Tag: osman

  • Vrasja e Anila Ruçit në Itali! Dënohet me 22 vite e 5 muaj burg shqiptari, Osman Bylyku

    Vrasja e Anila Ruçit në Itali! Dënohet me 22 vite e 5 muaj burg shqiptari, Osman Bylyku

    Osman Bylyku dhe Anila Ruçi

    ITALI- 32-vjeçari, Osman Bylyku është dënuar me 22 vjet e 5 muaj burg për vrasjen e 38-vjeçares shqiptar, Anila Ruçi. Prokurorja, Diletta Balduzzi kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurin, por dënimi ishte më i lehtë sepse Gjykata përjashtoi rrethanën rënduese të bashkëjetesës së zakonshme.
    Më 19 prill, dy vjet më parë, Anila Ruçi u gjet pa jetë brenda shtëpisë së saj. Vdekja siç e përcaktoi më vonë autopsia, ishte shkaktuar nga plagët e shkaktuara nga thikë. Bylyku u gjet në rrugën përpara shtëpisë me disa plagë që, sipas prokurorisë, ia kishte shkaktuar vetes në përpjekje për të fshehur krimin që kishte kryer. 32-vjeçari bashkëjetonte me viktimën.

  • Ankorimi i anijes muze ‘Art Explora’ në Durrës,  Rama: Macron, presidenti i parë francez në Shqipëri që nga pushtimi osman! 

    Ankorimi i anijes muze ‘Art Explora’ në Durrës,  Rama: Macron, presidenti i parë francez në Shqipëri që nga pushtimi osman! 

    Në hapjen e kësaj anije muze për publikun shqiptar ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ministri i Francës për Europën, Benjamin Haddad dhe zëvendësministrja e Kulturës, Elira Pipa.
    Në fjalën e tij, Rama tha se ankorimi në Shqipëri i anijes muze “Art Explora” shihej si diçka e parealizueshme më parë, ndërsa theksoi se vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë në vitin 2024, ishte e para “që prej periudhës së pushtimit osman”.
    “Kur flasim për flamurin francez në këtë kohë bëhet diçka më normale, sepse e ndjenim larg Francën, e shikonte Ballkanin me një lloj distance.Dua të them se që prej mbërritjes së presidentit aktual në Elize, ka një kureshtje, interes dhe vëmendje drejt Shqipërisë. Patëm dhe vizitën e parë të një presidenti francez që prej periudhës së pushtimit osman. Të thuash që nga krijimi i shtetit është e shkurtër. Për herë të parë një president francez na nderoi me ardhjen e tij dhe do na nderoj përsëri së shpejti”,- tha Rama ndër të tjera.