseshin drejtë frontit osman. Në vendet ku nuk kishte zyra të tilla, vullnetarët ishin lajmëruar tek autoritete ushtarake austriake dhe kërkesat e tyre drejtoheshin në Stamboll dhe më pas pasonte udhëtimi drejt frontit që përcaktohej nga komanda osmane. Pjesa më e madhe e këtyre vullnetarëve i takonin moshave të reja 19-30-vjeçare, andaj ata fillimisht trajnoheshin për luftë në kampe ushtarake në Bullgari. P. sh. në shtator të vitit 1915, koloneli i shtabit osman në Bullgari, njoftoi se në qendrat e trajnimit në Bullgari gjendeshin 14 mijë vullnetarë mysliman të Ballkanit që i takonin moshës 19-25 vjeçe.
    Megjithëse ka një tendencë që gjurmët e vullnetarëve shqiptarë t’i kërkojmë vetëm në Fronin e Çanakalasë, i cili ishte njëri nga fronet më të rëndësishëm dhe vendimtare për osmanët, nga dokumentacioni osman shihet se nuk ishte në dorën e ushtarëve vullnetarë që të vendosin se në cilin front do të luftonin, andaj ata i gjejmë në Rumani, Galicë, Azarbajxhan, Kaukaz, Maqedoni, Irak, madje edhe në Birmani. /Telegrafi/

  • Nuk do ta besoni! Ja kush ka qenë tradhtari më i madh shqiptar?!

    Nuk do ta besoni! Ja kush ka qenë tradhtari më i madh shqiptar?!

    Ballaban Badera, i njohur edhe si Ballaban Pasha ka qënë një komandant shqiptar i Perandorisë Osmane.

    Një i rekrutuar në ushtrinë osmane nga Martaneshi, arriti të bëhej Pasha.

    Sipas veprave osmane, Ballaban Badera ka qënë i pari i cili u ngjit në muret e Konstandinopojës dhe ishte i dobishëm për pushtimin osman në Ballkan.

    Ballaban Pasha është një nga figurat qendrore në 4 vitet e fundit të jetës së Skënderbeut.

    Sipas Fan Nolit, Ballabani ishte shqiptar nga Martaneshi i rritur në Turqi.

    Ai e njihte mirë terrenin shqiptar dhe në shumë aspekte kishte aftësitë e Skënderbeut në luf.time, ndaj u bë rivali i tij më problematik ushtarak.

    Që në fillimet e dërgimit të Ballabanit si gjeneral kundër Skënderbeut nga Sulltan Mehmet, Ballaban Pasha për pak e zuri rob Skënderbeun.

    Skënderbeu humbi katër prej pesë shoqëruesve të tij, ndërkohë që vetë, sipas Nolit dhe disa historianëve, shpëtoi falë një kërcimi të jashtëzakonshëm të kalit të tij, që mundi ta nxirrte nga terreni i thyer ku ishte rrethuar.

    Edhe në përplasjen e dytë me Ballabanin, njerëzit e Skënderbeut u dëmtuan rëndë. Hakmarrja e Skënderbeut ishte e gjatë.

    Në verën e vitit 1467, Skënderbeu shpartalloi një ushtri të Jonuzit, vëllait të Ballabanit dhe e zuri rob këtë dhe të birin, Hajdarin.

    Në betejën që pasoi, vetë Ballaban Pasha, i zënë ngushtë në një sulm mes ushtrisë së Skënderbeut dhe garnizonit të Tanush Topisë rrotull Krujës, u pla.gos për vd.ekje dhe vd.iq më pas në shatoren e ti.

  • Pse turqit i quajnë shqiptarët “arnaut”?

    Pse turqit i quajnë shqiptarët “arnaut”?

     

    Shumë prej nesh kemi dëgjuar ose kemi qenë prezent që shqiptarët i quajnë arnaut. Por të pakët janë ata njerëz që e dine kuptimin dhe historinë e kësaj fjale madje ka dhe nga ata që e keqkuptojnë ose e marrin për fyerje.

    “Nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët. Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”.
    Këtë vend e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot shqiptarët e Turqisë. Shqiptarët i gjen kudo në tërë poret e jetës turke, sidomos në poste drejtuese e komanduese si në aparatin shtetëror, në ushtri, në polici, në ekonomi, industri e tregti, në arsim dhe kulturë dhe ata gëzojnë respektin e mbarë popullsisë.

    Të përmendësh emrin shqiptar në Turqi, si dje dhe sot, është sikur të përmendësh një emër të shquar, të nderuar, me reputacionin më të mirë që mund të bëhet. Në kohën e Sulltan Mehmet Fatihut është kryer edhe hyrja në Stamboll por kjo iu desh perandorisë Osmane 50 ditë rrethim.
    Perandoria Osmane e cila përbehej nga shumë nënshtetas, Shqiptarë, boshnjakë, Turq etj, patën shumë humbje të mëdha. Gjeneralët rreth ditës së 30-35 të rrethimit i propozuan sulltanit të tërhiqeshin.
    Një gjeneral Shqiptar, Zognush Pasha del përpara sulltanit dhe thotë: Unë nga Shqipëria kam ardhur vetëm për dy rrugë ose vdekjen ose marrjen e Stambollit. Që prej asaj ditë janë vazhduar betejat derisa në ditën e 50 marrin Stambollin.

    Epiteti që perandoria Osmane i vuri Shqiptarëve emrin Arnaut që do të thotë i pakthyeshëm, pra ky është një nderim sepse shqiptarët vlerëson si trima, të pa mposhtur dhe besnikë.

  • Si lindi miti i Mollës së Kuqe?

    Si lindi miti i Mollës së Kuqe?

    Nga Blerim Latifi

    Njëri nga librat më interesantë të shkruar për historinë e Perandorisë Osmane, është libri “Konstantinopoja – Qyteti i ëndrrave 1453- 1924”, i Philip Mansel. Aty e gjejmë edhe shpjegimin për origjinën e njërës prej metaforave politike, e cila vazhdon ende të qarkullojë në mesin tonë. Kjo është metafora politike e Mollës së Kuqe.

    Tek ne ende besohet gjerësisht se fjala nuk është për një metaforë, por për një mollë konkrete, e cila besohet se ka qenë diku afër Nishit, pikërisht në kufirin që ndante territoret etnike shqiptare me ato serbe, para vitit 1878. Në fakt, e vërteta qëndron ndryshe.Nuk bëhet fjalë për një mollë konkrete, por për mollën si simbol sundimi. Kur osmanët e pushtuan Konstantinopojën, të cilën më pas e quajtën Stamboll, ata e gjetën para Kishës së Hagia Sofias, një shtatore të madhe të perandorit Justinian hipur mbi kali. Në njërën dorë Justiniani mbante shpatën, ndërsa në tjetrën një glob të kuq, i cili simbolizonte sundimin mbi botën të Perandorisë Bizantine.

    Osmanët e rrëzuan shtatorën e perandorit më të njohur bizantin, por i ruajtën simbolet e tij, bashkë me pretendimin për të qenë trashëgimtarë të fuqisë së dikurshme të Perandorisë Bizantine. Në mesin e këtyre simboleve ishte edhe metafora politike e globit të kuq, e cili, në vështrimin e osmanëve, dukej si një mollë e kuqe.

    Kështu globi i kuq i Justinianit u shndërrua në mollën e kuqe të sulltanëve osmanë, të cilët filluan ta përdorin atë si simbol të pretendimeve të tyre për pushtimin e Europës. Në fillim, shkruan Mansel, për osmanët Molla e Kuqe ishte Roma, kryeqendra e Krishterimit, pastaj, më vonë, e tillë u bë Vjena, të cilën ushtritë osmane dy herë arritën ta rrethonin.Kështu, gradualisht, simbolika e Mollës së Kuqe u bë simbolikë e kufijve të Perandorisë Osmane dhe prej andej kjo simbolikë hyri edhe në imagjinatën kolektive të shqiptarëve dhe në folklorin e tyre. Pra, e tëra ka të bëj me një metaforë politike bizantino-osmane.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BLERIM LATIFI: HISTORIA TRAGJIKE E ÇIKAVE TË KOSOVËS

  • Përkujtohet Kuvendi i Besës! Në Senicë të Delvinës 225 vite më parë u kundërshtua shtypja osmane

    Përkujtohet Kuvendi i Besës! Në Senicë të Delvinës 225 vite më parë u kundërshtua shtypja osmane

    Në fshatin historik të Senicës, mbi Delvinë, u përkujtua 255-vjetori i Kuvendit të Besës, një moment i rëndësishëm i qëndresës shqiptare kundër sundimit osman.

    Banorë vendas dhe emigrantë nga Greqia, Italia e Anglia, bashkë me seniciotë të shpërngulur në qytete të ndryshme, u mblodhën në Kodrën e Burrave për të nderuar këtë ngjarje.
    Kuvendi i vitit 1770, i njohur si Kuvendi i Besës, mblodhi përfaqësues nga krahinat e Shqipërisë së Jugut: Delvina, Himara, Labëria, Lumi i Vlorës, Zhulati, Rrëzoma, Bregdeti dhe Çamëria. Nismëtar ishte kryeplaku i Senicës, Kostë Koka, i njohur edhe si  Kostë Prifti. Pas bisedimeve paraprake me krerët e fshatrave të jugut, Senica u zgjodh si vendi i mbajtjes së Kuvendit, për pozitën e saj strategjike dhe si shembull i bashkëjetesës fetare në zonë.
    Gjatë tri ditëve të Kuvendit, pjesëmarrësit refuzuan taksat e rënda të Perandorisë Osmane dhe kundërshtuan rekrutimin e djemve si ushtarë në luftra të huaja. Në dy kamaret e Kodrës së Senicës u vendosën Kurani dhe Bibla, si simbol i unitetit pa dallim feje.
    Në përkujtimin e kësaj ngjarjeje historike, kryetari i fshatit, Llambi Nika, theksoi se Kuvendi i Besës mbetet një gur themeli i identitetit kombëtar. Biznesmeni Thodhori Miho vlerësoi rëndësinë e trashëgimisë historike, ndërsa avokati Gjergji Imeraj e cilësoi këtë si një mesazh bashkimi për të gjitha kohët.
    Senica, i vetmi fshat ortodoks mes shtatë fshatrave të Rrëzomës, 255 vjet pas kuvendit të Besës përcolli sërish një thirrje të qartë, atë të ruajtjes dhe nderimit të vlerave që na bashkojnë.

    Top Channel