Tag: osman

  • A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?

    A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?

    A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?

    * Qyprillinjtë, një prej lobeve më të fuqishme

    Nga Prof. Hasan Bello
    “….sipas studimeve që janë realizuar dekadat e fundit, një nga lobet më të fuqishme shqiptare të Perandorisë Osmane gjatë shek.XVII-të ishte familja e Qyprylinjve, me origjinë nga Roshniku i Beratit. Pinjollët e kësaj dinastije drejtuan për disa dekada perandorinë si kryeministra, ministra dhe ushtarakë të lartë të shtetit osman.

    Lind pyetja a ishin të ndërgjegjshëm përfaqësuesit e kësaj familjeje për vendin e tyre të origjinës? Sigurisht që po. Mehmed Pashë Qypryliu ndërtoi një shkollë dhe një xhami në fshatin Roshnik, të cilin në testamentin e shkruar (vakfijen) e përshkroi si vendin e tij të origjinës. Përveç kësaj ata afruan dhe promovuan në poste drejtuese, për shkak të origjinës së përbashkët shumë shqiptarë.”
    ****
    Për periudhën klasike të shtetit osman (vitet 1300-1600), është e vështirë të nxirren konkluzione të sakta. Kjo për shkak të studimeve të pakta mbi lidhjet që ekzistonin ndërmjet drejtuesve të perandorisë me vendin e tyre të origjinës. Megjithatë, duke marë në konsideratë faktin se pjesën dërrmuese të pozicioneve drejtuese në ushtrinë dhe administratën osmane e zinin subjektet jourbane dhe kryesisht të krishtera që vinin nga radhët e devshirmes, arrijmë në konkluzionin se edhe në këtë fazë të historisë së shtetit osman kishte një lob shqiptar. Këtu bën pjesë edhe heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ballaban Pasha, Hamza Kastrioti dhe figura të tjera shqiptare, që mbanin detyra të larta në ushtrinë dhe administratën osmane në fund të shek.XV-të dhe gjatë shek.XVI-të.

    Në osmanisht termi për vendin e origjinës ishte “xhins” (“cins”). Ai përdorej shpesh për të treguar preardhjen e një individi apo drejtuesi të caktuar. Një nga përpjekjet e para për të studiuar lobet në Perandorinë Osmane është realizuar nga prof.Metin Ibrahim Kunt në një artikull që ai botoi në 1974 në një revistë të Universitetit të Kembrixhit mbi solidaritetin etniko-krahinor (xhinsit) në estabilishmentin osman të shek.XVII-të. Pavarësisht informacionit jo shterues që jep autori në këtë artikull, ai ka meritën se ishte i pari që shtroi disa teza dhe çeli shtigjet për këto studime.
    Sipas artikullit të mësipërm dhe studimeve që janë realizuar dekadat e fundit, një nga lobet më të fuqishme shqiptare të Perandorisë Osmane gjatë shek.XVII-të ishte familja e Qyprylinjve, me origjinë nga Roshniku i Beratit. Pinjollët e kësaj dinastije drejtuan për disa dekada perandorinë si kryeministra, ministra dhe ushtarakë të lartë të shtetit osman.

    Lind pyetja a ishin të ndërgjegjshëm përfaqësuesit e kësaj familjeje për vendin e tyre të origjinës? Sigurisht që po. Mehmed Pashë Qypryliu ndërtoi një shkollë dhe një xhami në fshatin Roshnik, të cilin në testamentin e shkruar (vakfijen) e përshkroi si vendin e tij të origjinës. Përveç kësaj ata afruan dhe promovuan në poste drejtuese, për shkak të origjinës së përbashkët shumë shqiptarë.

    Sipas prof.Kunt, në shek.XVII-të ndarja e lobeve, duke u mbështetur në origjinën e përbashkët dhe preardhjen e drejtuesve të perandorisë me shumë gjasë ishte mes shqiptarëve dhe boshnjakëve (perëndimorëve) dhe atyre të krahinës së Kaukazit, abkazët, çerkezët, gjeorgjianët që përfaqësonin krahun “lindor”.
    Në shek.XVIII-të i cili nga shumë studiues konsiderohet si shekulli i shqiptarëve në Perandorinë Osmane, lobi shqiptar përveç nënpunësve të nivelit të lartë merr përparësi dhe konsolidon pozitat e tij nëpërmjet feudalëve lokalë, ose siç quhen ndryshe “ajanët”. Mehmet Ali Pasha në Egjipt, Ali Pashë Tepelena në Janinë dhe Kara Mahmud Pashë Bushtalliu në Shkodër sëbashku me disa familje të tjera më të vogla në Kosovë konsiderohen si faktori më imponues për shtetin osman. Këtu nuk përjashtohen edhe “asosacione” më të vogla, që jetonin dhe punonin në qendrën e perandorisë, siç ishin zagoriotët që merreshin me tregti dhe zanate të ndryshme, të cilët, për interesat e tyre lobuan nëpërmjet financimit, që sulltani të dekretonte zyrtarisht Ali Pashë Tepelenën.
    Me dobësimin e perandorisë në shek.XIX-të dhe interferimin gjithnjë e më të madh të shteteve europiane dhe Rusisë në shtetin osman nëpërmjet kapitulacioneve dhe marrëveshjeve imponuese, lobi shqiptar humbi terren. Përparësi tani morën pakicat dhe elementët (myslimanë dhe të krishterë) preferencial të fuqive të interesuara. Pavarësisht se në fund të shek.XIX-të ata konsideroheshin si element besnik dhe ishin një nga dy grupimet kryesore në gardën e sulltanit, shkëlqimi dhe fuqia e lobit shqiptar në kuadër të shtetit osman kishte kaluar në plan të pestë.

  • Osman Mula: Vjedhje dhe neglizhencë fatale për krijuesit, që quhet mohimi i së drejtës së autorit

    Osman Mula: Vjedhje dhe neglizhencë fatale për krijuesit, që quhet mohimi i së drejtës së autorit

    Nga Julia Vrapi
    Zbatimi i së drejtës së autorit vazhdon të mbetet problem për krijues të muzikës. Herë pas here autorë të ndryshëm kanë shprehur probleme, por sipas tyre ka një neglizhencë nga institucionet në vend. Kompozitori Osman Mula “Mjeshtër i Madh”, i cili ka reaguar dhe më parë për problemet me të cilat përballen krijuesit thotë se nuk bëhet sa duhet për të drejtën e autorit në vend. Në një reagim të tij kompozitori Osman Mula shprehet ndër të tjera se artistin nuk e mban politika, por rregullat që botohen në kushtetutë si e drejtë e pamohueshme e autorit. “Vazhdoj të them me forcë për vjedhjen dhe neglizhencën fatale për krijuesit, që quhet mohimi i të drejtës së autorit. Bota ka dekada dhe shekull, që autorët i paguan dhe ja ruan privatësinë si gjë të shenjtë dhe nuk mund të luash me to se do paguash gjobë të madhe sa nuk del nga borxhi kurrë. Atëherë si mbahet artisti? Artistin nuk e mban as shteti as politika, por rregullat që botohen në kushtetutë si e drejtë e pamohueshme e autorit”, shprehet kompozitori i njohur Osman Mula. Reagimin e tij për të drejtën e autorit  kompozitori Osman Mula e ka ndarë edhe në rrjete sociale, ku dhe të tjerë krijues i janë bashkuar për problemet që shpreh. Kompozitori Osman Mula sjell në vëmendje dhe se si prodhohen albumet muzikore jashtë vendit dhe se si paguhen artistët. Sipas tij nëse ka sukses një artist fillojnë dhe bisedimet mes producentëve për realizimin e një spektakli, etj. “Artisti prodhon albume me anë të menaxherëve, avokatëve mbrojtës që përpilojnë kontratat, shtëpitë diskografike, studiove private dhe është një rreth, që secili i di detyrat dhe i zbaton ato. Pasi realizohen albumet shiten. Më të ardhurat marrin hakun çdo hallkë dhe pasi forcojnë të ardhurat vazhdojnë projektet e tjera. Kështu ndodh kur këngëtari ka sukses me albumin e ri fillojnë bisedimet mes producentëve për realizimin e spektaklit në stadiume e me radhë. Njëri merr përsipër anën teknike si skena, fonia, ndriçimi, transmetimi në Tv, shitjen e biletave, spoteve, reklamave, etj. Pra këtu s’ka asnjë ndërhyrje politika, përveç asaj artistike”, shprehet kompozitori i njohur Osman Mula në reagimin e tij.
    Ndërhyrja e politikës
    Osman Mula kompozitor, drejtues i festivaleve dhe emisioneve të muzikës ndër vite shprehet se jemi i vetmi vend i botës pa distribucion. Ai thotë se artisti nuk mund të prodhojë dot album muzikor, pasi ka vështirësi në shpërndarje, por dhe i vetëm nuk mund ta realizojë dot një koncert. “Çfarë ndodh tek ne: Artistët nuk prodhojnë albume se nuk ti porosit kush se nuk ke kompani shpërndarëse as dyqane që shet apo blen kaseta. I vetmi vend i botës pa distribucion. Radiot nuk ti marrin se nuk ti paguajnë dot. I vetëm nuk mund të realizosh koncert në stadium se duhet buxhet shumë i madh. Edhe ndonjë kangë që mund të merret nga interneti nuk paguhet. Hiq një buxhet të vogël, që jep RTSH, por as ajo nuk mjafton kur shpërndahet thjesht 10.000 lekë në vit për krijuesin”, thotë kompozitori Osman Mula. Sipas tij përballë kësaj gjendje dhe duke mos funksionuar asgjë ka ndërhyrje të politikës te artistët. Kompozitori Mula shprehet se politika i ndan artistët në parcela dhe ka prej tyre që vrapojnë drejt përfitimeve. “Atëherë këtu, duke mos funksionuar asgjë futet politika. Do koncert ti të bësh? Të jap unë si bashki, por do më bësh reklamë mua do më ftosh në mes të recitalit, do më falenderosh dhe do ti thuash publikut: Këtyre jepjani votën. Atëherë artisti lëpihet vihet në shërbim të politikës për mbijetesë dhe fillon fushatën me shefin e qeverisë qysh në avion. I jepen salla, lekë pa fund. I fton në ekran, i krijon mundësinë që të prishet gjysma e parkut se do vihet skenë për recitalin e filanit, etj. Të tjerëve i thotë merrni nga një pemë filloni fushatën për ne t’ju japim pension të veçantë. Kështu që, politika me realizimin e një lufte të re të klasave i ndan artistët në parcela. Ky është i imi ky tjetri jo. Ato që nuk janë me mua le të falimentojnë. Dhe artistët vrapojnë për të kapur llogmat e lëpirjes”, shprehet kompozitori Mula në reagimin e tij.
      Si do të mbijetojnë artistët?
    Kompozitori Osman Mula sjell në vëmendje se e drejta autorit ka qenë dhe te pikat që Këshilli i Europës vite më parë i vuri detyrë politikë shqiptare. Por sipas tij ende sot krijuesi sot është pa përkrahje. “Para disa vitesh Këshilli Europës i vuri 10 pika detyrë politikës, ku njëra ishte respektoni të drejtën e autorit. Sot Europa hesht, bashkë me to edhe shteti se nuk i leverdis se do lëpirësit. A mund të zgjidhet pagesa e të drejtës së autorit? Po. Siç ke vënë sahatin për ujë e drita ke organizmat, që monitorojnë mediat dhe transmetimet Radio – Televizive. Po, pse si më kërkon llogari kur fshatarin për 20 000 lek të vjetra e fut në burg për mospagim dritash ? Po pse krijuesin e lë kështu, që ta tërheqësh nga hunda ti si politikë edhe ta bësh skllav? Dhe thonë patronazhistët: Artistët s’duhet të merren me politikë, po mirë po pse politika merret me artistin dhe ja merr frymën?”, shprehet Mula. Krijues e artistë të ndryshëm përballen me jo pak vështirësi në aktivitetin artistik, por në vijim të reagimit të tij kompozitori Osman Mula thotë se nuk duhet të heshtet. Kompozitori shtron pyetjen, si do të mbijetojnë artistët. “Po ti Europë pse hesht se ti i di çdo thotë të mos e paguash një kompozitor apo regjisor a këngëtar e poet ?! Ne një jetë kemi dhe këtë profesion të nderuar kemi, po si atëherë do mbijetojmë? Si do mbajmë familjet?”, vijon kompozitori Mula. Ndërsa krijues të ndryshëm flasin për respektimin e ligjit, kjo gjë ka sjellë dhe më parë diskutime. Dikur dhe dëgjesa publike nga Ministria e Kulturës për ndryshimet në ligjin për të drejtën e autorit riktheu debatet për zbatimin e tij.
     Vëmendja e munguar ndaj krijimtarisë kombëtare
    Për autorë të muzikës duhet bërë më shumë edhe për promovimin e krijimtarisë muzikore shqiptare në vendin tonë. Por dhe kompozitori Osman Mula shprehet se bota ka një ligj, që nuk e diskuton që në çdo shtet 70 për qind e muzikës duhet të jetë nacionale për të mbajtur gjallë krijimtarinë kombëtare dhe për të paguar krijuesin. “Në gjithë rajonin tonë dhe në të gjithë vendet e botës së tretë paguhet e drejta e autorit. Këtu mbaron shkollën për regjisor, por s’ka skena as kinostudio për të realizu film, por se mos kena kinema. Kur nuk realizon asgjë nuk përfiton. Ky është falimentim total. Sot rrugët e botës i pastrojnë shqiptarët, që kanë mbaruar fakultete dhe lozin Rahmaninov ! Së fundi; nëqoftëse kërkoni të shkoni në Europë mendojeni mirë të drejtën e shenjtë të ruajtjes dhe të pagesës së krijimtarisë artistike se nuk ka gjykatë në botë që të bën derman. Dilni artista nga zgjedha e frikës dhe mbroni të drejtën tuaj se lëpirja të lë rrugës”, shprehet Osman Mula në fund të reagimit të tij. Osman Mula “Mjeshtër i Madh” është nga regjisorët më të njohur në RTSH, drejtues i festivaleve, emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor i vlerësuar me çmime ndër vite. Osman Mula është njeriu që ka zbuluar me dhjetëra talente dhe që e ka sjellë spektaklin në nivele të larta, duke respektuar traditën dhe duke e harmonizuar me modernen.
     

  • Onkologjiku pa infermierë/ Gazetari bëhet objekt i sulmeve online me faqe fake! Osman Stafa: Do vazhdoj të flas

    Onkologjiku pa infermierë/ Gazetari bëhet objekt i sulmeve online me faqe fake! Osman Stafa: Do vazhdoj të flas

    Gazetari Osman Stafa është  bërë object i sulmeve online që kanë qëllim diskretitimin e figurës së tij për shkak se denoncon problematikat e sistemit shëndetësor, fatkeqësitë që u bien mbi kurriz pacientëve shqiptar.

    Në një postim në facebook Stafa tregon një faqe të sapohapur e cila  nuk ka asnjë aktivitet tjetër përveç postimit në fjalë dhe që dukshëm ka si qëllim denigrimin e figurës dhe reputacionit të tij profesional.

    Denoncimi i fundit i Stafës ishte mungesa e infermierëve në spitalin e Onkologjikut.

    Çfarë shkruan Stafa

    Kur nuk kanë dot përgjigje për problemet që ngre, të sulmojnë personin. Kur denoncon mungesën e ilaçeve, të thonë që ‘je në telenovelë’. Kur flet për sëmundjet e fëmijëve, të kërkojnë ‘regjisorin’.
    Po regjisori im është vetëm një: ndërgjegjja. Dhe skenari është shkruar nga ata që vuajnë në spitale pa mjekim, pa shpresë, pa zë.
    Unë nuk kam as studio, as buxhet, as truproja, por kam një fjalë të vërtetë që nuk e blen dot askush. Nuk jam as me profil fake, as me faqe te hapura së fundmi me qëllim për t’më sulmuar mua. Jam Osman Stafa, me emër. Ndërsa në profilin tim së fundmi kanë hyrë shume profile fake.
    Po ju, që shkruani me faqe fallco, kë po mbroni? Pse ju djeg kaq shumë fjala ime, nëse ajo nuk paska vlerë?
    Se unë them që ne s’kemi PET-SCAN?
    Se them që s’kemi brakiterapinë në funksion?
    Se them që 10 ditët e fundit të muajit, s’bëhen analizat në spitale?
    Se them që Onkologjiku ka vetëm 19 poltronë, 10 shtretër?
    Se them që ECMO, rri si pajisje kot, se në funksion nuk është?
    Se them që tek Hematologjia mungojnë medikamente kimio, siç ndodh tek Onkologjiku?
    Se them që për të bërë një palë analiza tek mjeku i familjes, duhet të presësh 1 muaj e ca? Apo se për të bërë një rezonancë apo skaner, duhet të presësh tetorin? Këto janë të vërtetat e mia.
    Këto janë fakte. Dhe 1 milionë profile fake të hapni, mua s’do më ndalni.
    Unë do vazhdoj të flas, edhe kur të mbetem vetëm. Sepse e di që në fund, zëri i vërtetë nuk ka nevojë për regji.
    Dhe unë kurrë fatkeqësinë s’do e përdor, kam Zotin dëshmitar.
    Por fatkeqësinë që u bie mbi kurriz pacientëve shqiptar, me mungesa ilaçesh, pajisjesh, do e bëj “grusht”, e do ua plas surratit.

     

     

    Denoncimi i fundit i Osman StafesKUR MBAJMË GJERMANINË ME INFERMIER DHE S’KEMI PËR TEK SPITALI ONKOLOGJIK
    ️Shërbimi i Kimioterapisë në Spitalin Onkologjik ka degraduar në vetëm 7 infermierë!
    Mjekët onkologë janë më shumë se infermierët! Po, më shumë!
    Ndërkohë, çdo ditë aty marrin kimioterapi rreth 80-100 pacientë.
    Dikur ky shërbim kishte 11 infermierë. 5 kanë ikur. Nuk janë zëvendësuar.
    Kanë mbetur vetëm 7 infermierë, që duhet të kalojnë nëpër duar rreth 100 pacientë në ditë.
    Pra, çdo infermier kujdeset për rreth 14 pacientë onkologjikë në ditë.
    Mund ta imagjinoni këtë?
    A mund të bëhet trajtim dinjitoz, kur një infermier ka përballë 14 pacientë me kancer?
    A mund të administrohet çdo terapi siç duhet, pa gabim, pa vonesë, pa rrezik?
    A ka kohë infermieri t’i kontrollojë si duhet efektet anësore, reaksionet që ndodhin gjatë perfuzionit?
    A ka kohë për një fjalë të mirë, një vështrim njerëzor, një ndihmë në momente dhimbjeje?
    Kush e mban përgjegjësinë nëse një gabim ndodh për shkak të ngarkesës së tejskajshme?
    A infermier nuk keni znj. Albana Koçiu?
    Ne po mbajmë një Gjermani të tërë me infermierë dhe spakemi 10 të tillë, për t’i punësuar në Spitalin Onkologjik?

    Reagon Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për sulmin personal të publikuar në rrjetet sociale ndaj gazetarit Osman Stafa, i bërë nga një faqe e sapohapur, e cila nuk ka asnjë aktivitet tjetër përveç postimit në fjalë dhe që dukshëm ka si qëllim denigrimin e figurës dhe reputacionit të tij profesional.Sulme të tilla, të orkestruara dhe të përqendruara në diskreditimin e një gazetari për shkak të raportimeve të tij mbi problematikat e sistemit shëndetësor, janë të papranueshme dhe bien ndesh me parimet e lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.AGSH thekson se gazetarët duhet të punojnë të lirë nga frika e fushatave denigruese dhe të mbështeten në misionin e tyre për informimin e opinionit publik. Ne do të vijojmë të monitorojmë çdo rast dhe të ofrojmë mbështetje për çdo gazetar që sulmohet në krye të detyrës.

  • Shqiptarët në tokën arabe dhe hekurudha Damask – Medine e Sulltan Abdulhamidit II

    Shqiptarët në tokën arabe dhe hekurudha Damask – Medine e Sulltan Abdulhamidit II

    Abdullah Klinaku

    Krahas vështirësive të mëdha politike, ushtarake e financiare që kishte shteti Osman, sulltan Abdulhamidi II kishte nisur zbatimin e planit të tij për ofrimin e qyteteve të perandorisë tri kontinentale midis veti përmes hekurudhave. Përveç linjave hekurudhore të Sirisë, Anadollit, Izmirit me Aydin e me Kasaba si dhe asaj të Ballkanit, Selanik – Manastir dhe Selanik Stamboll, kishte edhe dy projekte të mëdha të hekurudhave atë me Bagdad dhe hekurudhën për Mekë. Nga matjet e përgjithshme të linjave hekurudhore gjatë kohës së Sulltan Abdulhamidit II, janë shtruar 5.792 kilometra hekurudhë.Në kujtimet e tij Sulltan Abdulhamidit II në këtë formë i përshkruan emocionet e tij për hekurudhën e Hixhazit; më në fund, rruga e Hixhazit, të cilën e kam ëndërruar shumë kohë më parë, po bëhet realitet. U habita që paratë e nevojshme për ndërtimin e hekurudhës së Hixhazit u mblodhën kaq shpejt nga të gjithë myslimanët e botës dhe në veçanti indianët. Në këtë vepër të madhe kontribuuan njerëz dhe nga Franca dhe Gjermania,. natyrisht…Mbasi të bëhet rruga e Mekës, ndërtimi i së cilës është në përfundim e sipër nuk do të kemi nevojë për kanalin e Suezit. Stambolli do të lidhet me qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës më anë të hekurudhës. Në këtë mënyrë më 2 maj 1900 Abdulhamidi II urdhëroi fillimin e ndërtimit të saj, ndërsa puna e ndërtimit nisi me 1 shtator 1900.Planifikimi financiare për ndërtimin e hekurudhës ishte 4 milion lira osmane. Duke pasur parasysh se shteti osman ishte në vështirësi të theksuara ekonomike u formuar “Komisioni i ndihmës” i cili menaxhoi me fondin e financave të mbledhura për ndërtimin e kësaj hekurudhe. Myslimanëve të mbarë botës iu bë me dije se ky nuk ishte thjesht një projekt osman, por ishte një vepër e përbashkët e myslimanëve në botë. Përfaqësuesit osmanë që gjendeshin në vende të huaja si dhe mjaftë civilë zyrtarë të vendeve islame filluan të mbështesnin këtë fushatë. Ashtu siç e përmend në kujtimet e tij vet Sulltan Abdulhamidi II, myslimanët e Indisë, Egjiptit, Rusisë, Marokut, Indonenzisë, Singaporti, Afrikës së Jugut, Tunizisë, Algjerisë si dhe komunitetet islame në Evropë dhe Amerikë kontribuua me ndihmat e tyre në ndërtimin e saj. Vet Sulltan Abdulhamidi II dhuroi, 50 mijë lira kontribut për këtë hekurudhë. Megjithatë fal punës, kujdesit, transparencës dhe angazhimit të shumë vullnetarëve kostoja finale e hekurudhës deri në Medine shkoi vetëm 3.000.066 lira turke.Me 1 shtator të viti 1908 u organizua ceremonia e shënimit të përfundimit të 1.464 kilometra rrugë deri në Medinë. Pjesa e mbetur deri në Meke nuk u vazhdua për shkak të situatës së rënduar të sigurisë. Hekurudha e haxhit, një projekt gjigand sikur ky, është e pamundur mos ti gjej prapë shqiptarët të angazhuar rreth tij.Dovleti Osman e kishte traditë që gjatë shtrimit të hekurudhës të organizonte ceremoni manifestimi dhe shënimi për suksesin e arritur. Për hekurudhën e haxhit, apo për hekurudhën Hamidije – Hixhaz, planifikohej që për segmentin Damask – Maan (qytet në jugperëndim të Amanit) të organizohet një ceremoni (1904) shënimi për këtë pjesë të punës së realizuar. Sulltani për të dëshmuar për punën e kryer për shkak të kontributeve të mëdha të myslimanëve nga mbarë bota si dhe ndikimit politik kishte shumë kujdes në organizimin e këtyre shënimeve. Për këtë formonte trup të veçantë, me njerëz të besueshëm dhe shumë të afërt që merreshin me organizimin e ceremonisë. Shqiptarët për raste të tilla ishte e pamundur mos të ishin aty.Komisioni për organizimin e kësaj ceremonie të veçantë si dhe për një mision sekret që ishin ngarkuar përbëhej nga dy shqiptarë të mirë njohur për historinë tonë kombëtare. Komisioni përbëhej nga shqiptari, ambasador Turhan pashë Përmeti, kryetar i Komisionit dhe Eqrem bej Vlora, sekretar i Komisionit që merrej me organizimin e ngjarjes së madhe në atë kohë. Shqiptarët prapë i kishin shenjat e tyre në udhën e haxhit. Gjurmët e tyre ishin dhe do të mbeten të pa shlyera në udhën e haxhit dhe në përgjithësi në pellgun e qytetërimit islam.Pjesë nga shkrimi “Gjurmët e shqiptarëve në udhën e Haxhit” botuar në Revisten “Uji”Korrik, 2022

  • Dy Sofit shqiptare në Sarajin Osman

    Dy Sofit shqiptare në Sarajin Osman

    Agron Islami

    Historia osmane njeh dy Sofi shqiptare që ishin nëna të sulltanëve osman. Sofija e parë jetoi dhe veproi në kohën kur Perandoria Osmane ishte në bollëk dhe e fuqishme, ndërsa e dyta jetoi në kohën e shpërbërjes së Perandorisë.

    Sofija e parë e lindur më 1550 ishte nga fshati Rezi? të zonës së Dukagjinit. Udhëtimi i saj me familje drejtë Venedikut përfundoi tragjikisht. Ajo u kidnapua nga kusarët dhe pas një viti e gjeti vetën në sarajin osman, pasi që e ëma e Sulltan Muratit III, e kishte blerë nga kusarët. Deri në moshën 15 vjeçare, jetoi ne Sarajin Osman dhe si gjithë shoqet e kombësive të ndryshme qe ishin bere pjese e Sarajit, edhe Sofia dukagjinase mësoi shkrim-leximin dhe një profesion …

    Sofia, e cila më vonë do të merr emrin Safije, ishte e njohur për bukurinë e saj andaj edhe pati fatin që të martohej me Sullatnin dhe per rezultat fitoi titullin Sulltaneshë. Duke qenë se ajo u rrit në ambientet e sarajit, ia doli mjaftë mirë që t’i mësoj intrigat nr pallatin osman. Andaj, jo rastësisht historianët e trajtojnë si një personalitet të rrallë që dijti të luaj në favor të djemve të saj. Njëherit, Safija është edhe sulltanesha e parë osmane që e kishte fjalën e vetë edhe në politikën e jashtme osmane. Ajo shkëmbeu letra me përfaqësues të shteteve te huaja, dhe kishte miqësi të vecantë me Mbretëreshën e Anglisë Elizabetën e Parë, me të cilën shkëmbenin dhurata. Kjo e fundit e admironte Safijën për dukjen dhe veshjen e saj, i dërgonte gjëra të çmueshme prej ari, qerre të zbukuruar me ari me të cilën thuhet se Safije e kishte shëtitur Stambollin…ndërsa Safija ia kthente me dhurata veshjesh të modeleve të ndryshme orientale dhe kozmetik që përdorej asokohe në sarajin osman.

    Megjithate gjatë kohës së sulltaneshës Safije, korrupsioni në saraj kishte mbërri tavanin dhe si rezultat i kësaj ajo edhe pas vdekjes së djalit të saj Sulltan Mehmetit III (1603) ishte më e fuqishme se Sulltanesha Handan e cila ishte e ëma e Sulltan Ahmetit të Parë.

    Një Sofi tjetër ishte nëna Sulltan Mehmetit V (1909-1918). Të dhënat për të emën e Sulltan Mehmetit V (Reshatit) janë të mangëta, por dihet se ajo u lind më 1826 në Stamboll nga prindër shqiptar. Ndryshe prej Sofisë shek. XVII, e cila e u kidnapua dhe padashje Përfundoi në Saraj, Sofija e shekm XIX, në Saraj u dërgua me dëshirën e prindërve. Pas shkollimit në Saraj, sipas traditës ajo emërtohet me emrin e ri mysliman, Gylxhemal. Emër i cili është emërtim i bukurisë, “fytyrë trëndafile”. Më pas u martua me Sulltan Abdylmexhidin (1839-1861) dhe bëhet nëna e Sulltan Mehmetit të V. Titullin e Sulltaneshës ia dha djali i saj Princi Mehmet, por ndryshe nga Safija, Gylxhemali vdiq nga sëmundja e veremit derisa princi ishte i vogël… /Trungu & InforCulture.info

  • Si u arrit fitorja e Albulenës?

    Si u arrit fitorja e Albulenës?

    Beteja e Albulenës ose e njohur ndryshe dhe si beteja e Ujëbardhës, është beteja më e suksesshme e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe fitorja më e madhe historike e popullit shqiptar.

    Sot më 2 shtator të vitit 1457 kujtojmë 565 vjetorin e betejës së Albulenës ku ushtria arbërore e Skënderbeut prej 8,000-10,000 ushtarësh arriti të shkatërrojë një ushtri osmane prej 80,000 ushtarësh të komanduar nga Isak Beu dhe nipi i Gjergj Kastriotit, Hamzai. Rezultati i betejës për osmanët ishte katastrofik.

    Por si e arriti Skënderbeu këtë fitore të jashtëzakonshme?

    Gjatë fundit të gushtit 1457, ushtria osmane bëri kamp në fushën e Ujëbardhës (Albulenës), ndërsa më 2 shtator 1457, me të parë që ushtria osmane ishte e papregaditur për luftë, Skënderbeu vendosi të kalojë në ofensivë me qëllimin e vetëm të bënte një sulm të rrufeshëm ndaj osmanëve për ti kapur ata në befasi. Gjatë natës Skënderbeu ndau ushtrinë në tri grupe dhe rrethoi kampin osman, ndërsa në mesditë, Skënderbeu urdhëroi sulmin. Forcat osmane u kapën në befasi. Zhurmat kalorësisë arbërore dhe e mijëra mjeteve metalike tmerruan osmanët, të cilët, të zënë nga paniku, u thyen shpejt. Për 2 orë i gjithë kampi osman ra në duart e Skënderbeut.

    Në këtë betejë, humbjet e ushtrisë osmane ishin shumë të mëdha, rreth 15,000-30,000 ushtarë osman u vranë ndërsa 15,000 të tjerë u kapën rob, mes të cilëve dhe Hamza Kastrioti, ndërsa humbjet në ushtrinë arbërore ishin të pakta.

    📸 Fotoja është gravurë nga viti 1587 e cila paraqet sulmin arbëror në kampin osman gjatë betejës së Albulenës /old.albanian.history

  • Vrasja tinzare e Sulltan Muratit të Parë në Kosovë (1389)

    Vrasja tinzare e Sulltan Muratit të Parë në Kosovë (1389)

    Agron Islami

    Vrasja tinzare e Sulltan Muratit te Pare ne Kosove (1389) shkaktoi ndryshime edhe ne protokolin osman, persa i perket takimeve te te huajve me Sulltanet.

    Ng ketu e tutje, perfaqesuesit e huaj takoheshin me Sulltanin ne prani te kabinetit osman. Njeheresh, keta te paret shoqeroheshin nga dy sherbetor te Sarajit dhe te gjunjezuar i kumtonin kerkesat, apo ankesat e tyre para Sulltanit.

    I njejti protokoll aplikohej edhe ne takimet ambasadoreve me Sadriazamet.

    Ne miniaturë, takimi i ambasadoreve me Sulltanin.

  • ”Shteti osman filloi të ngrihej në shekullin XIII, në kohën kur Bizanti ishte në vështirësi të mëdha..”

    ”Shteti osman filloi të ngrihej në shekullin XIII, në kohën kur Bizanti ishte në vështirësi të mëdha..”

    Milazim Krasniqi

    Shteti osman filloi të ngrihej në shekullin XIII, në kohënkur Bizanti ishte në vështirësi të mëdha, si pasojë eshkatërrimit që kishte lënë prapa Kryqëzata e Katërt dhe eluftërave të brendshme për pushtet. Studiuesi AurelPlasari, duke iu referuar historianit Rene Grouset njofton:“Kryqëzata e Katërt në të vërtetë parapërgatiti në mënyrëafatgjatë, por të sigurt, pushtimin osman.” (Plasari: 176)Është e çuditshme se ngritja e këtij shteti, i cili mëvonë do të bëhej perandori gjigante, që do të shtrihej nëtre kontinente, filloi nga një person i vetëm, Osmani dhenë një qytet të vetëm, Bilexhikun. Në këtë qytet sot,ekziston një pikë e njohur turistike, një tyrbe mevarrezat e osmanëve të parë dhe një xhami e viteve tëhershme të shtetit osman e bashkë me të edhe njëlegjendë për ëndrrën e vjehrrit të Osmanit, shehEdebalit, që paskësh parë në ëndërr se si do tëshndërrohej si në një lis me shumë dega trashëgimia e sëbijës së tij, që do të martohej me Osmanin.Si filloi ngritja e shtetit osman? Prirja fillestare e Osmanitishte që të kishte bashkëpunim me të krishterët në atë zonë.Kjo do të bëhet në gjithë historinë e Perandorisë Osmanenjë prirje e saj e pashmangshme, për arsye se ajo u shtri dheu zgjerua në territore që më parë ishin të banuara me tëkrishterë. Vetë themeluesi i shtetit, Osmani, aleatin kryesornë luftën e tij të hershme për pushtet e territore, e pati tëkrishterin Mihal Qosja, i cili ishte sundimtar i Harmankajës.Ndërsa, bashkëpunimi i shtetit të ri osman me Bizantin,krahas konflikteve të armatosura që shpërthenin përlokalitetet të ndryshme, ishte vendimtar për ngritjen e këtijshteti të ri. Bashkëpunimi i Orhanit, të birit të Osmanit meGjon Kantakuzenin, qëlloi vendimtar për forcimin e shtetittë ri osman.“Joan Kantakuzenit iu desh që të kërkonte një aleat tjetër(pas vdekjes së emirit të Ajdinit, (plotës yni.) Emiri më ifuqishëm por njëkohësisht edhe fqinji më i afërt ishte emiriosman, Orhani. Gjatë dimrit 1344-1345 Orhani e ndihmoiJoan Kantakuzenin të pushtonte disa qytete, që ndodheshin nëDetin e Zi, me përjashtim të Sozopolit. Pas disa muajve JoanKantakuzeni i dha për nuse vajzën e tij, Teodorën. Në qershor1346 u bë martesa me dasmë të madhe. (…) Më 1347 dhe1349, të udhëhequra nga Sulejmani, njëri prej djemve tëOrhanit, këto trupa ndihmuan Joan Kantakuzenin që tëluftonte kundërshtarët e tij.“ (Mantrani: 32)Martesa e Orhanit me Teodorën, vajzën e perandoritbizantin, Kantakuzenit, sipas standardeve që kanëmbretëruar në ato kohëra për legjitimitetin e sundimit, eka bërë atë “pjesëtarë të familjes perandorake“, me tëgjitha rrjedhimet që nënkupton ky status. Pra, dinastia eosmanëve, pavarësisht që kishin fenë islame, ishin tëlidhur në një fije me familjen perandorake bizantineKantakuzeni dhe si të tillë kishin edhe pretendime përsundim mbi Bizantin.Edhe kalimi fillestar i osmanëve në truallin evropian,ndodhi për shkak të aleancave të tyre me bizantinët,ndërsa më vonë ata filluan të bashkëpunonin edhe mesundimtarë të tjerë të gadishullit, të ftuar po prej tyre nëraste konfliktesh që zhvilloheshin ndërmjet sundimtarëvetë krishterë të Ballkanit :“I biri i Joanit V, Matheu, Kantakuzen, bashkëpunëtor met’anë (1353-1357), i thirri përsëri trupat turke kundër serbëvedhe bullgarëve. Mercenarët turq do t’i ftonin mandej StefaniDusan kundër Perandorisë, mbreti i bullgarëve kundërhungarëve dhe vllehëve, përsëri Paleologët kundër rivalëve tëtyre të fronit, mandej despoti i Epirit kundër bizantonëve, dheme radhë zotër të tjerë të krishterë të rajonit që e kërkonin“jashtë” ndihmën me sherret mes tyre: të gjitha veprime qëJorga i ka quajtur “krime kundër besimit dhe racës.”(Plasari: 185)Edhe fillimi i prezencës së osmanëve në tokat earbërve, erdhi si pasojë e konflikteve ndërmjet vetëarbërve dhe ftesës së tyre që osmanët të ndërhynin nëkonfliktin e tyre:“Më 1385 feudali shqiptar sundimtar i Durrësit,(Durrazo) Karl Topia, i përzënë nga pronat e tij prej një fisisundimtarësh nga Veriu, prej Ballshajve, u bëri thirrjeotomanëve për ndihmë. Ballsha II nxitoi të kundërshtonteturqit, por qëndresa e tij u thye pranë lumit të Vjosës(Voyonsa). Duket se pas fitores së otomanëve zotët kryesorëfeudalë shqiptarë e njohën sovranitetin e Sulltanit.”(Skendi: 17)Faktikisht, arbrit kanë rënë nën sundimin osman pakpara se të ndodhte Beteja e Kosovës, e cila e dërrmoipërfundimisht edhe sundimin serb në pjesët e tjera tëterritoreve ku jetonin arbrit, por nën sundimin serb. Pashumbjes së serbëve në betejën e vitit 1389, filloninstalimi në një shkallë më të gjerë i sundimit osman nëterritoret e gjera të Gadishullit Ballkanik. (Fragment nga libri “Ekskomunikimi si histori e fshehur”)

  • Beteja e Dytë e Kosovës (1448): Tentativa e fundit e hungarezëve për dominim në Ballkan

    Beteja e Dytë e Kosovës (1448): Tentativa e fundit e hungarezëve për dominim në Ballkan

    Nga: Agron Islami

    Beteja e Dytë e Kosovës mund të konsiderohet tentativa e fundit e hungarezëve për dominim në Ballkan. Fitorja e Osmanëve në Betejën e Parë të Kosovës më 1389, krijoi një realitet të ri politik në Ballkan, i cili u përcoll me zgjerime të vrullshme osmane në këto treva, e që nuk mbetën pa u prekur edhe interesat e Mbretërisë Hungareze, sidomos në hapësirën e Beogradit të sotëm, i cili aso kohe ishte nën sundimin e tyre. Kështu që, në vitin 1394, mbreti i Hungarisë, Sigismundo, në bashkëpunim me Papën Bonifiace IX, organizuan një kryqëzatë të re e cila përbëhej nga ushtarë hungarezë, francezë, gjermanë dhe nga kalorës të urdhrit të Shën Gjonit. Aleanca e Krishtere e udhëhequr nga Sigismundi, do të thyhet nga Sulltan Bejaziti II, më 25 shtator 1396, në Nikopolis (Nikopojë).

    Ballafaqimi i Bejazitit II, i cili mbante nofkën i Rrufeshëm me Timrulenkun në Betejën e Ankarasë (Angora) më 1402, i kushto me jetë këtij të parit. Ky realitet i ri u krijoi rehatin Hungarezëve. Meqë, shehzadët (princërit) osmanë filluan luftën për fronin dhe nuk ishin në gjendje të fitonin toka në disfavor të hungarezëve. Por, që, me rithemelimin e shtetit osman pas dhe me ardhjen në fron të Muratit II (1421-1451), vrulli i pushtimeve osmane në Ballkan u rikthye. Kështu, mbreti hungarez qysh më 1439 u shtrëngua të riaktivizojë celulat e ushtrive të krishtera për një Bashkim të ri kundër ushtrisë osmane. Kjo erdhi si rezultat i rrethimit të Beogradit nga ana e Sulltanit të ri. Dështimi osman për ta thyer rrethimin e Beogradit, bëri që të rriten shpresat e aleatëve të krishterë për t’u çliruar njëherë e mirë nga osmanët që dita më ditës po gllabëronin toka në hapësirat e Ballkanit të sotëm. Në kuadër të këtij opinioni për triumfin e hungarezëve në Beograd, u realizua edhe kryengritja e suksesshme e sundimtarëve shqiptar Th. Zenebishi dhe Gj. Arianiti të cilët njëherë e mirë asgjësuan timarlinjtë osmanë të cilët kishin marrë në zotërim pronat e tyre. Po ashtu edhe Skënderbeu do t’i ndaj rrugët me sulltanin, i cili do të korr shumë suksese kundrejt ushtrive osmane deri në vdekjen e vet.

    Ushtria e krishterë nën komandën e mbretit hungarez dhe kapitenit Janko Huniadi, më 22 shtator 1444 thyen kufirin osman dhe marshuan drejtë tokave të sunduara nga osmanët në Rumeli. Me të marr lajmin për këtë marshim, Sulltan Murati II, i cili kishte hequr dorë nga froni në favor të djalit të tij, Mehmetit 12 vjeçar, u shtrëngua që të rikthehet në fron për tu përballur me aleancën e re antiosmane. Ushtria osmane e drejtuar nga vetë Sulltani drejt Bullgarisë. Dy ushtritë u përballën në fushën e Varnës. Beteja përfundoi me rënien e mbretit Wladislas, ndërsa kapiteni Janko Huniadi arriti që të arratiset në Vllahi.

    Rënia e mbretit të Hungarisë ishte një humbje e madhe për hungarezët dhe të gjithë bashkëorganizatorët e Luftës së Varnës. Madje, flota e Papatit dhe forcat tjera të aleancës nuk ishin larguar nga kufinjtë osman, me qellim të vazhdimit të luftës kundër osmane.

    Pas zgjedhjes së pesëvjeçarit Wladislas V për mbret të Hungarisë dhe zgjedhjes po ashtu të Janko Huniadit si përfaqësues i mbretit, ky i fundit menjëherë filloi të kërkojë ndihmën e shteteve të krishtera për një luftë të re kundër osmanëve. Ai mori siguri se nuk do të sulmohej nga Habsburgët derisa do të ishte në organizim, dhe beteja me osmanët mori mbështetje në të holla nga Raguza dhe ndihmë në ushtarë nga shtetet e ndryshme të krishtera. Kështu, ushtria e udhëhequr nga Janko Huniadi përbëhej nga hungarezët, sasët, çekët, gjermanët, polakët dhe vllahët. Kësaj ushtrie do t’i bashk[ngjitej edhe kontingjenti i forcave shqiptare të udhëhequra nga Skënderbeu. Vlen të theksohet se pjesë e këtij plani nuk kishin pranuar të jenë Brankoviçi dhe perandori Bizantin Ioannis Paleologosi VIII.

    Mbi këto plane, Janko Huniadi përmes Beogradit arriti që të vijë deri në Kosovë, respektivisht në vendin ku ishte zhvilluar Beteja e Parë e Kosovës më 1389, dhe e cila kishte përfunduar me fitoren e osmanëve, por ku kishte mbetur i vdekur sulltan Murati I dhe kjo bëri që për 500 vjet kjo fitore të mos festohej nga osmanët. Gjë që u bë shkak i disa historianëve të kohërave tona ta hedhin poshtë si fakt.

    Sulltani i cili në vitin 1448 ishte në ekspeditë për shtypjen e Skënderbeut, mori lajmin nga Gjuraq Brankoviqit për marshimin e ushtrive të krishtera në drejtim të hapësirave të administruara nga osmanët. Menjëherë ndërpreu ekspeditën në Shqipëri dhe shkoi në Sofje për të mbledhur ushtrinë. Pas tubimit të ushtrive, sulltani u drejtua drejtë Kosovës.

    Sipas kronistit osman Ashëkpashazade, për të cilin besohet se kishte qenë pjesë e kësaj beteje, pasi që Murati e konfirmoi informatën mbi këtë ushtri, ai arriti para Huniadit në Kosovë, gjë që iu imponua Huniadit të fillojë luftimet para kohe. Kjo u bë shkak që ushtrisë së udhëhequr nga Huniadi të mos mund t’i bashkohej edhe Skënderbeu, i cili sapo kishte dalë nga lufta me sulltanin. Sipas burimeve osmane, beteja nisi me datë 17 tetor dhe zgjati tre ditë. Po këto burime dëftojnë për dërgimin e një emisari nga ana e sulltanit tek krahu kundërshtar për të bërë një marrëveshje. Por, Huniadi nuk e mori parasysh. Andaj beteja filloi ditën e enjte me gjuajtje topash të vegjël. Ndërsa, lufta klasike me ballafaqim fizik u realizua ditën e premte, ku osmanët asgjësuan formacionet ushtarake vllahe dhe hungareze. Ka mendime se Huniadi, bashkë me kapitenët e tij të afërt, me të rënë terri lëshoi fronin. Ndërsa, në ditën e tretë kishin mbetur vetëm formacione ushtarake gjermane të cilat u asgjësuan lehtësisht.

    Përkundër asaj se burimet e kohës kanë dhënë numra të ndryshëm sa i përket numrit të ushtarëve, studimet më të reja të bëra nga Feridun Emecen dhe studiuesi hungarez Gabor Agoston, sugjerojnë se dy ushtritë për nga numri ishin të përafërta, diku rreth 50-60 mijë ushtarë. Vlen të theksohet se në Bashkë me Muratin II ishte edhe djali i tij, princ Mehmeti, si dhe kapitenët më të zgjedhur osmanë, në mesin e tyre shqiptarë që i prinin kësaj beteje, prej kryqëzate.

    Kjo betejë i hapi rrugë edhe zaptimit të Kostandinopojës më 1453, meqë pushteti osman në Ballkan tanimë ishte i padiskutueshëm dhe u hap rruga për të marr kryeqendrën e Perandorisë Romake të Lindjes (Bizantit). /Telegrafi/

  • Çlirimi i Krujës nga Skënderbeu, 1443 (Nëntori i Parë)

    Çlirimi i Krujës nga Skënderbeu, 1443 (Nëntori i Parë)

    Sot, kujtojmë 579 vjetorin e çlirimit të Krujës nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe fillimin e luftës legjendare kundër pushtimit osman.

    Me braktisjen e kampit osman bashkë me 300 luftëtarë shqiptarë, Skënderbeu nisi menjëherë ushtarët e tij besnikë për në Krujë, ku mbërriti më 28 nëntor të vitit 1443. Me anë të një letre të falsifikuar drejtuar Guvernatorit të Krujës, ai çliroi qytetin dhe u bë zot i saj pikërisht atë ditë, duke ngritur flamurin e familjes së Kastriotëve, shqiponjën e zezë dykrerëshe në fushë të kuqe, e cila u bë dhe simboli i gjithë pranuar i kombit shqiptar.

    📸 Gravurë e kthimit të Skënderbeut në Krujë nga Jost Amman (shekulli 16-të)