Tag: osman

  • Disfata e osmanëve në rrethimin dytë të Vjenës më 1683 dhe revanshimi i Habsburgëve…

    Disfata e osmanëve në rrethimin dytë të Vjenës më 1683 dhe revanshimi i Habsburgëve…

    Agron Islami

    Disfata e osmanëve në rrethimin dytë të Vjenës më 1683 dhe revanshimi i Habsburgëve në krye Papatin, i cili drejtonte Aleancën e Shenjtë kundër osmanëve bëri që edhe Rusia ti bashkohet kësaj aleance me hapjen e një fronti të ri kundër osman. Siç dihet, luftërat osmane me Aleancën e Shenjtë përfundojnë me Marrëveshjen e Paqes më 1699 në Karlovac dhe një vite më vonë edhe me një marrëveshje të veçantë me Rusët. Nga këtu e tutje, këta të fundit (Rusët) në njërën anë filluan së dhunuari zonat e sunduara nga osmanët rreth Detit të Zi dhe në anën tjetër punonin në shtrirjen e ndikimit tek ortodoksit e Ballkanit. Në këtë areal të interesimit të diplomacisë ruse të kohës futeshin edhe Manastiret ortodokse në Kosovë. Nga fundi i shekullit XIX, konsulli rus në Prizren kishte bërë të gjitha inskenimet e mundshme për të marr primatin e mbrojtësit të këtyre manastireve. Kjo qasje e diplomatëve rus për zyrtarët osman konsiderohej si përzierje në punët e brendshme.

    Shembull konkret është edhe një shkresë e Konsullit #Rus në Pejë, përmes së cilës njoftonte Mytesarrifllikun e Pejës se, në dhomën e priftit të #Manastirit të #Deçanit janë dëgjuar dy krisma alltie dhe për këtë kërkonte që të bëhet një hetim. Sipas praktikës, Mytesarifi i Pejës çështjen e dërgoi tek Valiu i Vilajetit të Kosovës dhe ky i fundit njoftoi Portën e Lartë. Përgjigja e zyrës së Sadriazamit osman në raport me këtë çështje ishte se, “është e papërshtatshme që Konsullata ruse të bëjë një kërkesë për një çështje që ka të bëjë me punët e brendshme të shtetit osman. (Njëherësh) përmes Valiut të Vilajetit të Kosovës, paralajmërohej edhe Mytesarifi i Pejës që të mos i përgjigjes një konsullate të huaj në raport me çështjet e brendshme”.

    Datë 7 gusht 1892,

  • Dini vallen por jo historinë: Ja kush ishte Osman Taka dhe vrasja e komandantit turk pasi i zbuloi shaminë të motrës

    Dini vallen por jo historinë: Ja kush ishte Osman Taka dhe vrasja e komandantit turk pasi i zbuloi shaminë të motrës

    Në Çamëri, në vendin e quajtur Konispoli, jetonte fisi i Takajve, aty ku lindi Osman Taka, një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror.

    Historia fillon në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane ku Konispoli ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës”, posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat.

    Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falnin lutjet e së premtes njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Oficeri turk, pas kryerjes së lutjeve u ndesh në rrugë me dy femra me fytyrë të mbuluar sipas traditës, këto dy vasha ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për një vizitë. – I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoj shaminë për t’i parë fytyrën.

    Gratë si në faj largohen që aty dhe dikur u kthyen në shtëpi, nga turpi i ngjarjes motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa turke iu kishte zbuluar fytyrën. Për këtë turp Osmani mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe morrë vendim të prerë ku Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pritën në udhë trupës që vinte nga karakolli turk. Ku dhe katër i vranë komandantin me ushtarët, kurse një nga ta u la i gjallë për t’i çuar porosi kryekomandantit në Janinë.

    Osman Taka u shpall në kërkim dhe për kapjen e tij, Veliu i Janinës, me ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri.- Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë, deri sa ra në derën e një miku tradhëtar si Nasho Gërxhua i cili pasi u dha mish e raki, i dehu për t’u siguruar se janë në gjumë, e pastaj për t’i spiunuar që të fitonte 5 mijë napolonët. Trupat turke u versulën drejt shtëpisë ku gjindeshin trimat dhe gjatë luftimeve u vranë dy djem të Nashos dhe një luftëtar i Osman Takës, atë tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës, ku u gjykua me varje në litar.

    Ekzekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen Xhemilen ndërsa kryerjen e ekzekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Beu, i cili si pjesë obligative kishte të pyeste të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë. – Osman Taka kërkoi diçka të çuditshme. Kërkoi një sofër dhe sazet e Filatit të Konispolit për të kërcyer një valle që e quanin “Vallja e Burrave të Konispolit”. Ai tha se kërkon orkestrën e Braho Salametit.

    Kërkesa iu plotësua dhe magjia filloi. Osmani si një vallëtarë elegant, me pamje të rrallë, burrë që kërcente bukur, fascinoi të pranishmit sa që gruaja e Hasan Beut, Xhemilja tha që nuk kishte parë të tillë div, artist, i cili ishte i lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe të tjerët. Xhemile Hanemi ju drejtua Mexhit beut duke i thënë se është mëkat të varet ky njeri me këta burra.

    Ajo u zotua se do të ndryshojë fermanin në Portën e Lartë për t’i falur ata dhe u ngjit në podiumin e varjes ku kërkoi vallen të luhej përsëri, e që Osmani do e kërcente edhe më me krenari dhe me virtuozitet. Vallen e Burrave të Konispolit, një valle që fisnikroi krenarinë e moralit dhe që i shpëtoi jetën një njeriu, valle kjo që emrin tani mban Vallja e Osman Takës.

  • Skënderbeu në historiografinë turke

    Skënderbeu në historiografinë turke

    Nga: Eduart Caka

    Abstrakt

    Sot ekziston një korpus i madh botimesh mbi figurën dhe veprën e Skënderbeut, kolana e të cilit pasurohet dita ditës me botimin e artikujve, dokumenteve e studimeve te reja që hedhin dritë gjithnjë e më shumë për këtë periudhë kaq të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Sigurisht që historiografia skënderbegiane do të ishte e mangët pa kontributin e studiuesve dhe ekoleve të huaja të cilat i kanë shtuar vazhdimisht dimensione, analiza e këndvështrime të reja studimit të Skënderbeut. Nga kjo pikëpamje, njëra ndër shkollat e cila ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në ndriçimin e kësaj periudhe është edhe historiografia turke.

    Hyrje

    Në vetvete, historiografia turke ka patur problematikat e saj si në aspektin ideologjik e politik, ashtu edhe në raportin me trashëgiminë osmane. Kjo, lidhet me faktin se në vitet ‘30 të shekullit të kaluar ky vend ndërmori disa reforma rrënjësore – të cilat, në historiografinë turke janë cilësuar si revolucione – që prekën kulturën, gjuhën, politikën, ekonominë, por edhe trajtimin e më pas shkrimin e historisë. Megjithatë, ky element u përket historianëve turq dhe është jashtë objektit të këtij artikulli. Ajo çka na intereson ne ka të bëjë me evidentimin e mënyrës se si është trajtuar figura dhe aktiviteti i Skënderbeut në historiografinë turke duke u përqendruar kryesisht në shek. XX.

    Shteti modem turk trashëgoi arkivat e Perandorisë Osmane, një pasuri e madhe kjo jo vetëm për Turqinë, por edhe për të gjitha kombet që kishin qenë pjesë e saj për shekuj me radhë. Për më tepër, burimet arkivore i shërbenin edhe ndriçimit të historisë së gjeografive të tjera që nuk kishin qenë pjesë e shtetit osman. Kjo për faktin se osmanët patën marrëdhënie diplomatike me shumë vende të Evropës e Mesdheut, të Afrikës e Azisë së Largët. Parë nga ky këndvështrim, dokumentacioni osman që ruhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit turk paraqet rëndësi të veçantë thuajse për të gjithë historianët që merren me historinë e Kohës së Re.

    Me ngritjen e institucioneve arkivore dhe nisjen e klasifikimit të dokumentacionit osman do të dilnin në dritë edhe botimet e para të studiuesve turq për periudhën osmane. Emra si Ismail Hakki Uzunçarsih, Ismail Hami Danismend, M. Tayyip Gokbilgin, Omer Liitfi Barkan, Halil Inalcik, por edhe emra të tjerë të cilët u përkasin dekadave të mëvonshme realizuan botimet dhe studimet e para shkencore me karakter historiografik duke u bazuar në arkivat osmane. Sigurisht që në brendësinë e këtyre studimeve do të vërejmë edhe të dhënat e para mbi hapësirën shqiptare nën sundimin osman dhe, informacionet e arkivave osmane mbi figurën e Skënderbeut. Në këtë aspekt, këtu do të mundohemi të paraqesim disa prej autorëve më të rëndësishëm turq të cilët e kanë trajtuar në studimet e tyre Skënderbeun duke kontribuuar kështu në zhvillimin dhe zgjerimin e literaturës skënderbegiane.

    Trajtimi i figurës së Skënderbeut në librat e historisë osmane

    Në vitin 1941 Instituti i Historisë së Turqisë botoi veprën voluminoze Osmanly Tarihi (Historia Osmane) të historianit Uzunçarshili (Uzunçarsili), libër i cili ende sot përdoret nga studiuesit turq dhe të huaj. Ndryshe nga Danishmend4 i cili paraqet në mënyrë kronologjike ngjarjet më të rëndësishme që e karakterizuan historinë osmane, Uzunçarshili është më metodologjik dhe i detajuar në paraqitjen e historisë së shtetit të dinastisë osmane. Pikërisht në vëllimin e parë të kësaj vepre autori na jep të dhëna të rëndësishme lidhur me situatën paraosmane të zonave të Rumelisë dhe vendosjen e sundimit osman në këto territore. Veç të tjerash, Uzunçarshili në këtë vëllim përshkruan edhe situatën e hapësirës osmane në prag të pushtimit prej osmanëve, bashkë me mësymjet e para të ushtrive turke drejt kësaj gjeografie. Në një nënndarje tjetër ai trajton disa prej familjeve të fisnikërisë shqiptare të periudhës në fjalë, duke përmendur Balshajt, Dukagjinët, Muzakët, Shpatajt, Zenebishët, Topiajt, Arianitët e Zahariajt.6 Ndërsa, familjes së Kastriotëve ai u kushton një nënndarje më vete. Sipas Uzunçarshili, dy familjet që spikasin në hapësirën shqiptare gjatë kësaj periudhe janë ato të Balshajve dhe Kastriotëve.

    Uzunçarshili i kushton një pjesë të veçantë edhe figurës së Skënderbeut. Sipas tij, Gjergji kishte lindur mes viteve 1403-1404 dhe në moshën tetëmbëdhjetë-nëntëmbëdhjetë vjeçare ishte marrë pranë sarajit duke i dhënë emrin Skënder.9 Ai kishte qenë një djalosh trim dhe i aftë duke u shquar në radhët e ushtrisë osmane gjatë pushtimeve që ajo kishte kryer si në anët e Anadollit ashtu edhe në ato të Rumelisë. Uzunçarshili nuk e thotë moshën në të cilën kishte qenë Skënderbeu kur ishte marrë nga osmanët, porse ai thekson se Gjergji kishte qenë i aftë të mendonte dhe gjykonte me logjikë të shëndoshë. Fakti që përmendëm dhe të qenit trashëgimtar i një sundimtari kishin qenë faktorë ndikues që Skënderbeu të mbante lidhjet me vendlindjen dhe të gjuante rastin e volitshëm për t’u kthyer pranë territoreve të tij.

    Përgatitja për botim në vitin 1954 e Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid prej Halil Inalcik kaloi në një nivel tjetër studimet osmane duke nxjerrë në pah edhe rëndësinë e historiografisë turke në ndriçimin e historisë së shtetit osman. Vepra në fjalë solli një qasje të re në studimet e defterologjisë, duke u hapur rrugën përkthimit dhe botimit të defterëve osmanë në shumë vende të Ballkanit e më gjerë të cilët metodologjikisht ndoqën punën e kryer prej Inalcikut. Për rrjedhojë, zhvillimi i defterologjisë u bë pikënisje që studiues nga e gjithë bota të fokusohen mbi historinë ekonomike, ushtarake, demografike e shoqërore të Perandorisë Osmane. Elementi që na tërheq vëmendjen në këtë pikë lidhet me faktin se defteri kadastral i përgatitur nga Inalcik jo vetëm që ishte më i hershmi në të gjithë hapësirën osmane, por ky regjistër u përkiste hapësirave shqiptare. Ajo çka paraqet edhe më shumë rëndësi në këtë defter konsiston në faktin se tre shënime të tij bëjnë fjalë pikërisht për vetë Skënderbeun.

    Punimet e historiografisë turke mbi figurën e Skënderbeut

    Sigurisht që kur përmendet historiografia turke, emri i parë që të vjen në mendje është ai i historianit të njohur Halil Inalcik. Vetë ai i kushtoi studime, artikuj e kumtesa çështjeve të rëndësishme lidhur me vendosjen e osmanëve në Ballkan, dinastive e mbretërive vendase, çështjeve ushtarake e politike dhe marrëdhënieve të osmanëve me fuqitë e tjera të mëdha me të cilat përplasej në këtë rajon. Në studimet e tij, Inalcik u ndal shumë edhe në hapësirën shqiptare duke trajtuar çështje të rëndësishme si vendosja e sundimit osman në këto territore, vendosjen e sistemit të timarit dhe, figura e Skënderbeut. Trajtimi i Shqipërisë në studimet e Inalcik-ut jo vetëm që pati rëndësi se përmes tij historia e Shqipërisë së periudhës osmane u bë e njohur për shumë studiues, por ai gjithashtu ndikoi që edhe studiues të tjerë të fokusoheshin në studime që kishin lidhje me këtë hapësirë.

    Botimi i defterit të sanxhakut të Arvanidit e bëri Inalcik-un në njëfarë mënyre specialistin më të madh të hapësirave shqiptare nën sundimin osman. Këtë e vërejmë edhe nga punimet që iu ngarkuan atij nga projekte serioze ndërkombëtare mbi fushën e historisë. Kështu, pjesët për Shqipërinë nën sundimin osman dhe atë për Skënderbeun në Encyclopedia of lslam që botohet nga shtëpia botuese prestigjioze “Brill” iu besuan atij. Po ashtu, Inalcik do të përgatiste edhe pjesën për Skënderbeun në Islam Ansiklopedisi të botuar në Turqi. Me këto shkrime ai do të paraqiste për studiuesit skënderbegianë arritjet dhe zbulimet më të fundit të historiografisë turke lidhur me figurën e Skënderbeut. Kështu, edhe vetë mendimet dhe përfundimet e studimeve të Inalcik mbi figurën e tij mund të përmblidhen tek këto dy pjesë enciklopedike, e para botuar në vitin 1997 ndërsa e dyta në vitin 2000.

    Inalcik pajtohet me autorët shqiptarë duke theksuar se ai kishte lindur në vitin 1405 dhe se, duke iu referuar Barletit, ai ishte marrë prej sulltanit në moshën 9-vjeçare. Më pas ai ishte marrë në Edime ku kishte marrë edukimin e një içogllani. Ai përmend shkathtësinë dhe guximin që Skënderbeu kishte patur si ushtarak, duke arritur suksese të cilat i kishin siguruar atij edhe rritjen në grada. Në vitin 1438, Skënderbeu do të emërohej në postin e subashit të Krujës (Akçahisar), fakt që Inalcik e argumenton me shënimet e paraqitura në defterin për sanxhakun e Arvanidit ku vetë Skënderbeu zotëronte fuqinë e marrjes apo shpërndarjen e timareve.

    Inalcik thekson se çarja midis Skënderbeut dhe sulltanit kishte ardhur si shkak i një pakënaqësie që lidhej me ndarjen e pronave të Gjon Kastriotit. Më konkretisht, sulltani kishte kthyer në ziamet territorin e Mysjes, e cila kishte qenë edhe qendër e tokave të Gjonit. Skënderbeu kishte kërkuar që zona në fjalë t’i jepej atij,  por një sanxhakbej i (Ohrit?) kishte dalë kundër dhënies së kësaj zone për Skënderbeun, gjë që kishte çuar edhe zbehjen e lidhjes që ai kishte me osmanët. Një vendim tjetër që cungonte zotërimet e kastriotëve dhe, që mund të jetë një shkak i largimit të Skënderbeut prej osmanëve, ishte edhe caktimi i nëntë fshatrave, më herët pronë e kastriotëve për Andrea Karlon. Inalcik, duke iu referuar Kalkokondilit thekson se në periudhën kur Skënderbeu u kthye në Krujë, thuajse në të gjithë zonën e Rumelisë kishte një ankth për të rifituar pronat e familjeve për shkak se ekzistonte një mendim i gjerë sikur turqit, në një periudhë të afërt, do të dëboheshin nga Ballkani. Kështu, për Inalcik-un, edhe shkaku i kthimit të Skënderbeut lidhet me ambicien e tij për të marrë pronat që i takonin të atit.

    Duhet theksuar se rëndësia e studimeve të historianëve turq mbi figurën e Skënderbeut më së shumti konsiston në periudhën e tij të rinisë deri në kohën kur u kthye në Krujë. Lidhur me këtë periudhë, dokumentacioni arkivor u jep atyre epërsinë e pasqyrimit dhe ndriçimit të këtyre viteve. Kështu, Inalcik e përdor informacionin e dhënë nga Barleti, por nga ana tjetër thekson se trashëgimia e madhe që kanë nga arkivat turke u jep atyre mundësinë të arrijnë në përfundime më të sakta lidhur me shkaqet dhe ecurinë e kryengritjeve që kapluan hapësirën shqiptare gjatë gjysmës së parë të shek. XV, por edhe për impaktin që pati kryengritja e Skënderbeut. Po ashtu, botimi i regjistrave kadastrorë osmanë të shek. XV dhe dokumentacioni arkivor në Turqi u kanë dhënë atyre mundësinë të na japin të dhëna të shumta lidhur me gjendjen ekonomike të hapësirave në fjalë gjatë kësaj periudhe.

    Nga ana tjetër, lidhur me periudhën kohore që zë vitet 1444-1468 dhe, kryesisht me aktivitetin ushtarak e politik të Skënderbeut, vërejmë se historiografia turke më së shumti ka përfituar prej burimeve të autorë ve shqiptarë, por edhe atyre të huaj. Përveç kronikave dhe burimeve klasike mbi Skënderbeun në burimet e përdorura nga historianët turq, hasim edhe në emra të albanologëve të njohur si Hopf, Pall, Jireçek, Jorga, Babinger e Kiel. Ndërsa, nga burimet e autorëve shqiptarë më së shumti duket se i janë referuar Marin Barletit, Athanas Gegajt, Kristo Frashërit etj.

    Përfundim

    Studiuesit turq shprehen se për ta, vitet në shërbimin osman të Skënderbeut janë të njohura. Nga ana tjetër, historianët shqiptarë që merren me historinë e tij theksojnë se vitet e hershme të Gjergj Kastriotit janë të pazbardhura. Parë nga ky këndvështrim, kontributi i të parëve për të dytët dhe anasjelltas, duket si një element komplementar. Pra, plotësues i njëri tjetrit. Kjo gjë vërtetohet më së miri po të kemi parasysh, në mënyrë të veçantë, kontributin e Inalcik dhe studimet e tij mbi periudhën dhe figurën e Skënderbeut. Megjithëse vetë Inalcik nuk shkruajti një vepër për prijësin shqiptar, fakti se ai shkroi shumë artikuj e shkrime mbi të dhe, referimet e thuajse të gjithë historianëve skënderbegianë punimeve të tij, e bën Inalcik-un njërin prej studiuesve kryesorë të periudhës dhe figurës së vetë Skënderbeut. Sigurisht që kjo vjen si rezultat i dokumentacionit të madh që posedojnë arkivat turke mbi hapësirat shqiptare, fisnikërinë vendase dhe më konkretisht edhe mbi Skënderbeun. Pra, parë në një këndvështrim më të gjerë, arkivat dhe historiografia turke mbeten burime kryesore si për albanologët në përgjithësi ashtu edhe për historiografinë skënderbegiane në veçanti. /Telegrafi/

  • Procesi i islamizimit të popullsisë albane në Kosovë dhe Maqedoni (sipas defterëve osmanë të shek. 15-16)

    Procesi i islamizimit të popullsisë albane në Kosovë dhe Maqedoni (sipas defterëve osmanë të shek. 15-16)

    Iljaz Rexha: Vendosja e administratës osmane dhe formimi i vilajeteve dhe sanxhaçeve si njësi administrative dhe territoriale në territoret e Kosovës dhe të Maqedonisë së sotme , që më shekuj qendronin nën sundimet e huaja : romake, bizantine, bullgare dhe sllave- serbe, pikë së pari nëpërmes të instuticioneve shteterore dhe fetare e nderpreu sllavizimin dhe greqizimin e popullsisë albane , dhe në anën tjetër e përhapi fenë islame me parime paqësore (nepërmjet të metodave dhe formave të përfitimeve ekonomike ) e jo në mënyrë administrative.

    Përfundim

    Islami dhe sistemi i timarit spahi osman, ia mundësuan albanëve që nga një amulli ( moçalike ) shekullore të dalin në skenën politike osmane , dhe nepërmjet të këtyre dy faktorëve si shtylla kryesore të pushtetit osman arritën të inkuadrohën në shoqërinë dhe administraten osmane duke marrë pozita të larta në instuticionet shtetrore dhe fetare të shtetit osman , deri në rangun e ministrave dhe kryeministrave në Qeverinë osmane ( Porta e Lartë ).

    Nëpërmjet administratës osmane , ata arritën që ta rikthenin administrimin dhe qeverisjen në të gjitha sanxhaqet dhe vilajetet osmane që ishin formuar në tokat albane dhe të banuara me shumicë të popullsisë albane . Albanet gjatë periudhës osmane sipas burimeve arkivore osmane dhe atyre perendimore, përveç disa xhamive dhe monumenteve të tjera kulturo-historike , që u ndërtuan nga Sulltan Murati i II dheSulltan Fatih Mehmeti i II, ndërsa me qindra objekte tjera fetare islame dhe vakufe si  instuticione bëmirëse dhe humane që i shërbenin popullsisë muslimane në përgjithsi pa dallim etnie, i kanë ndërtuar pashallarët muslimanë me origjinë albane. Sikurse më parë kur ishin të krishterë, kishin ndërtuar manastiret dhe kishat e ritit romano-katolikdhe të ritit greko- biantin në Kosovë e Maqedoni, të cilat sllavët më vonë i shndërruan nëkisha të tyre sllave. Feja islame, nuk u përhap me forcë as në tokat albane, po as në vendet e tjera të Ballkanit , për këtë fakt egzistojnë dëshmi arkivore, meqë osmanlinjtë qysh në fillim të pushtetit të tyre i kishin inkuadruar spahinjët e vegjël të krishterë ( që ishin të shtypur nga feudalët e mdhenjë sllavë), duke u ndarë atyre timare pa kurrfarë kushtëzimsh, vetëm nga ata kërkohej që të tregojnë besnikri të sinqertë ndaj sulltanit dhe organeve të larta shtetrore të shtetit të tijë.

    Dëshmia tjetër se islami nuk u përhap me forcë është edhe mbrojtja e kishave dhe manastireve të krishterë me fermane dhe dekrete speciale të hartuara në zyret e sulltanëve osmanë . Feja islame me parimet e saj kontriboi që popullsia albane të lirohet nga presioni shekullor i kishave greke dhe sllave, që me forcë tentonin gjatë periudhës mesjetare të konvertonin këtë popullsi në fenë e ritit pravosllav dhe ta asimilonin krejtësishte dhe në aspektin etnik. Feja islane si fe tolerante nuk ndikoi,që gjatë periudhës 500 vjҫare të sundimit osman në sanxhqet dhe vilajetet osmane të banuara me popullsi albane të zhdukën zakonet, tradita dhe gjuha popullore, edhe pse zyrtarisht arsimimi në gjuhën albane nuk ishte lejuar, por nuk pati ndonjë rrezik të madh që ajo të zhduket, meqë në kontaktet e jetës së përditshme gjuha albane flitejdhe përdorej nga popullsia lirshëm, madje edhe në zyret e vilajetit të Kosovës menënpunsit me prejardhje shqiptare, komunikohej në gjuhën shqipe , madje edhe disa ministra që ishin në funksione te larta në Istambul, shpeshherë me nënpunsit shqiptarë kanë komunikuar në gjuhën popullore të shqipes dhe sipas një dokumenti osman, njëri prej këtyre pashallarëve që shërbente me detyrë në Istambul, e ky ishte Merre Hasan Pasha, nga Peja, i cili në zyrën e tij, përveç gjuhës zyrtare turke, flitej edhe gjuha shqipe, ai nëpunësve të tij shqiptarë që në atë kohë shërbenin  në Stamboll në administratën osmane, ai ju fliste shqip dhe ju ipte urdhëra në shqip “ Merre këtëdokument dhe kryje punën”, ky ishte një pasha me gradë veziri që mori epitetin aponofkën zyrtare në bazë të fjalës shqipe Merre, që përdorte në komunikim me nëpunësit  e tij. Me këtë ofiq ishte bërë i njohur dhe ishte shenuar në dokumentet zyrtare të adminitratës osmane. Duke përfunduar kumtesën tonë, mund të pohojmë se Perandoria osmane, jetoi dhe sundoi gati 500 vjet, përveç në pjesën e  kontinetit të Azisë dhe të Evropës juglindore përkatësisht, të Ballkanit, duke ju përmbajtur ligjeve të saj relativisht të drejta, për atë kohë mjaft demokratike, si edhe duke mos lejuar diskriminin racor në baza etnike, as zbatimin me dhunë të politikës asimiluese ndaj popujve të krishterë të Ballkanit

    https://www.academia.edu/15646649/PROCESI_I_ISLAMIZIMIT_T%C3%8B_POPULLSISE_ALBANE_N%C3%8B_KOSOV%C3%8B_DHE_MAQEDONI_Sipas_defter%C3%ABve_osman%C3%AB_t%C3%AB_shek_15_16_?email_work_card=view-paper

  • Letrat e Abdyl Frashërit për Abdylhamitin II

    Letrat e Abdyl Frashërit për Abdylhamitin II

    “Evropianët për të futur në dorë Shqipërinë, po përdorin kundër myslimanëve individë të caktuar nga vilajetet e krishtera të rajonit, duke hapur shkolla dhe zhvilluar gjuhët latine, sllave dhe greke, me qëllim që të shkaktohet ndarjet fetare e gjuhësore në mes të popullit të Shqipërisë, e për të krijuar kështu rrëmujë. Shkaku kryesor i kësaj gjendje tashmë të krijuar është mungesa e shkollave në gjuhën shqipe. Komshinjtë e krishterë tashmë e kanë bërë obligim mësimin e gjuhëve të tyre. Zaten, nuk gjenden shkolla të rregullta për myslimanët. Për këtë shkak, meqë shqiptarët që nuk e njohin gjuhën osmane, përveç disa shkollave që gjendet tek-tuk, shumica ka mbetur në injorancë…”, raportonte Abdyl Frashëri

    Shkruan: Shasivar KABASHI, Rahovec

    Më 30 maj 1880 qeveria e Stambollit, në një mbledhje që kishte bërë, kishte vendosur që në parim t’i pranonte kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Por, një telegram i ardhur vetëm tre javë më vonë nga Valiu i Prizrenit do të ndryshonte gjithçka. Valiu, duke i raportuar Stambollit për gjendjen dhe fjalët që qarkullonin në Prizren, i përdori fjalët “autonomi e plotë” dhe “ndarje”, çka bëri që Porta e Lartë ta rimendonte edhe njëherë vendimin e marrë. Ndërkaq, në korrik të po atij viti, për shkak të kërcënimeve greke e malaziase në kufijtë jugorë e veriperëndimorë të vendit, në Gjirokastër do të mblidheshin përfaqësuesit e veriut dhe jugut për të formuar kështu një “qeveri të përkohshme shqiptare”. Ndërkaq  në muajin tetor Dibra e Madhe do të priste përfaqësuesit e Lidhjes, për të kaluar në kërkesa direkt autonomiste për shqiptarët.

    Në këto zhvillime, për ta sqaruar këtë gjendje të krijuar, më 14 tetor 1880 Abdyl Frashëri, përfaqësuesi i Toskërisë në Lidhjen e Prizrenit, kishte përgatitur një raport të gjatë për vetë të parin e shtetit, sulltan Abdulhamitin II. “Raporti i Abdullah Hysniut rreth Shqipërisë” – mbajnë titullin dokumentet që gjenden tashmë në Arkivin Osman të Kryeministrisë në Stamboll. Ndërkaq një studim të hollësishëm mbi këto dokumente tashmë ka bërë edhe shefja e departamentit të Historisë në Universitetin e Ankarasë, Prof. Dr. Selda Kiliç. Për të paraqitur sa më mirë gjendjen e Shqipërisë së asaj kohe, Abdullah Hysni Frashëri, e kishte ndarë në tre pjesë kryesore raportin e tij. Pjesa e parë flet mbi shtetet evropiane, kurse dy të tjerat rreth arsimit dhe ndarjes administrative të Shqipërisë.

    Fuqitë evropiane

    Raporti i parë fillon mbi mendimet rreth planeve dhe qëndrimeve të shteteve evropiane rreth Shqipërisë. Duke analizuar qëndrimin e fuqive evropiane, në një anë, dhe duke pasur parasysh, në anën tjetër, sulltan Abdylhamitin, që ishte një nga padishahët që luajti më së shumti me kartën fetare të Islamit dhe aplikoi politikat e pan-islamizmit, Abdyl Frashëri, që në hyrje përdorë një dozë dhe kartë fetare: “Nuk është hera e parë që të krishterët evropianë punojnë kundër popujve myslimanë. Historia na ka treguar shumë raste në lidhje me këtë. Bota e krishterë evropiane, që pretendon të jetë në një nivel qytetërimi në këtë shekullin tonë, e maskuar në një perde të rreme të humanizmit, po ushqen armiqësi të madhe me Islamin dhe botën islame. Në këtë drejtim, ata vlerësojnë çdo mundësi dhe aleancë të mundshme kundër nesh, në mënyrë që t’i shkatërrojnë popujt e Islamit.” – do ta fillonte kështu raportin Frashëri. Sipas tij, planet e evropianëve janë të fshehta dhe ato duhet të nuhaten mirë: “Këto synime armiqësore të shteteve evropiane dhe ide negative kundër botës islame tashmë janë të njohura. Janë të pasionuar të punojnë kundër shtetit osman, që është mbrojtësi kryesor i gjithë botës islame. Evropianët nuk i shpalosin qëllimet e këqija dhe idetë negative për shtetin osman. Sepse, nëse e bëjnë këtë gjë, përveç që do të ngjallej reagim në të gjithë botën islame dhe ku mund të krijohej një situatë lufte ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve, në të njëjtën kohë, nga frika se do të humbin ndikimin në shtetin osman dhe gjithë botën islame, punojnë me qëllime të fshehura dhe metoda të ndryshme”. Evropianët, sipas tij, tashmë po synojnë që shtetin osman ta dëbojnë nga pjesa evropiane e tij, duke i ndarë vilajetet mes popujsh krishterë të rajonit. “Evropianët, janë në përpjekje të vazhduar për t’i dobësuar dhe tkurrur ngadalë otomanët. Nuk mund ta tolerojnë ekzistencën osmane në Rumeli, pra në Evropë. E para e këtyre synimeve është që tokat osmane që ndodhen në Rumeli t’i ndajnë nga shteti osman dhe këto toka ta shkëpusin tërësisht kontaktin me shtetin. Maqedonia dhe rreth saj, pra vilajetet e Selanikut dhe Edirnesë, që së voni u ri dizajnuan në Elajetin e Rumelisë Lindore, do të futen nën administrimin e principatës bullgare, ku veprimet e këtyre të fundit po shihen me sy të mirë nga evropianët”. Duke shkuar nga e përveçmja dhe duke u bërë më konkret, ai prek edhe thelbin e problemit që trajton, çështjen shqiptare: “Por, në anën perëndimore të Rumelisë, popullsia dominuese janë myslimanët, pra shqiptarët, që me një guxim të rrallë ishin kundër Evropës, duke mos pranuar asnjë administratë tjetër, pos shtetit osman, dhe gjithashtu mbetën besnik ndaj Islamit dhe Kalifatit. Kështu, duke kuptuar që do jenë pengesë në realizimin e synimeve të tyre, ata kanë vendosur ta zhdukin këtë popull të shtetit osman. Për këtë shkak, gjashtë shtete të mëdha sulmuan me flotat e tyre sikurse grabitqarët mbi një kasaba të vogël (Ulqin), për t’u ndeshur me një grusht burrash që ishin betuar të vdesin për Din dhe Dovlet.” Frashëri trumbeton që Shqipëria dhe shqiptarët janë kryesorët e myslimanëve në Evropë. “Sikurse dihet, në Rumeli, nuk ka vend tjetër më të fortë, më me ndikim dhe me shumicë myslimane, pos Shqipërisë. Prandaj, tokat e Shqipërisë dhe shqiptarët kanë tërhequr vëmendjen e Evropës. Për këtë shkak, diplomatët evropianë, për të nisur kështu fushatën kundër botës islame, synojnë ta zhdukin këtë popull, që është përfaqësuesi kryesor i islamit në kontinentin evropian”. I gjithë Kongresi i Berlinit, sipas tij, është një ndërmarrje për ta zvogëluar sa më shumë Shqipërinë myslimane, madje një përpjekje edhe për të futur përçarje ndërmjet qeverisë dhe shqiptarëve, në mënyrë që të arrihet më lehtë dominimi. “Për ta zhdukur Shqipërinë, që është përfaqësuesja e Kalifatit të Madh Islam dhe shtetit osman në Evropë, ata sulmuan nga çdo anë; Kongresi i Berlinit i dha toka Malit të Zi, Serbisë dhe Bullgarisë, për më tepër që lejoi Austrinë të zbresë deri në Pazar të Ri, duke e lënë kështu Shqipërinë në një rrezik të madh. Por, kur ata panë besnikërinë e shqiptarëve ndaj shteti të tyre dhe vendosmërinë për të qëndruar kundër tyre, armiqtë kuptuan se dëshirat e tyre nuk mund të realizoheshin aq kollaj. Në këtë gjendje, si me nguti, dëshiruan ta pushtojnë Shqipërinë, duke i dhënë vende të rëndësishme sa Malit të Zi sa Greqisë. Në një formë të njëjtë, Porta e Lartë është kërcënuar përmes notave të protestave e ndërhyrjeve ushtarake që krahinat që janë pika kyçe të Shqipërisë, si Preveza, Janina, Manastiri e Shkodra, t’i jepeshin Malit të Zi, Bullgarisë e Greqisë. Në fakt, pa e vendosur në pikëpyetje besnikërinë e shqiptarëve ndaj shtetit osman, për t’i arritur qëllimet e tyre dëshiruan që shteti osman të përdorte ushtrinë kundër shqiptarëve. Për një të ardhme dhe selamet të shtetit e miletit, shqiptarët treguan gajret dhe përkushtim natë e ditë kundër qëllimeve dashakeqe të armiqve dhe shteti osman, përballë kësaj rezistence të shqiptarëve, refuzoi ta përdorte forcën ushtarake. Pra, shqiptarët i qëndruan pranë shtetit osman edhe kur vetë drejtuesit e shtetit kërkuar të mos përdorim armët kundër armiqve”. Frashëri, duke e mbyllur raportin e parë, vë në pah rrezikun e vazhdueshëm nga fqinjët dhe thekson rëndësinë e vigjilencës në këtë pikë: “Por tashmë dihet këmbëngulja dhe vendosmëria e armikut. Por ky rrezik për momentin duket i kaluar. Në të ardhmen duhet marrë parasysh ky rrezik dhe duhet përgatitur për një përplasje ushtarake që mund të vije nga jashtë. Gjithashtu duhet merren edhe masat politike”.

    Çështja e gjuhës dhe edukimit

    Raporti i dytë flet kryesisht për gjendjen mbi arsimin dhe edukimin e shqiptarëve në shtetin osman. Mungesën e shkollave shqipe, mosintegrimin e shqiptarëve dhe moskrijimi i kushteve të përshtatshme për aktivitete edukativo-arsimore, shihen si faktorë kryesorë të gjendjes së rëndë të shqiptarëve në këtë fushë. Në anën tjetër, aktivitetet e shteteve fqinje, përmes shkollave dhe përhapjes së gjuhës ndër shqiptarë, shihen si politika asimiluese dhe aspirata politike e territoriale mbi shqiptarët. “Evropianët për të futur në dorë Shqipërinë, po përdorin kundër myslimanëve individë të caktuar nga vilajetet e krishtera të rajonit, duke hapur shkolla dhe zhvilluar gjuhët latine, sllave dhe greke, me qëllim që të shkaktohet ndarjet fetare e gjuhësore në mes të popullit të Shqipërisë, e për të krijuar kështu rrëmujë. Shkaku kryesor i kësaj gjendje tashmë të krijuar është mungesa e shkollave në gjuhën shqipe. Komshinjtë e krishterë tashmë e kanë bërë obligim mësimin e gjuhëve të tyre. Zaten, nuk gjenden shkolla të rregullta për myslimanët. Për këtë shkak, meqë shqiptarët që nuk e njohin gjuhën osmane, përveç disa shkollave që gjendet tek-tuk, shumica ka mbetur në injorancë. Disa, për shkak të kushteve sociale dhe veprimtarive tregtare që kanë, mësojnë greqisht, sllavisht ose një gjuhë tjetër të fqinjëve krishterë. Kështu, në Janinë dhe rrethet e saj, dita-ditës gjuha shqipe po braktiset dhe nga mospërdorimi i shqipes, greqishtja po e zë vendin e saj. Në pjesët e Kosovës dhe Manastirit – bullgarishtja, kurse në ato të Shkodrës – italishtja, kanë filluar të fliten. Kështu, pretendimet e grekëve, bullgarëve, serbëve dhe popujve tjerë, së bashku me gjuhët, po përparojnë në Shqipëri. Në fund, po fitojnë të drejtë pretendimet e tyre mbi gjuhën. Zgjidhja e këtij problemi është në atë që gjuha shqipe duhet të aplikohet dhe pranohet në mësimdhënien nëpër shkollat shqipe. Në këtë formë, të gjithë shqiptarët, qofshin myslimanë ose të krishterë, përveç gjuhës së tyre që duhet ta mësojnë, duhet që të kanë të detyrueshme edhe mësimin e gjuhës zyrtare të shtetit, osmanishtes. Arsimi nuk duhet të lihet në duart e të huajve dhe shkollimi që merret nga shkollat dhe mësuesit e huaj duhet të ndërpritet. Kështu Shqipëria duhet të shpëtojë nga kjo”. Përveç shteteve fqinje që përfitojnë nga situata, gjendje e pashpresë shihet edhe në reformat evropiane mbi rajonin, në të cilat, sipas Abdullah Hysniut, shqipja qëllimshëm po anashkalohet: “Greqia kërkon vilajetin e Janinës. Popullsia shumicë në vilajetin Janinës janë të krishterët. Me përjashtim të popullsisë myslimane, të cilët nuk ishin përfshirë me rregull në regjistrime në vilajetet e Manastirit dhe Kosovës, popullsia shihet në favor të të krishterëve. Të krishterët, pra, përpjekjet e grekëve dhe serbëve kanë vënë dorë mbi arsimin dhe tregojnë aktivitet të lartë në lidhje me gjuhët e tyre. Në këto vende, dita ditës greqishtja dhe bullgarishtja po zënë vendin e shqipes. Më e keqja e kësaj është në rast se fillon të zbatohet planet dhe rregulloret evropiane mbi Rumelinë, ku shqipja do të humbet tërësisht. Evropianët do të thonë që pasi deri tani shqipja nuk ka qenë gjuhë nëpër shkolla, nuk është e nevojshme edhe tani. Greqishtja dhe bullgarishtja që flitet nga popullsia e krishterë do të pranohen zyrtarisht si gjuhë lokale. Ky do të jetë edhe një hap drejt synimeve të tyre. Ndërsa popullsia myslimane, përveç prapambetjes në arsim, si edhe mbetjes mbrapa në aspektin tregtar dhe kapital, edhe fuqinë dhe ndikimin do të kenë tek popullsia e krishterë. Kjo gjendje do të jetë shkaktar kryesor i trazirave brenda pak vitesh.”

    Ndarja administrative e Shqipërisë

    Një nga çështjet kryesore që i ka shqetësuar shqiptarët që nga fillimi i Krizës Lindore janë kufijtë politiko-administrativë. Pas rezultateve që solli Lufta Ruso-Osmane e viteve 1877-78, me humbjen e thellë të ushtrisë osmane, shtetet fqinje ballkanike ishin trimëruar tashmeë me ndihmën ruse dhe po kërkonin tokat e shqiptarëve. Prandaj, që nga kjo kohë e deri në krijimin e një Shqipërie të cunguar më 1913, intelektualë dhe politikanë shqiptarë nuk reshtën së kërkuari unifikim politik të shqiptarëve në kuadër të shtetit osman. Lidhja e Prizrenit ishte organizata që me këmbëngulje kërkonte unifikimin nën një njësi të vetme administrative. Por, për shkak se kjo hera-herës interpretohej si shkëputje e shqiptarëve nga shteti osman, Abdullah Frashëri kishte vendosur që t’ia sqaronte dhe argumentonte nevojën e një gjëje të tillë vetë sulltanit osman. “Shqipëria përbëhet nga vilajeti i Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Shqipëria ka një popullsi me më shumë se dy milionë banorë, nga të cilët një milionë e gjysmë janë myslimanë dhe pjesa e mbetur janë të krishterë. Në një pjesë të madhe të kësaj zone nuk janë aplikuar fare reformat e Tanzimatit. Zonat ku nuk u aplikuan reformat që solli Tanzimati janë një pjesë e madhe e elajetit, si Dibra e Madhe, Dibra e Vogël, Mati, Luma, Prizreni, Gjakova, Peja, Shkodra dhe gjysma e kazasë së Elbasanit. Duke i nënvlerësuar, janë lënë në gjendjen e mëparshme. Njerëzit që jetojnë në këto vende, për shkak të injorancës dhe konflikteve mes vete, nuk kanë mundur t’i shohin armiqtë e tyre, t’i kuptojnë qëllimet e tyre ose të qëndrojnë të fortë përballë tyre. Për këtë arsye, në një periudhë shumë të shkurtër kohore duhet të rregullohen këto gjera. Kjo, gjithashtu, mund të arrihet duke e unifikuar të gjithë Shqipërinë në një vilajet të vetëm. Për më tepër, për t’i dhënë fund ndikimit të fqinjëve mbi Shqipërinë, duhet që të mblidhen të gjitha tokat shqiptare në një vilajet të vetëm dhe të krijohet një vilajet i ri nën emrin “Vilajeti i Shqipërisë”. – do të argumentonte në këtë formë Frashëri. Nga një unifikim i mundshëm administrativ, sipas tij nuk do të përfitonin vetëm shqiptarët, por edhe vetë Perandoria, si në aspektin e efikasitetit të administratës e të sigurisë, por edhe në atë ekonomik: “Nëse e gjithë Shqipëria do të futej në një administratë të vetme, të ardhurat e përgjithshme (varidat-i umumiyesi) do të trefishoheshin. Jashtë kësaj, shumë lehtë mund të krijohet edhe një ushtri jashtëzakonisht trime dhe besnike. Nëse arrihet të krijohet një ushtri e fortë, qëllimet e armiqve do të priten, veçanërisht intrigave të sllavëve dhe grekëve nuk do t’u krijohet hapësirë veprimi, duke siguruar kështu pavarësinë e plotë dhe sigurinë e të gjitha territoreve të Rumelisë si pjesë përbërëse e shtetit osman në Evropë.”

    Shqipëria një e vetme, kurse fjalëve që valinjtë dhe burokratët osmanë, që vepronin nëpër trojet shqiptare ia përcillnin Stambollit, Abdyli nuk ua vë veshin dhe, aq më tepër, i quan gënjeshtra: “Shqipëria nuk duhet të ketë asnjë specifikë tjetër si “administratë e veçantë”, por duhet të administrohet sikurse statutet e tjera të vilajeteve. Vetëm se duhet të bashkohen të katër vilajetet në një të vetëm dhe për të arritur qëllimet e një administrate efikase duhet të emërohet një vali që është administrator i fuqishëm. Nëse dëshirohet që Shqipëria të jetë e lidhur me shtetin osman, atëherë kjo është zgjidhja e vetme. Sepse, ndarja e tanishme administrative, sikurse folëm dhe më lart, u shërben planeve armiqësore të Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Është e kotë të merresh me thashetheme që shqiptarët janë në një aleancë me myslimanët e Greqisë dhe Malit të Zi për të shpallur një ‘administratë të pavarur’ të ndarë nga shteti osman, kjo për shkak se mbijetesa fetare tek shqiptarët është ruajtur në saje të shtetit osman. Shqiptarët e dinë shumë mirë që në rast ndarjeje nga shteti osman, do të shkatërrohet vatani dhe nderi i tyre. Nuk ka as edhe një shqiptar të vetëm që nuk e di këtë. Kështu që, fjalët që nuk përkojnë me arsyen e shëndoshë, nuk janë tjetër pos gënjeshtra.”

    Abdyl Frashëri duke qenë aktivë në politikën e kohës, kishte marrë përsipër barrën e drejtimit politik të shqiptarëve, që – përmes mendimit politik – çështjen shqiptare e avancoi në stade të larta. Këto raporte të shkruara direkt për sulltanin e kohës janë tregues i qartë për nivelin e lartë intelektual dhe argumentues të rilindësit të shquar, si dhe vlerë e çmuar për historinë e mendimit politik shqiptar.

    Shekulli Agency

  • Shqiptari Ahmed Pasha, kryeministri që përcaktoi kufirin Osmano-Iranian për shekuj

    Shqiptari Ahmed Pasha, kryeministri që përcaktoi kufirin Osmano-Iranian për shekuj

    Ardian Muhaj: Shqiptari Ahmed Pasha, kryeministri që përcaktoi kufirin Osmano-Iranian për shekuj

    Ahmed Pasha ka qenë kryeministër i Perandorisë Osmane në kohën e Sulltan Sulejmanit I nga viti 1553 deri në vitin 1555. Në këtë post erdhi pas drejtimit të fushatës së suksesshme në Hungari ku osmanët morën Timishoarën dhe pas krizës që shkaktoi vrasja e princit trashëgimtar Mustafa nga Sulejmani I, si pasojë e intrigave të ruses Hyrrem dhe kryevezirit Rustem. Ishte bërë mirahor në vitin 1527 në kohën e Ibrahim Pashë Pargaliut dhe aga i jeniçerëve më 1534. Më 1541 u emërua bejlerbe i Rumelisë, në vitin 1544, vezir i tretë në kabinetin ose divanin qeveritar osman dhe në prill 1552 vezir i dytë. Kryevezirati i tij nuk ishte aspak i lehtë, sepse oborri sulltanor në këtë periudhë ishte i dominuar nga njerëzit e Rustemit dhe Hyrremit, më së shumti serbë, duke filluar nga vëllai i Rustemit, Sinan Pasha që ishte kryeadmiral i flotës osmane.

    Megjithatë ishte një nga politikanët dhe ushtarakët më të aftë të shekullit XVI. Më 1549 udhëhoqi me sukses fushatën në Gjeorgji, më 1552 atë në Transilvani dhe në vitet 1553-1555 fushatën kundër Persisë. Në fushatën e Persisë Ahmed Pasha u tregua shumë i aftë duke i vendosur iranianët në situatë aq të vështirë saqë u detyruan të kërkojnë disa herë armëpushim e marrëveshje. Ahmed Pasha me shumë takt diplomatik e ftoi Shahun që t’i japë zgjidhje situatës ose të lërë fushëbetejën e të hyjë në bisedime për zgjidhjen e konfliktit, pasi edhe pse osmanët ishin në pozita më të forta dera e paqes mbetej gjithnjë e hapur.

    Shahu iranian Tahmasb pasi mblodhi këshillin e luftës vendosi të pranojë të hyjë në bisedime, sepse ishte bërë e qartë epërsia e forcave osmane nën komandën e Ahmet Pashës. Kështu marrëveshja e paqes ndërmjet osmanëve dhe sefevidëve të Persisë e vitit 1555 ishte vendimtare pasi i dha fund gjysëm shekulli rivaliteti mes tyre dhe në vija të përgjithshme stabilizoi kufijtë e ardhshëm mes dy shteteve që qëndruan të pandryshuar edhe në konfliktet e mëvonshme, duke shërbyer si pikë reference për të gjitha marrëveshjet e mëvonshem deri në shekullin XX.

    Traktati i Paqes i nënshkruar në qytetin e Amasjas më 29 Maj 1555 vendosi paqen mes dy shteteve për 20 vite dhe kufirin mes tyre përgjithmonë. Taktika e ndjekur nga Ahmet Pasha ishin sulmet ne thellësi të territorit persian edhe pse këto fushata vuanin nga vështirësite e furnizimit dhe kundërsulmet nga ana iraniane. Kjo solli demoralizimin e iranianëve të cilët në Gusht 1554 dërguan një peng osman me një ofertë paqe kur ushtria e Ahmet Pashës ndodhej në qytetin e Bejazitit. Më pas Shahu Tahmasp dërgoi edhe një ambasador zyrtar që e mbërriti kampin osman në Erzurum. Oferta e paqes ishte në dobi edhe të osmanëve të cilët tashmë negocionin në pozita të favorshme dhe prandaj e pranuan duke vendosur një armëpushim deri në nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes së Paqes. Në Maj u nënshkrua marrëveshja sipas së cilës Irani njihte sovranitetin osman mbi perandorinë e vet, pra nuk kishte pretendime territoriale dhe u zotua se do të respektonte vijën kufitare dhe marrëdhëniet e fqinjësië së mirë. Një nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes ishte edhe tërheqja e iranianëve nga pozitat ekstreme shiite, duke pranuar që në ligjërimet fetare zyrtare t’i jepnin fund mallkimit të halifëve të drejtë, Ebu Bekër dhe Omer. Nga ana e tyre osmanët ranë dakord të garantonin sigurinë e udhëtimit të haxhilerëve iranianë në Mekë, Medinë, Qerbela dhe Nexhef.

    Syrja Vlora thekson se “qe një vezir këmbëngulës, i drejtë e inteligjent”. Fitoi dy luftra: Kundër Persisë e kundër Austrisë në Temeshvar, sa që ma mbrapa u thirr “Hero i Temeshvarit”. N’ushtri vuni qetësi. Për shkak t’intrigavet të rivalëvet të tij u dënue me vdekje dhe u ekzekutua në vitin 962 h (1555).

    (Fragment nga libri «Nga Ballkani ne Mesdhe», f. 260 e ne vazhdim…)

  • Shqiptari, i cili u bë pesë herë Kryeministër

    Shqiptari, i cili u bë pesë herë Kryeministër

    Nga: Ardian Muhaj

    Koxha Sinan Pasha, apo Sinan Pashë Topojani, i biri i Ali Begut, është lindur në vitin 1506 në Topojan të Lumës dhe ka vdekur më 3 prill 1596. Ka qenë një nga kryeministrat më të rëndësishëm dhe që kanë lënë më shumë gjurmë në politikën e shtetit osman, por njëkohësisht edhe një nga burrështetasit me rëndësi botërore që ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe që ka ndikuar shumë edhe për historinë e trojeve shqiptare.

    Është për t’u theksuar se Sinan Pasha ashtu si edhe shqiptarët e tjerë që kishin mbërritur majat më të larta të pushtetit në Ballkan dhe në Mesdhe, nuk jetonin të izoluar nga mjedisi shqiptar prej nga vinin, por përkundrazi, në një kontakt të vazhdueshëm e të pandarë me njerëzit e vendin e tyre. Madje është dëshmuar se këta shqiptarë që kishin marrë në dorë drejtimin e perandorisë më të madhe të kohës, anonin në zgjedhjet e tyre politike jo vetëm nga vendlindja, por edhe nga komshinjtë, siç është rasti i venedikasve. As madhështia e jetës së tyre në kryeqytetin e zhurmshëm të perandorisë, as atmosfera e ndryshme e jetës aty nuk ua dobësonte dashurinë dhe lidhjen me vendlindjen.

    Studiues të ndryshëm kanë supozuar se Sinan Pasha kishte dalë nga radhët e fëmijëve të devshirmesë, por kjo hidhet poshtë nga dokumentacioni i bollshëm i kohës. Fakti që Sinan Pasha të atin e kishte mysliman dëshmon se ai nuk ishte kontingjent i devshirmesë. Nga faktet që argumentojnë qartazi se ai ishte edukuar në vendlindje, pranë gjirit të familjes, janë dokumentet e ambasadorëve venecianë në Stamboll, të cilët pohojnë me habi se Sinan Pasha edhe kur ishte bërë Kryeministër i shtetit osman e fliste me shumë vështirësi turqishten.  Kjo është më se e kuptueshme edhe pse duket e habitshme.

    Pikësëpari, Sinan Pasha ishte rritur e edukuar në Shqipëri dhe më pas karrierën e tij ushtarake përpara se të bëhej Kryeministër në dekadën e fundit të jetës, e kishte zhvilluar në flotën e Mesdheut, si kryeadmiral apo kapedan Pasha (Kapdeni derja) dhe si guvernator në provincat arabishtfolëse të shtetit osman, konkretisht në Egjipt, Jemen, Siri, Tunizi.

    Sinan Pasha gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme ka mbajtur funksione të larta në shtetin osman. Në vitin 1569 u emërua guvernator i Egjiptit prej ku ndërmori me shumë sukses vendosjen e sundimit osman në Jemen. Pas Jemenit të cilin e mori dhe e inkuadroi në shtetin Osman u kthye drejt perëndimit dhe më 1574 udhëhoqi me sukses fushatën për marrjen e Tunizit të cilin e mbanin spanjollët.

    Pak vite më vonë u rikthye drejt lindjes ku më 1580 udhëhoqi ushtrinë osmane kundër safavidëve të Persisë në kuadër të luftës osmano-safavide të viteve 1578-1590. Meritat e tij bënë që të emërohej Kryeministër nga Sulltan Murati III. Një vit më vonë për shkak të dështimit të zëvendësit të tij Mehmed Pasha në fushatën e Gjeorgjisë u caktua guvernator i Damaskut.

    Më 1589 për të qetësuar revoltën e madhe të jeniçerëve u caktua Kryeministër për herë të dytë. Gjatë kësaj periudhe ai u përpoq të ndikojë në politikën rumune në kuadër të rivalitetit për fronin e principatës së Vllahisë mes Mihnea Turcitul dhe Petru Cercel, duke ia dalë me sukses që të vendosë në postet kyçe në shtetin vasal të Vllahisë bashkëpuntorët e tij të ngushtë nga familja Bruti me origjinë nga Ulqini. Nga kjo familje, përveç Bartolomeos i cili në sajë të dashamirësisë dhe mbështetjes që kishte nga shqiptari Sinan Pasha, Kryeministër i Perandorisë, arriti të bëhej ministër i parë i principatës së Moldavisë, edhe të tjerë anëtarë arrijnë që të përfitojnë nga mbështetja e lobit shqiptar në oborrin perandorak osman duke zënë poste të larta në provincat e principatat e krishtera ballkanike që ishin vasale të Portës së Lartë.

    Personazhe të tjera të rëndësishme të kësaj familjeje në Moldavi, përmenden edhe Kristoforo, Xhakomo, Bernardo e Benedeto Bruti. Ky i fundit kishte arritur që në sajë të mbështetjes nga Sinan Pasha të ketë fuqi të tillë në këtë principatë sa që më 1593 të synojë të rivendosë në fronin moldav, Petru Cercel.

    Një revoltë tjetër e jeniçerëve solli shkarkimin e tij nga posti i Kryeministrit, por pa kaluar shumë më 1593 erdhi në atë post për herë të tretë. Menjëherë udhëhoqi ushtrinë osmane në luftën me Habsburgët ku megjithë vështirësitë e frontit dhe sukseset e vazhdueshme të tij u shkarkua sërish në shkurt të vitit 1595, si pasojë e ardhjes në fron të sulltanit të ri Mehmetit III. Por nuk vonoi dhe Sulltani i ri e thirri sërish në ndihmë dhe e emëroi për herë të katërt sadrazam apo kryeministër të shtetit më të fuqishëm të kohës.

    Periudha nga emërimi i tij e deri tek shkarkimi në nëntor të po atij viti ishte e mbushur me përballjen ushtarake me principatën e Vllahisë, kundër uzurpatorit Mihal. Mirëpo, vetëm tre ditë mbas shkarkimit, u emërua sërish për të pestën herë si sadrazam, detyrë të cilën e mbajti deri sa vdiq në 3 prill të vitit 1596.

    Përveç pasurisë së madhe (e vlerësuar në rreth 500 mijë dukate ari) dhe veprave të shumta të bamirësisë, la pas edhe një sërë arritjesh e veprash që ndikuan për shumë kohë në historinë e shek. XVII osman dhe në historinë e popullit shqiptar për shekujt në vazhdim. Përveç shumë veprave të bamirësisë në Stamboll ka lënë edhe kompleksin e xhamisë që mban emrin e tij në Damask si edhe një sërë veprash bamirësie me rëndësi në trojet shqiptare me të cilat mbajti lidhje gjatë gjithë jetës pavarësisht karrierës së tij të lavdishme dhe rolit të tij të spikatur në historinë botërore.

    Shquhet në këtë aspekt kompleksi i xhamisë që mban emrin e tij në Kaçanik. Qytetit i Kaçanikut ia detyron themelimin  e vet, pikërisht vakëfit të lënë nga vetë Koxha Sinan Pasha në vitin 1594, ku përveç xhamisë, ka lënë vakëf edhe një pazar, shkollë për mësim-besim, dhe për shërbime përkatëse mirëmbajtëse. Vakëfnameja e lënë nga i biri Mehmet Pashë Kaçaniku më 1608 është një nga dokumentet më të rëndësishëm dhe më të hershëm osmanisht në Arkivin e Kosovës. Në këtë vakëfname i biri shkruan se po lë në vakëf krejt pasurinë e trashëguar nga im atë Sinan Pasha në Topojan së bashku me një xhami (mesxhid). Po ashtu në Prishtinë ka ndërtuar dhe lënë vakëf një kompleks hamami, ndërsa në Shkup dhjetra dyqane. Nga ana tjetër ai la vakëfe dhe vepra bamirësie edhe në qytetet bregdetare si Vlorë, Delvinë dhe Ulqin, qytete me të cilat i mbante lidhjet gjatë kohës që ishte admiral i flotës osmane në Mesdhe.

    Këta sundimtarë të mëdhenj të shtetit osman jo vetëm mbanin lidhjet me familjet e tyre, por ishin treguar vazhdimisht si mbështetësit dhe bamirësit më të mëdhenj të shqiptarëve që mbërrinin në kryeqytetin osman, pavarësisht fesë. Këtë e ilustron më së miri ndihma e madhe që Sinan Pasha i dha gjatë gjithë jetës vëllezërve Bruti me origjinë nga Ulqini. Bartolomeu, njëri nga vëllezërit Bruti për shkak të intrigave të një rivali të tij në Konstantinopojë, Giovanni Marigliano, u burgos në korrik 1579. Ndëshkimi i tij pritej të ishte varja ose të dërgohej në galera si remëtar, por ndërhyrja dashamirëse e Sinan Pashës e shpëton.

    Ndërkohë që Sokoloviçi tashmë e kishte denoncuar me akuza false tek Sulltani dhe pritej varja e Brutit, Sinan Pasha hartoi me shpejtësi një arz për Sulltanin duke sqaruar se Sokoloviçi po përpiqej ta ndëshkonte Brutin sepse ai vetë ishte i përfshirë në politikë përçarëse. Por në Stamboll ekuilibrat e pushtetit kishin ndryshuar në favor të lobit shqiptar të kryesuar nga Sinan Pasha. Lobi sllav ishte shkërmoqur me vrasjen e Mehmet Sokolit më 11 tetor 1579 dhe sapo mori vesh për arrestimin e Brutit, e motra e Sinan Pashës, një rast i rrallë por i rëndësishëm ky i pushtetit të një gruaje, kishte dërguar urgjent 25 njerëz besnikë të saj drejt Lezhës për ta liruar Brutin dhe për ta kthyer në Stamboll.

    Jo vetëm kaq, por Bruti i sigurtë për mbështetjen e mëtejshme të bashkëatdhetarit të tij, ofrohet si ndërmjetës tek Sinan Pasha për çështje të ndryshme. Kështu anëtarët familjes Bruti, arrijnë që të kapin majat e lavdisë pikërisht në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me shqiptarët me influencë në oborrin osman, qoftë në rolin e tyre si dragomanë (nga arabishtja: terxhyman: shqip: përkthyes) ashtu edhe si ndërmjetës të privilegjuar në lidhjet mes vendeve evropiane dhe perandorisë osmane.   

    Duke folur për sulmin osman kundër Korfuzit më 1537, kronisti venecian, L. Soranzo, thotë se inspirues i atij aksioni u bë Sinani, një shqiptar nga fshati Topojan i Sanxhakut të Prizrenit. Sipas Antonio Tiepolo-s, bajli në Kostandinopojë që e njohu mirë personalisht, “Veziri i Madh Sinan Pasha, ishte me kombësi shqiptare dhe kishte lindur në një fshat dy ditë larg Shkodrës. Ishte trupmadh, me një vështrim të egër që nuk dinte të zbutej kurrë. Bënte plane madhështore, që kapërcenin çdo masë. Si ushtarak, dallohej për një guxim të çartur e të papërmbajtur (soldato temerario e impetuoso). Më 1590 bajliu Lorenzo Bernardo po ashtu thotë se Sinan Pasha “e qeveris sot Perandorinë Osmane, i ndihmuar nga fati dhe nga gruaja e Sulltanit, e cila është shqiptare si ai”.

  • Skënderbeu, personalitet i epokës osmane

    Skënderbeu, personalitet i epokës osmane

    Nga: Agron Islami

    Jo të gjithë, por një pjesë e studiuesve shqiptarë të Mesjetës (të cilët nuk mund të quhen medievistë, përderisa nuk njohin gjuhën e Bizantit), mbrojnë mendimin se periudha në të cilën jetoi dhe veproi Skënderbeu i takon periudhës historike të Mesjetës. Në anën tjetër, ka të tillë që Mesjetën e çojnë deri te Pashallëqet Shqiptare.

    Megjithatë, si në çdo shkencë, edhe në histori ka një standard dhe metodologji që përdoret nga historishkruesit gjithandej botës dhe, gjithsesi, nëse duam të merremi seriozisht nga historiografia botërore, duhet të respektohen këto standarde objektive. Kur jemi ke ndarja e periudhave historike, në veçanti te kufiri mes periudhës së Mesjetës dhe Kohës së Re, pjesa më e madhe e historiografive botërore si pikë të ndarjes e marrin datën 29 maj 1453 – që koincidon me pushtimin e Stambollit dhe rënien e Perandorisë Romake të Lindjes – Bizantit. Disa të tjerë, që janë në numër më të vogël, ndarjen e madhe e përcaktojnë me zbulimin e Amerikës (1492).

    29 maji i vitit 1453 merret me i saktë, për faktin se e plotëson edhe kriterin e zbulimeve teknologjike, siç ishte rasti me përdorimin e topit më të madh që kishte parë bota deri atëherë, e po ashtu edhe atë kriterin politik meqë osmanët arritën që të përmbysin njëherë e përgjithmonë një Perandori, siç ishte Bizanti.

    Në anë tjetër, historiografia botërore erën e sundimit osman në hapësirën e Ballkanit të sotëm e piketon me rënien e Galipolit (Geliboğlu) më 1354. Ndërkaq, në hapësirat shqiptare kjo fillon me Betejën e parë të Kosovës (1389) e cila krijoi mundësi të shtrirjes së administratës osmane në drejtim të Shkupit dhe të trevave të tjera shqiptare.

    Kjo erë e sundimit osman vërtetohet edhe me regjistrimet e para osmane të realizuara në këto anë, të cilat datojnë qysh në dekadën e fundit të shek. XIV. Respektivisht, defteri i parë i cili ka arritur deri në ditët e sotme dhe që emërohet si Defter i Sanxhakut Shqiptar (Arvanit) është i vitit 1431, por duke qenë se në disa vende i referohet timareve te vjetra (më të hershme), osmanistët kanë ardhur në përfundimin se bëhet fjalë për regjistrime më të hershme të realizuara në këto treva gjatë kohës së sundimit të Sulltan Bejazitit të Parë (1389-1402). Pra, tre vjet para lindjes se Gjergjit të birit të Gjon Kastriotit.

    Reklama

    https://0dc312ef5a79f74507e1943ef501f01f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

    Siç është vërtetuar, Gjon Kastrioti, si shumë sundimtarë shqiptarë (te cilët në regjistrimet osmane njihen edhe si senjorë) pas disa dekadave të luftës së suksesshme kundër ushtrive osmane, u shtrënguan që ta pranojnë sundimin osmane. Sipas praktikës, fëmijët meshkuj të vasalëve dërgoheshin në kryeqendrën osmane. Kështu, edhe Gjergji, bashkë me vëllezërit e tij, u dërgua në sarajin osman të Edirnesë. Së bashku me të gjithë fëmijët e tjerë të vasalëve të osmanëve, edhe Gjergji mori mësimin më kualitativ të mundshëm të kohës. Qëllimi i këtij edukimi dhe i përgatitjes ushtarake ishte që në një të ardhme të afërt do t’i shërbente Sulltanit nga pozita e ushtarakut osman. Njëherësh, si rezultat i dukjes dhe shkathtësive ushtarake, emri i ri i tij ishte Iskender, emër i cili ishte i lidhur po ashtu me historinë e lavdishme të një paraardhësi të Gjergjit, pra të Aleksandrit të Madh.

    Reklama

    https://0dc312ef5a79f74507e1943ef501f01f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

    Siç dihet, Gjergji në Shqipëri u kthye si zyrtar osman me emër dhe me gradën osmane Bej. Deri në kryengritjen kundër Sulltanit, ishte pjesë e ushtrisë osmane nëpër ekspedita, ku i ishin akorduar tokat në Krujë si rezultat i shkathtësive të treguara në betejat osmane.

    Skënderbeu, arriti që t’i bashkojë shqiptarët nën një formacion politik, mbajti raporte diplomatike me fuqitë e kohës – duke filluar nga Papati. Ishte njëri nga ushtarakët e suksesshëm, për çfarë organizatorët e kryqëzatave e konsideronin fuqinë e tij ushtarake dhe kjo vinte si rezultat i sukseseve të njëpasnjëshme karshi ekspeditave osmane.

    Të gjitha këto fakte dëshmojnë se është njëri ndër personalitet më të famshme të epokës osmane, i cili arriti të sfidojë ushtritë osmane për dekada. /Telegrafi/

    Reklama

  • Ardhja e Osmanëve dhe fundi i sllavizimit

    Ardhja e Osmanëve dhe fundi i sllavizimit

    Pikënisja e çfarëdo studimi të historisë së shtetit osman dhe të sundimit osman në truallin shqiptar dhe atë evropian, duhet të jetë çështja e legjitimitetit të tij. Shteti osman ka lindur në një proces starndard të shtetndërtimit dhe është ngritur në një perandori me synime universale, në një proces poashtu standard të perandorindërtimit. Në këtë proces, zgjerimi territorial dhe shtrirja e sundimit osman është realizuar me synimet dhe me mjetet adekuate për këso procese, duke përfshirë respektimin e legjitimitetit të bartësve të pushtetit, qofshin dhe vasalët, mjetet politike e diplomatike të përshtatshme për realizimin e synimeve, luftën e armatosur dhe misionin fetar. Mjete të ngjashme kanë përdorur para saj e përdorin edhe sot, edhe shtete e perandori të tjera. Në këtë kontekst, Perandoria Osmane jetëgjatësinë dhe efikasitetin e pushtetit të vet, krahas legjitimitetit që buron nga natyra e tij standarde për kohën e vet, më së shumti ia dedikon aftësisë së pushtetarëve të saj që të gjejnë zgjidhje pragmatike për problemet me të cilat shteti i tyre është ballafaquar, e jo ndonjë misioni fetar. “Butësia e pazakonshme, madje edhe për një shtet mysliman, me të cilën sunduesit e parë osmanë trajtonin nënshtetastit e tyre dhe rëndësia e madhe që u jipej kanuneve, të cilat i përshtateshin trajtimit të “popullit të librit” dhe që përfshiheshin në sheriatin, kishin si synim që rajatë të ishin të kënaqur me pozitën e tyre si prodhues. Kjo shpjegon faktin që fshatarët europianë e pranuan me lehtësi sundimin osman dhe ndikuan në modelin e konvertimit të tyre.”1.Zgjidhjet pragmatike për problemet fetare, sociale, gjeopolitike e gjeostrategjike kanë dominuar mbi çfarëdo ideologjish, edhe në raste paqeje e edhe në raste luftërash. Pra, Perandoria Osmane nuk ka qenë një shtet fanatikësh fetarë 2 që do të shkonin nga luftërat në luftëra, për ta përhapur Islamin, sikundër mund të dëgjohet në ndonjë rast, por ka qenë një shtet që ka respektuar rregulla standarde në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe respektimin e traktateve të paqes e edhe aleancat në luftë. 3)Në këtë sfond duhet të vendoset edhe diskutimi i historisë së prezencës osmane në trojet shqiptare, mbi të cilat para sundimit osman, janë alternuar për shtatëmbëdhjetë shekuj sundimi romak, sundimi bizantin, bullgar, anzhuin, serb, venedikas, etj. Rrjedhimisht, pozicioni nga i cili mund të ndriçohet më drejt çështja e sundimit osman në territoret shqiptare, nuk është diskutimi i legjitimitetit të atij sundimi, gjë që është shndërruar në një lloj klisheje të ideologjisë dhe historiografisë militante shqiptare dhe veçmas të islamofobisë.4 Sipas kësaj klisheje të cilin antropologu Xhek Gudi e ka quajtur “amnezi strukturale”, vlerësimi për të kaluarën bëhet duke u bazuar në qëndrimin ideologjik të tashëm. Sipas këtij interpretimi, pesë shekujt e sundimit osman shihen duke u nisur nga fakti i ekzistimit të kombit shqiptar dhe të shtetit shqiptar, të rrethimit të tashëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në Ballkan dhe në Europë, nga vlerësimi ideologjik i nocioneve Europë/Azi* dhe nga epërsia e vlerave kulturore perëndimore në kohën tonë. Ndërsa, të gjitha këto gjëra nuk kanë ekzistuar në këtë formë e në këtë përmasë në shekujt XV-XIX*, të cilët janë shekujt e sundimit osman në territoret e banuara me shqiptarë.5.Për mendimin tonë, krahas mosdiskutimit në mënyrë të veçantë të legjitimitetit të shtetit osman dhe të sundimit të tij, aplikimi i një analize krahasuese ndërmjet gjendjes që kanë pasur shqiptarët, kur osmanët kanë ardhur në Ballkan dhe gjendjes që ata kanë pasur, kur Osmanët, nën presionin e Fuqive evropiane, janë detyruar të lëshonin territore të banuara me shqiptarë, në favor të fqinjve ballkanikë dhe kur më në fund, në Luftën e Parë ballkanike, praktikisht u dëbuan nga Ballkani, jep mundësi të mëdha të trajtimit objektiv dhe të ndershëm të kësaj çështjeje.Në këtë mes njëri nga treguesit më të rëndësishëm të natyrës së një sundimi, pa asnjë dyshim është perspektiva demografike, fetare dhe kulturore e popullit të pushtuar./sunduar. Nëse gjatë një periudhe pushtimi/sundimi ndodhë zvogëlimi numerik i një popullsie dhe tkurrja territoriale, atëherë kemi të bëjmë me procese asimilimi dhe kolonizimi dhe në atë rast kemi të bëjmë me ngulfatje të zhvillimit të popullit të pushtuar/sunduar. Dhe e kundërta, nëse ndodh rritja demografike e një popullsie, përqafimi i një besimi fetar të qëndrueshëm dhe zgjerimi territorial i hapësirës ku ai jeton, atëherë kemi të bëjmë me një sundim që ka krijuar kushte më të favorshme të zhvillimit të atij populli.Në rastin konkret, nëse krahasohet gjendja demografike e shqiptarëve në fundin e sundimit serb dhe në fundin e sundimit osman, ajo zbulon qartë se në rastin e parë, pra të sundimit treshekullor serb, pati një zvogëlim demografik dhe një tkurrje ose më saktë shpërbërje territoriale, ndërsa në periudhën e sundimit osman pati një rritje demografike dhe zgjerim të madh të territoreve në të cilat ata jetuan. Në të vërtetë, sa i përket periudhës së sundimit mesjetar serb, arbanasët (shqiptarët), përmenden në Zakonikun e car Dushanit vetëm si barinj shtëtitës, bashkë me vllehët, ndërsa prezenca e tyre si etnitet në jetën fetare, shoqërore, ekonomike të Serbisë mesjetare, nuk ndihet fare. Numri i tyre, në trevat e larta të Kosovës së sotme e të Maqedonisë së sotme, ka ardhur duke u zvogëluar, aq sa të përmenden vetëm si barinj shtëtitës, të cilëve nuk duhej t’u zihej kullosa, nëse ata e kishin zënë më parë. Ndërsa, një numër i konsiderueshëm i tyre kishin lëvizur drejt Greqisë, duke populluar tokat e atjeshme greke, të pushtuara nga serbët.Krahas tkurrjes demografike, nën presionin e kolonizimit të tokave të tyre me serbë, kishte ndodhur edhe asfiksia e plotë e identitetit fetar latin të shqiptarëve. Kufizimet që parashihte për të krishterët e ritit latin Zakoniku i car Dushanit ishin të lemerishme. Por, edhe para Zakonikut të tij, trendi asimilues në planin etnik dhe konvertues në planin konfesional, kishte qenë i ngjashëm. Në fakt, prej vitit 1196 6 kur ndodhi pushtimi i plotë i Kosovës së sotme nga Serbia mesjetare e deri në vitin 1389, shqiptarët i ishin ekspozuar një sundimi plotësisht konvertues në planin fetar dhe asimilues në atë etnik. Natyrisht, kulminacioni u arritë kur Dushani u shpall car i serbëve e grekëve, pra duke mos përmendur askund shqiptarët . Zakoniku i tij, edhe pse mohonte shqiptarët si konstituentë të perandorisë së tij, u imponua si ligj edhe për të gjithë shqiptarët që jetonin në shtetin serb. Termat e Zakonikut të tij, zbulojnë qartë ndalimin e katolicizmit përkatësisht përndjekjen e besimtarëve të doktrinës latine dhe të herezisë bogumile. Ligji i car Dushanit që në nenin e parë e afirmon synimin e “pastrimit” të fesë së krishtere (të ortodoksisë), nga herezia latine: “1. Për krishterimin: pikë së pari për krishterimin. Në këtë mënyrë të pastrohet krishterimi.” 7 Në pajtim me idenë kryesore, të pastrimit të krishterimit, në disa nene, veçmas në nenet 6,7, 8 dhe 10, urdhërohen masa kundër herezisë latine përkatësisht për kthimin me dhunë të të gjithë njerëzve në ortodoksi:6. Për herezinë latine:Dhe për herezinë latine, që i kanë kthyer të krishterët në bogumilë, të kthehen sërish në krishterim, nëse gjendet dikush që dëgjon dhe nuk kthehet në krishterim, të dënohet ashtu si shkruan në ligjin e etërve të shenjtë.7. Për herezinë latine:Dhe të nxjerrë Kisha e Madhe protopopët në të gjitha qytetet dhe në të gjitha sheshet, që të kthejnë krishterët nga herezia latine, ata që janë kthyer në fenë latine,dhe t’u jipet urdhër i shenjtë dhe të kthehet secili në krishterim.8. Për popin latin:Edhe popi latin, nëse gjendet, duke kthyer të krishterët në fenë latine, të dënohet sipas ligjit të etërve të shenjtë.10 Për heretikun:Dhe nëse ndokush gjendet si heretik, duke jetuar në mesin e të krishterëve, të damkoset nëpër fytyrë dhe të dëbohet, ndërsa kush do ta fshehte, edhe ai të ndëshkohet. 8Me zbatimin e këtij ligji rigoroz të Dushanit edhe në trevat shqiptare, pasojat për identitetin fetar dhe etnik të shqiptarëve kanë qenë serioze, sepse ato e kanë sforcuar asimilimin e tyre në serbë. “Duke marrë para sysh mbisundimin e serbëve ortodoksë, si edhe të gjuhës serbe në Kosovën mesjetare, ka arsye të mendohet se rrjedha e përgjithshme e asimilimit ka qenë në favorin e serbëve, me disa dallime të vogla. Konkluzioni kryesor duhet të jetë se, pa marrë para sysh se në ç’shkallë ka qenë asimilimi, ai është bërë: shumë veta të cilët iu nënshtruan këtij procesi, duhet të kenë lënë gjuhën e tyre shqipe dhe janë bërë serbë”. 9 Prandaj, ardhja e osmanëve në Ballkanin e sotëm, i ka gjetur shqiptarët e shekullit të XIV, në grahmat e fundit të asimilimit të tyre etnik, fetar dhe kulturor dhe të kolonizimit të tokave të tyre nga sllavët.Në kontekst të këtij realiteti të hidhur të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në shekujt XI-XIV, edhe sa i përket ngjarjes kulmore, Betejës së Kosovës të vitit 1389, si ngjarje që e fillon rënien e sundimit serb dhe e fillon instalimin e sundimit osman, nuk mund të kuptohet se si mund të kenë qasje të njëjtë shqiptarët dhe serbët, sepse arsyet e serbëve për të vajtuar disfatën e tyre janë reale, por arsyet e shqiptarëve, për ta trajtuar me të njëjtat terma atë betejë, nuk janë racionale. Sipas mitologjisë serbe, gjaku i car Llazarit, i cili e ka “shenjtëruar tokën serbe të Kosovës”, është gjak i cili simbolizon serbizmin e Kosovës dhe prezencën e përhershme të Serbisë në Kosovë. Ata thonë se car Llazari e ka humbur pushtetin tokësor, por e ka fituar pushtetin qiellor. Kjo mitologji është produkt i Kishës Ortodokse Serbe dhe i nacionalizmit ortodoks serbomadh, prandaj me asgjë nuk lidhet me të vërtetat shqiptare.Nga pikëpamja shqiptare, ajo betejë ose roli i saj duhet të shikohet në mënyrë kritike, e jo romantike. Shqiptatët nuk mund t’u konkurrojnë serbëve për t’ua marrë primatin në rolin që kanë pasur në Betejën e Kosovës. Prandaj, kur shqiptarët flasin për ardhjen e osmanëve në Ballkan, në këtë rast duhet të flasin për ardhjen e tyre në territoret, të cilat kanë qenë të sunduara prej serbëve. Më saktë, këto territore kanë qenë të sunduara nga Llazar Hrebellanoviçi,(pjesa lindore e Kosovës me Novobërdën si qendër), nga Vuk Brankoviçi (me Prishtinën si qendër) dhe nga Toma Preluboviçit, (ky i fundit në Epir). Ata ishin sundimtarë në mbeturinat e dinastisë serbe, e cila filloi të fragmentohej pas vdekjes së Uroshit në Betejën e Maricës, (1371), me ç’rast u shua trashëgimia nemanjide. Kjo është pika të cilën duhet ta kemi gjithmonë parasysh, sepse kur kanë ardhur Osmanët në Ballkan, nuk ka pasur një shtet shqiptar, ose mbretëri shqiptare, të cilën ata ta kenë prishur, por ka pasur popull shqiptar që ka qenë i pushtuar prej serbëve dhe në një proces të thelluar asimilimi fetar e kolonizimi etnik.Pas çmontimit të sundimit serb, që filloi më 1389, procesi i sllavizmit të shqiptarëve ndërpritet dhe një pjesë e madhe e tyre fillojnë e kalojnë në fenë islame. “Ajo që duhet kuptuar mirë nga ky përvijim i përciptë i ligjit muslimano-osman është se ligji osman nuk ishte i centralizuar për të gjithë territorin, por ishte në praktikë, një ligj i veçantë territorial, pasi feja, profesioni,vendbanimi, gjendja shoqërore dhe seksi i çdo individi përcaktonin ligjin subjekt i të cilit ishin” 10Kalimi i hershëm në Islam i shqiptarëve, para së gjithash ka qenë i motivuar si ikje nga autoriteti i dhunshëm i Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Greke. Meqë Kisha Serbe e kishte fituar autonominë në vitin 1219, autoriteti i saj kishte përfshirë edhe shqiptarët ortodoksë të gjendur nën sundimin serbë së paku që nga viti 1196. Përndryshe, sundimi osman nuk provokoi ndonjë presion ndaj kishës ortodokse serbe e aq më pak ndaj asaj greke, i cili do t’i shtrëngonte besimtarët e tyre që të konvertoheshin në fenë islame. Përkundrazi, toleranca ndaj Kishës ortodokse ishte shumë e madhe. “Pushtetet e reja që i dha Kishës ortodokse Mehmeti II bënin në fakt që ajo të ishte një shtet brenda shtetit. Me kalimin e kohës hierarkët filluan ta konsiderojnë veten si sundues dhe mbrojtës de facto të të krishterëve dhe njëkohësisht si të vetmin organ për t’u përballur me pushtetin qendror. Kisha i kreu këto detyra me një shkathtësi të madhe. Jeta e popujve të krishterë të Ballkanit varej po aq nga efikasiteti i autoriteteve kishtare sa dhe nga ato osmane. Kjo shpjegon faktin që dallimet e ndryshmet midis tyre, si psh ajo me mitropolitët e Ohrit e të Pejës, u zhvilluan në një shkallë të gjerë brenda për brenda kishës. 11Edhe pse Kisha ortodokse praktikisht ishte shtet në shtet, shqiptarët me shumicë e braktisën atë. Arsyeja ishte e thjeshtë: meqë nuk kishin arritur të kishin një kishë të veten, ata e pranuan me shumicë Islamin, në përpjekjet e tyre që të ruanin përkatësinë etnike, duke iu shmangur asimilimit etnik në serbë, i cili imponohej përmes konvertimit fetar në ortodoksi. “Kështu “kombi” ose mileti grek do të përfaqësohej dhe do të drejtohej tanimë nga Patriarkana e Stambollit. Mosmarrëveshjet midis grekëve do të zgjidheshin nga gjyqet ortodokse. Së fundi, u lejua ushtrimi i lirë i veprimtarisë fetare. Në të vërtetë ky status i përgjigjej gjendjes që kishin zakonisht bashkësitë e krishtera në vendet myslimane, por vendosja e kësaj situate në shkallë shtetërore dhe njohja e rëndësisë së Patriarkanës përbënin një ngjarje me rëndësi.” 12Ëshë e qartë se autoriteti aq i madh i kishës greke e më vonë edhe të asaj serbe, mbetej me fuqi gllabëruese ndaj shqiptarëve, prandaj kalimi i tyre në Islam ishte më shumë ikje nga ajo politikës gllabëruese se sa si pasojë e ndonjë politike konvertuese të osmanëve. Po qe se do të kishin osmanët politika koherente të konvertimit fetar të të sunduarve, ato do t’u drejtoheshin edhe popujve të tjerë e jo vetëm shqiptarëve. E vërteta është se ata shqiptarë që ngelën nën ombrellën e Kishës Ortodokse serbe, me kohë u asimiluan në serbë.Nga ana tjetër, përmes kompaktësimit etnik të motivuar nga ndarja e qartë prej serbëve e grekëve, rrritja e popullsisë shqiptare gjatë periudhës së sundimit osman është evidente si edhe zgjerimi territorial, i cili arriti të përthekonte edhe tërë Shqipërinë bregdetare, Greqinë veriore, Maqedoninë e sotme dhe Kosovën e sotme po edhe Serbinë e sotme, deri në afërsi të Beogradit. Ky ka qenë në fakt një ekspansion demografik i shqiptarëve, i pari dhe i vetmi në historinë e tyre, pas tkurrjes tragjike të ilirëve. Po të mos u mirreshin shqiptarëve territoret e tyre në të cilat jetonin në periudhën e sundimit osman nga Fuqitë e Mëdha Europiane në Kongresin e Berlinit dhe po të mos përligjej okupimi i territoreve shqiptare nga ana e shteteve fqinje pas Luftërave ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore, gjë që provokoi eksodin tragjik të shqiptarëve drejt Turqisë, shteti kombëtar shqiptar do të mund të ishte territorialisht disa herë më i madh se sa është Shqipëria e sotme dhe vetë kombi shqiptar do të ishte numerikisht disa herë më i madh nga sa është sot. Përfundimisht, mund të konstatojmë se shqiptarët hynë në shekullin XIV nën Perandorinë Osmane si një popull i pushtuar, i defaktorizuar, në një proces të asimilimit etnik e fetar nga serbët, ndërsa në fillim të shekullit XX, kur dolën prej Perandorisë Osmane, ishin një komb i konsoliduar, që ishte i aftë të luftojë për shtetin e vet kombëtar, në një rrethim ballkanik dhe evropian shumë armiqësor. (SHENJA, shtator 2012)

    Milazim Krasniqi

    SHËNIME

    1. Peter F. Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 542. “Në shekullin e pesëmbëdhjetë asnjë shtet tjetër evropian nuk i kish trajtuar hebrejtë aq mirë sa osmanët.” (po aty, fq.59)3. Këtu po citojmë vetëm tre shembuj të sjellë nga Historia e Perandorisë Osmane, të redaktuar nga Robert Mantrani, ku shihet ajo natyrë legjitime e shtetit osman, e përthyer në marrëveshje me shtete e shtetarë europianë të kohës:a) “ Sipas traktatit që kishte pranuar të bënte me ta sulltani më 20 shkurt 1424, bizantinët i kishin kthyer osmanëve territoret e Marmarasë dhe të brigjeve të Detit të Zi (me përjahstim të Misivrisë dhe Terkosit) dhe ishin zotuar të paguanin sërish tribut (haraç) “ (fq.75b) Osmanët kishin bërë një marrëveshje të mirë për ta me Venedikun. Republika e drobitur nga shtatë vjet luftë dhe e shqetësuar ëpr mbrojtjen e interesave të saj ekonomike, e kërkonte paqen, prandaj dhe po e respektonte me reptësi asnjajësinë” (fq. 79)c) Marrëveshja e përfunduar më 12 qershor 1444 u miratua nga Vladislavi në fund të korrikut. Me këtë akt njihej sovraniteti osman në Bullgari dhe Vllahi, si dhe i kthehej Serbia Brankoviqit. Të dy palët ndërluftuese zotoheshin reciprokisht të mos e kalonin Danubin. Armëpushimi parashikohej ëpr dhjetë vjet, veçse, në këtë rast mund të bëhej pyetja se s atë sinqerta ishin të dy palët në këto zotime. Vlladisllavi e theu shumë shoetj zotimin tij”. (fq.81)4. Derisa po shkruhej ky tekst, u botua edhe ky artikull skandaloz i një autori me ngarkesë kleronacionaliste(Gjon Keka), që shpreh atë frymë militante të ideologjisë kombëtare me elemente të oislamofobisë së maskuar. “Duke ditur se sikur perandoria e errët otomane gjatë sundimit të saj të egër e barbar ndaj kombit shqiptar pesëqind e ca vjet e cila me anë të ideologjisë së saj të errët dhe planeve satanike shkaktoj gjenocid ndaj kombit shqiptar, poashtu edhe pushtimi i egër serb me anë të ideologjisë dhe planeve të saj të errëta shkaktoj gjenocid ndaj popullit të Kosovë dhe disa nga popujve tjera të gadishullit ilirik. Gjenocid që i bënë këta pushtues të egër dhe barbar kombit shqiptar ishte një ndër krimet më të mëdha dhe një ndër tragjeditë më të rënda të historisë së gadishullit ilirik, por edhe një nga kohët më të errëta që përjetoj ky rajon e sidomos kombi shqiptar si komb i lashtë evropian dhe me një civilizim të lartë. Siç mësojmë qëllimi i këtyre pushtueseve barbar ishte që në mënyrë sistematike të shfaros kombin shqiptar, kulturën e tij burimore, historinë e tij, të vërtetat e tij të lashta si dhe civilizimin e lartë evropian të kombit shqiptar si njëri ndër kombet më të vjetra të gadishullit ilirik dhe evropian.” (ëëë.telegrafi.com , 6 maj 2011)5. Vetë kombi shqiptar filloi të formohej në gjysmën e dytë të shekullit XIX, shteti shqiptar u formua në decenien e dytë të shekullit XX, kur edhe ndodhi largimi i Perandorisë Osmane nga zotërimet e saj ballkanike, Europa e bashkuar filloi të profilizohej vetëm pas Luftës së Dytë Botërore dhe u funksionalizua vetëm në fundin e shekullit XX, Europa dhe Azia interpretohen si koncepte rivale qytetërimore vetëm nën optikën e orientalizmit kolonialist, ndërsa çështja e vlerave kulturore gjithnjë është më shumë perceptim se sa një sistem i sigurtë i matjes së tyre të vërtetë. Prandaj, edhe kur hulumtohet dhe vlerësohet periudha e sundimit osman të shekujve XIV- XIX, mbi shqiptarët, këto vlera të përftuara më të shumtën e rasteve pas sundimit osman, nuk mund të jenë baza e vlerësimit korrekt shkencor.6. Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Dukagjini, Pejë, fq.7. http//bosnahistorija.16.forumer.com/a/dusanov-zakonik_post786.html (17 prill.2011)8. Po aty9. Noel Malkolm vepër e cituar, fq. 5310. Peter F. Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 1911 Po aty, fq, 5712. Robert Mantrani, Historia e Perandorisië Osmane, Dituria, Tiranë, 2007, fq 93

    LITERATURAHistoria e popullit shqiptar, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë. 1979Peter Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman (1354-1804), Dituria, Tiranë, 2007Robert Mantran, Perandoria Osmane, Historia e perandorisë osmane, Dituria, Tiranë, 2004Evlia Çelebi, Shqipëria 350 vjet më parë, Horizonte, 2000, TiranëEqrem bej Vlora, Kujtime Franc Babinger, Mehmet PushtuesiHalil Inalgjik, Perandoria OsmaneSrbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989)Nexhip Alpan, Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë OsmaneIbrahim efendi Manzur, Ali Pasha dhe koha e tij Mark Mazover, Ballkani, Skanderbeg booksMehdi Frashëri, Probleme shqiptare Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër Nyraj Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane Peter Bartl, Muslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)Marre nga: www.zeriislam.com

  • Shqiptari i cili u bë pesë herë kryeministër perandorie

    Shqiptari i cili u bë pesë herë kryeministër perandorie

    Nga: Ardian Muhaj

    Koxha Sinan Pasha, apo Sinan Pashë Topojani, i biri i Ali Begut, është lindur në vitin 1506 në Topojan të Lumës dhe ka vdekur më 3 prill 1596. Ka qenë një nga kryeministrat më të rëndësishëm dhe që kanë lënë më shumë gjurmë në politikën e shtetit osman, por njëkohësisht edhe një nga burrështetasit me rëndësi botërore që ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe që ka ndikuar shumë edhe për historinë e trojeve shqiptare.

    Është për t’u theksuar se Sinan Pasha ashtu si edhe shqiptarët e tjerë që kishin mbërritur majat më të larta të pushtetit në Ballkan dhe në Mesdhe, nuk jetonin të izoluar nga mjedisi shqiptar prej nga vinin, por përkundrazi, në një kontakt të vazhdueshëm e të pandarë me njerëzit e vendin e tyre. Madje është dëshmuar se këta shqiptarë që kishin marrë në dorë drejtimin e perandorisë më të madhe të kohës, anonin në zgjedhjet e tyre politike jo vetëm nga vendlindja, por edhe nga komshinjtë, siç është rasti i venedikasve. As madhështia e jetës së tyre në kryeqytetin e zhurmshëm të perandorisë, as atmosfera e ndryshme e jetës aty nuk ua dobësonte dashurinë dhe lidhjen me vendlindjen.

    ReklamaStudiues të ndryshëm kanë supozuar se Sinan Pasha kishte dalë nga radhët e fëmijëve të devshirmesë, por kjo hidhet poshtë nga dokumentacioni i bollshëm i kohës. Fakti që Sinan Pasha të atin e kishte mysliman dëshmon se ai nuk ishte kontingjent i devshirmesë. Nga faktet që argumentojnë qartazi se ai ishte edukuar në vendlindje, pranë gjirit të familjes, janë dokumentet e ambasadorëve venecianë në Stamboll, të cilët pohojnë me habi se Sinan Pasha edhe kur ishte bërë Kryeministër i shtetit osman e fliste me shumë vështirësi turqishten. Kjo është më se e kuptueshme edhe pse duket e habitshme.

    Pikësëpari, Sinan Pasha ishte rritur e edukuar në Shqipëri dhe më pas karrierën e tij ushtarake përpara se të bëhej Kryeministër në dekadën e fundit të jetës, e kishte zhvilluar në flotën e Mesdheut, si kryeadmiral apo kapedan Pasha (Kapdeni derja) dhe si guvernator në provincat arabishtfolëse të shtetit osman, konkretisht në Egjipt, Jemen, Siri, Tunizi.

    ReklamaSinan Pasha gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme ka mbajtur funksione të larta në shtetin osman. Në vitin 1569 u emërua guvernator i Egjiptit prej ku ndërmori me shumë sukses vendosjen e sundimit osman në Jemen. Pas Jemenit të cilin e mori dhe e inkuadroi në shtetin Osman u kthye drejt perëndimit dhe më 1574 udhëhoqi me sukses fushatën për marrjen e Tunizit të cilin e mbanin spanjollët.

    Pak vite më vonë u rikthye drejt lindjes ku më 1580 udhëhoqi ushtrinë osmane kundër safavidëve të Persisë në kuadër të luftës osmano-safavide të viteve 1578-1590. Meritat e tij bënë që të emërohej Kryeministër nga Sulltan Murati III. Një vit më vonë për shkak të dështimit të zëvendësit të tij Mehmed Pasha në fushatën e Gjeorgjisë u caktua guvernator i Damaskut.

    ReklamaMë 1589 për të qetësuar revoltën e madhe të jeniçerëve u caktua Kryeministër për herë të dytë. Gjatë kësaj periudhe ai u përpoq të ndikojë në politikën rumune në kuadër të rivalitetit për fronin e principatës së Vllahisë mes Mihnea Turcitul dhe Petru Cercel, duke ia dalë me sukses që të vendosë në postet kyçe në shtetin vasal të Vllahisë bashkëpuntorët e tij të ngushtë nga familja Bruti me origjinë nga Ulqini. Nga kjo familje, përveç Bartolomeos i cili në sajë të dashamirësisë dhe mbështetjes që kishte nga shqiptari Sinan Pasha, Kryeministër i Perandorisë, arriti të bëhej ministër i parë i principatës së Moldavisë, edhe të tjerë anëtarë arrijnë që të përfitojnë nga mbështetja e lobit shqiptar në oborrin perandorak osman duke zënë poste të larta në provincat e principatat e krishtera ballkanike që ishin vasale të Portës së Lartë.

    ReklamaPersonazhe të tjera të rëndësishme të kësaj familjeje në Moldavi, përmenden edhe Kristoforo, Xhakomo, Bernardo e Benedeto Bruti. Ky i fundit kishte arritur që në sajë të mbështetjes nga Sinan Pasha të ketë fuqi të tillë në këtë principatë sa që më 1593 të synojë të rivendosë në fronin moldav, Petru Cercel.

    Një revoltë tjetër e jeniçerëve solli shkarkimin e tij nga posti i Kryeministrit, por pa kaluar shumë më 1593 erdhi në atë post për herë të tretë. Menjëherë udhëhoqi ushtrinë osmane në luftën me Habsburgët ku megjithë vështirësitë e frontit dhe sukseset e vazhdueshme të tij u shkarkua sërish në shkurt të vitit 1595, si pasojë e ardhjes në fron të sulltanit të ri Mehmetit III. Por nuk vonoi dhe Sulltani i ri e thirri sërish në ndihmë dhe e emëroi për herë të katërt sadrazam apo kryeministër të shtetit më të fuqishëm të kohës.

    ReklamaPeriudha nga emërimi i tij e deri tek shkarkimi në nëntor të po atij viti ishte e mbushur me përballjen ushtarake me principatën e Vllahisë, kundër uzurpatorit Mihal. Mirëpo, vetëm tre ditë mbas shkarkimit, u emërua sërish për të pestën herë si sadrazam, detyrë të cilën e mbajti deri sa vdiq në 3 prill të vitit 1596.

    Përveç pasurisë së madhe (e vlerësuar në rreth 500 mijë dukate ari) dhe veprave të shumta të bamirësisë, la pas edhe një sërë arritjesh e veprash që ndikuan për shumë kohë në historinë e shek. XVII osman dhe në historinë e popullit shqiptar për shekujt në vazhdim. Përveç shumë veprave të bamirësisë në Stamboll ka lënë edhe kompleksin e xhamisë që mban emrin e tij në Damask si edhe një sërë veprash bamirësie me rëndësi në trojet shqiptare me të cilat mbajti lidhje gjatë gjithë jetës pavarësisht karrierës së tij të lavdishme dhe rolit të tij të spikatur në historinë botërore.

    ReklamaShquhet në këtë aspekt kompleksi i xhamisë që mban emrin e tij në Kaçanik. Qytetit i Kaçanikut ia detyron themelimin e vet, pikërisht vakëfit të lënë nga vetë Koxha Sinan Pasha në vitin 1594, ku përveç xhamisë, ka lënë vakëf edhe një pazar, shkollë për mësim-besim, dhe për shërbime përkatëse mirëmbajtëse. Vakëfnameja e lënë nga i biri Mehmet Pashë Kaçaniku më 1608 është një nga dokumentet më të rëndësishëm dhe më të hershëm osmanisht në Arkivin e Kosovës. Në këtë vakëfname i biri shkruan se po lë në vakëf krejt pasurinë e trashëguar nga im atë Sinan Pasha në Topojan së bashku me një xhami (mesxhid). Po ashtu në Prishtinë ka ndërtuar dhe lënë vakëf një kompleks hamami, ndërsa në Shkup dhjetra dyqane. Nga ana tjetër ai la vakëfe dhe vepra bamirësie edhe në qytetet bregdetare si Vlorë, Delvinë dhe Ulqin, qytete me të cilat i mbante lidhjet gjatë kohës që ishte admiral i flotës osmane në Mesdhe.

    ReklamaKëta sundimtarë të mëdhenj të shtetit osman jo vetëm mbanin lidhjet me familjet e tyre, por ishin treguar vazhdimisht si mbështetësit dhe bamirësit më të mëdhenj të shqiptarëve që mbërrinin në kryeqytetin osman, pavarësisht fesë. Këtë e ilustron më së miri ndihma e madhe që Sinan Pasha i dha gjatë gjithë jetës vëllezërve Bruti me origjinë nga Ulqini. Bartolomeu, njëri nga vëllezërit Bruti për shkak të intrigave të një rivali të tij në Konstantinopojë, Giovanni Marigliano, u burgos në korrik 1579. Ndëshkimi i tij pritej të ishte varja ose të dërgohej në galera si remëtar, por ndërhyrja dashamirëse e Sinan Pashës e shpëton.

    Ndërkohë që Sokoloviçi tashmë e kishte denoncuar me akuza false tek Sulltani dhe pritej varja e Brutit, Sinan Pasha hartoi me shpejtësi një arz për Sulltanin duke sqaruar se Sokoloviçi po përpiqej ta ndëshkonte Brutin sepse ai vetë ishte i përfshirë në politikë përçarëse. Por në Stamboll ekuilibrat e pushtetit kishin ndryshuar në favor të lobit shqiptar të kryesuar nga Sinan Pasha. Lobi sllav ishte shkërmoqur me vrasjen e Mehmet Sokolit më 11 tetor 1579 dhe sapo mori vesh për arrestimin e Brutit, e motra e Sinan Pashës, një rast i rrallë por i rëndësishëm ky i pushtetit të një gruaje, kishte dërguar urgjent 25 njerëz besnikë të saj drejt Lezhës për ta liruar Brutin dhe për ta kthyer në Stamboll.

    ReklamaJo vetëm kaq, por Bruti i sigurtë për mbështetjen e mëtejshme të bashkëatdhetarit të tij, ofrohet si ndërmjetës tek Sinan Pasha për çështje të ndryshme. Kështu anëtarët familjes Bruti, arrijnë që të kapin majat e lavdisë pikërisht në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me shqiptarët me influencë në oborrin osman, qoftë në rolin e tyre si dragomanë (nga arabishtja: terxhyman: shqip: përkthyes) ashtu edhe si ndërmjetës të privilegjuar në lidhjet mes vendeve evropiane dhe perandorisë osmane.

    Duke folur për sulmin osman kundër Korfuzit më 1537, kronisti venecian, L. Soranzo, thotë se inspirues i atij aksioni u bë Sinani, një shqiptar nga fshati Topojan i Sanxhakut të Prizrenit. Sipas Antonio Tiepolo-s, bajli në Kostandinopojë që e njohu mirë personalisht, “Veziri i Madh Sinan Pasha, ishte me kombësi shqiptare dhe kishte lindur në një fshat dy ditë larg Shkodrës. Ishte trupmadh, me një vështrim të egër që nuk dinte të zbutej kurrë. Bënte plane madhështore, që kapërcenin çdo masë. Si ushtarak, dallohej për një guxim të çartur e të papërmbajtur (soldato temerario e impetuoso). Më 1590 bajliu Lorenzo Bernardo po ashtu thotë se Sinan Pasha “e qeveris sot Perandorinë Osmane, i ndihmuar nga fati dhe nga gruaja e Sulltanit, e cila është shqiptare si ai”.