Tag: osmane

  • Janë me mijëra dokumente, që e vërtetojnë që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë

    Janë me mijëra dokumente, që e vërtetojnë që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë

    Që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë, historiani Pëllumb Xhufi nuk ka asnjë dyshim. Janë me mijëra dokumente, që e vërtetojnë këtë. Në veprën e tij voluminoze “Arbërit e Jonit, Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV-XVII”, ky është një fakt i kryer. Në çdo dokument të huaj, nga Vlora në Prevezë, thërriteshin shqiptarë e flisnin shqip.

    “Kanë zgjedhur artikujt që iu kanë interesuar”/ Miqtë e Kiara Titos shpërthejnë të revoltuar pas asaj që tronditi këngëtaren, Klea Huta dhe Niko Komani ia plasin të vërtetat në sy produksionit (FOTO)

    Dje, në sallën “Aleks Buda”, historiani Pëllumb Xhufi prezantoi veprën e tij, me të cilën fitoi Çmimin “Çabej”, akorduar nga Akademia e Shkencave. Një vepër e mbështetur nga Instituti i Albanologjisë dhe botuar nga “Onufri”. Përpara një auditori studiuesish e historianësh, Xhufi bëri një ekspoze të punës së tij disavjeçare, duke vënë në dukje se sa shumë dokumente ka për historinë e Shqipërisë, por që fatkeqësisht nuk shfrytëzohen.

    Të tilla janë arkivat e Venedikut, që sipas tij janë një thesar i vërtetë. “Arbërit e Jonit” shtrihet në një periudhë kohore mes shek. XV-XVII dhe ofron një informacion të gjerë mbi jetën e shqiptarëve në këto treva. Jetën politike, ekonomike, kulturore, pushtimin osman dhe marrëdhënien me Perëndimin.

    Xhufi evidenton rolin e luajtur në ngjarjet historike të atyre shekujve nga shqiptarët e Labërisë, të Himarës, të Delvinës e të Çamërisë. Fushata ushtarake, beteja e kryengritje shpeshherë të panjohura mbushin e pasurojnë njohuritë e deritashme për historinë e së ashtuquajturës “Shqipëri e Poshtme” në shek. XV-XVII.

    Ngasja për t’u marrë me këtë periudhë dhe këtë hapësirë, duket se ka qenë e hershme për historianin, por gjetja e një dokumentacioni të pasur e bëri atë realitet. “Nxitja për këtë vepër ka ardhur për të sjellë diçka të re në fushën përkatëse, konkretisht në periudhën e Mesjetës, në të cilën shihja zbrazëtira.

    Këtë zbrazëti, sidomos në trevat e jugut, e kemi hasur që herët, që në periudhën kur unë isha student. Zbrazëtira që vinin edhe nga premisa konceptuale, po t’u referohemi edhe kolosëve austriakë të mesjetës shqiptare, të cilët kanë bënë një punë të lëvd.ueshme, kanë botuar një korpus prej dy vëllimesh me dokumente mesjetare, kanë bërë edhe vepra, monografi, studime, artikuj, por për ta Shqipëria mesjetare vete deri në Vlorë. Kjo përkon edhe me pozicionin politik që kishte Austro-Hungaria në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX.

    Kur Austro-Hungaria erdhi në Shqipëri gjatë luf.tës I Botërore u shtri deri në afërsi të Vlorës”, thotë Xhufi, teksa shton se edhe albanologë të tjerë të shquar kanë marrë si objekte studimi zonën e Shkodrës e të Vlorës.

    “Dyzimi im ka ardhur në vitet e studimeve, që përkuan me dy momente të rëndësishme: botimin e korpusit të dokumenteve veneciane nga Giuseppe Valentini, një korpus me 24 vëllime, i cili për herë të parë e shtrin vështrimin në të gjithë habitatin jugor të shqiptarëve, duke sjellë dokumente me rëndësi që në shek. XV, për të cilat ia vlente të shkruaje.

    Një tjetër nxitje më ka ardhur nga një profesor i imi, Giuseppe Schiro, me origjinë arbëreshe, i cili kishte gjetur një kronikë të divulguar në gjuhën greke që qe botuar në vitin 1974, një histori e shqiptarëve në zonat e jugut, në Delvinë, Çamëri etj.”. Edhe pse kishte dokumente të bollshme, sërish nuk ishin të mjaftueshme për të kapur të gjitha aspektet e jetës së arbërve të Jonit gjatë mesjetës.

    “Nuk dëshiroja të ishte thjesht një histori politike, por të përfshinte të gjitha aspektet, ekomomike, kulturore, të institucioneve, të feve, madje diapazoni u hap edhe më tepër, duke pasur në dorë një dokumentacion venecian”. Dokumentacioni i përdorur përbëhet nga 33 dosje voluminoze.

    Historia ka qenë gjithnjë nën shërbimin e politikës dhe ideologjisë e, me sa duket, kjo ka shërbyer jo vetëm në hartimin e saj, por edhe përkthimin e dokumenteve. Gjatë punës studimore, Xhufi vuri re se në dokumentet e përkthyera në gjuhën greke, kishte deformime termash.

    “Fatkeqësisht, rreth 20 dokumente janë botuar në gjuhën greke. Kërshërinë time e shtoi edhe fakti që në këto dokumente në gjuhën greke, ndesha në disa gjëra, që më shtynë të dyshoja dhe të shihja origjinalin venecian.

    Ndeshja shprehje si kryengritësit epirotë, krerët epirotë. Nga eksperienca ime këta terma zhduken në mesjetë dhe doja të dija nëse ishte e vërtetë që përdorej termi epirot në dokumentet veneciane. Dhe më doli se kisha të drejtë. Nuk ishte e vërtetë. Në rastet kur përdoret epirot, origjinali e ka shqiptarë.

    Me këtë dua të them edhe se sa i rëndësishëm është kontakti me dokumentet origjinale. Dhe nëse kam bërë një punë të vlefshme është raporti im me këtë dokumentacion venecian”, thotë Xhufi, sipas të cilit në Venecia ka një minierë të jashtëzakonshme. “Unë jam e bindur se historia e Shqipërisë nga shek. XV-XVIII do të ribëhej nëse do të kishim mundësi të sillnim ato dokumente.

    Vetëm në një fond unë arrita të shoh rreth 100 regjistra, por janë 1140 regjistra, vetëm në një fond. Dhe fondet me interes për Shqipërinë janë mbi 20 dhe kanë nevojë të shkohet të punohet në mënyrë sistematike, të programuar, me grupe pune, që do të dojë vite”. Sipas tij, ne kemi studiues të rinj që e njohin latinishten, që mund të merren me qëmtimin e dokumentacionit të vlefshëm për historiografinë shqiptare.

    Dokumentet që ka shfletuar Pëllumb Xhufi, nuk lënë asnjë shteg për manipulime. Habitati shqiptar sipas tyre shtrihet deri në gjirin e Prevezës. Kësisoj, debatet për Çamërinë, e aq më shumë Himarën, janë të ezauruara tashmë. Xhufi e ka thënë edhe më herët se

    “Nuk kam gjetur asnjë dokument venecian, spanjoll… që të thotë se Himara është greke”. Për veprën e tij, ai ka marrë në shqyrtim “pjesën e bregut të Jugut që i përkiste habitatit shqiptar, që shtrihet nga Vlora, afërsisht deri në Gjirin e Prevezës, e cila në të gjitha periudhat e Mesjetës ka përbërë një etnitet të veçantë gjeopolitik, dikur si provinca e Epirit të Vjetër, në antikitetin e vonë, më tej si Nikopoli, në periudhën osmane si Sanxhaku i Vlorës, i cili jetoi rreth 50 vjet dhe kishte shtrirjen nga Vlora, Berati deri poshtë në Gjirin e Prevezës, për të shkuar në periudhën e Ali Pashë Tepelenës që nyjën kryesore të territoreve të tij e kishte në këtë shtrirje gjeografike.

    Pra, ishte një etnitet i veçantë, i cili ka pasur shkëmbime ekonomike, tregtare etj.”, territoret shqiptare kanë shërbyer herë si urë, e herë si hendek për Perëndimin. Për Perandorinë Osmane ishte porta për në Perëndim. “Gjatë periudhës që unë kam marrë në studime në shek. XV-XVII, kjo është një nga zonat më nevralgjike të atij kufiri që Perandoria Osmane vuri me Perëndimin.

    Që këtu Perandoria Osmane tentoi të çajë drejt Perëndimit për të pushtuar Italinë në Jug, nga Vlora në 1481, ku patën një farë suksesi me pushtimin e Otrantos dhe po prej këtij territori u nisën ushtri dhe flotat osmane për të pushtuar bastionet e fundit të Venedikut si ishulli Korfuzit apo ishujt e Jonit. Është një periudhë e mbushur me ngjarje të mëdha si luf.ta e Lepantos, me rezonancë të jashtëzakonshme në këtë trevë, që dokumentet e fillimit të shek.

    XV e njohin si Shqipëria e poshtme. luf.ta veneto-osmane, pastaj luf.ta për pushtimin e Kretës. Për të gjitha këto ngjarje ky territor ka shërbyer si një prapavijë, ku venecianët, të interesuar për të ruajtur korridorin në detin Adriatik, donin të ngrinin vatra rezistence të popullsisë shqiptare që t’i krijonin probleme Perandorisë Osmane, në mënyrë që ajo të mos e përdorte flotën e saj në frontin e Kretës apo të Danubit, në Veri me austrohungarezët, por t’i mbante të gozhduara në këto territore”, sqaron Xhufi.

    Histori sulmesh, tërheqjesh, pushtimesh e shkatërrimesh. “Është një histori politike e mbushur me ngjarje, personazhe, kryengritje, luf.tëra, me emra e data (historia kjo është) dhe mendoj se ka ngjarje të cilat trajtohen për herë të parë, si pushtimi i Vlorës nga venecianët në 1690, në kohën e luf.tës së Kretës dhe ripushtimi i kështjellës së Vlorës dhe Kaninës rreth 6 muaj më vonë.

    Për këtë kam shfrytëzuar një dosje, ku përshkruhet me hollësi të habitshme edhe historia e kështjellës tetëkëndëshe, e cila nuk ekziston më, hedhja në erë, shkatërrimi i saj. Dhe kapitulli mbyllet me venecianët që tërhiqen duke parë nga deti si hidhet në erë kështjella. Por historia nuk mbaron këtu. Në një nga kërkimet e mia të mëvonshme, në një dokument zbulova se kështjella e Vlorës dhe e Kaninës u rindërtuan nga turqit pas 10 vjetësh.

    Po kështu, edhe Kalaja e Butrintit, e cila merret dhe rimerret nga venedikasit dhe turqit dhe që rezulton të jetë ndërtuar nga turqit”. GJUHA SHQIPE Edhe pse jo e dokumentuar, ishte e sigurt se në këto troje flitej shqip. “Në aspektin kulturor jemi në një zonë, ku ndryshe nga Veriu shqiptar, nuk kemi të dhëna për kultivimin e gjuhës shqipe. Të dhënat flasin për një identitet shqiptar gjithsesi, sepse shqiptarët në këto dokumente shoqërohen me etiketën shqiptar. Fshati shqiptar, shqiptari, shqiptari Gjon etj.

    Ajo që është interesante është që faktori i gjuhës te të huajt është shumë i fortë edhe në Jug. Ne e dimë nga historia e gjuhës shqipe që përmendja e parë e gjuhës shqipe është një dokument i vitit 1285 në afërsi të Raguzës, ku në një proces gjyqësor një tregtar thotë: ‘Dëgjova në mal një zë që bërtiste në gjuhën shqipe’.

    Në Jug kemi të dhëna të tjera që shqiptarët flisnin gjuhën e tyre, gjuhë nga e cila identifikoheshin kryesisht. Për gjuhë të shkuar kemi një të dhënë në vitin 1590, kur Mbretëria e Napolit interesohej shumë për këtë trevë. Në krye të këtij rrjeti që vinin nga Napoli, në Himarë kryesisht ishte Jeronim Kombi. Ai ishte një shqiptar, nga ata të emigracionit shqiptar në Qipro, i cili kishte kaluar në Itali. Për këtë personazh, dokumenti napolitan thoshte se ishte caktuar si shef i rrjetit në Shqipëri, sepse di të flasë dhe të shkruajë shqip.

    Për fat të keq, ai ka lënë edhe letra të shkruara, por ato janë në gjuhën italiane. Pastaj dihet se në fillim të shekullit XVIII kemi një aksion të Patrikanës për të fituar pozitat në këto treva; Himarë, Delvinë, Çamëri, për të ngritur shkolla greke dhe forcuar kisha. Frekuentuesit kanë qenë edhe shqiptarë, por nuk mund të flasim për shkolla shqipe”, shprehet historiani, Pëllumb Xhufi.

  • Shembuj drejtësie nga Manastiri i vitit 1621-1623, sipas defterit osman të kadiut

    Shembuj drejtësie nga Manastiri i vitit 1621-1623, sipas defterit osman të kadiut

    Nga: Agron Islami

    Sllogani i administratës osmane ishte Drejtësia, për të cilën përgjegjës dhe mbikëqyrës kryesor ishte vet Sulltani i cili përfaqësonte autoritetin e të drejtit. Ndarja e drejtësisë bëhej nëpërmjet institucionit të gjykatës së sheriatit, të cilat përfaqësoheshin nga eminentët që në literaturë njihen si kadilerë.

    Kadiu i cili përzgjidhej për ta ndarë drejtësinë në kaza/qytet, dekretohej me “Berat” (dekret) nga ana e sulltanit osman. Kadiu kishte kompetenca në drejtimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me anën ligjore në kaza, që nënkupton se mbikëqyrte dhe merrte vendime për të gjitha mosmarrëveshjet në mes qytetarëve, sikur vjen fjala: mbikëqyrte kontratat e shitblerjes; me kërkesën e qytetarëve bënte kurorëzime dhe shkurorëzime; ruante pasurinë e fëmijëve që mbeteshin pa prindër në moshë të re dhe, kur ata arrinin moshën e pjekurisë (Bulûg), ua ndante pasurinë në pjesë të barabarta; përkujdesej për çmimet e artikujve në tregje si dhe kumtonte të gjitha urdhrat/dekretet dhe kërkesat që vinin nga qendra e Perandorisë drejtuar popullatës së qytetit, ku ai ishte nëpunës, që nënkupton se kishte autoritetin e kryetarit të komunës së sotme.

    Reklama

    Te gjitha lëndët e përpunuara nga kadiu osman ruheshin në defterë të veçanta të cilat njihen si Şer’iyye Sixhilleri, e që edhe në literaturën e historisë shqiptare njihen si sixhile apo sixhilate. Ndërsa, gjuha në te cilën janë të shkruara sixhilet është osmanishtja me llojin e shkrimit Talik i thyer, Divani dhe Siyakat, shkrime të cilat gjatë leximit sjellin shumë telashe.

    Sixhilet e kadiut përveç informacionit të rëndësishëm mbi drejtësinë e kohës, në vete përmbajnë edhe informacion të dorës së parë për sa i përket administratës osmane të kohës, jetës sociale, ekonomike dhe kulturore dhe si të tilla janë burimi i parë për historinë e qytetit të kohës osmane. Këto dokumente të hartuara nga ana e kadiut, karakterizohen me të dhëna të detajuara për lagjet, me shkëmbimin e shkresave/urdhëresave mes qytetit dhe qendrës se Perandorisë, kërkesat dhe ankesat e ndryshme të banorëve vendas. Me një fjalë, përmes këtyre shkresave mund ta krijojmë një pikëpamje të saktë mbi jetën e paraardhësve tanë gjatë kësaj kohe. Në anën tjetër, në këto regjistra të kadilerëve gjejmë edhe të dhëna te detajuara të sistemit komunal, tatimorë (vergi), prodhimtarisë bujqësore, sëmundjet e kohës dhe jetën e familjes shqiptare në përgjithësi. Pa përjashtuar edhe dekretet e lëshuara nga qendra e Perandorisë Osmane drejtuar qytetarëve të zonës në fjalë, sikur janë fermanet, beratet etj.

    Ajo qe ia shtone edhe me shume vlerën hulumtimit te sixhileve te kadiut, pa dyshim që janë edhe emrat e njerëzve, qyteteve, fshatrave, lagjeve, fiseve dhe xhematëve që kanë një vlerë të veçantë për historinë e gjuhës shqipe, dhe njëkohësisht japin mundësi të nxirren përfundime me shumë interes mbi anën etnike – veçanërisht mbi gjendjen e elementit shqiptar në këto qytete gjatë periudhës së sundimit osman.

    Faksimil nga sixhili i Manastirit

    Gjykata e Manastirit dhe sixhilatet

    Me 1385, atëherë kur edhe themelohet Bejlerbejliku apo Ejaleti i Rumelisë – i cili më vonë do të njihet me emrin Vilajet – hapësira e Maqedonisë Veriore të sotme bëhet pjesë e kësaj administrate të zgjeruar dhe, sipas kësaj, Manastiri ishte pjesë administrative e Pasha Sangjakut deri ne shekullin XIX. Sipas të dhënave që na ofron seyahatnameja e Evlija Çelebiut, në gjysmën e dytë të shekullit XVII, Gjykata e Manastirit kishte në administrim sanxhakun e Kërçovës, Elbasanit, Gostivarit, Dibrës, Resnës, Florinës, Prilepit, Ohrit dhe 360 fshatra.

    Numri i sixhileve të identifikuara të qytetit të Manastirit është 185, të cilat përfshinë një interval kohor të regjistrimeve prej 306 vjetësh, respektivisht sixhili i parë mbanë datën 1621 dhe i fundit 1927.

    Për sa i përket larmisë së tematikave të lëndëve, apo vendimeve që janë marr nga ana e kadiut të qytetit të Manastirit në vitet 1621-1623, shohim se ato janë të natyrave ekonomike, fondacioneve/vakëfet, problemeve familjare, Ushtrisë, rrahjeve, plagosjeve, veprave penale krimeve … pa u anashkaluar edhe lëndët e shumta të trashëgimisë.

    Siç edhe dihet, hapësira shqiptare e periudhës osmane karakterizohet me multikulturalizëm. Respektivisht, duke qenë se në këto zona nënshtetasit osmanë i takonin besimeve të ndryshme, edhe bashkëpunimi i tyre ne jetën e përditshme ishte i patejkalueshëm. Kjo vjen edhe si rezultat i qytetërimit osman i cili është ngritur mbi themele të juridiksionit islam, ku e drejta e jetës dhe e besimit është e garantuar me ligj. Ky bashkëpunim dhe bashkëjetesë shpërfaqet mjaftë mirë edhe në dekadën e dytë të shekullit XVII. Siç është rasti me Salamonin, i cili ishte nga hebrenjtë (jahudinjtë) dhe i kishte dhënë një hua prej tri akçeve (groshësh) Muhamedit, një qytetari të besimit islam.

    Reklama

    Në këto regjistrime zyrtare nuk mungon as elementi gjinor, ku zonjat shfrytëzonin të drejtën e trashëgimisë dhe të drejtën e menaxhimit me pasurit e tyre dhe të familjeve të tyre. Sikur vjen fjala me një zonjë nga lagja e quajtur Nexhip në Manastir. Kjo zonjë, me emrin Ajshe, kishte shkuar ke Kadiu i qytetit për të konfirmuar/noterizuar shitjen e pjesës (hises) së saj, të cilën e kishte trashëgim nga familja, bashkë me vëllain e saj.

    Duke qenë se përgjegjësia e kadiut ishte ndarja e drejtësisë, dera e tij duhej të ishte e hapur për çdo qytetar të kazasë ku ai shërbente. Përgjegjësia dhe kompetencat e tij kapnin edhe problemet e dhunës në familje. Një lënë e karakterit të dhunës në familje është regjistruar me rastin e ankesës së një zonje të besimit të krishterë, me emrin Elina. Në këtë lëndë, me shumë pak detaje thuhet se i është tërhequr vërejtja Stojkos, që mos të ushtrojë dhunë (presion) ndaj rejës së tij, Elina. Një rast dhune është regjistruar edhe në lëndën me nr. 250. Sipas kësaj, Haxhi Ahmedi ushtron ankesë ndaj gjyshit të tij, Hasanit, me pretekstin se është rrahur nga ky i fundit. Për të verifikuar pretendimin në fjalë, gjykata kishte dërguar një zyrtar dhe pas kësaj Hasani i ishte nënshtruar kërkesave të zyrtarit.

    Fakti që për këto dy raste të dhunës në familje gjykata nuk kishte shqiptuar ndonjë dënim, mund të vijmë në përfundim se zyrtarët e drejtësisë i kishin dhënë përparësi zgjidhjes së problemeve nëpërmjet marrëveshjeve në mes familjarëve konfliktuoz. /Telegrafi/

    – Shkëputje nga punimi shkencor “Sixhilatet e kadiut osman si burim i dorës së parë për historishkrimin e qyteteve shqiptare (shembulli i Manastirit)”, i botuar në revistën Dituria Islame nr. 382 (2022), f. 47-50 –

  • Kryengritja e Kurbinit (1903-1906) në një dorëshkrim të At Shtjefën Gjeçovit

    Kryengritja e Kurbinit (1903-1906) në një dorëshkrim të At Shtjefën Gjeçovit

    Kryengritja e Kurbinit (1903-1906), ishte një  fillesë e Kryengritjes së Përgjithshme për Pavarësi, shënohet në një dorëshkrim të pabotuar të At Shtjefën Gjeçovit o.f.m. të titulluar:“Parradija e popullit ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënve e dokeve të reja t’Osmanllive. 1903, 1904, 1905, 1906”. Laç, Sebaste. Gjeçovi e ka shkruar këtë dokument ndërsa ishte në fillimshekulline shkuar (vitet 1900-1905), famullitar i Laçit.

    Dorëshkrimika 116 faqe dhe ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranënë indeks. Drs.1.c.2.(hyrje në bibliotekë pas viteve 90-të). Nuk dihet se si ka vijuarudha e këtij këtij dorëshkrimi deri tek mbërritja këtu, por gjithsesi është fat që ai i ka shpëtuar zhukjes, sikurse ndodhi me shumë shkrime të sivëllezërve të Gjeçovit, për shkak të luftës ideologjike dhe të persekutimit të pashoq që iu bë françeskanëve shqiptarë nga ana e regjimit komunist (1945-1990). Dorëshkrimi deri para viteve 90-të ishte i panjohur dhe i pa përmenduar në asnjë prej bibliografive dhe studimeve të autorëve të ndryshëm për Gjeçovin. Dorëshkrimit në fjalë i mungojnë dy faqet e para, gjë që vërehet në faqen vijuese me numërim progresiv rritës 3 (tre) e në vazhdim. Teksti i dorëshkrimit është i dukshëm, shkruar qartë dhe i lexueshëm. Ai është shkruar në gegërishten e para Kongresit të Manastirit, gjë që reflektohet nga përdorimi i drejtshkrimit bazuar në alfabetin e „Bashkimit“. Në katër faqet e fundit të shtuara më vonë në vitin 1922, Gjeçovi shkruan me alfabetin e Kongresit të Manastirit. Kjo verifikohet drejtpërdrejtë qoftë nga anëshkrimi në të majtë të faqes 112, ku Gjeçovi ka shënuar «Vijim prej dorëshkrimesh (kopjesh) të mija. At. Sh.. Gjeçov, 1922 », qoftë nga drejtshkrimi i tekstit. Vepra edhe pse nuk është ndarë formalisht në krerë/kapituj të numëruar, mund tëndahet në gjashtë krerë/kapituj, të cilët Gjeçovi i ka titulluar si pjesë të veprës sipas kësaj renditjeje: I. Kuvenne Dheu para t’nisunit per Krue f. 6 ; II. Beslidhje e Pesdhet e kater Plecve f. 24. III. Pesdhet e kater Plec e Dheu maar i Pesdhet e dy katuneve per s’dytit n’Tallajbee. f. 62. IV. Pesdhet e kater Plec e Dheu i Pesdhet e dy katunneve per treten her n’Tallajbee. Ghyghi i t’Dhetes, f. 70. V. Ghyghi i Pesdhet e kater Plecve n’Fush t’Krues. (T’mbledhuni i katert në Vjeshtëdytë, 1904), f. 87. VI. Qevertari i Durrcit ne Krue, f. 109.

    Dorëshkrimit në fjalë sikurse e përmendëm më sipër i mungojnë dy faqet e para, të cilat kanë pasur listën emërore të 54 pleqve përfaqësues të 52 katundeve pjesmarrës në kuvende. Sikurse shihet që në titull të dorëshkrimit të sipërcituar, bëhet fjalë për 54 pleq e jo 45.Pse e themi këtë? Eshtë rasti të bëjmë një korrigjim (saktësim), të vogël, ardhur si pasojë me sa duket e një gabimi teknik shtypi të bërë në vitin 1933, kur edhe është botuar vepra dorëshkrim e At Shtjefën Gjeçovit o.f.m.Kanuni i Lekë Dukagjinit, faqe 129, ku edhe del dokumenti: Kanune të bâme prej Flamurit të Kurbinit me 5, 6, e 7 të Gushtit 1906, botuar fillimisht në revistën Hylli i dritës, nr. 11. Nanduer 1924 f. 497-499, gabim i cili ka mbërritur deri më sot, bile i cituar nga të gjithë studiuesit që janë marrë me këtë argument.Pra nuk kanë qenë 45 pleq sikurse del në botimin postum të Kanunit të Gjeçovit, por 54. Kjo listë në dorëshkrimin Parradija, sikurse edhee përmendëm, nis me listën emrore nga numri 26 e vijon deri në fund e mbyllet meemrin me numrin 54. Pra është fare e qartë sepse këtu jepet lista emrore e 54 pleqve, nga të cilët në dy faqet e para të munguara duhet të kenë qenë emrat e 25 pleqve të tjerë, gjë që kuptohet nga lista në vijim.

    Konteksti sociopolitik dhe historik i dorëshkrimit

    Dorëshkrimi përshkruan në mënyrë kronologjike veprimtarinë politike dhe atdhetare të popullsisë së krahinës së Kurbinit e Krujës të prirë prej Gjin Pjetrit për një periudhë 13 mujore nga 30 shtatori 1903, datë kur mbahet kuvendi i parë në Laç dhe deri më 30 tetor tetor 1904, datë kur Gjin Pjetri takohet në Gjorm me Osmanin e Hoxhës së Matit, përfaqësuesin e Esat Pashë Toptanit. Parë në kontekstin politik të kohës do të thonim se dokumenti merr një rëndësi të veçantë sepse në të rrëfehet konkretisht veprimtaria dhe hapat konkret nëzanafillën e kësaj kryengritje, e cila do të shpërthente në vitin 1906.Parradija është një kronikë besnike e ngjarjeve politike të fillimshekullit të kaluar në zonën e Kurbinit, shkruar në trajtën e një reportazhi kronikal, ku reporteri i drejtpërdrejtë ka qenë vetë Gjeçovi.Në pamje të parë dorëshkrimi “Parradija” të krijon përshtypjen e një “histori e letrarizuar“, të cilën Gjeçovi e rendit në kujtimet e tij, por ajoështë më shumë se kaq. Vepra është një prozë memoriale, në radhë të parë, e cila ka vlerë të madhe historike-dokumentare, ngaqë përshkruan drejtpërdrejtë në mënyrë të pandërmjetme ngjarjet e kohës. Pra ajo brendamban dhe përshkruan ngjarje të vërteta, mbledhje, kuvendebiseda;në të përshkruhet qartazi dinamike e organizimit të kryengritjes që në zanafillën e saj. Po ashtu gjenden mjaft emra personash historikë protagonistë e pjesmarrës të drejpërdrejtë në këto ngjarje, emra vendesh, data të rëndësishme përmes të cilave mund të vendosim kronologjikisht historikun e kësaj kryengritje, ku vendin kryesor e zëfigura e Gjin Pjetrit. Në një farë mënyre ato mund ti konsiderojmë figurativisht një lloj “protokolli” apo thënë ndryshe një lloj «procesverbali» të atyre ngjarjeve të cilat përbëjnëpadyshim një dokument historik autentik me vlerën e dëshmitarit të drejtpërdrejtë të atyre ngjarjeve. Ato janë një kronikë faktografike dhe mbartin kështu vlerën e një protokolli zyrtar të atyre mbledhjeve (kuvendeve) krahinore me rëndësi politike dhe historike përkohën,sepse shënojnë fillimin e kryengritjeve shqiptare që çuan në Shpalljen e Pavarësisë. Këto kuvende u mbajtën sipas dorëshkrimin e At Shtjefën Gjeçovit: Kuvendi i parë u mbajt më 2 e 3 të vjeshtës së dytë të vitit 1903 (f. 24 – 61); Kuvendi i dytë u mbajt me 7 mars 1904 (f. 62 – 69); Kuvendi i tretë u mbajt Ditën e Shën Gjergjit (më 23 prill) 1904 (f. 70 – 86); Kuvendi i katërt u mbajt më 10 tetor të vjeshtë së dytë 1904 (f. 87 – 116). Për të katër kuvendet e mbajtura, protokolluesi pjesmarrës në këto kuvende At Shtjefën Gjeçovi thekson se: « M’t’gjitha kto kuvende merrshe pjesë edhe une qi po i shkruej kto ndollmiet ».Sikurse kuptohet duke lexuar tekstin e dorëshkrimit të shkruar 106 vjet më parë nga At Shtjefën Gjeçovi, kemi të bëjmë me fillimin e asaj lëvizje kundërshtuese ndaj zgjedhës osmane, që po vinte duke u rënduar çdo ditë më tepër, lëvizje e cila fillimisht niset si kundërshtim i sistemit fiskal të administartës osmane e që më pas do të shpërthente më pas në kryengritjen e njohur të Kurbinit, (1906-1912), kryengritje e cila pati si prijës të saj Gjin Pjetër Marku (Pervizin), i cili pati mbështejen e drejpërdrejtë të mentorëve Imzot Nikollë Kaçorrit dhe At Shtjefën Gjeçovit O.F.M, dhe Arqipeshkvit të Durrësit Imzot Primo Bianchit, së cilës iu bashkangjitën edhe krahinat fqinje, si Lezha, Mirdita, Tirana dhe më tej.Në pjesën e parë të “Parradijes » paraqitet, në mënyrë reale nisma e reagimit të parë të kurbinasve për të mos pranuar sistemin e ri të taksimit, nismë e cila vjen si një reagim ndaj masave shtrënguese të administartës osmane. Edhe  pas Kuvendit të Dytë në Tallajbe më 7 mars 1904 dhe atij të tretë Ditën e Shëngjergjit (23 prill 1904), si dhe më 10 tetor të po të njëjtit vit në Fushë Krujë,kërkesat nuk u sprapsën edhe pse qeveria turke sërish mashtronte duke u thënë se do të merrte vetëm taksën e zakonshme.

    Dorëshkrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Parradija e popullit ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënve e dokeve të reja t’Osmanllive. 1903, 1904, 1905, 1906”, i shkruar sikurse e përmendëm edhe më parë në vitin 1906 me një shtese të bërë pas gjashtëmbëdhjetë vitesh në vitin 1922, parë formalisht në pikëpamje kronologjike, i bie të jetë shkruar dy vjet përpara kujtimeve të Mihal Gramenos, të shkruara në vitin 1908 me titullin “Kryengritja shqiptare”, botim në të cilin Grameno paraqet në formë kujtimesh, luftën të çetave të komitëve të drejtuara nga Bajo e Çerçiz Topulli, që prej ngritjes së Komitetit të formuar në Manastir më 1905 nga Bajo Topulli duke përshkruar kushtet në të cilat u formua, përpjekjet e para të guximshme të çetës së Bajo Topullit e cila në mars të vitit 1906 doli maleve, bujën që bëri kjo çetë në shtypin e kohës, veprimet kryengritëse të çetës kryengritëse të Çerçiz Topullit, kujtime të cilat nisin nga 18 maji i vitit 1907 deri më 23 korrik 1908, kur shpallet Kushtetuta e xhonturqve. Pjesa e dytë e kujtimeve të Gramenos e shkruar në vitin 1925, shtatëmbëdhjetë paspjesës së dytë,është në të vërtetë një paraqitje kronologjike e ngjarjeve të viteve 1909-1925, në të cilën përshkruhen gjendja e shqiptarëve nën regjimin e xhonturqve, Kongresi i Manastirit, Kryengritja e 1910-ës në Gegëri, formimi i Komitetit për çlirimin e Shqipërisë, Kryengritja e 1911-ës, Lufta Ballkanike, Shpallja e Pavarësisë më 1912, gjendja e vështirë pas pavarësisë, largimi i Princ Vidit, formimi i qeverisë së Durrësit, Kongresi i Lushnjës, Kryengritja e Qershorit dhe dështimi i qeverisë së Fan Nolit dhe në fund kthimi i Ahmet Zogut në Shqipëri. Nëse Grameno në kujtimet e tij në pjesën e parë regjistron sikurse Gjeçovi një periudhë kohore pak më shumë se njëvjeçare, në pjesën e dytë e përplotëson këtë për një hark kohor prej shtatëmbëdhjetë vjetësh (1909-1925), Gjeçovi në katër faqet e shtuar në vitin 1922 thjesht shton ndonjë gjë aty ku e kishte lënë. Parradija në fund të fundit përshkruan vetëm zanafillën e kundërshtimit kundër shtërngesave ekonomike të qeverisë osmane, të cilat do të shndërrohen në një rrebelim të armatosur vetëm dy vjet më pas, por që Gjeçovi nuk na e ka lënë të shkruar për aq sa dimë ne deri më sot.

    At Shtjefën Gjeçovi na sjell të memorizuar të gjitha bisedimet e përfaqësisë dhe krerëve kurbinas me autoritetet qeveritare osmane të Krujës, përfshirë bejlerët përfaqësues të Esat Pashë Toptanit. Me të njëjtën korrektese dhe me të njëjtën saktësi ai ndjek dhe përshkruan kuvendet krahinore të zhvilluar anë Laç, në Fushë Krujë dhe në Tallajbe të Krujës. Veçanërisht me rëndësi ështëse si ai na përshkruan qendresën e vendosur të popullit të Kurbinit e të Krujës, kundër taksave të rënda dhe kundër sunduesve osmanë ashtu edhe kundër qeveritarëve dhe funksionarëve krahinorë vendorë si Kajmekami i Krujës e të tjerë nënpunës si Brahim Begu me shokë që Dheu (populli), i trajton me përçmim dhe u jep ndëshkimin që meritonin.Gjeçovi edhe pse është besnik në dhënien e të gjithë bisedimeve në rrjedhën e ngjarje, edhe pse nuk mban qëndrime analizuese e komentuese përtej kronologjisë së zhvillimit të tyre, na bën me dije përmes rrëfimit përshkrues të thukët aty-këtu në njëfarë mënyre edhe qëndrimet edhe pikëpamjet e tij për to, duke pasur një këndvështim të qartë të tijin.

    Kjo vihet residomos në prirjen kundërshtuese dhe përçarëse të Esat Pashë Toptanit.Gjeçovi na paraqet me një gjuhë të thjeshtë popullore se si kurbinasit i pritën të dërguarit e administratës osmane për të regjistruar gjënë e gjallë dhe për të vendosur taksa të tjera shtesë mbi ato ekzistueset. Rrahja e nëpunësve tregon se si popullit (Dheut) i kishte ardhur në majë të hundës nga dhuna sistematike e Stambollit si dhe abuzimi, fodullëku dhe pabesia dhe mashtrimi i Esad Pashë Toptanit, i cili kërkonte para së gjithash të përfitonte për vete duke përkrahur ligjet e vendimet që vinin nga “Mbreti”, e duke dashur nga ana tjetër të bëjë për vete edhe figura të tjera të atdhetare brenda kryengritësve kundrejt shpërblimit me para.Duket qartë që qëllimi i kësaj lëvizje kryengritëse merr pak nga pak njëpërshkallëzim zinxhir për të marrë më pas përmasat e një kryengritjeje të organizuar, në të cilën do të përfshihej e gjithë popullsia e krahinës pa dallim mes të krishterëve dhe myslimanëve sikurse shihej përgjithësisht. Gjeçovi nae paraqet këtë nismë kryengritëse në një mënyrë të thjeshtë, qoftë si organizim, qoftë edhe si vendosmëri e popullit të kësaj krahine bashkuar rreth Pleqve, (parisë së zgjedhur prej tij) të kryesuar nga Gjin Pjetër Pervizi, prijësi popullor,personazhi kryesor në krye të asaj kryengritje, të cilën ai e prin me urtësi dhe guxim, në cilësinë e të Parit të 54 pleqve të 52 katundeve të Kurbinit e të Krujës.

    Çështje që shtron dorëshkrimi

    Pranvera e thatë e vitit 1901, e vështirësoi edhe më shumë gjendjen, mbasi shumica e popullsisë së zonës së Kurbinit dhe përrreth saj ishin në mjerim të thellë e kërcënoheshin nga uria. Kjo ndodhi në periudhën shtator-tetor 1902. Kurbinasit u ankuan pranë autoriteve osmane të Portës së Lartë, si dhe nëpërmjet Imzot Primo Bjankit edhe pranë konsujve austrohungarezë, për shkak se Austro-Hungaria ishte fuqi protektore në mbrojtje të katolikëve shqiptarë. Gjithashtu edhe Italia kërkonte të kishte ndikimin e saj në Shqipërinë. Në këtë kohë nga 26 marsi deri më 5 pril 1903, Dom Nikoll Kaçorri merr lejen e vëzhguesit nga Konsulli i Vjenës në Durrës për të vëzhguar drejtpërdrejt ankesat dhe gjendjen e vështirë të popullsisë katolike të Kurbinit. Misionin faktmbledhës Kaçorri e shoqëroi edhe me një raport, të cilin ia dorëzoi konsullit austrohungarez në Durrës. Ky udhëtim i Dom Nikollë Kaçorrit ishte mjaft i rëndësishëm jo vetëm për të mbledhur faktet e veprimet e dhunshme dhe arbitrare kundrejt poullsisë nga ana e Esat Pashë Toptanit, por mbi të gjitha për të njohur nga drejtuesit e mundshëm të kryengritjes së pritshme antiosmane. Është pikërisht kjo koha në të cilën Dom Nikollë Kaçorri do të lidhej shpirtërisht dhe “politikisht” me Kurbinin. Pas ekspeditës të ndërmarrë në shkurt të vitit 1903 kundër Kthellës dhe Kurbinit, e cila gjithsesi edhe përkundrejt shkatërrimit të madh nuk pati gjithaq sukses, bëri që Esat Pasha të mendojë të fillonte në vjeljen e taksave fillimit në fshatrat e kazasë së Krujës, por edhe aty nuk gjeti mirëkuptim, prandaj e shtyu atë për pranverën e ardhshme.

    Nën urdhërin e drejtpërdrejtë të valiut të Shkodrës Hajdar Pasha, kërkohej medeomos vendosja e administratës osmane në Kurbin, me qëllim shfuqizimin e vetqeverisjes tradicionale, një lloj autonomie vendore që kurbinasit e kishin ruajtuar forcërisht. Nga ana tjetër shteti protektor ishte për ruajtjen e vetqeverisjes së Kurbinit në bazë të organizimit tradicional të tij, por nuk këshillonte që kjo të bëhej në formën e organizmit e kundërveprimit ushtarak, prandaj ai përpiqej vazhdimisht përmes Ipeshkvit Bianki që ai të qetësonte e të mbante nën kontroll situatën. Edhe pse i eskpozuar nga këndvështrimi gjeografik në pamje të parë, ekspeditat osmane e dinin mirë se prishja e qetësisë nga Shqipëria Veriore dhe ajo e Mesme do të vinte pikërisht prej andej, nga Kurbini, ndaj tërheqja e detyruar e myrtesafirit të Durrësit Teofik Pasha si dhe e Valiut të Shkodrës, edhe pse ishte një shenjë e rënies së autoritetit dhe e paaftësisë në vënien nën kontroll të kësaj krahine, gjë që kishte alarmuar edhe Portën e Lartë, ishte një lloj tërheqje e përkohshme për të analizuar situatën.

    Dokumenti na tregon në mënyrë kronologjike veprimtarinë e pleqësisë së Kurbinit dhe të Krujës si reagim kundërshtues ekonomik, bazuar në të drejtën e vetqeverimit sipas zakoneve vendase.Mëvehtësia fisnore u ruajt në Kurbin deri me fillimin e shekullit të XX, edhe për shkak të gjuhës së prerë e të ftohtë të ligjit civil të asaj kohe, kanunit. Ashtu sikurse të gjitha viset malore të Shqipërisë, edhe Kurbini gjatë periudhës mesjetare gëzonte të drejtën e vetëqeverisjes vendore, përmes së cilës jeta ekonomike, shoqërore e politike e banorëve të saj rregullohej sipas të drejtës zakonore lokale, e cila njihet edhe sot me emrin Kanuni i Skënderbeut. Pushtuesit osmanë u përpoqën me të gjitha mënyrat dhe mjetet për t’ia hequr të drejtën e vetëqeverisjes vendore Kurbinit edhe ushtarakisht, nisëm kjo e ndërmarrë që në vitin 1864, por pa sukses, si rezultat i qëndresës së malësorëve të kësaj krahine. Kurbinasit vijuan të mos paguanin taksa dhe të mos jepnin ushtarë. Ata i paguanin administratës osmane vetëm taksën vjetore tradicionale. Institucioni kryesor i të drejtës zakonore vendore, Kuvendi Krahinor i Kurbinit, vazhdonte të kishte autoritet të plotë juridik në gjithë krahinën. Qendra ku zhvilloheshin kuvendet periodike krahinore, në të cilën bënin pjesë përfaqësues nga të 16 fshatrat e Kurbinit (Skuraj, Nuajë, Vinjollë, Gallatë, Milot, Laç, Gjormë, Selitë, Mal-Bardhë, Shëmri, Daulë, Zhejë, Mafsheq, Shullaz, Brret, Shkretë), kishte qenë historikisht Skuraj dhe Selita, por në fillimshekullin e XX qe Delbnishti, pranë Pallatit Kryeipeshkvor, asokohe Seli rezidenciale e Kryeipeshkvisë së Durrësit. Tradicionalisht, kuvendi i Kurbinit kryesohej nga familja Malçi, e drejtë kjo që trashëgohej prej traditës gojore të një personazhi të njohur në krijimtarinë tonë popullore si Kokë Malçi, i cili sipas gojëdhës, me mençurinë e tij kishte fituar simpatinë e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, përgjatë lutës kundër pushtuesve osmanë në shekullin e XV. Por në fillim të shekullit të kaluar, plaku i Malçajve kryesues i Kuvendit, nuk mund të përzihej drejtpërdrejt në nismën kryengritëse të Gjin Pjetrit, për arsyen e thjeshtë se institucioni që ai kryesonte (bajraku), ishte nën kontrollin e qeverisë osmane e cila e paguante si nënpunës të saj, pra ai nuk mund të shkonte kundër rrymës së pushtetit osman.

    Në këto rrethana politike, Gjin Pjetrin më 10 tetor të vitit 1904 pleqësia « …bëan  t’Paar permi t’ghith Plec… » ndaj dhe merr kryesimin e këtij Kuvendi. Duke e njohur mirë pikërisht këtë organizim tradicional që funksiononte rigorozisht bazuar në institucionin e besëlidhjes, administrata osmane ia kishte frikën kësaj nisme, e cila në një rast të volitshëm do të mund të përshkallëzohej me pasjoa të paparashkikueshme sikurse do të ndodhë në të vërtetë në vitin 1906. Është ky kundërshtim i taksimit që do të çojë rrjedhimisht në mbrojtjen e atonomisë tradicionale zakonore të Kurbinit, si një hap i parë që do të marrë dalngadalë përmasa politike kur Dom Nikollë Kaçorri dhe Gjin Pjetri menduan të krijonin « …një besëlidhje ndërkrahinore, ide që u mirëprit edhe nga paria e Kurbinit për aleanca me Matin, Lezhën, Mirditën, Dibrën, Lurën, Kthellën, Ishmin, Krujën, Tiranën etj », ndaj njoftuan mbajtjen e një kuvendi në Delbnisht në vjeshtën e vitit 1905, i njohur si Kuvendi i parë i Delbnishtit, në të cilin u mor vendimi i prerë për të mos i paguar anjë taksë administratës osmane dhe të lidhej besa (itifaku) për të qëndruar së bashku kundrejt vendimeve të qeverisë turke; të ndaloheshin vrasjet (gjakmarrja), si mënyrë mbrojtje; dhe secilit prej të besëlidhurve që do të thyente këtë itifak (besëlidhje) do të dënohej sipas të drejtës zakonore duke i djegur shtëpinë, duke i prerë pemët e kopshtit, deri në dëbimin prej fshatit. Përforcimi i këtyre vendimeve bëhet në kuvendin e II i Delbnishtit më 31 maj 1906, ku mori pjesë edhe arqipeshkvi Bianki. Në këtë kuvend iu dërgua një promemorie vetë Perandorit të Austro-Hungarisë, ndërkohë filloi menjëherë futja e armëve nga tregjet e huaja sidomos atyre italiane dhe autriake, ndërmjetësuesi i të cilëve ishte Dom Nikollë Kaçorri. Ndërkohë Kuvendi i III i Delbnishtit i mbajtur në tre ditë 5, 6 dhe 7 gushtit 1906, me dymbëdhjetë vendime të marra gjithsej, gjysma e tyre janë vendime politike, ndërsa gjysma e tjetër janë vendime që rregullojnë marrëdhëniet komunitare brenda krahinës. Konkretisht pika 1, 2, 6, 7 dhe 11 e 12, kanë të bëjnë me ndëshkimet e kundrejt atyre që bëjnë pjesë si zapti (pika 1); atyre që shkojnë të ankohen në qeverinë turke ndaj të krishterëve (pika 2), atyre që nuk mblidhen në kuvend sipas njoftimit të kryeplakut të katundit (pika 6) si dhe vetë pleqve që nuk mblidhën mbas thirrjes së Pleqve (pika 7), atyre që zaptive u japin bukë dhe i lënë në shtëpi (pika 11) dhe së fundi atyre pë prishin besën e dhënë e të lidhur me Pleq e Vegjëli të Kurbinit. Këto vendime do ti paraprijnëkryngritjes së përgjithshme për Pavarësi, e kuudhëheqësi shpirtëror, ideatori dhe nxitësi kryesor i së cilës në zonën e Kurbinit do tëishte ai që më vonë do të ishte nënkryetari i Qeverisë së Vlorës Dom Nikollë Kaçorri. Ishte kjo kryengritjen e cila pasi kaloj nëpër disa beteja në periudhën mes viteve 1906-1912, u finalizua me ngritje e flamurit në Milot me datën 28 Nëntor 1912, në të njëjtë datë me ngritjen e flamurit të Pavarësisë në Vlorë.

    Kastriot Marku

  • Jusuf Buxhovi – 12 gusht 1912 Hyrja e kryengritësve shqiptarë në Shkup

    Jusuf Buxhovi – 12 gusht 1912 Hyrja e kryengritësve shqiptarë në Shkup

    Jusuf Buxhovi

    Kryengritja shqiptare e verës së vitit 1912 e drejtuar nga Hasan Prishtina, mbas luftimeve të vazhdueshme në pjesën më të madhe të vilajetit të Kosovës, me ç’rast një nga një nga kryengritësit u morën Prizreni, Gjakova, Peja, Ferizaj dhe së fundi Prishtina, detyroi Perandorinë Osmane që të niste bisedimet me udhëheqësit shqiptarë të kryengritjes. Bisedimet e filluara në Prishtinë dhe mandej të bartura në Shkup midis Hasan Prishtinës dhe gjeneralit Ibrahim Pasha (me origjinë shqiptare) zgjatën disa ditë dhe kishte rrezik që nga zvarritja të shpërqendronin radhët e kryengritësve shqiptarë. Hasan Prishtina dhe liderët tjerë shqiptarë morën vendim që për ta sjellë Ibrahim Pashën para aktit të kryer, të marshojnë në Shkup. Më 11 gusht filloi depërtimi i kryengritësve shqiptarë nga disa drejtime me ç’rasat disa mija kryengritës të nesërmen hynë në Shkup. Me këtë rast njësitë ushtarake osmane u futën në kazermat e Shkupit si edhe ato përreth (në Tetovë dhe Kumanovë), ndërsa kryengritësit u pritën me entuziazëm nga shkupjanët. Nga 12 gushti deri më 19 gusht, kur do të nënshkruhet marrëveshja e quajtur Katëmbëdhjetë pikëshi i Hasan Prishtinës me gjeneralin Ibrahim Pasha, kryengritësit shqiptarë mbikëqyrnin Shkupin. Liruan të burgosit dhe u përkujdesën për rregullin dhe qetësinë në qytet dhe rrethinë, por nuk organizuan administratën autonome të përcjellë edhe me pushtetin vendor. Futja e kryengritësve shqiptarë në Shkup solli lëvizje dramatike në Stamboll, ngaqë Sulltani shpërndau parlamentin të dominuar nga xhonturqit, që dalloheshin për politikë antishqiptare, ndërsa të nesërmen rrëzoi edhe qeverinë xhonturke, e cila u zëvendësua nga një e pavarur e drejtuar nga Gazi Myftar Pasha (përndryshe ithtarë i një marrëveshjeje me shqiptarët për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një, siç kërkohej nga kryengritësit).

    Me gjithë ndikimin që pati futja e kryengritësve shqiptarë në Shkup (sipas vlerësimeve të huaja rreth gjashtë mijë, ndërsa sipas disa historianëve tridhjetë mijë) për kahun e bisedimeve që përfunduan me marrëveshjen e 19 gushtit, si e arritur e madhe ushtarake, që mund të quhet edhe historike, mbeti pa epilogun e duhur politik (krijimin e vilajetit autonom shqiptar ose shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë), ngaqë liderët e kryengritjes shqiptare nuk ia dolën që të pajtoheshin mes veti se fitoret në planin ushtarak në vilajetin e Kosovës dhe veçmas futja e kryengritësve në kryeqendrën e vilajetit, në Shkup, të përcilleshin me ngritjen e institucioneve autonome (administratës) dhe të pushtetit vendor në to në nivel të vilajetit me çka Perandoria Osmane, për të neutralizuar shpalljen eventuale të shtetit të pavarur shqiptar në Shkup, do të detyrohej që të pranonte kërkesat e kryengritësve për vilajetin shqiptar nga katër sosh, që praktikisht krijonte të ashtuquajturën Shqipëri Osmane, si fazë kalimtare për shtetin shqiptar në rrethanat e tërheqjes së Perandorisë Osmane nga pjesa evropiane.

    Nga këndvështrimi historik, depërtimi i kryengritësve shqiptarë në Shkup, vënia nën mbikëqyrje si dhe tërheqja e asqerit osman në kazerma, mund të konsiderohet depërtim për trysni politike, por jo edhe çlirim, ngaqë nuk u përcoll as me rrëzimin e pushtetit osman e as me ngritjen e institucioneve autonome në të gjitha nivelet. Përkundrazi, kryengritja u shpërnda, ndërsa fuqia e shkapërderdhur e saj, nuk qe në gjendje të riorganizohet, për t’u bërë ballë ushtrive serbe dhe malaziase në tetorin e atij viti që pushtuan Kosovën me pasoja tragjike.

    Kjo sjellje do të përsëritet edhe në verën e vitit 2001, kur njësitë e UÇK-së, për tre muaj bënë një luftë tejet të suksesshme (vunë nën mbikëqyrje pjesën më të madhe të etnisë shqiptare në Maqedoni), madje edhe rrethuan Shkupin dhe hynë në një pjesë të tij (Haraqinë), por nuk ndërtuan institucionet në viset e çliruara. Kjo edhe solli te marrëveshja e Ohrit, ku kapitali ushtarak, u shpenzua për qëllime politike, të cilat nuk ishin në përputhje me kërkesat që u proklamuan me fillimin e saj: Maqedonia federate (me dy njësi: atë shqiptare dhe maqedone) si dhe arritja e statusit të popullit shtetformues, pra të barabartë! /Trungu & InforCulture

  • Dosja e Portës së Lartë: Isa Boletini

    Dosja e Portës së Lartë: Isa Boletini

    Shkruar nga: Ramiz Abdyli

    Isa Boletini, njëri nga figurat kryesore të Lëvizjes Kryengritëse Shqiptare, doli fuqishëm në skenën politike në fillim të shekullit të kaluar, atëherë kur u kërcënuan trojet tona lindore nga synimet ekspansioniste serbomëdha e bullgaromëdha, prapa të cilave qëndronte Rusia. Ky projekt nxori krye kur Perandoria Osmane u detyrua nga Fuqitë e Mëdha të pranonte hapjen konsullatës ruse në Mitrovicë (më 1902).

    Projekti u konkretizua me Marrëveshjen e Myrcshtegut (23 tetor 1903), u nënshkrua nga Rusia dhe Austro-Hungaria, që më pas u mbështet edhe nga Fuqitë e Mëdha. Rusia dhe Austro-Hungaria deklaruan se Marrëveshja lidhej për të ruajtur status quonë në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane. Në këtë kuadër parashihej të zbatoheshin “reformat” në “tri vilajete maqedone” (Vilajeti i Selanikut, i Manastirit dhe i Kosovës), për të mbrojtur “popullsinë e krishterë” (sllave).

    Por nga reforma anashkaloheshin shqiptarët e dy vilajeteve (i Kosovës dhe i Manastirit), që banoheshin me shumicë shqiptare. Rusia, Franca e ndonjë fuqi tjetër u zotuan se do të ndërrohej struktura e popullsisë së dy vilajeteve shqiptare në favor të popullsisë sllave, që u argumentua edhe me statistika të rreme të përbërjes etnike të popullsisë së këtyre vilajeteve. Në këtë funksion u vunë në veprim edhe demografë serbë e bullgarë, si J. Cvijiqi, V. Kençevi etj., që plotësuan këtë kuadër me shifra të rreme.

    Projekti sllavomadh u demaskua fund e krye nga drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare para opinionit të brendshëm dhe të huaj, ndërsa lajmi për hapjen e konsullatës ruse në Mitrovicë shkaktoi vargun e kryengritjeve shqiptare në krye me Isa Boletinin. Nga kjo kohë ka fillin dosja e Isa Boletinit, e përbërë nga një varg dokumentesh të Shërbimit Sekret të Portës së Lartë, që gjendet në Arkivin e Kryeministrisë së Republikës së Turqisë në Stamboll.

    Nga dokumentet e kësaj dosjeje mësohet se Isa Boletini ishte kundërshtar i përbetuar i “reformave”, sidomos kundër hapjes së konsullatës ruse në Mitrovicë. Për këtë ai e shprehu mllefin me veprime të armatosura kundër autoriteteve vendore të zonë së Mitrovicës e më gjerë. Porta e Lartë ndërmori një varg masash për t’i penguar veprimet e tij kundër kësaj konsullate, sepse kishte marrë obligim nga Rusia dhe Franca.

    Kjo vërehet në telegramin e Inspektoratit të “Vilajeteve Perandorake”, që urdhëronte komandantin e Divizionit të Mitrovicës, Shemsi Pashën që të ndërmerrte masa për të “penguar rebelimin në Arnautlluk”, ku protagonist kryesor ishte pikërisht Isa Boletini [T. C. Başbakanlik Arşiv Genel Müdülüĝü, Istanbul, F.Dh, Mui, 9-2,46, Telegram i Inspektorit të Rumelisë, Hysen Hilmi Pashës,2 şeval 1319 (12 janar 1902)].

    Për të evituar Lëvizjen Kryengritëse, valiu i Kosovës, Reshat Pasha, kërkonte nga Porta e Lartë të miratonte propozimin e tij për arrestimin e Isa Boletinit, si “bartës kryesor i trazirave në Mitrovicë e në zonën për rreth”. Mirëpo, ai tërhiqte vërejtjen se arrestimi i këtij drejtuesi të shquar të Lëvizjes Kryengritëse nuk ishte punë e lehtë, sepse ishte i pasuar nga qindra luftëtarë.

    Më tej zyrtari i lartë osman tërhiqte vërejtjen se për kapjen e tij përbënte vështirësi edhe fakti se ai zotëronte “pozitën strategjike” në Boletin, dhe se kulla e tij vlerësohej “kështjellë”. Prandaj për mposhtjen e forcave të tij e të kullës kërkohej nga Stambolli të “vihej në përdorim artileria e rëndë”. Njëherësh, për një veprim të tillë, kërkohej paraprakisht nga Kryeministria, përsëritja e urdhëresës për arrestimin e tij (që lë të kuptohej se një urdhëresë e tillë ishte lëshuar më parë nga Ministria e Brendshme).

    Urdhëresa ishte e nevojshme, sipas tij, ta bënte të njohur, sidomos për qarqet diplomatike dhe opinionin e huaj, dërgimin e forcave të reja në Mitrovicë. Kërkohej njëkohësisht dërgimi i “një numri të konsiderueshëm ushtarësh, së bashku me një sasi topash”, kundër, siç shprehej, “prijësit misterioz”. Valiu radhiste katër arsyet për organizimin e ekspeditës se re kundër Isa Boletinit.

    E para, sepse insistimi i tij mbështetej edhe nga komandanti i forcave osmane të Rumelisë (lexo: pjesa evropiane e Perandorisë); e dyta, se ky ishte insistim edhe i konsujve të Fuqive të Mëdha në Manastir e në Shkup, e treta, se ekspedita duhej të organizoj edhe për shkak të “ankesave të të krishterëve”, që nënkuptonte minoritetin serb në veri të Mitrovicës, që gjithnjë manipulohej nga Beogradi e nga Moska. Në fund: valiu vinte në dukje faktin se “Isa Boletini kishte udhëhequr kryengritjen në Kosovën Veriore”, dhe vepronte në trevën e Mitrovicës po thuaj sikur të ishte qeveri” (Telegram i valiut të Kosovës, 7 korrik, 1902).

    Lëvizja kundër konsullatës ruse mori karakter të kryengritjes së përgjithshme pas fillimit të punës së saj me 7 maj 1902. Fillimi i punës së saj u shoqërua me kryengritje të njëpasnjëshme, gjithnjë nën udhëheqjen e Isa Boletinit. Kryengritësit ia dolën të depërtonin deri në periferi të Mitrovicës. Ata do ta shtinin në dorë qytetin, sikur të mos pengoheshin nga artileria e rëndë osmane.

    Konsulli rus, Grigorije Stepanoviç Sçerbin thuhej se u “tmerrua nga mundësia e depërtimit të rebelëve” në zyrën e tij. Kjo qe arsyeja që ky konsull u detyrua ta braktiste qytetin dhe të kalonte në konsullatën e vendit të tij në Shkup. Atje ai sajoi një varg raportesh të rrejshme mbi “dhunën e shqiptarëve” në Kosovë (“Prepiska o Arbanaskim nasiljima u Staroj Srbiji”), që makineria diplomatike ua shpërndau fuqive të tjera.

    Rusia dhe Franca detyruan Perandorinë Osmane ta largonte Isa Boletinin nga Mitrovica. Largimi i Isa Boletinit nga Mitrovica, sipas dokumenteve vijuese të dosjes qe “punë e vështirë”, sepse kishte mbështetjen e “mijëra rebelëve”. Qeveritarët osmanë, në tetor të vitit 1902, patën disa takime me Isa Boletinin. Në to u diskutua si variant më i “përshtatshëm” kalimi i tij “për një kohë në Stamboll”.

    Së fundi kuptohet se në bisedën që pati Isa Boletini me sekretarin e pallatit perandorak në Mitrovicë, ishte bindur të shkonte atje “bashkë me njerëzit e tij, me armatim”. Atij i garantohej se “nuk do t’i ndodhte asnjë e keqe” atje (Telegram i valiut të Kosovës, 15 tetor 1902). Megjithatë, Isa Boletini hezitoi për një kohë ta braktiste Mitrovicën. Kjo provohet me një dokument të mëvonshëm, në të cilin kërkohej të ndërmerreshin “të gjitha masat për të ruajtur konsullin rus në Mitrovicë” (Telegram Shtabit të Truparmatës së Tretë në Selanik,10/23 tetor,1902).

    Në dokumentin vijues provohet se Isa Boletini pranoi të shkonte në Stamboll, pas bisedës që kishte pasur me Shemsi Pashën në Mitrovicë (Raport nga selia e Shtabit të Divizionit në Mitrovicë, 24 tetor 1902). Nuk thuhet në dokumente si u bind Isa Boletini të shkonte në Stamboll. Duket se ai pranoi të bënte këtë meqë kishte pasur dorëzanë Beqir beun e Bihorit, njeri i oborrit perandorak.

    Me gjithë largimin e Isa Boletinit nga Mitrovica, kthimin e konsullit rus në Mitrovicë e kundërshtuan me forcën e armëve pasuesit e tij, që ishin me mijëra. Qindra prej tyre u vranë nga gjylet e topave osmanë në periferi të qytetit. Atëherë u vra edhe konsulli rus nga një ushtar shqiptar. Kjo ndodhi në kohën kur Shçerbini po i komandonte topçinjtë osmanë që duhej të qëllonin në pozicionet e luftëtarëve shqiptarë. Për vrasjen e konsullit flitet në një dokument të dosjes se Isa Boletinit.

    Në të vihet në dukje se ky udhëheqës i shquar e Lëvizjes Kryengritëse kishte pasur ndikimi të madh jo vetëm te kryengritësit, por edhe në radhët e ushtarëve shqiptarë të ushtrisë osmane. I raportohej Stambollit se autor i atentatit ishte Ibrahimi (Halit Ibrahim Popofci, shqiptar nga fshati Sukë i Gjilanit), që ishte dhjetar i togës së Taborit të Katërt të Regjimentit 17 të ushtrisë së rregullt osmane.

    Thuhej se Shçerbini ishte qëlluar nga Ibrahimi me pushkë të tipit mauzer. Pas atentatit eprorët e Ibrahimit urdhëruan ushtarët e togës së tij të qëllonin mbi të. Ibrahimii mori plagë të rënda, u arrestua dhe më pas vdiq në burgun ushtarak të Shkupit (Telegram i shifruar nga Shkupi, dërguar zyrës kryesore për korrespodenca në Stamboll, 31 mars 1903). Konsulli rus pak para se të vdiste kishte deklaruar se ishte “viktima e parë në historinë e re serbe, për çlirimin e Serbisë se Vjetër”.

    Për qëndrimin katërvjeçar të Isa Boletinit në Stamboll (1902-6), flitet vetëm në një dokument të dosjes së tij, i dalë nga këshilltari i Vezirit të Madh, në fund të dhjetorit të vitit 1905. Sipas këtij dokumenti, Isa Boletinit iu dha vendimi nga Ministria e Pyjeve, Xeheve dhe e Bujqësisë, bashkë me një ferman (urdhër) perandorak, me leje për të filluar punimet Fabrika e Gurëve të Mullinjve në Boletin, si dhe iu akordua titulli bej. Në fund të dokumentit thuhet se Isa Boletini kishte blerë edhe çifligun nga Ali Hasani (këshilltari i Vezirit të Madh, Jakupi, 21 dhjetor 1905).

    Ndonjë studiues, duke u mbështetur në fermanin e sulltan Abdyl Hamidit II, ka hedhur tezën se Isa Boletini mbështeste sulltanin dhe politikën e tij. Dihet se titulli beut në Perandorinë Osmane jepej mbi bazën e një prone të caktuar, ose i jepej ushtarakëve dhe administratorëve të lartë. Përpjekjet për ta paraqitur Isa Boletinin si i përkëdheluri i sulltanit nuk u bëjnë ballë argumenteve.

    Isa Boletini u kthye në vendlindje pas izolimit 4-vjeçar, më 1906. Në dokumentin e parë të kësaj kohe nuk vihet në dukje data e saktë e kthimit, por bëhet e ditur se Isa Boletini “i shoqëruar nga njerëz të tij” kishte “udhëtuar në Novi Pazar” (Njohtim i valiut të Kosovës, dt 3 mars 1906). Nuk thuhej se cili ishte synimi i shkuarjes së tij në atë qytet. Nga dokumente të proveniencave të tjera është provuar se Sanxhaku i Jeni Pazarit ishte pjesë përbërëse e Lëvizjes Kryengritëse të Isa Boletinit, ku ai kishte lidhur prej kohesh miqësi me disa atdhetarë të asaj krahine.

    Nga fillimi i gushtit 1908 Isa Boletini rishfaqet në dokumentet e dosjes së tij me një veprimtari të ngjeshur. Sipas informacioneve të mbledhura në terren të njerëzve të mytesarifit të Prishtinës, provohet se ai ishte vërejtur me disa bashkëveprimtarë të tij, “duke lëvizur fshehurazi” në viset e kazasë së Vushtrrisë dhe në kazanë e Shkupit, ku po bënte “veprime antiligjore kundër shpalljes së Kushtetutës” (Raport shtesë, dt. 8 gusht 1908).

    Pretendimi për ta paraqitur Isa Boletinin “luftëtar kundër Kushtetutës” bie ndesh me një dokument tjetër të dosjes së tij. Rrjedhimisht, në raportin e Hysni Hilmi Pashës thuhet se mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur bashkë me udhëheqësit e tyre ishin afruar dy orë larg Shkupit dhe qëllim i tyre ishte të hynin në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës për të marrë pjesë në manifestimin e shpalljes së Kushtetutës, ku do të “shtronin disa kërkesa, dhe në krye të tyre ishte “rebeli Isa Boletini”.

    Qeveritarët rinj osmanë që kishin ardhur në pushtet edhe me mbështetjen fuqishme të shqiptarëve, nuk lejuan masën e madhe të shqiptarëve të merrte pjesë në atë manifestim. U lejuan vetëm 60 përfaqësues të tyre (Telegram i Inspektorit të Rumelisë Dërguar Portës së Lartë, dt. 25 korrik 1908). Isa Boletini nuk pranoi të ndahej nga pasuesit e tij.

    Nga dokumente të huaja dihet se Isa Boletini, ishte në radhët e drejtuesve të Kuvendit të Ferizajt (5-23 korrik 1908) dhe mbështeti telegramin që iu dërgua sulltanit nga ky kuvend për ta detyruar atë të shpallte Kushtetutën (22 korrik 1908). Konsulli austro-hungarez në Mitrovicë e cilësonte Isa Boletinin si “figurën kryesore të ngjarjeve të korrikut 1908”. Kjo provohet edhe nga dokumente të tjera.

    Isa Boletini ishte ndër të parët drejtues të Lëvizjes Kryengritëse që u bind se premtimet e turqve të rinj, që u ishin dhënë shqiptarëve para se të vitin në pushtet kishin qenë farsë. Kjo bindje dëshmohet edhe nga studiuesja E. Durham, që e vizitoi atë kohë Shqipërinë, e cila e thotë se “shqiptarët që kërkuan Kushtetutën e Abdylmexhidit, ishin mashtruar” (Durham Twenty Years, fq.191-2). Për më tepër të gjithë ata shqiptarë që shfaqën aspirata të qarta kombëtare pas ngadhënjimit të Revolucionit, u sanksionuan nga regjimi i dalë prej tij. Dervish Hima u dënua me burg vetëm pse brohoriti publikisht në Shkodër “Rroftë Shqipëria” (K. Prifti, Dervish Hima).

    Isa Boletini iu kundërvu me forcën e armëve edhe regjimit të turqve të rinj nga fillimi i gushtit 1908 (Raport i dt. 6 gusht 1908). Pas përleshjeve të para me ushtrinë osmane (në gjysmën e dytë te shtatorit 1908 (Telegram, 24 shtator 1908), Isa Boletini u shpall “reaksionar” dhe kundër tij u ndërmorën masa ushtarake (Raport i Truparmatës së tretë, 30 shtator 1908), por ai shoqërohej me njerëz të armatosur. Në njoftimin e kajmekamit të Mitrovicës, Hajdar beut, që ia drejtonte Komandës së Truparmatës së Tretë, bëhej e ditur se “Isa Boletini është vërejtur në rrethinat e Pejës dhe të Mitrovicës në takime të fshehta për organizimin e kryengritjes së armatosur” (Telegram. dt. 17 tetor 1908).

    Komanda e Truparmatës së përmendur njoftonte Ministrinë e Brendshme se Isa Boletini po bënte përgatitje për “aktivitete të armatosura ushtarake” (Shkresë e Truparmatës së Tretë, dt. 17 tetor 1908). Në fakt Isa Boletini me drejtues të tjerë të kryengritjeve organizoi një mbledhje të fshehtë “për rezistencë të re kundër rendit të ri” dhe “po zhvillonte aktivitete të armatosura ushtarake (Raport,17 tetor 1908).

  • Rrjedhime historike dhe kulturore të sundimit osman ndër shqiptarë – Prof. Dr. Milazim Krasniqi

    Rrjedhime historike dhe kulturore të sundimit osman ndër shqiptarë – Prof. Dr. Milazim Krasniqi

    Nga Prof. Dr. Milazim KRASNIQI PhD – Universiteti i Prishtinës

    Pikënisja e çfarëdo studimi të historisë së shtetit osman dhe të sundimit osman në truallin shqiptar dhe atë evropian, duhet të jetë çështja e legjitimitetit të tij. Shteti osman ka lindur në një proces starndard të shtetndërtimit dhe është ngritur në një perandori me synime universale, në një proces poashtu standard të perandorindërtimit. Në këtë proces, zgjerimi territorial dhe shtrirja e sundimit osman është realizuar me synimet dhe me mjetet adekuate për këso procese, duke përfshirë respektimin e legjitimitetit të bartësve të pushtetit, qofshin dhe vasalët, mjetet politike e diplomatike të përshtatshme për realizimin e synimeve, luftën e armatosur dhe misionin fetar. Mjete të ngjashme kanë përdorur para saj e përdorin edhe sot, edhe shtete e perandori të tjera. Në këtë kontekst, Perandoria Osmane jetëgjatësinë dhe efikasitetin e pushtetit të vet, krahas legjitimitetit që buron nga natyra e tij standarde për kohën e vet, më së shumti ia dedikon aftësisë së pushtetarëve të saj që të gjejnë zgjidhje pragmatike për problemet me të cilat shteti i tyre është ballafaquar, e jo ndonjë misioni fetar. “Butësia e pazakonshme, madje edhe për një shtet mysliman, me të cilën sunduesit e parë osmanë trajtonin nënshtetastit e tyre dhe rëndësia e madhe që u jipej kanuneve, të cilat i përshtateshin trajtimit të “popullit të librit” dhe që përfshiheshin në sheriatin, kishin si synim që rajatë të ishin të kënaqur me pozitën e tyre si prodhues. Kjo shpjegon faktin që fshatarët europianë e pranuan me lehtësi sundimin osman dhe ndikuan në modelin e konvertimit të tyre.”1.

    Zgjidhjet pragmatike për problemet fetare, sociale, gjeopolitike e gjeostrategjike kanë dominuar mbi çfarëdo ideologjish, edhe në raste paqeje e edhe në raste luftërash. Pra, Perandoria Osmane nuk ka qenë një shtet fanatikësh fetarë 2 që do të shkonin nga luftërat në luftëra, për ta përhapur Islamin, sikundër mund të dëgjohet në ndonjë rast, por ka qenë një shtet që ka respektuar rregulla standarde në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe respektimin e traktateve të paqes e edhe aleancat në luftë. 3)

    Në këtë sfond duhet të vendoset edhe diskutimi i historisë së prezencës osmane në trojet shqiptare, mbi të cilat para sundimit osman, janë alternuar për shtatëmbëdhjetë shekuj sundimi romak, sundimi bizantin, bullgar, anzhuin, serb, venedikas, etj. Rrjedhimisht, pozicioni nga i cili mund të ndriçohet më drejt çështja e sundimit osman në territoret shqiptare, nuk është diskutimi i legjitimitetit të atij sundimi, gjë që është shndërruar në një lloj klisheje të ideologjisë dhe historiografisë militante shqiptare dhe veçmas të islamofobisë.4 Sipas kësaj klisheje të cilin antropologu Xhek Gudi e ka quajtur “amnezi strukturale”, vlerësimi për të kaluarën bëhet duke u bazuar në qëndrimin ideologjik të tashëm. Sipas këtij interpretimi, pesë shekujt e sundimit osman shihen duke u nisur nga fakti i ekzistimit të kombit shqiptar dhe të shtetit shqiptar, të rrethimit të tashëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në Ballkan dhe në Europë, nga vlerësimi ideologjik i nocioneve Europë/Azi* dhe nga epërsia e vlerave kulturore perëndimore në kohën tonë. Ndërsa, të gjitha këto gjëra nuk kanë ekzistuar në këtë formë e në këtë përmasë në shekujt XV-XIX*, të cilët janë shekujt e sundimit osman në territoret e banuara me shqiptarë.5.

    Për mendimin tonë, krahas mosdiskutimit në mënyrë të veçantë të legjitimitetit të shtetit osman dhe të sundimit të tij, aplikimi i një analize krahasuese ndërmjet gjendjes që kanë pasur shqiptarët, kur osmanët kanë ardhur në Ballkan dhe gjendjes që ata kanë pasur, kur Osmanët, nën presionin e Fuqive evropiane, janë detyruar të lëshonin territore të banuara me shqiptarë, në favor të fqinjve ballkanikë dhe kur më në fund, në Luftën e Parë ballkanike, praktikisht u dëbuan nga Ballkani, jep mundësi të mëdha të trajtimit objektiv dhe të ndershëm të kësaj çështjeje.

    Në këtë mes njëri nga treguesit më të rëndësishëm të natyrës së një sundimi, pa asnjë dyshim është perspektiva demografike, fetare dhe kulturore e popullit të pushtuar./sunduar. Nëse gjatë një periudhe pushtimi/sundimi ndodhë zvogëlimi numerik i një popullsie dhe tkurrja territoriale, atëherë kemi të bëjmë me procese asimilimi dhe kolonizimi dhe në atë rast kemi të bëjmë me ngulfatje të zhvillimit të popullit të pushtuar/sunduar. Dhe e kundërta, nëse ndodh rritja demografike e një popullsie, përqafimi i një besimi fetar të qëndrueshëm dhe zgjerimi territorial i hapësirës ku ai jeton, atëherë kemi të bëjmë me një sundim që ka krijuar kushte më të favorshme të zhvillimit të atij populli.

    Në rastin konkret, nëse krahasohet gjendja demografike e shqiptarëve në fundin e sundimit serb dhe në fundin e sundimit osman, ajo zbulon qartë se në rastin e parë, pra të sundimit treshekullor serb, pati një zvogëlim demografik dhe një tkurrje ose më saktë shpërbërje territoriale, ndërsa në periudhën e sundimit osman pati një rritje demografike dhe zgjerim të madh të territoreve në të cilat ata jetuan. Në të vërtetë, sa i përket periudhës së sundimit mesjetar serb, arbanasët (shqiptarët), përmenden në Zakonikun e car Dushanit vetëm si barinj shtëtitës, bashkë me vllehët, ndërsa prezenca e tyre si etnitet në jetën fetare, shoqërore, ekonomike të Serbisë mesjetare, nuk ndihet fare. Numri i tyre, në trevat e larta të Kosovës së sotme e të Maqedonisë së sotme, ka ardhur duke u zvogëluar, aq sa të përmenden vetëm si barinj shtëtitës, të cilëve nuk duhej t’u zihej kullosa, nëse ata e kishin zënë më parë. Ndërsa, një numër i konsiderueshëm i tyre kishin lëvizur drejt Greqisë, duke populluar tokat e atjeshme greke, të pushtuara nga serbët.

    Krahas tkurrjes demografike, nën presionin e kolonizimit të tokave të tyre me serbë, kishte ndodhur edhe asfiksia e plotë e identitetit fetar latin të shqiptarëve. Kufizimet që parashihte për të krishterët e ritit latin Zakoniku i car Dushanit ishin të lemerishme. Por, edhe para Zakonikut të tij, trendi asimilues në planin etnik dhe konvertues në planin konfesional, kishte qenë i ngjashëm. Në fakt, prej vitit 1196 6 kur ndodhi pushtimi i plotë i Kosovës së sotme nga Serbia mesjetare e deri në vitin 1389, shqiptarët i ishin ekspozuar një sundimi plotësisht konvertues në planin fetar dhe asimilues në atë etnik. Natyrisht, kulminacioni u arritë kur Dushani u shpall car i serbëve e grekëve, pra duke mos përmendur askund shqiptarët . Zakoniku i tij, edhe pse mohonte shqiptarët si konstituentë të perandorisë së tij, u imponua si ligj edhe për të gjithë shqiptarët që jetonin në shtetin serb. Termat e Zakonikut të tij, zbulojnë qartë ndalimin e katolicizmit përkatësisht përndjekjen e besimtarëve të doktrinës latine dhe të herezisë bogumile. Ligji i car Dushanit që në nenin e parë e afirmon synimin e “pastrimit” të fesë së krishtere (të ortodoksisë), nga herezia latine: “1. Për krishterimin: pikë së pari për krishterimin. Në këtë mënyrë të pastrohet krishterimi.” 7Në pajtim me idenë kryesore, të pastrimit të krishterimit, në disa nene, veçmas në nenet 6,7, 8 dhe 10, urdhërohen masa kundër herezisë latine përkatësisht për kthimin me dhunë të të gjithë njerëzve në ortodoksi:

    6. Për herezinë latine:

    Dhe për herezinë latine, që i kanë kthyer të krishterët në shijim të bukës pa tharm (azimstvo), të kthehen sërish në krishterim, nëse gjendet dikush që dëgjon dhe nuk kthehet në krishterim, të dënohet ashtu si shkruan në ligjin e etërve të shenjtë.

    7. Për herezinë latine:

    Dhe të nxjerrë Kisha e Madhe protopopët në të gjitha qytetet dhe në të gjitha sheshet, që të kthejnë krishterët nga herezia latine, ata që janë kthyer në fenë latine, dhe t’u jipet urdhër i shenjtë dhe të kthehet secili në krishterim.

    8. Për popin latin:

    Edhe popi latin, nëse gjendet, duke kthyer të krishterët në fenë latine, të dënohet sipas ligjit të etërve të shenjtë.

    10 Për heretikun:

    Dhe nëse ndokush gjendet si heretik, duke jetuar në mesin e të krishterëve, të damkoset nëpër fytyrë dhe të dëbohet, ndërsa kush do ta fshehte, edhe ai të ndëshkohet. 8

    Me zbatimin e këtij ligji rigoroz të Dushanit edhe në trevat shqiptare, pasojat për identitetin fetar dhe etnik të shqiptarëve kanë qenë serioze, sepse ato e kanë sforcuar asimilimin e tyre në serbë. “Duke marrë para sysh mbisundimin e serbëve ortodoksë, si edhe të gjuhës serbe në Kosovën mesjetare, ka arsye të mendohet se rrjedha e përgjithshme e asimilimit ka qenë në favorin e serbëve, me disa dallime të vogla. Konkluzioni kryesor duhet të jetë se, pa marrë para sysh se në ç’shkallë ka qenë asimilimi, ai është bërë: shumë veta të cilët iu nënshtruan këtij procesi, duhet të kenë lënë gjuhën e tyre shqipe dhe janë bërë serbë”. 9 Prandaj, ardhja e osmanëve në Ballkanin e sotëm, i ka gjetur shqiptarët e shekullit të XIV, në grahmat e fundit të asimilimit të tyre etnik, fetar dhe kulturor dhe të kolonizimit të tokave të tyre nga sllavët.

    Në kontekst të këtij realiteti të hidhur të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në shekujt XI-XIV, edhe sa i përket ngjarjes kulmore, Betejës së Kosovës të vitit 1389, si ngjarje që e fillon rënien e sundimit serb dhe e fillon instalimin e sundimit osman, nuk mund të kuptohet se si mund të kenë qasje të njëjtë shqiptarët dhe serbët, sepse arsyet e serbëve për të vajtuar disfatën e tyre janë reale, por arsyet e shqiptarëve, për ta trajtuar me të njëjtat terma atë betejë, nuk janë racionale. Sipas mitologjisë serbe, gjaku i car Llazarit, i cili e ka “shenjtëruar tokën serbe të Kosovës”, është gjak i cili simbolizon serbizmin e Kosovës dhe prezencën e përhershme të Serbisë në Kosovë. Ata thonë se car Llazari e ka humbur pushtetin tokësor, por e ka fituar pushtetin qiellor. Kjo mitologji është produkt i Kishës Ortodokse Serbe dhe i nacionalizmit ortodoks serbomadh, prandaj me asgjë nuk lidhet me të vërtetat shqiptare.

    Nga pikëpamja shqiptare, ajo betejë ose roli i saj duhet të shikohet në mënyrë kritike, e jo romantike. Shqiptatët nuk mund t’u konkurrojnë serbëve për t’ua marrë primatin në rolin që kanë pasur në Betejën e Kosovës. Prandaj, kur shqiptarët flasin për ardhjen e osmanëve në Ballkan, në këtë rast duhet të flasin për ardhjen e tyre në territoret, të cilat kanë qenë të sunduara prej serbëve. Më saktë, këto territore kanë qenë të sunduara nga Llazar Hrebellanoviçi,(pjesa lindore e Kosovës me Novobërdën si qendër), nga Vuk Brankoviçi (me Prishtinën si qendër) dhe nga Toma Preluboviçit, (ky i fundit në Epir). Ata ishin sundimtarë në mbeturinat e dinastisë serbe, e cila filloi të fragmentohej pas vdekjes së Uroshit në Betejën e Maricës, (1371), me ç’rast u shua trashëgimia nemanjide. Kjo është pika të cilën duhet ta kemi gjithmonë parasysh, sepse kur kanë ardhur Osmanët në Ballkan, nuk ka pasur një shtet shqiptar, ose mbretëri shqiptare, të cilën ata ta kenë prishur, por ka pasur popull shqiptar që ka qenë i pushtuar prej serbëve dhe në një proces të thelluar asimilimi fetar e kolonizimi etnik.

    Pas çmontimit të sundimit serb, që filloi më 1389, procesi i sllavizmit të shqiptarëve ndërpritet dhe një pjesë e madhe e tyre fillojnë e kalojnë në fenë islame. “Ajo që duhet kuptuar mirë nga ky përvijim i përciptë i ligjit muslimano-osman është se ligji osman nuk ishte i centralizuar për të gjithë territorin, por ishte në praktikë, një ligj i veçantë territorial, pasi feja, profesioni,vendbanimi, gjendja shoqërore dhe seksi i çdo individi përcaktonin ligjin subjekt i të cilit ishin” 10

    Kalimi i hershëm në Islam i shqiptarëve, para së gjithash ka qenë i motivuar si ikje nga autoriteti i dhunshëm i Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Greke. Meqë Kisha Serbe e kishte fituar autonominë në vitin 1219, autoriteti i saj kishte përfshirë edhe shqiptarët ortodoksë të gjendur nën sundimin serbë së paku që nga viti 1196. Përndryshe, sundimi osman nuk provokoi ndonjë presion ndaj kishës ortodokse serbe e aq më pak ndaj asaj greke, i cili do t’i shtrëngonte besimtarët e tyre që të konvertoheshin në fenë islame. Përkundrazi, toleranca ndaj Kishës ortodokse ishte shumë e madhe. “Pushtetet e reja që i dha Kishës ortodokse Mehmeti II bënin në fakt që ajo të ishte një shtet brenda shtetit. Me kalimin e kohës hierarkët filluan ta konsiderojnë veten si sundues dhe mbrojtës de facto të të krishterëve dhe njëkohësisht si të vetmin organ për t’u përballur me pushtetin qendror. Kisha i kreu këto detyra me një shkathtësi të madhe. Jeta e popujve të krishterë të Ballkanit varej po aq nga efikasiteti i autoriteteve kishtare sa dhe nga ato osmane. Kjo shpjegon faktin që dallimet e ndryshmet midis tyre, si psh ajo me mitropolitët e Ohrit e të Pejës, u zhvilluan në një shkallë të gjerë brenda për brenda kishës. 11

    Edhe pse Kisha ortodokse praktikisht ishte shtet në shtet, shqiptarët me shumicë e braktisën atë. Arsyeja ishte e thjeshtë: meqë nuk kishin arritur të kishin një kishë të veten, ata e pranuan me shumicë Islamin, në përpjekjet e tyre që të ruanin përkatësinë etnike, duke iu shmangur asimilimit etnik në serbë, i cili imponohej përmes konvertimit fetar në ortodoksi. “Kështu “kombi” ose mileti grek do të përfaqësohej dhe do të drejtohej tanimë nga Patriarkana e Stambollit. Mosmarrëveshjet midis grekëve do të zgjidheshin nga gjyqet ortodokse. Së fundi, u lejua ushtrimi i lirë i veprimtarisë fetare. Në të vërtetë ky status i përgjigjej gjendjes që kishin zakonisht bashkësitë e krishtera në vendet myslimane, por vendosja e kësaj situate në shkallë shtetërore dhe njohja e rëndësisë së Patriarkanës përbënin një ngjarje me rëndësi.” 12

    Ëshë e qartë se autoriteti aq i madh i kishës greke e më vonë edhe të asaj serbe, mbetej me fuqi gllabëruese ndaj shqiptarëve, prandaj kalimi i tyre në Islam ishte më shumë ikje nga ajo politikës gllabëruese se sa si pasojë e ndonjë politike konvertuese të osmanëve. Po qe se do të kishin osmanët politika koherente të konvertimit fetar të të sunduarve, ato do t’u drejtoheshin edhe popujve të tjerë e jo vetëm shqiptarëve. E vërteta është se ata shqiptarë që ngelën nën ombrellën e Kishës Ortodokse serbe, me kohë u asimiluan në serbë.

    Nga ana tjetër, përmes kompaktësimit etnik të motivuar nga ndarja e qartë prej serbëve e grekëve, rrritja e popullsisë shqiptare gjatë periudhës së sundimit osman është evidente si edhe zgjerimi territorial, i cili arriti të përthekonte edhe tërë Shqipërinë bregdetare, Greqinë veriore, Maqedoninë e sotme dhe Kosovën e sotme po edhe Serbinë e sotme, deri në afërsi të Beogradit. Ky ka qenë në fakt një ekspansion demografik i shqiptarëve, i pari dhe i vetmi në historinë e tyre, pas tkurrjes tragjike të ilirëve. Po të mos u mirreshin shqiptarëve territoret e tyre në të cilat jetonin në periudhën e sundimit osman nga Fuqitë e Mëdha Europiane në Kongresin e Berlinit dhe po të mos përligjej okupimi i territoreve shqiptare nga ana e shteteve fqinje pas Luftërave ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore, gjë që provokoi eksodin tragjik të shqiptarëve drejt Turqisë, shteti kombëtar shqiptar do të mund të ishte territorialisht disa herë më i madh se sa është Shqipëria e sotme dhe vetë kombi shqiptar do të ishte numerikisht disa herë më i madh nga sa është sot. Përfundimisht, mund të konstatojmë se shqiptarët hynë në shekullin XIV nën Perandorinë Osmane si një popull i pushtuar, i defaktorizuar, në një proces të asimilimit etnik e fetar nga serbët, ndërsa në fillim të shekullit XX, kur dolën prej Perandorisë Osmane, ishin një komb i konsoliduar, që ishte i aftë të luftojë për shtetin e vet kombëtar, në një rrethim ballkanik dhe evropian shumë armiqësor.

    SHËNIME

    1. Peter F. Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 54

    2. “Në shekullin e pesëmbëdhjetë asnjë shtet tjetër evropian nuk i kish trajtuar hebrejtë aq mirë sa osmanët.” (po aty, fq.59)

    3. Këtu po citojmë vetëm tre shembuj të sjellë nga Historia e Perandorisë Osmane, të redaktuar nga Robert Mantrani, ku shihet ajo natyrë legjitime e shtetit osman, e përthyer në marrëveshje me shtete e shtetarë europianë të kohës:

    a) “ Sipas traktatit që kishte pranuar të bënte me ta sulltani më 20 shkurt 1424, bizantinët i kishin kthyer osmanëve territoret e Marmarasë dhe të brigjeve të Detit të Zi (me përjahstim të Misivrisë dhe Terkosit) dhe ishin zotuar të paguanin sërish tribut (haraç) “ (fq.75

    b) Osmanët kishin bërë një marrëveshje të mirë për ta me Venedikun. Republika e drobitur nga shtatë vjet luftë dhe e shqetësuar ëpr mbrojtjen e interesave të saj ekonomike, e kërkonte paqen, prandaj dhe po e respektonte me reptësi asnjajësinë” (fq. 79)

    c) Marrëveshja e përfunduar më 12 qershor 1444 u miratua nga Vladislavi në fund të korrikut. Me këtë akt njihej sovraniteti osman në Bullgari dhe Vllahi, si dhe i kthehej Serbia Brankoviqit. Të dy palët ndërluftuese zotoheshin reciprokisht të mos e kalonin Danubin. Armëpushimi parashikohej ëpr dhjetë vjet, veçse, në këtë rast mund të bëhej pyetja se s atë sinqerta ishin të dy palët në këto zotime. Vlladisllavi e theu shumë shoetj zotimin tij”. (fq.81)

    4. Derisa po shkruhej ky tekst, u botua edhe ky artikull skandaloz i një autori me ngarkesë kleronacionaliste(Gjon Keka), që shpreh atë frymë militante të ideologjisë kombëtare me elemente të oislamofobisë së maskuar. “Duke ditur se sikur perandoria e errët otomane gjatë sundimit të saj të egër e barbar ndaj kombit shqiptar pesëqind e ca vjet e cila me anë të ideologjisë së saj të errët dhe planeve satanike shkaktoj gjenocid ndaj kombit shqiptar, poashtu edhe pushtimi i egër serb me anë të ideologjisë dhe planeve të saj të errëta shkaktoj gjenocid ndaj popullit të Kosovë dhe disa nga popujve tjera të gadishullit ilirik. Gjenocid që i bënë këta pushtues të egër dhe barbar kombit shqiptar ishte një ndër krimet më të mëdha dhe një ndër tragjeditë më të rënda të historisë së gadishullit ilirik, por edhe një nga kohët më të errëta që përjetoj ky rajon e sidomos kombi shqiptar si komb i lashtë evropian dhe me një civilizim të lartë. Siç mësojmë qëllimi i këtyre pushtueseve barbar ishte që në mënyrë sistematike të shfaros kombin shqiptar, kulturën e tij burimore, historinë e tij, të vërtetat e tij të lashta si dhe civilizimin e lartë evropian të kombit shqiptar si njëri ndër kombet më të vjetra të gadishullit ilirik dhe evropian.” (http://xn--cdaaa.telegrafi.com/ , 6 maj 2011)

    5. Vetë kombi shqiptar filloi të formohej në gjysmën e dytë të shekullit XIX, shteti shqiptar u formua në decenien e dytë të shekullit XX, kur edhe ndodhi largimi i Perandorisë Osmane nga zotërimet e saj ballkanike, Europa e bashkuar filloi të profilizohej vetëm pas Luftës së Dytë Botërore dhe u funksionalizua vetëm në fundin e shekullit XX, Europa dhe Azia interpretohen si koncepte rivale qytetërimore vetëm nën optikën e orientalizmit kolonialist, ndërsa çështja e vlerave kulturore gjithnjë është më shumë perceptim se sa një sistem i sigurtë i matjes së tyre të vërtetë. Prandaj, edhe kur hulumtohet dhe vlerësohet periudha e sundimit osman të shekujve XIV- XIX, mbi shqiptarët, këto vlera të përftuara më të shumtën e rasteve pas sundimit osman, nuk mund të jenë baza e vlerësimit korrekt shkencor.

    6. Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Dukagjini, Pejë, fq.

    7. http//bosnahistorija.16.forumer.com/a/dusanov-zakonik_post786.html (17 prill.2011)

    8. Po aty

    9. Noel Malkolm vepër e cituar, fq. 53

    10. Peter F. Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 19

    11 Po aty, fq, 57

    12. Robert Mantrani, Historia e Perandorisië Osmane, Dituria, Tiranë, 2007, fq 93

    LITERATURA

    Historia e popullit shqiptar, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë. 1979

    Peter Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman (1354-1804), Dituria, Tiranë, 2007

    Robert Mantran, Perandoria Osmane, Historia e perandorisë osmane, Dituria, Tiranë, 2004

    Evlia Çelebi, Shqipëria 350 vjet më parë, Horizonte, 2000, Tiranë

    Eqrem bej Vlora, KujtimeFranc Babinger, Mehmet Pushtuesi

    Halil Inalgjik, Perandoria Osmane

    Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989)

    Nexhip Alpan, Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë Osmane

    Ibrahim efendi Manzur, Ali Pasha dhe koha e tijMark Mazover, Ballkani, Skanderbeg books

    Mehdi Frashëri, Probleme shqiptareNoel Malkolm, Kosova një histori e shkurtërNyraj Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë OsmanePeter Bartl, Muslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)

  • Një revistë e rrallë e vitit 1876, zbulon detaje interesante për shqiptarët në Perandorinë Osmane

    Një revistë e rrallë e vitit 1876, zbulon detaje interesante për shqiptarët në Perandorinë Osmane

    Një botim i shekullit të 19-të tregon për popullsinë e shqiptarëve gjatë periudhës së Perandorisë Osmane dhe vendin e tyre në rajon, duke ofruar një perspektivë më të hollësishme mbi numrin dhe përhapjen e tyre në atë kohë.

    Sipas revistës të titulluar “THE ATHENAEUM”, e botuar në vitin 1876, shqiptarët, të njohur edhe si arnautë, konsideroheshin një racë e shkëlqyer dhe luftarake.

    Në numrin 2544 të 29 korrikut të vitit 1876, thuhet se ata

    ndodheshin në mes të Epirit dhe Malit të Zi dhe gradualisht kishin shtrirje në drejtim të veriut, duke marrë kontrollin mbi zonat ku jetojnë. Kjo kërcënonte t’i ndajë ata nga të afërmit e tyre bullgarë. Kjo mbase lë shumë hapësirë për të diskutuar se a bëhet fjalë për afërsi me popullin bullgar apo me shqiptarët që shtriheshin edhe në territorin e Bullgarisë.

    Të dhënat nga ky botim tregojnë se popullsia shqiptare në atë kohë ishte më e madhe se sa ishte vlerësuar ndonjëherë.

    “Shqiptarët: Popullsia më e shtrirë në Perandorinë Osmane”

    Në faqen 152 të revistës thuhet se rreth 723 mijë shqiptarë ishin myslimanë, 200 mijë ishin katolikë romanë dhe 88 mijë i përkisnin Kishës Greke. Kjo tregon një laramani të rëndësishme sa i përket përhapjes fetare të shqiptarëve në atë periudhë.

    Në total, sipas të dhënave në “THE ATHENAEUM”, shqiptarët kishin popullsi rreth 1 milion e 600 mijë, duke mos i llogaritur ata të cilët e ndienin vetën si otomanë, raporton Dukagjini.

    Faqja 152 e botimit të titulluar “The Athenaeum” 1876.

    Ndër të tjera, siç është shkruar në botim, popullsia myslimane në Perandorinë Osmane përbënte 42 për qind të popullsisë totale. Në Kostandinopojë dhe në Sanxhaqet e Sarajevës, Prizrenit, Dibrës, Beratit, Dramës, Rusçukut, Tulçës dhe Varnës, myslimanë ishin shumicë, ndërsa në 25 Sanxhakët e tjera, krishterët dominonin.

    Tabela që është bërë në këtë shkrim të revistës jep edhe një vlerësim të popullsisë sipas kombësisë në kohën e Perandorisë Osmane. Sipas kësaj tabele, shqiptarët numëroheshin rreth 1 milion e 11 mijë, dhe ishin një prej kombësive më të mëdha në Perandorinë Osmane.

    Përveç shqiptarëve, artikulli gjithashtu jep informacione për kombësitë e tjera që jetonin në territorin e Perandorisë Osmane. Turqit, si grupi kryesor, numëroheshin rreth 1 milion e 328 mijë, ndërsa grekët latinë ishin 1 milion e 137 mijë.

    Në tabelë gjithashtu tregohet se në kuadër të popujve sllavë ishin serbët me 1 milion e 888 mijë dhe numri i bullgarëve ishte 2 milionë e 877 mijë, rusët ishin 10 mijë, armenët ishin 100 mijë, hebrenjtë ishin 70 mijë, çinganët ishin 104 mijë, çerkezët ishin 144 mijë, ndërsa arbëreshët ishin 2 mijë e 500.

    Sa i përket numrit të shqiptarëve në këtë kohë, një botim i vitit 1878 me titullin “La Turquie d’Europe” (“Turqia e Europës”) nga Léon Lamouche, një publicist francez, i cili bazohet në burime të ndryshme të asaj kohe, përfshin një vlerësim të numrit të popullsisë shqiptare. Sipas këtij botimi, numri i shqiptarëve në këtë kohë ishte vlerësuar të jetë rreth 1 milion e 300 mijë.

    Popullsia shqiptare në këtë kohë ishte vendosur kryesisht në territorin e sotëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, pjesë të Greqisë dhe vise të tjera të Ballkanit. Disa fshatra shqiptare gjithashtu ekzistonin në territorin e sotëm të Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.

    Megjithëse Perandoria Osmane qe një fuqi e madhe dhe e suksesshme, ajo u ballafaqua me sfida dhe rënien e saj gjatë shekullit 19-të (XIX) dhe fillimit të shekullit 20-të (XX).

    Pas Luftës së Parë Botërore, perandoria u shndërrua në një shtet të shënuar nga trazirat politike dhe territoriale dhe në vitin 1922 u shpërbë.

    Një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Perandorisë Osmane ishte kapja e qytetit të Konstantinopojës në vitin 1453 nga sulltan Mehmet II, i cili e shndërroi atë në kryeqytetin e tij dhe e riemëroi Stamboll. Kjo ngjarje shënon fundin e Perandorisë Bizantine dhe fillimin e një periudhe të re historike. /Dukagjini

  • Përse Shqipëria ishte vendi i fundit që u shkëput nga Perandoria Osmane?

    Përse Shqipëria ishte vendi i fundit që u shkëput nga Perandoria Osmane?

    Në vitin 1711, Pjetri i Madh i Rusisë i drejtoi popujve sllavë të Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjes, Hercegovinës dhe Malit të Zi një thirrje për t`u bashkuar në një luftë të përbashkët kombëtare dhe fetare për çlirimin e të krishterëve ortodoksë dhe popujve sllavishtfolës nga “zgjedha pagane e otomanëve”.

    Që nga kjo periudhë mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane do të fillojë një konflikt i pandërprerë në ciklonin e të cilit do të gjenden interesat dhe ekzistenca e mëtejshme e kombit shqiptar. Politika ruse kishte si qëllim kryesorë përveç krijimit të një shteti të përbashkët për të gjithë popujt sllavë, daljen në detin Mesdhe.

    Kjo ëndërr do të bëhet ankthi i popujve gjermanikë dhe i Europës Perëndimore. Fantazma e perandorisë sllave do t`i mbajë të bashkuara për disa shekuj këto shtete. Ky është edhe shkaku kryesorë që fuqitë europiane e ruajtën sundimin osman në Europë dhe e mbrojtën atë nga agresionet ruse.

    Në këndvështrimin e diplomacisë dhe interesave gjeopolitike të këtyre shteteve, eleminimi i zotërimeve osmane nga Adriatiku në Stamboll do të shtronte për diskutim ndarjen e këtyre territoreve, duke shtruar në tavolinën e bisedimeve çështjen e daljes së sllavëve (Rusisë e Serbisë) në Mesdhe. Kjo statukuo u arrit të ruhej deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

    Për këtë arsye, Anglia dhe Franca do të ishin dy nga mbështetëset dhe furnizueset kryesore të Perandorisë Osmane me armatim dhe mjete financiare në Luftën e Krimesë (1853-1856). Luftë e cila mbaroi me fitoren e osmanëve kundër Rusisë dhe nënshkrimin e Traktatit të Parisit, i cili garantonte tërësinë territoriale të Perandorisë Osmane.

    Edhe pas Luftës Ruso-Turke të 1877-1878 kur osmanët e humbën luftën , fuqitë europiane në Kongresin e Berlinit ruajtën epërsinë e zotërimeve osmane mbi një brez të territorit ballkanik, që shtrihej nga Stambolli në Adriatik (ku bënte pjesë Bosfori, Selaniku, Maqedonia dhe Shqipëria). Ndërsa Bosnje-Hercegovina u mor nën administrim nga Austro-Hungaria. Europa ishte e vendosur që të mos i lejonte asnjë shteti sllav që të kishte port në Mesdhe.

    Kjo është arsyeja kryesore përse deri më 29 korrik 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi që të njihte de jure shtetin e pavarur shqiptar ne vazhduam të ishim pjesë e Perandorisë Osmane.

    Please follow and like us:

  • A ishte Isa Boletini analfabet, sqaron studiuesi i Arkivave Osmane (dokument)

    A ishte Isa Boletini analfabet, sqaron studiuesi i Arkivave Osmane (dokument)

    Dje në opinion qarkulloi deklarata e profesorit universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiut, i cili tha se Isa Boletini ishte i vetmi nga 19 delegatatët e Kuvendit të Vlorës që ishte analfabet, shkruan Mitropol

    ”Nga këta 19-të, të gjithë ishin intelektualë pos Isa Boletinit që ishte analfabet. Në filmin e propagandës enveriste për 28 Nëntorin, gjithë Kosova, Maqedonia e Sanxhaku i Novi Pazarit përfaqësohet vetëm me Isa Boletinin. Dhe Isës së shkretë, pa të cilin nuk u ngrit flamuri kuq e zi, dhe i cili të gjithë djemtë i kishte me fakultet, Enver Hoxha ia vrau djemtë. Qëllimi ishte t’i portretizonte kosovarët si analfabeta”, tha dje Spahiu.

    E se Isa Boletini nuk ishte analfabet ashtu siç tha Spahiu, tregon hulumtuesi mitrovicas i arkivave osmane, Fahri Avdija.

    “Është e vërtetë se Isa Boletini nuk bënte pjesë në grupin e intelektualëve shqiptarë që përfshinte Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por nuk ishte as analfabet, siç pretendohet”, thotë Avdija, duke sjellur fotografinë e një letre që Isa Boletini ia dërgon Sulltan Abdylhamidit II.

    Postimi i plotë:

    A ishte Isa Boletini analfabet?Dje u përkujtua shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Dhe sigurisht që kur bëhet fjalë për 28 Nëntorin, Isa Boletini është një nga emrat e parë që të vjen ndërmend. Isa Boletini njihet për raportet e tij jo të mira me Perandorinë Osmane gjatë viteve të 80-ta të shekulli XIX, por më vonë ai u bë i njohur për miqësinë e tij me Sulltan Abdylhamidin II. Ai u emërua komandant i gardës personale të Sulltanit në vitin 1902, post që e mbajti për disa vite.Shpeshherë duke bërë krahasime jo të drejta, përballë intelektualëve të njohur shqiptarë si Ismail Qemail Vlora, Hasan Prishtina, e të tjerë, Isa Boletini është shfaqur si njeri me “pushkë” e asnjëherë me “laps”. Është e vërtetë se Isa Boletini nuk bënte pjesë në grupin e intelektualëve shqiptarë që përfshinte Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, por nuk ishte as analfabet, siç pretendohet.Për ta vërtetuar këtë, më poshtë po ua sjell një pjesë të dokumentit përmes të cilit Isa Boletini i kishte dërguar mesazh falenderimi Sulltan Abdylhamidit II për pritjen që i kishte bërë atij dhe ftesën e tij duke e radhitur sëbashku me ministrat e Perandorisë si dhe për titullin (Bej) që i kishte dhënë atij. Ndër të tjera, e përshëndet Sulltanin me disa tituj, si dhe fjalët “i dashur Sulltan”, duke treguar edhe afërsinë që kishte me Sulltanin.Në këtë pjesë të shkëputur nga dokumenti në fjalë është shkruar “bende” që në shqip do të thotë “nga unë” – robi juaj Mitroviceli Isa. Ndërsa krejt në fund shihet edhe vula e Isa Beut me shkrimin në të “Isa, djali i Adem Boletinit”.Në këtë pjesë, e cila është e ndarë nga dokumenti në fjalë, është shkruar “bende”, që në shqip do të thotë “nga unë” – robi juaj Mitroviceli Isa. Ndërsa vula e Isa Beut me mbishkrimin “Isa, i biri i Adem Boletinit” shihet fare në fund.

  • Shqiptarët e Trakisë

    Shqiptarët e Trakisë

    Shqiptarët e Trakës sot janë një pakicë gjuhësore në Maqedoninë e jugut dhe në Trakinë perëndimore përgjatë kufirit me Turqinë. Ata flasin toskërishten veriore qe është nën degë e dialektit toskë te gjuhës shqipe, dhe janë pasardhës të popullsisë shqiptare të Trakës Lindore që kanë emigruar gjatë shkëmbimit të popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë në vitet 1920-të. Ata janë njohur në Greqi si Arvanites, një emër qe aplikohet për të gjitha grupet me origjinë Shqiptare në Greqi, por që kryesisht i referohet grupit jugore dialektor të Arbëreshëve. Populli shqipfolësit e Trakës Perëndimore dhe në Maqedonia Greke përdorin fjalën të vetë emërtimit për vetën e tyre si: Shqiptar-Shqiptarë dhe jo Arbëreshë ose Arvanite.

    Gjatë Perandorisë Osmane, komunitetet shqiptare emigruan drejt Turqisë Evropiane sot (Trakës Lindore), sidomos në afërsi të Stambollit. Shumë Shqiptarë myslimanë morën poste te larta në shoqërinë osmane dhe shumë prej tyre, më së shumti familja Qypërliu, u bënë vezirë të Perandorisë Osmane. Shumica e emigracionit shqiptar ishte nga veriu i Kosovës dhe të rajonit e Korçës dhe Kolonjës të Shqipërisë. Pasardhësit e këtyre emigrantëve më vonë do të luajë një rol të rëndësishëm në Rilindjen Kombëtare të Shqipërisë, si Fan Noli i cili kishte lindur në Ibrik Tepe të Trakisë. Numri i Shqiptarëve që jetonin në rajon është i panjohur, të dhënat statistikore të Perandorisë Osmane ishin bazuar në identifikimin fetar, të quajtur milet. Kështu, Ortodoksë Shqiptarë konsideroheshin si Rumelias, ndërsa myslimanët  shqiptarë ishin kategorizuar së bashku me Turqit.

    Në mesin e kësaj popullsie, shqiptarët ortodoksë në Trakës Lindore ishin banuar në komunitetet pjesërisht homogjene, ose fshatrat apo lagjet, dhe kanë qenë kryesisht pasardhës të emigrantëve nga rajoni Korçës dhe Kolonjës. Vendbanimet kryesore që këta shqiptarë vijnë janë Vithkuq dhe Qyteza dhe folnin (kur jetonin ne Trakë lindore) dhe ende flasin (brezat e moshuar me disa të rinj sot në Greqi) sot dialekti toskerisht e gjuhës shqipe. Data më e hershme e këtyre migrimeve është ndodhur pas pushtimit osman në fund të shekullit 15-të.

    Në fund të shekullit të 16-të (ndoshta në vitin 1566), në bazë të politikës së zgjidhjes e zbatuar nga sulltani Selim i Dytë, mijëra qytetarë të Perandorisë Osmane u zhvendosën në Trakinë Lindore, e cila ishte braktisur për shkak e luftërave të vazhdueshme dhe sëmundjet. Pastaj ndodhi emigrimin e parë të shqiptarëve, i cili kolonizuan pjesën veriore e Trakës lindore, ku kanë punuar për ndërtimin e xhamisë famshme “Selimije” të Edrenesë. Ngritën kampin e tyre në Zailef i Madhe dhe Mandricë, që më vonë u bë vendbanime të përhershëm. Vendbanimet u themeluan në afërsi të Zailefit (ndoshta për arsye sigurimit) qe u përbë fshatin Zailef i Madh.

    Në fund të shekullit të 19-të, Zailefjotët themeluan dy fshatra të reja, Aballar dhe Karasakli. Mandrica, e cila   gjeografikisht i takon  Trakës Lindore, konsiderohet bashkë me fshatrat e tjera etnike shqiptare, që të ketë një origjinë të përbashkët nga Vithkuqi. Këto fshatra etnike shqiptare të Trakës Lindore ishin kohezive dhe të konsideruar ashtu nga zyrtarët konsullore në fund e shekullit të 19-të. Ata kishin anëtarësim përbashkët në shoqatave të mësuesve vendor dhe strukturat e kishës, qendra ishte katedralja e Dimotkës), etj.

    Fshati Vithkuq në kulmin e  zhvillimit të tij, që nga viti 1730, kishte me mijëra banorë, ndërsa Qyteza dhe Qafëzez ishin dy fshatra të vogla fqinje me disa qindra banorë. Vithkuqi me Voskopojën dhe vendbanime të tjera në rajon ishin një nga qendrat më të rëndësishme në këtë kohë ku kishte shkolla, kisha, studiues të shumta, mësuesit dhe bamirës që kishin ardhur nga ky rajon. Në shekullin e tetëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shqiptarëve pranuan fenë Islame në Shqipërinë e Jugut. Marrëdhëniet mes myslimanëve dhe popullsitë ortodokse të mbetur ndonjëherë rezultoi me tensione mes bashkësive.

    Në vitin 1769, forcat lokale osmane hynë në Voskopojë, dhe pas Vithkuq edhe vendbanime të tjera që u plaçkitën. Banorët krishterë u larguan nga zonat dhe ikën në vende të tjera, Korçë, Kostur, Follorinë, Krushevë. Shumë të tjerë u drejtuan drejt Trakës lindore, ku shumë kishin punuar si punëtorë sezonalë në fushat e pronarëve osmane. Ndërsa disa tregtarë e Voskopojës dhe Vithkuqit emigruan në Vjenë, Budapest dhe qytete të tjera e Evropës dhe vazhduan aktiviteteve tregtare e tyre.

    Shqiptarët që shkuan në Trakë jug lindore themeluarn vendbanime që kujton vendbanime të origjinës e tyre në Shqipëri jugore: Vithkuq dhe Qyteza, Ibrik Tepe. Pranë këto fshatra ishin edhe fshatra të tjerë shqiptare si: Alltëntash, Azardere Karakas dhe Halil Gjilanli. Këta njerëz që jetonin në këto fshatra mund të vijnë nga emigracioni e vitit 1769. Të dy grupet e fshatrave (të veriut i migrimit e parë dhe në jug i migrimit të dytë) nuk kanë mbajtur lidhje të veçanta midis tyre, kryesisht për shkak të distancës që ishte e madhe dhe mbajtjës endogamisë që i bëri këto fshatra homogjene. Shumica e fshatarë ishin të përfshirë me bujqësi dhe blegtori. Këto shqiptarë ortodokse jetonin në fshatrat që ishin fqinje me popull turq ortodoksë (gagauzë), bullgarë patrikane si fshati Bajramiç me 600 njerëz dhe shumë grekë të cilët i përkisnin kishës ortodokse greke dhe mbështetur me kauzën greke. Për shembull, ka pasur shkolla greke dhe gjuha greke ka qenë në kishë.

    Vitet që pasuan ngritjen në pushtet e xhonturqve të Perandorisë Osmane (1908-1922), solli ndryshime të shumta dhe dramatike të popullsisë së Trakës lindore. Situata u përkeqësua me shpërthimin e luftërave ballkanike dhe rrëshqiti jashtë kontrollit gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Fshatra shqiptare, duke ndjekur fatin e krishterëve në rajon (greke, bulgare etj), ku vendbanimet u plaçkitën dhe banorët e tyre u dëbuan dhe shumë u vranë. Zailef i Madh (korrik 1913) dhe Aballar (nëntor 1913) janë plaçkitur nga turqit pas Luftës së Dytë Ballkanike në Thrakë Lindore. Në tetor të njëjtit vit fshati Mandricë u bë pjesë e Bullgarisë dhe u shkarkua nga forcat bullgare gjatë luftës Ballkanike ku banorët ikën në Trakë, (fshatrat Palouri, Ladhi, Metaksadhes dhe Vrisika) dhe në Maqedoni: Thermi, në Surokli në Zangliveri  dhe  shumë fshatra të tjera.

    Pjesa më e madhe e Mandricës u zhvendos në Ambarqoj të Kukushit. Në vitin 1926, familje refugjatësh nga Mandrica u zhvendos në vendbanimet të Greqisë, ndërsa fshati Vithkuq ose Sultanqoj u shkarkua nga osmanët në prill 1914. Kjo ka ndodhur për shkak se se këto fshatra shqiptarë ortodokse janë parë si të mbështetur kauzën greke, qeveria e Turqve të Rinj ishte armiqësor ndaj tyre.

    Në korrik 1920 Ushtria greke pushtoi Trakën Lindore. Në regjistrimin e popullsisë bërë në dhjetor 1920, popullsia e fshatra shqiptare ortodokse ishte zvogëluar dukshëm. Është vlerësuar se gati një e treta e atyre të vrarë nga turqit apo të vdekur nga vështirësitë në batalionet e punës osmane gjatë viteve 1908-1920, ndërkohë që disa prej tyre ikën në Greqi dhe nuk kthyen pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Në përfundim të Luftës Greko-Turke të viteve 1919-1922, Greqia dhe Turqia nënshkruan Traktatin e Lozanës, e cila përfshinte një shkëmbim të popullsisë në mes të dy vendeve. Kështu, Traktati i Lozanës kishte përdorur fenë si tregues i përkatësisë kombëtare, duke përfshirë popullsive pa dispozitave etnike, madje edhe Shqiptarët, në këmbim të popullsisë. Sipas këtij traktati myslimanët e Greqisë u këmbyen me të krishterët e Turqisë, me një përjashtim të myslimanëve e Trakës Perëndimore dhe Krishterëve të Stambollit.

    Pas humbjes luftës greko-turke dhe Traktati i Lozanës, në tetor 1922 grekët evakuojnë zonën e Trakës Lindore dhe populli ortodokse vendas nisën të emigrojnë në Greqi. Sipas kësaj dispozite, komuniteti shqiptar Ortodokse i Trakës Lindore, u rivendos në Trakë Perëndimore, ku ata u vendosën kryesisht në fshatra të reja dhe etnikisht homogjene, ndërtuar në mënyrë për të strehuar refugjatët. Sot, kjo popullsi jeton në fshatra të njëjta, por një pjesë emigruan në qytetet e mëdha të tilla si Selanik dhe Athinë, duke bërë gjuhën Shqip më pak e folur. Shqiptarët ortodokse u zhvendosën në qarkun i Maricës, në anën veriore si: Dhikaia, Kavili, Sako, Kleiso, Neo Heimonio, Thorio, Sofiko, Asimenio. Në Maqedoni dhe veçanërisht në komunën i Seresit si: Novoselë ose Mëhalla e Re Vernar (sot: Paralimnion), Canos (sot: Nea Petra), Tolos (sot: Tholos) dhe Gaskarka ose Kaskarka e Selanikut.

    Shqiptaret nga grupet jugore të  Trakës u vendosën në Sufli, ku fillimisht ata qëndruan për një kohë deri sa ato u vendosën në vendin e ri të banimit. Disa muaj më vonë, në vitin 1923, kjo popull u zhvendos në juglindje, paralel dhe në afërsi të lumit Maricë. Banorët e Sultanqojit dhe Ibrik Tepesë u vendosën në fshatrat Bintikli, Hanxha, Çakirxhi,  Ferexhik dhe Baçibej. Banorët e Alltëntashit u vendosën në Paradimi të Rodopit dhe Sarhanli, në Maricë, ndërsa banorët e Gjilanlit dhe disa familje nga Karaxa Halil në Antheia të Maricës.

    Sistemoi dhe perpiloi RKL.

    Literatura:

    Arben  Llalla: Demografia e Viseve Shqiptare ne Greqine e Veriut.

    Greek Helsinki Monitor (1995): “Report: The Arvanites”.

    Euromosaic (1996): “L’arvanite / albanais en Grèce”. Report published by the Institut de Sociolingüística Catalana.

    Berisha, Mal (2000), Diaspora Shqiptare në Turqi (në Albanian), New York.

    Haddad, Emma (2008), The Refugee in International Society: Between Sovereigns, Cambridge, United Kingdom: Cambridge University Press.

    Lidhje të jashtme:

    Боян Гюзелев, Албанци в Източните Балкани, София, 2004

    Raporti nga GHM

    Raporti nga Euromosaic

    Vikipedia