Tag: osmane

  • ARKIVAT OSMANE – JETËSHKRIMI I PASHKO VASËS, IDEOLOGU I LIDHJES SË PRIZRENIT Fakte të reja nga vepra e mendimtarit të nacionalizmit shqiptar Nga DRITAN EGRO

    ARKIVAT OSMANE – JETËSHKRIMI I PASHKO VASËS, IDEOLOGU I LIDHJES SË PRIZRENIT Fakte të reja nga vepra e mendimtarit të nacionalizmit shqiptar Nga DRITAN EGRO

    Dimensionet e panjohura të autorit të projektit historiko-politik “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, viti 1879.

    Tradita historishkruese shqiptare u institucionalizua me vendosjen e regjimit komunist, por mbyllja tërësisht e vendit ndaj informacionit dhe materialeve arkivore me të cilat ka lidhje historia e shqiptarëve, bën që edhe sot publikimi i dokumenteve të panjohura arkivore të ofrojë të dhëna të reja mbi shumë ngjarje historike apo protagonistë të tyre. Ndërkohë, për periudhën osmane, sot më shumë sesa punohet për ta ndriçuar, mbahet vetëm qëndrim skajshmërisht kritik, madje deri në refuzim të njohjes së saj. Kjo verbëri, më së shumti e natyrës ideologjike, mëton t’i shuajë historisë së shqiptarëve një periudhë gjashtëshekullore, brenda së cilës janë mbarsur shumë nga problemet me të cilat Shqipëria përballet madje edhe sot. Në këtë kuadër, arkivat osmanë jo rrallë hedhin dritë mbi aspekte krejt të panjohura të realitetit shqiptar gjatë periudhës së sundimit osman në viset shqiptare dhe, më gjerë, për realitetin euro-aziatik, ku kemi bërë pjesë nga mesi shek. XIV e deri në fillim të shek.XX. Jetëshkrimi i Pashko Vassës, nxjerrë nga Arkivi osman i Kryeministrisë (BOA: DH, SAID. 1/236), na jep mundësinë të njohim jo vetëm fakte të reja mbi jetën e këtij personaliteti, por, ç’është më e rëndësishmja, të njihemi edhe me dimensionet reale të personalitetit të këtij shqiptari, i vlerësuar nga shtetet dhe fuqitë politike më të mëdha të kohës. Pashko Vassa është personaliteti që i pari hartoi një projekt historiko-politik për nacionalizmin shqiptar, i titulluar “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, botuar në vitin 1879. Është kjo vepër që i dha Pashko Vassës vlerësimin si ideologu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga jetëshkrimi që po bëjmë të njohur, jo vetëm që mësojmë se ku gjendej Pashko Vassa vit pas  viti dhe nëpër çfarë ofiqesh kaloi karriera e tij në Perandorinë Osmane, por mësojmë se në prag të zhvillimeve politike ndërkombëtare që i paraprinë Lidhjes së Prizrenit, ai gjendej me ofiqin e këshilltarit në Kosovë. Të mos e fetishizojmë peshën dhe vlerën e një dokumenti të vetëm. Jemi të bindur se ai shënon veçse fillimin e procesit të një njohjeje më të plotë të personaliteteve shqiptare, që mbartën mbi supe peshën e hartimit të doktrinës së nacionalizmit dhe të organizimit në terren të veprimit politik të nacionalizmit shqiptar.

    Dokumenti, JetëshkrimiPashko Vassa efendi (në origjinal emri është shkruar në trajtën Pasko) është i biri i Hil [Mëhill] Vassës. Lindi në Shkodër, sipas kalendarit Hixhri në vitin 1241/1825.Në shkollat e Venedikut dhe të Romës ka mësuar lëndët shkencore: gjeografi, histori, arithmetikë, ekonomi, filozofi dhe jurisprudencë.Lexon e shkruan turqisht, frëngjisht, anglisht, italisht, greqisht dhe sllavisht. Flet shqip, bullgarisht dhe pak arabisht. Njohja e këtyre gjuhëve, sipas kohës kur i ka mësuar ato, është e dokumentuar me diplomat përkatëse.Ka një vepër italisht për rrethimin e Venedikut dhe informacione [sqaruese] rreth kësaj ngjarjeje. Ka disa libra të shkruara frëngjisht, respektivisht një për zhvillimet politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe problemet e pronësisë së tokës atje; një përmbledhje për zhvillimet në Malin e Zi; në lidhje me Shqipërinë ka një vepër për gjendjen e shqiptarëve; dhe një studim shkruar turqisht, që bën fjalë për të drejtën romake.***Në vitin 50, kur ishte vetëm 25 vjeç, u punësua pa pagesë në Zyrën e Përkthimit të Sarajit Perandorak. Një vit më pas, në vitin 1851, me një rrogë prej 500 groshësh, u emërua nëpunës përkthimi në zyrën e shëndetësisë.Në vitin 1856 kaloi në Shkodër si përkthyes në shërbim të administratës lokale osmane me një pagë mujore prej 1.000 groshësh; më pas, rroga iu ngrit në 1.500 groshë dhe, gjatë kohës që shërbente në Shkodër, shkoi dhe erdhi nga Cetina me ofiqin e zyrtarit osman, që uroi kreun e Principatës së Malit të Zi, princ Nikollën, për shërim të shpejtë.Në vitet 1860-1861, gjatë luftës me Malin e Zi, për herë të parë, u emërua anëtar i Këshillit të Luftës, me një rrogë mujore prej 1.500 groshësh dhe, me të njëjtën pagë mujore, përveç detyrës rutinë të përkthyesit, gjatë viteve 1861-1862, kur Shkëlqesia e Tij, [Ahmet] Xhevdet Pasha, u dërgua me mision special në Shqipëri, kreu edhe detyrën e përkthyesit [të tij personal] dhe detyrën e sekretarit në gjuhën frënge. Në përfundim të luftës [me Malin e Zi], për verifikimin e gjendjes së mosmarrëveshjeve kufitare [mes Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane] shoqëroi gjeneral divizioni, Ali Pashën, dhe për një kohë, me dëshirën e tij, punoi në komisionin [përkatës] me shpenzime udhëtimi prej 5.000 groshësh.Më pas, me një rrogë prej 2000 groshësh u caktua si përkthyes pranë divizionit ushtarak [osman] në Hercegovinë; kurse, në vitin 1863, me një pagë prej 3.000 groshësh, u emërua mes inspektorëve me kompetenca të jashtëzakonshme për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe shërbeu në shpurën e Shkëlqesisë së tij, Zija Pashës, në këtë moment vali i Adanasë (Anadoll), dhe më pas shërbeu edhe për dy vjet me radhë pranë të lartpërmendurit, Shkëlqesisë së Tij, [Ahmet] Xhevdet Pashës.Në muajin tetor 1863, me marrjen e gradës së rangut të tretë, vjen në Stamboll. Për një farë kohe punoi si stazhier në Zyrën e Korrespondencës me vendet e huaja.Në vitin 1865, me një pagë mujore prej 2.000 groshësh, për herë të dytë, u emërua përkthyes në vilajetin e Shkodrës.Në vitin 1866, me një pagë mujore prej 5.000 groshësh, u emërua në detyrën e zv.drejtorit për çështjet politike në vilajetin e Halepit/Siri. Në vitin 1868, me një rrogë prej 7.500 groshësh u emërua në detyrën e drejtorit të zyrës së lartpërmendur; kurse në muajin korrik të vitit 1868 iu akordua grada e dytë e klasit special, dhe, me një pagë prej 4.000 groshësh, caktohet në detyrën e kryesekretarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Në muajin shtator 1869, merr gradën e parë të klasit të dytë, dhe, me një pagë prej 7.500 groshësh, emërohet anëtar i Gjykatës Penale dhe Civile, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në vitin 1875, me një rrogë mujore prej 4.000 groshësh, emërohet anëtar i Zyrës së Krimeve pranë Gjykatës së Apelit; dhe po gjatë vitit të lartpërmendur, me një rrogë mujore prej 12.500 groshësh, u emërua kryetar i Komisionit të Reformave në Hercegovinë dhe sërish brenda atij viti, me një pagë mujore prej 10.000 groshësh, u emërua nëpunës me cilësinë e anëtarit pranë Komisionit për Mbledhjen e Taksave, që vepron në Bullgari, komision që kryesohej nga i nderuari Sadullah Bej, aktualisht ambasador [i Perandorisë Osmane] në Berlin.Në vitin 1876 u caktua nëpunës për borxhet pranë zyrës së ndihmës valiut të vilajetit të Manastirit.Nisur nga vlerat dhe kapaciteti [i tij personal], në muajin gusht të vitit 1877, u emërua këshilltar në vilajetin e Kosovës, me pagë mujore prej 12.500 groshësh.Në vitin 1878 emërohet komisar i rodopeve ballkanike me një dietë fikse prej 100 lirash dhe, brenda po këtij viti, me një pagë mujore prej 6.000 groshësh, u emërua anëtar i Këshillit të Shtetit, dhe më pas, si një detyrë shtesë dhe pa pagesë, iu dha drejtimi i zyrës së shtypit dhe botimeve.Në muajin shtator të vitit 1879, me një rrogë prej 10.000 groshësh, është emëruar këshilltar në vilajetin e Edrenesë, ku gjendet edhe në këtë moment.***Në muajin gusht 1877, në përfundim të luftës me Malin e Zi, në kohën që shteti rus i akordoi shkëlqesisë së tij, Abdi Pashës, kordonin e madh të medaljes “Shën Stanisllas”; meqenëse [Pashko Vassa] ishte pjesë e shpurës së tij, atij iu dha po e njëjta medalje, por e klasit të tretë.Nga të gjitha detyrat zyrtare ku ka shërbyer deri më tani, është liruar përmes kalimit nga një detyrë në tjetrën ose kur e ka përmbushur afatin e kohës [në atë detyrë]. Për tre vjet u lirua nga detyrat shtetërore dhe mbeti pa rrogë. Vetëm se largimi nga posti i anëtarit të Gjykatës së Apelit, sipas vetë atij, mbeti i panjohur. Gjatë kryerjes së shërbimeve të lartpërmendura [asnjëherë] nuk është fajësuar/ nuk është bërë përgjegjës për ndonjë gjë; asnjëherë për të nuk ka pasur ndonjë procedim ligjor.Më 26 shkurt 1880Rroga e të lartpërmendurit Vassa Pasha, në datën 13 mars 1880, përgjatë kohës së rregullimeve [administrative], u ul në 8.000 groshë dhe, më pas, si vlerësim për detyrat e ngarkuara, në 12 prill 1882 iu dha medalja “Mexhidije”, klasi i dytë; në 6 maj 1882 iu akordua medalja “Mexhidije” e rangut të lartë. Në 10 korrik 1883, me një pagë mujore prej 20.000 akçesh dhe me titullin vezir, u emërua mutasarrif i [distriktit të] Maleve të Libanit, emërim që u ratifikua në datën 10 maj 1883; në 24 maj 1883, iu akordua medalja “Mexhidije” e klasit të parë, dhe në 31 maj 1883 iu akordua medalja “Osmane”, klasi i dytë.Në 24 shtator 1886, Vassa Pashës së lartpërmendur Madhëria e Tij, Papa, i dha medaljen e “Shën Gregorit”, klasi i parë.Në 16 qershor 1887, [personit] të lartpërmendur shteti italian i dha medaljen “Corona d’Italia”, klasi i parë.Në 13 maj 1889, pashait të lartpërmendur, duke iu ngritur rangu, iu akordua medalja e lartë “Osmane”, klasi i parë.Në 11 shtator 1889, pashait të lartpërmendur shteti rus i dha medaljen “Shën Stanisllas”, klasi i parë.Në 11 tetor 1887 iu akorduan medaljet më të larta në hierarkinë e medaljeve të arta dhe të argjendta [të shtetit osman].Personi i lartpërmendur vdiq më 26 qershor 1892.

  • Adil Fetahu: Elita intelektuale e ulemave të Çamërisë (Epirit) I

    Adil Fetahu: Elita intelektuale e ulemave të Çamërisë (Epirit) I

    “Veç kuaj të harbuar e race s’xnjerr Epiri,

    Që dalin fitimtarë në vrapin olimpian;

    Por nxjerrë dhe luftëtarë kreshnikë të tillë me namë,

    Që mburrën se dejve u lëvrinë gjak Akili.

    Pirron kam dëshmitar, atë fatos vigan,

    Që kurr s’u mund gjersa n’Argos iu këput filli;

    Dhe Skënderbeun që mundi popullin skithan,

    Atë nga gjithë Azia që jashtë ka nxjerrë Ungjillin!”

                                                                        (Pier dë Rosnar; përkth. Vedat Kokona)

    Historia e një kombi a një vendi është historia e personaliteteve të atij kombi a vendi. Sepse, përmes tyre e njeh bota dhe e ardhmja.

    Nuk ka tjetër vend në botë, që një copë aq e vogël toke të ketë nxjerrë  e t’i  ketë dhënë botës aq shumë personalitete të shquara luftarakë, intelektualë të profileve të ndryshme  e atdhetarë të spikatur,  sa ka nxjerrë e ka dhënë  Epiri – Çamëria. Ajo pjesë e Shqipërisë etnike, ka lindur e rritur personalitete të shquara historike, për të cilët është shkruar e folur, janë xhiruar filma artistikë e dokumentarë. Për figurat e shquara të Çamërisë janë shkruar e botuar qindra libra: romane, monografi, biografi, këngë, poezi, ese e shkrime tjera, por  akoma ka këndshikime të pandriçuara dhe ka se për çka të hulumtohet e shkruhet.

    Në enciklopedinë “Kamus Ul Alam”, dijetari ynë i shquar Sami Frashëri, shkruan se “Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës , burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë, artistë të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar, të cilët njihen si shqiptarë, duhet t’iu shtohet edhe një numër tjetër shumë i madh të panjohurish, të cilët janë mbajtur si pjellë e ndonjë popullit tjetër, e të cilëve ne nuk ua dime emrat”. Më tutje Samiu thotë se çamët janë më të zgjuarit e toskëve, të shquar për inteligjencën dhe mençurinë e tyre.

    Prof.H.H. Robert d’Angel, në librin e tij  “L’Enigme” (Enigma, Paris 1990), në të cilin flet për enigmën e prejardhjes së racave dhe të gjuhëve…, Epirin e konsideron si djepi i burrave të mëdhenj në kohën e Bizantit dhe më gjatë në histori, dhe aty thotë se Epiri (Çamëria) ka nxjerrë njerëz të mëdhenj, dhe vendi i tyre është quajtur vendi i njerëzve të mëdhenj.

    Ndërkaq, shkencëtari austriak, themeluesi i psikoanalizës, Zigmund Frojdi, për banorët e Çamërisë ka thënë: “Janë me intelekt të lartë natyror, sepse nëntoka e tyre është e pasur me fosforite, prandaj edhe mendjet e këtyre banorëve janë të ndritura, pasi ushqehen me prodhimet e asaj toke”!.

    Të përmendim këtu disa prej emrave të të figurave të shquara çame-epirote në historinë botërore dhe atë shqiptare:  Mbretëresha Olymbia (nëna e Aleksandrit të Madh), Aleksandër Molosi, Pirro i Epirit, Papa Shën Eleuteri, Shën Donati, Pjetër Losha, Gjin Bue Shpata, Gjon Zenebishti, Merkur Bue Shpata, Mihal Artioti, Ibrahim Pasha, Dionis ”Filozofi”, Islam Prronjo, Hasan Çapari, Hoxhë Mehmet Dalani, Muhamet Kuçuku-Çami, Marko Boçari, Odise Andruci, Gjergj Karaiskaqi, Mihal Anagnosti, Hasan Tahsini, Elena Gjika, Abedin Pashë Dino, Osman Taka, Tahir Mete, Rexhep Demi, Muharrem Rushiti, Kolë Idromeno, Daje Sako Mediu, Shejh Sabri Preveza, Alush Taka, Rashid Dino, Faik Konica, Qamil Izet Çami, Mehmet Sejko, Musa Demi, Spiro Çalluka, Haxhi Murat Çami, Refo Çapari, Patriku Atenagora, Jasin Sadiku, Dr Hasaf Ajdonati, Merushe Melo Ismaili, Ali Dino, Arif Dino, Salih Çeka Filati, Lejla Dino, Aziz Çami, Daut Bejdeshati, Rexho Plaku, Haki Rushiti, Mitrush Kuteli, Abedin Dino (i Riu), Taho Sejko, Teme Sejko, Ali Demi, Abaz Dojaka, Bilall Xhaferri, Niko Stilo, etj.etj.

    Për figurat e shquara çame-epirote janë shkruar e do të shkruhen studime, monografi, romane, prozë e poezi, nga autorë të huaj dhe autorë shqiptarë. Ne këtu po përmendim një kategori të intelektualëve, klerikë e myderrizë myslimanë, gjykatës (kadi) dhe administratorë në sistemin arsimor, gjyqësor dhe administrativ të Perandorisë Osmane, më pak të njohur nga opinioni, por që në qarqet përkatëse ishin të shquar e të nderuar. Janë këta një plejadë e hoxhallarëve nga Çamëria, të periudhës 1878 – 1912, të kohës së rilindjes kombëtare. Ç’është e drejta, ata nuk janë shquar për kontributin e tyre dhënë çështjes kombëtare shqiptare, apo arsimit shqip, por janë shquar për përhapjen e arsimimit fetar dhe shkencor, jo vetëm në trojet prej nga ishin, por edhe në treva tjera të Perndorisë Osmane.

    Shumë prej tyre kanë kryer nivelet më të larta arsimore e shkencore në fusha të ndryshme të specializimeve dhe zënin poste të larta në hierarkinë e strukturave fetare e shtetërore, të mësuesve, myderrizve, ligjëruesve deri në xhaminë e Sulltanit, profesorë në gjimnaze e shkolla të larta pedagogjike, inspektorë, drejtues të zyrave të arsimit, administratorë, doganierë, sekretarë, gjykatës apo kryetar i gjykatës së sheriatit, dijetarë, myftinjë, zëvendës-kadi, kadi, etj. (Për gjykimet dhe vendimet e tyre kaditë kishin moto: ”Më i vlefshëm është një minut drejtësi, se 60 vjet ibadet (lutje)”, dhe në funt të vendimit shkruanin: “Nëse është i drejtë, ky është ligj i Allahut, nëse jo – është nga aftësia (dobësia) ime”!).

    Atëherë nuk kishte grada akademike e shkencore: magjistër apo doktor shkence, por kishte specializime të veçanta për fusha të caktuara, e kishte asi që kishin ndjekur nivele shkollimi e disa degë specializimesh, deri në 30 vjet shkollimi,  kishin marrë nga disa diploma (ixhazname). Si personalitete të një shtrese të rëndësishme shoqërore, ishin njerëz të vlerësuar e të dashur  nga populli në mesin ku jetonin e punonin.

     Perandoria Osmane kishte të zhvilluar një rreth të gjërë të arsimit, shkollave fillore e të mesme dhe medreseve të ndryshme në viset shqiptare, prandaj këta ulema përhapën arsimim e dije nëpër to, anipse ato nuk ishin në gjuhën shqipe. Edhepse ishin elitë intelektuale e karakterit fetar, ata ishin shqiptarë dhe i kanë shërbyer popullit dhe shtetit.

    Sipas një raporti të publikuar nga Komisioni për Arsim të ShBA-ve, në vitin 1910, në tërë Perandorinë Osmane kishte 36230 shkolla, në të cilat mësonin 1.331.200 nxënës, apo 5,3% e popullsisë totale ishin studentë. Natyrisht, në mesin e tyre kishte shumë shqiptarë nga të gjitha vilajetet tona.

    Në sistemin arsimor të Perandorisë Osmane, në nivele të ndryshme të arsimimit, përpos lëndëve  të karakterit fetar, mësoheshin e studioheshin edhe lëndë të fushave të ndryshme shkencore. Lëndët mësimore kryesore në shkollat fillore e të mesme ishin: Apologjetika; Bazat e traditës profetike islame; Burimet e të drejtës së Sheriatit; E drejta trashëgimore; Egzogjeza kuranore (tefsiri); Mënyra e leximit të Kur’anit (në 10 dialkte arabe); Etika; Etimologjia e fjalëve arabe; Filozofi; Gjuhë persiane; Jurisprudenca islame; Letërsi; Logjikë; Metaforë; Metrikë; Morfologji; Retorikë; Sintaksë; Stilistikë. Por, për ata që donin të vazhdonin e thellonin studimet dhe të kryenin nivele më të larta e specializime të veçanta në shkollim, varësisht nga orientimi i tyre për studime, mësonin edhe lëndë tjera, si: Trashëgimia dhe baraja e pasurisë; Jetëshkrimi i Pejgamberit dhe historia islame; Hytbe dhe ligjërim; Histori e përgjithshme; Historia osmane; Historia e qytetërimeve; Historia e feve; Gjeografia osmane dhe islame; Letërsi osmane; Letërsi arabe; Matematikë; Gjeometri; Algjebër; Fizikë; Kimi; Njohuri natyre; Njohuri juridike; Ekonomi dhe financa; Ruajtja e shëndetit dhe edukata fizike; Njohuri shoqërore dhe edukative,etj.

    Deri në vitin 1908, në sistemin arsimor të Perandorisë kanë ekzistuar 12 nivele (rangje) myderrizësh. Disa nga personalitet e shënuara në vazhdim të këtij shkrimi, kishin arritur deri në gradën më të lartë të rangimit në hierarkinë e strukturave të caktuara arsimore, administrative e gjyqësore të Perandorisë, duke shërbyer atje ku i caktonin organet kompetente.

    Njerëzit e ditur, qoftë me dije fetare apo jofetare (sekulare),janë të dobishëm për veten, për rrethin ku jetojnë e punojnë, për vendin dhe për kombin. Ata nuk e dinin çirilicën e latinicën, por e dinin turqishten,arabishten dhe persishten, të cilat ishin gjuhë dhe shkrime dominuese në tri kontinente. Prandaj statusi i tyre i elitës intelektuale, të fushës së caktuar dhe kontributi i tyre nuk mund të mohohet.

  • Historia e patreguar e muhaxhirëve të Sanxhakut të Nishit

    Historia e patreguar e muhaxhirëve të Sanxhakut të Nishit

    Dimri i vitit 1877- 1878 do të jetë fatal për popullsinë shqiptare të rajonit të Sanxhaku të Nishit, atëherë nën Perandorinë Osmane.

    Duke përfituar nga humbja e osmane në luftë kundër rusëve dhe kushtet e paqes, por edhe përkrahjen e fuqive evropiane të kohës, Principata Serbe (Pashallëku i Beogradit), nisi luftës kundër Perandorisë Osmane, duke sulmuar viset e Sanxhaku të Nishit.

    Pa ndonjë rezistencë nga Ushtria Osmane, për pak muaj serbët pushtuan Nishin e qytetet tjera, Kurshumlinë, Prokuplën, Vranjën, Leskocin e Pirotin.

    Ushtria serbe masakroi dhe dhunshëm shpërnguli pothuajse gjithë popullsinë e atij rajoni, pjesa dërmuese e së cilës ishte e etnisë shqiptare.

    Hulumtimet e bëra nga studiuesit kosovarë në arkivat e huaja, sidomos ato evropiane flasin për krime të tmerrshme të kryera nga ushtria serbe.

    Vendimit e Paqes së Shën Stefanit, e më pas të Kongresit të Berlinit, veç sa thelluan edhe më tragjeditë e popullsisë shqiptarë të viseve që u pushtuan nga Serbia.

    Masakrat ndaj shqiptareve, pasojat e Kongresit të Berlinit

    Jusuf Buxhovi, historian, shkrimtar e publicist, ka thënë për KALLXO.com se pas humbjes nga rusët, Perandoria Osmane u detyruan të bëjë koncesione të mëdha në dëm të territoreve shqiptare, ndërsa Kongresi i Berlinit, i përligji pushtimet e territoreve nga fqinjët.

    “Kongresi i Berlinit, që filloi më 13 qershor 1878, e detyroi Rusinë të tërhiqet nga pushtimet e saj dhe të aleatëve të saj (bullgarëve), por pranoi pushtimet serbe në hapësirën Nish-Kurshumli, me ç’rast u pranua Serbia si shtet i pavarur bashkë me Malin e Zi, ndërsa Bullgarisë iu pranua autonomia e gjerë”, ka thënë ai.

    Buxhovi shton se për këto ngjarje ka mjaftë dokumente në arkivat e huaja, sidomos në ato gjermane dhe austriake.

    “Duhet sqaruar se në dokumentet e këtyre arkivave, nuk përmenden shqiptarët, si viktimë e luftës ruse-serbe e as ruse-osmane, por vetëm shtetasit e perandorisë osmane. Kjo ka të bëjë me faktin se popullata osmane nuk shënohej sipas kombësisë, po sipas besimit  (mileti-osman – ku bënin pjesë edhe shqiptarët e besimit islam) dhe  mileti-romej (të krishterët). Pra, në dokumentet meritore të arkivave gjermane, austriake dhe italiane po edhe të tjerave,  përmenden shtetasit osman si viktimë e këtyre luftërave si dhe shpërngulja e tyre e dhunshme drejt Kosovës dhe Turqisë”, thotë ai.

    Këtu zë fill, thotë Buxhovi, edhe keqkuptimi se “shqiptarët nuk u përfillën në Kongresin e Berlinit qëllimisht” e të ngjashme, por anashkalohet fakti se ata nuk ishin të pranuar si komb, gjë që i përjashtonte nga çfarëdo trajtimi politik dhe diplomatik në Kongres.

    Ndonëse sipas tij, në raportet diplomatike (të konsujve nga Ballkani) dhe ato të Vatikanit, përmenden shqiptarët si viktima të kësaj lufte, kjo nuk mjaftoi, që në aspektin diplomatik dhe politik çështja të legjitimohet në përputhje me të drejtën etnike dhe historike të tyre, siç do të ndodhë në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913, pasi që Shqipëria të shpallte pavarësinë më 28 nëntor 1912, prej nga shqiptarët u legjitimuan si komb.

    Ballina e librit të Jusuf Buxhovit, ‘Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878’

    Pasojat e atyre zhvillimeve dhe Kongresit të Berlinit, sipas Buxhovit ishin të mëdha. Serbia, që u pranua ndërkombëtarisht nuk respektoi vendimet e këtij Kongresi.

    “Kongresi i Berlinit solli edhe tri vendime: i pari garantonte kthimin e popullatës së zhvendosur gjatë luftimeve në shtetin e quajtur Serbi, nëse ajo kthehej. Me vendimin e dytë, popullatës që nuk kthehej, i garantohej dëmshpërblimi i pronave. Ndërsa me vendimin e tretë, popullatës që nuk kthehej, por dëshironte t’i mbante pronat, ato u garantoheshin, me kusht që të dëshmoheshin me tapi valide”, ka thënë ai.

    Por, shton më tej Buxhovi, kjo nuk ndodhi.

    “Arsyet dhe shkaqet janë të shumta, ndër të cilat, gjithsesi kanë të bëjë edhe me marrëveshjet e fshehta të Perandorisë Osmane me Rusinë, që një pjesë të kësaj popullate ta zhvendoste në vilajetin e Kosovës (gjoja për ta forcuar atë) dhe një pjesë tjetër ta vendoste në Lindje, po ashtu për qëllime strategjike! Se këtu ka pasur qëllime të qarta të kësaj natyre, këtë e dëshmojnë edhe marrëveshjet jugosllavo-turke të viteve të tridhjeta për shpërnguljen e popullatës ‘turke’ në Turqi marrëveshjet për shkëmbimin e popullatës midis Turqisë dhe Greqisë, që shkuan në dëm të popullatës shqiptare në të dry drejtimet”, ka thënë Buxhovi.

    Pavarësisht zhvillimeve dhe masakrave që po kryenin serbët në viset e pushtuara, fuqitë e kohës nuk bën gjë për t’i parandaluar.

    Austro-Hungaria dhe Rusia, që kishin interesat e tyre në pjesë evropiane të Perandorisë Osmane, sipas Buxhovit bënin kujdes që luftërat e serbëve, grekëve, bullgarëve që mbroheshin nga Rusia, të mos preknin interesat e tyre jashtë marrëveshjeve që kishin qysh në takimin e vitit 1889.

    “Ato ishin marrë vesh për ndarjen e katër vilajeteve: Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës fifti-fifti, pra përgjysmë, në çastin që Perandoria Osmane do të largohej nga pjesa evropiane”, ka potencuar ai.

    Edhe pse të mbuluara me dokumente dhe lehtë të qasshme, historiografia shqiptare nuk ka bërë sa duhet për t’i ofruar publiku shqiptar atë se çfarë kishte ndodhur më 1877/78.

    “Shqipëria dhe Kosova kanë pasur mundësi të krijojnë një ekip studiues në kuadër të Institutit të Historisë, për hulumtimin e gjithë problematikës që lidhet me këto luftëra, prej nga mund të nxirrej e vërteta për pasojat e saj, duke filluar nga shpërnguljet e deri te gjenocidet, siç ishin ato të viteve 1878, 1912 dhe 1919”, thotë Buxhovi.

    Sipas tij, ajo që tashmë mund të bëhet është trajtimi shkencor i këtyre ngjarjeve në përputhje me dokumentet relevante që gjenden në arkivat gjermane, austriake, britanike, ruse, serbe osmane dhe të tjera.

    “Ato që ka bërë Jusuf Osmani, Sabit Uka e ndonjë tjetër, duhet vlerësuar, por mbesin të shkëputura, nëse nuk hartohet një projekt shtetëror për trajtimin e tyre shkencor në përputhje me dokumentet e arkivave të fuqive të mëdha, që në mënyrë aktive ose të tërthortë, morën pjesë në proceset që përcollën krijimin e shteteve në hapësirën evropiane të Perandorisë Osmane nga kriza lindore e deri te luftërat ballkanike, kur mori fund pushtimi pesëqind vjeçar osman në këto hapësira”, ka thënë Buxhovi.

    Bilanci, vrasjet dhe humbja e pronave

    Bilanci i pushtimeve në vitet 1877/78 të zonave të Sanxhakut të Nishit nga Serbia, ishin të tmerrshme.

    Jusuf Osmani thotë se ushtria serbe më ndihmën edhe të ushtrisë cariste të Rusisë dhe të disa shteteve evropiane, arriti të dëbojë më se 250,000 banorë shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit.

    “Nga ai pushtim u vranë, pësuan nga të ftohtit dhe formave të tjera të terrorit më se 70,000 gra, fëmijë, pleq, por edhe burra që luftonin në mbrojtje të atdheut dhe familjeve të tyre”, ka thënë ai

    Sipas tij, brenda një kohe të shkurtër u bë pastrimi etnik i më se 716 vendbanimeve, disa etnikisht me shqiptarë e disa të përziera.

    Osmani ka thënë se për këtë dëshmojë arkivat e shumta sidomos ato britanike, turke, franceze, austriake, por dhe në studimet e shumë studiuesve të huaj dhe shqiptarë.

    Por, ka shtuar se në disa dokumente heshtën ato krime, sidomos burimet serbe, janë tërësishm memece.

    Osmani thotë se shumë pak është shkruar për pronat e shqiptarëve që kanë mbetura atje, si ato të tundshme e sidomos ato të patundshme.

    “Duhet treguar opinionit ndërkombëtar se deri me tani, asgjë nga ato prona pronarëve të tyre nuk u është kompensuar. Brenda dy muajve u bë pastrimi etnik i territorit prej rreth 11,000 km² ku ka jetuar popullata shqiptare, më pastaj tërë ky territor brenda një periudhe të shkurtër u kolonizua me elementin sllavë. U vranë dhe vdiqën nga të ftohtit më se 70,000 banorë shqiptarë; tërë pasuria u plaçkitë dhe kurrë ajo nuk u kompensua; popullata e dëbuar u vendos në territorin e Kosovës dhe të Maqedonisë, në Turqisë e deri në Siri, Jordani”, ka thënë Osmani.

    Ai ka nënvizuar se shumë prej fuqive të kohës, e përkrahën Serbinë.

    Osmani ka thënë më tej se pak është bërë për të sensibilizuar opinion për atë çfarë ka ndodhur në vitet 1877/78.

    “Dr. Sabit Uka në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, i pari iu qas kësaj teme dhe botoi 6 vepra për këtë. Si shoqëri dhe si shtet as pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999 nga institucionet tona shkencore kompetente, kjo temë nuk është trajtuar në mënyrë institucionale. Nuk është sensibilizuar çështja e kompensimit të pronave të popullatës së dëbuar. Sensibilizimi i kësaj çështjeje nga kryeministri Kurti është për t’u përshëndetur”, ka potencuar Osmani.

    Popullsia e shpërngulur të asaj anë, në popull quhen muhaxhirët, për vuajtjet e të cilëve, Osmani thotë se duhet botuar vepra të shumta në gjuhë botërore dhe opinioni botëror, por edhe ai serb të informohet me të vërtetën.

    Sipas tij, duhet të botohen tapitë e pronave të shqiptarëve dhe të popullatës tjetër myslimane të Sanxhakut të Nishit dhe të ndriçohet e vërteta për shtrirjen e shqiptarëve dhe strukturën e popullsisë në Sanxhakun e Nishit; të botohen defterët osmanë që kanë bërë regjistrimin e popullsisë dhe të pronave në Sanxhakun e Nishit. Po ashtu, ka shtuar ai, duhet të mbahen konferenca shkencor, botime e filma për ato ngjarje.

    Ballina e librit të Bejtullah Destanit ‘Muhaxhirtë- Dosja britanike 1878-1884’

    Dëshmitë nga arkivat britanike

    Arkivat britanike ofrojnë mjaft të dhëna për ngjarjet e viteve 1877/78. Studiuesi Daut Dauti thotë për KALLXO.com se diplomatët britanikë në Serbi, kanë shënuar pothuaj të gjitha ndodhitë që rezultuan me përzënien e shqiptarëve nga trevat e tyre që sot njihen me emrin Serbia Jugore.

    “Gould, përfaqësuesi diplomatik britanik në Beograd, ka qenë mjaft aktiv në kontaktet me qeverinë serbe duke u munduar që dëbimi i shqiptarëve të mos ndodhte, dhe kur ndodhi, ai u angazhua që shqiptarët të ktheheshin në pronat e tyre. Ka një mori dokumentesh që janë dërgesa diplomatike nga Serbia në Londër, ku shihet aktiviteti i diplomatëve britanikë. Ekzistojnë edhe raporte të posaçme për këto ngjarje që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe popujt tjerë joserb, që kanë jetuar në këto territore”, thotë ai.

    Sipas tij, diplomatët britanikë përpiluan raport të gjerë ku përfshinte jetën në qytetin e Nishit, gjatë sundimit otoman dhe kohën kur ky qytet kishte kaluar nën sundimin serb.

    “Raporti ishte i pajisur me detaje të shumta dhe shifra të cilat paraqitnin (përafërsisht) numrin e popullsisë që kishte jetuar dhe që jetonte në këtë qytet. Sipas këtij raporti, gjatë sundimit otoman, Nishi kishte 19,000 banorë. Diku rreth 10,000 ishin të krishterë, 8,000 myslimanë (këtu llogariteshin 1,500 shqiptarë, turq por edhe ushtarët e një garnizoni të vogël në qytet), 700 hebrenj dhe 300 çerkezë. Qyteti kishte 15 xhami, së bashku me 4 xhami brenda mureve të kalasë”, ka thënë ai.

    Por, shton Dauti, raportet dëshmojë se pas pushtimit serb, qyteti pësoi ndryshime të mëdha, dhe sipas të dhënave në shtator të vitit 1879, kishte 13,000 banorë d.m.th. 6,000 banorë më pak se gjatë sundimit otoman, prej tyre 12,000 ishin serbë (2,000 më shumë se nën sundimin otoman). Ndërsa numri i myslimanëve të mbetur ishte 300, i hebrenjve 700 por nuk kishte mbetur asnjë çerkez.

    Nga 15 xhamitë që ekzistonin, kishin mbetur vetëm 3 pa u rrënuar.

    Shtëpitë që të dëbuarit kishin lënë në qytet, u ishin plaçkitur nga ushtarët, kurse myftiut të qytetit ia kishin plaçkitur edhe rrobat nga trupi.

    Në tërësi u shkatërrua ‘Arnaut Bazari’ dhe ‘Arnaut Mahallesi’ (Tregu dhe Lagjja e Shqiptarëve) që gjendej në brigjet e lumit Nishavë.

    “Kjo ishte pjesa më e bukur e qytetit që banohej nga shqiptarët dhe turqit por që u rrëzua përdhe pasi që pushteti i ri serb, e shpalli këtë pjesë si të “pasigurt” për banim. Një pjesë e madhe e shtëpive të joserbëve u shkatërruan, kinse për shkak të planit urbanistik. Situata ishte e njëjtë edhe në pjesën rurale të rrethit të Nishit. Diku rreth 100 çifligje (ferma) ishin okupuar nga serbët, të cilët refuzonin kthimin e tyre në duart e pronarëve ligjorë, që ishin turq ose shqiptarë”, ka thënë Dauti.

    Ai thotë se një raport tjetër për keqtrajtimin e popullsisë joserbe, e kishte përgatitur edhe konsulli otoman, Nikollaides, ku flitet në veçanti dhe në detaje edhe për shqiptarët dhe pasuritë e tyre në qytetin dhe rrethinën e Nishit.

    Raporti i Nikollaidesit, sipas studiuesit Dauti, përmban shifra edhe të banorëve shqiptarë, të 87 fshatrave të rrethit të Leshkofçes (sot Leskovac – serbisht). Sipas këtij raporti, numri i banorëve shqiptarë në 87 fshatra ishte 16,327 të cilët kishin jetuar në 2,445 shtëpi. Prej tyre ende jetonin në pasuritë e veta 1,954 veta kurse ishin shpërngulur 13,862. Të vrarë nga serbët apo të vdekur në burgjet serbe ishin 511 veta.

    Sa i përket Toplicës ose Prokuples, sipas raportit, ekzistonin 72 fshatra shqiptare me 1,785 shtëpi që kishte një popullsi prej 13,289 banorëve. Numri i atyre që ishin shpërngulur ishte 12,468 kurse 771 ishin vrarë në luftë me serbët.

    “Rajoni i Kurshumlisë kishte 68 fshatra shqiptare me 1,563 shtëpi dhe 12,734 banorë. Prej tyre 11,924 banorë ishin shpërngulur kurse 810 kishin vdekur në luftë”, ka thënë studiuesi Daut Dauti.

    Ai thotë se shtypi evropian nuk dështoi në shënimin e masakrave që u serbët ushtruan ndaj shqiptarëve por qeveritë evropiane nuk ndërmorën ndonjë veprim që do të ndikonin në parandalim.

    Dauti ka thënë se fuqitë e kohës nuk bënë as presion të duhur ndaj Serbisë, për kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre apo të kompensoheshin nëse nuk ktheheshin që në fillim ishte një iniciativë e përkrahur nga britanikët, por që u harrua.

    Ballina e librit të Daut Dautit ‘Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880’

  • Ditët e fundit të Perandorisë Osmane dhe rënia e sulltanëve

    Ditët e fundit të Perandorisë Osmane dhe rënia e sulltanëve

    Nga: Fara Dabhoiwala / The GuardianPërktheu: Telegrafi.com

    Përkitazi me librin Ditët e fundit të Perandorisë Osmane, të autorit Ryan Gingeras

    Nga fundi i vitit 1918, pas katër viteve gjithnjë e më të zymta të luftës, revolucioni ishte në ajër në gjithë Evropën. Fronet u tundën; sundimtarët abdikuan. Në harkun kohor të disa muajve, dinastitë e mëdha shekullore të Romanovëve, Habsburgëve dhe Hohenzollernëve, që të gjithat u përmbysën nga pushteti.

    Në skajin lindor të kontinentit shtrihej perandoria e madhe e lashtë që sulltanët osmanë kishin ndërtuar që nga shekulli XIV. Në kulmin e saj, rreth vitit 1700, ishte e shtrirë në gjithë Afrikën e Veriut, Arabinë, Mesopotaminë dhe rreth Detit të Zi, duke përfshirë gjithashtu Greqinë, Ballkanin dhe luginën e Danubit, duke u ndalur pak larg Vjenës. Por, në rrjedhën e shekullit XIX, teksa ra fuqia e saj ekonomike dhe ushtarake, shumë nga tokat e saj më të largëta humbën nga pushtimi ose kryengritjet. Lëvizjet nacionaliste lokale dhe fuqitë koloniale rivale si Rusia, Britania dhe Austro-Hungaria, ia hoqën Greqinë, Ballkanin, Bullgarinë, Maqedoninë, tokat përreth Detit të Zi dhe të gjitha zotërimet e saj afrikane. Kur osmanët morën anën e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, britanikët dhe francezët gradualisht pushtuan gjithë Lindjen e Mesme. Pas luftës, në mënyrë poshtëruese ata pushtuan edhe vetë Stambollin.

    Reklama

    Libri i Gingerasit në mënyrë imponuese përshkruan shkrirjen kaotike që pasoi, derisa perandoria u shfuqizua në vitin 1922 dhe u pasua nga shteti i ri kombëtar i Turqisë.

    Teksa territori zvogëlohej, politika e brendshme ishte gjithnjë e më shumë e mbushur me përçarje dhe komplote, ndërsa grupet e ndryshme reformatorëve dhe revolucionarëve luftonin për pushtet dhe në çështjen themelore se çfarë lloj kombi ishin ata. A duhet t’i konsiderojnë fuqitë e mëdha evropiane si burime ndriçimi dhe ndihme, apo si kolonizatorë armiqësorë e grabitqarë? Dhe, cili ishte karakteri thelbësor i popullit të tyre osman?

    Çështja e fundit ishte bërë gjithnjë e më e vështirë pasi, dekadë pas dekade, një numër i madh refugjatësh myslimanë mbërritën në Anadoll nga rajonet e jashtme të shkatërruara të perandorisë, duke ikur nga përdhunimet, vrasjet masive, uria dhe konvertimet e detyruara në besim tjetër. Brenda javëve të para të luftës greke për pavarësi më 1821, rebelët masakruan 20 mijë myslimanë vendas. Pushtimi i Kaukazit verior nga Rusia zhvendosi ndoshta një milion; fundi i luftës ballkanike më 1913, më shumë se gjysmë milioni.

    Reklama

    Ngritja e nacionalizmave militantë në periferi, në anën tjetër, nxiti armiqësinë myslimane osmane ndaj miliona armenëve, grekëve, kurdëve dhe arabëve të krishterë që jetonin në zemër të Turqisë. Nga vitet 1890 e tutje, përpjekjet e njëpasnjëshme brutale nga qeveritë perandorake për të shtypur separatizmin armen dhe për të çrrënjosur popullsitë e supozuara “të pabesë”, çuan në vrasje masive, duke kulmuar në gjenocidin armen të vitit 1915, në të cilin humbën jetën një milion ose më shumë njerëz. Qindra mijëra të krishterë të tjerë ortodoksë u spastruan nga shërbimi shtetëror, u dëbuan nga shtëpitë e veta, u zhvendosën me forcë ose u dëbuan. Për shekuj me radhë, perandoria ishte e njohur për pluralizmin e saj fetar, etnik dhe gjuhësor. Tani, gjithnjë e më shumë, identiteti kombëtar “turk” u përkufizua me terma përjashtues.

    Reklama

    Në majin e vitit 1919, aleatët lejuan Greqinë të pushtonte Izmirin (ose Smirnën) dhe brendësinë e saj – territorin e lashtë grek, por edhe portin kryesor perandorak në Egje. Vitin pasues, sipas Traktatit të Sevrës, sulltani pranoi shpronësime të tjera të ndryshme, duke përfshirë parimin e shteteve të reja të shkëputura armene dhe kurde në Anadollin lindor. I neveritur nga këto lëshime të turpshme, Mustafa Kemal Ataturku, një komandant i lartë, në verën e vitit 1919 dha dorëheqjen nga ushtria osmane dhe filloi një fushatë të organizuar ushtarake dhe politike për të dëbuar të huajt nga Anadolli.

    Pas këtij AKTI, Ataturku dhe pasuesit e tij do ta përshkruajnë themelimin e Turqisë si triumf të modernizimit të qartë mbi pabesinë e fuqive perëndimore dhe forcave reaksionare të sulltanatit, të cilat së bashku e kishin dobësuar kombin duke u përbuzur ndaj “minoriteteve”, si p.sh. grekët dhe armenët. Fakti se ishte “e natyrshme” që një perandori multietnike të ndahej në shtete kombëtare, ishte gjithashtu pikëpamja e pranuar në Perëndim.

    Reklama

    Siç tregon Gingeras, realiteti ishte shumë më i çrregullt, më kontingjent dhe shpeshherë tragjik. Shumë nga modernizuesit kryesorë ishin armiqësorë ndaj lëvizjes nacionaliste, siç ishin grupet e ndryshme të pakicave myslimane dhe të konservatorëve. Edhe nocioni bazë se vetë perandoria duhet të pasohet nga një lloj tjetër i politikës, në vitin 1918 ishte larg të qenit i qartë apo i dëshiruar nga masat. Pikërisht se si dhe pse erdhi ndryshimi është një rrëfim tmerrësisht o përgjakshëm dhe kompleks, të cilën Gingeras e analizon shkëlqyeshëm me studime të arrira – të sigurta, të paanshme dhe të pasura me detaje njerëzore. /Telegrafi/

  • Interpretimi i historisë: Vllad heroi, Vllad mizori

    Interpretimi i historisë: Vllad heroi, Vllad mizori

    Hero kombëtar i rumunëve është Vlladi III Drakulla. Pse? Sepse e sfidoi Perandorinë Osmane. Vetëm për këtë. Në botë ai njihet më shumë si Konti Drakulla, sipas shkrimtarit irlandez Bram Stoker që për personazhin e vampirit gjakpirës frymëzohet paksa nga jeta e Vlladit. Por, mizoritë e tij për të cilat jemi pak të njohur, njihen më së miri e më së lehti nga pjesët e reja të dokudramës të realizuar në mënyrë të shkëlqyeshme, “Rise of Empires: Ottoman”, me skenar të amerikanes Kelly McPherson (që këto ditë doli në Netflix). Në këtë dokudramë flasin edhe historianët rumunë, turq, anglezë e amerikanë.

    Babai i Vlladit ishte vasal i Sulltan Muratit II. I dyshuar për komplote ndaj Perandorisë Osmane, për të dëshmuar besnikërinë ndaj sulltanit ai i dorëzon pa kokëçarje dy djemtë e vet, Vlladin dhe Radunë. Nëse sërish tradhton, djemtë e tij do të vriten.

    Vlladi dhe Radu jetojnë në pallatin perandorak në Edrene, dhe rriten si vëllezër të sulltanit të ardhshëm, Mehmetit – Pushtuesit. Edhe kur babai i tyre sërish tradhton, jetët e tyre kursehen. Me ndihmën e Mehmetit, më vonë Vlladi merr pushtetin në vendin e tij të trazuar nga aristokracia lokale, si Princ i Vllahisë – vasal i Perandorisë Osmane. Dhe, çfarë bën ai atje: i thellon mjerimet duke ngulur njerëzit në hunj; secilin që shihte si kundërshtar, për çfarë merr epitetin Vllad Tepesh (që në shqip mund të përkthehet si Vllad Ngulitësi). Ndërkohë, shpreson se do të organizohet një Kryqëzatë e re nga Vatikani, të cilën ai do ta udhëhiqte. Kjo shton dëshirën e tij për të sundim të pavarur, duke menduar se ka mbështetjen e të tjerëve, sidomos të Mbretërisë së Hungarisë. Por, Perëndimi edhe Skënderbeut i premtonte kryqëzata, ndërsa e vërteta është se me këtë shpresë mbahej gjallë rezistenca e të tjerëve: që të tjerët ta pësonin, të lodheshin osmanët në tokat e huaja për të mos marshuar tutje.

    I vetëdijshëm se sulltani do të sulmojë, Vlladi lë shkret vendet ku shkel. Në Bullgari vret mbi 20 mijë civilë, veshët e të cilëve i koleksionon dhe ia dërgon mbretit të Hungarisë si dëshmi se meriton mbështetjen. Edhe historiani bullgar Anton Minkov, që ligjëron në Kanada, përmend se shkatërrimet më të mëdha në Bullgari i kanë bërë ushtritë e krishtera jo osmane. Gjatë marshimit të ushtrisë osmane të udhëhequr nga Mehmeti, ku merr pjesë edhe Radu (e donte vëllain Vllad, por e dinte se nëse i bashkohet, si mizor që ai ishte do ta vriste edhe atë dhe se vendi nuk e meriton sundimin e një krimineli), Vlladi shkatërron dhe vret banorët e çdo vendbanimi rumunë ku ata kalojnë. Në fund, i tradhtuar nga hungarezët dhe kur humb betejën dhe kupton se kryeqyteti i tij Targovishti do të bie në duar të osmanëve, i ngulë në hunj mbi 20 mijë banorë, për t’ua dorëzuar osmanëve një qytet fantazmë. Skenat e tilla makabre, e shtyjnë Mehmetin të gjunjëzohet dhe të qajë. Mesjeta ka qenë mizore, por mizoritë e Vlladit kanë qenë të papara. Dhe, dokumentari (pra, sipas një amerikaneje, ku flasin edhe historianët që ligjërojnë në universitete të njohura), është i realizuar pa anime. Madje, sundimin osman e paraqesin shumë më human se atë të aristokracive lokale në Ballkan. Këtë e thotë edhe Mark Mazoweri, se Ballkani ka qenë në kaos, mizor, me luftëra mes popujve dhe mes aristokratëve të të njëjtin popull. Përçarjet e brendshme mundësuan avancimin e lehtë të osmanëve edhe për faktin se ndihma e tyre kërkohej nga vendasit. Siç dihet, Topiajt i ftojnë osmanët për të luftuar kundër Balshajve.

    Pushtetin në Vllahi më 1462 e merr Radu. Për 400 vjetët e ardhshme, Rumania mbetet shtet vasal i Perandorisë Osmane. Duhet cekur se përmbysjen e Vlladit e kërkonin edhe fisnikët tjerë, sepse vendi ishte i lodhur nga mizoritë e kohortave të tij të vdekjes. Radu e shpëtoi Vllahinë dhe e ruajti bërthamën e shtetit të sotëm rumun. Por, hero i rumunëve mbetet Vlladi, sepse sfidoi një prej sundimtarëve më të famshëm në histori, Mehmet Pushtuesin. Plani i Vlladit ishte ta vriste Mehmetin dhe trashëgimtarin e tij, por nuk ia doli. Një historian rumun thotë se nëse do t’ia dilte të vriste pushtuesin e qytetit të Kostandinopojës (që Perëndimi e ka portretizuar gjithmonë me urrejtje dhe si dekadent, ndonëse ishte më i përparuar, ndërsa banorët Kostandinopojës e kanë parë me urrejtje Perëndimin), që për gati dy mijë vjet kësaj askush nuk ia doli (as perëndimorët, pos kur futen me tradhti gjatë Kryqëzatës së Katërt, më 1204, gjë që njihet si ora e zezë e Kostandinopojës e jo ajo e pushtimit osman), ai do të ishte hero edhe për Perëndimin. Sot është hero vetëm i rumunëve (të cilëve vetëm të zeza ua ka sjell), ndërsa në Perëndimin e përparuar ku historia sot nuk mbështetet në ideologji e gënjeshtra, ai shihet si strateg ushtarak, si trim, por edhe si një nga njerëzit më mizor të historisë. /Telegrafi/

  • Shqiptarët në perandori sipas këndvështrimit turk

    Shqiptarët në perandori sipas këndvështrimit turk

    ANA TJETËR E TË SHIKUARIT /PASKTHIM

    Në monografinë të tij ‘’Shqiptarët në Perandorinë Osmane’’ studiuesi Nexhip P. Alpan (Nesip Kaçi) jep disa vlerësime për shqiptarët në bashkëjetesën me turqit përkrah në perandorinë Osmane, e parë kjo sipas këndvështrimit të personaliteteve turke të kohës.

    Osmanllinjtë në viset shqiptare të qytetit të Tivarit gjatë viteve 1671 kishin nënnshkruar një marrëveshje dypalëshe ku thuhej se:‘’Zakonet edhe ligjet e lashta të rrethit do të vazhdojnë të jenë në fuqi. Kishat dhe Manastiret e vendfaljet e vogla nuk do të preken: kur ta lypë nevoja do të rindërtohen (do të meremetohen) nga shteti osman. Populli mallrat dhe gjërat e tij të tundshme e të patundshme do t’i shfrytëzojë lirisht si t’i dojë vetë. Për këto pasuri nuk do të paguhet as një vergji(tatim) …’’

    Mehmet Tefik shkruan: ‘’Bashkësinë Otomone e kanë siguruar dy krahë: turqit në Lindje (Anadoll) dhe shqiptarët në Perëndim (Ballkan). Shqiptarët gjatë pesë shekujve të perandorisë derdhën gjakun e djersën në të katër anët.’’

    Në veprën ‘’Osmanli Tarihinde Arnavutluk’’(Shqipëria në kohën osmane), Sulejman Qylçe shton një mendim pozitiv për shqiptarët për kontributin që kanë dhënë në perandori: ‘’…Ka pothuajse një gjysmë shekulli që është shkëputur edhe faqia e fundit e historisë së përbashkët turko-shqiptare. Prandaj këtej e tutje duhet folur me gjakftohtësi. Mund të theksojmë lirisht vlerën historike të shqiptarëve, të cilët kanë kontribuar më shumë se popujt e tjerë për themelimin, zhvillimin, administrimin e për mbrojtjen e perandorisë osmane.”Kufomat e shqiptarëve e të turqëve, rënë në Bagdat e Jemen (Arabistan), Sudan e Tripoli(Afrikë), Tebriz(Kaukaz) dhe në njëmijë vise të tjera ekzotike…pushojnë bashkërisht, krah për krah, në varre monumentale të përjetshme.’’

    Rreth këtij kontributi mareshal Fevzi Çakmak shkruan: ‘’Me qindra burra shteti shqiptarë janë dalluar në historinë osmane. Shumë nga ata kishin zënë edhe pozita të larta , të rëndësishme si kryeministra (sadrazemë). Turqit e shqiptarët, në betejat që kanë fituar bashkarisht kanë pajtuar interesat e tyre të përbashkëta, janë bërë vëllezër të vërtetë…’’Marshalli Fevzi Çakmak që ka shërbyer 15 vjet në Shqipëri dhe kryetar i shtatmadhorisë të ushtrisë turke në kohë të Presidentit Mustafa Qemal Ataturk, i cili citon në veprën e Sulejman Qylces:‘’Shqiptarët gjatë pesë shekujve që kanë bashkëjetuar me turqit osmanli, në sajë të aftësisë së adaptimit dhe talenteve të tyre si nënpunës kishin zënë shkallët më të larta në qeverinë e Stambollit dhe ishin luajtur role të rëndësishme për perandorinë. Mirëpo nga ana tjetër, fiset shqiptare jetonin të lira e të pavarura në male të Shqipërisë…’’

    Diplomatët filogrekë rreth marrëveshjes shqiptaro-turke në kohën e Qemal Ataturk President bënin këtë pyetje:‘’-Ç’kërkon Mustafa Qemal Ataturku në Shqipëri? …Apo mos ka qëllim të krijojë një Turqi të vogël në perëndim të Ballkanit?”Në lidhje me këtë Ataturku, më 1 mars 1921 bëri këtë sqarim në Asamblenë Kombëtare të Turqisë:

    ‘’…Me popullin shqiptar kemi bashkëjetuar si vëllezër disa shekuj. Prandaj, këtë shtet e komb vëlla do ta ndihmojmë sa të mundim dhe sa të ketë nevojë!’’ strategu i madh M.Q.Ataturku më pastaj theksonte: ‘’Turqia e Shqipëria gjenden në një zonë strategjike në pozita të sigurimit të përbashkët’’.

    Në lidhje me marrëveshjen ‘’miqësore të përjetëshme’’ shqiptaro-turke e vitit 1920- 15 dhjetor 1923 në Ankara, thuhej: ‘’Neni I- Midis Republikës së Turqisë dhe shtetit shqiptar dhe sidomos në mes të nënshtetasve të të dy vendeve do të ekzistojë një vëllazëri reciproke e sinqertë, e përjetshme, që nuk do të prishet kurrë’’.

    Prof. Dr.Ahmet Shykry Esmer personalitet në diplomacinë turke, që kishte vizituar Kosovën edhe Shqipërinë në 1969, në përshtypjet e tij shkruante:‘’…Mund të pohohet se, nga kombet që janë larguar prej perandorisë osmane, vetëm shqiptarët kanë mbetur besnikë duke vazhduar të respektojnë turqit qemalistë’’

    Përgatiti: E. K

  • Ballaban Pasha, shndërrimi nga admirues në armikun më të rrezikshëm të Gjergj Kastriotit

    Ballaban Pasha, shndërrimi nga admirues në armikun më të rrezikshëm të Gjergj Kastriotit

    BALLABAN PASHA, TRADHËTARI MË I TMERRSHËM I KOMBIT SHQIPTAR

    Nga Paulin Zefi

    *(Kjo eshte Biografia e plote e ”Ballaban(Mehill)Pashes” nga Martaneshi; Gjenerali i famshem osman qe masakroi bashkeatdhetaret e tij ne emer te Perandorise Osmane dhe ambicies se tij te semure, armiku me i rrezikshem i GJERGJ KASTRIOTIT, i pabese, i pashpirt, anti-Shqiptar dhe nje gjakprishur, qe me veprat e tij çnjerezore, eshte ngjitur deri ne piedestalin me te larte te ”Tradhetareve te Kombit tone”, duke i lene ne hije figura te urryera si Hamza Kastrioti, Esat Pashe Toptani, Haxhi Qamili etj. etj.)

    *”Mehilli i vogel nga Martaneshi dhe Familja e tij”;…

    Mehill Badera/Bardheri ka lindur ne Martanesh ne fillim te shek.XV-te  (14?!) nga prinder te cilet quheshin Millosh dhe Helena… Familja e tij ishte Katolike dhe ai u pagezua me emrin Mehill(Mikel) dhe kishte dy vellezer me te medhenj qe quheshin Kostandin (i madhi) & nje vella te dyte ”Jonima”, i cili na shfaqet me vone si Komandant osman me emrin ”Jonuz” (per femijerine e tij, nuk ka te dhena)… Babai i tij ”Milloshi” (Gjakperzier, Shqiptaro-serb) na shfaqet per here te pare si luftetar profesionist dhe mercenar ne sherbim te Vojvodes se Vllahise (Rumania jugore) Mircea Cel Batran (1335-1418), i cili luftoi pareshtur kunder Sulltanit Otoman.

    Bajazidi i I-re Yildirim(1360-1403), per te mbrojtur Vllahine e tij… Pas vdekjes se Vojvodes se Vllahise, Mircea Cel Batran, Milloshi (Ortodoks), kerkoi strehim ne Arberi dhe u vu ne sherbim te Princit ”Gjon Kastrioti”, i cili i fali disa prona ne Malesine e Martaneshit, ku u martua me nje vajze Katolike vendase me emrin ”Helena”… Ketu, Milloshi u konvertua ne Katolicizem dhe vazhdoi qe t’i sherbente me besnikeri dhe vetemohim edhe hyjnorit GJERGJ KASTRIOTIT, deri ne fund te jetes se bashku me djalin e tij te madh, ”Kostandinin”…

    *”Kryengritja e Princit te fuqishem Gjon Kastrioti (1380?-1437) dhe rrembimi i Mehill Bardherit (Ballabani i vogel) nga ushtaret osmane”;…

    Gjate viteve 1429-1430, ”Princi, Gjon Kastrioti” kishte sulmuar disa here keshtjellen e Krujes se pushtuar nga osmanet, me qellim per ta rimarre kete qytet, i cili kishte sherbyer si kryeqyteti i Principates se Kastrioteve por nuk kishte arritur, qe ta shtinte ne dore si rezultat i mungeses se artilerise se rende, qendreses se garnizonit turk dhe sidomos fale pozicionit natyror te kesaj keshtjelle… Pavaresisht se nuk u arrit marrja e Krujes, ”Gjon Kastrioti” kishte siguruar lirine e plote te Principates se tij, duke nisur qe nga Dibra e madhe e deri ne detin Adriatik, territor nga ku ishin debuar autoritetet osmane, perveç garnizonit te Krujes, por hakmarrja e ”Sulltan Muradit te II-te Kodja (1404-1451)”, do te vinte shume shpejt… Pasi Perandoria Osmane pushtoi qytetin e Selanikut (29-mars-1430), ushtria osmane e komanduar nga anti-Shqiptari ”Isak bej Evrenozi”, iu drejtua Arberise dhe ne kete ushtri te perzier, merrnin pjese edhe nje numer i konsiderueshem i trupave serbe, te komanduara nga kunati i Sulltanit (Vellai i Mara Brankoviç) dhe njeri nga djemte e ”Despotit Gjergj Brankoviç (1377-1456)”, qe une besoj se behet fjale per”Princin Todor”, pasi ne vitin-1430, Grguri, Sefani & Llazari” ishin femije dhe perkatesisht 15,13 dhe 9-vjec…

    ”Isak Bej Evrenozi dhe Todor Brankoviç” iu drejtuan Principates se ”Gjon Kastriotit”, ku perveç djegies se vendbanimeve Arbere, plaçkitjes se Kishave Katolike, masakrave mbi popullsine civile, regjistrimin e dhunshem te popullsise kryengritese, u shkaterruan edhe disa nga keshtjellat me te rendesishme te Gjon Kastriotit dhe u grabiten shume djem te vegjel, qe u moren si ”Takse gjaku”!!!… Gjate kesaj ekspedite ndeshkimore kaq te tmerrshme, kaloresit osmane te njohur si ”Akinxhi”, bastisen te gjitha fshatrat e lugines se Drinit te Zi (Diber) dhe ne luginen e lumit Mat, duke depertuar deri ne fshatrat e thella te Martaneshit (territor i Gjon Kastriotit), rajon malor shume i thyer, qe osmanet e cilesonin si ”çerdhe qafirësh”… Masakrat e osmaneve nuk kursyen asnje familje Arbere ne kete krahine kryengritese, ku fatkeqesia pllakosi edhe mbi familjen e ”Mehillit te vogel/Ballaban Badera/Bardheri”, sepse ushtaret turq, i perdhunuan dhe i vrane nenen e tij, Helenen (gruan e Milloshit), nderkohe qe i ati, Milloshi, iu shpetoi ketyre masakrave se bashku me te birin ”Kostandinin”, duke u fshehur ne pyjet e dendura te Martaneshit…

    Djali i tij i dyte ”Jonima/Jonuzi”, i cili na shfaqet me vone nga autoret e kohes dhe Mehilli (Ballaban Pasha), u moren si skllever duke u derguar ne Adrianopoje (Edirne-Turqia europiane), ku perfshihen ne sistemin e Devshireve (njesoj si GJERGJ KASTRIOTI)… Mehilli i vogel qe ishte i pagezuar si Katolik, tashme u konvertua ne Islam dhe fale aftesive te tij te veçanta dhe sidomos zgjuarsise (ishte biond & trup-shkurter), arriti te realizoje nje karriere ushtarake shume te sukseseshme, si Lufretar-Jenicer, kalores feudal-ushtarak ose Spahi dhe u ngjit deri ne rangun e Pashait me emrin Ballaban Pasha (njihej edhe me emrin, Ballaban Badera), Gjeneral i madh, Sanxhakbej i Ohrit etj. etj…

    Nderkohe qe fama e tij ne Perandorine Osmane rritej fale aftesive te jashtezakonshme, kulmi i suksesit dhe ngjarja me e rendesishme ne jeten e tij ishte dita e 29-majit-1453, ku pikerisht Komandanti i njohur i Perandorisë Osmane ”Ballaban Pasha ose Ballaban Badera” ishte i pari qe sulmoi dhe depertoi brenda mureve te pathyeshme te Kostandinopojes nepermjet hyrjes ”Kerkoporta” dhe po ashtu, Arberi tjeter i turqizuar ”Ulubatli Hasan/Hasani nga fshati Ulubat i Burses (1428-1453)”, Kalores Timarli-Spahi dhe i glorifikuar si martir-turk, ishte i pari qe vendosi flamurin turk mbi muret e 3-fishta te Konstandinopojes, ku gjeti vdekjen nga shigjetat e harketareve bizantine por edhe Kapudan Pasha (Admiral i madh), me vone Veziri i madh i P. Osmane, komandant i pergjithshem i ushtrise (1453), apo miku me i besuar i Sulltan Mehmetit te II-te, i cili ishte Arberi i islamizuar ”Zagan Pasha/Zağanos Paşa”, ku duke ju referuar Historianit turk ”Halil Inalcık(1916-2016)”, ”Zagan Pasha” ishte djali i Komandantit te shquar Arber ”Vrana Konti/Konti Uran”, te cilin osmanet e kishin marre peng ne femijerine e hershme!!!…

    Pas tyre, dihet se vershuan plot 100.000 ushtare osmane, qe pergjaken rruget e qytetit duke masakruar 30.000 Bizantine (shume prej tyre, ishin Arber Ortodokse) dhe ne kete menyre kaq brutale, Perandoria e lavdishme Bizantine (395-1453) mori fund se ekzistuari, duke dale nga skena e Historise… Pra, ishte nje Shqiptar (Perandori Romak, Kostandini i Madh i Ilirise), qe e ngriti kete qytet madheshtor ne vitin-330, duke e bere Kryeqytet te Perandorise Romake dhe ishin perseri 3-Shqiptare, te cilet e pushtuan kete qytet per t’ia dhuruar Perandorise Osmane, duke ndryshuar keshtu, rrjedhen e Historise Boterore, nderkohe qe P. Bizantine kishte qene mburoja kryesore e civilizimit europian, duke sherbyer si barriere e pakalueshme per hordhite barbare aziatike… Sulltan Mehmeti i II-te Fatih (1432-1481) hyri triumfalisht ne qytet pas 3-ditesh, i shoqeruar nga renegatet Arber ”Zagan Pasha dhe Ballaban Pasha”, duke realizuar endrren me te madhe te shtepise se Osmanit, ku”Relikja e fundit e P. Romake”, Kostandinopoja, u shpall si Kryeqyteti i ri i Perandorise Osmane, i pagezuar me emrin ”Istambul” dhe fale kesaj ngjarje dramatike per civilizimin europian dhe boten e Krishtere, Sulltan Mehmeti i II-te, u njoh me epitetin ”Fatih” (Fitimtari)…

    *”Turkoshaku Ballaban Pasha, tmerri i Atdheut dhe Familjes se vet. Lufta kunder GJERGJ KASTRIOTIT, masakrat shkaterrimet dhe vuajtjet qe i shkaktoi Vellezerve-Arber, disfatat e turpshme dhe vdekja e merituar”;…

    Sulltan Mehmeti i II-te Fatih, i pashprese ne luften kunder GJERGJ KASTRIOTIT, vendosi qe te nise kunder tij, pikerisht Ballaban Pashen, kete renegat Shqiptar, i cili ishte njohes shume i mire jo vetem i territorit (vendlindja e tij), por sidomos i taktikes ushtarake te ”Kryetrimit tone” dhe i reflekseve te tij ne fushen e Betejes… Keto ngjarje u zhvilluan nderkohe qe Ballaban Pasha sherbente si Sanxhakbej i qytetit te Ohrit (1464-1465) dhe ngjarjet vijuan ne kete menyre: Pas Betejes se Albulenes (2-shtator-1457), Sulltan Mehmeti i II-te kishte humbur çdo shprese per ta mundur GJERGJ KASTRIOTIN, dhe i kerkoi paqe (1457) por paqja u trazua shume shpejt nga Papa spanjoll ”Callistus i III-te (1378-1458)”…

    Gjithashtu osmanet u munden keqas edhe ne 4-beteja te tjeta sapo GJERGJ KASTRIOTI u kthye nga ekspedita e lavdishme italiane (1461-1462), ne ndihme te Mbretit te Napolit Ferrante i I-re/Ferdinando d’Aragona(1424-1494)”… Prandaj Sulltani kerkoi perseri qe te vendoste nje armepushim te ri 10-vjecar dhe marreveshja e paqes u nenshkrua ne Shkup me dt. 27-prill-1463, por paqja nuk e pati jeten e gjatë, pasi luftimet rifilluan ne muajin gusht-1464, kur GJERGJ KASTRIOTI shpartalloi nje ushtri osmane prane qytetit te Ohrit, ushtri e komanduar nga Sheremeti (14-gusht-1464)…

    Menjehere pas ketyre ngjarjeve, Sulltan Mehmeti i II-te u detyrua qe te therrase Komandantin e shquar osman, renegatin Arber ”Ballaban Pasha (ish vartes i SKENDERBEUT ne vitet 1437-1439)”, i cili se bashku me djemte e tij: Hamzai dhe Haziri, i kerkoi beteje hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI, dhe ky si gjithmone ishte i gatshem per lufte… Perpara zhvillimit te betejes se Vajkalit, Ballabani i dergoi KASTRIOTIT si dhurata: 6-kuaj te zgjedhur, rrace e paster arabe dhe nje shpate argjendi (ironia qendronte tek braktisja qe Kryetrimi i kishte bere asaj jete luksoze prane Sulltanit, duke zgjedhur luften ne mbrojtje te Arberise) dhe nderkohe, KASTRIOTI i dergoi si dhurata: Nje parmende druri, nje bastun bariu dhe nje Shqiponje me mesazhin se: ”Me mire te kishe qendruar bujk, qe te punoje token ne Mat ose Bari ne Martanesh se bashku me Babain tend dhe te jetoje i lire ne Atdhe, sesa te jetoje ne luks duke luftuar per Sulltanin kunder Atdheut & Familjes tende”!!!…

    Beteja e pare u zhvillua ne fushen e Vajkalit (Bulqize) ne vitin-1464, ku GJERGJ KASTRIOTI e fitoi kete beteje por fatkeqesisht, ushtaret osmane te Ballaban Pashes i kapin si rober-lufte, 8-Komandantet me te shquar Arber si ”Moisi Golemi i Dibres, Muzaka i Angjelines (nipi i GJERGJ KASTRIOTIT), Vladan Gjurica, Gjin Muzaka, Nikolle Berisha, Gjon Perlati, Gjin Manesi dhe Gjergj Kuka”, por gjithashtu edhe vete GJERGJ KASTRIOTI rrezikoi seriozisht jeten dhe shpetoi vetem fale vrullit te kalit te tij, qe e nxori nga pusia e ngritur prej Ballaban Pashes!!!…

    Ballabani i mundur, i dergoi 8-Komandantet Shqiptare te zene rober per ne Stamboll, ne menyre qe te justifikonte humbjen e tij tek Sulltan. Mehmeti te II-te Fatih, dhe ky i fundit nuk pranoi asnje shperblim nga ana e GJERGJ KASTRIOTIT (i cili i lutej qe ti shkembente 1-Komandant Shqiptar me 200-rober turq) por ai dha urdher qe keto Shqiptarë, te rripeshin te gjalle ne qender te Stambollit, ku kokat e prera, te argetonin femijet turq dhe kufomat e tyre te shqyheshin nga qente!!!… Kjo ngjarje tragjike e beri GJERGJ KASTRIOTIN shume me te pameshirshem sesa pas tragjedise se Beratit (1455), sepse tani e tutje, ai nuk do te mbante me asnje rob lufte, por do ti masakronte te gjithe pa meshire… Beteja e dyte ndermjet GJERGJ KASTRIOTIT dhe Ballabanit, u zhvillua ne Oranik te Dibres, ku gjate kesaj beteje, osmanet pesuan nje disfate tjeter dhe Ballabani mezi shpetoi nga vdekja…

    Beteja e radhes u zhvillua perseri ne Vajkal (Bulqize) dhe ketu Shqiptaret perveç se fituan ne menyre te shkelqyer,ata me ne krye GJERGJ KASTRIOTIN, marshuan drejt territoreve Osmane ne Maqedonine e sotme dhe arriten deri ne Shkup ku plackiten aq sa munden neper pronat e osmaneve dhe sidomos fermen e madhe te Sulltanit, ku moren te gjithe kuajt dhe bagetine duke jua shperndare me pas familjeve te varfra ne Arberi…

    Vlen per t’u nenvizuar fakti, se gjate gjithe ketyre ngjarjeve, Babai i Ballabanit; Milloshi(veteran) & Vellai i tij i madh; Kostandini, luftonin pareshtur ne radhet e Gardes Pretoriane si Besnike te palekundur te GJERGJ KASTRIOTIT dhe kunder kriminelit Mehill, qe tashme ishte shnderruar ne perbindeshin e turqizuar Ballaban, i cili kishte tradhetuar jo vetem atdheun (Arberine), por edhe kujtimin e Nenes se tij ”Helena”, te cilen e kishin perdhunuar dhe vrare ushtaret osmane ne vitin-1430…

    Tradhetari Ballaban Pasha rikthehet ne Arberi ne muajin qershor-1466, duke shoqeruar Sulltan Mehmetin e II-te Fatih, ne krye te nje ushtrie prej 160.000 vetash, ne drejtim te keshtjelles legjendare te Krujes, per t’i dhene goditjen vendimtare, GJERGJ KASTRIOTIT, ne veren e vitit-1466, qe njihet si ”Rrethimi i II-te i Krujes”…

    Siç dihet, Kruja i rezistoi sulmeve te artilerise dhe furise barbare osmane, por Sulltani u hakmorr ne menyre kafsherore. Ekzekutoi mijera civile Arber, dogji fshatrat e Krujes, Kurbinit, Matit, Dibres, Durresit dhe pergjate lugines se Shkumbinit, ku vlen te citohet masakra e tmerrshme ne Qidhen te Dibres, ku u copetuan plot 10.000 pleq, gra dhe femije por pasojat me te renda do te rezultonin pas ndertimit te Kalase se Elbasanit… Pasi Mehmeti i II-te Fatih u terhoq i turperuar drejt Stambollit, ai la Ballaban Pashen ne krye te 80.000 ushtareve, qe te vazhdonte rrethimin e Krujes me shpresen se ”4000-Luftetaret e Garnizonit te Keshtjelles”, qe komandohej nga ”Tanush Topia (14?!-1467)” do te dorezoheshin ose te vdisnin nga uria!!!…

    Gjate gjithe kesaj periudhe (7-muaj radhazi), Ballaban Pasha masakroi civile, vellezer te nje gjaku, preu pemet frutore, shkaterroi te mbjellat, dogji vreshtat, e leshoi ushtrine osmane per plaçke, vrasje & perdhunime dhe sipas burimeve te kohes, keto ishin ditet me te zeza per Historine e Kombit tone, te shkaktuara nga nje Shqiptar… Viti-1466 shenon edhe tradhetine e radhes nga ana e njerezve me te afert te GJERGJ KASTRIOTIT, pasi djali i ”Mamica Kastriotit dhe i te ndjerit Muzak Topia”, i quajtur”Reposh Topia” u bashkua me Ballaban Pashen, pasi u martua me vajzen e tij!!!…

    Nderkohe, i gjendur ne veshtiresi, ne muajin dhjetor-1466, GJERGJ KASTRIOTI u nis nga Lezha drejt Raguzes (Dubrovnik) dhe lundroi drejt Ankones per te shkuar ne Rome (12-dhjetor-1466), ku ”Atletit të Krishtit”, ”Mbrojtesit të Krishterimit” dhe ”Kapitenit të Pergjithshem te Selise se Shenjte” iu rezervua nje pritje madheshtore si ne kohet e arta te P. Romake, kur Perandoret e shquar ktheheshin fitimtare nga ekspeditat ushtarake, duke hyre triumfalisht brenda mureve te qytetit te perjetshem…

    Veneciani ”Papa Pali i II-te/Pietro Barbo (1417-1471)” u mrekullua nga paraqitja epike e hynjorit ”GJERGJ KASTRIOTI” dhe e Luftetareve te tij Arber, por dhe nga e gjithe ajo pjesemarrje e jashtezakonshme e qytetareve romane dhe e banoreve te rrethinave, te cilet ishin dyndur ne nje menyre te pabesueshme, prane Selise se Shenjte per te pare nga afer dhe nderuar ”Shpaten dhe Mburojen e Krishterimit & civilizimit Europian”… Realisht, ndihma e Papa Palit te II-te konsistoi vetem tek nje shume financiare e pamjaftueshme (5000-dukate), tituj honorifike, nje relike te shenjte, dhurara te tjera dhe fjale te mira, te cilat qendronin shume larg pritshmerive nga ana e ”GJERGJ KASTRIOTIT”, i cili i zhgenjyer, u shpreh se: ”Paska qene me mire, n.q.s do t’i lija Osmanet te marshonin drejt Romes, ne menyre qe keto Pape te nxirrnin nje mesim te mire”!!!…

    Rrethimi i Krujes vazhdoi pergjate gjithe dimrit te veshtire te viteve 1466-1467 dhe GJERGJ KASTRIOTI ne muajin prill-1467, u kthye nga Roma dhe Napoli me ndihma te pakta…Menjehere sapo u kthye ne Atdhe, organizoi nje ushtri prej 16.000-vetash ne qytetin e Lezhes dhe se bashku me Princin famemadh ”LEKA i III-te DUKAGJINI (1410-1481)”, Vojvoda i Shkodres ”Nikolle Moneta” dhe me ndihmen e disa reparteve Veneciane (500-mercenare) fillimisht sulmoi dhe shpartalloi nje ushtri osmane te komanduar nga vellai i Ballabanit;”Jonima/Jonuzi” me dt. 19-prill-1467 dhe ketu zuri rob ”Jonuzin se bashku me te birin” dhe u nis per nje sulm te pergjithshem drejt Krujes, ku po e priste Ballaban Pasha i hidheruar per disfaten e te vellait renegat dhe pengmarrjen e tij nga GJERGJ KASTRIOTI…

    Sulmi u zhvillua diten e ”Shen Gjergjit me 23-prill-1467 (sipas kalendarit te sotem Gregorian)” dhe Ballaban Pasha, nga rrethues, u kthye në ”i rrethuar” dhe fatmiresisht gjate ketij sulmi te befasishem, Ballaban Pasha u godit me nje shigjete ne fyt nga nje harketar i garnizonit te Krujes, i cili quhej ”GJERGJ ALEKSI”, qe sipas burimeve historike, ishte nje Harketar-Gjahtar profesionist nga Malesia e Krujes… Vdekja e Ballaban Pashes, shkaktoi demoralizimin e plote te ushtrise osmane, e cila u terhoq me shume humbje dhe duke qene se mbeten pa Komandant, ata perbenin nje pre shume te lehte per Malesoret Arber, te cilet u leshuan me te gjitha forcat, duke u hakmarre pa meshire dhe i ndoqen kemba-kembes deri brenda territorit osman…

    Pas kesaj fitoreje te bujshme, GJERGJ KASTRIOTI, furnizoi me ushqime Garnizonin legjendar te Krujes, qe po behej gati per rrethimin e III-te te Krujes, sepse ne muajin korrik-1467, Sulltan Mehmeti i II-te Fatih, u rikthye ne krye te nje ushtrie akoma me te madhe, qe te hakmerrej per humbjen katastrofike dhe vrasjes se Ballaban Pashes, por edhe kesaj here, u detyrua qe te terhiqet me shume turp dhe nga ana tjeter e mbyti Arberine ne gjak, duke kryer nje gjenocid qe kurre nuk e kishte perjetuar ndonje komb europian deri ne ate kohe, ku brenda 15-diteve te qendrimit te Sulltanit ne Arberi, llogaritet qe te jene masakruar deri ne 30.000-Arber (civile) brenda nje dite te vetme (cit. burimet osmane)…

  • Vr’asja e Ali Pashë Tepelenës dhe rënia e Pashallëkut të Janinës

    Vr’asja e Ali Pashë Tepelenës dhe rënia e Pashallëkut të Janinës

    Sot, më 24 janar të vitit 1822, shënojmë 201 vjetorin e vrasjes së Ali Pashë Janinës (Tepelenës) nga ushtria osmane.

    Ali Pashë Tepelena, i njohur dhe si “Luani i Janinës”, është një figurë tepër komplekse e historisë shqiptare.

    Nëpërmjet një kombinimi të pamëshirshmërisë, brutalitetit dhe zgjuarsisë, ai pati ndikim të madh në trojet shqiptare dhe gati gjithë Ballkanin, duke krijuar dhe sunduar për 34 vite (1788-1822), Pashallëkun më të madh dhe fuqishëm shqiptar, atë të Janinës, me qëllim kryesor bashkimin e trojeve shqiptare nën sundimin e tij dhe krijimin e një shteti të pavarur nga Perandoria Osmane, por ky projekt të cilin ai e arriti deri në një pikë, dështoi.

    Mes viteve 1820 dhe 1822, ushtria e Luanit të Janinës rezistoi fuqishëm për një vit e gjysmë ndaj forcave osmane, derisa, përmes tradhtisë, ushtarët osmanë kapën dhe ekzekutuan Ali Pashë Tepelenën më 24 janar 1822, ndërsa kokën e tij e prenë dhe e dërguan në Stamboll si trofe lufte para Sulltan Mahmudit II.

    Me vdekjen e Ali Pashë Tepelenës mori fund dhe Pashallëku i madh shqiptar i Janinës.

  • Skënderbeu në historiografinë turke

    Skënderbeu në historiografinë turke

    Nga: Eduart Caka

    Abstrakt

    Sot ekziston një korpus i madh botimesh mbi figurën dhe veprën e Skënderbeut, kolana e të cilit pasurohet dita ditës me botimin e artikujve, dokumenteve e studimeve te reja që hedhin dritë gjithnjë e më shumë për këtë periudhë kaq të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Sigurisht që historiografia skënderbegiane do të ishte e mangët pa kontributin e studiuesve dhe ekoleve të huaja të cilat i kanë shtuar vazhdimisht dimensione, analiza e këndvështrime të reja studimit të Skënderbeut. Nga kjo pikëpamje, njëra ndër shkollat e cila ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në ndriçimin e kësaj periudhe është edhe historiografia turke.

    Hyrje

    Në vetvete, historiografia turke ka patur problematikat e saj si në aspektin ideologjik e politik, ashtu edhe në raportin me trashëgiminë osmane. Kjo, lidhet me faktin se në vitet ‘30 të shekullit të kaluar ky vend ndërmori disa reforma rrënjësore – të cilat, në historiografinë turke janë cilësuar si revolucione – që prekën kulturën, gjuhën, politikën, ekonominë, por edhe trajtimin e më pas shkrimin e historisë. Megjithatë, ky element u përket historianëve turq dhe është jashtë objektit të këtij artikulli. Ajo çka na intereson ne ka të bëjë me evidentimin e mënyrës se si është trajtuar figura dhe aktiviteti i Skënderbeut në historiografinë turke duke u përqendruar kryesisht në shek. XX.

    Shteti modem turk trashëgoi arkivat e Perandorisë Osmane, një pasuri e madhe kjo jo vetëm për Turqinë, por edhe për të gjitha kombet që kishin qenë pjesë e saj për shekuj me radhë. Për më tepër, burimet arkivore i shërbenin edhe ndriçimit të historisë së gjeografive të tjera që nuk kishin qenë pjesë e shtetit osman. Kjo për faktin se osmanët patën marrëdhënie diplomatike me shumë vende të Evropës e Mesdheut, të Afrikës e Azisë së Largët. Parë nga ky këndvështrim, dokumentacioni osman që ruhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit turk paraqet rëndësi të veçantë thuajse për të gjithë historianët që merren me historinë e Kohës së Re.

    Me ngritjen e institucioneve arkivore dhe nisjen e klasifikimit të dokumentacionit osman do të dilnin në dritë edhe botimet e para të studiuesve turq për periudhën osmane. Emra si Ismail Hakki Uzunçarsih, Ismail Hami Danismend, M. Tayyip Gokbilgin, Omer Liitfi Barkan, Halil Inalcik, por edhe emra të tjerë të cilët u përkasin dekadave të mëvonshme realizuan botimet dhe studimet e para shkencore me karakter historiografik duke u bazuar në arkivat osmane. Sigurisht që në brendësinë e këtyre studimeve do të vërejmë edhe të dhënat e para mbi hapësirën shqiptare nën sundimin osman dhe, informacionet e arkivave osmane mbi figurën e Skënderbeut. Në këtë aspekt, këtu do të mundohemi të paraqesim disa prej autorëve më të rëndësishëm turq të cilët e kanë trajtuar në studimet e tyre Skënderbeun duke kontribuuar kështu në zhvillimin dhe zgjerimin e literaturës skënderbegiane.

    Trajtimi i figurës së Skënderbeut në librat e historisë osmane

    Në vitin 1941 Instituti i Historisë së Turqisë botoi veprën voluminoze Osmanly Tarihi (Historia Osmane) të historianit Uzunçarshili (Uzunçarsili), libër i cili ende sot përdoret nga studiuesit turq dhe të huaj. Ndryshe nga Danishmend4 i cili paraqet në mënyrë kronologjike ngjarjet më të rëndësishme që e karakterizuan historinë osmane, Uzunçarshili është më metodologjik dhe i detajuar në paraqitjen e historisë së shtetit të dinastisë osmane. Pikërisht në vëllimin e parë të kësaj vepre autori na jep të dhëna të rëndësishme lidhur me situatën paraosmane të zonave të Rumelisë dhe vendosjen e sundimit osman në këto territore. Veç të tjerash, Uzunçarshili në këtë vëllim përshkruan edhe situatën e hapësirës osmane në prag të pushtimit prej osmanëve, bashkë me mësymjet e para të ushtrive turke drejt kësaj gjeografie. Në një nënndarje tjetër ai trajton disa prej familjeve të fisnikërisë shqiptare të periudhës në fjalë, duke përmendur Balshajt, Dukagjinët, Muzakët, Shpatajt, Zenebishët, Topiajt, Arianitët e Zahariajt.6 Ndërsa, familjes së Kastriotëve ai u kushton një nënndarje më vete. Sipas Uzunçarshili, dy familjet që spikasin në hapësirën shqiptare gjatë kësaj periudhe janë ato të Balshajve dhe Kastriotëve.

    Uzunçarshili i kushton një pjesë të veçantë edhe figurës së Skënderbeut. Sipas tij, Gjergji kishte lindur mes viteve 1403-1404 dhe në moshën tetëmbëdhjetë-nëntëmbëdhjetë vjeçare ishte marrë pranë sarajit duke i dhënë emrin Skënder.9 Ai kishte qenë një djalosh trim dhe i aftë duke u shquar në radhët e ushtrisë osmane gjatë pushtimeve që ajo kishte kryer si në anët e Anadollit ashtu edhe në ato të Rumelisë. Uzunçarshili nuk e thotë moshën në të cilën kishte qenë Skënderbeu kur ishte marrë nga osmanët, porse ai thekson se Gjergji kishte qenë i aftë të mendonte dhe gjykonte me logjikë të shëndoshë. Fakti që përmendëm dhe të qenit trashëgimtar i një sundimtari kishin qenë faktorë ndikues që Skënderbeu të mbante lidhjet me vendlindjen dhe të gjuante rastin e volitshëm për t’u kthyer pranë territoreve të tij.

    Përgatitja për botim në vitin 1954 e Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid prej Halil Inalcik kaloi në një nivel tjetër studimet osmane duke nxjerrë në pah edhe rëndësinë e historiografisë turke në ndriçimin e historisë së shtetit osman. Vepra në fjalë solli një qasje të re në studimet e defterologjisë, duke u hapur rrugën përkthimit dhe botimit të defterëve osmanë në shumë vende të Ballkanit e më gjerë të cilët metodologjikisht ndoqën punën e kryer prej Inalcikut. Për rrjedhojë, zhvillimi i defterologjisë u bë pikënisje që studiues nga e gjithë bota të fokusohen mbi historinë ekonomike, ushtarake, demografike e shoqërore të Perandorisë Osmane. Elementi që na tërheq vëmendjen në këtë pikë lidhet me faktin se defteri kadastral i përgatitur nga Inalcik jo vetëm që ishte më i hershmi në të gjithë hapësirën osmane, por ky regjistër u përkiste hapësirave shqiptare. Ajo çka paraqet edhe më shumë rëndësi në këtë defter konsiston në faktin se tre shënime të tij bëjnë fjalë pikërisht për vetë Skënderbeun.

    Punimet e historiografisë turke mbi figurën e Skënderbeut

    Sigurisht që kur përmendet historiografia turke, emri i parë që të vjen në mendje është ai i historianit të njohur Halil Inalcik. Vetë ai i kushtoi studime, artikuj e kumtesa çështjeve të rëndësishme lidhur me vendosjen e osmanëve në Ballkan, dinastive e mbretërive vendase, çështjeve ushtarake e politike dhe marrëdhënieve të osmanëve me fuqitë e tjera të mëdha me të cilat përplasej në këtë rajon. Në studimet e tij, Inalcik u ndal shumë edhe në hapësirën shqiptare duke trajtuar çështje të rëndësishme si vendosja e sundimit osman në këto territore, vendosjen e sistemit të timarit dhe, figura e Skënderbeut. Trajtimi i Shqipërisë në studimet e Inalcik-ut jo vetëm që pati rëndësi se përmes tij historia e Shqipërisë së periudhës osmane u bë e njohur për shumë studiues, por ai gjithashtu ndikoi që edhe studiues të tjerë të fokusoheshin në studime që kishin lidhje me këtë hapësirë.

    Botimi i defterit të sanxhakut të Arvanidit e bëri Inalcik-un në njëfarë mënyre specialistin më të madh të hapësirave shqiptare nën sundimin osman. Këtë e vërejmë edhe nga punimet që iu ngarkuan atij nga projekte serioze ndërkombëtare mbi fushën e historisë. Kështu, pjesët për Shqipërinë nën sundimin osman dhe atë për Skënderbeun në Encyclopedia of lslam që botohet nga shtëpia botuese prestigjioze “Brill” iu besuan atij. Po ashtu, Inalcik do të përgatiste edhe pjesën për Skënderbeun në Islam Ansiklopedisi të botuar në Turqi. Me këto shkrime ai do të paraqiste për studiuesit skënderbegianë arritjet dhe zbulimet më të fundit të historiografisë turke lidhur me figurën e Skënderbeut. Kështu, edhe vetë mendimet dhe përfundimet e studimeve të Inalcik mbi figurën e tij mund të përmblidhen tek këto dy pjesë enciklopedike, e para botuar në vitin 1997 ndërsa e dyta në vitin 2000.

    Inalcik pajtohet me autorët shqiptarë duke theksuar se ai kishte lindur në vitin 1405 dhe se, duke iu referuar Barletit, ai ishte marrë prej sulltanit në moshën 9-vjeçare. Më pas ai ishte marrë në Edime ku kishte marrë edukimin e një içogllani. Ai përmend shkathtësinë dhe guximin që Skënderbeu kishte patur si ushtarak, duke arritur suksese të cilat i kishin siguruar atij edhe rritjen në grada. Në vitin 1438, Skënderbeu do të emërohej në postin e subashit të Krujës (Akçahisar), fakt që Inalcik e argumenton me shënimet e paraqitura në defterin për sanxhakun e Arvanidit ku vetë Skënderbeu zotëronte fuqinë e marrjes apo shpërndarjen e timareve.

    Inalcik thekson se çarja midis Skënderbeut dhe sulltanit kishte ardhur si shkak i një pakënaqësie që lidhej me ndarjen e pronave të Gjon Kastriotit. Më konkretisht, sulltani kishte kthyer në ziamet territorin e Mysjes, e cila kishte qenë edhe qendër e tokave të Gjonit. Skënderbeu kishte kërkuar që zona në fjalë t’i jepej atij,  por një sanxhakbej i (Ohrit?) kishte dalë kundër dhënies së kësaj zone për Skënderbeun, gjë që kishte çuar edhe zbehjen e lidhjes që ai kishte me osmanët. Një vendim tjetër që cungonte zotërimet e kastriotëve dhe, që mund të jetë një shkak i largimit të Skënderbeut prej osmanëve, ishte edhe caktimi i nëntë fshatrave, më herët pronë e kastriotëve për Andrea Karlon. Inalcik, duke iu referuar Kalkokondilit thekson se në periudhën kur Skënderbeu u kthye në Krujë, thuajse në të gjithë zonën e Rumelisë kishte një ankth për të rifituar pronat e familjeve për shkak se ekzistonte një mendim i gjerë sikur turqit, në një periudhë të afërt, do të dëboheshin nga Ballkani. Kështu, për Inalcik-un, edhe shkaku i kthimit të Skënderbeut lidhet me ambicien e tij për të marrë pronat që i takonin të atit.

    Duhet theksuar se rëndësia e studimeve të historianëve turq mbi figurën e Skënderbeut më së shumti konsiston në periudhën e tij të rinisë deri në kohën kur u kthye në Krujë. Lidhur me këtë periudhë, dokumentacioni arkivor u jep atyre epërsinë e pasqyrimit dhe ndriçimit të këtyre viteve. Kështu, Inalcik e përdor informacionin e dhënë nga Barleti, por nga ana tjetër thekson se trashëgimia e madhe që kanë nga arkivat turke u jep atyre mundësinë të arrijnë në përfundime më të sakta lidhur me shkaqet dhe ecurinë e kryengritjeve që kapluan hapësirën shqiptare gjatë gjysmës së parë të shek. XV, por edhe për impaktin që pati kryengritja e Skënderbeut. Po ashtu, botimi i regjistrave kadastrorë osmanë të shek. XV dhe dokumentacioni arkivor në Turqi u kanë dhënë atyre mundësinë të na japin të dhëna të shumta lidhur me gjendjen ekonomike të hapësirave në fjalë gjatë kësaj periudhe.

    Nga ana tjetër, lidhur me periudhën kohore që zë vitet 1444-1468 dhe, kryesisht me aktivitetin ushtarak e politik të Skënderbeut, vërejmë se historiografia turke më së shumti ka përfituar prej burimeve të autorë ve shqiptarë, por edhe atyre të huaj. Përveç kronikave dhe burimeve klasike mbi Skënderbeun në burimet e përdorura nga historianët turq, hasim edhe në emra të albanologëve të njohur si Hopf, Pall, Jireçek, Jorga, Babinger e Kiel. Ndërsa, nga burimet e autorëve shqiptarë më së shumti duket se i janë referuar Marin Barletit, Athanas Gegajt, Kristo Frashërit etj.

    Përfundim

    Studiuesit turq shprehen se për ta, vitet në shërbimin osman të Skënderbeut janë të njohura. Nga ana tjetër, historianët shqiptarë që merren me historinë e tij theksojnë se vitet e hershme të Gjergj Kastriotit janë të pazbardhura. Parë nga ky këndvështrim, kontributi i të parëve për të dytët dhe anasjelltas, duket si një element komplementar. Pra, plotësues i njëri tjetrit. Kjo gjë vërtetohet më së miri po të kemi parasysh, në mënyrë të veçantë, kontributin e Inalcik dhe studimet e tij mbi periudhën dhe figurën e Skënderbeut. Megjithëse vetë Inalcik nuk shkruajti një vepër për prijësin shqiptar, fakti se ai shkroi shumë artikuj e shkrime mbi të dhe, referimet e thuajse të gjithë historianëve skënderbegianë punimeve të tij, e bën Inalcik-un njërin prej studiuesve kryesorë të periudhës dhe figurës së vetë Skënderbeut. Sigurisht që kjo vjen si rezultat i dokumentacionit të madh që posedojnë arkivat turke mbi hapësirat shqiptare, fisnikërinë vendase dhe më konkretisht edhe mbi Skënderbeun. Pra, parë në një këndvështrim më të gjerë, arkivat dhe historiografia turke mbeten burime kryesore si për albanologët në përgjithësi ashtu edhe për historiografinë skënderbegiane në veçanti. /Telegrafi/