Tag: osman

  • Koçi beu, i njohur si Gorixheli Koçi Bej, një intelektual osman me prejardhje shqiptare nga Korça

    Koçi beu, i njohur si Gorixheli Koçi Bej, një intelektual osman me prejardhje shqiptare nga Korça

    Agron Islami

    “Njerëzit e mirë dhe të sprovuar në besnikëri ndaj fesë dhe shtetit janë të rrallë. Të padijshmit janë të shumtë dhe të bashkuar në armiqësi të vazhdueshme ndaj këtyre të parëve”.

    Nga traktati i Korçarit Koçi Bej (1631)

    Koçi beu nga Korça, i njohur si Gorixheli Koçi Bej. Një intelektual osman me prejardhje shqiptare nga Korça. Në histori hyri si njëri ndër intelektualët e parë osman që mori guximin të shkruaj një traktat politik mbi gjendjen e shtetit. Ai detektoi të gjitha të metat dhe ngecjet e shtetit gjatë fillim shekullit XVII, duke ofruar edhe sugjerimet se si duhet të dilet nga gjendja e vështirë. Këtë traktat ia prezantoi njërit nga Sulltanit e rreptë osman, siç ishte Murati i katërt. Të njëjtën gjë e bëri edhe me pasuesin e këtij të fundit, Sulltan Ibrahimin….Gjetjet e tij nuk u morën parasysh. Megjithatë, vetëm disa vite më vonë Perandoria osmane filloi të merr tatëpjetën, mu ashtu siç e kishte parashikuar Korçari Koçi Bej… Ai kishte bërë një studim të bazuar mbi tatëpjetën që po merrte shteti osman, qysh nga periudha e sundimit të Sulltan Sylejmanit, i mbiquajtur Kanuni, apo i madhënueshmi.

    Ai përveç kritikave ndaj sistemit fokusin kryesor e ven tek burokratët, përgatitja dhe lidhja e tyre me shtetin dhe fenë.

  • Shembuj drejtësie nga Manastiri i vitit 1621-1623, sipas defterit osman të kadiut

    Shembuj drejtësie nga Manastiri i vitit 1621-1623, sipas defterit osman të kadiut

    Nga: Agron Islami

    Sllogani i administratës osmane ishte Drejtësia, për të cilën përgjegjës dhe mbikëqyrës kryesor ishte vet Sulltani i cili përfaqësonte autoritetin e të drejtit. Ndarja e drejtësisë bëhej nëpërmjet institucionit të gjykatës së sheriatit, të cilat përfaqësoheshin nga eminentët që në literaturë njihen si kadilerë.

    Kadiu i cili përzgjidhej për ta ndarë drejtësinë në kaza/qytet, dekretohej me “Berat” (dekret) nga ana e sulltanit osman. Kadiu kishte kompetenca në drejtimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me anën ligjore në kaza, që nënkupton se mbikëqyrte dhe merrte vendime për të gjitha mosmarrëveshjet në mes qytetarëve, sikur vjen fjala: mbikëqyrte kontratat e shitblerjes; me kërkesën e qytetarëve bënte kurorëzime dhe shkurorëzime; ruante pasurinë e fëmijëve që mbeteshin pa prindër në moshë të re dhe, kur ata arrinin moshën e pjekurisë (Bulûg), ua ndante pasurinë në pjesë të barabarta; përkujdesej për çmimet e artikujve në tregje si dhe kumtonte të gjitha urdhrat/dekretet dhe kërkesat që vinin nga qendra e Perandorisë drejtuar popullatës së qytetit, ku ai ishte nëpunës, që nënkupton se kishte autoritetin e kryetarit të komunës së sotme.

    Reklama

    Te gjitha lëndët e përpunuara nga kadiu osman ruheshin në defterë të veçanta të cilat njihen si Şer’iyye Sixhilleri, e që edhe në literaturën e historisë shqiptare njihen si sixhile apo sixhilate. Ndërsa, gjuha në te cilën janë të shkruara sixhilet është osmanishtja me llojin e shkrimit Talik i thyer, Divani dhe Siyakat, shkrime të cilat gjatë leximit sjellin shumë telashe.

    Sixhilet e kadiut përveç informacionit të rëndësishëm mbi drejtësinë e kohës, në vete përmbajnë edhe informacion të dorës së parë për sa i përket administratës osmane të kohës, jetës sociale, ekonomike dhe kulturore dhe si të tilla janë burimi i parë për historinë e qytetit të kohës osmane. Këto dokumente të hartuara nga ana e kadiut, karakterizohen me të dhëna të detajuara për lagjet, me shkëmbimin e shkresave/urdhëresave mes qytetit dhe qendrës se Perandorisë, kërkesat dhe ankesat e ndryshme të banorëve vendas. Me një fjalë, përmes këtyre shkresave mund ta krijojmë një pikëpamje të saktë mbi jetën e paraardhësve tanë gjatë kësaj kohe. Në anën tjetër, në këto regjistra të kadilerëve gjejmë edhe të dhëna te detajuara të sistemit komunal, tatimorë (vergi), prodhimtarisë bujqësore, sëmundjet e kohës dhe jetën e familjes shqiptare në përgjithësi. Pa përjashtuar edhe dekretet e lëshuara nga qendra e Perandorisë Osmane drejtuar qytetarëve të zonës në fjalë, sikur janë fermanet, beratet etj.

    Ajo qe ia shtone edhe me shume vlerën hulumtimit te sixhileve te kadiut, pa dyshim që janë edhe emrat e njerëzve, qyteteve, fshatrave, lagjeve, fiseve dhe xhematëve që kanë një vlerë të veçantë për historinë e gjuhës shqipe, dhe njëkohësisht japin mundësi të nxirren përfundime me shumë interes mbi anën etnike – veçanërisht mbi gjendjen e elementit shqiptar në këto qytete gjatë periudhës së sundimit osman.

    Faksimil nga sixhili i Manastirit

    Gjykata e Manastirit dhe sixhilatet

    Me 1385, atëherë kur edhe themelohet Bejlerbejliku apo Ejaleti i Rumelisë – i cili më vonë do të njihet me emrin Vilajet – hapësira e Maqedonisë Veriore të sotme bëhet pjesë e kësaj administrate të zgjeruar dhe, sipas kësaj, Manastiri ishte pjesë administrative e Pasha Sangjakut deri ne shekullin XIX. Sipas të dhënave që na ofron seyahatnameja e Evlija Çelebiut, në gjysmën e dytë të shekullit XVII, Gjykata e Manastirit kishte në administrim sanxhakun e Kërçovës, Elbasanit, Gostivarit, Dibrës, Resnës, Florinës, Prilepit, Ohrit dhe 360 fshatra.

    Numri i sixhileve të identifikuara të qytetit të Manastirit është 185, të cilat përfshinë një interval kohor të regjistrimeve prej 306 vjetësh, respektivisht sixhili i parë mbanë datën 1621 dhe i fundit 1927.

    Për sa i përket larmisë së tematikave të lëndëve, apo vendimeve që janë marr nga ana e kadiut të qytetit të Manastirit në vitet 1621-1623, shohim se ato janë të natyrave ekonomike, fondacioneve/vakëfet, problemeve familjare, Ushtrisë, rrahjeve, plagosjeve, veprave penale krimeve … pa u anashkaluar edhe lëndët e shumta të trashëgimisë.

    Siç edhe dihet, hapësira shqiptare e periudhës osmane karakterizohet me multikulturalizëm. Respektivisht, duke qenë se në këto zona nënshtetasit osmanë i takonin besimeve të ndryshme, edhe bashkëpunimi i tyre ne jetën e përditshme ishte i patejkalueshëm. Kjo vjen edhe si rezultat i qytetërimit osman i cili është ngritur mbi themele të juridiksionit islam, ku e drejta e jetës dhe e besimit është e garantuar me ligj. Ky bashkëpunim dhe bashkëjetesë shpërfaqet mjaftë mirë edhe në dekadën e dytë të shekullit XVII. Siç është rasti me Salamonin, i cili ishte nga hebrenjtë (jahudinjtë) dhe i kishte dhënë një hua prej tri akçeve (groshësh) Muhamedit, një qytetari të besimit islam.

    Reklama

    Në këto regjistrime zyrtare nuk mungon as elementi gjinor, ku zonjat shfrytëzonin të drejtën e trashëgimisë dhe të drejtën e menaxhimit me pasurit e tyre dhe të familjeve të tyre. Sikur vjen fjala me një zonjë nga lagja e quajtur Nexhip në Manastir. Kjo zonjë, me emrin Ajshe, kishte shkuar ke Kadiu i qytetit për të konfirmuar/noterizuar shitjen e pjesës (hises) së saj, të cilën e kishte trashëgim nga familja, bashkë me vëllain e saj.

    Duke qenë se përgjegjësia e kadiut ishte ndarja e drejtësisë, dera e tij duhej të ishte e hapur për çdo qytetar të kazasë ku ai shërbente. Përgjegjësia dhe kompetencat e tij kapnin edhe problemet e dhunës në familje. Një lënë e karakterit të dhunës në familje është regjistruar me rastin e ankesës së një zonje të besimit të krishterë, me emrin Elina. Në këtë lëndë, me shumë pak detaje thuhet se i është tërhequr vërejtja Stojkos, që mos të ushtrojë dhunë (presion) ndaj rejës së tij, Elina. Një rast dhune është regjistruar edhe në lëndën me nr. 250. Sipas kësaj, Haxhi Ahmedi ushtron ankesë ndaj gjyshit të tij, Hasanit, me pretekstin se është rrahur nga ky i fundit. Për të verifikuar pretendimin në fjalë, gjykata kishte dërguar një zyrtar dhe pas kësaj Hasani i ishte nënshtruar kërkesave të zyrtarit.

    Fakti që për këto dy raste të dhunës në familje gjykata nuk kishte shqiptuar ndonjë dënim, mund të vijmë në përfundim se zyrtarët e drejtësisë i kishin dhënë përparësi zgjidhjes së problemeve nëpërmjet marrëveshjeve në mes familjarëve konfliktuoz. /Telegrafi/

    – Shkëputje nga punimi shkencor “Sixhilatet e kadiut osman si burim i dorës së parë për historishkrimin e qyteteve shqiptare (shembulli i Manastirit)”, i botuar në revistën Dituria Islame nr. 382 (2022), f. 47-50 –

  • Rrjedhime historike dhe kulturore të sundimit osman ndër shqiptarë – Prof. Dr. Milazim Krasniqi

    Rrjedhime historike dhe kulturore të sundimit osman ndër shqiptarë – Prof. Dr. Milazim Krasniqi

    Nga Prof. Dr. Milazim KRASNIQI PhD – Universiteti i Prishtinës

    Pikënisja e çfarëdo studimi të historisë së shtetit osman dhe të sundimit osman në truallin shqiptar dhe atë evropian, duhet të jetë çështja e legjitimitetit të tij. Shteti osman ka lindur në një proces starndard të shtetndërtimit dhe është ngritur në një perandori me synime universale, në një proces poashtu standard të perandorindërtimit. Në këtë proces, zgjerimi territorial dhe shtrirja e sundimit osman është realizuar me synimet dhe me mjetet adekuate për këso procese, duke përfshirë respektimin e legjitimitetit të bartësve të pushtetit, qofshin dhe vasalët, mjetet politike e diplomatike të përshtatshme për realizimin e synimeve, luftën e armatosur dhe misionin fetar. Mjete të ngjashme kanë përdorur para saj e përdorin edhe sot, edhe shtete e perandori të tjera. Në këtë kontekst, Perandoria Osmane jetëgjatësinë dhe efikasitetin e pushtetit të vet, krahas legjitimitetit që buron nga natyra e tij standarde për kohën e vet, më së shumti ia dedikon aftësisë së pushtetarëve të saj që të gjejnë zgjidhje pragmatike për problemet me të cilat shteti i tyre është ballafaquar, e jo ndonjë misioni fetar. “Butësia e pazakonshme, madje edhe për një shtet mysliman, me të cilën sunduesit e parë osmanë trajtonin nënshtetastit e tyre dhe rëndësia e madhe që u jipej kanuneve, të cilat i përshtateshin trajtimit të “popullit të librit” dhe që përfshiheshin në sheriatin, kishin si synim që rajatë të ishin të kënaqur me pozitën e tyre si prodhues. Kjo shpjegon faktin që fshatarët europianë e pranuan me lehtësi sundimin osman dhe ndikuan në modelin e konvertimit të tyre.”1.

    Zgjidhjet pragmatike për problemet fetare, sociale, gjeopolitike e gjeostrategjike kanë dominuar mbi çfarëdo ideologjish, edhe në raste paqeje e edhe në raste luftërash. Pra, Perandoria Osmane nuk ka qenë një shtet fanatikësh fetarë 2 që do të shkonin nga luftërat në luftëra, për ta përhapur Islamin, sikundër mund të dëgjohet në ndonjë rast, por ka qenë një shtet që ka respektuar rregulla standarde në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe respektimin e traktateve të paqes e edhe aleancat në luftë. 3)

    Në këtë sfond duhet të vendoset edhe diskutimi i historisë së prezencës osmane në trojet shqiptare, mbi të cilat para sundimit osman, janë alternuar për shtatëmbëdhjetë shekuj sundimi romak, sundimi bizantin, bullgar, anzhuin, serb, venedikas, etj. Rrjedhimisht, pozicioni nga i cili mund të ndriçohet më drejt çështja e sundimit osman në territoret shqiptare, nuk është diskutimi i legjitimitetit të atij sundimi, gjë që është shndërruar në një lloj klisheje të ideologjisë dhe historiografisë militante shqiptare dhe veçmas të islamofobisë.4 Sipas kësaj klisheje të cilin antropologu Xhek Gudi e ka quajtur “amnezi strukturale”, vlerësimi për të kaluarën bëhet duke u bazuar në qëndrimin ideologjik të tashëm. Sipas këtij interpretimi, pesë shekujt e sundimit osman shihen duke u nisur nga fakti i ekzistimit të kombit shqiptar dhe të shtetit shqiptar, të rrethimit të tashëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në Ballkan dhe në Europë, nga vlerësimi ideologjik i nocioneve Europë/Azi* dhe nga epërsia e vlerave kulturore perëndimore në kohën tonë. Ndërsa, të gjitha këto gjëra nuk kanë ekzistuar në këtë formë e në këtë përmasë në shekujt XV-XIX*, të cilët janë shekujt e sundimit osman në territoret e banuara me shqiptarë.5.

    Për mendimin tonë, krahas mosdiskutimit në mënyrë të veçantë të legjitimitetit të shtetit osman dhe të sundimit të tij, aplikimi i një analize krahasuese ndërmjet gjendjes që kanë pasur shqiptarët, kur osmanët kanë ardhur në Ballkan dhe gjendjes që ata kanë pasur, kur Osmanët, nën presionin e Fuqive evropiane, janë detyruar të lëshonin territore të banuara me shqiptarë, në favor të fqinjve ballkanikë dhe kur më në fund, në Luftën e Parë ballkanike, praktikisht u dëbuan nga Ballkani, jep mundësi të mëdha të trajtimit objektiv dhe të ndershëm të kësaj çështjeje.

    Në këtë mes njëri nga treguesit më të rëndësishëm të natyrës së një sundimi, pa asnjë dyshim është perspektiva demografike, fetare dhe kulturore e popullit të pushtuar./sunduar. Nëse gjatë një periudhe pushtimi/sundimi ndodhë zvogëlimi numerik i një popullsie dhe tkurrja territoriale, atëherë kemi të bëjmë me procese asimilimi dhe kolonizimi dhe në atë rast kemi të bëjmë me ngulfatje të zhvillimit të popullit të pushtuar/sunduar. Dhe e kundërta, nëse ndodh rritja demografike e një popullsie, përqafimi i një besimi fetar të qëndrueshëm dhe zgjerimi territorial i hapësirës ku ai jeton, atëherë kemi të bëjmë me një sundim që ka krijuar kushte më të favorshme të zhvillimit të atij populli.

    Në rastin konkret, nëse krahasohet gjendja demografike e shqiptarëve në fundin e sundimit serb dhe në fundin e sundimit osman, ajo zbulon qartë se në rastin e parë, pra të sundimit treshekullor serb, pati një zvogëlim demografik dhe një tkurrje ose më saktë shpërbërje territoriale, ndërsa në periudhën e sundimit osman pati një rritje demografike dhe zgjerim të madh të territoreve në të cilat ata jetuan. Në të vërtetë, sa i përket periudhës së sundimit mesjetar serb, arbanasët (shqiptarët), përmenden në Zakonikun e car Dushanit vetëm si barinj shtëtitës, bashkë me vllehët, ndërsa prezenca e tyre si etnitet në jetën fetare, shoqërore, ekonomike të Serbisë mesjetare, nuk ndihet fare. Numri i tyre, në trevat e larta të Kosovës së sotme e të Maqedonisë së sotme, ka ardhur duke u zvogëluar, aq sa të përmenden vetëm si barinj shtëtitës, të cilëve nuk duhej t’u zihej kullosa, nëse ata e kishin zënë më parë. Ndërsa, një numër i konsiderueshëm i tyre kishin lëvizur drejt Greqisë, duke populluar tokat e atjeshme greke, të pushtuara nga serbët.

    Krahas tkurrjes demografike, nën presionin e kolonizimit të tokave të tyre me serbë, kishte ndodhur edhe asfiksia e plotë e identitetit fetar latin të shqiptarëve. Kufizimet që parashihte për të krishterët e ritit latin Zakoniku i car Dushanit ishin të lemerishme. Por, edhe para Zakonikut të tij, trendi asimilues në planin etnik dhe konvertues në planin konfesional, kishte qenë i ngjashëm. Në fakt, prej vitit 1196 6 kur ndodhi pushtimi i plotë i Kosovës së sotme nga Serbia mesjetare e deri në vitin 1389, shqiptarët i ishin ekspozuar një sundimi plotësisht konvertues në planin fetar dhe asimilues në atë etnik. Natyrisht, kulminacioni u arritë kur Dushani u shpall car i serbëve e grekëve, pra duke mos përmendur askund shqiptarët . Zakoniku i tij, edhe pse mohonte shqiptarët si konstituentë të perandorisë së tij, u imponua si ligj edhe për të gjithë shqiptarët që jetonin në shtetin serb. Termat e Zakonikut të tij, zbulojnë qartë ndalimin e katolicizmit përkatësisht përndjekjen e besimtarëve të doktrinës latine dhe të herezisë bogumile. Ligji i car Dushanit që në nenin e parë e afirmon synimin e “pastrimit” të fesë së krishtere (të ortodoksisë), nga herezia latine: “1. Për krishterimin: pikë së pari për krishterimin. Në këtë mënyrë të pastrohet krishterimi.” 7Në pajtim me idenë kryesore, të pastrimit të krishterimit, në disa nene, veçmas në nenet 6,7, 8 dhe 10, urdhërohen masa kundër herezisë latine përkatësisht për kthimin me dhunë të të gjithë njerëzve në ortodoksi:

    6. Për herezinë latine:

    Dhe për herezinë latine, që i kanë kthyer të krishterët në shijim të bukës pa tharm (azimstvo), të kthehen sërish në krishterim, nëse gjendet dikush që dëgjon dhe nuk kthehet në krishterim, të dënohet ashtu si shkruan në ligjin e etërve të shenjtë.

    7. Për herezinë latine:

    Dhe të nxjerrë Kisha e Madhe protopopët në të gjitha qytetet dhe në të gjitha sheshet, që të kthejnë krishterët nga herezia latine, ata që janë kthyer në fenë latine, dhe t’u jipet urdhër i shenjtë dhe të kthehet secili në krishterim.

    8. Për popin latin:

    Edhe popi latin, nëse gjendet, duke kthyer të krishterët në fenë latine, të dënohet sipas ligjit të etërve të shenjtë.

    10 Për heretikun:

    Dhe nëse ndokush gjendet si heretik, duke jetuar në mesin e të krishterëve, të damkoset nëpër fytyrë dhe të dëbohet, ndërsa kush do ta fshehte, edhe ai të ndëshkohet. 8

    Me zbatimin e këtij ligji rigoroz të Dushanit edhe në trevat shqiptare, pasojat për identitetin fetar dhe etnik të shqiptarëve kanë qenë serioze, sepse ato e kanë sforcuar asimilimin e tyre në serbë. “Duke marrë para sysh mbisundimin e serbëve ortodoksë, si edhe të gjuhës serbe në Kosovën mesjetare, ka arsye të mendohet se rrjedha e përgjithshme e asimilimit ka qenë në favorin e serbëve, me disa dallime të vogla. Konkluzioni kryesor duhet të jetë se, pa marrë para sysh se në ç’shkallë ka qenë asimilimi, ai është bërë: shumë veta të cilët iu nënshtruan këtij procesi, duhet të kenë lënë gjuhën e tyre shqipe dhe janë bërë serbë”. 9 Prandaj, ardhja e osmanëve në Ballkanin e sotëm, i ka gjetur shqiptarët e shekullit të XIV, në grahmat e fundit të asimilimit të tyre etnik, fetar dhe kulturor dhe të kolonizimit të tokave të tyre nga sllavët.

    Në kontekst të këtij realiteti të hidhur të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në shekujt XI-XIV, edhe sa i përket ngjarjes kulmore, Betejës së Kosovës të vitit 1389, si ngjarje që e fillon rënien e sundimit serb dhe e fillon instalimin e sundimit osman, nuk mund të kuptohet se si mund të kenë qasje të njëjtë shqiptarët dhe serbët, sepse arsyet e serbëve për të vajtuar disfatën e tyre janë reale, por arsyet e shqiptarëve, për ta trajtuar me të njëjtat terma atë betejë, nuk janë racionale. Sipas mitologjisë serbe, gjaku i car Llazarit, i cili e ka “shenjtëruar tokën serbe të Kosovës”, është gjak i cili simbolizon serbizmin e Kosovës dhe prezencën e përhershme të Serbisë në Kosovë. Ata thonë se car Llazari e ka humbur pushtetin tokësor, por e ka fituar pushtetin qiellor. Kjo mitologji është produkt i Kishës Ortodokse Serbe dhe i nacionalizmit ortodoks serbomadh, prandaj me asgjë nuk lidhet me të vërtetat shqiptare.

    Nga pikëpamja shqiptare, ajo betejë ose roli i saj duhet të shikohet në mënyrë kritike, e jo romantike. Shqiptatët nuk mund t’u konkurrojnë serbëve për t’ua marrë primatin në rolin që kanë pasur në Betejën e Kosovës. Prandaj, kur shqiptarët flasin për ardhjen e osmanëve në Ballkan, në këtë rast duhet të flasin për ardhjen e tyre në territoret, të cilat kanë qenë të sunduara prej serbëve. Më saktë, këto territore kanë qenë të sunduara nga Llazar Hrebellanoviçi,(pjesa lindore e Kosovës me Novobërdën si qendër), nga Vuk Brankoviçi (me Prishtinën si qendër) dhe nga Toma Preluboviçit, (ky i fundit në Epir). Ata ishin sundimtarë në mbeturinat e dinastisë serbe, e cila filloi të fragmentohej pas vdekjes së Uroshit në Betejën e Maricës, (1371), me ç’rast u shua trashëgimia nemanjide. Kjo është pika të cilën duhet ta kemi gjithmonë parasysh, sepse kur kanë ardhur Osmanët në Ballkan, nuk ka pasur një shtet shqiptar, ose mbretëri shqiptare, të cilën ata ta kenë prishur, por ka pasur popull shqiptar që ka qenë i pushtuar prej serbëve dhe në një proces të thelluar asimilimi fetar e kolonizimi etnik.

    Pas çmontimit të sundimit serb, që filloi më 1389, procesi i sllavizmit të shqiptarëve ndërpritet dhe një pjesë e madhe e tyre fillojnë e kalojnë në fenë islame. “Ajo që duhet kuptuar mirë nga ky përvijim i përciptë i ligjit muslimano-osman është se ligji osman nuk ishte i centralizuar për të gjithë territorin, por ishte në praktikë, një ligj i veçantë territorial, pasi feja, profesioni,vendbanimi, gjendja shoqërore dhe seksi i çdo individi përcaktonin ligjin subjekt i të cilit ishin” 10

    Kalimi i hershëm në Islam i shqiptarëve, para së gjithash ka qenë i motivuar si ikje nga autoriteti i dhunshëm i Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Greke. Meqë Kisha Serbe e kishte fituar autonominë në vitin 1219, autoriteti i saj kishte përfshirë edhe shqiptarët ortodoksë të gjendur nën sundimin serbë së paku që nga viti 1196. Përndryshe, sundimi osman nuk provokoi ndonjë presion ndaj kishës ortodokse serbe e aq më pak ndaj asaj greke, i cili do t’i shtrëngonte besimtarët e tyre që të konvertoheshin në fenë islame. Përkundrazi, toleranca ndaj Kishës ortodokse ishte shumë e madhe. “Pushtetet e reja që i dha Kishës ortodokse Mehmeti II bënin në fakt që ajo të ishte një shtet brenda shtetit. Me kalimin e kohës hierarkët filluan ta konsiderojnë veten si sundues dhe mbrojtës de facto të të krishterëve dhe njëkohësisht si të vetmin organ për t’u përballur me pushtetin qendror. Kisha i kreu këto detyra me një shkathtësi të madhe. Jeta e popujve të krishterë të Ballkanit varej po aq nga efikasiteti i autoriteteve kishtare sa dhe nga ato osmane. Kjo shpjegon faktin që dallimet e ndryshmet midis tyre, si psh ajo me mitropolitët e Ohrit e të Pejës, u zhvilluan në një shkallë të gjerë brenda për brenda kishës. 11

    Edhe pse Kisha ortodokse praktikisht ishte shtet në shtet, shqiptarët me shumicë e braktisën atë. Arsyeja ishte e thjeshtë: meqë nuk kishin arritur të kishin një kishë të veten, ata e pranuan me shumicë Islamin, në përpjekjet e tyre që të ruanin përkatësinë etnike, duke iu shmangur asimilimit etnik në serbë, i cili imponohej përmes konvertimit fetar në ortodoksi. “Kështu “kombi” ose mileti grek do të përfaqësohej dhe do të drejtohej tanimë nga Patriarkana e Stambollit. Mosmarrëveshjet midis grekëve do të zgjidheshin nga gjyqet ortodokse. Së fundi, u lejua ushtrimi i lirë i veprimtarisë fetare. Në të vërtetë ky status i përgjigjej gjendjes që kishin zakonisht bashkësitë e krishtera në vendet myslimane, por vendosja e kësaj situate në shkallë shtetërore dhe njohja e rëndësisë së Patriarkanës përbënin një ngjarje me rëndësi.” 12

    Ëshë e qartë se autoriteti aq i madh i kishës greke e më vonë edhe të asaj serbe, mbetej me fuqi gllabëruese ndaj shqiptarëve, prandaj kalimi i tyre në Islam ishte më shumë ikje nga ajo politikës gllabëruese se sa si pasojë e ndonjë politike konvertuese të osmanëve. Po qe se do të kishin osmanët politika koherente të konvertimit fetar të të sunduarve, ato do t’u drejtoheshin edhe popujve të tjerë e jo vetëm shqiptarëve. E vërteta është se ata shqiptarë që ngelën nën ombrellën e Kishës Ortodokse serbe, me kohë u asimiluan në serbë.

    Nga ana tjetër, përmes kompaktësimit etnik të motivuar nga ndarja e qartë prej serbëve e grekëve, rrritja e popullsisë shqiptare gjatë periudhës së sundimit osman është evidente si edhe zgjerimi territorial, i cili arriti të përthekonte edhe tërë Shqipërinë bregdetare, Greqinë veriore, Maqedoninë e sotme dhe Kosovën e sotme po edhe Serbinë e sotme, deri në afërsi të Beogradit. Ky ka qenë në fakt një ekspansion demografik i shqiptarëve, i pari dhe i vetmi në historinë e tyre, pas tkurrjes tragjike të ilirëve. Po të mos u mirreshin shqiptarëve territoret e tyre në të cilat jetonin në periudhën e sundimit osman nga Fuqitë e Mëdha Europiane në Kongresin e Berlinit dhe po të mos përligjej okupimi i territoreve shqiptare nga ana e shteteve fqinje pas Luftërave ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore, gjë që provokoi eksodin tragjik të shqiptarëve drejt Turqisë, shteti kombëtar shqiptar do të mund të ishte territorialisht disa herë më i madh se sa është Shqipëria e sotme dhe vetë kombi shqiptar do të ishte numerikisht disa herë më i madh nga sa është sot. Përfundimisht, mund të konstatojmë se shqiptarët hynë në shekullin XIV nën Perandorinë Osmane si një popull i pushtuar, i defaktorizuar, në një proces të asimilimit etnik e fetar nga serbët, ndërsa në fillim të shekullit XX, kur dolën prej Perandorisë Osmane, ishin një komb i konsoliduar, që ishte i aftë të luftojë për shtetin e vet kombëtar, në një rrethim ballkanik dhe evropian shumë armiqësor.

    SHËNIME

    1. Peter F. Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 54

    2. “Në shekullin e pesëmbëdhjetë asnjë shtet tjetër evropian nuk i kish trajtuar hebrejtë aq mirë sa osmanët.” (po aty, fq.59)

    3. Këtu po citojmë vetëm tre shembuj të sjellë nga Historia e Perandorisë Osmane, të redaktuar nga Robert Mantrani, ku shihet ajo natyrë legjitime e shtetit osman, e përthyer në marrëveshje me shtete e shtetarë europianë të kohës:

    a) “ Sipas traktatit që kishte pranuar të bënte me ta sulltani më 20 shkurt 1424, bizantinët i kishin kthyer osmanëve territoret e Marmarasë dhe të brigjeve të Detit të Zi (me përjahstim të Misivrisë dhe Terkosit) dhe ishin zotuar të paguanin sërish tribut (haraç) “ (fq.75

    b) Osmanët kishin bërë një marrëveshje të mirë për ta me Venedikun. Republika e drobitur nga shtatë vjet luftë dhe e shqetësuar ëpr mbrojtjen e interesave të saj ekonomike, e kërkonte paqen, prandaj dhe po e respektonte me reptësi asnjajësinë” (fq. 79)

    c) Marrëveshja e përfunduar më 12 qershor 1444 u miratua nga Vladislavi në fund të korrikut. Me këtë akt njihej sovraniteti osman në Bullgari dhe Vllahi, si dhe i kthehej Serbia Brankoviqit. Të dy palët ndërluftuese zotoheshin reciprokisht të mos e kalonin Danubin. Armëpushimi parashikohej ëpr dhjetë vjet, veçse, në këtë rast mund të bëhej pyetja se s atë sinqerta ishin të dy palët në këto zotime. Vlladisllavi e theu shumë shoetj zotimin tij”. (fq.81)

    4. Derisa po shkruhej ky tekst, u botua edhe ky artikull skandaloz i një autori me ngarkesë kleronacionaliste(Gjon Keka), që shpreh atë frymë militante të ideologjisë kombëtare me elemente të oislamofobisë së maskuar. “Duke ditur se sikur perandoria e errët otomane gjatë sundimit të saj të egër e barbar ndaj kombit shqiptar pesëqind e ca vjet e cila me anë të ideologjisë së saj të errët dhe planeve satanike shkaktoj gjenocid ndaj kombit shqiptar, poashtu edhe pushtimi i egër serb me anë të ideologjisë dhe planeve të saj të errëta shkaktoj gjenocid ndaj popullit të Kosovë dhe disa nga popujve tjera të gadishullit ilirik. Gjenocid që i bënë këta pushtues të egër dhe barbar kombit shqiptar ishte një ndër krimet më të mëdha dhe një ndër tragjeditë më të rënda të historisë së gadishullit ilirik, por edhe një nga kohët më të errëta që përjetoj ky rajon e sidomos kombi shqiptar si komb i lashtë evropian dhe me një civilizim të lartë. Siç mësojmë qëllimi i këtyre pushtueseve barbar ishte që në mënyrë sistematike të shfaros kombin shqiptar, kulturën e tij burimore, historinë e tij, të vërtetat e tij të lashta si dhe civilizimin e lartë evropian të kombit shqiptar si njëri ndër kombet më të vjetra të gadishullit ilirik dhe evropian.” (http://xn--cdaaa.telegrafi.com/ , 6 maj 2011)

    5. Vetë kombi shqiptar filloi të formohej në gjysmën e dytë të shekullit XIX, shteti shqiptar u formua në decenien e dytë të shekullit XX, kur edhe ndodhi largimi i Perandorisë Osmane nga zotërimet e saj ballkanike, Europa e bashkuar filloi të profilizohej vetëm pas Luftës së Dytë Botërore dhe u funksionalizua vetëm në fundin e shekullit XX, Europa dhe Azia interpretohen si koncepte rivale qytetërimore vetëm nën optikën e orientalizmit kolonialist, ndërsa çështja e vlerave kulturore gjithnjë është më shumë perceptim se sa një sistem i sigurtë i matjes së tyre të vërtetë. Prandaj, edhe kur hulumtohet dhe vlerësohet periudha e sundimit osman të shekujve XIV- XIX, mbi shqiptarët, këto vlera të përftuara më të shumtën e rasteve pas sundimit osman, nuk mund të jenë baza e vlerësimit korrekt shkencor.

    6. Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Dukagjini, Pejë, fq.

    7. http//bosnahistorija.16.forumer.com/a/dusanov-zakonik_post786.html (17 prill.2011)

    8. Po aty

    9. Noel Malkolm vepër e cituar, fq. 53

    10. Peter F. Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 19

    11 Po aty, fq, 57

    12. Robert Mantrani, Historia e Perandorisië Osmane, Dituria, Tiranë, 2007, fq 93

    LITERATURA

    Historia e popullit shqiptar, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë. 1979

    Peter Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman (1354-1804), Dituria, Tiranë, 2007

    Robert Mantran, Perandoria Osmane, Historia e perandorisë osmane, Dituria, Tiranë, 2004

    Evlia Çelebi, Shqipëria 350 vjet më parë, Horizonte, 2000, Tiranë

    Eqrem bej Vlora, KujtimeFranc Babinger, Mehmet Pushtuesi

    Halil Inalgjik, Perandoria Osmane

    Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989)

    Nexhip Alpan, Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë Osmane

    Ibrahim efendi Manzur, Ali Pasha dhe koha e tijMark Mazover, Ballkani, Skanderbeg books

    Mehdi Frashëri, Probleme shqiptareNoel Malkolm, Kosova një histori e shkurtërNyraj Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë OsmanePeter Bartl, Muslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)

  • “Përshëndetjet” e shqiptarëve në Selanikun e shekullit XVIII

    “Përshëndetjet” e shqiptarëve në Selanikun e shekullit XVIII

    Nga: Mark Mazower (Kapitulli “Shqiptarët” nga libri “Selaniku, qyteti i fantazmave: Të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë, 1430-1950”)

    Ndërkohë, çrrënjosja e dhunës së jeniçerëve ishte shpesh më e vështirë sesa shërimi i një sëmundjeje. Shumë pashallarë, të paaftë për t’u mbështetur te trupat, që supozohej se ishin nën komandën e tyre, mbanin shpura të armatosura personale. Ata rekrutonin të rinj, kryesisht shqiptarë nga fshatrat e varfra malore, të cilët sollën me veto një qëndrim të dukshëm agresiv ndaj jetës. Një shekull më parë, një udhëtar osman, i kishte paralajmëruar të tjerët për mënyrën se si shqiptarët i përshëndesnin. Lista e tij përfshinte shprehjet e mëposhtme të përdorshme: “Ha mut!”, “Të qifsha nënën!”, “Të qifsha gruan!” dhe “Të pjerdhsha në vesh!”.

    Selaniku shtrihej ndërmjet tokave jugore të Shqipërisë e Stambollit dhe në mesin e shekullit XVIII, disa mijëra shqiptarë punonin atje në hamame, si shitës boze, armëpunues, gurgdhendës apo roja. Disa të tjerë bënin punë sezonale si barinj ose tregtarë bagëtish. Pjesa më e madhe e personelit zyrtar mbështetej te ata që ofronin forcën, e cila u mundësonte pronarëve të tokave (ajanëve) në rajonet në veri të qytetit të fitonin gjithmonë e më shumë pushtet për vete. Për shembull një pronar i frikshëm i Doiranit, i cili kishte nën kontroll pjesën me të madhe të pashallarëve të Selanikut, arriti të nxirrte në fushë tre mijë shqiptarë kundër armiqve të tij – trupave yürük, që Porta e Lartë i kishte urdhëruar kundër tij. Në të vërtetë, shumë prej bejlerëve kryesorë në zonat e thella maqedonase ishin me origjinë shqiptarë.

    Autoritetet osmane, që nuk kishin mendim të mirë për shtegtarët kishin shumë dyshime për shqiptarët (pavarësisht nga fakti se shumë prej zyrtarëve më të lartë ishin vetë me origjinë shqiptare). Në mënyrë të veçantë, në një Perandori që njihte vetëm dallimet e fesë, ata u dalluan nga emri, arnaut, dhe në vitin 1730 perandori urdhëroi që të gjithë shqiptarët myslimanë dhe të krishterë, të dëboheshin nga Stambolli.

    Masa të tilla e intensifikuan problemin në provinca, duke rritur numrin e banditëve e të krimeve, ndaj dhe vëmendja e qeverisë u drejtua gradualisht drejt tyre. Pas luftës së gjatë me Rusinë, në mes të shekullit, pasi i shërbyen sulltanit në Peloponez, trupat shqiptare vazhduan plaçkitjen e tokave greke, derisa sulltan Abdylhamiti I, i mbështetur nga admirali i tij reformist, Gazi Hasan Pasha, vendosi të ndërmerrte veprime kundër tyre.

    Gjatë asaj kohe për konsullin francez në Selanik, ata ishin më shumë sesa thjesht një faktor ngacmues. Në të vërtetë, rreziku për vetë Perandorinë nuk mund të ishte më i madh se kaq. Ai i shkroi Parisit:

    Të gjithë burrat me gjykim të shëndoshë shpresojnë që Kapedan Pasha të ndjekë shembullin e Topal Osman Pashës, i cili e mbuloi Shqipërinë me lumenj gjaku duke zbatuar urdhrat e sulltan Mahmutit në vitin 1731. Nëse kjo nuk ndodh, duhet të frikësohemi se ky komb, i cili është i madh dhe njëkohësisht shumë i varfër, do të shpërdorojë zakonin e tij të mbajtjes së armëve dhe do të bëhet i fuqishëm e i rrezikshëm për këtë Perandori. Të gjitha qytetet e hapura të Rumelisë janë të ekspozuara ndaj shkatërrimeve të tij, që mund ta çojnë atë te portat e Kostandinopojës, nëse ndonjë ambicioz do të dijë si të përfitojë nga numri, kurajoja dhe disiplina e natyrshme e këtij kombi.

    Si rrjedhim, ne vitin 1779, admirali osman drejtoi një grup prej më shumë se tridhjetë mijë burrash kundër tyre. Rrugës për në Peloponez, në një operacion mbresëlënës, për sa i përket shpejtësisë dhe vendosmërisë brutale, ai vetë u preu kokën dy pronarëve shumë të mëdhenj tokash dhe vrau rivalët e tyre kryesorë. Në Kostandinopojë u dërguan 34 koka të prera dhe tokat e tyre iu shpërndanë pjesëtarëve të familjes Evrenos si dhe familjeve të tjera të rëndësishme. Hasan Pasha u dha dritën jeshile turqve dhe grekëve, që të ndërmerrnin çfarëdolloj veprimi që dëshironin kundër shqiptarëve që do t’i hasnin: vrasja e tyre nuk ishte krim. Në vazhdim të marshimit të tij, ai ekzekutoi çdo shqiptar që takoi, u vuri zjarrin manastireve ku fshiheshin ata dhe ofroi pesë zekinë për çdo kokë shqiptari që i dërgonin. Në Selanik, brenda pesë ditësh, guvernatori dëboi më shumë se katër mijë shqiptarë (në përkthimin shqip me gjasë gabimisht thuhet: 400 mijë), duke përfshirë disa qindra prej tyre, të cilët bënin pjesë në shpurën e tij, dhe lejoi të qëndronin vetëm disa banorë që ishin ngulur aty kohë më parë.

    Megjithatë, kjo ishte një zgjidhje e përkohshme dhe nuk pati ndonjë rezultat që shqiptarët të pajtoheshin me sundimin osman. Shumica e tyre ishin myslimanë, por feja e tyre e përbashkët nuk mund të mposhtte përbuzjen që ata ndienin tashmë për turqit. «Shqiptarët nuk e njohin më autoritetin e Lartmadhërisë së Tij», – shkroi një vëzhgues disa vite më vonë – «dhe as atë të pashës së Selanikut, të cilin e konsiderojnë një armik të urryer». Në vitin 1793, pashai i Shkodrës mundi një ushtri osmane, kapi disa zyrtarë të lartë dhe i ktheu sërish pas me mjekra të rruara në shenjë përbuzjeje për sulltanin. Në Selanik, ata po shkaktonin sërish probleme. Kur pashai u përpoq të arrestonte një ngatërrestar të njohur, të quajtur

    Alizotoglou, në vitin 1793, u zbulua se ai strehonte në shtëpinë e tij 130 persona të tjerë si vetja dhe i furnizonte me ushqime dhe armë. Pashai, pasi u bëri thirrje «të gjithë myslimanëve të vërtetë» t’i vinin në ndihme, përdori topa kundër shtëpisë së Alizotoglout, por kundërshtari i tij u largua nga qyteti, pasi mori pengje për sigurinë e tij dhe kërcënoi i rebeluar se do të kthehej me 2 mijë burra, nëse nuk i kërkohej falje zyrtare. Një dhjetëvjeçar më vonë, u nxor një urdhër tjetër sipas të cilit zyrtarët lokalë urdhëroheshin ta pastronin qytetin nga «një numër i panjohur shqiptarësh dhe të tjerë, të cilët i përkasin të njëjtës kategori, nuk po kryejnë ndonjë shërbim, nuk kanë asnjë profesion të saktë dhe që po grumbullohen pa ndonjë qëllim të caktuar».

    Dhe, ashtu siç e kishte parashikuar konsulli francez, shumë drejtues shqiptarë u bënë një kërcënim serioz për Perandorinë. Në fillim të shekullit XIX, Mehmet Aliu, një ushtar shqiptar nga Kavalla, u bë sundimtar i Egjiptit, themelues i një dinastie mbretërore dhe krijues i një perandorie jetëshkurtër në Afrikë e në tokat arabe. Më pranë atdheut ishte Ali Pasha – «Bonaparti mysliman», siç e quante Bajroni – i cili sundoi në gjithë bregdetin perëndimor të Ballkanit nga kalaja e tij në Janinë. Thirrja e tij mbërriti deri në portat e Selanikut dhe manastiret aty pranë zbuluan se ai ofronte një mbrojtje më të mirë kundër banditëve, sesa vetë guvernatori i qytetit, duke u dhënë atyre shënime të shkruara me dorë në «greqishte shumë të keqe», në «një copë letër katrore shumë të pistë», ku kërcënonte me ekzekutim çdo turk që keqtrajtonte murgjit. Ky ishte një pasha shqiptar, i cili ndërtonte shtetin e tij dhe po ofronte mbrojtje për të krishterët e rajonit, sigurinë e të cilëve sulltani nuk mund ta jepte më. Brishtësia e shtetit osman nuk mund të paraqitej më qartë se kaq.

  • Osmanët në Luftën e Parë Botërore dhe rreshtimi i shqiptarëve krah tyre

    Osmanët në Luftën e Parë Botërore dhe rreshtimi i shqiptarëve krah tyre

    Nga: Agron Islami Njëra ndër ngjarjet më të përfolura, por më të pa trajtuara profesionalisht në histori-shkrimin shqiptar, është edhe pjesëmarrja e shqiptarëve në frontin osman gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-‘18). Me shumë të drejtë, shtrohet pyetja pse ndien nevojë shqiptarët të marrin pjesë në një luftë që në kushtet e logjikës së sotme mund të konsiderohet një “luftë e huaj”. Aq më shumë që, në narrativen e opinionit të përgjithshëm, osmanët janë pushtuesit pesëshekullorë
    Si nisi Lufta e Parë Botërore?

    Vrasja e princit të kurorës austro-hungareze dhe gruas së tij nga një nacionalist serb në Sarajevë, më 28 qershor 1914, është vetëm njëri nga shkaqet që justifikon hapjen de facto të një lufte zinxhirore, që në historiografi njihet si Lufta e Parë Botërore. Kjo sepse arsyeja e vërtetë e kësaj ngjarje lidhet me luftën për dominim ekonomik dhe politik të Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë. Kështu, më 1879 Gjermania me Austro-Hungarinë krijuan Aleancën e Dyfishtë dhe, më 1882, këtij blloku iu bashkua edhe Italia. Synimi ishte që të shtronin ndikimin në rajonet përreth dhe të krijonin koloni jashtë kontinenteve të Evropës dhe Amerikës. Tendencën e këtyre të fundit e kundërshtuan Britania, Franca dhe Rusia, të cilat në një mënyrë ishin pajtuar për ndarjen e resurseve të botës. Franca, më 1893, kishte bërë marrëveshje me Rusinë. Kjo marrëveshje u pasua edhe me Anglinë (më 1904), ndërsa më 1907 Britania nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë. Kështu, natyrshëm u formua Aleanca e Trefishtë midis Anglisë, Francës dhe Rusisë, e cila njihet si blloku i Antantës. Dhe, kur ndodhi atentati në Sarajevë, palët ishin të gatshme për luftë. Si rrjedhojë e eliminimit të princit të kurorës austro-hungareze dhe gruas së tij, më 28 korrik 1914 Austro-Hungaria hyri në luftë kundër Serbisë dhe Gjermania i shpalli luftë Rusisë më 1 gusht, Francës më 3 gusht dhe Belgjikës më 4 gusht. Më 4 gusht 1914, Britania i shpalli luftë Gjermanisë si pjesë e traktateve. Më vonë, pjesë e kësaj lufte u bënë edhe Japonia, Perandoria Osmane, Italia, Bullgaria, Rumania, Shtetet e Bashkuara dhe Greqia. Lufta u zhvillua në frontet e Evropës perëndimore, lindore, galiciane, ballkanike dhe jugore. Me pjesëmarrjen e Perandorisë Osmane, pati beteja të vazhdueshme në Kaukaz, Palestinë, Irak dhe në Dardanele. Nga lufta nuk shpëtoi as Azia dhe Afrika. Lufta përfundoi me fitoren e bllokut të Antantës e përbërë nga Britania, Franca dhe Rusia, kundrejt bllokut qendror të përbërë nga Gjermania, Austro-Hungari, Perandoria Osmane dhe Bullgaria.

    Pse hyri Perandoria Osmane në luftë?
    Në kohën kur frynin erërat e fillimit të Luftës së Parë Botërore, Perandoria Osmane sapo kishte dalë nga Luftërat Ballkanike, ku, me përjashtim të rajonit të Edirnesë, kishte humbur të gjitha tokat në Rumeli (Ballkan i sotëm). Kështu, qeveria e Turqve të Rinj (xhonturqve), të cilët më 1909 kishin rrëmbyer fronin nga Sulltan Abdylhamiti II (1876-1909), ishin të vetëdijshëm se, edhe ruajtja e neutralitetit në luftën që po vjen, nuk do t’i shpëtonte nga copëtimi i tokave që akoma ishin në juridiksionin osman. Madje, më vonë këta mësuan për nenet e fshehura të marrëveshjes Franko-Ruse (1907), që parashihnin lënien e Stambollit dhe të ngushticave nën sundimin e Rusisë. Në këto kushte medoemos duhej rreshtuar krah një fuqie, e cila do të ishte garanci për ruajtjen e territoreve. Aq më shumë që në atë kohë, mendohej se ishte e pamundur që të krijohej një miqësi me shtetet e vogla të Ballkanit të cilat pak kohë më parë kishin fituar pavarësinë nga osmanët.

    Mbi këtë koncept, qeveria osmane, qysh në vitin 1911 vuri komunikim me Winston Churchillin, i cili ishte ministër përgjegjës për Marinën Mbretërore, ku i shprehen kërkesat e tyre për të lidhur aleancën osmano-angleze. Përkundër refuzimit, insistimi i osmanëve vazhdoi edhe në vitet në vazhdim. Madje, këtë aleancë synonin ta arrinin duke bërë koncesione ekonomike në favor të Anglisë. Në korrik të vitit 1913, Anglia dhe osmanët nënshkruan një marrëveshje lehtësuese ekonomike në rajonin e Kuvajtit, pastaj ndërtimi i hekurudhës Bagdad-Basra iu dha kompanive angleze. Njëherësh, anglezëve iu dha edhe e drejta për kërkime të naftës në treva të Lindjes së Mesme. Pas gjithë këtij bashkëpunimi,  qeveria angleze refuzoi (janar 1914) propozimin e ministrit osman të Financës dhe ambasadorit osman në Londër, Haki Pasha, për pranimin e tyre në aleancën trepalëshe. Osmanët provuan të ofrohen edhe me francezët, por këta refuzuan edhe takimin (korrik 1914).

    Fuqitë e Antantës nga osmanët kërkuan që të qëndronin neutralë. Por, këta të fundit ishin të vetëdijshëm se anglezët në Lindje dhe rusët në Veri përbënin një rrezik serioz për Perandorinë Osmane. Kështu, u synua që të bëhet një afri me Greqinë dhe Bullgarinë, që dikur ishin sanxhaqe osmane, por kontestet e hapura me Greqinë për ishujt në Egje, si dhe pretendimet të Bullgarisë për trevat e Edirnesë, nuk sollën ndonjë marrëveshje.
    Pas gjithë këtyre tentativave, qeverisë osmane nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’i nënshtrohej presionit për t’iu bashkuar frontit gjermano-austro-hungarez, që ishin bashkuar karshi Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë. Ishte diplomati austriak Johann von Pallavicini, ai i cili realizoi takimin me osmanët disa ditë pas fillimit të luftës (18 korrik); një ditë më vonë edhe diplomati gjerman Hans von Wangenheim realizoi një takim me Talat Pashën.

    Austriakët, përveç osmanëve, synonin që në anën e tyre të tërhiqnin edhe bullgarët, në mënyrë që të pengohej bashkimi i botës sllave dhe në rast se kjo nuk arrihej, atëherë pjesërisht kjo do të bëhej nëpërmjet osmanëve të cilët akoma kishin ndikim pozitiv te myslimanët e Ballkanit – shqiptarët dhe boshnjakët. Me 22 korrik 1914, kryeministri osman, Said Halimi, u takua me ambasadorët e Gjermanisë dhe të Austrisë të cilët kërkuan bashkimin e fronteve. Më datë 2 gusht 1914, në ora 16, u arrit marrëveshja gjermano-osmane, e cila kishte validitet deri më 31 dhjetor 1918.
    Pse morën pjesë shqiptarët dhe myslimanët e Ballkanit në fronin osman?

    Grushti më i madh për qenësinë osmane në Ballkan ishte humbja e territoreve shqiptare dhe boshnjake, të cilat kishin një shumicë myslimane që përbënte edhe një burim të madh njerëzor për ushtrinë osmane. Kjo mungesë u bë edhe më e ndjeshme në kohën e Luftës së Parë Botërore, kur qeveria osmane nuk arrinte të mbulonte frontet e veta me burime njerëzore, përkundër shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm. Kështu, në koordinim të plotë me aleatin, sulltani më 21 nëntor 1914 lëshoi fermanin për Xhihadin e Madh (Cihad-i ekber) dhe brenda pak ditësh myslimanët e Ballkanit u vunë në lëvizje për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje. Krahas sulltanit, edhe liderët shqiptarë, sikur Hasan Prishtina dhe Ferhat Draga, ishin angazhuar në rekrutimin e shqiptarëve për frontin Austro-Hungarez. Oficerët osmanë po ashtu kishin ardhur drejt tokave shqiptare që në atë kohë ishin nën okupimin bullgar dhe austro-hungarez për të tërhequr burrat shqiptarë për luftë.

    Ajo çfarë shpërfaq dokumentacioni osman i kohës është se, numri më i madh i vullnetarëve myslimanë të njohur si Gynyly, duke përfshirë edhe shqiptarët që kishin marrë rrugën për Stamboll, ishin nga trevat e Kosovës së sotme, pastaj Jeni Pazarit, Prijepolit, Kumanovës, Shkupit, Manastirit, Kavallës , Dramës, Serezit, Plevlës etj., zona të cilat pas rënies së Perandorisë Osmane mbeten nën okupimin serb, bullgar, malazeze e grek.
    Thirrja e Sulltanit për Luftën e Shenjtë përbënte mesazhin politik për myslimanët që t’i dalin në mbrojtje shtetit osman që zyrtarisht drejtohej nga sulltani, i cili ishte edhe kalif, apo përfaqësues i të gjithë myslimanëve në rruzullin tokësor. Në anën tjetër, si rezultat i bashkimit të osmanëve me paktin trepalësh, ku bënin pjesë edhe dy fuqitë që kishin nën okupim ish-trevat e Rumelisë osmane të banuara me element mysliman, inteligjencës osmane dhe ushtarake i kishte krijuar mundësi që të angazhohej direkt në rekrutimin e myslimanëve të këtyre trevave.

    Në Prizren, Mitrovicë, Tetovë e gjetiu ishin hapur zyre të veçanta ku bëhej regjistrimi dhe më pas niseshin drejtë frontit osman. Në vendet ku nuk kishte zyra të tilla, vullnetarët ishin lajmëruar tek autoritete ushtarake austriake dhe kërkesat e tyre drejtoheshin në Stamboll dhe më pas pasonte udhëtimi drejt frontit që përcaktohej nga komanda osmane. Pjesa më e madhe e këtyre vullnetarëve i takonin moshave të reja 19-30-vjeçare, andaj ata fillimisht trajnoheshin për luftë në kampe ushtarake në Bullgari. P. sh. në shtator të vitit 1915, koloneli i shtabit osman në Bullgari, njoftoi se në qendrat e trajnimit në Bullgari gjendeshin 14 mijë vullnetarë mysliman të Ballkanit që i takonin moshës 19-25 vjeçe.
    Megjithëse ka një tendencë që gjurmët e vullnetarëve shqiptarë t’i kërkojmë vetëm në Fronin e Çanakalasë, i cili ishte njëri nga fronet më të rëndësishëm dhe vendimtare për osmanët, nga dokumentacioni osman shihet se nuk ishte në dorën e ushtarëve vullnetarë që të vendosin se në cilin front do të luftonin, andaj ata i gjejmë në Rumani, Galicë, Azarbajxhan, Kaukaz, Maqedoni, Irak, madje edhe në Birmani. /Telegrafi/

  • Aty ku zakoni përballet me ligjin! Kuvendi i burrave dhe ‘shpluhurosja’ e Kanunit në Theth

    Aty ku zakoni përballet me ligjin! Kuvendi i burrave dhe ‘shpluhurosja’ e Kanunit në Theth

    Kuvendi i burrave

    SHKODËR- Prishja e themeleve të bujtinave në Theth të Shkodrës, shpluhurosi zakonet e vjetra, ndoshta edhe të harruara të vendit tonë; riktheu Kuvenin e burrave! Mbledhja e burrave në sheshin e Kishës së Dukagjinit, tregoi se ky Kuvend vazhdon që të mbijetojë si një nga institucionet më të lashta dhe të veçanta tradicionalisht.  Kuvendet e burrave janë një institucion shumë i vjetër në Shqipëri, me rrënjë që shkojnë para shekullit XV, por dokumentimi i tyre i saktë nis nga mesjeta e vonë. Dëshmia e parë e zyrtarizuar dhe Kuvendi më i njohur historikisht, është  mbajtur në qytetin e Lezhës, ku Gjergj Kastrioti – Skënderbeu bashkoi princërit shqiptarë në një aleancë të përbashkët kundër Perandorisë Osmane.

    Por në zonat e Veriut, tradita e kuvendeve të burrave ekzistonte që para pushtimit osman, por nuk është dokumentuar me data të sakta.
    Sipas studiuesve të Kanunit dhe të antropologjisë (si Franz Nopcsa, Edith Durham, Shaban Sinani etj.), kuvendet funksiononin: për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes fiseve, ndarjen e kullotave, pyjeve dhe ujërave, pajtimin e gjakmarrjeve dhe ruajtjen e nderit. Këto janë forma të lashta vetëqeverisjeje, që mbështeteshin në fjalën, burrërinë dhe ligjin e pashkruar.
    Gjatë sundimit osman, kuvendet vazhduan në mënyrë autonome dhe të pavarur nga pushteti. Në shumë raste, ato funksionuan edhe si forma rezistence ndaj autoritetit osman dhe si mjet vendimmarrjeje kolektive në zonat ku shteti osman nuk kishte kontroll real, veçanërisht në Malësinë e Madhe, Dukagjin, Pukë, Tropojë, Dibër dhe Theth. Megjithatë nuk kanë qenë një “ekskluzivitet” i Veriut, pasi dëshmi të Kuvendeve të burrave ka pasur edhe në Jug të vendit (Labëri). Në histori janë të dokumentuara kuvendet tradicionale që mbanin fise dhe bajrakë për të hartuar ose reformuar Kanunin e Labërisë. Kuvende të tilla përmenden në: Progonat (1846) dhe Mesaplik (1847).
    Kuvendet nuk janë vetëm mbledhje simbolike — janë organe me autoritet të vërtetë vendimmarrës. Njihen vendime mbi pronësinë e tokës, përdorimin e pyjeve, zgjidhjen e gjakmarrjeve dhe konflikteve ndër-familjare. Ky ishte edhe rasti i Thethit. Të përballur me një valë shembjesh, banorët iu kthyen ligjeve të vjetra duke e ndjerë se nuk e kishin gjetur të drejtën tek ligjet e Kushtetutës. Me Bajraktarin e zonës në krye, kërkuan “fjalë” prej tij. Pra mbështetje! 
    Por “fjala” nuk iu dha! Sepse Kuvendi ka rregulla!
    Të armatosur (në rastin e Thethit jo), burrat mblidhen në formë rrethore: të gjithë baraz, aq sa kryetari ulur saktësisht në qendër, sipas rregullit. Edhe Kuvendi ka rregulla. Gjuha duhet e moderuar, pa kërcënime, me gjeste të kontrolluara — çdo shprehje tashmë flet për disiplinë dhe kujdes! Në fund, pyesin “A e lamë kështu?” – dhe pjesëmarrësit flasin një nga një, në fund shumica merr vendimin, që në rastin e Thethit ishte kërkesa për dëmshpërblim ndaj qeverisë. Por edhe që askush tjetër të mos ndërtojë në pronën e tyre. 
    Ndërkohë që shteti po përpiqet ta fusë veriun në korniza ligjore të standardizuara, kuvendet prodhojnë rezistencë: që do të thotë që në Theth, me Kanun është vendosur që të mos ketë ndërtime nga persona të tjerë. Por në Kuvendin e Thethit kishte dhe në ndryshim; pasi në të morën pjesë edhe të zonjat e shtëpive. Zakonisht, edhe pse Kuvendet e burrave ishin 100% burrërorë, në disa raste gratë ndikonin në vendimet që merrnin burrat, sidomos për çështje gjakmarrjeje. Ka raste kur nënat, motrat apo bashkëshortet ushtronin presion emocional që burrat të heqin dorë nga gjaku, ose të kërkonin pajtim. Kjo quhej “ndikim i brendshëm i oxhakut”. Në këtë rast, edhe zonjat ishin po aq të shqetësuara se çfarë do të ndodhte me pronat e tyre, kështu me të drejtën e një Kuvendi modern, edhe ato morën pjesë për të dëgjuar, por asnjëra prej tyre nuk foli. 
    Në këtë rast, vendimi ishte marrë për të gjithë! Tashmë asnjë prej tyre nuk i ka shpëtuar aksionit të shembjes, e i mbetet që vetëm të “luftojnë” për të mos humbur pronat që pretendojnë se i kanë ndër shekuj, ndoshta aq sa ekziston Kanuni./ZËRI

  • ‘Jetoj me 115 mijë lekë të vjetra në muaj’/ Denoncimi i gazetarit Osman Stafa: Qytetarit i nevojitet PET-Scan, por s’ka në shtet

    ‘Jetoj me 115 mijë lekë të vjetra në muaj’/ Denoncimi i gazetarit Osman Stafa: Qytetarit i nevojitet PET-Scan, por s’ka në shtet

    Një denoncim i rëndë është bërë publik së fundmi nga gazetari Osman Stafa përmes një bisede të zhvilluar në rrjetet sociale, ku një qytetar i sëmurë rëndë i kërkon ndihmë për të realizuar një ekzaminim jetik, PET-Scan, i cili nuk ofrohet nga sistemi shëndetësor publik në Shqipëri.

    Qytetari në fjalë shprehet se jeton vetëm me një pagesë invaliditeti prej 115 mijë lekësh të vjetra në muaj dhe është në pamundësi të përballojë kostot e larta të ekzaminimeve mjekësore në privat.

    Sipas tij, çmimet për një PET-Scan variojnë nga 1300 euro në spitalin Hygeia në Tiranë, në 1100 euro në Turqi, ndërsa një opsion më i lirë kushton 700 euro, pa përfshirë udhëtimin dhe akomodimin.

    “Deri tani i kam bërë me lekë, po s’kam më mundësi se jam zhytur në borxhe”, – shprehet ai me dëshpërim.

    Ekzaminimi i PET-Scan është kërkuar nga mjeku pneumolog në Sanatorium, pas një skaneri me kontrast që pacienti kishte kryer pak ditë më parë. Mjekët kanë kërkuar edhe kryerjen e PTC (probabilisht një procedurë tjetër diagnostike e specializuar).

    Gazetari Osman Stafa konfirmon gjithashtu në bisedë se PET-Scan nuk ofrohet në spitalet publike, duke theksuar boshllëkun që ekziston në shërbimet e avancuara diagnostike për qytetarët në nevojë.

    Ky rast ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ku përdoruesit kanë ngritur shqetësimin për mungesën e mbështetjes institucionale dhe sociale për njerëzit me probleme serioze shëndetësore.

  • Kërkesa e Baton Haxhiut për mbylljen e RTSH-së, reagon ashpër Osman Mula: Je i pafytyrë, personazhi më i keq në…

    Kërkesa e Baton Haxhiut për mbylljen e RTSH-së, reagon ashpër Osman Mula: Je i pafytyrë, personazhi më i keq në…

    Osman Mula-Baton Haxhiu

    Kompozitori dhe regjisori i njohur Osman Mula, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), gazetares Eni Vasili. “Mbylle RTSH-në për ta shpëtuar”, kjo ka qenë thirrja publike e analistit, ndërsa figura të tjera të njohur të artit të vendit tonë kanë reaguar ashpër ndaj tij.
    Mula ka shpërthyer ndaj analistit, duke e quajtuar të pafytyrë pasi kërkon shkrirjen e këtij institucioni të një rëndësie të veçantë 65 vite ekzistence, që mbajti gjallë për dekada popullin shqiptar. Mula thekson se nuk ka asnjë konsideratë për të, ndërsa sipas tij, Haxhiu nuk është gjë tjetër veçse një i padëshiruar në Kosovë e në Shqipëri.
    Në fund, Mula e përmbyll reagimin e tij duke e konsideruar Haxhiun si një model i së keqes dhe personazhi me i keq ne historinë e gazetarisë Shqiptare. “Shpesh here them: Eh moj Kosove; Nxorre shum heronj te medhenj si Adem Jashari apo Mandela i Kosoves A.Demaci, figura si Bekim Fehmiu apo Fadil Vokrri por na nxorre fatkeqesisht dhe nje model së keqes Baton Haxhiun – personazhi me i keq ne historine e gazetarise Shqiptare.”, përfundon reagimin Osman Mula. 
    Reagimi i plotë:
    S,kisha deshire me shkru duke te pas ty si personazh se s,kam pas, as nuk.kam asnje lloj konsiderate per ty.Nuk kam pare asnje rast qe te vij nje njeri i pa ftuar dhe ta marrin fjalen ne nje ambient duke u perpjek me te mbush mendjen dhe me ta imponu qendrimin ndaj vendit, politikes, problemeve sociale dhe medias.
    Pasi lehe neper stacione per politiken se cilin duhet te votojme dhe kush esht udheheqesi me i mire Shqiptar tani na u shfaqe duke na dhane mend qe tani duhet te shkrihet R.T.Sh. Do te thote qe nje institucion i rendesije te vecante 65 vite ekzistence, nje institucion qe mbajti gjalle per dekada popullin, ketej dhe matane kufirit me programe, ngjarje te medha epokale, historike, kulturore, sociale, duke hapur dhe nje drejtori pas viteve 90 per diasporen duke u ndjekur ne cdo vend te botes.
    Na del ti mor i pafytyre dhe do me na e mbush mendjen ne qe u plakem ne ket institucion me nje armate mjeshtrat te medhenj te ekranit se duhet mbyll se keshtu mendoj un. Po kush te mbron apo kush te perkrah ty mor i pa deshiruar edhe ne Kosove edhe ne Shqiperi qe vjen ketu dhe nuk nuk len rradhe njeriu per te folur kur ti nuk perfaqeson asnje njeri apo komunitet?
    Po te jet si Shqiptar ti nuk me perfaqeson, po te jete si kosovare mëse prej andej jam mos ta pafsha bojen mor spiun. A ne perfaqesosh qeverine Shqiptare mjer ne mor i pa fytyre. Sa te Syri sa te Opinion, sa te Top chanel e tek A 1. Kot nuk je ketu dhe as kot nuk paguhesh me pare te madhe por e gjitha sipas mendimit tim ti je i ardhur apo i ftuar nga carqe shum te rrezikshme ne dem te Shqiperise.
    Po ne pse nuk nderhym ne punen e vellezerve tane ne Kosove? As nuk i themi voto kete apo kete, as hiqe kete apo veje kete sepse Kosova ka institucionet e tij dhe nuk dua te nderhyjme se sasht as normale, as etike se nuk i sherben interesit reciprok por te nderhysh ti ketu dhe pikerisht te japesh ti definicionin qe te mbyllet r.tsh.me krijon nje shqetesim te madh. Ne sapo u mblodhem si keshill drejtues ,drejtoria e pergjitheshme ,Ama kryesija e medias, e Parlamentit Shqiptar ,krijues dhe gazetar mjaft te njohur se si duhet ta rrisim cilesine programore dhe po perpiqemi cdo dite na del ti qe duhet te flasesh i fundit na e merr fjalen i pari.
    Ti o je delirant, i paguar po qe po, i futur nga dikush qe me don te ngreje kulla dhe ty te ka premtu per ndonje hale ,larg qofte me te ba dhe koken ty ne katet e larta. Pas 90 ne festivalet tona u be sofer e perbashket me te gjith krijuesit e Kosoves ku ti ishe shpesh.here edhe ne juri.
    Edhe figurat e patrioteve shkrimtareve, njerez te pajtimit te gjaqeve, luftes clirimtare te Kosoves ku shum operator tane kane xhiruar brenda territoreve te luftes si l.Bucpapaj etj.
    Ti po nderhyn ne buken tone te perditeshme prandaj si hyre del mor horr nga problemet tona se po na sjell pjshtellim. Shpesh here them: Eh moj Kosove; Nxorre shum heronj te medhenj si Adem Jashari apo Mandela i Kosoves A.Demaci, figura si Bekim Fehmiu apo Fadil Vokrri por na nxorre fatkeqesisht dhe nje model te se keqes Baton Haxhiun – personazhi me i keq ne historine e gazetarise Shqiptare.

  • Neglizhenca për pacientët me kancer/ Gazetari Osman Stafa çon në SPAK ministren

    Neglizhenca për pacientët me kancer/ Gazetari Osman Stafa çon në SPAK ministren

    Neglizhenca për pacientët me kancer/ Gazetari Osman Stafa çon në SPAK ministren
    Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke denoncuar mosfunksionimin dhe mungesën e mirëmbajtjes së aparaturës së brakiterapisë në Spitalin Onkologjik të QSUT-së – një trajtim për pacientët që luftojnë me kancerin.
    Në dokument përfshihen si të kallëzuar drejtuesit e QSUT-së, titullarët e pavijonit onkologjik, si dhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë ministren Albana Koçiu çdo funksionar që ka pasur përgjegjësi ligjore dhe institucionale për garantimin e shërbimit.Sipas Stafës, pajisja e brakiterapisë është lënë jashtë funksionit për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, duke i privuar pacientët nga një ndër trajtimet më të rëndësishme për kancerin gjinekologjik.
    “E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje”, shkruan gazetari në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe vetë kallëzimin.
    Ai e konsideron këtë veprim si hapin e parë në një betejë për drejtësi dhe transparencë, ndërsa paralajmëron se do të vazhdojë me këmbëngulje për të nxjerrë në dritë përgjegjësit.
    Çfarë është brakiterapia?
    Brakiterapia, e njohur edhe si radioterapi e brendshme, është një metodë trajtimi kundër kancerit ku burimi radioaktiv vendoset shumë afër ose brenda vetë tumorit. Kjo teknikë është veçanërisht efektive për kancerin e qafës së mitrës, mitrës dhe vaginës, duke i dhënë pacientit shpresa reale për mbijetesë dhe rikuperim.
    Aktualisht, në Shqipëri, ky trajtim nuk ofrohet, duke lënë pacientet përballë alternativës së për t’u kuruar jashtë vendit, ose përballë heshtjes spitalore që kushton jetë.

  • Mungesa e brakiterapisë për gratë me kancer, gazetari Osman Stafa kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë

    Mungesa e brakiterapisë për gratë me kancer, gazetari Osman Stafa kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë

    Gazetari Osman Stafa ka dorëzuar një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të QSUT, ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu dhe zv/ministrat përgjegjës për mosfunksionimin e pajisjes për “brakiterapi” e cila është jetike për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik.
    Sipas Stafës, pajisja për brakiterapi, një trajtim jetik për pacientët me kancer, është lënë pa mirëmbajtje dhe nuk funksionon. Gazetari thotë se kallëzimi është vetëm hapi i parë në një betejë për të sjellë drejtësi dhe për të marrë përgjegjësitë për këtë situatë të rëndë.
    Postimi:
    E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje.Nuk është thjesht një pajisje. Është një mundësi jete. Dhe kur shteti harron të mirëmbajë një pajisje që shpëton jetë, kjo nuk është më neglizhencë, është krim. Ky kallëzim është vetëm hapi i parë. E vërteta nuk do fshihet më. Heshtja nuk është më opsion.