Tag: oshee

  • Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

    Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

    Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dy muaj më parë ka goditur me sende të forta një punonjëse të OSHEE-së. Ngjarja ndodhi në 30 prill në lokalin e 38-vjeçarit, kur punonjësja e OSHEE-së që kishte shkuar për të parë matësin e energjisë elektrike.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. C., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, sepse dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta, një punonjëse të OSHEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt, për të parë matësin e energjisë elektrike”, njofton Policia.

  • Njoftim i rëndësisishëm: Këto zona në Durrës do kenë ndërprerje të furnizimit me ujë, nga mbrëmja e sotme…

    Njoftim i rëndësisishëm: Këto zona në Durrës do kenë ndërprerje të furnizimit me ujë, nga mbrëmja e sotme…

    Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës bën me dije se për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, të raportuara nga OSHEE, do të ndalet përkohësisht funksionimi i stacioneve të pompimit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.
    Stakimi do të nisë nga mbrëmja e sotme dhe do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Si pasojë, në disa zona mund të ketë reduktime ose ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Shoqëria njofton se ekipet teknike janë në kontakt të vazhdueshëm me OSHEE për zgjidhjen e situatës dhe garanton rikthimin e shërbimit sa më shpejt të jetë e mundur.
    “Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD) informon qytetarët se për shkak të problemeve që ka OSHEE në lidhje me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, stacionet e pompave në këtë vendndodhje (Fushë Kuqe dhe Fushë Milot) do të stakohen nga mbrëmja e sotme deri nesër në mëngjes. Për këtë arsye mund të ketë probleme ose reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona. Ekipet tona janë në kontakt të vazhdueshëm me OSHEE dhe po ndjekin situatën për rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe do të informojmë menjëherë për çdo përditësim”, thuhet në njoftim.

  • Belinda Balluku për marrëveshjen e huasë për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE

    Belinda Balluku për marrëveshjen e huasë për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE

    Belinda Balluku, ka falenderuar deputetët për votën e tyre në favor të OSHEE: “Faleminderit deputetëve për votën pro të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, për marrëveshjen e huasë për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së”.

  • Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

    Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

    Në seancën e sotme plenare është diskutuar ndër të tjera edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, lidhur me Marrëveshjen e Huasë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për projektin e qëndrueshmërisë financiare.
    Gjatë prezantimit të këtij projektligji, ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh se qëllimi i kësaj nisme është të sigurojë për OSHEE-në garancinë që do t’i ofrojë mundësinë për të përfituar një financim nga BERZH në vlerën prej rreth 45.7 milionë  euro, të cilat do të përdoren për rifinancimin e detyrimeve të OSHEE GROUP ndaj bankave të nivelit të dytë.
    Po ashtu, Malaj ka treguar se marrëveshja e Garancisë ka si qëllim të garantojë të gjitha detyrimet që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike merr përsipër nëpërmjet marrëveshjes së huasë që lidhet me BERZH.
    “Qëllimi i projektligjit është të sigurojë për OSHEE-në garancinë që do t’i ofrojë mundësinë për të përfituar një financim nga BERZH në vlerën prej rreth 45.7 milionë  euro, të cilat do të përdoren për rifinancimin e detyrimeve të OSHEE GROUP ndaj bankave të nivelit të dytë. Kjo masë financiare është e domosdoshme për përballimin e presioneve të likuiditetit dhe përmirësimin e bilancit financiar të OSHEE GROUP, duke siguruar kushte më të favorshme për menaxhimin e detyrimeve financiare.
    Marrëveshja e Garancisë ka si qëllim të garantojë të gjitha detyrimet që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike merr përsipër nëpërmjet marrëveshjes së huasë që lidhet me BERZH”, u shpreh Malaj ndër të tjera.
    Ministri Malaj theksoi edhe rëndësinë e kësaj marrëveshje si një instrument kyç për mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve financiare të OSHEE GROUP.
    “Më lejoni të theksoj edhe një herë rëndësinë që ka miratimi i këtij projektligji, si një instrument kyç për mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve financiare të OSHEE GROUP, institucion i cili ka një rëndësi të veçantë në përmirësimin e qëndrueshmërisë së sektorit të energjisë në vend”, tha Malaj.

  • Miratohet në Komisionin e Ekonomisë marrëveshja e huasë mes OSHEE dhe BERZH

    Miratohet në Komisionin e Ekonomisë marrëveshja e huasë mes OSHEE dhe BERZH

    Komisioni për Ekonominë dhe Financat, miratoi sot marrëveshjen e huasë ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së.
    Zëvendësministrja e Financave, Eriona Bejleri tha se projektligji mundëson mbështetje me garanci shtetërore për OSHEE për marrjen e një kredie me vlerë 45,75 milionë euro, me kushte lehtësuese nga BERZH-i, shkruan A2 CNN.
    Sipas saj, me këto fonde, OSHEE do të rifinancojë kreditë me kufij overdraft që ka aktualisht me bankat e nivelit të dytë, të cilat janë marrë në vitin 2021 dhe kanë një vlerë totale prej 81,5 milionë euro

  • “Shtëpia e barit” në Fier, Prokuroria nis hetimet ndaj pronarit të banesës dhe punonjësit të OSHEE

    “Shtëpia e barit” në Fier, Prokuroria nis hetimet ndaj pronarit të banesës dhe punonjësit të OSHEE

    Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet ndaj një 63-vjeçari dhe një punonjësi të OSHEE-së, pas zbulimit të një “shtëpi bari” në Vadhizë të Fierit.
    Sipas njoftimit të organit të akuzës, ndaj pronarit të shtëpisë kanë nisur hetimet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, ndërsa për punonjësin e OSHEE për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    E gjitha nis me datë 25 maj, kur pronarit të banesës iu gjetën në automjet një sasi kanabisi, teksa po kalonte Pikën Kufitare të Morinës. Më pas u zhvilluan në banesën e tj kontrolle nga policia, për të gjetur aty dhe mbjelljen e bimës narkotike, teksa në banesë jetonte dhe familja e tij.
    Nga veprimet e bluve, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike, duke siguruar që të mos matej energjia që përdorej për rritjen e bimëve. Për këtë u arrestua dhe punonjësi i OSHEE-së që dyshohet të ketë kryer këtë shkelje.
    Të dy të dyshuarit janë arrestuar që prej datës 25 maj.
    “Shtëpia e barit në fshatin Vadhizë, Prokuroria e Fierit nis hetimet për katër vepra penale ndaj pronarit dhe specialistit teknik të OSHEE
    Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier nis hetimet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” të parashikuara nga nenet 283/1, 284/1 dhe 137/1 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit I.G. dhe “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit R.M.
    Ky procedim ka filluar mbi bazën e njoftimit të marrë në datë 25.05.2025, lidhur me ndalimin e shtetasit P.G. në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, është konstatuar një sasi lënde bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Nga policia gjyqësore është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, e ndodhur në fshatin Vadhizë, Bashkia Fier, gjatë së cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësisht banonte edhe familja.
    Gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike të kultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimi dhe ventilimi, fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike, si edhe fara të dyshuara të bimëve narkotike. Gjithashtu, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike duke u ndërhyrë për të siguruar që të mos matej energjia që përdorej për rritjen e bimëve.
    Policia gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit I.G. dhe të specialistit teknik të terrenit të OSHEE-së që mbulon zonën, R.M.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe që gjatë ushtrimit të detyrës kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin“, njofton Prokuroria e Fierit.

  • Kishte kthyer banesën në një shtëpi bari, arrestohen në Fier 63-vjeçari dhe një punonjës i OSHEE-së

    Kishte kthyer banesën në një shtëpi bari, arrestohen në Fier 63-vjeçari dhe një punonjës i OSHEE-së

    Në fshatin Vadhizë të Fierit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku për përdorimin e llambave dhe pajisjeve të tjera elektrike u përdor një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

    Gjatë kontrollit të banesës u sekuestruan 41 bimë kanabis sativa, 57 fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike të përpunuar, 784 fara kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike për ndriçim dhe ngrohje, përfshirë panele elektrike, llamba, ventilatorë dhe aspiratorë.
    Në këtë operacion u arrestua pronari i banesës, 63-vjeçari I. G., i cili kishte organizuar kultivimin në ambientet e tij, si dhe një punonjës i OSHEE-së, 61-vjeçari R. M., për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar veprimtarinë kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë.
    Materialet e mbledhura iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

    Top Channel

  • Ktheu banesën në ‘shtëpi bari‘, arrestohen pronari dhe një punonjës i OSHEE-së

    Ktheu banesën në ‘shtëpi bari‘, arrestohen pronari dhe një punonjës i OSHEE-së

    Në fshatin Vadhizë të Fierit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku për përdorimin e llambave dhe pajisjeve të tjera elektrike u përdor një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
    Gjatë kontrollit të banesës u sekuestruan 41 bimë kanabis sativa, 57 fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike të përpunuar, 784 fara kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike për ndriçim dhe ngrohje, përfshirë panele elektrike, llamba, ventilatorë dhe aspiratorë.

    Në këtë operacion u arrestua pronari i banesës, 63-vjeçari I. G., i cili kishte organizuar kultivimin në ambientet e tij, si dhe një punonjës i OSHEE-së, 61-vjeçari R. M., për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar veprimtarinë kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë.
    Materialet e mbledhura iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Gazment Bardhi fiton një tjetër gjyq me Belinda Ballukun dhe vartësit e saj

    Gazment Bardhi fiton një tjetër gjyq me Belinda Ballukun dhe vartësit e saj

    Pas OSHEE-së, edhe KESH humb gjyqin me Gazment Bardhin mbi akuzën e këtij të fundit për vjedhjen e 180 milion eurove nga afera e shitblerjes së energjisë. SPAK dhe GJKKO shpallin të pafajshëm Bardhin.

    Kreu i grupit parlamentartë PD-së nuk ka kryer asnjë shpifje.

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të pafajshëm Gazment Bardhi për akuzën e shoqërisë “KESH” sh.a., për veprat penale të “Shpifjes” dhe “Fyerjes”.

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së denoncoi më 18 tetor të vitit të kaluar në SPAK dhe më pas në një konferencë për shtyp abuzimet e kompanive KESH sh.a., dhe OSHEE Group sh.a., të cilat kapnin vlerën e 180 milionë euro. Sipas Bardhit, përgjegjësja kryesore për vjedhjet dhe abuzimet në sektorin e energjisë është zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj që drejtojnë kompanitë publike.

  • Dhunimi me sende të forta i punonjëses së OSHEE, pas 38-vjeçarit, arrestohet edhe një i ri!

    Dhunimi me sende të forta i punonjëses së OSHEE, pas 38-vjeçarit, arrestohet edhe një i ri!

    Policia ka vendosur në pranga një 28-vjeçar, i cili akuzohet se ndihmoi të arratisej autorin e dhunimit të punonjëses së OSHEE, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme (25 prill) në rrugën “Artan Lenja”.
    Raportohet se i riu me iniciale L. M., banues në Tiranë, në bashkëpunim me 30-vjeçarin me iniciale J. S (i arrestuar mbrëmjen e djeshme), kanë larguar autorin nga vendi i ngjarjes.
    Ndërkohë dhunuesi i dyshuar i punonjëses së OSHEE-së, 38-vjeçarin me iniciale S. C., i cili ndodhet ende në arrati.
    Njoftimi i policisë:
    Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ku u dëmtua me sende të forta punonjësia e Oshee-së.
    Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J. S(i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes.
    Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes 38-vjeçarit S. C.
    Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e Oshee-s, është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar shtetasin J. S, 30 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme), që të largonte nga vendi i ngjarjes, autorin shtetasin S. C.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.