Tag: osmane

  • Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)

    Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)

    Nga: Agron Islami

    S’ka dyshim se 10 qershori i vitit 1878 – Lidhja Shqiptare e Prizrenit – shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të krijimit të shtetit dhe të kombit shqiptar. Gjithçka filloi nga elitat shqiptare që ishin pjesë aktive e jetës politike dhe kulturore në Stamboll, që hartuan platformën e parë politike shqiptare.

    Pikat kryesore që përbëjnë edhe ajkën programore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, fillimisht ishin bërë pjesë e aktivitetit të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Stamboll, të themeluar më 1864. Më pas, këto ide patriotike – që për synim kishin ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, përmes zhvillimit të gjuhës dhe kulturës – u bënë tema në seancat e Parlamentit osman më 1877-‘88. Ishte deputeti shqiptar, përfaqësuesi i Janinës, Abdyl bej Frashëri, ai i cili në seancën e dhjetorit të vitit 1877 paraqiti një raport të detajuar mbi reformën në arsim. Frashëri theksin kryesor e vuri tek shkalla e ulët e arsimimit në tokat shqiptare dhe te domosdoshmëria e hartimit të një politike të përgjithshme arsimore, që popullsia shqiptare të mund të shkollohej dhe të arrinte në një nivel të caktuar qytetërimi. Deputeti tjetër shqiptar, Mihal Harito, në seancën e 20 janarit të vitit 1878 u ndal në problemin e dërgimit të nëpunësve osmanë në Shqipëri dhe në Bosnje, pa e ditur gjuhën e vendit, për çfarë dëshmitarët nëpër gjykata detyroheshin që të dëshmonin me ndihmën e përkthyesve (gjë që e prolongonte shërbimin që pritej nga zyrtarët e gjykatave).

    Në seancat e janarit të vitit 1878, temat e mbrojtjes së territoreve dhe gjendja e muhaxhirëve që ishin dëbuar me dhunë nga trojet e tyre në hapësirën e Sanxhakut të Nishit, ishin në fokusin e deputetit Mustafa efendi Kosova (myftiut prishtinas), pastaj Zejnel Abidinit, Abdyl Bej Frashërit etj.

    Siç dihet, lufta ruso-osmane dhe humbjet që pësoi Perandoria Osmane, bënë që me 3 mars 1878 të firmoset marrëveshja e Shën Stefanit (Aya Stefanos), marrëveshje e cila parashihte që një pjesë e madhe e tokave shqiptare t’i jepej shteteve bullgare, serbe, malazeze dhe greke. Por, kur Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane, të gjithë deputet e Parlamentit osman, myslimanë dhe jomyslimanë, u bashkuan për të kundërshtuar ekspansionin rus. Seancat vazhduan deri me 14 shkurt 1878, kur Sulltani pezulloi punimet e Parlamentit.

    Marrëveshja e marsit në mes osmanëve dhe rusëve, që dëmtonte rëndë Perandorinë Osmane dhe që në veçanti prekte tokat shqiptare, bëri që të themelohet Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve – që ishte vazhdimësi e luftës diplomatike të elitës shqiptare për mbrojtjen e trojeve në kuadër të Perandorisë Osmane.

    Marrëveshja e Shën Stefanit e prishte edhe ekuilibrin e forcave të krijuara në Konferencën e Parisit (1856), si dhe shkelte marrëveshjet e firmosura me Austro-Hungarinë dhe Gjermaninë. Kështu, Rusia kishte shkelur marrëveshjen ku parashihej dorëzimi i Bosnje Hercegovinës te Perandoria Austro-Hungareze. Njëherësh, edhe krijimi i një principate të madhe bullgare, po ashtu shkelte kushtin që ndalonte krijimin e një shteti të madh në Ballkan. Në anën tjetër, dorëzimi ndaj Rusisë i tokave lindore të Perandorisë Osmane (Kars, Ardahan dhe Batum), kërcënonte direkt interesat angleze në rajonin e Lindjes së Largët. Për rezultat, u vendos që në muajin qershor të vitit 1878, në Berlin, edhe njëherë të mblidhen fuqitë e asaj kohe për të shqyrtuar marrëveshjen e Shën Stefanit.

    Ndryshimi më i prekshëm që u bë në Kongresin e Berlinit është ai i kufijve të principatës bullgare. Kështu, si rezultat i këtij vendimi, u themelua Vilajeti i Rumelisë Lindore (Rumel-i Şark Vilayeti) dhe Maqedonia. Territori i parë do të drejtohej nga një guvernator (vali) i krishterë, ndërsa i dyti mbeti nën juridiksionin osman, por me kushtin që të zbatoheshin reformat që ishin propozuar për Kretën në nizamnamen e vitit 1867.

    Kundërshtitë e shprehura nga ana e elitës shqiptare, karshi Marrëveshjes së Shën Stefanit – ku parashihej që territoret e banuara me shqiptarë t’i jepeshin Malit të Zi dhe Greqisë – delegacionet e Kongresit të Berlinit nuk i morën parasysh. Madje, kancelari gjerman, Bizmarku (Otto von Bismarck), mohonte ekzistencën e kombit shqiptar dhe i njëjti propozoi që shqiptarët myslimanë të njiheshin për turq, ndërsa shqiptarët ortodoksë për grekë.

    Vendimet e Kongresit të Berlinit shqiptarëve nuk ua lanë ndonjë derë tjetër të hapur – pos asaj që të përjetojnë fatin e njëjtë me atë të Perandorisë Osmane, ose të bëjnë luftë për t’u mbrojtur karshi fqinjëve që mbështeteshin nga fuqitë e mëdha të asaj kohe. Kështu, reagimi në formë peticionesh drejtuar përfaqësueseve të Fuqive të Mëdha, shumë shpejt nga shqiptarët u shndërrua në lëvizje ushtarake për mbrojtjen. Kjo lëvizje në fillim u mbështet nga Sulltan Abdylhamiti II, i cili në mënyrë taktike synonte të përfitojë nga kryengritja e shqiptarëve. Mbi këtë taktizim politik, ai i dha urdhër prefektëve të Gjakovës, Pejës e Prizrenit që të qëndrojnë neutralë karshi lëvizjes së shqiptarëve. Kështu, me 10 qershor 1878, u mbajt mbledhja e parë e Lidhjes, me përfaqësues nga gjithë hapësira shqiptare dhe pa ndonjë ndërhyrje nga forcat e rendit në Prizren.

    Elita shqiptare e kishte kuptuar mirë pozitën e pafavorshme në arenën ndërkombëtare. Prandaj, për t’i ruajtur trojet, rruga e vetme ishte që të bënin luftë politike për autonomi brenda kufijve të Perandorisë Osmane. Mbi këtë bazë u themeluan degët e Lidhjes së Prizrenit në qytetet shqiptare, të cilat vepronin sipas direktivave programore që vinin nga Prizreni. Kërkesat e Lidhjes së Prizrenit ishin: administrimi i tokave shqiptare në një vilajet të vetëm; nëpunësit e Vilajetit shqiptar të jenë njohës të gjuhës së vendit; një herë në katër vjet të mbaheshin zgjedhjet për parlamentin e Vilajetit shqiptar; shtrirja e sistemit arsimor dhe përdorimi i gjuhës shqipe (me alfabet latin) si gjuhë shkolle; ndarje buxheti nga qendra e Perandorisë – për investime në fushën e arsimit – si dhe çështje tjera që avanconin pozitën e popullit shqiptar përbrenda Perandorisë.

    Gazetat osmane në Stamboll, kërkesat e shqiptarëve i trajtonin si tradhti kundër Kalifatit; madje, shpesh shtrohej pyetja se si do të mbroheshin shqiptarët – që janë pak më shumë se një milion – kundër Rusisë që e mundi Ushtrinë e madhe osmane. Ishte Sami Frashëri ai që bënte opinionin tek lexuesit osmanë dhe domosdo ai që polemizonte me kolegët e vet që pa nda shkruanin kundër platformës së Lidhjes së Prizrenit (e cila tanimë ishte bërë publike nga Samiu, në gazetën të cilën vet e drejtonte, Terxhymani Shark). Në dhjetor të vitit 1878, duke iu përgjigjur këtyre shkrimeve nacionaliste në gazetën Terxhumani hakikat, ndër të tjera theksonte se shqiptarët nuk ishin tradhtarë, por se qëllimi i tyre ishte që t’i ruajnë tokat e veta nga pushtimet armike. Sipas tij, kjo bëhej përmes krijimit të një Vilajeti shqiptar ku do të përfshiheshin të gjitha trojet në këtë njësi administrative. Madje, shkruante se shqiptarët nuk kërkuan ndihmë nga Evropa, por nga Sulltani, dhe se kjo është dëshmi e besnikërisë ndaj shtetit.

    Në fakt, qasja e Sami Frashërit ishte platforma e Lidhjes së Prizrenit. Gjithmonë – duke marre parasysh rrethanat politike në të cilat gjendeshin shqiptarët – ata kërkonin autonomi dhe jo pavarësi. Qasja e butë e shqiptarëve bëri që Sulltani të mos i marrë shumë seriozisht kërkesat e Lidhjes. Madje, nga presioni ndërkombëtar për t’ia dorëzuar territoret shqiptare Malit të Zi, ai e dërgoi Mehmet Ali Pashë Maxharrin në Kosovë, për t’i bindur shqiptarët që t’i pranojnë marrëveshjet. Siç dihet, shqiptarët jo që nuk u pajtuan me të, por ata fillimisht ia vranë postierin në Prizren e, më pas, pashait të strehuar në Gjakovë ia kërkuan largimin nga qyteti. Meqenëse nuk e përfilli thirrjen, vritet më 6 tetor 1878.

    Vrasja e Mehmet Ali Pashë Maxharrit krijoi edhe më shumë ndasi në mes të shqiptarëve dhe osmanëve, por ndikoi pozitivisht në unifikimin e mendimeve brenda Lidhjes Shqiptare, ku kishte anëtarë të ndarë në krahun konservator dhe atë nacionalist. Njëherësh, edhe rreziku i copëtimit të tokave shqiptare në mes Malit të Zi dhe Greqisë – që vinte si rezultat i marrëveshjes ndërkombëtare të Kongresit të Berlinit – bëri që të ketë edhe një reflektim të shqiptarëve jomyslimanë, të atyre që ndikoheshin nga grekët dhe italianët.

    Lidhja tanimë doli me platformën e re të veprimit dhe në formë zyrtare e njoftoi Portën e Lartë dhe Fuqitë perëndimore se nuk kishin tokë për të humbur. Kështu, në shkurt 1879, kur po bëheshin bisedimet për përcaktimin e kufirit të ri osmano-grek, shqiptarët dërguan forca të armatosura në kufi. Për rezultat, u mor vendim që bisedimet të shtyheshin për një kohë tjetër. Sipas Kongresit të Berlinit, forcat osmane lëshuan Plavën dhe Gucinë. Por, kur filloi pushtimi malazez i këtyre zonave, ato u përballën me forcat e Lidhjes së Prizrenit. Malazezët e denoncuan Sulltanin tek ndërkombëtarët – për mos bashkëpunim. Sulltani e dërgoi Ahmet Muhtar Pashën, por edhe ky nuk arriti që t’i bindte shqiptarët. Kështu, me 2 prill 1880, përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse të Kongresit të Berlinit u mblodhën për ta shqyrtuar gjendjen në terren. Përfaqësuesi i Italisë, kont Korti (Luigi Corti), propozoi që në vend të Plavës dhe Gucisë të aneksohej rajoni i Hotit, Grudës dhe Kelmendit. Konti këtë propozim e bënte duke shpresuar se nuk do të ketë rezistencë, meqë këto zona banoheshin me shqiptarë të besimit të krishterë. Mirëpo, edhe kësaj here malazezët hasën në rezistencë të fuqishme.

    Dështimet e malazezëve në Hot dhe Grudë bënë që, në qershor 1880, fuqitë perëndimore të kërkojnë nga Sulltani që në vend të këtyre rajoneve të dorëzohej Ulqini. Sulltan Abdylhamiti II, që në njëfarë mënyre qëndronte indiferent ndaj forcave të Lidhjes së Prizrenit, kësaj here do të përballej me kërcënimin se në rast të dështimit të dorëzimit edhe të Ulqinit, atëherë do të pushtohej Izmiri. Ky kërcënim bëri që Sulltani t’i niste trupat e veçanta për ta dorëzuar Ulqinin. Në tetor 1880, Ulqini ra fal kontrollit nga toka të forcave osmane, si dhe të flotës ushtarake të Fuqive të Mëdha që kontrollonin detin.

    Lidhja e Prizrenit – me në krye Ymer Prizrenin – duke e parë tentativat e Portës së Lartë për të thyer rezistencën shqiptare, e shpalli veten si qeveri të përkohshme, ndërsa krijoi një ushtri prej 20 mijë vetash që komandohej nga Sulejman Vokshi. Qeveria e Lidhjes e mori nën kontroll gjithë hapësirën e Kosovës, po ashtu edhe Shkupin.

    Ekspeditat e Sulltanit kundër Lidhjes së Prizrenit do të fillojnë pas zgjidhjes së problemit të kufirit osmano-grek (25 mars 1881). Kështu, rezistenca shqiptare do të thyhet nga aksionet e drejtuara nga Dervish Pasha, gjatë muajve mars-prill. Megjithatë, Lidhja e Prizrenit edhe si platformë edhe si organizim përbën themelet e para të shtetit shqiptar. Për herë të parë shqiptarët u bashkuan kundër Portës së Lartë dhe fuqive evropiane, për t’i mbrojtur tokat e veta. Platforma e Lidhjes së Prizrenit iu bë e njohur gjithë korit diplomatik ndërkombëtar. Njëherësh, edhe thyerja e forcave malazeze në Ulqin është tregues për organizimin e mirë ushtarak të forcave ushtarake nga qeveria e formuar nga shqiptarët. Kështu, edhe pse për në një kohë shumë të shkurtër, Lidhja e Prizrenit paraqet rast unik që nuk ka ndodhur më parë gjatë sundimit osman. /Telegrafi/

  • Rrethimi osman i Maltës i vitit 1565, një pikë kthese për Evropën

    Rrethimi osman i Maltës i vitit 1565, një pikë kthese për Evropën

    Rrethimi i Maltës ishte një nga betejat më të rëndësishme në historinë evropiane. Rrethimi i Madh, siç quhet ndonjëherë, ndodhi në vitin 1565 kur Perandoria Osmane pushtoi ishullin, qënë atë kohë kontrollohej nga Knights Hospitalier, ose Kalorësit e Maltës.

    Ai ishte fundi i një rivaliteti të gjatë midis një aleance të krishterë dhe Perandorisë Osmane, e cila luftonte për të vënë nën kontroll të gjithë rajonin e Mesdheut. Turgut Reis, një admiral iushtrisë osmane dhe Kalorësit e Maltës, kishin qenë prej kohësh armiq.

    Pozicioni i ishullit pranë qendrës së Detit Mesdhe, e bëri atë një objektiv kryesor për Perandorinë Osmane. Nëse osmanët do të mundnin të pushtonin me sukses Maltën, kjo do ta bënte më të lehtë për ta që të merrnin nën kontroll vendet e tjera evropiane përreth ishullit.

    Në vitin 1551, Turgut Reis dhe Sinan Pasha, një tjetër admiral osman, pushtuan Maltën për herë të parë. Por pushtimi rezultoi i pasuksesshëm, ndaj ata u detyruan të zhvendosen në ishullin e afërt Gozo. Pas këtyre ngjarjeve, ishulli i Maltës priste një tjetër sulm të menjëhershëm nga Perandoria Osmane.

    Ndaj Mjeshtri i Madh, Juan de Homedes, urdhëroi forcimin fortesën Saint Angelo në ishull, si dhe ndërtimin e dy fortesave të reja, Saint Michael dhe Saint Elmo. Vitet në vijim në Maltë ishin relativisht pa ngjarje, por betejat e vazhdueshme mbi kontrollin e Mesdheut vazhduan.

    Në orët e para të 18 majit 1565, një pushtim, që më vonë hyri në histori si Rrethimi i Maltës, nisi kur një flotë anijesh osmane mbërriti në ishull dhe u ankorua në portin Marsaxlokk.Barra e mbrojtjes së ishulli ra mbi Kalorësit e Maltës, të udhëhequr nga Jean Parisot de Valette. Mendohet se Kalorësit kishin vetëm 6.100 anëtarë (rreth 500 kalorës dhe 5.600 ushtarë të tjerë të rekrutuar kryesisht nga popullsia malteze dhe ushtritë e tjera nga Spanja dhe Greqia), krahasuar me 48.000 trupat e ushtrisë osmane.

    Kur banorët e tjerë të ishullit panë trupat armike, u strehuan në qytetet e fortikuara si Birgu, Isla dhe Mdina. Vendi i parë që u sulmua ishte fortesa Saint Elmo, të cilin pushtuesit turq mendonin se ishte një objektiv i lehtë, pasi kishte më pak mbrojtje.

    Por pavarësisht kësaj, u deshën më shumë se 4 javë për ta pushtuar fortesën, dhe gjatë kësaj përpjekje u vranë mijëra ushtarë turq. Të pa dekurajuar, turqit vazhduan ta sulmojnë ishullin dhe filluan sulmet mbi Birgu dhe Isla. Por çdo herë, ata hasën një rezistencë të një niveli shumë më të madh nga sa e prisnin.

    Rrethimi zgjati për më shumë se 4 muaj në kushtet e vapës së tmerrshme që e karakterizon stinën e verës në Maltë. Vlerësohet se ushtria osmane humbi rreth 10.000 njerëz gjatë rrethimit. Ndërkohë, u vra rreth 1/3 e popullsisë malteze dhe 500 kalorësit maltezë.

    Ajo ishte padyshim një nga betejat më të përgjakshme në histori.

    Por sado e pamundur që duket për shkak të çekuilibrit në fuqinë e secilës palë, Perandoria Osmane u mund dhe Malta fitoi. Ajo betejë mbetet një nga ngjarjet më të famshme në histori,dhe shënoi një epokë të re të dominimit spanjoll në Mesdhe.

  • Taksa osmane e xhizjes (kokës) – shembuj nga defteri i Gjakovës së vitit 1750

    Taksa osmane e xhizjes (kokës) – shembuj nga defteri i Gjakovës së vitit 1750

    Nga: Agron Islami

    Xhizja ish taksa vjetore e cila merrej nga meshkujt jomyslimanë, nënshtetas të Perandorisë osmane. Kjo taksë – e cila mbulonte pjesën më të mirë të buxhetit të shtetit osman deri në vitin 1856 – mblidhej nën emrin xhizje, ndërsa nga viti 1856-1909 nën emërimin bedelat-i askerijje (taksa e shërbimit ushtarak) dhe më 1909, pas aprovimit të ligjit për shërbimin ushtarak të gjithë shtetasit meshkuj pa dallim feje, u largua si taksë.

    Praktika e mbledhjes së xhizjes i takon perandorive dhe qytetërimeve shumë më të hershme se vetë shteti osman, sikur – bie fjala – romakët merrnin taksën e quajtur “gezîd” nga banorët e Gotëve të Francës, mbi parimin e ruajtjes së jetëve të tyre, ashtu sikurse edhe në Hungarinë e sotme merrej një flori për kokë banori nga sundimtarët e kohës. Ndërsa, sistemin e regjistrimit të tokave nëpër defterë – me qëllim identifikimi për vjeljen e taksës së tokës – e gjejmë edhe në traditën e shtetit para osman të selxhukëve.

    Pas marrjes nën kontroll të një territori nga ana e osmanëve, kadiu obligohej ta bënte regjistrimin e të gjithë banorëve të cilët do të ngarkoheshin me pagesën e taksës së xhizjes. Defteri i përgatitur nga kadiu quhej “Defter-i Cizye-i Geberan” dhe përgatitej në dy kopje. Njëra kopje shkonte tek përgjegjësit e buxhetit të perandorisë, ndërsa kopja tjetër dorëzohej tek përgjegjësit e bejlerbejlikut. Për ta bërë verifikimin e të vdekurve dhe banorëve tjerë të cilët për arsye të ndryshme nuk ishin përfshirë në regjistrimin e mëparshëm (siç ishte rasti i të miturve), një herë në tre vjet bëhej krahasimi i defterëve me numrin e xhizjes paguesve.

    Mbledhja e taksës së xhizjes tek osmanlinjtë ishte e rregulluar me ligjin (kanunamet) osman dhe, sipas kësaj, tagrambledhësi duhej të merrte parasysh kushtet e parapara nëpër kanunamet osmane. Në njërën nga kanunnamet osmane thuhet:

    “Për plotësimin e kushtit në mbledhjen e xhizjes duhet që pasuria vjetore e banuesit (qytetarit) jomysliman të mbërrinte vlerën prej 300 akçeve (grosh), nga vlera e shtëpisë, të mbjellat e kopshtit, delet, dhitë, pijet alkoolike etj., dhe në rast se banuesi nuk e arrin shumën e 300 akçeve (groshëve), nga ai nuk mund të merret taksa e xhizjes”.

    Sipas ligjeve të kohës osmane, nga xhizja ishin të falur prijësit fetarë (priftërinjtë, rabinët etj.), fëmijët, familjet e punonjësve të shtetit, të moshuarit, gratë, personat me të meta fizike, të varfrit, të papunët etj. Megjithatë, në shekujt e fundit shohim se edhe personalitetet fetare ishin bërë pjesë e rajës që paguante taksën e xhizjes apo kokës.

    Pjesa e fundit e defterit të xhizjes për Gjakovën

    Sipas juridiksionit osman, xhizja ndahej ne dy grupe: taksa e cila merrej njëherë në vit nga principatat e krishtera të vasalizuara; dhe, taksa e cila merrej nga raja osmane jomyslimane që ishte po ashtu vjetore dhe merrej për kokë banori. Kishte raste kur shteti obligohej që taksat t’i merrte në shuma të caktuara, si pasojë e kryengritjeve ose ndërrimit te vendbanimeve nga ana e fshatareve me qëllim të ikjes nga xhizjembledhësi (xhizjedari). Një rast të tillë e kemi në zonat e fshatrave të Kurveleshit të Shqipërisë të cilët, në vitin 1695, për t’i ikur taksës së xhizjës, në vazhdimësi kishin ndërruar vendbanim. Për rezultat, zyrtarët osmanl, me qëllim që banorët e Kurveleshit të qëndronin në vendbanimet e tyre dhe të punonin tokën e cila i sillte të mira shtetit, bënë marrëveshje me prijësit fetarë të zonës dhe sipas kësaj marrëveshjeje fshatarët nuk do të paguanin taksën e kokës (xhizjen), por do të jepnin një shumë vjetore e cila kapte shifrën prej 3031 groshë.

    Vlera e xhizjes ndryshonte sipas kursit të valutës osmane – akçes – dhe për rezultat shohim se në periudha të ndryshme, kur monedha osmane devalvonte, edhe rritja e xhizjes ishte shumë e madhe. P. sh. përderisa në periudhën e Sulltan Sylejmanit – Ligjvënësit (1520-1566) vlera e xhizjes ishte mes 60-75 akçesh, në periudhën e sundimit të Muratit IV (1648-1687) ishte ngritur në 333 akçe. Duhet theksuar se deri në vitin 1690, pavarësisht gjendjes ekonomike të rajasë, xhizja merrej në vlerë të barabartë nga të gjithë pronarët e shtëpive (hane). Mirëpo, me iniciativën e sadraazamit me prejardhje shqiptare, Köprülüzâde Mustafa Pasha (1689-1691), u bë reformë edhe në mbledhjen e kësaj takse, ku nga këtu xhizja mblidhej mbi parimin e gjendjes ekonomike të rajasë. Kështu, raja do të klasifikohej në banorë të pasur; banorë me të ardhura mesatare dhe klasa e tretë me të ardhura të ulëta. Sipas kësaj ndarjeje, nga klasa e lartë (e të pasurve) do të merreshin katër monedha ari, nga e mesmja tri dhe nga e ulëta një monedhë.

    Në defterin e xhizjes së Gjakovës nga viti 1750, shohim se në Lagjen e Vjetër të Gjakovës ishin 50 shtëpi të rajës së krishterë shqiptare, me 180 banorë. Prej tyre vetëm tre kryefamiljarë i takonin klasës së të pasurve, 12 të tjerë ishin me të ardhura mesatare, 63 me të ardhura të ulëta, 37 të mitur dhe tre të sëmur që nuk obligoheshin të paguanin taksën e xhizjes. Në të njëjtin vit, në fshatin Deçan janë regjistruar vetëm dy shtëpi të krishtera me shtatë banorë të cilët jepnin taksën e xhizjes sipas tarifës së ulët, meqë ishin nga familjet me të ardhura të ulëta. Ndërsa, fshati Zym në këtë kohë kishte 23 shtëpi të krishtera me 107 banorë. Prej tyre 14 i takonin klasës së mesme, 74 klasës së ulët dhe 19 ishin nga të miturit që nuk paguanin taksën.

    Në këtë regjistrim të Gjakovës, me rrethinë, janë përfshirë edhe 21 banorë të ardhur nga Shkodra dhe nga Manastiri prej të cilëve merrej taksa e xhizjes dhe në defterin në fjalë janë regjistruar si jabanxhinj. Ndërsa, për sa i përket gjendjes ekonomike të tyre, shohim se 10 prej tyre janë regjistruar në kategorinë e mesme, nëntë në kategorinë e ulët dhe një i liruar për shkak të gjendjes shëndetësore. /Telegrafi/

    Shënim: Defteri i plotë i rajës së Gjakovës është botuar në revistën Kosova nr. 41, Prishtinë f. 53-67

  • Dy Sofit shqiptare në Sarajin Osman

    Dy Sofit shqiptare në Sarajin Osman

    Agron Islami

    Historia osmane njeh dy Sofi shqiptare që ishin nëna të sulltanëve osman. Sofija e parë jetoi dhe veproi në kohën kur Perandoria Osmane ishte në bollëk dhe e fuqishme, ndërsa e dyta jetoi në kohën e shpërbërjes së Perandorisë.

    Sofija e parë e lindur më 1550 ishte nga fshati Rezi? të zonës së Dukagjinit. Udhëtimi i saj me familje drejtë Venedikut përfundoi tragjikisht. Ajo u kidnapua nga kusarët dhe pas një viti e gjeti vetën në sarajin osman, pasi që e ëma e Sulltan Muratit III, e kishte blerë nga kusarët. Deri në moshën 15 vjeçare, jetoi ne Sarajin Osman dhe si gjithë shoqet e kombësive të ndryshme qe ishin bere pjese e Sarajit, edhe Sofia dukagjinase mësoi shkrim-leximin dhe një profesion …

    Sofia, e cila më vonë do të merr emrin Safije, ishte e njohur për bukurinë e saj andaj edhe pati fatin që të martohej me Sullatnin dhe per rezultat fitoi titullin Sulltaneshë. Duke qenë se ajo u rrit në ambientet e sarajit, ia doli mjaftë mirë që t’i mësoj intrigat nr pallatin osman. Andaj, jo rastësisht historianët e trajtojnë si një personalitet të rrallë që dijti të luaj në favor të djemve të saj. Njëherit, Safija është edhe sulltanesha e parë osmane që e kishte fjalën e vetë edhe në politikën e jashtme osmane. Ajo shkëmbeu letra me përfaqësues të shteteve te huaja, dhe kishte miqësi të vecantë me Mbretëreshën e Anglisë Elizabetën e Parë, me të cilën shkëmbenin dhurata. Kjo e fundit e admironte Safijën për dukjen dhe veshjen e saj, i dërgonte gjëra të çmueshme prej ari, qerre të zbukuruar me ari me të cilën thuhet se Safije e kishte shëtitur Stambollin…ndërsa Safija ia kthente me dhurata veshjesh të modeleve të ndryshme orientale dhe kozmetik që përdorej asokohe në sarajin osman.

    Megjithate gjatë kohës së sulltaneshës Safije, korrupsioni në saraj kishte mbërri tavanin dhe si rezultat i kësaj ajo edhe pas vdekjes së djalit të saj Sulltan Mehmetit III (1603) ishte më e fuqishme se Sulltanesha Handan e cila ishte e ëma e Sulltan Ahmetit të Parë.

    Një Sofi tjetër ishte nëna Sulltan Mehmetit V (1909-1918). Të dhënat për të emën e Sulltan Mehmetit V (Reshatit) janë të mangëta, por dihet se ajo u lind më 1826 në Stamboll nga prindër shqiptar. Ndryshe prej Sofisë shek. XVII, e cila e u kidnapua dhe padashje Përfundoi në Saraj, Sofija e shekm XIX, në Saraj u dërgua me dëshirën e prindërve. Pas shkollimit në Saraj, sipas traditës ajo emërtohet me emrin e ri mysliman, Gylxhemal. Emër i cili është emërtim i bukurisë, “fytyrë trëndafile”. Më pas u martua me Sulltan Abdylmexhidin (1839-1861) dhe bëhet nëna e Sulltan Mehmetit të V. Titullin e Sulltaneshës ia dha djali i saj Princi Mehmet, por ndryshe nga Safija, Gylxhemali vdiq nga sëmundja e veremit derisa princi ishte i vogël… /Trungu & InforCulture.info

  • Pirati shqiptar që sundoi Mesdheun: Si u bë admiral i Sulejmanit të Madhërishëm

    Pirati shqiptar që sundoi Mesdheun: Si u bë admiral i Sulejmanit të Madhërishëm

    Një nga faqet më intriguese të historisë është ai i Detit Mesdhe gjatë periudhës 1500-1650. Në fillim të kësaj periudhe, një pirat shqiptar i njohur me nofkën Barbarossa ndihmoi Perandorinë Osmane të themelojë dominimin e saj nëpërmjet detit Mesdhe. Taktikat e tij legjendare dhe njohuritë ushtarake bëri që të fitonte merita të mëdha nga sulltani i tij si he kundërshtarët. Statuja e tij qëndron sot pranë Muzeut Detar turk i rrethuar nga dy anët nga piratë që e ndihmuan atë.

    Barbarossa, emri i të cilit është Hajredin lindi në vitin 1478 në ishullin e Egjeut, Lezbos, nga një baba shqiptar, Jakup Aga dhe nënë greke, Katerina. Ai erdhi nga një familje prej 4 djemsh dhe dy vajzash.

    Në fillim, katër bijtë ndihmuan të atin në biznesin e qeramikës, më pas u përfshinë shpejt në tregti. Gjetën anijet e tyre dhe sulmoheshin shpesh nga piratët në ishujt Rodos.

    Dy vëllezërit, Hajredini dhe vëllai i tij i madh vendosën të angazhoheshin në biznesin e piraterisë, si dhe për të luftuar të ashtuquajturit Kalorësit e Shën Xhonit.

    Të dy lobuan për sundues lokalë që nga Mamluki në Egjipt tek Sulltanët në Algjer për  të sulmuar më pas portet dhe anijet që i kishin sulmuar më parë.

    Dy vëllezërit ishin aq të suksesshëm në përpjekjet e tyre, sa atyre iu dha një bazë e quajtur La Goletta në afërsi të Tunizisë. Nga aty fama dhe pasuria e tyre filloi të rritej. Ata kontrolluan me sukses portet jugore në Itali, në ishullin Elba dhe në bregdetin siçilian.

    Mes viteve 1504 dhe 1510, Barbarosa ndihmoi mijëra moriskosë të udhëtonin drejt Spanjës nga bregdeti afrikano-verior.  Andaluzianët e quajtën Baba Aruj për ndihmën që i dha. Ky titull më vonë u shtrembërua nga italianët duke e quajtur Barbarossa, ose mjekërkuqi.

    Në këtë mënyrë dy vëllezërit morën nofkën Barbarossa dhe pse nuk dihet nëse ata e kishin vërtet mjekrën të kuqe. Në vitin 1509, vëllai i tyre i tretë, Ishak, iu bashkua Aruj dhe Hajredinit në La Goletta.

    Barbarosa habit Papën

    Një sukses i madh në Mesdheun Perëndimor i Barbarosës, ishte kur ai kapi dy galeotat personale të Papës së Romës dhe një tjetër shoqëruese të Elbës. I hipur mbi galeotën e Papës ai lundroi drejt Tunizisë. Anija luksoze e Papës rimorkionte anijet e piratëve nga pas.

    Duke ju referuar historianit spanjoll të shek. XVI, Diego Haedo, “kjo ngjarje e habiti dhe e la pa fjalë, duke e ngrirë nga mosbesimi të gjithë Evropën. Që nga ai moment preciz, emri i Barbarosës, u bë i njohur në të tërë Europën si komandanti më i guximshëm e më i zoti i detrave.

    Ky sukses gjithashtu tërhoqi edhe vëmendjen e osmanë. Nga ky moment, ata do të bëheshin partnerë të pandashëm në luftërat e Barbarosës, në det.

    Një nga teknikat e tij në vitet pasardhëse, do të ishte pikërisht shfrytëzimi i emrit të tij të madh. Ai nuk përdorte skllevër, në kontrast me të krishterët, të cilët kishin në bordet e anijeve të tyre edhe skllevër.

    Ai i pajiste ekuipazhet e anijeve vetëm me njerëz të lirë, të cilët shërbenin për të vetëm sepse kishin dëshirë dhe mund të largoheshin kur të donin. Kjo lloj lirie e bënte atë edhe më të pathyeshëm. Fillimisht, në vitet 1505-1510, ai u mor edhe me transportimin e myslimanëve të Spanjës drejt tokave të sigurta.

    Hajredin Barbarossa

    ***

    Në vitin 1511, një mosmarrëveshje mes 3 vëllezërve dhe sulltanit të Tunizit, bëri që ata ta braktisnin La Goletta-n dhe të lëviznin në Mahdija në afërsi të Algjerit. Sulltani i Algjerit kishte luftuar dëshpërimisht përparimin spanjoll dhe i kishte kërkuar ndihmë tre vëllezërve.

    Ata morën kontrollin mbi Algjerinë dhe rrëzuan Sulltanin lokal. Për të siguruar kontrollin e tyre, ata e kthyen Algjerinë si një provincë për Perandorinë Osmane në vitin 1517. Sulltani osman pranoi dhe e bëri Aruj-in (vëllain e Hajredinit) qeverisës të Algjerisë.

    Perandori Karli V, përdori postin e tij në Afrikën e Veriut për të nisur një sulm mbi forcat e Aruj. Me 10 mijë ushtarë spanjollë, i ndihmuar dhe nga mijëra luftëtarë fisesh, ata sulmuan Aruj dhe Ishak, të cilët nuk kishin më shumë se 6500 ushtarë. Pas një rrethimi 6 mujor, Aruj udhëhoqi një përpjekje për t’u arratisur nga qyteti, por ai dhe vëllai i tij u kapën dhe u vranë.

    Tani, ishte Hajredin Barbarossa ai që udhëhoqi forcat e vëllezërve të tij kundër sulmeve spanjolle.

    Ai me sukses udhëhoqi sulme kundër forcave spanjolle dhe italiane në të gjithë Mesdheun perëndimor nga vitin 1518 në vitin 1533. Në vitin 1518, ai pushtoi qytetin algjerian të Tlemcen, aty ku u rrethuan dy vëllezërit e tij.

    10 vite më vonë, la së sulmuari portet italiane dhe filloi me ato spanjolle. Në maj të vitit 1529, ai hoqi bregun maroken Penon de Velez nga dominimi spanjoll. Në gusht 1529, pasi kaloi mbrojtjen spanjolle në breg, ai dërgoi 70 mijë morskonë nga Spanja në bregdetin e Afrikës Veriore. Sulmoi gjithashtu edhe zonën e Tripolit, që më parë kontrollohej nga spanjollët.

    Në vitin 1533, sulltani Sulejmani i Madhërishëm i perandorisë Osmane, u shqetësua për bastisjet gjithnjë e më në rritje të italianëve në Mesdheun lindor.

    Pas përpjekjes së tij të pasuksesshme për të pushtuar Vjenën në vitin 1532, ai vendosi të zhvendosë fokusin e tij nga sulmet e tokës në ndërtimin e marinës së tij për të siguruar portet dhe rrugët e transporti të detar.

    Për këtë arsye, Sulltan Sulejmani thirri Hajredin Barabarosën në Stamboll.

    Sulltani e emëroi admiral udhëheqës në marinën osmane dhe detyra e tij e parë ishte të niste ndërtimin e një marine modern detare. Anijet që Barbarossa mori përsipër të bënte ishin shumë më të shpejta e më të mëdha. Barbarossa punoi edhe në taktikën e manovrimit të shpejtë të anijes.

    Marina Osmane në atë kohë arriti në një pikë që ishte e aftë të përballej me armatën spanjolle apo anijet italiane

    Në fund të vitit, marina osmane kishte një forcë të mjaftueshme për të mbrojtur veten kundër sulmeve në rritje të anijeve italiane në bregun e tij.

    Për më tepër, sulltan Sulejmani i Madhërishëm krijoi aleancë me francezët kundër spanjollëve, aleancë e njohur si traktati Turko-Francez në vitin 1536 ose Aleanca franko-osmane.

    Barbarossa tashmë ishte i etur për të rifilluar sulmet e tij në Mesdheun Perëndimor.

    Nisi fushatën e tij duke goditur fuqishëm bregun perëndimor të Italisë, veçanërisht në portet përgjatë Gjirit të Napolit. Gjithnjë e më shumë po i afroheshin Romës. Ai kishte parashikuar një sundim osman, nën regjimin e tij të drejtpërdrejtë që të shtrihej nga Gjibraltari deri në Tripoli.

    Në vend që të sulmonte Sulltanin e Tunizisë, Barbarossa u largua nga vendi duke pasur një tjetër strategji në mendje për Mesdheun perëndimor. Kur mbreti Karli V i Spanjës e kupto këtë rrezik, ai u përpoq të zgjidhte çështjen.

    Dërgoi disa emisarë në Tunizi duke i udhëzuar ata që të organizonin një revoltë nën pretekstin për të kthyer Muley Hassan në fron. Kur komploti u zbulua dhe spiunët u ekzekutuan, Mbreti Karl u përpoq t’i jepte ryshfet Barbarossa-s, por doli i dështuar.

    Mbreti Karl organizoi kështu Armatën e 400 anijeve nën komandën e Andrea Dorias së bashku me 24 mijë ushtarët të përbërë nga spanjollët, gjermanët dhe italianët.

    Në vitin 1535, rrethimi i Tunizit filloi. Forcat spanjolle nisën të sulmonin La Goletta-n që ishte në jug të Tunizit. Pas 24 ditësh rrethim muret e portit u shpërthyen. Më pas forcat spanjolle duhet të rrethonin muret e Tunizit. Si plan rezervë Barbarossa kishte një skuadron të tërë të dërguar në Tuniz.

    Pas rrethimit të qytetit, mijëra të krishterë që ishin rritur si skllevër hynë në një uzinë armësh të qytetit dhe luftuan forcat osmane nga brenda mureve të qytetit. Barbarossa kështu u tërhoq me forcat e tij. Ai ndali sulmin dhe u nis në lundrim në territoret tani të pambrojtura të Spanjës.

    Në vitin 1536, Barbarossa u rithirr dhe njëherë nga Sulltan Sulejmani për ta ndihmuar në sulmet e Mesdheut Lindor. Kjo çoi në një seri sulmesh në Mbretërinë e Napolit dhe në Republikën e Venecias.

    Në vitin 1538, u mblodh Liga e Shenjtë që përbëhej nga Spanja, Italia, Perandoria  e Shenjtë Romake, Venecia dhe kalorësit e Maltës për të mposhtur Barbarosën një herë e përgjithmonë. Anijet e Barbarossa-s ishin të paktë në numër, por në disa strategji pozicioni perfekte në detin Adriatik, Barbarossa iu shmang sulmit.

    Në 28 shtator të vitit 1538, Barbarossa do të thyente edhe Flotën e Shenjtë (bashkimin e vendeve të krishtera) në betejën e Prevezës, më e madhja e Mesdheut në kohën që u zhvillua (flota më e madhe e njohur ndonjëherë, e cila konsistonte në 600 anije që i përkisnin Spanjës, Imperatorisë së Shenjtë Romane, Venecias, Portugalisë, Xhenovës, Vatikanit, Firences, Maltës dhe shteteve të tjera evropiane). Edhe pse tre herë më pak në anije e njerëz, Barbarosa, mundi admiralin më në zë të Evropës.

    Kjo betejë u quajt “Beteja Prevezës” në vitin 1538 dhe nga këtu u themelua dominimi osman gjatë gjithë Detit Mesdhe për dekada të tëra.

    Sulltan Sulejmani i Madhërishëm, e kishte njeriun kryesor dhe ndihmësin e pazëvendësueshëm në luftërat detare.

    Pas betejës së Prevezës, Sulejmani i Madhërishëm e priti në pallat bashkë me 18 nga njerëzit e tij më të zotë. I dha titullin Kaptan-ý Derya (Shef-Admiral) i Detit Mesdhe, Bejlerbej i Afrikës Veriore, i dha që të kishte në zotërim sanxhakun e Rodit, Eubesë e Kiosit si dhe kontrollin e detit Egje. Atij iiu bënë nderime të rralla dhe flota e tij u bë e panumërt

    Në vitin 1545, Barbarossa vendosi të dalë në pension në Stamboll, pas një karriere të suksesshme që zgjati katër dekada.

    Ai ndërtoi një pallat dhe kishte një shkrimtar që shkruante kujtimet e tij. Dy vite më pas u sëmur dhe vdiq më 4 korrik 1547.

    Tre fjalë arabisht lajmëruan momentin e vdekjes së tij: “Shefi i detit vdiq”.

    Por edhe pse kanë kaluar disa shekuj, historianët ende nuk janë në gjendje të vendosin nëse ai ishte një pirat apo admiral.

    Një përmendore e madhe e Barbarosës, gjendet sot në lagjen Beshiktash, pranë Muzeut Detar të Turqisë, në Stamboll. Gjithashtu edhe një nga Bulevardet kryesore të Stambollit mban emrin e tij.

  • Si u arrit fitorja e Albulenës?

    Si u arrit fitorja e Albulenës?

    Beteja e Albulenës ose e njohur ndryshe dhe si beteja e Ujëbardhës, është beteja më e suksesshme e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe fitorja më e madhe historike e popullit shqiptar.

    Sot më 2 shtator të vitit 1457 kujtojmë 565 vjetorin e betejës së Albulenës ku ushtria arbërore e Skënderbeut prej 8,000-10,000 ushtarësh arriti të shkatërrojë një ushtri osmane prej 80,000 ushtarësh të komanduar nga Isak Beu dhe nipi i Gjergj Kastriotit, Hamzai. Rezultati i betejës për osmanët ishte katastrofik.

    Por si e arriti Skënderbeu këtë fitore të jashtëzakonshme?

    Gjatë fundit të gushtit 1457, ushtria osmane bëri kamp në fushën e Ujëbardhës (Albulenës), ndërsa më 2 shtator 1457, me të parë që ushtria osmane ishte e papregaditur për luftë, Skënderbeu vendosi të kalojë në ofensivë me qëllimin e vetëm të bënte një sulm të rrufeshëm ndaj osmanëve për ti kapur ata në befasi. Gjatë natës Skënderbeu ndau ushtrinë në tri grupe dhe rrethoi kampin osman, ndërsa në mesditë, Skënderbeu urdhëroi sulmin. Forcat osmane u kapën në befasi. Zhurmat kalorësisë arbërore dhe e mijëra mjeteve metalike tmerruan osmanët, të cilët, të zënë nga paniku, u thyen shpejt. Për 2 orë i gjithë kampi osman ra në duart e Skënderbeut.

    Në këtë betejë, humbjet e ushtrisë osmane ishin shumë të mëdha, rreth 15,000-30,000 ushtarë osman u vranë ndërsa 15,000 të tjerë u kapën rob, mes të cilëve dhe Hamza Kastrioti, ndërsa humbjet në ushtrinë arbërore ishin të pakta.

    📸 Fotoja është gravurë nga viti 1587 e cila paraqet sulmin arbëror në kampin osman gjatë betejës së Albulenës /old.albanian.history

  • Përmasat e mëdha të luftës shqiptaro-osmane në kohën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut (shekulli 15-të)

    Përmasat e mëdha të luftës shqiptaro-osmane në kohën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut (shekulli 15-të)

    Në vitin 1415, mbreti Henri V i Anglisë, me rreth 8,000 ushtarë, arriti të shkatërrojë një ushtri franceze në një nga betejat më të famshme dhe më të mëdha të Luftës Njëqind Vjeçare mes Francës dhe Anglisë (1337-1453), në betejën e Azinkourt, ku kishte jo më shumë se 6,000 viktima në të dyja anët. Me shkatërrimin e ushtrisë franceze prej rreth 14,000 ushtarësh, Mbretëria e Anglisë nën mbretin Henri V arriti të pushtojë një pjesë të madhe të territoreve veriore të Mbretërisë franceze.

    Sa për krahasim me luftrat epike të arbërorëve të Skënderbeut kundër osmanëve, gjatë rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450, Perandoria Osmane sulmoi kështjellën që mbrohej nga rreth 1,500 ushtarë nën udhëheqjen e Vrana Kontit dhe 8,000 ushtarëve që Skënderbeu kishte nën udhëheqje jashtë mureve të kalasë. Osmanët rrethuan kalanë me rreth 100,000 ushtarë nën udhëheqjen e Sulltan Muradit II dhe birit të tij, Mehmetit II, pushtuesit të Kostandinopojës, por që dy herë dështoi në muret e Krujës. Osmanët mbajtën Krujën të rrethuar për 7 muaj dhe përsëri me sulme të mëdha, dështuan të pushtonin kalanë, duke pësuar rreth 20,000 të vdekur vetëm gjatë rrethimit, e me mijëra të tjerë gjatë tërheqjes së ushtrisë osmane.

    Vetëm ky krahasim tregon qartazi përmasat e frikshme të luftës shqiptaro-osmane gjatë kohës së Skënderbeut në Mesjetë (1443-1468), pa marrë parasysh betejat e tjera të mëdha të Skënderbeut, si ajo e Torviollit, Albulenës, Ohrit, Pollogut etj, dhe betejat e rezistencën shqiptare që vazhdoi pas vdekjes së tij, si në Rrethimin e Shkodrës (1478-1479). /old.albanian.history

    📸 Vizatim nga @kadriumaksim

  • DUKAGJINASI QË U BË POET I MADH I PERANDORISË OSMANE

    DUKAGJINASI QË U BË POET I MADH I PERANDORISË OSMANE

    Pikërisht në periudhën e artë të lulëzimit të artit dhe kulturës artit-arkitekturës, pikturës dhe letërsisë si dhe të ekspansionit të Perandorisë Osmane kur sundoi Sull Sylejmani, një poet shqiptar ngritët në majat më të larta të mjeshtërisë së vjershërimit të shekullit të XVI.

    Është ky Jahja bej Dukagjini (1498-1582), i njohur në botën osmane si Dukagin-zade Yahya bey, i cili u bë ndër më të famshmit vjershëtarë të kohës në të cilën jetoi. Në një mjedis të tillë, ku artin e thurjes së vargjeve e ushtronin dhe e adhuronin shtresat më intelektuale dhe më të larta të shoqërisë, përfshirë edhe sulltanët-të qenët poet i mirëfilltë ishte privilegj dhe nder i madh, ishte lavdi.

    Jahja bej Dukagjini ishte pasardhës i trungut të thellë të familjes së mirënjohur princërore shqiptare të Dukagjinëve të shek. XIV-XV. Ai hyri në korpusin e jeniçerëve, pastaj, duke kaluar të punojë në qendrën e vakëfeve udhëheqës i pasurisë së tyre, qe i shtrënguar të kënaqej me një timar të madh.

    Ai, siç pohon Sami Frashëri, “ishte njeri i shpatës (luftëtar) dhe i penës (shkrimtar)”, kishte marrë pjesë në disa fushata ushtarake nga vetë Sulltan Sylejman Kanuniu.

    Ishte pra personalitet që çuditërisht shquhej në dy fusha diametralisht të kundërta – ishte luftëtar trim, njëkohësisht vjershëtar i talentuar dhe i guximshëm.

    Më gjithë dellin artistik të tij poeti Jahja bej Dukagjini do të renditej në mesin e dhjetë poetëve më të famshëm të kohës. Ndër veprat kryesore të korpusit të tij të pasur, të vjershëruar në stilin e popullarizuar me trajtë poetike të distikut (mesnevi), janë:

    1. – Genxhine-i Raz (Visare të Fshehta)

    2. – Shah u Geda (Mbreti dhe Lypësi)

    3. – Jusuf u Zeliha (Jusufi dhe Zylehaja)

    4. – Usulname (Libri i Parimeve)

    5. – Naz ve Nijaz (Naze dhe Lutje)

    6. – Gylshen-i Envar (Trendafilishtja e Ndritur)

    7. – Sylejmanname (Libri për Sylejmanin)

    Jahja bej Dukagjini kishte, ndërkaq, vetëdije dhe krenari të theksuar për prejardhjen e tij fisnike shqiptare, për dallim nga shumë të rinj shqiptarë devshirme që duke u shkolluar në kryeqytetin perandorak ata mësoheshin që t’i braktisnin ndjenjat kombëtare.

    Këtë krenari e pohoi me plot gojën, madje në një turqishte të Stambollit, në vjershën e tij “Genxhine- i Raz” (Visare të fshehta):

    “Arnavud asli olub-dur aslim

    Qiligiyla dirilur heb neslim

    Nola ol a’ife sir-efeken

    Qilsa sahin gibi tasliqda vatan

    Arnavud asli olanda bu huner

    Ana benzed ki ola tasda guher”

    Raca shqiptare është raca ime,

    Mbarë populli im mban shpatën pranë,

    Ata trima si petritë nuk e kanë për gjë

    Të ngrenë shtëpitë mes shkëmbinjve,

    Kjo është dhunti e racës shqiptare,

    Ata njerëz janë gurë të çmuar mes shkëmbinjsh.

    Jahja bej Dukagjini edhe herë të tjera, madje me krenari edhe më të madhe, shfaq në vargje ndjenjat e tij të thella të atdhedashurisë, si në përmbledhjen “Gylshen-i Envar” (Trendafilishtja e ndritur), ku, ndër të tjera, këndon:

    “Arnavud haslari vun begleri

    Nesli kadimin Dukagin Begleri

    Kildi beni Halik-i Kevn u mekan

    Bendei efgende-i osmaniyan

    Eluledi eshab-i yemine karin

    Kirmizi bayrakla elemude sinan

    Olur idi bir secer-i erguvan…”

    Farefisi im rrjedh nga paria shqiptare

    Sojin e kam prej princërve të Dukagjinit

    Sado që u bëra rob i osmanëve

    Nuk e fsheh dot

    Lumturinë time që gëzoj

    Krenohem duke luftuar në fushëbeteja

    Me flamur të kuq në dorë…

    Studiuesit e veprës së Jahja beut e kanë cilësuar si më të kërkuarën, poezinë “Mbreti dhe Lypësi” (Shah u Geda). Vetë autori pohonte se këtë poemë e kishte përfunduar brenda një jave. Subjekti i kësaj poeme ka të bëjë me një djalosh të bukur nga Stambolli që përsonifikohet mbret nga dashnori i tij i gjunjëzuar në rolin e lypësit.

    Ndërkaq, bej Dukagjini ka lënë një Divan (përmbledhje poezish) me 2000 vargje të pagëzuar Sulejmanname që i kushtoheshin padishaut aktual, Sulltan Sylejmanit, e që për fat të keq ka mbetur i papërfunduar.

    Jahja beu vdiq, siç na informon Sami Frashëri, në vendlindjen e tij në vitin 1582, duke mos treguar cili ishte qyteti i vendlindjes së poetit tonë të lashtë dhe aq të famshëm.

  • Beteja e Savrës ose e njohur ndryshe dhe si Beteja e Vjosës, njihet si përballja e parë shqiptaro-osmane në histori

    Beteja e Savrës ose e njohur ndryshe dhe si Beteja e Vjosës, njihet si përballja e parë shqiptaro-osmane në histori

    Beteja e Savrës (18 shtator 1385)

    Beteja e Savrës ose e njohur ndryshe dhe si Beteja e Vjosës, ishte një betejë mesjetare e luftuar më 18 shtator të vitit 1385 në afërsi të Lushnjës. Beteja e Savrës njihet si përballja e parë shqiptaro-osmane në histori, ku një ushtri e vogël shqiptare e komanduar nga princi arbër Balsha II u përball me një ushtri osmane shumë më të madhe e komanduar nga Hajredin Pasha.

    Në fillim të vitit 1385, Balsha II sulmoi tokat e një princi tjetër arbëror, Karl Topisë, duke i pushtuar atij qytetin e Durrësit. Pas humbjes së Durrësit, princi Karl Topia u bëri ftesë Osmanëve për ta ndihmuar atë në konfliktin e tij kundër Balshës II. Ftesa e Topisë u pranua nga Hajredin Pasha, i cili solli një ushtri osmane prej 5,000 burrash nga rajoni i Ohrit në fushën e Savrës, pranë Lushnjës. Lajmet për sulmin e forcave osmane në rajonin e Beratit arritën tek Balsha II ndërsa ai ishte në Durrës. Sipas Mavro Orbinit, Balsha II mblodhi një ushtri të vogël prej 1,000 burrash në Durrës dhe, duke injoruar këshillat e fisnikëve të tij, u nis në betejë kundër sulmuesve osmanë. Marin Barleti na tregon se Balsha II ishte i guximshëm dhe idealist por nuk është për t’u habitur se forca e tij e vogël pati pak sukses. Ushtria e Balshës u shkatërrua ndërsa ai u vra në betejën kundër osmanëve dhe koka e tij iu pre dhe iu dërgua Hajredin Pashës si trofe.

    Me shkatërrimin e Balshës II, princi Karl Topia ripushtoi menjëherë Durrësin ndërsa sipas disa burimeve, osmanët pushtuan dhe e mbajtën Beratin me synimin për ta përdorur atë si një bazë për të pushtuar Vlorën. Kjo betejë vulosi fatin për praninë shekullore osmane në këtë pjesë të Shqipërisë.

  • Tradhëtari më i tmerrshëm i Kombit Shqiptar;përballë hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI”…

    Tradhëtari më i tmerrshëm i Kombit Shqiptar;përballë hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI”…

    *(Kjo eshte Biografia e plote e”Ballaban(Mehill)Pashes”nga Martaneshi;Gjenerali i famshem osman qe masakroi bashkeatdhetaret e tij ne emer te Perandorise Osmane dhe ambicies se tij te semure,armiku me i rrezikshem i GJERGJ KASTRIOTIT,i pabese,i pashpirt,anti-Shqiptar dhe nje gjakprishur qe me veprat e tij cnjerezore,eshte ngjitur deri ne piedestalin me te larte te”Tradhetareve te Kombit tone”,duke i lene ne hije figura te urryera si;Hamza Kastrioti,Esat Pashe Toptani,Haxhi Qamili etj.etj.)

    Nga:Paulin Zefi

    *”Mehilli i vogel nga Martaneshi dhe Familja e tij”;…

    Mehill Badera/Bardheri”ka lindur ne Martanesh ne fillim te shek.XV-te(14?!)nga prinder te cilet quheshin;Millosh dhe Helena…Familja e tij ishte Katolike dhe ai u pagezua me emrin Mehill(Mikel)dhe kishte dy vellezer me te medhenj qe quheshin;Kostandin(i madhi)&nje vella te dyte”Jonima”i cili na shfaqet me vone si Komandant osman me emrin”Jonuz”(per femijerine e tij,nuk ka te dhena)…Babai i tij”Milloshi”(Gjakperzier,Shqiptaro-serb)na shfaqet per here te pare si luftetar profesionist dhe mercenar ne sherbim te Vojvodes se Vllahise(Rumania jugore):Mircea Cel Batran(1335-1418)i cili luftoi pareshtur kunder Sulltanit Otoman.Bajazidi i I-re Yildirim(1360-1403)per te mbrojtur Vllahine e tij…Pas vdekjes se Vojvodes se Vllahise,Mircea Cel Batran;Milloshi(Ortodoks),kerkoi strehim ne Arberi dhe u vu ne sherbim te Princit”Gjon Kastrioti”i cili i fali disa prona ne Malesine e Martaneshit ku u martua me nje vajze Katolike vendase me emrin”Helena”…Ketu,Milloshi u konvertua ne Katolicizem dhe vazhdoi qe ti sherbente me besnikeri dhe vetemohim edhe hyjnorit GJERGJ KASTRIOTIT,deri ne fund te jetes se bashku me djalin e tij te madh,”Kostandinin”….

    *”Kryengritja e Princit te fuqishem Gjon Kastrioti(1380?-1437)dhe rrembimi i Mehill Bardherit(Ballabani i vogel)nga ushtaret osmane”;….

    Gjate viteve 1429-1430,”Princi.Gjon Kastrioti”kishte sulmuar disa here,keshtjellen e Krujes se pushtuar nga osmanet,me qellim per ta rimarre kete qytet i cili kishte sherbyer si kryeqyteti i Principates se Kastrioteve por nuk kishte arritur qe ta shtinte ne dore si rezultat i mungeses se artilerise se rende,qendreses se garnizonit turk dhe sidomos fale pozicionit natyror te kesaj keshtjelle….Pavaresisht se nuk u arrit marrja e Krujes,”Gjon Kastrioti”kishte siguruar lirine e plote te Principates se tij duke nisur qe nga Dibra e madhe e deri ne detin Adriatik,territor nga ku ishin debuar autoritetet osmane,pervec garnizonit te Krujes,por hakmarrja e”Sulltan.Muradit te II-te Kodja(1404-1451)”do te vinte shume shpejt….Pasi P.Osmane pushtoi qytetin e Selanikut(29-mars-1430),ushtria osmane e komanduar nga anti-Shqiptari”Isak bej Evrenozi”ju drejtua Arberise dhe ne kete ushtri te perzier,merrnin pjese edhe nje numer i konsiderueshem i trupave serbe,te komanduara nga kunati i Sulltanit(Vellai i Mara Brankoviç)dhe njeri nga djemte e”Despotit.Gjergj Brankoviç(1377-1456)”qe une besoj se behet fjale per”Princin.Todor”pasi ne vitin-1430;Grguri,Sefani&Llazari”ishin femije dhe perkatesisht 15,13 dhe 9-vjec…”Isak Bej Evrenozi dhe Todor Brankoviç”ju drejtuan Principates se”Gjon Kastriotit”ku pervec djegies se vendbanimeve Arbere,plackitjes se Kishave Katolike,masakrave mbi popullsine civile,regjistrimin e dhunshem te popullsise kryengritese,u shkaterruan edhe disa nga keshtjellat me te rendesishme te Gjon Kastriotit dhe u grabiten shume djem te vegjel qe u moren si”Takse gjaku”!!!…Gjate kesaj ekspedite ndeshkimore kaq te tmerrshme,kaloresit osmane te njohur si”Akinxhi”,bastisen te gjitha fshatrat e lugines se Drinit te Zi(Diber)dhe ne luginen e lumit Mat duke depertuan deri ne fshatrat e thella te Martaneshit(territor i Gjon Kastriotit),rajon malor shume i thyer qe osmanet e cilesonin si”çerdhe qafirësh”…Masakrat e osmaneve nuk kursyen asnje familje Arbere ne kete krahine kryengritese ku fatkeqesia pllakosi edhe mbi familjen e”Mehillit te vogel/Ballaban Badera/Bardheri”sepse ushtaret turq,i perdhunuan dhe i vrane nenen e tij,Helenen(gruan e Milloshit),nderkohe qe i ati,Milloshi,ju shpetoi ketyre masakrave se bashku me te birin”Kostandinin”duke u fshehur ne pyjet e dendura te Martaneshit…Djali i tij i dyte”Jonima/Jonuzi”i cili na shfaqet me vone nga autoret e kohes dhe Mehilli(Ballaban Pasha),u moren si skllever duke u derguar ne Adrianopoje(Edirne-Turqia europiane),ku perfshihen ne sistemin e Devshireve(njesoj si GJERGJ KASTRIOTI)…Mehilli i vogel qe ishte i pagezuar si Katolik,tashme u konvertua ne Islam dhe fale aftesive te tij te vecanta dhe sidomos zgjuarsise(ishte biond&trup-shkurter)arriti te realizoje nje karriere ushtarake shume te sukseseshme si Lufretar-Jenicer,kalores feudal-ushtarak ose Spahi dhe u ngjit deri ne rangun e Pashait me emrin Ballaban Pasha(njihej edhe me emrin,Ballaban Badera),Gjeneral i madh,Sanxhakbej i Ohrit etj.etj…..Nderkohe qe fama e tij ne Perandorine Osmane rritej fale aftesive te jashtezakonshme,kulmi i suksesit dhe ngjarja me e rendesishme ne jeten e tij ishte dita e 29-majit-1453 ku pikerisht Komandanti i njohur i P.Osmane”Ballaban Pasha ose Ballaban Badera”ishte i pari qe sulmoi dhe depertoi brenda mureve te pathyeshme te Kostandinopojes nepermjet hyrjes”Kerkoporta”dhe po ashtu,Arberi tjeter i turqizuar”Ulubatli Hasan/Hasani nga fshati Ulubat i Burses(1428-1453)”,Kalores Timarli-Spahi dhe i glorifikuar si martir-turk,ishte i pari qe vendosi flamurin turk mbi muret e 3-fishta te Konstandinopojes ku gjeti vdekjen nga shigjetat e harketareve bizantine por edhe Kapudan Pasha(Admiral i madh),me vone Veziri i madh i P.Osmane,komandant i pergjithshem i ushtrise(1453)apo miku me i besuar i Sulltan.Mehmetit te II-te,i cili ishte Arberi i islamizuar”Zagan Pasha/Zağanos Paşa”ku duke ju referuar Historianit turk”Halil Inalcık(1916-2016)”;”Zagan Pasha”ishte djali i Komandantit te shquar Arber”Vrana Konti/Konti Uran”,te cilin osmanet e kishin marre peng ne femijerine e hershme!!!…Pas tyre,dihet se vershuan plot 100.000-ushtare osmane qe pergjaken rruget e qytetit duke masakruar 30.000 Bizantine(shume prej tyre,ishin Arber Ortodokse)dhe ne kete menyre kaq brutale,Perandoria e lavdishme Bizantine(395-1453)mori fund se ekzistuari duke dale nga skena e Historise…Pra,ishte nje Shqiptar(Perandori Romak,Kostandini i Madh i Ilirise)qe e ngriti kete qytet madheshtor ne vitin-330 duke e bere Kryeqytet te Perandorise Romake dhe ishin perseri 3-Shqiptare te cilet e pushtuan kete qytet per tja dhuruar Perandorise Osmane,duke ndryshuar keshtu,rrjedhen e Historise Boterore,nderkohe qe P.Bizantine kishte qene mburoja kryesore e civilizimit europian duke sherbyer si barriere e pakalueshme per hordhite barbare aziatike…Sulltan Mehmeti i II-te Fatih(1432-1481)hyri triumfalisht ne qytet pas 3-ditesh,i shoqeruar nga renegatet Arber”Zagan Pasha dhe Ballaban Pasha”duke realizuar endrren me te madhe te shtepise se Osmanit,ku”Relikja e fundit e P.Romake”;Kostandinopoja,u shpall si Kryeqyteti i ri i Perandorise Osmane e pagezuar me emrin”Istambul”dhe fale kesaj ngjarje dramatike per civilizimin europian dhe boten e Krishtere,Sulltan.Mehmeti i II-te,u njoh me epitetin”Fatih”(Fitimtari)…….

    *”Turkoshaku Ballaban Pasha;tmerri i Atdheut dhe Familjes se vet.Lufta kunder GJ.KASTRIOTIT,masakrat shkaterrimet dhe vuajtjet qe i shkaktoi Vellezerve-Arber,disfatat e turpshme dhe vdekja e merituar”;….

    16195592_1853665214850005_6372407153509624845_nSulltan.Mehmeti i II-te Fatih,i pashprese ne luften kunder GJERGJ KASTRIOTIT,vendosi qe te nise kunder tij,pikerisht Ballaban Pashen,kete renegat Shqiptar i cili ishte njohes shume i mire jo vetem i territorit(vendlindja e tij)por sidomos i taktikes ushtarake te”Kryetrimit tone”dhe i reflekseve te tij ne fushen e Betejes…Keto ngjarje u zhvilluan nderkohe qe Ballaban Pasha sherbente si Sanxhakbej i qytetit te Ohrit(1464-1465)dhe ngjarjet vijuan ne kete menyre;…….Pas Betejes se Albulenes(2-shtator-1457),Sulltan.Mehmeti i II-te kishte humbur cdo shprese per ta mundur GJERGJ KASTRIOTIN,dhe i kerkoi paqe(1457)por paqja u trazua shume shpejt nga Papa spanjoll”Callistus i III-te(1378-1458)”…Gjithashtu osmanet u munden keqas edhe ne 4-beteja te tjeta sapo GJ.KASTRIOTI u kthye nga ekspedita e lavdishme italiane(1461-1462)ne ndihme te Mbretit te Napolit Ferrante i I-re/Ferdinando d’Aragona(1424-1494)”…Prandaj Sulltani kerkoi perseri qe te vendoste nje armepushim te ri 10-vjecar dhe marreveshja e paqes u nenshkrua ne Shkup me dt.27-prill-1463 por paqja nuk e pati jeten e gjate pasi luftimet rifilluan ne muajin gusht-1464 kur GJERGJ KASTRIOTI shpartalloi nje ushtri osmane prane qytetit te Ohrit,ushtri e komanduar nga Sheremeti(14-gusht-1464)…Menjehere pas ketyre ngjarjeve,Sulltan.Mehmeti i II-te u detyrua qe te therrase Komandantin e shquar osman,renegatin Arber”Ballaban Pasha(ish vartes i SKENDERBEUT ne vitet 1437-1439)”i cili se bashku me djemte e tij;Hamzai dhe Haziri,i kerkoi beteje hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI,dhe ky si gjithmone ishte i gatshem per lufte…Perpara zhvillimit te betejes se Vajkalit,Ballabani i dergoi KASTRIOTIT si dhurata:6-kuaj te zgjedhur,rrace e paster arabe dhe nje shpate argjendi(ironia qendronte tek braktisja qe Kryetrimi i kishte bere asaj jete luksoze prane Sulltanit,duke zgjedhur luften nebrojtje te Arberise)dhe nderkohe,KASTRIOTI i dergoi si dhurata;Nje parmende druri,nje bastun bariu dhe nje Shqiponje me mesazhin se;”Me mire te kishe qendruar bujk qe te punoje token ne Mat ose Bari ne Martanesh se bashku me Babain tend dhe te jetoje i lire ne Atdhe,sesa te jetoje ne luks duke luftuar per Sulltanin kunder Atdheut&Familjes tende”!!!…Beteja e pare u zhvillua ne fushen e Vajkalit(Bulqize)ne vitin-1464 ku GJERGJ KASTRIOTI e fitoi kete beteje por fatkeqesisht,ushtaret osmane te Ballaban Pashes i kapin si rober-lufte,8-Komandantet me te shquar Arber si”Moisi Golemi i Dibres,Muzaka i Angjelines(nipi i GJ.KASTRIOTIT),Vladan Gjurica,Gjin Muzaka,Nikolle Berisha,Gjon Perlati,Gjin Manesi dhe Gjergj Kuka”,por gjithashtu edhe vete GJ.KASTRIOTI rrezikoi seriozisht jeten dhe shpetoi vetem fale vrullit te kalit te tij qe e nxori nga pusia e ngritur prej Ballaban Pashes!!!…Ballabani i mundur,i dergoi 8-Komandantet Shqiptare te zene rober per ne Stamboll,ne menyre qe te justifikonte humbjen e tij tek Sulltan.Mehmeti te II-te Fatih,dhe ky i fundit nuk pranoi asnje shperblim nga ana e GJERGJ KASTRIOTIT(i cili i lutej qe ti shkembente 1-Komandant Shqiptar me 200-rober turq)por ai dha urdher qe keto Shqiptare,te rripeshin te gjalle ne qender te Stambollit ku kokat e prera,te argetonin femijet turq dhe kufomat e tyre te shqyheshin nga qente!!!…Kjo ngjarje tragjike e beri GJERGJ KASTRIOTIN shume me te pameshirshem sesa pas tragjedise se Beratit(1455)sepse tani e tutje,ai nuk do te mbante me asnje rob lufte,por do ti masakronte te gjithe pa meshire…Beteja e dyte ndermjet GJ.KASTRIOTIT dhe Ballabanit u zhvillua ne Oranik te Dibres ku gjate kesaj beteje,osmanet pesuan nje disfate tjeter dhe Ballabani mezi shpetoi nga vdekja…Beteja e radhes u zhvillua perseri ne Vajkal(Bulqize)dhe ketu Shqiptaret pervec se fituan ne menyre te shkelqyer,ata me ne krye GJERGJ KASTRIOTIN,marshuan drejt territoreve Osmane ne Maqedonine e sotme dhe arriten deri ne Shkup ku plackiten aq sa munden neper pronat e osmaneve dhe sidomos fermen e madhe te Sulltanit,ku moren te gjithe kuajt dhe bagetine duke jua shperndare me pas,familjeve te varfra ne Arberi…Vlen per tu nenvizuar fakti,se gjate gjithe ketyre ngjarjeve,Babai i Ballabanit;Milloshi(veteran)&Vellai i tij i madh;Kostandini,luftonin pareshtur ne radhet e Gardes Pretoriane si Besnike te palekundur te GJERGJ KASTRIOTIT dhe kunder kriminelit Mehill qe tashme ishte shnderruar ne perbindeshin e turqizuar Ballaban,i cili kishte tradhetuar jo vetem atdheun(Arberine)por edhe kujtimin e Nenes se tij”Helena”te cilen e kishin perdhunuar dhe vrare,ushtaret osmane ne vitin-1430…Tradhetari Ballaban Pasha rikthehet ne Arberi ne muajin qershor-1466 duke shoqeruar Sulltan.Mehmetin e II-te fatih ne krye te nje ushtrie prej 160.000 vetash ne drejtim te keshtjelles legjendare te Krujes per ti dhene goditjen vendimtare,GJERGJ KASTRIOTIT,ne veren e vitit-1466 qe njihet si”Rrethimi i II-te i Krujes”…Sic dihet,Kruja i rezistoi sulmeve te artilerise dhe furise barbare osmane por Sulltani u hakmorr ne menyre kafsherore;Ekzekutoi mijera civile Arber,dogji fshatrat e Krujes,Kurbinit,Matit,Dibres,Durresit dhe pergjate lugines se Shkumbinit,ku vlen te citohet masakra e tmerrshme ne Qidhen te Dibres ku u copetuan plot 10.000 pleq,gra dhe femije por pasojat me te renda do te rezultonin pas ndertimit te Kalase se Elbasanit…Pasi Mehmeti i II-te fatih u terhoq i turperuar drejt Stambollit,ai la Ballaban Pashen ne krye te 80.000 ushtareve qe te vazhdonte rrethimin e Krujes me shpresen se”4000-Luftetaret e Garnizonit te Keshtjelles”qe komandohej nga”Tanush Topia(14?!-1467)”do te dorezoheshin ose te vdisnin nga uria!!!…Gjate gjithe kesaj periudhe(7-muaj radhazi),Ballaban Pasha;masakroi civile,Vellezer te nje gjaku,preu pemet frutore,shkaterroi te mbjellat,dogji vreshtat,e leshoi ushtrine osmane per placke,vrasje&perdhunime dhe sipas burimeve te kohes,keto ishin ditet me te zeza per Historine e Kombit tone,te shkaktuara nga nje Shqiptar…Viti-1466 shenon edhe tradhetine e radhes nga ana e njerezve me te afert te GJ.KASTRIOTIT pasi djali i”Mamica Kastriotit dhe i te ndjerit Muzak Topia”i quajtur”Reposh Topia”u bashkua me Ballaban Pashen pasi u martua me vajzen e tij!!!…Nderkohe,i gjendur ne veshtiresi,ne muajin dhjetor-1466,GJERGJ KASTRIOTI u nis nga Lezha drejt Raguzes(Dubrovnik)dhe lundroi drejt Ankones per te shkuar ne Rome(12-dhjetor-1466)ku”Atletit te Krishtit”,”Mbrojtesit te Krishterimit”dhe”Kapitenit te Pergjithshem te Selise se Shenjte”ju rezervua nje pritje madheshtore si ne kohet e arta te P.Romake kur Perandoret e shquar ktheheshin fitimtare nga ekspeditat ushtarake duke hyre triumfalisht brenda mureve te qytetit te perjetshem…Veneciani”Papa.Pali i II-te/Pietro Barbo(1417-1471)”u mrekullua nga paraqitja epike e hynjorit”GJ.KASTRIOTI”dhe e Luftetareve te tij Arber,por dhe nga e gjithe ajo pjesemarrje e jashtezakonshme e qytetareve romane dhe e banoreve te rrethinave te cilet ishin dyndur ne nje menyre te pabesueshme,prane Selise se Shenjte per te pare nga afer dhe nderuar”Shpaten dhe Mburojen e Krishterimit&civilizimit Europian”…Realisht,ndihma e Papa.Palit te II-te konsistoi vetem tek nje shume financiare e pamjaftueshme(5000-dukate),tituj honorifike,nje relike te shenjte,dhurara te tjera dhe fjale te mira te cilat qendronin shume larg pritshmerive nga ana e”GJ.KASTRIOTIT”i cili i zhgenjyer,u shpreh se;”Paska qene me mire,n.q.s do ti lija Osmanet te marshonin drejt Romes ne menyre qe keto Pape te nxirrnin nje mesim te mire”!!!…Rrethimi i Krujes vazhdoi pergjate gjithe dimrit te veshtire te viteve 1466-1467 dhe GJERGJ KASTRIOTI ne muajin prill-1467,u kthye nga Roma dhe Napoli me ndihma te pakta…Menjehere sapo u kthye ne Atdhe,organizoi nje ushtri prej 16.000-vetash ne qytetin e Lezhes dhe se bashku me Princin famemadh”LEKA i III-te DUKAGJINI(1410-1481)”,Vojvoda i Shkodres”Nikolle Moneta”dhe me ndihmen e disa reparteve Veneciane(500-mercenare)fillimisht sulmoi dhe shpartalloi nje ushtri osmane te komanduar nga vellai i Ballabanit;”Jonima/Jonuzi”me dt.19-prill-1467 dhe ketu zuri rob”Jonuzin se bashku me te birin”dhe u nis per nje sulm te pergjithshem drejt Krujes ku po e priste Ballaban Pasha i hidheruar per disfaten e te vellait renegat dhe pengmarrjen e tij nga GJ.KASTRIOTI…Sulmi u zhvillua diten e”Shen.Gjergjit me 23-prill-1467(sipas kalendarit te sotem Gregorian)”dhe Ballaban Pasha;nga rrethues,u kthye ne”i rrethuar”dhe fatmiresisht gjate ketij sulmi te befasishem,Ballaban Pasha u godit me nje shigjete ne fyt nga nje harketar i garnizonit te Krujes i cili quhej”GJERGJ ALEKSI”qe sipas burimeve historike,ishte nje Harketar-Gjahtar profesionist nga Malesia e Krujes…Vdekja e Ballaban Pashes,shkaktoi demoralizimin e plote te ushtrise osmane e cila u terhoq me shume humbje dhe duke qene se mbeten pa Komandant,ata perbenin nje pre shume te lehte per Malesoret Arber te cilet u leshuan me te gjitha forcat duke u hakmarre pa meshire dhe i ndoqen kemba-kembes deri brenda territorit osman…Pas kesaj fitoreje te bujshme,GJERGJ KASTRIOTI,furnizoi me ushqime Garnizonin legjendar te Krujes qe po behej gati per rrethimin e III-te te Krujes sepse ne muajin korrik-1467,Sulltan.Mehmeti i II-te fatih,u rikthye ne krye te nje ushtrie akoma me te madhe qe te hakmerrej per humbjen katastrofike dhe vrasjes se Ballaban Pashes,por edhe kesaj here,u detyrua qe te terhiqet me shume turp dhe nga ana tjeter e mbyti Arberine ne gjak duke kryer nje gjenocid qe kurre nuk e kishte perjetuar ndonje komb europian deri ne ate kohe ku brenda 15-diteve te qendrimit te Sulltanit ne Arberi,llogaritet qe te jene masakruar deri ne 30.000-Arber(civile)brenda nje dite te vetme(cit.burimet osmane)…….